e premte, 4 nëntor 2016

Aubrey Herbert, diplomati që dëshmoi kasaphanën greke ndaj parisë çame

Nga Alba Haruni Kur diplomati dhe avokati britanik Herbert, denonconte masakrat në Çamërinë e vitit 1913 dhe akuzonte Venizellos Aubrey Herbert, 1880-1923, ishte djali i dytë i një fisniku anglez, me detyrë në shërbimin diplomatik britanik, si dhe për dymbëdhjetë vjet anëtar konservator i Parlamentit anglez. Fill pas vdekjes së parakohshme të tij u shkrua: “Shqipëria e sotme është në masë të madhe, krijim i përpjekjeve të Aubrey Herbert.” 2 Madje, Herbert mund të quhet “miku më i madh i Shqipërisë” në botën politike anglishtfolëse. Prania e një avokati energjik si Aubrey Herbert në jetën politike britanike të asaj kohe, përbënte mbështetje për kombëtarizmin shqiptar, pasi duhet theksuar që Britania e Madhe kishte pak interes të drejtpërdrejtë në Ballkanin Perëndimor. Në Angli ishte bërë ide fikse se virtyti kryesor i popujve lindorë qëndron tek rebelimi. Megjithë persekutimet që i kishin bërë njëri-tjetrit që nga vrasja e deri tek helmimi, ata mbeteshin heronj. Për gratë dhe burrat anglezë që njohën Shqipërinë, apatia me të cilën pranohet e vërteta mizore, është gati e pabesueshme. Publiku i fut në një thes të gjithë popujt e Ballkanit dhe nuk do t’ja dijë cili është viktima apo vrasësi. Shtetet e Ballkanit përfituan nga dobësimi i Perandorisë Osmane dhe rendën të kënaqin epshet e tyre me territoret e Shqipërisë, ndonëse i kishin premtuar miqësi dhe ndihmë mes tyre. Ky copëtim nuk u mirëprit nga fuqitë e Europës, megjithëse dy prej tyre ishin të interesuara, por jo në këtë masë. Për rrjedhojë u krijua shteti shqiptar, kufijtë e të cilit nuk u përcaktuan si duhej, sidoqoftë pa kufinj nuk e lanë. Ndër shumë gjëra të dyshimta, një gjë ishte e sigurtë: Britania e Madhe nuk do merrte pjesë me vetedije në ndonjë pazar, pasojat e të cilit do dërgonin drejt vdekjes një popull. Pretendimet e Herbertit nuk kaluan pa kundërshtime nga shypi i kohës ne Londër: “The Morning Post”, në 24 tetor, 1913, Londër shkruan: “Po kështu, zoti Herbert ka deklaruar mëse një herë se grekët në Epir kanë qenë fajtorë për masakra të shëmtuara, ku disa prej viktimave, kanë qenë gra. E ftojmë atë, të na tregojë vendet dhe datat e këtyre të ashtuquaturave masakra. Në kushtet e mohimit absolut që i është bërë vrasjes së pabesë të 72 krerëve të parisë në Epir nga grekët, ftojmë zotin Herbert, i cili na e risolli në vëmendje që të na japë emrat e disa prej viktimave. Në çfarë rrethanash ndodhën masakrat? Cilat trupa greke u përfshinë në këtë veprim misterioz?” (Dr. Burrows dhe Z. Reeves) Pasi lexoi letën e korrespondetëve të gazetës, Herbert u përgjigj me një artikull botuar më 5 nëntor, 1913 në “ The Morning Post”, ku ndër të tjera ai shkruan: “ Korrespondetët tuaj deklarojnë se ministri grek në Londër dhe Venizellos e kanë mohuar kategorikisht vrasjen e 72 anëtarëve të parisë shqiptare. Unë nuk kam dijeni për ndonjë rast, ku krimet e shëmtuara në Ballkan, të mos jenë mohuar me indinjatë nga udhëheqësit e kombeve në fjalë… Kur ka qenë e mundur, në disa raste u kam dhënë të drejtë grekëve të dyshojnë lidhur me vërtetësinë e ndonjë pohimi. Duke kërkuar shifra, korrespondentët tuaj i bëjnë një shërbim të keq kombit që mbrojnë. Unë nuk i kam emrat, por do ishte mirë që këta emra t’i nxirrte vetë Venizellosi…”1 Shumë u munduan të mohonin vërtetësinë e pohimeve të Herbertit, duke ndaluar dhe publikimin e tyre dhe duke i quajtur “shpifje qesharake”. Por, Herbert nuk u ndal në gjetjen dhe publikimin e të dhënave duke demaskuar burimet e informacionit filo-helen, sipas të cilave “Epiri është i vetmi qiell i lumturisë dhe e vetmja pre territoriale në Ballkan, ku çdo gjë shkon vaj”. Herbert ndërkohë deklaron: “Shqiptarët kanë pësuar më shumë dhe kanë bërë më pak se çdo popull. Ata kanë pësuar më së shumti, sepse “çlirimtarët” e Ballkanit kanë marrë trojet më të mira të tyre, spese ata ishin të dobët dhe të dërrmuar.” E më pas Hebert publikoi emrat e shqiptarë të vrarë në territorin e Çamërisë. Lista e Aubrey Herbert: Nikolorica, kaza e Margaritit – Refat Tahiri, Hajri Mezani, Halim Abdurahmani, Halim Jahja, Muho Dauli (Dauti) dhe tre emra të tjerë që nuk dihen me saktësi. Rizanjë (Margelec ose Margëlliç) – Nustret Bajrami, Murat Tahia, Jusuf Bajrami, Shuaip Eshrefi, Ramadan Ademi Drames (Margëlliç) – Abedin Ahmeti, Fejzi Nazeri, Dalian Binushi, Duce Malushi, Refat Haxhia, Adem Sherifi, Islam Qemali, Sinan Brahimi, Tahir Hajrullahu, Hysen Latifi, Muho Sherifi, Resul Hyseni, Osman Mustafa Grikë (Margëlliç)- Nelo Meleqi, Selim Yzeiri Petruica (Paramithi) – Musa Nazifi Kariqan (Margëlliç) – Mehmet Elmazi, Maliq Zekeria, Shuaip Mehmeti, Abdul Mustafa Vratilë (Margëlliç) – Dalip Mehmeti, Veisel Rexhepi, Brahim Myftari ShënMërizë (Margëlliç) – Sadush Ajdini, Maksut Muharremi, Adem Mehmeti, Kasem Osmani, Abedin Rakipi Mininë (Paramithi) – Malo Kasemi, Beqir Kasemi, Nush Muho, Agako Nushi, Reshit Hyseni, Mehmet Ademi, Alt Nushi, Veli Murati, Iljaz Ismaili, Brahim Mahmuti, Abedin Rexho, Adem Agoko Nihor (Paramithi) – Rexhep Kasemi, Mehmet Saliko, Duro Brahimi, Bejas Nure, Nexhip Brahimi, Shaqir Salimi, Nustret Nushi, Hysen Selimi, Iljaz Hajrullahu, Harun Ahmeti, Adem Hajrullahu Skupicë (Paramithi) – Nuredin Ali Kushe, Rexhep Selimi, Bajram Aliu, Murat Haruni, Tahir Selimi. Këto shkrime ndihmuan në mprehjen e politikës së grupeve Ballkanike të trysnisë në Londër. Vetë Herbert, u përfshi në mënyrë të palodhur në manovrat politike në Shqipëri. Aubrey Herbert ishte njeri me humor therrës, perceptues i politikës, gjykues i palëkundur moral, cilësi që e bënë atë udhërrëfyes të përkushtuar dhe dëshmitar të rëndësishëm të një epoke vendimtare në historinë e trojeve shqiptare.

Aubrey Herbert, diplomati që dëshmoi kasaphanën greke ndaj parisë çame

Nga Alba Haruni Kur diplomati dhe avokati britanik Herbert, denonconte masakrat në Çamërinë e vitit 1913 dhe akuzonte Venizellos Aubrey Herbert, 1880-1923, ishte djali i dytë i një fisniku anglez, me detyrë në shërbimin diplomatik britanik, si dhe për dymbëdhjetë vjet anëtar konservator i Parlamentit anglez. Fill pas vdekjes së parakohshme të tij u shkrua: “Shqipëria e sotme është në masë të madhe, krijim i përpjekjeve të Aubrey Herbert.” 2 Madje, Herbert mund të quhet “miku më i madh i Shqipërisë” në botën politike anglishtfolëse. Prania e një avokati energjik si Aubrey Herbert në jetën politike britanike të asaj kohe, përbënte mbështetje për kombëtarizmin shqiptar, pasi duhet theksuar që Britania e Madhe kishte pak interes të drejtpërdrejtë në Ballkanin Perëndimor. Në Angli ishte bërë ide fikse se virtyti kryesor i popujve lindorë qëndron tek rebelimi. Megjithë persekutimet që i kishin bërë njëri-tjetrit që nga vrasja e deri tek helmimi, ata mbeteshin heronj. Për gratë dhe burrat anglezë që njohën Shqipërinë, apatia me të cilën pranohet e vërteta mizore, është gati e pabesueshme. Publiku i fut në një thes të gjithë popujt e Ballkanit dhe nuk do t’ja dijë cili është viktima apo vrasësi. Shtetet e Ballkanit përfituan nga dobësimi i Perandorisë Osmane dhe rendën të kënaqin epshet e tyre me territoret e Shqipërisë, ndonëse i kishin premtuar miqësi dhe ndihmë mes tyre. Ky copëtim nuk u mirëprit nga fuqitë e Europës, megjithëse dy prej tyre ishin të interesuara, por jo në këtë masë. Për rrjedhojë u krijua shteti shqiptar, kufijtë e të cilit nuk u përcaktuan si duhej, sidoqoftë pa kufinj nuk e lanë. Ndër shumë gjëra të dyshimta, një gjë ishte e sigurtë: Britania e Madhe nuk do merrte pjesë me vetedije në ndonjë pazar, pasojat e të cilit do dërgonin drejt vdekjes një popull. Pretendimet e Herbertit nuk kaluan pa kundërshtime nga shypi i kohës ne Londër: “The Morning Post”, në 24 tetor, 1913, Londër shkruan: “Po kështu, zoti Herbert ka deklaruar mëse një herë se grekët në Epir kanë qenë fajtorë për masakra të shëmtuara, ku disa prej viktimave, kanë qenë gra. E ftojmë atë, të na tregojë vendet dhe datat e këtyre të ashtuquaturave masakra. Në kushtet e mohimit absolut që i është bërë vrasjes së pabesë të 72 krerëve të parisë në Epir nga grekët, ftojmë zotin Herbert, i cili na e risolli në vëmendje që të na japë emrat e disa prej viktimave. Në çfarë rrethanash ndodhën masakrat? Cilat trupa greke u përfshinë në këtë veprim misterioz?” (Dr. Burrows dhe Z. Reeves) Pasi lexoi letën e korrespondetëve të gazetës, Herbert u përgjigj me një artikull botuar më 5 nëntor, 1913 në “ The Morning Post”, ku ndër të tjera ai shkruan: “ Korrespondetët tuaj deklarojnë se ministri grek në Londër dhe Venizellos e kanë mohuar kategorikisht vrasjen e 72 anëtarëve të parisë shqiptare. Unë nuk kam dijeni për ndonjë rast, ku krimet e shëmtuara në Ballkan, të mos jenë mohuar me indinjatë nga udhëheqësit e kombeve në fjalë… Kur ka qenë e mundur, në disa raste u kam dhënë të drejtë grekëve të dyshojnë lidhur me vërtetësinë e ndonjë pohimi. Duke kërkuar shifra, korrespondentët tuaj i bëjnë një shërbim të keq kombit që mbrojnë. Unë nuk i kam emrat, por do ishte mirë që këta emra t’i nxirrte vetë Venizellosi…”1 Shumë u munduan të mohonin vërtetësinë e pohimeve të Herbertit, duke ndaluar dhe publikimin e tyre dhe duke i quajtur “shpifje qesharake”. Por, Herbert nuk u ndal në gjetjen dhe publikimin e të dhënave duke demaskuar burimet e informacionit filo-helen, sipas të cilave “Epiri është i vetmi qiell i lumturisë dhe e vetmja pre territoriale në Ballkan, ku çdo gjë shkon vaj”. Herbert ndërkohë deklaron: “Shqiptarët kanë pësuar më shumë dhe kanë bërë më pak se çdo popull. Ata kanë pësuar më së shumti, sepse “çlirimtarët” e Ballkanit kanë marrë trojet më të mira të tyre, spese ata ishin të dobët dhe të dërrmuar.” E më pas Hebert publikoi emrat e shqiptarë të vrarë në territorin e Çamërisë. Lista e Aubrey Herbert: Nikolorica, kaza e Margaritit – Refat Tahiri, Hajri Mezani, Halim Abdurahmani, Halim Jahja, Muho Dauli (Dauti) dhe tre emra të tjerë që nuk dihen me saktësi. Rizanjë (Margelec ose Margëlliç) – Nustret Bajrami, Murat Tahia, Jusuf Bajrami, Shuaip Eshrefi, Ramadan Ademi Drames (Margëlliç) – Abedin Ahmeti, Fejzi Nazeri, Dalian Binushi, Duce Malushi, Refat Haxhia, Adem Sherifi, Islam Qemali, Sinan Brahimi, Tahir Hajrullahu, Hysen Latifi, Muho Sherifi, Resul Hyseni, Osman Mustafa Grikë (Margëlliç)- Nelo Meleqi, Selim Yzeiri Petruica (Paramithi) – Musa Nazifi Kariqan (Margëlliç) – Mehmet Elmazi, Maliq Zekeria, Shuaip Mehmeti, Abdul Mustafa Vratilë (Margëlliç) – Dalip Mehmeti, Veisel Rexhepi, Brahim Myftari ShënMërizë (Margëlliç) – Sadush Ajdini, Maksut Muharremi, Adem Mehmeti, Kasem Osmani, Abedin Rakipi Mininë (Paramithi) – Malo Kasemi, Beqir Kasemi, Nush Muho, Agako Nushi, Reshit Hyseni, Mehmet Ademi, Alt Nushi, Veli Murati, Iljaz Ismaili, Brahim Mahmuti, Abedin Rexho, Adem Agoko Nihor (Paramithi) – Rexhep Kasemi, Mehmet Saliko, Duro Brahimi, Bejas Nure, Nexhip Brahimi, Shaqir Salimi, Nustret Nushi, Hysen Selimi, Iljaz Hajrullahu, Harun Ahmeti, Adem Hajrullahu Skupicë (Paramithi) – Nuredin Ali Kushe, Rexhep Selimi, Bajram Aliu, Murat Haruni, Tahir Selimi. Këto shkrime ndihmuan në mprehjen e politikës së grupeve Ballkanike të trysnisë në Londër. Vetë Herbert, u përfshi në mënyrë të palodhur në manovrat politike në Shqipëri. Aubrey Herbert ishte njeri me humor therrës, perceptues i politikës, gjykues i palëkundur moral, cilësi që e bënë atë udhërrëfyes të përkushtuar dhe dëshmitar të rëndësishëm të një epoke vendimtare në historinë e trojeve shqiptare.

e diel, 22 shkurt 2015

LA VOCE DI UN POPOLO- ESE RRETH TRAGJEDISE ÇAME


                          
                               "ZERI I NJE POPULLI"




Kjo eshte faqja e fundit e nje Ese-je e bere nga motra jone çame Franceska Ramadani ne Itali rreth gjenocidit çam. Kjo eshte faqja e fundit e Ese-se e cila ju paraqit komisionit te profesoreve italiane. Se shpejti do publikojme Ese-ne teresine e saj. I ftojme te gjithe studentet çame qe te ndjekin shembullin e vyer te kesaj patrioteje per te cilen lufta me pene per Çamerine tone eshte bere devize e jetes. E falenderojme Françesken dhe bashkohemi me te ne rrugen tone te shenjte te kthimit pa alternative ne Çameri.

e enjte, 17 nëntor 2011

ZEJNEL HUSA BURRE I BURRIT


















(Kenge e vjeter çame)

Zejnel Husa(1) burre i burrit 
I vuri frerin kaurit,
ruajti kalane e Sulit,
kalane e Sulit e roi,
duaj te mirr arhjigoi,
me koke te ti e pagoi,
Zejnel Hyse, ku me je,
nje muaj muhasere,
sose rizak, xhephane,
se leftonje me More(2), 
me More e me Junan(3),
me dufeqe, jatagan,
mbronje vent, mbronje vatan. 
O Zejnel Husa me derte,
me palle ne dore mbete,
per vatanin tent ç'u trete.
Zejnel, te penes veziri,
nga dovleti vjen tagdiri,
bres i ardhur nga Misiri. 

