Posts

Showing posts from 2008

GJENOCIDI ÇAM, FAZA E KATERT VITI 1854

Image
GJENOCIDI ÇAM, FAZA E KATERT VITI 1854 SHKRUAN ABEDIN RAKIPI DEMET QE I BENE ÇAMEVE ARVANITET THEODHOR GRIVA, THEODHOR ZEKA, DHE SPIRIDON KARAISKAQI (Djali i Gjergj Karaiskaqit) Gjenocidi çam u zhvillua ne 7 faza kryesore qe ç’populluan paraprakisht Çamerine nga popullsia e saj autoktone myslimane. Keto 7 faza u zhvilluan si me poshte: Faza e pare ishte ajo e zhvilluar gjate kryengritjes ortodokso-greke ne vitin 1611, e drejtuar nga Dionis Filozofi, peshkop i Larises, i cili pasi konkordoi me Francen, filloi kryengritjen ne Janine dhe fshatrat perreth, se bashku me 1000 kryengrites. Fshatrat myslimane te Janines, Granica dhe Zaravuçi ne çameri u masakruan krejt nga Dionisi dhe kryengritesit, dhe pas hyrjes se tyre ne Janine gjithe myslimanet e Janines u therren si bageti. Edhe vete shqiptari Asllan Pasha, pashai i asokohe i Janines arriti te shpetoje per fije nga dritarja e shtepise se tij sebashku me gruan e tij, duke i shpetuar masakres. (Jannina ville d’Epire fq 87) Faza e dyte isht

FILATI. Kryeqendër e Çamërisë Veriore.

Image
FILATI. Kryeqendër e Çamërisë Veriore. Shkruan: Ibrahim Daut Hoxha Qyteti qëndron mbi tri valëzime kodrinore, po se kur e ka zanafillën dhe si u ngrit ka vetëm hamendësi e jo burime të përpikta. Në njërën nga gojëdhënat thuhet se vajtregtuesi Filo gjatë çlodhjes atje, u shiti kalimtarëve vajin. Me kërkesën e fqinjarëve, në ditë të caktuara ai shpinte atje karvanë të tjerë vajmbartës dhe, kur pa se ajo pikë shitjeje mund të shndërrohej në një nyjë tregtare, atje ngriti një han. Ky han u bë bërthama rreth të cilit ca nga ca fqinjarët njëri pas tjetrit zunë të ngrenin ndërtesat e veta. Mbështetur në mjedisin, mendja e do që Filati të jetë ngritur prej banorëve të ish-vendbanimeve të atyafërme: Gùmanit, Kakàvit, Kastrisë, Mihàlarit, Revanìsë, Savalàtit, Vànërit e ndonjë tjetri, banorë këta që mund të kenë qënë të prejardhur nga gravat madhështore rrotull tij: Gràva e Idris Tiranës(tunel natyror ku mund të strehoheshin rreth 2000 vetë, bagëti etj.), Grava e Ninës, Grava e Savalatit, dy grav

MISTERI I VDEKJES SE ODISE ANDREUÇOS DHE LUFTA FETARE GJATE REVOLUCIONIT GREK

Image
MISTERI I VDEKJES SE ODISE ANDREUÇOS DHE LUFTA FETARE GJATE REVOLUCIONIT GREK Shkruan: Abedin Rakipi Odise Andreuço ishte nje nga heronjte e Revolucionit Grek. Ai lindi ne Preveze ne 1788, edhe pse familja e tij ishte me origjine nga fshati Livanat. Babai i tij ishte klefti Andrea Andreuço, i cili ishte bere vellam me Ali Pashe Tepelenen. Odiseja u rrit ushtarakisht ne oborrin e Vezirit te Janines ju bashkua armates se Ali Pashe Tepelenes dhe u be nje nga oficeret e tij, por ne 1818 pasi u be anetar i organizates grekperhapese Finiqi Eteria. Pas rrethimit të A.p.T. në Janinë, me qëllim që të lehtësonte goditjet osmane kundër tij, kaloi në rreshtat e kryengritësve që luftonin kundër hënës për fitoren e kryqit. Shkëlqeu në disa luftime tejet të rrepta., si në përleshjen e famshme të Mesollonjës(gusht 1822). Falë cilësive dhe aftësive të tij, arriti të ngjitej në krye të kryengritësve beotianë e thesalianë.(Shih Enciklopedia Jugshqiptare fq. 218) Ne vitin 1821 Beratasi Omer Vrioni dhe Meh

Kisha Ortodokse serbe pavarësinë e Kosovës do ta konsideronte "okupim"

