SHKATERRIMI I EPIRIT NGA PAUL EMILE

SHKATERRIMI I EPIRIT NGA PAUL EMILE

SHKRUAN ABEDIN RAKIPI


Epiri dhe Iliria ishin dy nga vendet me te
shkaterruara nga pushtimi i eger Romak i cili duke
hasur ne rezistencen e forte te popullit Iliro-Epiriot
ushtroi nje dhune te papare ne trojet tona duke
djegur, vjedhur , masakruar fshatra te tera dhe bere
skllever me qindra mijera njerez. Straboni shkruan se
Epiri dhe Iliria duke qene zona malore kishin me pare
nje popullsi te dendur duke marre parasysh faktin qe
vargmalet i sherbenin atyre shpesh si strehim dhe
mbrojtje per muaj apo vite me rradhe. Por tani shkruan
Straboni per shkak te luftrave te pafundme ndaj
romakeve , shkaterrimit te vendit nga keta te fundit,
marrja e qindra mijera veteve skllever dhe spastrimi i
pafund nga ushtrite romake te banoreve te Ilirise dhe
Epirit i kane bere keto troje te shkretuara dhe te
mjera. Ai shton se edhe vete Orakulli i Dodones hesht
dhe bashkohet me keqardhjen universale ndaj Epirit(1).
Njeriu dhe tirani me i madh qe çoi ne shkaterrimin dhe
depopullimin e Epirit ishte Paul Emile dhe ushtrite e
tij romake qe me barbarizmat e tyre te pafundme çuan
ne zbrazjen e Epirit nga popullsite autoktone Epiriote
dhe ne nje mjerim te madh. Ai vetem ne nje dite dogji
70 qytete ose qyteza te Epirit dhe po brenda nje dite
shiti si kafshe dhe me cmim delesh 150.000 Epiriote ne
pjeset e tjera te perandorise romake duke i dhene
Epirit nje nga goditjet me te tmerrshme te historise
se tij(2). Ndersa Mannert i ne studimet dhe librat e
tij i quan Epirotet barbare dhe jo greke duke thene :
« ne kete menyre popullsite barbare te Epirit dhe kjo
zone u kthye ne nje shkretetire te madhe dhe pa asnje
vlere dhe zoterimi i kesaj zone me shume i bezdiste
romaket sesa ti jepte atyre tashme ndonje perfitim
ekonomik » duke qene se popullsite e Epirit sapo
gjenin mundesite ngriheshin ne kryengritje te
armatosura , shtypja e te cilave i kushtonte shtrenjte
romakeve ne ushtare dhe arme. Duke qene se pas
shkaterrimi te Epirit ai nuk kishte me asnje dobi
financiar per romaket ata nuk ndertuan as edhe nje
rruga te vetme qe kalonte neper pyjet e dendura te
maleve Epiriote(3). Epiriotet ishin sipas tyre njerez
te eger dhe barbare ashtu sic i quanin edhe greket dhe
sulmonin karvanet romake qe kalonin neper Epir duke i
plackitur ata dhe marre rob ushtaret apo qytetaret
romake per lirimin e te cileve pastaj kerkonin lirimin
e nje numeri te caktuar epirotesh qe mbaheshin rob ne
burgjet romake. Kane qene me qindra romaket si Paul
Emili qe kane sulmuar dhe rrenuar trojet shqiptare te
Epirit duke shkaterruar nje kulture mijera vjeçare
Epirioto-Ilire dhe duke i imponuar atyre me dhune
krishterimin, ndaj shume shqiptare sot qe mendojne se
feja e te pareve te tyre eshte krishterimi gabohen
rende sepse feja e te pareve te tyre jo vetem qe nuk
ishte krishterimi por krishterimi ishte armiku i tyre
i betuar sepse romaket i kthyen ata te skllever dhe
kafshe pune duke mos pasur asnje respekt per kulturen
Epiroto-Ilire e cila ishte nje nder kulturat e para
dhe me te vjetra qe ndihmoi ne formimin e Romes dhe
zhvillimin e saj. Kultura dhe zhvillimi i forte
ekonomik i Epirit i beri romaket qe ta shohin Epirin
si nje krahine te rrezikshme qe mund te behej rivali i
Romes ne çdo moment ndaj edhe shkaterrimi i tij ishte
i domosdoshem. Per me teper ata tmerroheshin nga
menyre sesi Epirotet i mbronin trojet e tyre te lashta
dhe te befasuar nga kjo trimeri dhe vendosmeri i
quajten ata barbare dhe te eger duke i diferencuar nga
greket qe ishin nenshtruar romakeve pa ndonje
rezistence te forte dhe domethenese. Shembulli i
shkaterrimit te Epirit mund te krahasohet edhe me
shkaterrimin dhe djegjen e Kartagjenes nga Roma duke
qene se Kartagjena ishte rivale dhe armike e
perjetshme e Romes deri ne djegjen dhe zhdukjen e saj.
Kjo dhune dhe perulje qe i eshte bere popullit tone te
lashte nuk duhet harruar kurre dhe eshte gabim i
pafalshem historik te pranosh me krenari se
krishterimi eshte feja e te pareve tane sepse do te
ishte njesoj sikur ti thoje 150.000 sklleverve Epirote
se ne jemi Romake dhe ju mohojme ju dhe gjakun tuaj.




(1) Ae priseis quidem temporibus, sicul monni,
quanquam et aspera esset , tamen hominuni copia
florebut et Epirus universa et Illyrichum. Nunc
pleraque cultoribus carent, et quoe habitantur in
vicis et ruderibus supersunt. Sed et oraculum
Dodonoeum deficit, quemadmodum et reliqua ( STRABONI
LIBRI I 7TE)
(2) Hora quarta signum ad diripiendas urbes datus est
militibus, tantaque proeda fuit, ut in equitem
quadringeni denarii, pedibus duceni diciderentur,
centum quinquagintia millia capitum humanorum
abducerentur Muri deinde direptarum urbium diruti sunt
: ea fuere oppida circa septuraginta (TIT. LIV., libri
XLV kapitulli 34)
(3) Mannert : « Geographie der Griechen und Romern »

Comments

Popular posts from this blog

ÇAMERIA GJATE LUFTES SE DYTE BOTERORE

THE GENOCIDE OF CHAMERIA

NURI DHE MAZAR DINO