1) Zejnel Husa ishte nga paresia e Margelliçit. Me shoqeruesit e tij te armatosur mbrojti kalane e Sulit gjate rrethimit me 1854 nga armata greko-arvanite e komanduar prej gjeneralit arvanit Thodhori Griva. Thedhori Griva ishte shqiptar ortodoks nga Preveza me origjine dhe rridhte nga dera e famshme e Gjin Bue Shpates, por fatkeqesisht ne emer te kryqit dhe ortodoksise masakronte bashkekombasit e tij muslimane. Theodhori Griva ishte anetar i organizates famekeqe dhe ekstremiste ortodokse Finiqi Eteria e cila luftonte per fitoren e kryqit mbi gjysmehenen. Gjate kesaj lufte u dogj gjithe Cameria lindore dhe u masakruan me dhjetra fshatra çame. 
2)Moreja eshte krahine ne Peloponez e cila gjate atyre viteve ishte e banuar nga arvanite, pra shqiptare ortodokse. Te udhehequr nga Theodhori Griva ushtrite arvanite dhe ato greke vershuan ne Cameri me thirrjen "Perpara me kryqin ne nje dore dhe ne tjetren thiken." dhe masakruan bashkekombasit e tyre myslimane. 
3) Junan= Grek (ne dialektin çam). 


e mërkurë, 29 qershor 2011

SHKATERRIMI I EPIRIT NGA PAUL EMILE

SHKATERRIMI I EPIRIT NGA PAUL EMILE

SHKRUAN ABEDIN RAKIPI


Epiri dhe Iliria ishin dy nga vendet me te
shkaterruara nga pushtimi i eger Romak i cili duke
hasur ne rezistencen e forte te popullit Iliro-Epiriot
ushtroi nje dhune te papare ne trojet tona duke
djegur, vjedhur , masakruar fshatra te tera dhe bere
skllever me qindra mijera njerez. Straboni shkruan se
Epiri dhe Iliria duke qene zona malore kishin me pare
nje popullsi te dendur duke marre parasysh faktin qe
vargmalet i sherbenin atyre shpesh si strehim dhe
mbrojtje per muaj apo vite me rradhe. Por tani shkruan
Straboni per shkak te luftrave te pafundme ndaj
romakeve , shkaterrimit te vendit nga keta te fundit,
marrja e qindra mijera veteve skllever dhe spastrimi i
pafund nga ushtrite romake te banoreve te Ilirise dhe
Epirit i kane bere keto troje te shkretuara dhe te
mjera. Ai shton se edhe vete Orakulli i Dodones hesht
dhe bashkohet me keqardhjen universale ndaj Epirit(1).
Njeriu dhe tirani me i madh qe çoi ne shkaterrimin dhe
depopullimin e Epirit ishte Paul Emile dhe ushtrite e
tij romake qe me barbarizmat e tyre te pafundme çuan
ne zbrazjen e Epirit nga popullsite autoktone Epiriote
dhe ne nje mjerim te madh. Ai vetem ne nje dite dogji
70 qytete ose qyteza te Epirit dhe po brenda nje dite
shiti si kafshe dhe me cmim delesh 150.000 Epiriote ne
pjeset e tjera te perandorise romake duke i dhene
Epirit nje nga goditjet me te tmerrshme te historise
se tij(2). Ndersa Mannert i ne studimet dhe librat e
tij i quan Epirotet barbare dhe jo greke duke thene :
« ne kete menyre popullsite barbare te Epirit dhe kjo
zone u kthye ne nje shkretetire te madhe dhe pa asnje
vlere dhe zoterimi i kesaj zone me shume i bezdiste
romaket sesa ti jepte atyre tashme ndonje perfitim
ekonomik » duke qene se popullsite e Epirit sapo
gjenin mundesite ngriheshin ne kryengritje te
armatosura , shtypja e te cilave i kushtonte shtrenjte
romakeve ne ushtare dhe arme. Duke qene se pas
shkaterrimi te Epirit ai nuk kishte me asnje dobi
financiar per romaket ata nuk ndertuan as edhe nje
rruga te vetme qe kalonte neper pyjet e dendura te
maleve Epiriote(3). Epiriotet ishin sipas tyre njerez
te eger dhe barbare ashtu sic i quanin edhe greket dhe
sulmonin karvanet romake qe kalonin neper Epir duke i
plackitur ata dhe marre rob ushtaret apo qytetaret
romake per lirimin e te cileve pastaj kerkonin lirimin
e nje numeri te caktuar epirotesh qe mbaheshin rob ne
burgjet romake. Kane qene me qindra romaket si Paul
Emili qe kane sulmuar dhe rrenuar trojet shqiptare te
Epirit duke shkaterruar nje kulture mijera vjeçare
Epirioto-Ilire dhe duke i imponuar atyre me dhune
krishterimin, ndaj shume shqiptare sot qe mendojne se
feja e te pareve te tyre eshte krishterimi gabohen
rende sepse feja e te pareve te tyre jo vetem qe nuk
ishte krishterimi por krishterimi ishte armiku i tyre
i betuar sepse romaket i kthyen ata te skllever dhe
kafshe pune duke mos pasur asnje respekt per kulturen
Epiroto-Ilire e cila ishte nje nder kulturat e para
dhe me te vjetra qe ndihmoi ne formimin e Romes dhe
zhvillimin e saj. Kultura dhe zhvillimi i forte
ekonomik i Epirit i beri romaket qe ta shohin Epirin
si nje krahine te rrezikshme qe mund te behej rivali i
Romes ne çdo moment ndaj edhe shkaterrimi i tij ishte
i domosdoshem. Per me teper ata tmerroheshin nga
menyre sesi Epirotet i mbronin trojet e tyre te lashta
dhe te befasuar nga kjo trimeri dhe vendosmeri i
quajten ata barbare dhe te eger duke i diferencuar nga
greket qe ishin nenshtruar romakeve pa ndonje
rezistence te forte dhe domethenese. Shembulli i
shkaterrimit te Epirit mund te krahasohet edhe me
shkaterrimin dhe djegjen e Kartagjenes nga Roma duke
qene se Kartagjena ishte rivale dhe armike e
perjetshme e Romes deri ne djegjen dhe zhdukjen e saj.
Kjo dhune dhe perulje qe i eshte bere popullit tone te
lashte nuk duhet harruar kurre dhe eshte gabim i
pafalshem historik te pranosh me krenari se
krishterimi eshte feja e te pareve tane sepse do te
ishte njesoj sikur ti thoje 150.000 sklleverve Epirote
se ne jemi Romake dhe ju mohojme ju dhe gjakun tuaj.




(1) Ae priseis quidem temporibus, sicul monni,
quanquam et aspera esset , tamen hominuni copia
florebut et Epirus universa et Illyrichum. Nunc
pleraque cultoribus carent, et quoe habitantur in
vicis et ruderibus supersunt. Sed et oraculum
Dodonoeum deficit, quemadmodum et reliqua ( STRABONI
LIBRI I 7TE)
(2) Hora quarta signum ad diripiendas urbes datus est
militibus, tantaque proeda fuit, ut in equitem
quadringeni denarii, pedibus duceni diciderentur,
centum quinquagintia millia capitum humanorum
abducerentur Muri deinde direptarum urbium diruti sunt
: ea fuere oppida circa septuraginta (TIT. LIV., libri
XLV kapitulli 34)
(3) Mannert : « Geographie der Griechen und Romern »

e martë, 28 qershor 2011

ABEDIN BEU ME TRIMA


( Kenge e vjeter çame kushtuar Abedin Pasha Dinos  i cili ne 1878 ishte edhe minister i puneve te jashtme te
Perandorise Osmane dhe personalisht perfaqesoi jo vetem Perandorine Osmane ne Konferencen e Berlinit,
po edhe vete popullin çam. Plani dhe strategjia qe ndoqi, dhe mbrojti Perandoria ishte qe çameria smund
ti jepej Greqise, sepse ajo ishte Shqiptare, dhe fakti qe vete Ministri i Puneve te Jashtme te Perandorise
ishte çam nga Preveza e çamerise e provonte kete.)

                                     Abedin beu me trima
                                     U vervit si vetetima,
                                     Junanit ja beri “Prima”,
                                     si miut qe se nxen brima.
                                     Me jataganin ne dore
                                     kapaklli e me pisqolle,
                                     “destur” mbi greker u hodhe,
                                     ca nga ca i zun’ me dore.
                                     Ç’e pandehu Junan qeni,
                                     te qerdhes Jorgo gumeni?!
                                     Lule Abedin Pasha,
                                     Lum Shqipria qe te ka. 
1) Jorgo Gumeni ishte shqiptar ortodoks nga Gumenica dhe drejtonte ushtrite greko-arvanite qe masakruan çamet. Ai ishte anetar i organizates ekstremiste fetare Finiqi Eteria

e hënë, 27 qershor 2011

BETIMI I TMERRSHEM ISLAMIK ÇAM

BETIMI I TMERRSHEM ISLAMIK ÇAM 

Betimi me i rende qe kane bere çamerit nder shekuj te cilin se shkeli askush, sa ishte gjalle. Çuditerisht per te gjithe ky betim eshte nje betim i paster islam. Eshte e çuditshme sesi sot disa njerez pretendojne ti bejne çamet qafira dhe laike. Ja pra per ata qafira vjen si deshmi nje fakt i pamohueshem: Betimi i tmerrshem çam, i cili ishte aq i shenjte per ta saqe edhe vete shkrimtaret e huaj e shenojne ate ne librat e tyre. Keta ishin çamet deri dje. Ky betim i ka rrenjet e tija ne Kuran ku Allahu thote: Ai qe flet te verteten nese e ka thene ate vertete le te kerkoje qe nese ai genjen te bjeri mbi te mallkimi i Allahut. Cilet jane ata sot?   


Lidhur me sa bëhet fjalë, J. G. SH., duke ripërtërirë pikë për pikë pohimet e P. Aravantinoit të përshkruara në veprën e vet "H. tis I"(A., 1856, fq. 168-169), në librin e tij "I. tis P. I."(A. 1985, fq. 82-83), vëren: "I kurrërrejtshëm është betimi i tyre, i quajtur «shart»(kusht, konditë, marrëveshje, betim, zotim –I.D.H.), të cilin çamërit e përmendin kur janë të gatshëm të mos shkelin marrëveshjet a zotimet e tyre...Ky betim është si vijon: «U i  jap(filanit) këtë shart për(aksh çështje); po të mos e mbaj, të jem jashtë Musàfëve që zbriti hazreti Musa; të kem ndarë gruan time me 3, me 4, me 7 dallakë(mallkime) dhe të jetë si kahpé(putanë) e  fëmilët e mi bàshtora(doçër); të jem i përjashtuar nga abdesi(pastrimi i pjesshëm para faljes se namazit se myslimaneve), nga marhamài(peshqìri) dhe nga tespìhu; të mos më merren parasysh as lutjet; të jem i përjashtuar nga ramazani dhe nga bajramët. Në e shkelça këtë shart, të dal para gjiqit të Allahut i veshur me lëkurën e dosës dhe të thom se kam pirë klumështin e saj; të bi zinâ(mëkat, kurvëri) me nanën time në portën e Qabês(tek varri i Muhamedit, a. s.) dhe ki shart që bi e që e vulos me glisht, të zihet si i Koqìnit."(çam betimshkelës, i cili u dënua rreptësisht nga gjyqi hyjnor). Siç tregojnë çamërit, betimin e tmerrshëm dhe të habitshëm të mësipërm thuhet se askush nuk e shkeli ndonjëherë.

e mërkurë, 12 janar 2011

IBRAHIM PASHA HEROI I CAMERISE

                                                   IBRAHIM PASHA HEROI I CAMERISE

Shkruan : Abedin Rakipi

Per shume njerez ndoshta emri i ketij burri te madh shteti do te jete i panjohur, dhe kjo jo rastesisht.
Jo rastesisht sepse nomenklatura greko-sllavo-komuniste ka ushtruar per 50 vjet mbi popullin tone jo vetem diktat te eger politiko-ekonomik por edhe nje diktat historik qe çoi ne fshirjen e memories 500 vjeçare te kombit tone apo siç e specifikojne ndryshe « periudha e erret e popullit shqiptar », duke fundosur ne harrese figura te shquara qe emrin dhe memorien e popullit tone e ngriten lart dhe e çuan deri ne mijera milje larg.

Nje nder keto figura eshte edhe Ibrahim Pashe Çami nga Parga e Çamerise.

Ibrahim Pashe Çami babai i te cilit ishte detar lindi ne vitin 1494 ne Parge te Çamerise. Qe i vogel do te rrembehej nga piratet Veneciane dhe do tju shitej si sllav Osmaneve ne Stamboll. Ibrahim Pasha do te blihej nga shtepia Sulltanore e Sulltan Selimit te I-re dhe do te kalonte femijerine e tij ne Manica, te Anadollit perendimor. Gjate femijerise se tij ai do te miqesohej me Sulltan Sulejmanin e Mrekullueshem duke qene se kishin te njejten moshe, dhe kur ky i fundit u emerua zyrtarisht Sulltan, pas vdekjes se babait te tij, Ibrahimit ju dhane poste te larta te Perandorise Osmane duke u kulminuar me emerimin e tij si Kryevezirin e Madh te I-re (Grand Vezir) te Perandorise Osmane. Ai filloi si mirembajtesi i shqiponjave te Sulltanit por emerimet e tij dhe ngjitja ne hierarkine e Perandorise u shpejtuan aq shume saqe ju ai ju lut Sulltan Sulejmanit qe te mos promovohej aq shpejt nga frika se do te krijoheshin zhelozi te rrezikshme brenda hierarkise drejtuese te Perandorise. I kenaqur me modestine e Ibrahim Pashe Çamit Sulltan Sulejmani i Mrekullueshem i premtoi atij se kurre sdo te denohej me vdekje gjate mbreterise se tij, edhe nese ky gabonte rende. Edhe pasi u emerua Kryevezir i Madh, Sulltani vazhdonte ti ofronte atij dhurata te shumta dhe fuqia e tij filloi te behej Absolute ne hierarkine Osmane, pikerisht ashtu si fuqia e Sulltanit te cilit ai i bindej.


Ibrahim Pashe Çami u martua me motren e Sulltan Sulejmanit te Mrekullueshem duke hyre ne histori si dhendri i pare shqiptar (Damat) i Dinastise se Famshme Osmane duke qene se ishte shqiptari i pare qe martohej me motren e nje Sulltani Osman. Kjo s'kishte ndodhur kurre me pare ne histori.

Pallati i tij i mrekullueshem qendron akoma ne ditet tona ne Stamboll dhe quhet « Muzeu i Arteve Turko-Islamike ». I ndertuar mbi nje koncept te pagabueshem mbrojtes (Ibrahimi kishte armiq te frikshem) pallati i tij eshte e vetmja rezidence e ndertuar nga dikush jashte Dinastise Osmane qe meritonte te quhej pallat i mrekullueshem. Kjo tregon influencen e madhe qe kishte Ibrahim Pashe Çami tek Dinastia Osmane dhe familja mbreterore.

Ne kuadrin diplomatik puna e Ibrahim Pashe Çamit me Krishterimin Perendimor ishte nje sukses i plote. Duke e portretizuar veten e tij si « Fuqia e vertete qe fshihet pas Sulltanit », Ibrahimi perdori nje sere taktikash per te arritur marreveshje te favorshme me liderat e fuqive Katolike. Diplomatet Veneciane e citonin ate edhe si « Ibrahimi i Mrekullueshem ». Ne 1533 Ibrahim Pasha arriti qe ta binde Mbretin e Perandorise se Shenjte Romake (Holy Roman Empire), Karlin e Madh qe Hungaria te kalonte nen sundimin Osman duke u bere keshtu vasal i Perandorise Osmane.
Ne 1535 ai arriti nje merreveshje diplomatike kolosale me Francis-in e I-re, marreveshje e cila i dha Frances te drejta tregtare ne territoret Osmane, ne shkembim te nje aleance kunder Habsburgeve. Kjo marreveshje do te konkretizohej me mavovra ushtarake detare te perbashketa, duke perfshire faktin qe gjithe Flota Osmane e drejtuar nga Hajredin Pasha te bazohej ne Toulon, ne jug te Frances gjate vitit 1543.

Ibrahim Pashe Çami ishte nje komandant i shquar i Sulltan Sulejmanit por nje pakujdesi e çastit gjate luftes kunder Persise Safavide do ti kushtonte atij shume shtrejt dhe do te ishte fillimi i renies se tij. Gjate kesaj fushate ushtarake ai i dha vetes se tij nje titull i cili permbante veten Sulltan. Ky titull ishte « Serasker Sulltan » qe do te thote « Sulltani i Ushtareve », por fatkeqesisht ky titull do te perdorej nga rivalet e tij politike si nje sfide ndaj Sulltan Sulejmanit te Mrekullueshem. Rivalet e tij e perdoren kete incident si arme kunder Ibrahimit. Gjate periudhes qe Ibrahimi ishte Grand Vezir, pra Vezir i Madh brenda pallatit mbreteror kishte plasur nje konflikt mes dy grave te Sulltan Sulejmanit Roxelanes e cila ishte nje ish-skllave e krishtere nga Ukraina e cila pas konvertimit ne Islam do te behej gruaja e preferuar e Sulltan Sulejmanit dhe Mahidevranit, gruaja tjeter tashme ish-e preferuar e Sulltanit. Duke qene se Roxelana donte qe Sulltani i ardhshem te behej nje nga djemte e saj filloi intrigat e saj kunder Mahidevranit dhe Ibrahim Pashes i cili mbajti anen e grupit te Mahidevranit siç beri edhe Hajredin Barbarosa. Duke qene se Roxelana kishte mbledhur rreth vetes gjithe rivalet politike te Ibrahim Pashe Çamit dhe gjithe ata qe ishin xheloze per pushtetin gati-absolut qe Sulltani i kishte akorduar mikut te tij te femijerise, ajo filloi qe te krijoje ingriga te paverteta kunder tij. Ne fakt Roxelana filloi te perhapi lajmin dhe gjoja Ibrahim Pasha po pergatiste nje konspiracion kunder Sulltan Sulejmanit. Por ajo kishte arritur kulmin kur kishte bindur Sulltan Sulejmanit qe te vriste djalin e tij sepse kinse ky i fundit pergatiste bashke me Ibrahim Pashe Çamin konspiracion kunder te jatit. Sulejmani i verbuar nga besimi total qe kishte te gruaja e tij mbyti djalin e tij me duart e veta. Pasi arriti qe te siguronte fronin sulltanor per djalin e saj Hurrem-i Sulltan siç u quajt me vone Roxelana, do ti kthehej kesaj here oponentit te saj Ibrahim Pargaritit. Ajo bashke me grupin kundershtar te Ibrahim Pashes do ta bindnin Sulltanin qe Ibrahim Pasha duhej eliminuar sepse pergatiste nje komplot te rrezikshem kunder vete Sulltan Sulejmanit.

Por kjo nuk ishte e lehte duke qene se Sulltan Sulejmani nuk e kishte harruar betimin qe i kishte bere mikut te tij te femijerise, betim i cili ishte se ai kurre nuk do e kishte denuar me vdekje Ibrahim Pashen. Por siç duket disa teologe qe bashkepunonin me Roxelanen do ti jepnin Sulltan Sulejmanit nje fetva (Gjykim fetar) i cili i lejonte qe ta terhiqte betimin e bere mikut te tij me kusht qe ai te ndertonte nje xhami ne Stamboll. Sulltan Sulejmani ja komunikoi fetvane Roxelanes 7-te dite para ekzekutimit te Ibrahimit, dhe darkoi me mikun e tij vetem per vetem 7 dite rresht per ti dhene atij mundesine qe te arratisej nga vendi ose ti merrte jeten vete Sulltanit. Ne vitin 1536, 13 vjet pas emerimit te tij si Vezir i Madh Ibrahim Pashe Çami do te ekzekutohej me urdher te Sulltan Sulejmanit.

Do te zbulohej me pas ne letrat e Ibrahim Pashes qe ai nuk pergatiste asnj komplot kunder Sulltan Sulejmanit, dhe qe ai ishte ne dijeni per pergatitjen e ekzekutimit te tij nga Sulltani por megjithate vendosi qe te mos arratisej dhe i qendroi besnik deri ne fund Sulltan Sulejmanit te Mrekullueshem, duke e merituar keshtu titullin qe i dhane Venecianet : « Ibrahimi i Mrekullueshem ».

Pasi morri vesh te verteten Sulltan Sulejmani u pendua me shume keqardhje per gabimin e pafalshem qe beri ndaj mikut te tij te femijerise dhe karakteri i tij ndryshoi ne menyre dramatike. Hidherimi i atij arriti deri ne ate pike saqe gati hoqi dore nga detyra e Udheheqesit te Shtetit duke mbetur pra gati formalisht si Sulltan. Hidherimi dhe keqardhja e tij per Ibrahim Pashe Çamin shfaqen edhe ne poezite e tij ne te cilat edhe 20 vjet pas vdekjes se Ibrahimit ai vazhdimisht e permend Ibrahimin si shembullin me te mire te miqesise se sinqerte dhe te dashurise qe mund te kete nje mik i sinqerte deri ne ate pike sa te sakrifikoje jeten e tij per besnikerine. Sulltan Sulejmani shpesh shfaqte trajta te karakterit te tij qe i ngjanin Ibrahimit, mikut te tij te femijerise.

