e enjte, 13 nëntor 2008

GJENOCIDI ÇAM, FAZA E KATERT VITI 1854


GJENOCIDI ÇAM, FAZA E KATERT VITI 1854

SHKRUAN ABEDIN RAKIPI


DEMET QE I BENE ÇAMEVE ARVANITET THEODHOR GRIVA, THEODHOR ZEKA, DHE SPIRIDON KARAISKAQI (Djali i Gjergj Karaiskaqit)


Gjenocidi çam u zhvillua ne 7 faza kryesore qe ç’populluan paraprakisht Çamerine nga popullsia e saj autoktone myslimane. Keto 7 faza u zhvilluan si me poshte:

Faza e pare ishte ajo e zhvilluar gjate kryengritjes ortodokso-greke ne vitin 1611, e drejtuar nga Dionis Filozofi, peshkop i Larises, i cili pasi konkordoi me Francen, filloi kryengritjen ne Janine dhe fshatrat perreth, se bashku me 1000 kryengrites. Fshatrat myslimane te Janines, Granica dhe Zaravuçi ne çameri u masakruan krejt nga Dionisi dhe kryengritesit, dhe pas hyrjes se tyre ne Janine gjithe myslimanet e Janines u therren si bageti. Edhe vete shqiptari Asllan Pasha, pashai i asokohe i Janines arriti te shpetoje per fije nga dritarja e shtepise se tij sebashku me gruan e tij, duke i shpetuar masakres. (Jannina ville d’Epire fq 87)

Faza e dyte ishte ajo e vitit 1772 ku 200 familjet myslimane te fshatit te Dervishanit, ne Çameri u masakruan nga kusaret gjakatare Suliote. Sulejman Çapari, nga Margelliçi i Çamerise, ne krye te nje ushtrie prej 9.000 çamesh, sulmoi çerdhet Suliote per tu hakmarre, per kete masaker. (Llambros Koutzonikas, History of Suli)


Faza e trete ishte ajo e viteve 1821-1829 gjate Revolucioni Grek ku kryengritesit filluan masakrimin e çameve myslimane, djegien e fshatrave dhe xhamive ne skajet e Çamerise Jugore kryesisht ne kazane e Nartes qe perben nje nga qytetet jugore te Çamerise. Kollokotroni gjate Revolucionit i bindi disa lidera çame qe te bashkoheshin ne ate kohe me forcat greke ndaj per kete ata u ftuan ne Peloponez qe te firmosnin nje aleance te fshehte shqiptaro-greke. Delegacioni shqiptar drejtohej nga Tahir Abazi dhe 1500 trupat shqiptare muslimane qe duhet ti bashkoheshin grekeve drejtoheshin nga Prronjo dhe Capari. Gjate rruges Tahir Abazi, i revoltuar nga djegia e fshatrave, prishja e xhamive dhe e teqeve, si dhe i keqtrajtimeve të myslimanëve shqiptare, hoqi dorë nga vazhdimi i udhëtimit drejt Peloponezit dhe u kthye në Artë. Aty ai u bëri të njohur bejlerëve çamë dhe drejtuesve të tjerë shqiptarë të Shqipërisë së Poshtme, veprimet e dhunshme që kishin ndërmarrë kryengritësit grekë ndaj familjeve myslimane dhe institucioneve të kulteve fetare myslimane. Ky lajm i kobshëm, mjaftoi që krerët shqiptarë të hiqnin menjëherë dorë nga aleanca me kryengritjen greke e të bashkoheshin me Hrushit Pashën qe ishte asokohe komandanti i ushtrise osmane, (K.Biri, "Arvanites oi dories tou neotorou elenizmou", Athinë, 1961., f.346).


Faza e katert dhe ajo e cila trajton ky shkrim eshte ajo e vitit 1854 ku armata greko-arvanite, e drejtuar nga Theodhori Griva, Spiridon Karaiskaqi, dhe Theodhor Zeka masakruan me dhjetera fshatra te Çamerise Lindore dhe Jugore.