Image
Kisha Ortodokse serbe pavarësinë e Kosovës do ta konsideronte "okupim" Episkopi i Kishës Ortodokse Serbijane "raško-prizrenski", Artemije Radosljevi; kërcënon shqiptarët me luftë: "Virtyt kryesor për serbijanët është gënjeshtra" – thotë ideologu i shovinizmit serbomadh, Dobrica Qosiq ! Shkruan: Sejdi Veseli Gjykuar sipas Press njësisë së Eparkisë të Rashës dhe Prizrenit, të publikuar edhe nga SRNA dhe BBC-Serbian.com, Episkopi Artemije ishte në një turne disaditëshe në SHBA, si mysafir i Kongresit të Bashkimit Serb. Edhe gjatë kësaj turneje, si dhe herëve tjera, ky Episkop e vizitoi edhe Institutin amerikan KEJTO1. Në emër të këtij Instituti, si zakonisht u prit nga miku i vjetër, drejtori, z. Kristofer Prebel. Gjatë bisedës, Episkopi Artemije, jo vetëm se nxori vrerin e tij shovinist mesjetar kundër shqiptarëve, por edhe i kërcënojë ata me luftë "çlirimtare" serbo-çetnike. Duke lexuar me vëmendje dhe pa paragjykime tekstin e deklaratave të këtij

Greqia ka përfituar 950 milionë franga ari nga pronat e shqiptarëve

Image
Greqia ka përfituar 950 milionë franga ari nga pronat e shqiptarëve Përparim HALILI Ligji i luftës me Shqipërinë, i dekretuar nga ish-mbreti Kostandin dhe i mbajtur ende në fuqi nga shteti grek, nuk ka nxitur asnjëherë nismën e shtetit shqiptar e të politikës së tij edhe gjatë kytyre 16 viteve të fundit të demokracisë për ta injoruar qoftë jo vetëm praktikisht, por edhe teorikisht këtë ligj. Përkundrazi, ndërkohë që prej palës greke është konsideruar "ligj i drejtë dhe i motivuar", prej palës shqiptare është konsideruar "pa rëndësi dhe mbetje inaktive e një periudhe të vdekur përgjithmonë". Nëse ligji i luftës do të ishte një "mbetje" e tillë, atëherë Greqia nuk duhej ta mbante prej 66 vjetësh në fuqi. Qëndrimi absurd i shtetit shqiptar qëndron në faktin se nga njëra anë shteti grek konsiderohet si "vend mik" dhe afrohet, pranohet e vepron si "partner strategjik", nga ana tjetër vazhdon të zbatojë me fanatizëm dhe egërsi çdo dispozitë t

Çamëria, plaga e pambyllur e Shqipërisë, që dhemb akoma

Image
Çamëria, plaga e pambyllur e Shqipërisë, që dhemb akoma Çështja çame lindi si problem i mprehtë në marrëdhëniet mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë, që me Kongresin e Berlinit, më 1878, u përligj mbas vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Londër 1913, ku Çamëria dhe vende të tjera të Shqipërisë u shkëputën me pa të drejtë, duke kënaqur me aneksimet e tyre shtetet fqinje. Që nga viti 1913, Çamëria është e pushtuar nga Greqia. Marrja e krahinës së Çamërisë, kësaj barriere për Greqinë u hapi dyert pretendimeve absurde të shovinizmit grek për të marrë hapësira të tjera shqiptare. Çështja çame është një tragjedi kombëtare jo vetëm në njerëz, por edhe në territore. Tragjedia çame është një padrejtësi që kërkon zgjidhje. Në skajin më jugor të Shqipërisë së sotme shtrihet krahina shqiptare e Çamërisë, ose siç quhet sot pjesërisht nga administrata greke, Thesproti. Ajo shtrihet në pjesën më jugore të trevave etnike të Epirit të Jugut, të banuara prej shqiptarëve që nga antikiteti (nga

Mbërrita në Shqipëri mbi trupat dhe gjakun e njerëzve të mi

Image
Mbërrita në Shqipëri mbi trupat dhe gjakun e njerëzve të mi Flet për masakrat e Napoleon Zervës 80-vjeçarja Kadrie Jakupi Një jetë plot dhimbje, një jetë plot lot dhe tashmë, e lodhur nga ky kalvar i gjatë dhimbjesh dhe malli, loti i ka ngrirë dhe heziton të flasë për atë që kurrë nuk do ta kujtojë. Masakër, dhimbje, fëmijë, nëna, baballarë, të moshuar u përfshinë në atë që tashmë njihet nga të gjithë si “gjenocidi ndaj çamëve”. Rrëfimi... Rrëfen dhe druhet të tregojë shumë gjëra, pasi kërkon t’i harrojë, edhe pse e ka të pamundur: vegimet, ëndrrat e natës e rikthejnë në ato vite të vegjëlisë së saj, të pafajësisë së saj, moshë që e përballi me situata të frikshme, por ajo mbijetoi… Është plot 80 vjeç, rrethohet nga fëmijë, nipër e mbesa, rrudhat i kanë përshkruar tërë pjesët e trupit, por vuajtjet e kanë mësuar të jetë e fortë. Kadrie Jakupi, e njohur nga të gjithë me pseudonimin “Dea”, do të rrëfehet pikërisht përpara mbesës së saj, e cila bashkë me të do të hynë në atë botë që rini