Edhe pse burimet greke e paraqesin Ibrahim Pashe Çamin si grek duke qene se greket zoterojne artin e pervetesimit te çdo gjeje te mire, ai nuk ishte gje tjeter veçse nje prej bijve dhe heronjve te Medhenj te Çamerise.

e martë, 21 dhjetor 2010

KUSHTRIMI ÇAM

Shpallet kushtrimi çam publikisht publikisht. Ky kushtrim eshte veper e shkrimtarit dhe atdhetarit çam Abedin Rakipi dhe eshte shkeputur nga vjersha e te njejtit autor me titull ZGJOHUNI PER CAMERINE. Ky kushtrim le te sherbeje vellezer si nje arme e forte qe do te bashkoje te gjithe çamet nen flamurin e lirise.

KUSHTRIMI ÇAM
 
Folu bijve te Prevezes ,
te marrin fjale e te mos lekunden
se vet Zoti e mbolli faren tone ne Cameri.
Si nje ze nga Kallamata qe ngjall varre e çon shpata,
vjen kushtrimi nga Janina ,
çohet ne kembe gjithe Gumenica,
vrapojne djem pleq nga Filati,
ndizet zjarr e flake Kosturi.
O Meçove, Meçova e vjeter
sa çame solle me vete
derdhet populli ne mejdan
amanet Camerine e kane.
Del ne bedena   Ali Pasha ,
vijne kuaj te bardhe nga Parga ,
Ej o nene  Paramithia po buçet sot me ezan
po lidh besen Cameria te luftojme per vatan,
lidhur zemrat thone se bashku:
Cameri te qofshim fale.
Margelliç o gur e shkemb
gjithe keta burra ngrite ne kembe,
del me valle Osman Taka
vijne flamure e trima nga Arta ,
lufton me krajlat Hasan Tahsini
i thote Europes jam Cameri,
godet me pene Faik Konica
pabesite e barbareve nga Atika.
Kaleron Abedin Dino
Shqipetar Abedin Cami,
na çe kemi Follorine, ljufte e gjak per Camerine
sihni si ist dheu sot , vllastimi te mblidhesine,
to benje vllezre ljuft per tat dhe per Shqiperine.
Vjen nje ere nga Ajdonati
dhe s’leshon flamur nga dora
bini trima mbi Junane ,dushmani na zu vatane
bini per nenen Cameri se neve na erdhi ora.

e shtunë, 26 dhjetor 2009

Libri "Labirinthi i nje tranzicioni"


Libri "Labirinthi i nje tranzicioni" i shkrimtarit Kadri Lutfi Ali, nje kryeveper qe premton se do te konkuistoje publikun se shpejti.

Libri "Labirinthi i nje tranzicioni"

Libri "Labirinthi i nje tranzicioni" i shkrimtarit çam Kadri Lutfi Ali, nje kryeveper qe premton se do te konkuistoje publikun.

e hënë, 26 janar 2009

MASAKRA A PARE NDAJ CAMEVE 1611

Kryengritja e Dionisit ne 1611

Shkruan Abedin Rakipi

Revolta e 1611 u pergatit nga Dionisi Metropolit(peshkop) i Larises. Pasi tentoi me se koti qe te ngrinte nje kryengritje ne Thesali(1), ai u largua nga Greqia per ne Spanje, dhe me pas Itali per te pergatitur nje kryengritje te re. I shtytur edhe nga premtimet e shumta qe i bene atij Francezet per ta mbeshtetur (2), Dionisi u rikthye ne Greqi dhe zgjodhi Janinen si shesh beteje. Kjo zgjedhje mund te shpjegohet nga fakti se ai ishte Epirot, dhe sipas Sarros eshte per kete arsye qe Dionisi vendosi te luftonte, per ta çliruar Epirin nga zgjedha Osmane(3). Me 7 shtator 1611 Dionisi ne krye te nje ushtrie prej 1000 vetesh sulmoi dy fshatrat myslimane te Granices dhe Zaravuçit, ne veri-lindje te Paramithise(4) duke ushtruar ndaj myslimaneve nje dhune te pashembullt dhe masakra masive. Naten e 10-11 shtatorit ata hyne ne Janine.(5) Shtepia e shqiptarit Asllan Pasha (Pashai asokohe i Janines) ishte objektivi i tyre i pare. Asllan Pasha sebashku me gruan e tij munden te shpetojne per nje qime duke u hedhur nga dritarja e shtepise se tyre qe shkrumbohej nga flaket.(6) Te nesermen myslimanet qe e kishin marre veten nga ky sulm surprize i Dionisit dhe ushtrise se tij ju kundervune me ane te nje kundersulmi te shpejte atyre dhe Janinoteve ortodokse qe u bashkuan me ta dhe shume shpejt revolta u shtyp. Dionisi i cili e ndjeu veten te humbur, shkoi te strehohej ne shpellen e “Jan Prodromit” (7) , por nuk arriti ti rezistoje gjate kerkimeve te shumta te Osmaneve, me ne krye shqiptarin Asllan Pasha. Asllan Pasha donte tju jepte nje mesim te mire kryengritesve qe kishin masakruar me qindra familje myslimane ne qytetin e Janines dhe ne fshatrat perreth, ndaj pasi arriti ta kapi te gjalle Dionisin, pa bere as gjyqin me te vogel, e denoi ate per krimet qe ai kishte bere ndaj myslimaneve me djegje per se gjalli ne hell. Dionisi u poq per se gjalli ne hell dhe pasi u ballcamos u transportua ne gjithe Greqine qytet me qytet deri ne Stamboll. Kryengritja vetetime e Janines ne 1611 e konsideruar si nje revolte pak sinjifikative, eshte perkundrazi shkendija paralajmeruese e vullkanit te madh ortodoks te Revolucionit Grek qe do te shperthente ne 1822. (8)
Deri ne ate kohe qyteti i Janines dhe zonat perreth duke perfshire edhe Çamerine kishin privilegje te veçanta te trasheguara qe nga kalimi i Janines nen sundimin Osman ne kohen e KaraSinan Pashes, pas marreveshjes qe Janinotet bene me vete Sulltanin. Keto te drejta dhe keto privilegje i gezonin edhe zonat perreth. Fatkeqesisht sipas te dhenave historike Dionisi kishte lindur ne nje fshat te Epirit, ne nje nga fshatrat e Paramithise, por ishte me origjine greke, dhe disa nga njerezit qe e mbeshteten ate ishin Epirote ortodokse, edhe pse pjesa derrmuese e tyre ishin greke te vendosur ne Epir, ose nga Thesalia. Nuk ishte hera e pare qe ai drejtonte nje kryengritje, sepse edhe ne vitin 1600 ai kishte drejtuar kryengritjen e vargmaleve te Agrafes ne Peloponez. Pas kesaj kryengritjeje (1611) qe i kushtoi jeten disa qindra çameve muslimane, dhe disa qindra janitoteve muslimane, Qeveria vendore Osmane vendosi qe ti reduktoje keto te drejta dhe privilegje, ndaj te gjithe banoreve te zones, duke pasur frike, riperteritjen e kryengritjes nga elementet radikale ortodokse. Ne fakt ajo reduktoi vetem te drejta siç ishin psh, mbajtja e armeve ne qytete, mbajtja e me shume se nje arme ne shtepi, grupimet e ndryshme, perveç atyre qe mbaheshin ne kishe etj, dhe ne asnje menyre nuk reduktoi te drejtat egzistenciale te banoreve. Ata vazhduan te jetonin te lire dhe te qete edhe pse humben disa privilegje dhe te drejta qe deri atehere i kishin pasur te njejta me muslimanet. 1611 ishte ndergjegjesimi perballe nje problemi te ri per Osmanet dhe çamet myslimane, dhe i detyroi ata qe te merrnin disa vendime te reja. Vendimet e reja ishin reduktimi i disa te drejtave per ortodokset ekstremiste kryengrites dhe pervetesimi i me shume te drejtave nga çamet myslimane. Nje nder vendimet qe ndermorri pashai shqiptar i Janines se asokohe Asllan Pasha ishte largimi i te gjithe elementeve te rrezikshem greko-ortodokse qe morren pjese ne kete kryengritje gjakatare nga zona e keshtjelles se Janines. Keshtu nga zona e keshtjelles se Janines u larguan nje pjese e grekeve dhe ne keshtjelle u vendosen çamet myslimane dhe çifutet. Ishte pikerisht Asllan Pasha ai qe morri vendimin qe çelesat e keshtjelles se Janines tja linte çameve myslimane dhe çifuteve. Keshtu pra zona e keshtjelles se Janines u popullua me shqiptare myslimane dhe çifute, dhe ortodokset u vendosen nen nje autoritet disi me represiv. Duhet theksuar fakti se ne ate kohe shume greke ortodokse qe ishin vendosur ne qytetin e Janines nga Dhespoti Bizantin Mikael Komneni humben privilegjet dhe u debuan nga qyteti qe tashme kaloi ne duart e çameve. Greket kete kryengritje duke qene se ne te morren pjese edhe shume greke e quajne si luften e drejte te epiroteve per liri. Fakt i rendesishem historik eshte se ne kete kryengritje kishtare morren pjese edhe Suliotet e zones se Llakes se Sulit, te bashkuar me greket, ne nje aleance kishtare ortodokse kunder çameve myslimane.
Por ajo qe lexuesi shqiptar duhet te dije jane edhe mendimet e dy historianeve bashkekohore te Dionis Filozofit duke qene se çdo burim historik i sotem ne e kemi vetem nga ata, sepse ishin ata te dy qe na sollen te dhenat historike rreth kesaj kryengritjeje deri ne ditet tona. Te dyja burimet qe ne posedojme kane sjelle shume kritika te rrepta per Dionis Filozofin.(9) Maksimou Peloponnissiou ose me sakte Maksmi nga Peloponezi, na revelon fakte te sakta dhe shume preçize te kesaj revolte sepse edhe ai vete jetonte ne momentet e ketij evenimenti.
Per sa i perket autorit te Kronikes Anonime ne mund ta hedhim poshte idene e Sarros i cili mendon se Maksimi ose nje nga nxenesit e Maksimit eshte autori i kesaj vepre.(10) Ju me te drejte do te pyesni perse? Eshte e qarte per ne sot se eshte e pamundur qe ky shkrimtar anonim qe na ka lene nje veper kaq preçize te kete qene nje nga nxenesit e Maksimit ose Maksimi vete sepse ne tekst gjejme data te fillimt te shekullit te 18-te atehere qe Maksimi jetoi ne fillimin e shekullit te 17-te, pra ne periudhen kohore te zhvillimit te kesaj kryengritjeje. (11)
Por siqoqofte ne te dyja tekstet Dionis Filozofi tregohet si “gjakatar, kriminel, i pameshirshem” etj. Psh ne tekstin e Maksimit rreth Dionis filozofit gjejme fjalet: “djall, i pameshirshem, mashtrues, dinak, ujk” etj, ndersa tek Kronika Anonime gjejme fjale si : “armiku i qenies njerezore” etj.(12)
Keshtu pra nese datat e shekullit te 18-te nuk do te ishin prezente ne dokumentin e dyte, mund te behej konfuzion, por prania e ketyre datave le pak vend per konfuzion, ndaj ne sot mendojme se Kronika Anonime eshte nje kompilim i nje autori tjeter ne shekullin e 18-te i cili ka perdorur fakte nga Maksimi dhe nga autore te tjere. Fatkeqesisht zjarri qe dogji qytetin e Janines ne vitin 1820 dogji gjithashtu edhe nje pjese te konsiderueshme te dokumentave historike qe gjendeshin ne te, dhe ne sot kemi informacion shume te limituar rreth kesaj kryengritjeje.

Por perse Maksimi e shpreh me fjale kaq te ashpra dhe kaq denigruese personifikimin e Dionis filozofit ?

Ne mendojme se ky denigrim dhe kjo armiqesi qe Maksimi ndien ndaj Dionis Filozofit e gjen origjinen e saj ne tre ndjenja te ndryshme:

1) Frika e turqve, te cilit do ti kishin rekomanduar Maksimit qe ti bente thirrje popullsise per mos tu ngritur me ne kryengritje. Dionisi nuk paraqitet nga Maksimi ne vepren e tij si nje hero por si nje kriminel.

Ne fakt ne mund ta hedhim poshte kete supozim sepse Maksimi ne shume vepra te tjera i trajton turqit si tirane te eger, si te pameshirshem etj. Kjo tregon qarte se Maksimi nuk ka frike nga reagimi i turqve perderisa i quan si te tille, dhe vete ky fakt hedh poshte supozimin tone te pare, qe turqit mund ti kene sugjeruar Maksimit qe te shkruaje ne kete menyre rreth Dionis Filozofit.

2) Horrori i revoltes se humbur nga greket. Maksimi nuk mund ta duroje dot kunderpergjigjen ushtarake te Osmane te drejtuar nga shqiptari Asllan Pasha, e cila i shtypi dhunshem kryengritesit e drejtuar nga Dionis Filozofi duke e djegur kete te fundit te gjalle. Kjo na çon ne refleksionin e trete :
3) Mungesa e pergatitjes ushtarake te Dionisit, te ndjekesve te tij dhe te asaj pjese te popullates greke qe i perkrahu, per te sulmuar nje superfuqi te tille si Perandoria Osmane. Maksimi e akuzon rendshem Dionisin se e ka çuar popullaten drejt nje aventure te çmendur te pergatitur kaq keq, por te perfunduar akoma me keq. (13)

Sigurisht nuk ishte hera e pare qe greket benin nje kryengritje ne Epir, sepse ne Akarnani nje kryengritje e tille ndodhi 20 vite para asaj te Dionis Filozofit, dhe edhe atehere kryengritesit greke kishin qellim hyrjen ne Janine dhe debimin e drejtuesve shqiptare te Janines, dhe gjithashtu nuk ishte hera e pare qe kryengritje te tilla ishin shtypur menjehere nga turqit dhe shqiptaret myslimane. Por dallimi ndermjet kryengritjeve te meparshme dhe asaj te vitit 1611 ishte se kjo e fundit e detyroi Asllan Pashen qe te mbante nje qendrim te rrepte dhe te merrte vendime te ashpra kunder elementit ekstremist ortodoks, si dhe vrasjen e te gjithe kryengritesve me ne krye Dionis Filozofin. Duke qene se shume Janinote grekofone morren pjese ne kete kryengritje Perandoria Osmane me ne krye perfaqesuesin e saj ligjor ne vend, shqiptarin Asllan Pasha kuptoi se greket e Epirit e kishin thyer marreveshjen qe Janinotet bene me Sinan Pashen para rreth 200 vitesh, e cila ju garantonte privilegje qe ju ishin garantuar shume pak vendeve ne Perandorine Osmane, dhe vendosi qe te gjithe greket e Janines te nxirren jashte qytetit dhe ne te te vendosen shqiptaret myslimane dhe çifute.

Ne nje pjese te vepres se tij Maksimi shkruan per Dionisin:

“ Zoti yne, pse e çuat boten drejt kesaj revolte gjakatare, pse sot fshatrat kryengritese jane te djegura, shtepite te braktisura, dhe fushat plot me kufoma ? Nena ska me femije, dhe femijet jane jetime (duke nenkuptuar qe Dionisi vrau dhe i çoi baballaret e tyre drejt vdekjes se sigurt), dhe ju u dogjet per se gjalli, dhe u derguat ne Stamboll.”

Kritikat e shumta qe i jane bere Dionis Filozofit ishin mese te drejta, sepse ishin bere edhe nga vete njerezit e tij. Kjo kryendritje ishte e panevojshme sipas shume shkrimtareve, perfshi edhe atyre greke, sepse ne ate periudhe kohe Perandoria Osmane Epiroteve ju kishte garantuar te gjitha te drejtat, dhe i kishte respektuar ato. Por Dionisi ne kete kryengritje i mbeshtetur dhe genjyer si gjithmone nga Franca, masakroi barbarisht me qindra myslimane shqiptare dhe pak turq, duke ngjallur ne kete menyre edhe nga ana e familjeve te viktimave te masakruara nje reagim shume te eger. Ne te gjitha shtepite e myslimaneve qe Dionisi hyri masakroi gjithe familjet, pa dallim seksi dhe moshe, dhe me pas i dogji shtepite. Me hyrjen e tij ne Janine ai masakroi gjithashtu me qindra njerez te pafajshem, dhe nje nder lojrat e tij te preferuara ishte qe ti digjte njerezit per se gjalli brenda shtepive, ndaj edhe shqiptari Asllan Pasha pasi e kapi te gjalle, e dogji per se gjalli qe ai vete ta ndiente se sa kishin vuajtur qindra viktimat çame qe Dionisi kishte masakruar. Kjo eshte faza e pare e masakrimit te popullsise çame dhe ky vit (1611) shenon fillimin e masakrave masive ndaj çameve myslimane, e cila do te perfundonte ne vitin 1946 me masakren e famshme te Filatit.






(1) D. Sarros Logos Stiliteftikos Maximou peloponnissiou- fq. 176
(2) C. Paparrigopoulos – Histoire de la nation grecque T. 5 fq. 629
(3) C. Sathas La Grèce sous la turcocratie fq. 120
(4) C. Mertzios Révolte de Dionysos le philosophe fq. 81-90 ne Epirotica Chronica 1938
(5) D. Sarros Chronique anonyme – ne Logos Stiliteftikos Maximou peloponnissiou- fq. 176
(6) D. Sarros Logos Stiliteftikos Maximou peloponnissiou- fq. 181
(7) E njohur sot edhe me emrin « Vrima e Skilozofit »
(8) D. Sarros Logos Stiliteftikos Maximou peloponnissiou- fq. 182
(9) D. Sarros Chronique anonyme – dans Logos Stiliteftikos Maximou peloponnissiou- fq. 182
(10) D. Sarros Chronique anonyme – ne Logos Stiliteftikos Maximou peloponnissiou- fq. 183
(11) D. Sarros Chronique anonyme – ne Logos Stiliteftikos Maximou peloponnissiou- fq. 210
(12) D. Sarros Chronique anonyme – ne Logos Stiliteftikos Maximou peloponnissiou- fq 180
(13) D. Sarros. – p. 195-196

e enjte, 13 nëntor 2008

GJENOCIDI ÇAM, FAZA E KATERT VITI 1854


GJENOCIDI ÇAM, FAZA E KATERT VITI 1854

SHKRUAN ABEDIN RAKIPI


DEMET QE I BENE ÇAMEVE ARVANITET THEODHOR GRIVA, THEODHOR ZEKA, DHE SPIRIDON KARAISKAQI (Djali i Gjergj Karaiskaqit)


Gjenocidi çam u zhvillua ne 7 faza kryesore qe ç’populluan paraprakisht Çamerine nga popullsia e saj autoktone myslimane. Keto 7 faza u zhvilluan si me poshte:

Faza e pare ishte ajo e zhvilluar gjate kryengritjes ortodokso-greke ne vitin 1611, e drejtuar nga Dionis Filozofi, peshkop i Larises, i cili pasi konkordoi me Francen, filloi kryengritjen ne Janine dhe fshatrat perreth, se bashku me 1000 kryengrites. Fshatrat myslimane te Janines, Granica dhe Zaravuçi ne çameri u masakruan krejt nga Dionisi dhe kryengritesit, dhe pas hyrjes se tyre ne Janine gjithe myslimanet e Janines u therren si bageti. Edhe vete shqiptari Asllan Pasha, pashai i asokohe i Janines arriti te shpetoje per fije nga dritarja e shtepise se tij sebashku me gruan e tij, duke i shpetuar masakres. (Jannina ville d’Epire fq 87)

Faza e dyte ishte ajo e vitit 1772 ku 200 familjet myslimane te fshatit te Dervishanit, ne Çameri u masakruan nga kusaret gjakatare Suliote. Sulejman Çapari, nga Margelliçi i Çamerise, ne krye te nje ushtrie prej 9.000 çamesh, sulmoi çerdhet Suliote per tu hakmarre, per kete masaker. (Llambros Koutzonikas, History of Suli)


Faza e trete ishte ajo e viteve 1821-1829 gjate Revolucioni Grek ku kryengritesit filluan masakrimin e çameve myslimane, djegien e fshatrave dhe xhamive ne skajet e Çamerise Jugore kryesisht ne kazane e Nartes qe perben nje nga qytetet jugore te Çamerise. Kollokotroni gjate Revolucionit i bindi disa lidera çame qe te bashkoheshin ne ate kohe me forcat greke ndaj per kete ata u ftuan ne Peloponez qe te firmosnin nje aleance te fshehte shqiptaro-greke. Delegacioni shqiptar drejtohej nga Tahir Abazi dhe 1500 trupat shqiptare muslimane qe duhet ti bashkoheshin grekeve drejtoheshin nga Prronjo dhe Capari. Gjate rruges Tahir Abazi, i revoltuar nga djegia e fshatrave, prishja e xhamive dhe e teqeve, si dhe i keqtrajtimeve të myslimanëve shqiptare, hoqi dorë nga vazhdimi i udhëtimit drejt Peloponezit dhe u kthye në Artë. Aty ai u bëri të njohur bejlerëve çamë dhe drejtuesve të tjerë shqiptarë të Shqipërisë së Poshtme, veprimet e dhunshme që kishin ndërmarrë kryengritësit grekë ndaj familjeve myslimane dhe institucioneve të kulteve fetare myslimane. Ky lajm i kobshëm, mjaftoi që krerët shqiptarë të hiqnin menjëherë dorë nga aleanca me kryengritjen greke e të bashkoheshin me Hrushit Pashën qe ishte asokohe komandanti i ushtrise osmane, (K.Biri, "Arvanites oi dories tou neotorou elenizmou", Athinë, 1961., f.346).