BEJDESHÀTI, mulla Qemal Daut agà(1822-1854). Në kohë lufte me gradë mirallaji. Më 1854 një armatë greke e prirë nga gjeneralët Spiridon Karaiskaqi e Theodhori Griva, te dy me prejardhje shqiptare- po i afrohej Çamërisë së Mesme, afër skajit jugor të së cilës gjëndet edhe fshati Dhrohomí. Mulla Qemali mblodhi bashkëkuftëtarët çame që në rast lufte përbënin allajin e prirë prej tij dhe u doli përballë mësyesve grekë paksa në jug të rrjedhës së lumit Gliqi, në afërsi të fshatit me të njëjtin emër. E kundërmësyrë njëherit edhe nga njësi të tjera çame të prira nga Hamit bej Çapari, Zejnel Husa etj., armata greke zuri ta ngadalësonte ca nga ca përparimin, derisa më në fund u ndal në rrjedhën e lumit Kalamà. E goditur pastaj edhe nga luftëtarët e sapombërritur nga Labëria nën drejtimin e Mahmud bej Vlorës, ajo u shty rrëmbimthi mbrapsht. Dikur kundërmësyesit u gjëndën pranë qytetit Nartë, ku armata greke vazhdonte të mbante ende të rrethuar mbrojtësit e kalasë. Në përbërjen e kundërmësyesve për çarjen e brezit të rrethuesve, allaji i prirë nga mulla Qemali arriti i pari brenda qytetit. Gjithnjë në luftime fyt për fyt, dikur ra i vdekur pas disa plagëve nga goditje shpate. Ai ishte “trim i tërbuar”(gojëdhënat). Kjo dëshmohet edhe nga këto vargje: “Të xhumâ më të xhumâ,/ glau e shkrreta hatâ:/ mulla Qemali u vra/ në Nartë, në këshëllâ/ vërvitej si ezhdërhâ./ Mulla Qemal Bejdeshati,/ u bë si që deshi fati,/ se të kish ardhur sahati./ U vërvit Qemal shehiti,/ kordh’ e jatagan ç’i qiti,/ «ilerí», fajkoj bërrtiti,/ sa mori ibrret jeziti,/ Grivë qen’ e çorroditi,/ «rahmë-rahmë» ulëriti”.(I.D.H., “Bilbila e Thëllëza Çame”. La një djalë të vetëm.(1)


BUA-GRIVA, Theodhoraq. Lindi më 1797 në Prevezë. Gjeneral grek me prejardhje shqiptare nga dera e Bua-Shpatëve. Kleft(kusar). Armatol(burrë pushke) me kapedanë me emër si Kaçandóni e Panuarjai, (te dy arvanite dhe vartës të A. p. T). Kryengritës, bashkëveprues me Mavrokordhaton. Nga 1822-si e mbrapa tregoi trimëri të madhe gjatë luftimeve në Akarnani etj. Deshi ta vriste Kollokotroni, po e shpëtoi i vëllai, “Gardhiqoti”. E burgosi dhe e dënoi me vdekje qeveria kryengritëse, po çau burgun e iku fshehtazi. Më 1854 u vu në krye të një armate greke dhe me thirrjen: “Përpara me kryqin në njërën dorë dhe në tjetrën thikën”, u vërsul nëpër Çamërinë Lindore dhe e përzhiti atë deri në rrjedhën e Kalamait. Fshatra si Forteza, Koriqani, Luzeci etj. thuajse u zhdukën fare. U thye nga luftëtarët çamër e lebër të drejtuar nga Mahmut bej Vlora dhe u ndoq deri përtej Mecovës. Tmerret e tij i përshkroi me hollësi Perevói. Si shpërblim i gjakderdhjeve dhe i gjëmave të bëra prej tij kundër ish-njëgjakësve të vet muslimane , qeveria greke më 1862 i dha gradën mareshal i ushtrisë greke. (“Pyrsos”, fq. 14). Vdiq me 24 tetor 1862.

