Posts

IBRAHIM PASHA HEROI I CAMERISE

Image
                                                   IBRAHIM PASHA HEROI I CAMERISE Shkruan : Abedin Rakipi Per shume njerez ndoshta emri i ketij burri te madh shteti do te jete i panjohur, dhe kjo jo rastesisht. Jo rastesisht sepse nomenklatura greko-sllavo-komuniste ka ushtruar per 50 vjet mbi popullin tone jo vetem diktat te eger politiko-ekonomik por edhe nje diktat historik qe çoi ne fshirjen e memories 500 vjeçare te kombit tone apo siç e specifikojne ndryshe « periudha e erret e popullit shqiptar », duke fundosur ne harrese figura te shquara qe emrin dhe memorien e popullit tone e ngriten lart dhe e çuan deri ne mijera milje larg. Nje nder keto figura eshte edhe Ibrahim Pashe Çami nga P...

KUSHTRIMI ÇAM

Image
Shpallet kushtrimi çam publikisht publikisht. Ky kushtrim eshte veper e shkrimtarit dhe atdhetarit çam Abedin Rakipi dhe eshte shkeputur nga vjersha e te njejtit autor me titull ZGJOHUNI PER CAMERINE. Ky kushtrim le te sherbeje vellezer si nje arme e forte qe do te bashkoje te gjithe çamet nen flamurin e lirise. KUSHTRIMI ÇAM   Folu bijve te Prevezes , te marrin fjale e te mos lekunden se vet Zoti e mbolli faren tone ne Cameri. Si nje ze nga Kallamata qe ngjall varre e çon shpata, vjen kushtrimi nga Janina , çohet ne kembe gjithe Gumenica, vrapojne djem pleq nga Filati, ndizet zjarr e flake Kosturi. O Meçove, Meçova e vjeter sa çame solle me vete derdhet populli ne mejdan amanet Camerine e kane. Del ne bedena     Ali Pasha , vijne kuaj te bardhe nga Parga , Ej o nene   Paramithia po buçet sot me ezan po lidh besen Cameria te luftojme per vatan, lidhur zemrat thone se bashku: Cameri te qofshim fale. Margelliç o gur e shkemb gjithe keta burra ngrite ne kembe, de...

Libri "Labirinthi i nje tranzicioni"

Image
Libri "Labirinthi i nje tranzicioni" i shkrimtarit Kadri Lutfi Ali, nje kryeveper qe premton se do te konkuistoje publikun se shpejti.

Libri "Labirinthi i nje tranzicioni"

Libri "Labirinthi i nje tranzicioni" i shkrimtarit çam Kadri Lutfi Ali, nje kryeveper qe premton se do te konkuistoje publikun.

MASAKRA A PARE NDAJ CAMEVE 1611

Kryengritja e Dionisit ne 1611 Shkruan Abedin Rakipi Revolta e 1611 u pergatit nga Dionisi Metropolit(peshkop) i Larises. Pasi tentoi me se koti qe te ngrinte nje kryengritje ne Thesali(1), ai u largua nga Greqia per ne Spanje, dhe me pas Itali per te pergatitur nje kryengritje te re. I shtytur edhe nga premtimet e shumta qe i bene atij Francezet per ta mbeshtetur (2), Dionisi u rikthye ne Greqi dhe zgjodhi Janinen si shesh beteje. Kjo zgjedhje mund te shpjegohet nga fakti se ai ishte Epirot, dhe sipas Sarros eshte per kete arsye qe Dionisi vendosi te luftonte, per ta çliruar Epirin nga zgjedha Osmane(3). Me 7 shtator 1611 Dionisi ne krye te nje ushtrie prej 1000 vetesh sulmoi dy fshatrat myslimane te Granices dhe Zaravuçit, ne veri-lindje te Paramithise(4) duke ushtruar ndaj myslimaneve nje dhune te pashembullt dhe masakra masive. Naten e 10-11 shtatorit ata hyne ne Janine.(5) Shtepia e shqiptarit Asllan Pasha (Pashai asokohe i Janines) ishte objektivi i tyre i pare. Asllan Pasha s...

GJENOCIDI ÇAM, FAZA E KATERT VITI 1854

Image
GJENOCIDI ÇAM, FAZA E KATERT VITI 1854 SHKRUAN ABEDIN RAKIPI DEMET QE I BENE ÇAMEVE ARVANITET THEODHOR GRIVA, THEODHOR ZEKA, DHE SPIRIDON KARAISKAQI (Djali i Gjergj Karaiskaqit) Gjenocidi çam u zhvillua ne 7 faza kryesore qe ç’populluan paraprakisht Çamerine nga popullsia e saj autoktone myslimane. Keto 7 faza u zhvilluan si me poshte: Faza e pare ishte ajo e zhvilluar gjate kryengritjes ortodokso-greke ne vitin 1611, e drejtuar nga Dionis Filozofi, peshkop i Larises, i cili pasi konkordoi me Francen, filloi kryengritjen ne Janine dhe fshatrat perreth, se bashku me 1000 kryengrites. Fshatrat myslimane te Janines, Granica dhe Zaravuçi ne çameri u masakruan krejt nga Dionisi dhe kryengritesit, dhe pas hyrjes se tyre ne Janine gjithe myslimanet e Janines u therren si bageti. Edhe vete shqiptari Asllan Pasha, pashai i asokohe i Janines arriti te shpetoje per fije nga dritarja e shtepise se tij sebashku me gruan e tij, duke i shpetuar masakres. (Jannina ville d’Epire fq 87) Faza e dyte isht...

FILATI. Kryeqendër e Çamërisë Veriore.

Image
FILATI. Kryeqendër e Çamërisë Veriore. Shkruan: Ibrahim Daut Hoxha Qyteti qëndron mbi tri valëzime kodrinore, po se kur e ka zanafillën dhe si u ngrit ka vetëm hamendësi e jo burime të përpikta. Në njërën nga gojëdhënat thuhet se vajtregtuesi Filo gjatë çlodhjes atje, u shiti kalimtarëve vajin. Me kërkesën e fqinjarëve, në ditë të caktuara ai shpinte atje karvanë të tjerë vajmbartës dhe, kur pa se ajo pikë shitjeje mund të shndërrohej në një nyjë tregtare, atje ngriti një han. Ky han u bë bërthama rreth të cilit ca nga ca fqinjarët njëri pas tjetrit zunë të ngrenin ndërtesat e veta. Mbështetur në mjedisin, mendja e do që Filati të jetë ngritur prej banorëve të ish-vendbanimeve të atyafërme: Gùmanit, Kakàvit, Kastrisë, Mihàlarit, Revanìsë, Savalàtit, Vànërit e ndonjë tjetri, banorë këta që mund të kenë qënë të prejardhur nga gravat madhështore rrotull tij: Gràva e Idris Tiranës(tunel natyror ku mund të strehoheshin rreth 2000 vetë, bagëti etj.), Grava e Ninës, Grava e Savalatit, dy grav...