Posts

Showing posts from May, 2019

Mediat e "Kazanit", si ja dhanë minoritares greke Rita Wilson, privilegjin e të qënit çame.

Image
Si e bënë çame, greken minoritare mediat e Kazanit Nga : Abedin Rakipi Prej 2 ditësh portale jo pak të njohura shqiptare publikuan me bujë lajmin se aktorja e famshme e Hollywood-it Rita Wilson paska zbuluar origjinën e saj çame. Dhe për ta bërë këtë ju mjaftoi vetëm një deklaratë e aktores ku ajo thotë se nëna e saj e ka origjinën nga një fshat kufitar mes Greqisë e Shqipërisë, dhe se e jëma është arratisur nga fshati i saj gjatë luftës se dytë botërore.   Asnjë nga gazetarët e këtyre portaleve nuk e verifikoi këtë lajm me ata njerëz që e njohin pak më thellë historinë e Çamërisë dhe gjenealogjinë e familjeve dhe fiseve çame, siç janë Ibrahim Hoxha, Arben Llalla, Abedin Rakipi, Selman Sheme, Hajredin Isufi etj... As portali mediatik 27.al i fokusuar në çështjen çame nuk e botoi këtë lajm. Mediat serioze u drejtohen njerëzve seriozë. Ky është kodi i artë i gazetarisë. Dhe kjo sepse Çamëria ka historianët dhe studiuesit e vetë seriozë dhe rigorozë në shkencën e histo