Eshte interesant fakti se djali i katert i Theodhori Grives dhe i Kallomira Haxhimihalit , Gjergj Bua Griva eshte nje element tjeter shume i rendesishem qe flet qarte me shembullin e vete. Pasi mbaroi Akademine Ushtarake te Athines Gjergj Griva sherbeu ne Divizionin e 10-te te ushtrise greke qe pushtoi Turqine ne 1919. Ai ne kete lufte sherbeu si nen-toger dhe morri pjese aktivisht ne luftimet nderrmjet Izmirit dhe Eskishehirit dhe me pas Burses dhe Sakaryas. Me fillimin e luftes se dyte boterore Gjergj Griva u transferua ne Departamentin e Operacioneve Qendrore te ushtrise greke, duke punuar intensivisht ne planin e mbrojtjes se Greqise veriore alias çamerise. Tre muaj pas pushtimit te çamerise nga Musolini Gjergj Griva pas insistimeve te pafundme te tija u trasferua ne frontin shqiptar, pra ne çameri, si komandant i Divizionit te 2-te ku ai mberriti ne dhjetor te 1940. Siç e dime te gjithe tashme dihet se çfare beri ushtria greke ne çameri nder te tjere edhe Divizioni i dyte i drejtuar nga arvaniti yne Gjergj Griva. Perdhunime, luftime me çamet, grabitje, djegie etj ishin veprat e Grives dhe gjithe Divizioneve te tjera te ushtrise greke. Ky ashtu si vete babai i tij e kishte enderr qe te luftonte ne çameri, ndaj edhe superioreve te tij ju shkruante vazhdimisht letra qe te transferohej ne frontin shqiptar, pra ne çameri. Urrejtja familjare e arvaniteve Griva shfaqet qarte te jeten dhe luften qe babe e bir bene kunder çameve. Pastaj ai krijoi edhe Organizaten X te perbere nga andarte qe vete ata qe hoqen prej tyre e dine se sa te tmerrshem ishin. Por Gjergj Griva nuk urrente vetem çamet, por siç e theksuam edhe me lart edhe turqit. Pas Luftes se 2-te boterore vemendja e Gjergj Grives u fokusua mbi Qipron, shkeputjen e saj nga Sundimi Kolonial Anglez dhe bashkimi me Greqine. Si anetar i Komitetit per Çlirimin e Qipros ai morri drejtimin e ENOSIS dhe sebashku me Peshkopin Makarios i 3-te filluan manovrat per lufte. Ne nentor 1954 ai pergatiti organizaten guerrile EOKA. Ne 1955 ai filloi manovrat ushtarake kunder anglezeve ne qytetet me te medhaja te Qipros nder te tjera edhe Nikosia. Por i kerkuar nga anglezet u detyrua te arratisej sepse Anglia jepte 10.000 paund per koken e Grives. Por pas marreveshjes Londer-Zyrih te 1959 ku Qiprua shpallej Shtet i Pavarur, ai doli nga skuta e tij dhe u kthye ne Athine ku u prit si nje hero kombetar, si njeriu qe i dha lirine Qipros dhe per kete nga Shteti Grek ju dha titulli Gjeneral. Por aventura antiçame dhe antiturke e Gjergj Grives nuk mbaron me kaq. Ne 1968 ai kthehet ne Qipro pas shperthimit te te dhunes interkomunale nderrmjet turqve qipriote dhe grekeve qipriote. Ai morri drejtimin e pergjithshem te forcave dhe ushtrise greke qipriote. Ai drejtoi ne Qipro gjithashtu guerrilat andarte qe masakruan qindra vete ne fshatrat myslimane turke, por ne 1974 pas skadimit te ultimatumit dhene Greqise nga Turqia, Griva dhe Qipriotet e tij greke kapitulluan pas ardhjes se shpetimtareve te Ankarase per te mbrojtur popullsine civile turke nga duart e andarteve te Grives. Edhe pse Gjergj Griva vdiq ne vitin 1974 njerezit e tij ne Qipro vazhduan te njejten politike barbare edhe pas vdekjes se tij. Gjithashtu nje tjeter Grive i famshem ishte Jani Griva i cili lindi ne vitin 1923 dhe u be kryeminister i Greqise gjate vitit 1989.