Faza e katert dhe ajo e cila trajton ky shkrim eshte ajo e vitit 1854 ku armata greko-arvanite, e drejtuar nga Theodhori Griva, Spiridon Karaiskaqi, dhe Theodhor Zeka masakruan me dhjetera fshatra te Çamerise Lindore dhe Jugore.



BEJDESHÀTI, mulla Qemal Daut agà(1822-1854). Në kohë lufte me gradë mirallaji. Më 1854 një armatë greke e prirë nga gjeneralët Spiridon Karaiskaqi e Theodhori Griva, te dy me prejardhje shqiptare- po i afrohej Çamërisë së Mesme, afër skajit jugor të së cilës gjëndet edhe fshati Dhrohomí. Mulla Qemali mblodhi bashkëkuftëtarët çame që në rast lufte përbënin allajin e prirë prej tij dhe u doli përballë mësyesve grekë paksa në jug të rrjedhës së lumit Gliqi, në afërsi të fshatit me të njëjtin emër. E kundërmësyrë njëherit edhe nga njësi të tjera çame të prira nga Hamit bej Çapari, Zejnel Husa etj., armata greke zuri ta ngadalësonte ca nga ca përparimin, derisa më në fund u ndal në rrjedhën e lumit Kalamà. E goditur pastaj edhe nga luftëtarët e sapombërritur nga Labëria nën drejtimin e Mahmud bej Vlorës, ajo u shty rrëmbimthi mbrapsht. Dikur kundërmësyesit u gjëndën pranë qytetit Nartë, ku armata greke vazhdonte të mbante ende të rrethuar mbrojtësit e kalasë. Në përbërjen e kundërmësyesve për çarjen e brezit të rrethuesve, allaji i prirë nga mulla Qemali arriti i pari brenda qytetit. Gjithnjë në luftime fyt për fyt, dikur ra i vdekur pas disa plagëve nga goditje shpate. Ai ishte “trim i tërbuar”(gojëdhënat). Kjo dëshmohet edhe nga këto vargje: “Të xhumâ më të xhumâ,/ glau e shkrreta hatâ:/ mulla Qemali u vra/ në Nartë, në këshëllâ/ vërvitej si ezhdërhâ./ Mulla Qemal Bejdeshati,/ u bë si që deshi fati,/ se të kish ardhur sahati./ U vërvit Qemal shehiti,/ kordh’ e jatagan ç’i qiti,/ «ilerí», fajkoj bërrtiti,/ sa mori ibrret jeziti,/ Grivë qen’ e çorroditi,/ «rahmë-rahmë» ulëriti”.(I.D.H., “Bilbila e Thëllëza Çame”. La një djalë të vetëm.(1)


BUA-GRIVA, Theodhoraq. Lindi më 1797 në Prevezë. Gjeneral grek me prejardhje shqiptare nga dera e Bua-Shpatëve. Kleft(kusar). Armatol(burrë pushke) me kapedanë me emër si Kaçandóni e Panuarjai, (te dy arvanite dhe vartës të A. p. T). Kryengritës, bashkëveprues me Mavrokordhaton. Nga 1822-si e mbrapa tregoi trimëri të madhe gjatë luftimeve në Akarnani etj. Deshi ta vriste Kollokotroni, po e shpëtoi i vëllai, “Gardhiqoti”. E burgosi dhe e dënoi me vdekje qeveria kryengritëse, po çau burgun e iku fshehtazi. Më 1854 u vu në krye të një armate greke dhe me thirrjen: “Përpara me kryqin në njërën dorë dhe në tjetrën thikën”, u vërsul nëpër Çamërinë Lindore dhe e përzhiti atë deri në rrjedhën e Kalamait. Fshatra si Forteza, Koriqani, Luzeci etj. thuajse u zhdukën fare. U thye nga luftëtarët çamër e lebër të drejtuar nga Mahmut bej Vlora dhe u ndoq deri përtej Mecovës. Tmerret e tij i përshkroi me hollësi Perevói. Si shpërblim i gjakderdhjeve dhe i gjëmave të bëra prej tij kundër ish-njëgjakësve të vet muslimane , qeveria greke më 1862 i dha gradën mareshal i ushtrisë greke. (“Pyrsos”, fq. 14). Vdiq me 24 tetor 1862.

Eshte interesant fakti se djali i katert i Theodhori Grives dhe i Kallomira Haxhimihalit , Gjergj Bua Griva eshte nje element tjeter shume i rendesishem qe flet qarte me shembullin e vete. Pasi mbaroi Akademine Ushtarake te Athines Gjergj Griva sherbeu ne Divizionin e 10-te te ushtrise greke qe pushtoi Turqine ne 1919. Ai ne kete lufte sherbeu si nen-toger dhe morri pjese aktivisht ne luftimet nderrmjet Izmirit dhe Eskishehirit dhe me pas Burses dhe Sakaryas. Me fillimin e luftes se dyte boterore Gjergj Griva u transferua ne Departamentin e Operacioneve Qendrore te ushtrise greke, duke punuar intensivisht ne planin e mbrojtjes se Greqise veriore alias çamerise. Tre muaj pas pushtimit te çamerise nga Musolini Gjergj Griva pas insistimeve te pafundme te tija u trasferua ne frontin shqiptar, pra ne çameri, si komandant i Divizionit te 2-te ku ai mberriti ne dhjetor te 1940. Siç e dime te gjithe tashme dihet se çfare beri ushtria greke ne çameri nder te tjere edhe Divizioni i dyte i drejtuar nga arvaniti yne Gjergj Griva. Perdhunime, luftime me çamet, grabitje, djegie etj ishin veprat e Grives dhe gjithe Divizioneve te tjera te ushtrise greke. Ky ashtu si vete babai i tij e kishte enderr qe te luftonte ne çameri, ndaj edhe superioreve te tij ju shkruante vazhdimisht letra qe te transferohej ne frontin shqiptar, pra ne çameri. Urrejtja familjare e arvaniteve Griva shfaqet qarte te jeten dhe luften qe babe e bir bene kunder çameve. Pastaj ai krijoi edhe Organizaten X te perbere nga andarte qe vete ata qe hoqen prej tyre e dine se sa te tmerrshem ishin. Por Gjergj Griva nuk urrente vetem çamet, por siç e theksuam edhe me lart edhe turqit. Pas Luftes se 2-te boterore vemendja e Gjergj Grives u fokusua mbi Qipron, shkeputjen e saj nga Sundimi Kolonial Anglez dhe bashkimi me Greqine. Si anetar i Komitetit per Çlirimin e Qipros ai morri drejtimin e ENOSIS dhe sebashku me Peshkopin Makarios i 3-te filluan manovrat per lufte. Ne nentor 1954 ai pergatiti organizaten guerrile EOKA. Ne 1955 ai filloi manovrat ushtarake kunder anglezeve ne qytetet me te medhaja te Qipros nder te tjera edhe Nikosia. Por i kerkuar nga anglezet u detyrua te arratisej sepse Anglia jepte 10.000 paund per koken e Grives. Por pas marreveshjes Londer-Zyrih te 1959 ku Qiprua shpallej Shtet i Pavarur, ai doli nga skuta e tij dhe u kthye ne Athine ku u prit si nje hero kombetar, si njeriu qe i dha lirine Qipros dhe per kete nga Shteti Grek ju dha titulli Gjeneral. Por aventura antiçame dhe antiturke e Gjergj Grives nuk mbaron me kaq. Ne 1968 ai kthehet ne Qipro pas shperthimit te te dhunes interkomunale nderrmjet turqve qipriote dhe grekeve qipriote. Ai morri drejtimin e pergjithshem te forcave dhe ushtrise greke qipriote. Ai drejtoi ne Qipro gjithashtu guerrilat andarte qe masakruan qindra vete ne fshatrat myslimane turke, por ne 1974 pas skadimit te ultimatumit dhene Greqise nga Turqia, Griva dhe Qipriotet e tij greke kapitulluan pas ardhjes se shpetimtareve te Ankarase per te mbrojtur popullsine civile turke nga duart e andarteve te Grives. Edhe pse Gjergj Griva vdiq ne vitin 1974 njerezit e tij ne Qipro vazhduan te njejten politike barbare edhe pas vdekjes se tij. Gjithashtu nje tjeter Grive i famshem ishte Jani Griva i cili lindi ne vitin 1923 dhe u be kryeminister i Greqise gjate vitit 1989.

Spiridon Karaiskaqi eshte djali i madh i arvanitit Gjergj Karaiskaqi, i cili morri pjese heroikisht ne revolucionin grek. Djali ashtu si edhe babai ushqente urrejtjeje te thelle ndaj turqve dhe myslimaneve ne pergjithesi. Ai per kete arsye ne 30 janar ne krye te nje armate andartesh prej 2500 vetesh u derdh mbi qytetin çam te Nartes dhe filloi vrasjet dhe masakrat masive ne fshatrat çame myslimane. Krah per krah me te ne krye te 500 andarteve morri pjese edhe Theodhori Griva qe ne te njejtin moment sulmoi Pese Puset ne çamerine lindore. Motoja e perbashket e tyre ishte : “Përpara me kryqin në njërën dorë dhe në tjetrën thikën” Masakra te shumta ata kryen gjithashtu ne Meçove Grebene dhe ne fshatrat myslimane shqiptare ne lindje te Janines. Keta arvanite islamofob dhe çamofob u thyen nga vullnetaret çame dhe leber te drejtuar nga vete babai i Ismail Qemalit Mahmud bej Vlora. Mahmud bej Vlora e mundi Griven ne Meçove dhe me pas ne Pese Puset. Disa vite me pare me sakte ne vitin 1831 nje tjeter shqiptar tjeter ortodoks i quajtur Theodhor Zeka nga Grebeneja, i cili ne krye te nje bande andartesh prej 300 vetash sulmoi trupat çame te Mehmet Takes qe kontrollonin Grebenene ne ate kohe. Duke qene se Theodhor Zeka donte te sulmonte Grebenene dhe te vriste vete me doren e tij Mehmet Taken si hakmarrje per vrasjen e vellait te vet Janulla Zeka, kryer nga Mehmet Taka, ai hyri ne Grebene dhe meqe nuk e gjeti Mehmet Taken dogji, vrau dhe plaçkiti te gjitha familjet myslimane shqiptare qe mundi ne qytet. Ne 1832 Theodhor Zeka u perplas ne fshatin Spela me trupat e Mehmet Takes dhe pasi u mund prej ketij te fundit bashke me palikaret e tjere te tij u arratis per ne Greqi. Disa burime thone se ai u fsheh ne malet e Grebenese deri ne vitin 1935 dhe vetem atehere u largua per ne Greqi. Por Theodhor Zeka nuk hoqi dore nga manovrat e tij dhe ne 1853 u rikthye ne Grebene. Ne fillim u ndal sebashku me 300 andarte ne fshatin Lamia dhe ne shkurt ne 1854 u shfaq ne Grebene. Trupa te shumta shqiptare dhe Turkmene e kontrollonin zonen ne ato vite. Theodhor Zeka drejtoi trupat e tij dhe trupa te tjera rebele ortodokse qe u bashkuan me te drejt Meçoves dhe ne 4 Prill 1854 pushtoi nje numer te caktuar fshatrash myslimane ne Meçove. Ne 22 Maj 1854 Theodhor Zeka kaleroi ne krye te trupave te tij neper fshatrat vllahe te rajonit si Samarina, Avdela, Furka, Dençika etj dhe duke i nxitur ata qe te bashkohen me te ne kryengritje, arriti te mblidhte nje trupe prej 2000 burrave qe marshoi drejt Grebenese. Ne te dale te qytetit ndeshi me trupat Turkmene afer fshatit Dimenice, te cilet sapo kishin shtypur nje kryengritje ne nje nga fshatrat greke. Pasi u perplas me 350 trupat qe perbenin garnizonin Turkmen filloi nje beteje e ashper qe perfundoi me humbjen e Turkmeneve duke qene se ishin 7 here me te pakte ne numer sesa trupat e Zekes. Ne ato dite Theodhori Griva kishte rrethuar Meçoven dhe Theodhori Zeka vendosi qe te gjitha trupat e tij ti bashkonte me ato te Grives. Ata u vendosen ne Spela 10 km ne jug te Grebenese per disa kohe ne pritje ta bashkimit me trupat e tjera arvanito-greke te Grives. Osmanet sapo u lajmeruan per veprimet e Zekes derguan drejt Speles shqiptarin Abdi Pasha ne krye te nje ushtrie prej 12.000 vetesh te perbere ne pjesen derrmuese prej çamesh dhe leberish. Gjithashtu shqiptari tjeter Osman Pasha qe drejtonte nje divizion shqiptaresh u nis ne ndihme te shqiptareve myslimane te Grebenese dhe Meçoves te rrethuar nga Griva dhe Zeka. Nje force e ardhur nga çameria e drejtuar nga Çelo Picari nga fshati Picar i çamerise e perbere prej 800 vullnetaresh çame po i afrohej Grebenese dhe Meçoves. Gjithashtu çami tjeter Mehmet Taka me trupat e tij marshoi drejt grekomaneve Griva dhe Zeka. Çamet e Mehmet Takes dhe Çelo Picarit u perplasen me ta ne fshatin Rashove dhe pas tre dite luftimesh qe zgjaten nga 28-31 maj trupat grekomane te Grives dhe Zekes u shkaterruan perfundimisht dhe andartet ortodokse u arratisen si minj ne Greqi.(12)Mahmud bej Vlora duke shitur te gjitha pronat e tija per te paguar dhe armatosur vullnetaret qe luftuan kunder arvaniteve vdiq i varfer ne Stamboll, duke i lene edhe femijet e vete, nder te cilet edhe Ismail Qemalin ne nje varferi te thelle. Mahmud bej Vlora eshte nje nder atdhetaret e shumte çamer dhe leber qe sakrifikuan gjithçka kishin, per te çliruar çamerine nga keta grekomane qe ne emer te kryqit dhe MEGALI IDESE masakruan dhe dogjen me dhjetera fshatra myslimane te çamerise dhe tejgramozite. Ideologjia urrejtjenxitese e Kishes Ortodokse i kishte indoktrinuar aq shume keta arvanite, sa pa piken e turpit therren dhe masakruan nje-gjakesit e tyre çame dhe myslimane. Demet qe i sollen çamerise arvanitet Griva dhe Karaiskaqi ishin te shumta, qofshin ato ne jete njerezore, apo ekonomike. Fshatra te tera te masakruar, te djegur, grabitje te pafundme, perdhunime dhe rrembime te fshatrave çame myslimane etj. Nese disa pseudo-historiane kontemporane keta njerez i quajne “Heronjte shqiptare te Revolucionit grek”, une do ti quaja ata “Jashteqitjet e kombit shqiptar ne sherbim te Greqise dhe Kryqit”. Te quash heronj njerez qe jo vetem qe preferuan kombin grek ne vend te atij shqiptar, por qe duke arritur kulmin masakruan me mijera çamer myslimane ne emer te kryqit dhe Greqise do te thote qarte te lavderosh fanatiket kryqtare ortodokse ne sherbim te Greqise, dhe te ngresh ne historine e kombit shqiptar statuja per tradhetaret e kombit.
Ja çfare thote nje kenge e vjeter çame per keta tradhetare :

TETË DIT' REMEZAN THANË (160)

(141)
Tetë dit' remezan thanë,
telit brezeran ç'i ranë,
mbi vali, mbi kumandanë:
"Djelt' e nanave ku janë?"
5 Mun ne port' e huqumetit
u mbloth bes' e Muhametit;
besa muslimane thanë:
"Do lëftojmë me Junanë.
O Junan, o Junane,
10 dëftona se ç'mënde ke;
mblith asqerr' e poshtë eja,
në daç të të thihet beja.
O Junan, qen i pabesë,
nxorre xerk e doje pjesë!"(3)


(1) Enciklopedia Jugshqiptare Ibrahim D. Hoxha
(2) “Pyrsos”, fq. 14
(3) Bilbila dhe Thelleza çame; Ibrahim D. Hoxha
(4) Junan=grek
(5) Remezan=ramazan çamçe
(6) Huqumet=qeveri
(7) Ne kete kenge popullore çame tregohet sesi muslimanet e Çamerise dhe Laberise lidhen besen kunder sulmeve te Kryqtareve Athino Fanarite dhe bashkepunuesve te tyre Arvanito-Suliote qe luftuan kunder atdhetareve shqiptare, ne emer te kryqit dhe Greqise.
(8) Gen George Grivas Obituaries The Times January 1974
(9) Kofas, John Intervention and Underdeveloppement Greece during the Cold War
(10) Charles Foley The Memoirs of General Grivas
(11) D.G Koutroumpas: He Hepanastasis tou 1854 kai ai hen Thessaleia Idia Epicheireseis en Athenais fq. 68
(12) Crisis of the Ottoman Empire fq. 250-251

e shtunë, 8 nëntor 2008

FILATI. Kryeqendër e Çamërisë Veriore.


FILATI. Kryeqendër e Çamërisë Veriore.


