ZEJNEL HUSA BURRE I BURRIT


















(Kenge e vjeter çame)

Zejnel Husa(1) burre i burrit 
I vuri frerin kaurit,
ruajti kalane e Sulit,
kalane e Sulit e roi,
duaj te mirr arhjigoi,
me koke te ti e pagoi,
Zejnel Hyse, ku me je,
nje muaj muhasere,
sose rizak, xhephane,
se leftonje me More(2), 
me More e me Junan(3),
me dufeqe, jatagan,
mbronje vent, mbronje vatan. 
O Zejnel Husa me derte,
me palle ne dore mbete,
per vatanin tent ç'u trete.
Zejnel, te penes veziri,
nga dovleti vjen tagdiri,
bres i ardhur nga Misiri. 

1) Zejnel Husa ishte nga paresia e Margelliçit. Me shoqeruesit e tij te armatosur mbrojti kalane e Sulit gjate rrethimit me 1854 nga armata greko-arvanite e komanduar prej gjeneralit arvanit Thodhori Griva. Thedhori Griva ishte shqiptar ortodoks nga Preveza me origjine dhe rridhte nga dera e famshme e Gjin Bue Shpates, por fatkeqesisht ne emer te kryqit dhe ortodoksise masakronte bashkekombasit e tij muslimane. Theodhori Griva ishte anetar i organizates famekeqe dhe ekstremiste ortodokse Finiqi Eteria e cila luftonte per fitoren e kryqit mbi gjysmehenen. Gjate kesaj lufte u dogj gjithe Cameria lindore dhe u masakruan me dhjetra fshatra çame. 
2)Moreja eshte krahine ne Peloponez e cila gjate atyre viteve ishte e banuar nga arvanite, pra shqiptare ortodokse. Te udhehequr nga Theodhori Griva ushtrite arvanite dhe ato greke vershuan ne Cameri me thirrjen "Perpara me kryqin ne nje dore dhe ne tjetren thiken." dhe masakruan bashkekombasit e tyre myslimane. 
3) Junan= Grek (ne dialektin çam). 


Comments

Popular posts from this blog

ÇAMERIA GJATE LUFTES SE DYTE BOTERORE

THE GENOCIDE OF CHAMERIA

NURI DHE MAZAR DINO