Spiridon Karaiskaqi eshte djali i madh i arvanitit Gjergj Karaiskaqi, i cili morri pjese heroikisht ne revolucionin grek. Djali ashtu si edhe babai ushqente urrejtjeje te thelle ndaj turqve dhe myslimaneve ne pergjithesi. Ai per kete arsye ne 30 janar ne krye te nje armate andartesh prej 2500 vetesh u derdh mbi qytetin çam te Nartes dhe filloi vrasjet dhe masakrat masive ne fshatrat çame myslimane. Krah per krah me te ne krye te 500 andarteve morri pjese edhe Theodhori Griva qe ne te njejtin moment sulmoi Pese Puset ne çamerine lindore. Motoja e perbashket e tyre ishte : “Përpara me kryqin në njërën dorë dhe në tjetrën thikën” Masakra te shumta ata kryen gjithashtu ne Meçove Grebene dhe ne fshatrat myslimane shqiptare ne lindje te Janines. Keta arvanite islamofob dhe çamofob u thyen nga vullnetaret çame dhe leber te drejtuar nga vete babai i Ismail Qemalit Mahmud bej Vlora. Mahmud bej Vlora e mundi Griven ne Meçove dhe me pas ne Pese Puset. Disa vite me pare me sakte ne vitin 1831 nje tjeter shqiptar tjeter ortodoks i quajtur Theodhor Zeka nga Grebeneja, i cili ne krye te nje bande andartesh prej 300 vetash sulmoi trupat çame te Mehmet Takes qe kontrollonin Grebenene ne ate kohe. Duke qene se Theodhor Zeka donte te sulmonte Grebenene dhe te vriste vete me doren e tij Mehmet Taken si hakmarrje per vrasjen e vellait te vet Janulla Zeka, kryer nga Mehmet Taka, ai hyri ne Grebene dhe meqe nuk e gjeti Mehmet Taken dogji, vrau dhe plaçkiti te gjitha familjet myslimane shqiptare qe mundi ne qytet. Ne 1832 Theodhor Zeka u perplas ne fshatin Spela me trupat e Mehmet Takes dhe pasi u mund prej ketij te fundit bashke me palikaret e tjere te tij u arratis per ne Greqi. Disa burime thone se ai u fsheh ne malet e Grebenese deri ne vitin 1935 dhe vetem atehere u largua per ne Greqi. Por Theodhor Zeka nuk hoqi dore nga manovrat e tij dhe ne 1853 u rikthye ne Grebene. Ne fillim u ndal sebashku me 300 andarte ne fshatin Lamia dhe ne shkurt ne 1854 u shfaq ne Grebene. Trupa te shumta shqiptare dhe Turkmene e kontrollonin zonen ne ato vite. Theodhor Zeka drejtoi trupat e tij dhe trupa te tjera rebele ortodokse qe u bashkuan me te drejt Meçoves dhe ne 4 Prill 1854 pushtoi nje numer te caktuar fshatrash myslimane ne Meçove. Ne 22 Maj 1854 Theodhor Zeka kaleroi ne krye te trupave te tij neper fshatrat vllahe te rajonit si Samarina, Avdela, Furka, Dençika etj dhe duke i nxitur ata qe te bashkohen me te ne kryengritje, arriti te mblidhte nje trupe prej 2000 burrave qe marshoi drejt Grebenese. Ne te dale te qytetit ndeshi me trupat Turkmene afer fshatit Dimenice, te cilet sapo kishin shtypur nje kryengritje ne nje nga fshatrat greke. Pasi u perplas me 350 trupat qe perbenin garnizonin Turkmen filloi nje beteje e ashper qe perfundoi me humbjen e Turkmeneve duke qene se ishin 7 here me te pakte ne numer sesa trupat e Zekes. Ne ato dite Theodhori Griva kishte rrethuar Meçoven dhe Theodhori Zeka vendosi qe te gjitha trupat e tij ti bashkonte me ato te Grives. Ata u vendosen ne Spela 10 km ne jug te Grebenese per disa kohe ne pritje ta bashkimit me trupat e tjera arvanito-greke te Grives. Osmanet sapo u lajmeruan per veprimet e Zekes derguan drejt Speles shqiptarin Abdi Pasha ne krye te nje ushtrie prej 12.000 vetesh te perbere ne pjesen derrmuese prej çamesh dhe leberish. Gjithashtu shqiptari tjeter Osman Pasha qe drejtonte nje divizion shqiptaresh u nis ne ndihme te shqiptareve myslimane te Grebenese dhe Meçoves te rrethuar nga Griva dhe Zeka. Nje force e ardhur nga çameria e drejtuar nga Çelo Picari nga fshati Picar i çamerise e perbere prej 800 vullnetaresh çame po i afrohej Grebenese dhe Meçoves. Gjithashtu çami tjeter Mehmet Taka me trupat e tij marshoi drejt grekomaneve Griva dhe Zeka. Çamet e Mehmet Takes dhe Çelo Picarit u perplasen me ta ne fshatin Rashove dhe pas tre dite luftimesh qe zgjaten nga 28-31 maj trupat grekomane te Grives dhe Zekes u shkaterruan perfundimisht dhe andartet ortodokse u arratisen si minj ne Greqi.(12)Mahmud bej Vlora duke shitur te gjitha pronat e tija per te paguar dhe armatosur vullnetaret qe luftuan kunder arvaniteve vdiq i varfer ne Stamboll, duke i lene edhe femijet e vete, nder te cilet edhe Ismail Qemalin ne nje varferi te thelle. Mahmud bej Vlora eshte nje nder atdhetaret e shumte çamer dhe leber qe sakrifikuan gjithçka kishin, per te çliruar çamerine nga keta grekomane qe ne emer te kryqit dhe MEGALI IDESE masakruan dhe dogjen me dhjetera fshatra myslimane te çamerise dhe tejgramozite. Ideologjia urrejtjenxitese e Kishes Ortodokse i kishte indoktrinuar aq shume keta arvanite, sa pa piken e turpit therren dhe masakruan nje-gjakesit e tyre çame dhe myslimane. Demet qe i sollen çamerise arvanitet Griva dhe Karaiskaqi ishin te shumta, qofshin ato ne jete njerezore, apo ekonomike. Fshatra te tera te masakruar, te djegur, grabitje te pafundme, perdhunime dhe rrembime te fshatrave çame myslimane etj. Nese disa pseudo-historiane kontemporane keta njerez i quajne “Heronjte shqiptare te Revolucionit grek”, une do ti quaja ata “Jashteqitjet e kombit shqiptar ne sherbim te Greqise dhe Kryqit”. Te quash heronj njerez qe jo vetem qe preferuan kombin grek ne vend te atij shqiptar, por qe duke arritur kulmin masakruan me mijera çamer myslimane ne emer te kryqit dhe Greqise do te thote qarte te lavderosh fanatiket kryqtare ortodokse ne sherbim te Greqise, dhe te ngresh ne historine e kombit shqiptar statuja per tradhetaret e kombit.
Ja çfare thote nje kenge e vjeter çame per keta tradhetare :