Shkruan: Ibrahim Daut Hoxha

Qyteti qëndron mbi tri valëzime kodrinore, po se kur e ka zanafillën dhe si u ngrit ka vetëm hamendësi e jo burime të përpikta. Në njërën nga gojëdhënat thuhet se vajtregtuesi Filo gjatë çlodhjes atje, u shiti kalimtarëve vajin. Me kërkesën e fqinjarëve, në ditë të caktuara ai shpinte atje karvanë të tjerë vajmbartës dhe, kur pa se ajo pikë shitjeje mund të shndërrohej në një nyjë tregtare, atje ngriti një han. Ky han u bë bërthama rreth të cilit ca nga ca fqinjarët njëri pas tjetrit zunë të ngrenin ndërtesat e veta. Mbështetur në mjedisin, mendja e do që Filati të jetë ngritur prej banorëve të ish-vendbanimeve të atyafërme: Gùmanit, Kakàvit, Kastrisë, Mihàlarit, Revanìsë, Savalàtit, Vànërit e ndonjë tjetri, banorë këta që mund të kenë qënë të prejardhur nga gravat madhështore rrotull tij: Gràva e Idris Tiranës(tunel natyror ku mund të strehoheshin rreth 2000 vetë, bagëti etj.), Grava e Ninës, Grava e Savalatit, dy grava të tjera madhështore ndërmjet qytetit dhe malit etj. Po, sido që të ketë qënë, Filati pa mëdyshje e ka zanafillën qysh herët. Kjo dëshmohet edhe nga poçet, tjegullat dhe mbeturina të tjera të hershme të gjetura në “Prrua të Mémës”, rrëke në V-P. të qytetit. Dëshmohet, gjithashtu, edhe nga një varr i zbuluar më 1924-1925 prej punëtorit Spiro Zbitha nga fshati Jeromer, i cili punonte për çeljen e udhës Filat-Camanda. Varri mbulohej nga një tjegull e vetme me përmasa rreth 8 cm. e trashë dhe rreth 1.7 m. e gjatë. Kjo mbulonte një skelet njeriu, nga goja e të cilit mungonin vetëm dy dhëmbë. Në gishtin eshtër kishte një unazë bronzi.{Të dhëna nga Ferik Gaxheli, Lut Berber(dtl. 1906)i dhe Haqif Adem Brahua, të tre nga Filati}.
Emil Izamberi në “Orient”, v. e p. fq. 1837/1, duke renditur një varg gjykimesh, mendon se Filati është trashëgimtar i Iliónit të lashtë, “emër ky i shndërruar në Filiates”; më duket se një “shndërrim” i tillë s’është aspak bindës. Mbështetur edhe në dëshminë e U.M.Likut mbi artizanët e dikurshëm që dalloheshin në të, është shumë më e besueshme që emri i qytetit ta ketë prejardhjen nga “fil”(fije –I.D.H.). Në Çamëri -trevë veçanërisht e pasur në bagëti të imta, kryesisht në dhën- përpunimi i leshit: krehja, shtjellja, tjerrja etj. ishte mjeshtëria e parë e vendëse, sidomos për gratë. U. M. Liku në “Travels in Northern Greece” I, fq. 104 thotë se Filati ishte më i madhi qytet i Çamërisë Veriore dhe se me përjashtim të një numri të kufizuar artizanësh të krishterë, “qyteti është krejtësisht i banuar prej shqiptarësh muslimanë”; dëshmon, gjithashtu, se në qytet ndodheshin edhe “disa xhamì të bukura”. Përkatësinë kombëtare shqiptare të filatasve e dëshmojnë edhe emrat e disa prej vendeve në afërsi të tij: Brima e Pràpalit, Foleja e Pulëbàrdhës, Gorrìca e Çapos, Guri i Bùfit, Guri i Kodrës, Hiri i Shkàbës, Këma e Mesit, Kroi i Çìmos, Lëma e Gërrnjës, Pilli i Rùços, Prroi i Çékës, Pusi i Bùzos, Rrapi i Vànërit, Sheshet e Krìpës etj. Në disa burime thuhet se në vitet 1830-1840 kishte 5.000 banorë. E. Izamberi në “Orient”(1873) e shënon të banuar prej 4.000 vetësh.”Tregtia e gjedhit –vijon ai- edhe sot përbën pasurinë e Filatit dhe të rrethit të tij. Në çdo anë të kësaj krahine kudo gjen kopé të mëdha buajsh”.(Demash, lopësh e qêsh, se buaj e buallica kurrë s’ka patur –I.D.H.). U.M.Liku në “Tr. In N. Greece” IV, L. 1835, fq. 73 3 74 vëren se në fushën me kullota të pasura gjatë rrjedhës së poshtme të Kalamait të zotëruara nga Filati, në kohë të lashta ishin të famshme për qetë çeshtinézë(keshtrinezë a qeshtrinezë). E. Iz. thotë “Si të gjitha qytetet e tjera turke, Filati më i bukur duket nga larg, se sa nga afër. Vendi(fq, 838/2) më i mirëzgjedhur për të shijuar pamjen e qytetit është në afërsi të Finìqit”. Eduard Liri(Lear) në “Journales of a Landscape Painter in Albania”, L. 1851, për të thotë se mbase është vendi më i këndshëm që ka parë në Shqipëri. F. Pukëvili në “V. de la Gr.” II, bot. II thotë se përbëhej nga 420 shtëpi, 3 xhami, hane dhe sterra të mëdha, me një popullsi trime, të shëndoshë dhe të bëshme; gratë dhe burrat fort të bukur.(“Diturija” nr. 1, nëntor 1927, fq. 7). P. Aravantinoi thotë se përbëhej nga 200 shtëpi islamikësh dhe 35 të krishterësh. SH-S.Frashëri në Kamus-ul Alam(1895-1896) e shënon me 5.000 ndënjës. Me aq banorë e shënon edhe TH. Ippeni, përfaqësues i qeverisë austro-hungareze në Shkodër, në librin “Bolletino del Ministero degli Affari Esteri”, Romë, 1898, fq. 3. Ahmet Rasimi në “Osmanlli Tarihì”, Stamboll, 1328-1330 H(1910-1912) e shënon me 3.000 banorë. Në “Yll’ i Mëngjezit”, Boston, 1918, fq. 179-187 thuhet se asokohe kishte 5.000 banorë). Po gjatë tre dhjetvjeçarëve të pushtimit grek familjet shqiptare islamike erdhën duke u pakësuar, kurse ato greke duke u shtuar; greket zbritën nga fshatrat e malësisë së masivit lindor. Lut Berberi e Murat Poni nga Filati thonë se më 1944 në qytetin e tyre kishte 228 shtëpi me 305 kurorë ish-qiptarësh slamikë, 50 familje të krishterësh –shumica shqiptare- si edhe rreth 35 familje evgjitësh e vllehësh ortodoksë shqipfolës. Në qytet kishte 3 mjekë 1 barnatore, 3 rrojtore, rreth 26 shitore, 14 kafene, 6 hane, 5 furra, 1 gjelltore.(Listat emërore të familjeve filatase të vitit 1944 ruhen në arkivin vetjak të I. D. H).
U.M.Liku në “Tr. In N. Gr.” I, fq.104, thotë se në kohën kur ai ishte përfaqësues i qeverisë angleze në Oborrin e A. p. T. krerët kryesorë në Filat ishin Ibrahim Demi dhe Ibrahim Stambolli(Sejkua –I.D.H.) dhe se këta të dy mund të mblidhnin rreth tyre deri më 3 mijë luftëtarë islamikë. Kurse F. Pukëvili në “V. de la Gr.” II, P., 1826, fq. 118, thotë se lëngata(kolera) e 1814-s në Filat bëri gjëmën. Po dëme ndoshta edhe më të llahtarshme vitet në vijim shkaktuan edhe përplasjet ndërmjet dematëve e pasuesve të tyre dhe sejjkatëve e pasuesve të vetë, sidomos nga veprimet e papërgjegjshme të Xhafer Demit. Duke bërë fjalë për gjëmën e shkaktuar nga përfytja ndërmjet palëve të sapopërmendura, në vjershën “Demi e Sejkua”, Qamil Izet Çami në “Fabula dhe Vjersha”, T. 1973, fq. 87, shkruan: “...pas programit turkut vanë,/ të parët e vendit vranë. Filati fare u shua,/ Dem’ e Sejko mben’ pothua/...të tjerë nga rrethet shkuan,/ Filatin prap’ e madhuan,/ po fisi i vjetër vate,/ u bë posi çorbë Spàrte”. Ndoshta edhe më e zymtë ka qënë gjëma e shkaktuar nga Xhafer Demi. Nga të 6.000 luftëtarët kryesisht filatas dhe rrethit përkatës që shpuri në Luftën e Krimesë(1854-1856), nuk u kthyen dot as 2.000 prej tyre.
Para pushtimit grek(1913) rrethi me kryeqendër Filatin përmblidhte vendbanimet ndërmjet Kalamait e Bistricës. Në disa dokumente thuhet se në këtë rreth përmblidheshin 68 fshatra. Tisó, përfaqësues i qeverisë franceze në Athinë, në tejshkrimin me dt. 21.3.1879 dërguar M.P.J në Paris, Vadingtonit, thotë se popullata e rrethit të Filatit përbëhej nga 19.500 islamikë dhe 31.890 të krishterë, po pa përmendur përkatësinë kombëtare të të dytëve, edhe pse dihej –dhe dihet- se shumica dërrmuese e atyre të krishterëve ishin dhe vazhdojnë të jenë shqiptarë. Kurse Ternó Kompàni, i ngarkuar i përkohshëm i asaj qeverie në Athinë, në tejshkrimin e vet me dt. 15.7.1879 dërguar po Vadingtonit, shënonte: 21.000 islamikë dhe 25.000 të krishterë; edhe ky –si i pari- nuk shënonte përkatësinë kombëtare të ortodoksëve. K. Hristovasili në “La forza dell’ elinismo in Epiro e i suoi diritti””, Napoli, 1903, fq. 8, shkruan se rrethi i Filatit asokohe banohej nga 10.000 shqiptarë dhe 15.000 grekë. Si çdo grek tjetër, K. H. shqiptarë quan vetëm islamikët, kurse shqiptarët e krishterë, meqë janë të së njëjtës fe me grekërit, i cilëson grekër. Këtë e kopjon edhe Panajot K. Kujteja në librin “Pragmateia topografiqi, istoriqi qe ethnologjiqi tis ano Alvanias i Ilirias...”, Athinë, 1905.(A.Q.SH. F. 251, dos. 14, fl. 121). A. Baldaçi në librin “Albania”, Romë 1910, fq. 210 thotë se popullata e atij rrethi përbëhej nga 28.473 vetë, nga të cilët 22.348 shqiptarë dhe 6.125 grekër. Në “Shënime mbi Çamërinë”, T. 1940, fq. 44, thuhet se ai rreth kishte 79 fshatra me 32.024 banorë; nga këta 3.500 dygjyhësh, shqip-greqisht. Të dhëna çalamane të përfaqësive të huaja ndodhnin, ngase ata mbështeteshin mbi dallimin fetar e jo kombëtar; rreth këtij mishmashi bëhet fjalë në shkrimin “Studim për Shqipërinë dhe Shqiptarët”, të botuar në “I Foni tis Alvanias” nr. 25, Athinë, dt. 15.3.1880. “...Duke mos ditur gjuhën e vendit, karakterin dhe traditat e popullit, ata që u morën me këtë punë u detyruan të mbështeten në thëniet e të tjerëve, në njoftimet e njerëzve të paditur apo të pazotë...”. Në rastin e Filatit dhe të gjithë Çamërisë përpjestimi i popullatës bëhej qëllimisht sipas besimit, për të fshehur përpjesëtimin kombëtar. Sepse dihet që në Filat -si edhe në tërë Çamërinë- shumicën dërrmuese të popullatës e përbënin shqiptarët e besimit islamik dhe ortodoks. Madje edhe ata që përdornin greqishten, shqipen nuk e kishin harruar.
Filatasit dhe fqinjarët e tyre gjatë tërë viteve të historisë së vet kanë qëndruar të papërkulur ndaj cilitdo pushtues. Po dëshmia më e pakundërshtueshme në këtë drejtim ka qenë kundërvënia ndaj mësymjeve ushtarake si edhe qëndresa përballë përpunimeve politike, arsimore dhe fetare greke. Pikërisht këto veçori i ruajtën ata nga thithja dhe asgjësimi grek. Megjithëkëtë, ashtu si e tërë Çamëria edhe Filati ra nën zgjedhën greke. Ushtria greke, e cila mundi të shkelte atje më 27.2(12.3).1913, pas plot 32 vjetëve kafshimesh tejet të dhimbshme, më 12.3.1945 e rrufìsi përfundimisht.

