Posts

Showing posts from 2011

ZEJNEL HUSA BURRE I BURRIT

Image
(Kenge e vjeter çame) Zejnel Husa(1) burre i burrit  I vuri frerin kaurit, ruajti kalane e Sulit, kalane e Sulit e roi, duaj te mirr arhjigoi, me koke te ti e pagoi, Zejnel Hyse, ku me je, nje muaj muhasere, sose rizak, xhephane, se leftonje me More(2),  me More e me Junan(3), me dufeqe, jatagan, mbronje vent, mbronje vatan.  O Zejnel Husa me derte, me palle ne dore mbete, per vatanin tent ç'u trete. Zejnel, te penes veziri, nga dovleti vjen tagdiri, bres i ardhur nga Misiri.  1) Zejnel Husa ishte nga paresia e Margelliçit. Me shoqeruesit e tij te armatosur mbrojti kalane e Sulit gjate rrethimit me 1854 nga armata greko-arvanite e komanduar prej gjeneralit arvanit Thodhori Griva. Thedhori Griva ishte shqiptar ortodoks nga Preveza me origjine dhe rridhte nga dera e famshme e Gjin Bue Shpates, por fatkeqesisht ne emer te kryqit dhe ortodoksise masakronte bashkekombasit e tij muslimane. Theodhori Griva ishte anetar i organizates famekeqe dhe ekstremiste ortodokse Fi

SHKATERRIMI I EPIRIT NGA PAUL EMILE

Image
SHKATERRIMI I EPIRIT NGA PAUL EMILE SHKRUAN ABEDIN RAKIPI Epiri dhe Iliria ishin dy nga vendet me te shkaterruara nga pushtimi i eger Romak i cili duke hasur ne rezistencen e forte te popullit Iliro-Epiriot ushtroi nje dhune te papare ne trojet tona duke djegur, vjedhur , masakruar fshatra te tera dhe bere skllever me qindra mijera njerez. Straboni shkruan se Epiri dhe Iliria duke qene zona malore kishin me pare nje popullsi te dendur duke marre parasysh faktin qe vargmalet i sherbenin atyre shpesh si strehim dhe mbrojtje per muaj apo vite me rradhe. Por tani shkruan Straboni per shkak te luftrave te pafundme ndaj romakeve , shkaterrimit te vendit nga keta te fundit, marrja e qindra mijera veteve skllever dhe spastrimi i pafund nga ushtrite romake te banoreve te Ilirise dhe Epirit i kane bere keto troje te shkretuara dhe te mjera. Ai shton se edhe vete Orakulli i Dodones hesht dhe bashkohet me keqardhjen universale ndaj Epirit(1). Njeriu dhe tirani me i madh qe ço

ABEDIN BEU ME TRIMA

Image
( Kenge e vjeter çame kushtuar Abedin Pasha Dinos i cili ne 1878 ishte edhe minister i puneve te jashtme te Perandorise Osmane dhe personalisht perfaqesoi jo vetem Perandorine Osmane ne Konferencen e Berlinit, po edhe vete popullin çam. Plani dhe strategjia qe ndoqi, dhe mbrojti Perandoria ishte qe çameria smund ti jepej Greqise, sepse ajo ishte Shqiptare, dhe fakti qe vete Ministri i Puneve te Jashtme te Perandorise ishte çam nga Preveza e çamerise e provonte kete.) Abedin beu me trima U vervit si vetetima, Junanit ja beri “Prima”, si miut qe se nxen brima. Me jataganin ne dore kapaklli e me pisqolle, “destur” mbi greker u hodhe, ca nga ca i zun’ me dore.

BETIMI I TMERRSHEM ISLAMIK ÇAM

Image
BETIMI I TMERRSHEM ISLAMIK ÇAM   Betimi me i rende qe kane bere çamerit nder shekuj te cilin se shkeli askush, sa ishte gjalle. Çuditerisht per te gjithe ky betim eshte nje betim i paster islam. Eshte e çuditshme sesi sot disa njerez pretendojne ti bejne çamet qafira dhe laike. Ja pra per ata qafira vjen si deshmi nje fakt i pamohueshem: Betimi i tmerrshem çam, i cili ishte aq i shenjte per ta saqe edhe vete shkrimtaret e huaj e shenojne ate ne librat e tyre. Keta ishin çamet deri dje. Ky betim i ka rrenjet e tija ne Kuran ku Allahu thote: Ai qe flet te verteten nese e ka thene ate vertete le te kerkoje qe nese ai genjen te bjeri mbi te mallkimi i Allahut. Cilet jane ata sot?    Lidhur me sa bëhet fjalë, J. G. SH., duke ripërtërirë pikë për pikë pohimet e P. Aravantinoit të përshkruara në veprën e vet "H. tis I" (A., 1856, fq. 168-169), në librin e tij "I. tis P. I. "(A. 1985, fq. 82-83), vëren: "I kurrërrejtshëm është betimi i tyre, i quajtur «sha

IBRAHIM PASHA HEROI I CAMERISE

Image
                                                   IBRAHIM PASHA HEROI I CAMERISE Shkruan : Abedin Rakipi Per shume njerez ndoshta emri i ketij burri te madh shteti do te jete i panjohur, dhe kjo jo rastesisht. Jo rastesisht sepse nomenklatura greko-sllavo-komuniste ka ushtruar per 50 vjet mbi popullin tone jo vetem diktat te eger politiko-ekonomik por edhe nje diktat historik qe çoi ne fshirjen e memories 500 vjeçare te kombit tone apo siç e specifikojne ndryshe « periudha e erret e popullit shqiptar », duke fundosur ne harrese figura te shquara qe emrin dhe memorien e popullit tone e ngriten lart dhe e çuan deri ne mijera milje larg. Nje nder keto figura eshte edhe Ibrahim Pashe Çami nga Parga e Çamerise. Ibrahim Pashe Çami babai i te cilit ishte detar lindi ne vitin 1494 ne Parge te Çamerise. Qe i vogel do te rrembehej nga piratet Veneciane dhe do tju shitej si sllav Osmaneve ne Stamboll. Ibrahim Pasha do te blihej nga shtepia Sulltanore