TETË DIT' REMEZAN THANË (160)

(141)
Tetë dit' remezan thanë,
telit brezeran ç'i ranë,
mbi vali, mbi kumandanë:
"Djelt' e nanave ku janë?"
5 Mun ne port' e huqumetit
u mbloth bes' e Muhametit;
besa muslimane thanë:
"Do lëftojmë me Junanë.
O Junan, o Junane,
10 dëftona se ç'mënde ke;
mblith asqerr' e poshtë eja,
në daç të të thihet beja.
O Junan, qen i pabesë,
nxorre xerk e doje pjesë!"(3)


(1) Enciklopedia Jugshqiptare Ibrahim D. Hoxha
(2) “Pyrsos”, fq. 14
(3) Bilbila dhe Thelleza çame; Ibrahim D. Hoxha
(4) Junan=grek
(5) Remezan=ramazan çamçe
(6) Huqumet=qeveri
(7) Ne kete kenge popullore çame tregohet sesi muslimanet e Çamerise dhe Laberise lidhen besen kunder sulmeve te Kryqtareve Athino Fanarite dhe bashkepunuesve te tyre Arvanito-Suliote qe luftuan kunder atdhetareve shqiptare, ne emer te kryqit dhe Greqise.
(8) Gen George Grivas Obituaries The Times January 1974
(9) Kofas, John Intervention and Underdeveloppement Greece during the Cold War
(10) Charles Foley The Memoirs of General Grivas
(11) D.G Koutroumpas: He Hepanastasis tou 1854 kai ai hen Thessaleia Idia Epicheireseis en Athenais fq. 68
(12) Crisis of the Ottoman Empire fq. 250-251

e shtunë, 8 nëntor 2008

FILATI. Kryeqendër e Çamërisë Veriore.