MISTERI I VDEKJES SE ODISE ANDREUÇOS DHE LUFTA FETARE GJATE REVOLUCIONIT GREK


MISTERI I VDEKJES SE ODISE ANDREUÇOS DHE LUFTA FETARE GJATE REVOLUCIONIT GREK


Shkruan: Abedin Rakipi


Odise Andreuço ishte nje nga heronjte e Revolucionit Grek. Ai lindi ne Preveze ne 1788, edhe pse familja e tij ishte me origjine nga fshati Livanat. Babai i tij ishte klefti Andrea Andreuço, i cili ishte bere vellam me Ali Pashe Tepelenen. Odiseja u rrit ushtarakisht ne oborrin e Vezirit te Janines ju bashkua armates se Ali Pashe Tepelenes dhe u be nje nga oficeret e tij, por ne 1818 pasi u be anetar i organizates grekperhapese Finiqi Eteria. Pas rrethimit të A.p.T. në Janinë, me qëllim që të lehtësonte goditjet osmane kundër tij, kaloi në rreshtat e kryengritësve që luftonin kundër hënës për fitoren e kryqit. Shkëlqeu në disa luftime tejet të rrepta., si në përleshjen e famshme të Mesollonjës(gusht 1822). Falë cilësive dhe aftësive të tij, arriti të ngjitej në krye të kryengritësve beotianë e thesalianë.(Shih Enciklopedia Jugshqiptare fq. 218) Ne vitin 1821 Beratasi Omer Vrioni dhe Mehmet Qose po i afroheshin Peloponezit me 8000 ushtare shqiptare qe perbenin armaten e tyre. Pasi thyen rezistencen greko-arvanite prane lumit Alamana te perbere prej 1500 kleftesh arvanito-greke, dhe pasi ekzekutuan arvanitin grekofil Thanas Dako i cili kishte sherbyer gjithashtu si mercenar ne ushtrine e Ali Pashes , Omeri dhe Mehmeti po i afroheshin gjithnje e me shume Peloponezit ku ishte dhe epiqendra e kryengritjes.(1) Odise Andreuço me disa qindra burra i zuri prite Omer Vrionit dhe Mehmet Qoses prane Graves, i ndihmuar gjithashtu nga arvanitet e tjere Dhimiter Panurjai dhe Jani Dovonoti. Pas nje beteje te ashper e njohur gjithashtu edhe si beteja e Graves, ku pati me shume te vrare nga ana e shqiptareve te Omer Vrionit, Odiseja dhe miqte e tij u thyen dhe u detyruan te terhiqen me ne thellesi drejt Rumelise. Greket kete
beteje duke qene se shqiptaret e Omer Vrionit paten shume humbje e konsiderojne si fitore te Odise Andreuços. Por lavdia e Andreuços nuk vazhdoi gjate sepse ai u akuzua nga kundershtari politik i tij shqiptari Jani Koleti se kishte lidhje te fshehta me Turqit.Po kush ishte Jan Koleti? . KOLETI, Jan(1773-1847). Lindi në fshatin Sëràkë të Thesalisë. Bir i një çami dhe i një nëne vllahe shqipfolëse, prej banorëve shqiptaro-vlleh të faqeve perëndimore të vargmalit Pind. Pas mbarimit në Itali të studimeve universitare për mjekësi, u ftua nga vezir A. p. T. dhe u ngarkua me detyrën e mjekut të tij dhe të bijve të vet; më pas u caktua këshilltar politik dhe përkthyes i vezirit. Më 15.I.1822 u ngarkua me detyrën e M.P.B. dhe të M. Luftës, duke zëvendësuar Noti Boçarin, i cili në atë kohë ishte ngujuar në kalanë e Mesollonjës. Me t’u vrarë A. p. T. kaloi në rreshtat e kryengritësve, të cilët e caktuan kryeministër të Greqisë, edhe pse ende e pakrijuar. Iu kundërvunë plot krerë kryengritës, sidomos Odhise Andrucua.. Shumë i hollë, sipas udhëzimeve të arvanitit, Jorgo Kondurioti, iu vu punës për të tulatur ndërkryesit kundër vetes së vet në atë periudhë rrëmuje që sundonte në Greqi. Sipas Thimi Mitkos e disa të tjerëve, ai u bë nxitësi kryesor i shqiptarëve për kryengritjen e vitit 1847, të kryesuar nga Zejnel Gjoleka me shokë.( I. M. Q., F.A.I. H., dos. 2).(8)
Ai pasi e akuzoi Odise Andreuçon si tradhetar bashke me njerez te tjere ja hoqen komanden nga duart Odisese. Perfundimisht Odise Andreuço ne vitin 1825 u arrestua nga qeveria revolucionare dhe u burgos ne Akropolis te Athines. Komandanti i ri Jani Gura qe ishte dikur krahu i djathte i Andreuços dhe gjithashtu arvanit si ai e ekzekutoi ate ne 5 qershor 1825. Jani Gura ishte kleft(kusar) arvanit, i cili nen urdhrat e Odise Andreuços mbrojti Akropolin dhe Athinen ne vitin 1822. Odise Andreuço perdorte si strehim dhe baze te fshehte te tijin nje shpelle ne malin Parnasos te cilen ai e quante Drakospilia. Brenda shpelles kishte nje seri shpellash te tjera por me te vogla ne nivele te ndryshme, te mbushura me arme, municione, ushqime, vaj, vere, ullinj etj. Nga maja e shpelles syri te shihte shume larg dhe shume lehte mund te dalloje afrimin e çfaredo lloj armiku qe afrohej. Odiseja ishte i sulmuar shpesh here nga forcat e Jan Koletit dhe miqte e tij, por me ne fund ai vendosi te dilte ne shesh pas thirrjes qe i beri miku i tij Gjergj Karaiskaqi me fjalet: “Vetem arinjte rrine neper shpella, jo luanet si biri i Andreuços.” Pas kesaj thirrjeje Odise Andreuço doli nga shpella dhe beri “Kapakia” me Omer Pashen. Fjala kapakia nga osmanishtja do te thote pajtim, ose marreveshje paqeje. Pas kesaj marreveshjeje me Omer Pashen, bashke me trupat e pakte te tij ju bashkuan edhe 400 shqiptare qe luftonin kunder kryengritesve greke. Ishte pikerisht kjo marreveshje qe do te perdorte Jan Koleti i cili asokohe ishte edhe minister i luftes, dhe Jani Gura per ta akuzuar Odise Andreuçon si tradhetar dhe bashkepunetor me turqit. 400 shqiptaret ju dhane atij nga Omer Pasha Vrioni qe ta mbronin ate nga persekutoret e tij me kusht qe Odise Andreuço te mos luftonte me tashme ne anen e kryengritesve por kunder tyre. Pas kesaj marreveshjeje truproja e tij personale u be nje musliman i quajtur Mustafa. Gjithsesi Odise Andreuço nuk luftoi kurre drejperdrejt kunder trupave te arvaniteve Gura dhe Kryezoti qe luftonin ne anen greke, dhe me ne fund Odise Andreuço u dorezua pas premtimit te mikut te tij arvanit Jani Gura se asgje e keqe nuk do ta gjente. Gura i etur per pasuri pasi zuri Odise Andreuçon dergoi nje pjese te trupave tek shpella keshtjelle e Odisese duke qene i sigurt se ai fshihte atje thesare te rralla. Trupat e tij kontrolluan çdo kend te shpelles Drakospilia. Odise Andreuço u burgos ne nje nga celulat e Akropolis dhe u torturua per dy muaj rresht nga njerezit e ish krahut te djathte te tij Jan Gures qe te tregonte se ku i kishte fshehur thesaret e tij. Jani Gura kishte nje siguri te tmerrshme se Odiseja fshihte thesare te medhenj. Ndoshta ngaqe ai per vite me rradhe kishte qene zevendesi i Odisese dhe ndoshta kishte pare me syte e tij thesare te grabitur nga Odiseja neper fshatrat myslimane te Rumelise. Gjithsesi ne 5 qershor 1825 kater burra nen urdhrat e arvanitit Jani Gura te quajtur Mamuri, Trendafili, Papakosta dhe Theohari e mbyten Odisene dhe trupin e tij e hodhen nga kulla qe vrasja te ngjante si nje tentative arratisjeje. Duhet theksuar fakti se lufta nderrmjet Armatoleve dhe klefteve(kusareve, pirateve detare) greko-arvanite ishte shkaku i perçarjes se revolucionisteve. ARMATÓLË,~T(Të armatosurit). Françesk Tajani në veprën e vet “Le Istorie Albanesi –Epoca Terza”(Salerno, 1886, fq. 34) shkruan se ata përbënin një njësi të armatosur ushtarake të përbërë prej shqiptarësh myslimanë dhe të krishterësh që kishin fituar disa të drejta, ndër të cilat edhe të drejtën e mbajtjes lirisht të armëve; në rast nevoje shërbenin si ushtarë. Ai vëren se valiu (guvernatori) i Thesalisë ngriti një tabur të rregullt dhe e pëdori për të përballuar sulmet e kleftëve (kaçakëve grekë). “Pikëpamjet e përbashkëta të tyre bënin që të quheshin si tepër të afërt dhe me të vërtet të frymëzuar nga e njëjta ndjenjë kundër të huajve dhe nga ndonjëherë ia delnin mbamë”, thekson F.T. Shqiptarët myslimanë të përmbledhur në taburët e posaçëm ushtarakë, të përbërë nga armatolët quheshin skipetari, “armiq të përbetuar të grekërve”. Duke qenë të lidhur (takim) me kristianët, patën shkaqe të papërmbajtshme për përdorimin e armëve. Hapat e guximshme të Ali pasha Tepelenës i bënë të mendohen disi shqiptarët ortodoksë, të cilët e çmonin më mirë se gjithë të tjerët, sado që urrenin bashkëkombësit fetjetër, shumë të guximshëm -njëlloj si ata- të fortë ndaj lodhjeve të ushtarit dhe njohës të përkryer të vendeve. SH-S. Frashëri në Kamus-uk Alam V. I, fq. 139 thotë se taburi i parë i armatolëve u ngrit në kohën e Jonuz sulltan Selimit. Një tabur prej armatolësh ngriti edhe Ali pasha Tepelena; në të bënte pjesë edhe Marko Boçari., “po pas vrasjes së tij ai tabur kaloi në anën greke. Odise Andreuço ishte dikur armatole ne sherbim te Ali Pashes dhe pasi beri marreveshjen e famshme te pajtimit me Omer Vrionin, i premtoi atij se do te rivihej serish ne sherbim te tij si Armatole, ashtu siç kishte qene dikur ndersa armiqte e tij ishin klefte, pra kundershtare te dikurshem te Armatoleve. Disa bashkekohore thone se Odisea ne ato kohe pranoi edhe islamin. Por nje fakt tjeter i rendesishem ishte edhe perçarja gjate revolucionit grek te heronjve te tij ne tre parti si me poshte: “Rusian Party”, “British Party”, “French Party”. Keta tre parti politike te mbeshtetura secila nga Rusia, Anglia, dhe Franca, perfaqesonin interesat e secilit nga shtetet e lartpermendur gjate dhe pas Revolucionit Grek. Ishin pra keto tre parti nga te cilat u ndane edhe Revolucionistet, gje e cila çoi edhe ne krijimin e klaneve dhe grupeve kundershtare brenda perbrenda Revolucionit. Keto klane dhe grupime politike te sapoformuara çuan ne nje lufte nderrmjet tyre, e cila kaloi ne vrasje, akuzime, tradhetime, perplasje politike, burgosje etj. Psh Lideri i pare i te ashtuquajtures Partia Ruse ishte Jani Kapodistria, i cili filloi karrieren si nje diplomat rus dhe u shqua ne Kongresin e Vienes(7). Por per shkak te luftes se brendshme partiake qe mbizoteronte ne Greqi ne ato kohe Kapodistria u vra ne vitin 1831. Arsyeja e vrasjes se Kapodistrias ishte se ai edhe pse zhvillonte politika pro-ruse ishte kunder formes se qeverisjes autokratike qe perkrahte Rusia. Dhe tashme dihet qe kur peshku i vogel nuk ben lojen e peshkut te madh, ai hahet. Pasardhes i tij ne krye te Partise Republikane Ruse u vendos Theodhor Kollokotroni. Partite pro-britanike dhe pro-franceze ne opozite me Partine Ruse ne vitet 1853-1854 ishin kunder perdorimit te irredentisteve greke per te zgjeruar kufijte e Greqise se asokohe ne dem te Perandorise Osmane, ndersa Rusia provokonte te kunderten, duke i nxitur irredentistet greke qe te benin inkursione ne territorin Osman per te krijuar instabilitet ne rajon. Keshtu Partia Ruse u be shume aktive ne inspirimin e revoltave anti-osmane ne Greqi. Keshtu ne kete menyre ne vitin 1854 me nxitjen dhe ndihmen e Rusise filluan disa sulme irrdentistesh greke drejt veriut qe perfshine edhe çamerine e asokohe. Spiridon Karaiskaqi(djali i Gjergj Karaiskaqit sebashku me Theodhori Bua Griven ne krye te 3000 andarteve kryengrites greko-arvanite vershuan ne çamerine lindore duke e djegur ate deri afer Kallamait. Fshatra te tera u masakruan dhe u dogjen; motoja e tyre ishte “Perpara me kryqin ne nje dore dhe ne tjetren thiken.” Pra lufta e brendshme nderrmjet fraksioneve te ndryshme politike ne gjirin e Revolucionit Grek beri qe bashkeluftetaret kryqtare tashme te vrasin njeri-tjetrin. E njejta gje ndodhi edhe me Odise Andreuçon. Edhe pse studiues bashkekohore si Arben Llalla dhe Aristidh Kola ngrejne tezen se ai u vra nga rryma anti-arvanite, ose me sakte nga greket ultranacionaliste gjate kohes se revolucionit, kjo eshte nje e pavertete sepse faktet historike provojne te kunderten. Ai u vra me urdher te bashkeluftetarit te vet Jani Koleti, dhe nga ish-krahu i djathte i tij Jani Gurra, te dy shqiptare ortodokse. Ne luften e revolucionisteve grek per tu shkeputur nga Perandoria Osmane ishin shumice shqiptaret ortodokse qe morren pjese. Lufta e tyre per “fitoren e kryqit mbi gjysmehenen” eshte shenuar shpesh ne faqet e disa autoreve shqiptare ortodokse, si nje lufte e kombit tone per çlirim nga zgjedha osmane, por kjo teze eshte fallco dhe mese e gabuar, sepse keta revolucionare, te gjithe anetare te organizates grekperhapese Finiqi Eteria, perpara se te luftonin kunder turqve luftuan kunder bashkombasve te tyre myslimane. Kete gje e verteton vete lufta e Misollongjise, ku forcuan qe shtypen revolucionin ishin te perbere krejtesisht prej shqiptaresh myslimane, te drejtuar nga Omer Pashe Vrioni, nga Berati, Karamahmud Bushatlliu nga Shkodra, Ibrahim Pasha, i Egjiptit, djali i legjendarit Mehmet Ali, fondator i Egjiptit modern, Mehmet Qose prej Kosoves etj, ndersa forcat revolucionare drejtoheshin nga shqiptare ortodokse qe luftonin per kryqin dhe Greqine si Marko Boçari, Gjergj Kollokotroni, Odise Andreuço, Laskarina Bubulina, Gjergj Karaiskaqi, etj. Kjo tregon qarte se revolucioni grek i 1821-1830 nuk ishte aspak revolucion greko-shqiptar kunder zgjedhes Osmane, siç e paraqesin disa, por REVOLUCION ORTODOKS PROGREK , ku ortodokset luftuan per kryqin dhe per Greqine. Tentativat e sotme te autoreve arvanitomane, per ti dhene njerezve si Andreuço, Boçari, Karaiskaqi etj nje vend te lavdishem ne historine e kombit shqiptar, nuk jane veçse tentativat keqedashese te inspiruara nga Megali Idea per te zevendesuar heronjte e vertete te kombit shqiptare me heronj pro-greke qe brezat e ardhem mos te kene opsion tjeter perveç atij qe te jene kusherinj ne gjak dhe ne zemer me Greqine. Keto tentativa bejne pjese ne platformen e madhe qe Greqia dhe grekomanet shqipfoles po zhvillojne ne akademite shqiptare per te zhdukur identitetin tone kombetar dhe per ta zevendesuar ate me heronj qe luftuan per Greqine, duke i lene femijeve apo niperve tane opsionin e vetem e dashurise per heronjte e tyre kombetare qe do te thote automatikisht “Dashuri per Greqine”. Ne vitin 1991 gjenerali kryqtar-athino-fanarit gjithashtu keshilltar i kryeministrit grek, N. Grilaqi ne takimin me Azem Hajdarin fajesoi shqiptaret sepse keta te fundit kishin luftuar kunder grekeve. .(Fletorja “Ballkan”, dt. 8.5.2004) Besoj se tashme eshte e qarte per lexuesit se kush luftoi kunder revolucionit grek dhe grekeve nder shekuj dhe kush luftoi per revolucionin grek dhe Greqine ne shekuj. Nder te tjera N. Grilaqi i tha Azem Hajdarit: “Ju shqiptarët jeni populli më i pavlefshëm i rruzullit që nga lindja e tokës. Jetoni tërësisht nga Greqia...”. Ndaj besoj se shqiptaret duhet te jene vigjilente qe edhe historine dhe heronjte e tyre kombetare te mos behen greke, apo progreke qe dhane jeten per revolucionin grek, dhe pavaresine e Greqise.


(1)David Brewer The greek war of indipendence
(2)Spuridon Trikoupis History of greek revolution
(3)Samuel Howe Greek Revolution
(4)Koutsonikas Lampros History of Greek Revolution
(5)Peter Harold, The Greeks, Their struggle for Indipendence. 1984
(6)Enciklopedia Jugshqiptare Ibrahim Daut Hoxha
(7)Crisis in the Ottoman Empire James R. Reid fq. 248
(8)( I. M. Q., F.A.I. H., dos. 2).
(9)Llambros Kotzounikas, The History of the Greek Revolution

e martë, 4 nëntor 2008

Kisha Ortodokse serbe pavarësinë e Kosovës do ta konsideronte "okupim"


Kisha Ortodokse serbe pavarësinë e Kosovës do ta konsideronte "okupim"

Episkopi i Kishës Ortodokse Serbijane "raško-prizrenski", Artemije
Radosljevi; kërcënon shqiptarët me luftë: "Virtyt kryesor për
serbijanët është gënjeshtra" – thotë ideologu i shovinizmit serbomadh,
Dobrica Qosiq !

Shkruan: Sejdi Veseli

Gjykuar sipas Press njësisë së Eparkisë të Rashës dhe Prizrenit, të
publikuar edhe nga SRNA dhe BBC-Serbian.com, Episkopi Artemije ishte
në një turne disaditëshe në SHBA, si mysafir i Kongresit të Bashkimit
Serb. Edhe gjatë kësaj turneje, si dhe herëve tjera, ky Episkop e
vizitoi edhe Institutin amerikan KEJTO1. Në emër të këtij Instituti,
si zakonisht u prit nga miku i vjetër, drejtori, z. Kristofer Prebel.
Gjatë bisedës, Episkopi Artemije, jo vetëm se nxori vrerin e tij
shovinist mesjetar kundër shqiptarëve, por edhe i kërcënojë ata me
luftë "çlirimtare" serbo-çetnike. Duke lexuar me vëmendje dhe pa
paragjykime tekstin e deklaratave të këtij "njeriu" të "zotit", të
botuara nga agjencitë e sipër përmendura, me 10, përkatësisht me 12
shkurt 2006, me titujt "Episkopi Artemije: Pavarësia e Kosovës do me
thënë shfarosja e serbëve nga krahina" dhe "Episkopi Artemije për
shpalljen e okupimit", me nxiti që të shkruaj këtë tekst reagimi, ndaj
propagandës serbomadhe mesjetare antishqiptare që bën ky "zotëri" edhe
në truallin e demokracive euro-atlantike, sidomos në truallin e
SHBA-ve, që me plotë të drejt konsiderohet djepi i demokracisë botërore.

Artemije i fyen shqiptarët

Gjatë dhe pas takimit të tij me Kristofer Prebel, Episkopi Artemije,
në mes tjerash deklaron: se e paska të vështirë të kuptojë, se si
është e mundur që kaq shumë njerëz të Uashington-it me ndikim, po e
mbështesin aksionin i cili do t'u dhuroj terroristëve( mendon në
shqiptarët), një fitore të rëndësishme në Evropë. Ky pop serbijanë, më
së vështiri e paska të kuptoj, se amerikanët janë duke e luftuar
terrorizmin kudo në botë, por jo edhe në "Kosovë dhe Metohi"? Me këtë
rast Episkopi Artemije përpiqet t'i këshillojë nikoqirët e tij
amerikan, ashtu si dikur Slobodan Miloseviqin dhe klikën e tij, se
nëse tërhiqeni nga "Kosova dhe Metohija", do të rrezikoni që kjo
hapësirë të shndërrohet në një "bazë të fuqishme të xhihadit islamik".
Paramendoni u tha bashkëbiseduesve amerikanë: "...çfarë do të ndodh
kur xhihadistët mysliman, tërë pushtetin do ta marrin në duar, qëllimi
i të cilëve është përzënia e serbëve të krishterë nga Kosova dhe
Metohija?"
Me gënjeshtrat e tij në shërbim të propagandës shoviniste serbomadhe
në dëm të shqiptarëve, Episkopi Artemije, duke u shërbye me retoriken
e padenjë për një njeri të zotit, përpiqet për t'i etiketuar
shqiptarët e Kosovës, si gjoja "xhihadist mysliman". Në këtë drejtim,
ai nuk heziton që të shërbehet edhe me falsifikimet e historisë së
krishtërizmit ndër shqiptarët. Por, fatmirësisht ka aq shumë
argumente, të cilat dëshmojnë katërcepërisht, se si zakonisht edhe
gënjeshtrat e këtij shovinisti të tërbuar i kanë këmbët e shkurtra. E
vërteta flet kështu: -se Shqiptarët e pranuan Ungjillin e Krishtit,
nga Apostulli-Shën Pali, në vitin 57 të e.r., në kohën kur populli
serb, jo vetëm se ishte pagan, por ishte tej Karpateve; -se pranimi i
Ungjillit të Krishtit në tërë hapësirën e banuar me shqiptar u
përfundua, në gjysmën e dytë shekullit të VI-të. Pra, para se
serbo-sllavet e parë, të kalonin lumin Danub, në veriun e Gadishullin
Ballkanik; -se nga një shqiptar i Dardanisë (Kosova e sotme), i
mirënjohuri Shën Niketa, është kompozuar Lutja kryesore e
krishtërizmit perëndimor "Te Deum Laudamus" ( "Ty Zot të lavdërojmë"),
e cila prej çerekut të parë të shekullit të gjashtë e deri sa të ketë
jetë mbi tokë, do të konsiderohet si njëra prej vlerave kryesore e të
krishterëve. Këtë të vërtetë e bëjnë të pakontestueshme burime shumë
serioze të arkeomuzikologjisë, si ato të nga Selia e Shenjët, Raguzës,
Francës, Britanisë,...etj; -se përkthimin e parë të Biblës, nga
hebraishtja në gjuhën latine, e ka bërë po një shqiptar, i mirënjohuri
Shën Gjeri , në vitin 405;-se Kodikët shqiptar janë një përmendore e
kulturës dhe e qytetërimit. Ata dëshmojnë edhe për hapësirën
bibliko-ekumenike të truallit etnik shqiptar. Me këtë rast mjafton të
cekët "Kodiku i Purpurt i Beratit", i njohur në botën perëndimore si
"Memoire du Monde" (Kujtesa e Botës), tani nën përkujdesjen e
UNESCO-s; -se serbo-sllavët, jo vetëm se e gjetën Krishtërizmin në
Kosovë, por edhe shumicën e kishave dhe manastireve katolike e
ortodokse të shqiptarëve, i serbizuan pas invadimeve të tyre okupuese.
Dokumentet historike dëftojnë, se pas pushtimit të Kosovës (Dardanisë
së atëhershme) nga ushtria e Dinastisë së Nemanjiqve, në gjysmën e
dytë të shekullit XIII-të, për qëllime të shpërnguljes të Patrikanës
Ortodokse Serbijane nga Rasha (serb. Rashka) në Kosovë, synohej që më
parë të bëhej serbizimi i kishave dhe manastireve shqiptare. Siç edhe
dihet, duke ushtrua terrori më barbar, si ndaj klerit dhe besimtarëve
të krishterë vendor, u serbizuan Manastiri i Deçanit, kisha e
Graçanicës, e Banjskës, Pejës dhe kështu me radhë. Kështu që Peja në
gjysmën e shekullit XIII-të u shndërrua në qendrën e Kishës Ortodokse
Serbijane, e njohur edhe sot si Patrikana e Pejës. Me këtë rast
mjafton të veçohet vetëm një fakt: Manastiri i Deçanit, së pari nuk e
ka arkitekturën e stilit ortodoks, dhe së dyti vërehet qartë mbyllja e
portës së tij të mëparme, pas serbizimit të tij, ngase ishte e
drejtuar nga lindja, për t'u hapur hyrja e re e drejtuar nga
perëndimi. Është e ditur, se objektet e kultit Krishtërizmit katolik,
hyrjen e kanë nga lindja, ndërsa lutjet bëhen në drejtim të perëndimit
(Vatikanit). E kundërta qëndron me kishat ortodokse, ato hyrjen e kanë
nga përendimi, ndërsa lutjet bëhen në drejtim të lindjes (Peshkopata e
Stambollit). -se ushtria pushtuese serbijane, përveç se i serbizojë
objektet fetare të shqiptarëve të krishterë, ajo me ndihmën e dhunës
të shfrenuar dhe barbare, arriti të asimiloj një numër jo të vogël të
shqiptarëve të Dardanisë dhe Zetës (Malit të Zi)3 -se është e vërtetë
historike se konvertimi masovik i shqiptarëve (i shumicës dhunshëm),
në fenë myslimane ndodhi pas pushtimit të përfundimtar të Trojeve
shqiptare nga Perandoria Osmane, pas vdekjes së Kryetrimit
Legjendar-Princit shqiptar Gjergj Kastriotit - Skënderbeut. Është e
mirë e ditur, se në kuadër të popullit shqiptar të Kosovës, veprojnë
dy konfesione fetare, ai katolik dhe ai mysliman. Por, përkundër
faktit se shumica e shqiptarëve të Kosovës i përkasin besimit
mysliman, afro 80%, për ndryshim nga Kisha Ortodokse serbijane e cila
nxiti dhe mbështeti, jo vetëm terrorin e solldateskës serbo-çetnike,
deri në përmasat e gjenocidit ndaj kroatëve të krishterë katolik, por
edhe në ditët e sotme është duke ushtruar terror edhe kundër Kishës
Ortodokse malaziase, për shqiptarët e besimit mysliman nuk dihet asnjë
rast, që të kenë organizuar edhe një fushatë të vetme kundër
vëllezërve të tyre të krishterë! Por, përkundrazi, shqiptarët e
myslimanizuar, krah për krah me vëllezërit e tyre të krishterë, e
luftuan pa mëshirë pushtuesin osman, deri sa e dëbuan nga Trualli i
tyre. Kështu, vepruan dhe do të veprojnë edhe në raport me të gjithë
pushtuesit e Atëmemëdheut të tyre, përfshi këtu edhe pushtuesit
serbosllav. Prandaj, akuza e Episkopit Artemije nuk është e
qëndrueshme. Etiketa e fundamentalizmit fetar mysliman, të cilën
mundohet t'ua mëveshë shqiptarëve ky Episkop, do t'i mbetet në gishtat
e tij, sepse ai së pari, qëllimisht nuk e bënë dallimin e besimit
fetar nga ai etnik; së dyti, shqiptarët e besimit mysliman dhe kleri i
tyre kanë dhënë mjaft dëshmi, se fundamentalizmi islamik për ta është
i pa pranueshëm; së treti, shqiptarët që në orët e para u solidarizuan
me luftën e miqve të tyre anglo-amerikan kundër terrorizmit
fundamentalist mysliman, për dallim nga serbijanët dhe vëllai i tyre i
madh-Ariu i Sibirit, të cilët vazhdojnë miqësinë me ta. Si kërcënimet,
ashtu dhe akuzat ndaj shqiptarëve janë të konstruktuara mbi bazat e
epsheve hegjemoniste dhe grabitqare ndaj trojeve shqiptare, si dhe të
urrejtjes patologjike ndaj popullatës autoktone të tyre. Akuzat
nënçmuese të Artemije Radosllavleviqit ndaj popullit shqiptar,
rishpalosin fytyrën e vërtetë të këtij "njeriu" të zotit. Bazuar në
fjalorin e tij, mund të konstatohet se ky far Artemija mund të jetë
gjithçka tjetër,vetëm njeri i zotit jo! Bazuar në sjelljet e tij,
para, gjatë dhe pas fushatës kriminale të solldateskës serbo-çetnike
ndaj popullit shqiptar të Kosovës, ky far Artemija e ka vendin
përballë gjykatësve të Hagës për krime të luftës dhe përballë organeve
të ndjekjes në Kosovë, për shkak të ofendimeve që u bënë shqiptarëve
për një kohë të gjatë!

