HASAN ÇAPARI LUANI I ÇAMERISE
IBRAHIM DAUT HOXHA (Ne vepren e tij madheshtore Enciklopedia Jugshqiptare) Ky shkrim publikohet ne internet me lejen e autorit nga Abedin Rakipi. HASAN ÇAPARI Lindi në Margëllëç. Themeluesi i derës së lavdishme Çapari. Vasil Krapsiti në “Istoria tu Margatiu” gabohet kur shkruan se ishte i ardhur, aziatik. Gojëdhënat e shumta të bashkëqytetarë ve të tij vërtetojnë katërcipërisht se ai pati dalë nga familja e madhe margëllëçase, Amaràti. Prijësi luftarak më i zoti dhe më i dëgjuari jo vetëm në Çamëri, që po se po, por edhe shumë më përtej, shpatarak i rrallë, gjeneral i shquar kalorie dhe diplomat i dalluar. Admirali rus, Ushakov, komandanti i flotës së Detit të Zi, i cili asokohe vepronte në detin Jon, në shkresat dërguar oborrit carist, Hasan Çaparin e quante një ndër komandantët e rëndësishëm të armatës alipashiane. (P. Aravantinoi, G.LL.Arsh dhe I.M.Qafëzezi. ). Sipas dëshmitarëve ngjarjepërshkrues të kohës dhe gojëdhënave të shumta ai kishte një trup të bëshëm e lastar si qiparis, t...