FILATI. Kryeqendër e Çamërisë Veriore.


Shkruan: Ibrahim Daut Hoxha

Qyteti qëndron mbi tri valëzime kodrinore, po se kur e ka zanafillën dhe si u ngrit ka vetëm hamendësi e jo burime të përpikta. Në njërën nga gojëdhënat thuhet se vajtregtuesi Filo gjatë çlodhjes atje, u shiti kalimtarëve vajin. Me kërkesën e fqinjarëve, në ditë të caktuara ai shpinte atje karvanë të tjerë vajmbartës dhe, kur pa se ajo pikë shitjeje mund të shndërrohej në një nyjë tregtare, atje ngriti një han. Ky han u bë bërthama rreth të cilit ca nga ca fqinjarët njëri pas tjetrit zunë të ngrenin ndërtesat e veta. Mbështetur në mjedisin, mendja e do që Filati të jetë ngritur prej banorëve të ish-vendbanimeve të atyafërme: Gùmanit, Kakàvit, Kastrisë, Mihàlarit, Revanìsë, Savalàtit, Vànërit e ndonjë tjetri, banorë këta që mund të kenë qënë të prejardhur nga gravat madhështore rrotull tij: Gràva e Idris Tiranës(tunel natyror ku mund të strehoheshin rreth 2000 vetë, bagëti etj.), Grava e Ninës, Grava e Savalatit, dy grava të tjera madhështore ndërmjet qytetit dhe malit etj. Po, sido që të ketë qënë, Filati pa mëdyshje e ka zanafillën qysh herët. Kjo dëshmohet edhe nga poçet, tjegullat dhe mbeturina të tjera të hershme të gjetura në “Prrua të Mémës”, rrëke në V-P. të qytetit. Dëshmohet, gjithashtu, edhe nga një varr i zbuluar më 1924-1925 prej punëtorit Spiro Zbitha nga fshati Jeromer, i cili punonte për çeljen e udhës Filat-Camanda. Varri mbulohej nga një tjegull e vetme me përmasa rreth 8 cm. e trashë dhe rreth 1.7 m. e gjatë. Kjo mbulonte një skelet njeriu, nga goja e të cilit mungonin vetëm dy dhëmbë. Në gishtin eshtër kishte një unazë bronzi.{Të dhëna nga Ferik Gaxheli, Lut Berber(dtl. 1906)i dhe Haqif Adem Brahua, të tre nga Filati}.
Emil Izamberi në “Orient”, v. e p. fq. 1837/1, duke renditur një varg gjykimesh, mendon se Filati është trashëgimtar i Iliónit të lashtë, “emër ky i shndërruar në Filiates”; më duket se një “shndërrim” i tillë s’është aspak bindës. Mbështetur edhe në dëshminë e U.M.Likut mbi artizanët e dikurshëm që dalloheshin në të, është shumë më e besueshme që emri i qytetit ta ketë prejardhjen nga “fil”(fije –I.D.H.). Në Çamëri -trevë veçanërisht e pasur në bagëti të imta, kryesisht në dhën- përpunimi i leshit: krehja, shtjellja, tjerrja etj. ishte mjeshtëria e parë e vendëse, sidomos për gratë. U. M. Liku në “Travels in Northern Greece” I, fq. 104 thotë se Filati ishte më i madhi qytet i Çamërisë Veriore dhe se me përjashtim të një numri të kufizuar artizanësh të krishterë, “qyteti është krejtësisht i banuar prej shqiptarësh muslimanë”; dëshmon, gjithashtu, se në qytet ndodheshin edhe “disa xhamì të bukura”. Përkatësinë kombëtare shqiptare të filatasve e dëshmojnë edhe emrat e disa prej vendeve në afërsi të tij: Brima e Pràpalit, Foleja e Pulëbàrdhës, Gorrìca e Çapos, Guri i Bùfit, Guri i Kodrës, Hiri i Shkàbës, Këma e Mesit, Kroi i Çìmos, Lëma e Gërrnjës, Pilli i Rùços, Prroi i Çékës, Pusi i Bùzos, Rrapi i Vànërit, Sheshet e Krìpës etj. Në disa burime thuhet se në vitet 1830-1840 kishte 5.000 banorë. E. Izamberi në “Orient”(1873) e shënon të banuar prej 4.000 vetësh.”Tregtia e gjedhit –vijon ai- edhe sot përbën pasurinë e Filatit dhe të rrethit të tij. Në çdo anë të kësaj krahine kudo gjen kopé të mëdha buajsh”.