Artemije kërcënon shqiptarët me luftë

Ky serbo-çetnik i fshehur nën petkun e një kleriku të rangut të lartë
të Kishës Ortodokse Serbijane, rishpalos kërcënimet ndaj shqiptarëve
me luftë, pa hezitimin më të vogël edhe para bashkëbiseduesve
amerikan: "...Imponimi i pavarësisë së Kosovës nuk do të sjell paqe në
Ballkan por do të shkaktojë konflikte të reja...Përveç kësaj, imponimi
i pavarësisë për Kosovën nga Serbia do të vlerësohet si okupim, ndërsa
secili shtet e ka të drejtën legjitime për çlirimin e territorit të
tij të okupuar..."4 Këtë kërcënim të hapur ndaj shqiptarëve, Episkopi
Artemije, përpiqet ta argumentoj, duke u mbështetur në virtytin2
kryesor serbijan dhe nëpërmjet pyetjeve bajate në adresë të
bashkëbiseduesve të tij, si për shembull: -sa krime janë krye ndaj
serbëve të "Kosovës dhe Metohisë", në shtatë vitet e fundit nën
pushtetin e UNMIK-ut dhe KFOR-it, dhe krimi ka mbetur i padënuar,
ndërsa kriminelët edhe më tutje shëtisin lirshëm nëpër Kosovë? -çfarë
do të ndodh kur xhihadistët mysliman", tërë pushtetin do ta marrin në
duar, qëllimi i të cilëve është përzënia e serbëve të krishterë nga
Kosova dhe Metohija? .Fjalori që përdori ky "Episkop" serbomadh edhe
kësaj radhe në SHBA, nuk ndryshon me asgjë, nga fjalori që përdorej
nga Millosheviqi dhe Shesheli dhe, që vazhdon të përdoret në raport me
shqiptarët nga pinjollët e tyre në Serbi dhe nëpër enklavat serbe në
Kosovë. Zaten, po ky "Episkop" dhe kolegu i tij shpirtëror Sava, janë
koautor të Platformës fashiste se gjoja"serbet janë popull hyjnor" dhe
"të zgjedhurit e Zotit", në bazë të cilës erdhi deri te ringjallja e
tipit mesjetar të ideologjisë hegjemoniste serbomadhe, e cila i
parapriu gjenocidit shtetëror serbijan, ndaj popullatës civile
shqiptare. Ishte po ky "Episkop" serbo-çetnik dhe kolegët e tij, të
cilët pagëzuan dhe i bekuan me tymin e "temjanit" paramilitarët dhe
kriminelët e rangut të Arkanit, në Kishën e Graçnicës, para se të
fillonin me masakrimet dhe veprimet e gjenocidit ndaj popullatës
civile shqiptare. Ma thotë mendja, se do të ishte në nderin e
administratës amerikane dhe të kolegëve të saj evropian, që ky
propagandues radikal i shovinizmit serbomadh, të shpallej persona non
grata, dhe të merreshin masat përkatëse për që në afatin e limituar
kohor të largohej nga territori i shteteve të tyre, pa të drejt të
kthimit. Dua të besoj, se populli shqiptar e ka kuptuar drejt dhe
mirë, se kërcënimet që ju bënë në adresë të tij, si nga Episkopi
Artemije edhe nga territori i SHBA-ve, ashtu dhe nga zëvendësi e
kryeradikalit serbijan Sheshel, Tomisllav Nikoliq, nga territori i
Serbisë, në prag të fillimit të bisedimeve të Vjenës, të 20 dhe 21
shkurtit 2006, nuk ishin të rastësishme. Pa u munduar shumë mund të
arrihet deri të paramendimi, se të çfarë përmasave do të ishin akuzat
dhe presionet ndaj shqiptarëve, po të kërcënoheshin serbijanët nga
ndonjë personalitet shqiptar, jo i rangut të Episkopit Artemije dhe
zëvendësit të kryeradikalit serbijan Sheshel, Tomisllav Nikoliq, por i
rangut shumë më të ulët? S'do mend se këto kërcënime nuk ishin tjetër,
pos edhe një testim provues për drejtuesit aktual të IPVQ-ve(të
mandatuar në bazë të verdiktit të votës së lirë) dhe të partive
politike të Kosovës, se sa janë të përkushtuar dhe të vendosur, jo për
të realizuar aspiratat jetike të shqiptarëve për t'u ribashkuar me
Shqipërinë, për çka brez pas brezi flijuan lumenj gjaku, por vetëm për
të jetuar të lirë në Vendin e tyre, të shkëputur nga tërësia e tij
etnike. Siç edhe u pa, rezultati i këtij testimi ishte i favorshëm për
Serbinë! Si Beogradi zyrtar ashtu dhe aleatët e tij tradicional u
bindën, se planet strategjike të Serbisë në raport me Kosovën, nuk do
të rrezikohen nga drejtuesit aktual shqiptar. Mos reagimi adekuat, si
nga ana e drejtuesve të IPVQ-ve, të partive politike, ashtu dhe nga
ana e Grupit Negociator, ndaj kërcënimeve publike që ju bënë, janë
baza e sigurt ku mbështet kjo bindje e Beogradit zyrtar dhe e aleatëve
të tij.Përfundimisht, tani është më se e qartë, si për Beogradin
zyrtar, ashtu dhe për aleatëve e tij( sidomos për ata në hije): -se
drejtuesit aktual të IPVQ-ve dhe të partive politike të Kosovës ose
nuk e kanë kuptuar ose nuk duanë ta kuptojnë, se bisedimet e Vjenës
për decentralizimin (lexo: legalizimin e enklavave serbe) nuk janë gjë
tjetër, pos legjitimimi i parakushteve (në emër të kompromiseve që
kërkohen nga ndërmjetësuesit ndërkombëtar), për ndarjen e një pjese jo
të vogël të Kosovës, e cila më vonë, në bazë të paragrafëve të një
rezolute të KS të OKB-së për statusin përfundimtar të saj, do të
aneksohej nga Serbia; -se drejtuesit aktual të IPVQ-ve dhe të partive
politike të Kosovës të dashuruar pas kolltukëve të importuara nga
jashtë dhe pozimit para kamerave televizive, se janë të gatshëm të
shkelin zotimet e tyre publike, si psh. "se me Serbinë nuk do të ketë
bisedime të drejtpërdrejta", "se çështja e decentralizimit nuk do të
bisedohet me Serbinë, ngase është çështje e brendshme e Kosovës", " se
nuk do të krijohen komuna mbi bazat etnike"; se drejtuesit aktual të
IPVQ-ve dhe të partive politike të Kosovës janë të gatshëm të pranojnë
edhe nënçmimin e hapur që u bëhet ( pa u mërzitur se ai nënçmim nuk u
bëhet personit të tyre, por verdiktit të votës së popullit), siç është
rangu zyrtar i anëtarëve të delegacionit serb( asnjëri me pozitë më të
lartë se këshilltarë të krerëve institucional serbijan) i cili gjatë
"muhabeteve " të Vjenës, do të ulet përball ministrave dhe
politikanëve kosovar;
- se drejtuesve aktual të IPVQ-ve dhe të partive politike të Kosovës,
as që u shkon ndërmend të shfrytëzojnë kërcënimet e serbijanëve me
luftë dhe nënvlerësimin që u bëhet nga ana e tyre, për t'u liruar nga
presionet e pabaza që u bëhen nga qarqe të caktuara ndërkombëtare,
aspak miqësore ndaj shqiptarëve, duke reaguar ashtu siç u ka hije
atyre që e respektojnë votën e elektoratit të tyre. Sipas mendimit tim
reagimi adekuat i Prishtinës zyrtare do të ishte: Jo vetëm refuzimi i
parevokueshëm i pjesëmarrjes në bisedime të drejtpërdrejta me Serbinë,
për çështje të brendshme të Kosovës, por edhe pezullimi i bisedimeve
teknike me palën serbijane, deri sa të garantohej nga ana e
ndërmjetësuesve ndërkombëtar: -se prapa kërcënimeve me luftë nuk
qëndron Beogradi zyrtar; -se rangu i anëtarëve të delegacionit
serbijan, do të jetë në përputhje me rangun e anëtarëve të
delegacionit kosovar. Nga mos reagimi i Prishtinës Zyrtare, mund të
nxirren këto përfundime: -se sa janë të përkushtuar, si drejtuesit e
IPVQ-ve, ashtu dhe ata të partive politike, për realizimin e plotë të
aspiratave të drejta të popullit, për të jetuar i lirë dhe sovran në
vendin e tij; -se çfarë do të jetë epilogu i bisedimeve të 20 dhe 21
shkurtit 2006; -se duhet mbështetur pa hezitim dhe aktivisht
përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje, duke iu bashkuar radhëve të saj në
marshim! 1..Ky farë instituti amerikan është dëshmuar me vepra
konkrete, si proserb, si p.sh. duke kundërshtuar bombardimet e NATO-s
mbi caqet me rëndësi strategjike për soldateskën fashiste
serbo-çetnike, në vitin 1999 2."Virtyt kryesor për serbijanë është
gënjeshtra" – thotë ideologu i
shovinizmit serbomadh, Dobrica Qosiq

3. Špiro Kulišiæ: " O Etnogenezi Crnogoraca", Pobjeda, Titograd, 1980
4. www.bbc.co.uk/serbian (12 02t 2006,SRNA,10 02 2006, www.danas.co.yu, 13
02 2006

Shqiptaret myslimane shtypen revolten e arvaniteve ne More

Shqiptaret myslimane shtypen revolten e arvaniteve ne More
10.000 shqiptare myslimane te drejtuar nga Sulejman Çapari shtypen revolten greko-arvanite te viteve 1768-1770. Kete e provon edhe letra e meposhtme e shkruar nga vete Kollokotroni.

Trupat Serbe duke internuar shqiptaret ne burgjet e Beogradit 1912

Trupat Serbe duke internuar shqiptaret ne burgjet e Beogradit 1912

MASAKRAT E KRYERA NGA SHQIPTARET ORTODOKSE, ARVANITO-SULIOTE NDAJ ÇAMEVE. (Pjesa e pare)


MASAKRAT E KRYERA NGA SHQIPTARET ORTODOKSE, ARVANITO-SULIOTE NDAJ ÇAMEVE. (Pjesa e pare)

SHKRUAN : ABEDIN RAKIPI

Pasi per 500 vjet rresht i mbajtem nen sqetullen tone, hengren e pine ne fshatrat e shtepite tona, na gjunjezoheshin sa kohe kishin nevoje per ne, na kerkonin te beheshim vellam me ta, sepse kishin nevoje per perkrahjen tone ne çameri, por ja sesi u sollen ata me ne gjate gjenocidit ku nenat dhe motrat tona u shfarosen. Keto jane vetem disa nga qindra deshmite qe do te vijojne qe do te tregojne qarte sesi ortodokset shqipfoles ishin drejtuesit dhe indikatoret kryesore te grekeve ne çameri. Keto deshmi dhe qidra te tjerat qe do te vijojne jane ne kunderpergjigje akademike, per sharlatanin ISUF HAJREDINI, qe me genjeshtrat e tij do ti bejne çamet sot te puthen me vrasesit e baballareve te tyre ne çameri. Keta pra zoti Isuf jane vellezerit tane ortodokse.


(1)Muhamet Hodo Mehmetin me porosi te priftit te Karroqit Vasil Xanit (shqipfoles ortodoks) e vrau Marko Goga(suliot shqipfoles) paksa poshte Karroqit. (Treguar nga Merso Birbil Xhaferri nga Ninati dtl. 1887).
Musa Hamit Demi (dtl. 1878) dhe Shuaip Mete Çanua (dtl. 1886) te dy nga Filati tregojne se, shqiptari ortodoks Vasil Kollovoi nga fshati Sotire se bashku me nje çete gjakataresh si vetja pas Luftes Ballkanike qarkullonin neper Çamerine Verilindore pas asnje lloj ndrojtjeje; ne te njejten menyre si qarkullonte çeta e Çil Mastores, Nikolle Qamos, dhe ajo e Rexhenjve(te treja çetat te perbera dhe komanduara nga shqipfoles ortodokse) ne Çamerine e mesme lindore. Keto çeta u bene tmerri i çameve muslimane. Ata vrisnin e prisnin ne mes te dites ne sy te pushtetareve greke te cilet nuk i ngisnin fare, sepse ata ishin pjese perberese e tyre. Ne vitet 1913-1914 therren ne Kangjele (pllaje ne anen lindore te Filatit) Abdul Abazin e Hasan Dojaken, te dy nga Filati. Po ne vitet 1913-1914 vrane dhe therren mulla Sulejman Mushin nga Galbaqi, dhe Ilmaz Bello Sulon, Sami Sulejman Hoxhen, Sulejman Dule Çuçon, Shaban Sadush Taren, Shaban Zerre Banin, Shefqet Sulejman Hoxhen, dhe Xhaferr Isuf Xhaferrin, te gjithe nga Janjari. Po ne ato vite vrane edhe Beqo Kasimin nga Minina. Ne Shtator-Tetor 1917 shqiptari ortodoks Vasil Kollovoi bashke me çeten e vet dhe ate te Rexhenjeve kapen ne Shkalle te Zerjanit Qazim Haxhi Lazen, nga Lagjia Zenelat e Filatit dhe te birin e Shuhan Rushanit nga fshati Picar; i pari prej Gurreze po kthehej per ne vendlindje, kurse i dyti po shkonte ne Filat. I thelezuan prane Pjadhulit, qe tu kallnin daten dhe ti mbyllnin brenda shtepive te tyre banoret e fshatrave muslimane te Shkalles se Zerjanit. Te verteten mbi kete gjakesi e nxorren dy horofillake te rrethkomandes se Filatit, duke u fjalosur ne njeren nga kafenete e qytetit, pyetjes se njerit, tjetri ju pergjigj me gjysem zeri : E çe do qe te diç? Vasil Kollovoi me Rexhenjte i hasposen (zhduken) po rri e mos u ndiej. (Deshmi e M.H.D. dhe e SH.M.C.)
Adem Beqir Maksutin nga Paramithia ne vjeshte te 1917 e vrau tek mulliri i Huvjanit( prane Paramithise) Nikolle Kondoi nga Karjoti(shqiptar ortodoks) i cili ishte vene ne sherbim te asfalise greke si ndihmes polic.
Feti Ahmet Dodin 20 vjeçar nga Paramithia e po ate muaj e vrau ne Lefterhuar, Lefter Jani(shqiptar ortodoks)
Xhelal Musa Isufin 50 vjeçar nga Paramithia e vrane te krishteret e Popoves (fshat shqipfoles ortodoks ne linje te Paramithise. ( Treguar nga Riza Nexhip Kali nga Paramithia dtl. 1906)
Ramadan Taho Tahon e picarit 19 vjeçar e therri (1918) Vasil Kollovoi ndermjet vendlindjes dhe fshatit Pjadhul(Shkalle e Zerjanit); tok me te therri edhe djalin e Haxhi Lazes nga Filati. (Treguar nga Islam Omeri dhe Mehmet Hasan Sulejmani nga Picari.)
Ne vjeshten e dyte te 1918-s Vasil Kollovoi me shoket e tij, Jan Kaçarrin(shqiptar ortodoks) nga Karroqi, dhe te birin e Jan Koçonit(shqiptar ortodoks) nga Pallambai ne fushe te Mungulit vrane bujkun Duro Sulejman Mero nga Ninati.
Çeta e kryesuar nga Gole Manxhari (prej fshatit Kellez) i vetembiquajtur Ligor Farmaqi me 27.07.1912 se bashku me çeten e tij futen dhelperisht ne kllape kryetarin e shoqerise shqiptare Bashkimi ne Janine kur ai doli nga fshat çifligu i vet Çudille dhe po shkonte ne fshat-çifligun tjeter te tijin Radhotop. Ata e thelezuan pa asnje meshire duke ja bere trupin copa copa. (A. Livadheos, “I prodhromi tis Apeleftheroseos ton Joaninon” Athine 1964 fq. 11)
Ne Gurrez shqipfolesi Thoma Pituli nga Gumenica dhe çeta qe ai drejtonte lidhen pas nje shtylle Muho Abdi Fetahun nga Grikohori dhe pasi e njomen me vajguri e dogjen per se gjalli. Thoma Pituli dhe pasuesit e tij thelezuan ne Stanel edhe Idriz Jaho Fetahun. Po ashtu Muho Maze Fetahu u masakrua nga Thoma Pituli. Te tre Fetahenjve para vrasjes se pari ju qiten syte, ju prene veshet, hundet, gjuhen, organet gjenitale. (Ibrahim D. Hoxha Enciklopedia e Jugut fq. 722)
Njerezit mbeshtetes te Gjirokastritit Dhimiter Fandi i cili ishte ne sherbim te asfalise greke pas vrasjes se tij nga atdhetaret çame te grupit “Vellazeria” i zune prite Sulejman Abullah Memushit nga Galbaqi pasi ja ndane trupin me kama ne kater pjese ja varen neper deget e rrapit aty prane. Nje te mituri qe shtangu nga sa pa aty prane i thane : Te erdhi lik per Mulla Sulejmanin ? Me erdhi belbezoi ai. Eh edhe ne na erdhi per Dhimiter Fandin. (Ibrahim D. Hoxha Enciklopedia e Jugut fq. 718)
Cil Banua, Foto Ligori dhe Ligor Kosten(te tre shqipfoles ortodokse) nga Cangari ne gusht 1935 vrane 30 vjeçarin Omer Sako Omerin.
Nikolle Kosta e Thoma Fotaqi nga Lugati me 25.06 1928 ne Krua te Gunadhes vrane 23 vjeçarin Abdurrahman Xhafer Bejdon.
Vangjel Jani nga Horistjani dhe shqiptaret ortodokse grekomane qe ai drejtonte ne vitin 1923 ne “Dhrom i Madh” (vend ndermjet Dhrohomise dhe Karbunarit) therren 25 vjeçarin Muharrem Lul Hasanin. (Ibrahim D. Hoxha Enciklopedia e Jugut fq. 689)
Me 18.12.1924 Aleks Paci nga Bejdeshati, Cil Mastora, e Nikolle Qamua nga Horistjani te vendosur qellimisht ne Dhrohomi-Kristo Duca nga Koroni, Kristo Pula nga Karjoti, Irakli Sulioti, etj ne “Graven e Karaxhait” vrane 29 vjeçarin Haziz Lul Hasanin.
Aleks Paci nga Bejdeshati vrau ne majin e 1925 prane stanit te Ligor Kostes nga Cangari Beqo Mulla Qamilin.
Ne majin e vitit 1943 Miho Ligori, Stavro Nikolla, te bijte e Irakli e Niko Suliotit (te peste shqipfoles ortodokse nga Bejdeshati) ne varrezen e Fsakes vrane Reshit Hazbi Hasanin.
Cil Mastora e Nikolle Qamua ne 1919 vrane Rexho Hasan Baxhanin, tek po leronte aren e vet.
Ne tetor 1943 Koço Nikolla nga Vejniku dhe çeta e tij vrau ne anelumin prane fshatit Zelese Rexhep Hamza Zeqirin.(Ibrahim D. Hoxha Enciklopedia e Jugut fq. 690)
Ne perleshjen e viteve 1912-1913 Nuredin Dema vrau xhaxhane e kapitenit famekeq shqipfoles Delijanaqit, i cili do te masakronte nje numer te madh çamesh me vone. Edhe xhaxhai i tij ishte gjakatar progrek si i nipi.
Sulejman Subhi Dino u vra nga Kollovenjte ne 1918 ne qafe te Plakotise(Markat) se toku me dajen e tij, Met Duçen.
Ne 18-19 Mars 1918 Andon e Miço Hajrudhusha, Neço Pilua, dhe Spiro Ganja nga Pleshavica, dhe Sotir Xhinga nga Povlla therren dhe thelezuan Osman Bilalin. Kur e gjeten bashkefshataret e tij koka i mbahej ende tok me trupin nga nje rripth lekure e zverkut; trupi dhe pellembet e duarve, tere te çara. ( Treguar nga Janjaritet Harun Shipe Mehmeti, Malo Xhelil Tena, Ilmaz Selmani dhe Mustafa Abaz Rumanua)
Ne 27.06.1944 Taq Shtrungari therri lemeritshem ne “Prroin e Shametes” Fuat Prronjon dhe te birin Muhametin. Taqin per shume vite me rradhe e kishte mbajtur Fuati me buke por Taqi e masakroi. Pasi i theu parakrahet dhe kercinjte e kembeve ia shine mishin e trupit duke e rrahur lakuriq me shkop te veshur me kunja metalike.(Fletorja Perlindja e Shqipnies nr. 12 dt. 8/21. 02.1944)
Kosta Lolo Vaso, shqiptar ortodoks nga fshati Mursi kishte ngritur qellimisht nje dyqan ne Konispol, duke u fshehur pas emrit te tregtarit, zhvillonte nje veprimtari te terbuar ne sherbim te Greqise. Ate e vrau Halit Dalani nga familja e shquar atdhetare çame e Daljanejve. Miku familjar i Halitit ortodoksi shqiptar Petro Goga e futi ne kurth duke e ftuar te shikonin fushen, kanalizimet etj te fshatit, dhe e kaloi qellimisht ne vendin ku qe ngritur prita nga shqiptari ortodoks Sotir Lolo Vaso nga Mursia. Duke e qelluar pabesisht e vrane ne pjesen e fushes te quajtur Kandale. ( Treguar nga Ahmet Xhemaliu, Brahim Shaban Mullai, Mehmet Alushi, Nexhip Baçja, dhe Safet Cokalli, te peste Konispolite.)
Vangjel Xhirmiu dhe Aleks Paci vrane ne 1925 ne fshatin Cekurat Galip Lilajn, Gjyzel Shaho Shuaipin, dhe Habib Abdurrahman Bibon. .(Ibrahim D. Hoxha Enciklopedia e Jugut fq. 506)
Ne plot shtepi Paramithitesh sherbenin prej vitesh vajza te krishtera shqiptare nga Frari dhe Çamofshatrat. Si te tilla ato dinin gjithçka ne maje te gishtrinjve te dores. Pak jave para gjemes se 1944 me shkaqe te ndryshme brenda 2-3 diteve, me lloj-lloj genjshtrash ato u terhoqen te gjitha nga shtepite ku ato sherbenin. Perse ? Hamendjet me te peraferta te çojne ne dy perfundime : ja per tu treguar çdo hollesi qe u duhej gjakatareve, ja per te mos u ndodhur aty diten e gjemes nga frika e ndonje hakmarrjeje. Pra ato ishin ne dijeni te plote te gjemes qe do te ndodhte.
Shqiptaret ortodokse te fshatrave çame Foto Kiço, Kristo Foti, Koço Nikolla, Lefter Shtrungari, Nikolle Çeno Nikolle Skapera, dr. Spiro Kurti, nen urdhrat e Major Kranjait pas nje mbjedhjeje ne Mitropolin e Paramithise dolen neper rruge e njoftuan : Urdherohen te gjithe ata qe kane arme ti dorezojne menjehere, se qetesine do ta mbaje ushtria. Askush mos te kete frike. Kedo e quajme vella ; duam te bashkepunojme dhe te ndihmojme njeri tjetrin. Rreth mesdites çetat e perbera nga ekstremistet ortodokse shqipfoles ne sherbim te Greqise te perbera nga Çomenjte, Dokenjte, Pandazenjte(suliote), Dhimo e Sotir Pasko, Kristo Manuri, Petro Bazakua, Thoma Façua, Prift Andoni, teshaqepesje Athina Paço, samareberesi Çil Çoni, Cil Kutupi, Din Jot Barba, vellezerit Dhimo e Gaq Pashko(nga familja e te cileve rrjedh edhe familja e grekomanit te terbuar Gramoz Pashkos qe ska lene gur pa kthyer permbys ne Shqiperi), Dhimo Kasari, Jan Kulla, Jorgaq Boçari, Sotir Boçari(niperit e te sterfolurit Grekoman Marko Boçarit), Jot Keno, Kalope Baburi, Koste e Nikolle Kulla, Nikolle Paço, Nikolle Rafti, Stavro Kasari etj. Keta vrares se bashku me ushtrine greke kryen masakren e tmerrshme te Paramithise. Por ishin ata qe e drejtonin ushtrine greke sepse vetem ata e njifnin qytetit me imtesi sepse kishin vite qe i hanin buken çamit, dhe kur erdhi momenti e therren si dash.
Duke kerkuar shpetim si i mbyturi qe kapet nga floket e tij, plot çame dyndeshin neper shtepite e te krishtereve zotimemarres, si ne ate te Jot Barbes etj. Por per habine e tyre ata vete ua hanin koken te paret, duke i therrur dhe masakruar. Keta sadiste motren e Hasan Behlulit, tre djemte e Hasim Dinos, nder ta dhe nje 5 muajsh- te shoqen dhe 2 bijat e Rexhep Malit, Ihin dhe Lihin i gozhduan me gozhde ne murr si Krishti ne kryq, dhe pasi therren Mulla Çenin argetoheshin me te bijen e tij. (Fletorja “Zeri i Çamerise” nr. 7 Tirane dt. 8.10.1946, fq. 2)
Andon Doko, Koste Rafti nga fshati Lugat i çamerise mberthyen dhe burgosen Shefqet Sulejman Himin(dtl. 1926)
Hare e Nikolle Çoni nga fshati i krishtere Hojke i çamerise, Vangjel Doko, Koste Rafti etj pasi hengren e pine rreth 2-3 ore rresht ne shtepine e myftiut Hasan Abdullahit therren ate, te shoqen, te bijen, dhe te birin.
Taq Shtrungari thelezoi 80 vjeçarin Shaban Gaxirin, e plot te tjere; tregon sesi u fsheh setoku me Ilmaz Muhtarin, dhe Tahsin Muhedinin, mes trareve ne tavan, dhe sesi e nxorri pabesisht miku i tij shqiptar ortodoks Thoma Faço.(Deshmia ruhet ne arkivin personal te Ibrahim D. Hoxhes)
Fatime Prronjo per te shpetuar te bijen Shuquranen nga perdhunimi i Dhimo e Sotir Paskos u dha atyre gjithe çkishte 30.000 dhrahmi, 2 gjysme lire floriri, nje pale vathe ari, nje unaze floriri, dhe çdo send qe u pelqeu. (Fletorja Bashkimi nr 678 Tirane, dt. 4.3.1947 fq. 2)
Rina, gruaja e Foto Raftit u tha zervistev qe Hasan Abdullane ta benin copa-copa.
Koço Nikolla nga fshati Vejnik pasi hengri e piu te shtepia e muftiut Hasan Abdullahit bashke me disa oficere greke, qete qete u çua morri nje gershere qe gjeti ne raft dhe duke qeshur ju afrua muftiut, dhe i tha : Me kete gershere njerzve te tu, do tu presim hundet, veshet e do tu qitim syte. Me te vertete do te beni ate qe thua tha muftiu? Me te vertete, pse per genjeshtra kemi ardhur ne ketu? tha Koçua i egersuar. (Viset kombetare shqiptare ne shtetin grek Ibrahim D. Hoxha)

FILLIMET E GJENOCIDIT CAM MASAKRA E DERVISHANES 1772


FILLIMET E GJENOCIDIT ÇAM
MASAKRA E DERVIZIANES (DERVISHANES) 1772

SHKRUAN : ABEDIN RAKIPI

( Studiues i çeshtjes çame)

Banoret e nje fshati ne krahinen e Sulit te Siperm mohuan krishterimin dhe pranuan islamin. Duke qene se ata pranuan islamin, ata krijuan edhe shume marredhenie te mira me fshatrat e tjera çame te Sulit te poshtem. Shkembime te ndryshme tregtare, ekonomike dhe martesore filluan te beheshin me fshatrat e tjera muslimane te Çamerise dhe sidomos te Paramithise, dhe Margelliçit qe ishin perkatesisht dy, dhe nje ore e gjysem larg nga kryeqendra e Sulit te siperm ku jetonin edhe kleftet ortodokse Suliote. Me lidhjet martesore, dhe shkembimet e ndryshme tregtare ekonomike numri i banoreve te fshatit kaloi nga 100 ne 200 familje muslimanesh çame. Suliote qe kontrollonin gjithe krahinen me briganderine e tyre nuk e kishin me sy te mire pranimin e fese se Osmaneve dhe Çameve nga ky fshat. Ata disa here kishin provokuar banoret e ketij fshati duke vrare banore te pafajshem, dhe duke i marre vajzat e reja si robina ne malet e tyre. Por fakti kryesor ishte se Suli i siperm ishte kthyer ne nje ferr per çamet muslimane dhe per Turqit ishte i pakontrolluar dhe jashte autoritetit te Perandorise Osmane. Ne kete menyre te gjithe banoret e Dervizianes e dinin se nuk kishte askush per ti mbrojtur ata dhe duke qene se ishin te rrethuar nga te gjitha anet nga Suliotet ata ishin te detyruar qe ti paguanin haraç Sulioteve. Por Suliotet nuk mjaftoheshin vetem me haraçet dhe me taksat qe ju kishin vene çameve te Dervishanes por ata rrembenin shpesh edhe vajza te reja çame muslimane, dhe i merrnin me vete ne shtepite dhe kishat e tyre. Bile ata i perulnin shume çamet e Dervishanes duke i share per faktin se kishin pranuar islamin dhe duke i quajtur tradhetare te Kryqit. Keto çnderime te padurueshme bene qe çamet mos te duronin me dhe ngrinin krye kunder krimineleve ortodokse Suliote, dhe te vrasin disa prej tyre kur ishin futur ne fshat per te grabitur pasurite e çameve. Suliotet kete rast e prisnin me zell te madh ndaj edhe te mbledhur ne nje nga kishat e Sulit ne 26 Korrik 1772 ne diten e celebrimit te Agia Paraskivia ( Shen Parashqevis) zgjollen 700 luftetare per te masakruar fshatin rebel musliman. Sapo arriten ne fshat ata sulmuan fshatin nga te gjitha anet, dhe duke qene se burrat e fshatit nuk ishin ne gjendje te parballonin sulmin e Sulioteve, per shkak te numrit te tyre te paket, dhe te befasise se Sulioteve, fshati rra ne duart e Sulioteve te cilet pa asnje pike meshire i therren te gjitha burrat dhe djemte e rinj te fshatit duke mos lene asnje pa e kaluar ne thike, dhe pa ja prere koken. U lane gjalle vetem femijet grate, dhe plakat sepse edhe burrat pleq u kaluan ne thike dhe u therren. Pasi rrembyen te gjitha vajzat e reja çame ata menjehere deportuan te gjithe te mbijetuarit e masakres se Dervishanes duke i debuar ata nga Krahina e Sulit. Te gjithe grate, dhe jetimet e mbijetuar te Dervishanes u vendosen, ne Arte dhe nje pjese e konsiderueshme e çameve te Artes e kane origjinen nga Dervishana ose Derviziana ne greqisht. Fshati pas deportimit dhe masakres se çameve u popullua nga Suliotet. Pas maskres se Dervishanes governatori i atehershem i Artes i shpalli lufte Sulioteve i indinjuar nga masakra e vellerzerve te tij te gjakut dhe te fese, çamet. Kjo masaker shenon nje nga masakrat dhe spastrimet e para etniko-fetare te gjenocidit çam dhe ishte orkestruar nga kleftet Suliote nen urdhrat e kishes ortodokse greke. Kjo masaker do te shenonte therrjen, çnderimin dhe deportimin e 200 familjeve çame muslimane, fshati i te cileve do te popullohej pastaj nga kleftet Suliote. Eshte per tu theksuar fakti se nje nga familjet qe banonin Sulin ne ate kohe ishte dhe familja e Tusas Zerva, familje nga e cila rrjedh edhe Napoleon Zerva i cili gjate luftes se dyte boterore do te perfundonte vepren famekeqe te filluar nga stergjysherit t tij duke masakruar gjithe çamet dhe duke i deportuar nen hijen e thikave, grate dhe jetimet çame mbetur pa burra, dhe baballare. Ne te njejtin vit, pra 1772 Kapedan Sulejman Çapari nga familja fisnike e Çaparenjve te Luaratit ne Çameri ne krye te 9000 çamerve do te rrethonte Sulin, duke vrare shume klefte Suliote dhe duke djegur Sulin por pas djegjes se Sulit Sulejmani kampoi ne malet e Sulit dhe u sulmua ne befasi dhe u fut ne kurth nga kleftet Suliote nen komanden e strategeve ruse, te cilen kishin organizuar edhe kryengritjen e Morese ne vitet 1768-1770, kryengritje kjo e shtypur po nga Kapedan Sulejman Çapari ne krye te nje ushtrie prej 10.000 shqiptaresh ku pjesen derrmuese te saj e perbenin çamet. Eshte shume e rendesishme per popullsine çame te emigruar nga vatrat e saja, dhe me banim momentalisht ne Shqiperi apo gjetke qe te vihet ne dijeni se gjenocidi çame nuk ka filluar ne 1821 me revolucionin grek ku Suliotet dhe Greket filluan te masakronin te gjitha fshatrat jugore te Çamerise, as ne 1913 ku pas shembjes se Perandorise Osmane te gjithe çamet e Janines, Artes, dhe ata te Çamerise lindore, jetuan makabrat me te tmerrshme nen hijen e thikave dhe kryqit, as ne 1944 me masakren e madhe te Suliotit Napolon Zerva por shume dekada me pare, ne vitet 1750 kur çami Seit Çapari nga familja fisnike e Çaparenjve te Luaratit ne Çameri, dhe Delvinioti Mustafa Koka do te rrethonin Sulin, duke vrare shume Suliote, sepse keta te fundit i kishin vene taksa muslimaneve çame te Margelliçit, dhe nqs keta te fundit si paguanin ata kryenin krime nga me monstruozet. Edhe Ali Pashe Tepelena sulmoi Suliotet sepse keta te fundit kishin sulmuar fshatrat muslimane te Çamerise, gjate mungeses se Aliut, dhe me sakte fshatrat e Margelliçit qe eshte nje ore e gjysme ne kembe nga malet e Sulit. . Po te lexojme historine e Çamerise do te kuptojme qarte se çamet pjesen derrmuese te luftes se tyre e kane bere kunder Sulioteve dhe Arvaniteve, duke qene se keta te fundit luftonin per kryqin dhe per nje Greqi te Madhe, ndersa çamet per Çamerine, dhe mosvaresine e tyre nga kleftet Suliote dhe nga kuçedra ballkanike, (Kisha Ortodokse), te cilet luftonin per nje Greqi te Madhe, ose Megali Idea deri ne lumin Shkumbin, ndersa çamet dhe Shqiptaret e tjere per Shqiperine dhe Çamerine deri ne Arte.

SHKRIME KRIJIMTARI DHE LETERSI ÇAME