(Demash, lopësh e qêsh, se buaj e buallica kurrë s’ka patur –I.D.H.). U.M.Liku në “Tr. In N. Greece” IV, L. 1835, fq. 73 3 74 vëren se në fushën me kullota të pasura gjatë rrjedhës së poshtme të Kalamait të zotëruara nga Filati, në kohë të lashta ishin të famshme për qetë çeshtinézë(keshtrinezë a qeshtrinezë). E. Iz. thotë “Si të gjitha qytetet e tjera turke, Filati më i bukur duket nga larg, se sa nga afër. Vendi(fq, 838/2) më i mirëzgjedhur për të shijuar pamjen e qytetit është në afërsi të Finìqit”. Eduard Liri(Lear) në “Journales of a Landscape Painter in Albania”, L. 1851, për të thotë se mbase është vendi më i këndshëm që ka parë në Shqipëri. F. Pukëvili në “V. de la Gr.” II, bot. II thotë se përbëhej nga 420 shtëpi, 3 xhami, hane dhe sterra të mëdha, me një popullsi trime, të shëndoshë dhe të bëshme; gratë dhe burrat fort të bukur.(“Diturija” nr. 1, nëntor 1927, fq. 7). P. Aravantinoi thotë se përbëhej nga 200 shtëpi islamikësh dhe 35 të krishterësh. SH-S.Frashëri në Kamus-ul Alam(1895-1896) e shënon me 5.000 ndënjës. Me aq banorë e shënon edhe TH. Ippeni, përfaqësues i qeverisë austro-hungareze në Shkodër, në librin “Bolletino del Ministero degli Affari Esteri”, Romë, 1898, fq. 3. Ahmet Rasimi në “Osmanlli Tarihì”, Stamboll, 1328-1330 H(1910-1912) e shënon me 3.000 banorë. Në “Yll’ i Mëngjezit”, Boston, 1918, fq. 179-187 thuhet se asokohe kishte 5.000 banorë). Po gjatë tre dhjetvjeçarëve të pushtimit grek familjet shqiptare islamike erdhën duke u pakësuar, kurse ato greke duke u shtuar; greket zbritën nga fshatrat e malësisë së masivit lindor. Lut Berberi e Murat Poni nga Filati thonë se më 1944 në qytetin e tyre kishte 228 shtëpi me 305 kurorë ish-qiptarësh slamikë, 50 familje të krishterësh –shumica shqiptare- si edhe rreth 35 familje evgjitësh e vllehësh ortodoksë shqipfolës. Në qytet kishte 3 mjekë 1 barnatore, 3 rrojtore, rreth 26 shitore, 14 kafene, 6 hane, 5 furra, 1 gjelltore.(Listat emërore të familjeve filatase të vitit 1944 ruhen në arkivin vetjak të I. D. H).
U.M.Liku në “Tr. In N. Gr.” I, fq.104, thotë se në kohën kur ai ishte përfaqësues i qeverisë angleze në Oborrin e A. p. T. krerët kryesorë në Filat ishin Ibrahim Demi dhe Ibrahim Stambolli(Sejkua –I.D.H.) dhe se këta të dy mund të mblidhnin rreth tyre deri më 3 mijë luftëtarë islamikë. Kurse F. Pukëvili në “V. de la Gr.” II, P., 1826, fq. 118, thotë se lëngata(kolera) e 1814-s në Filat bëri gjëmën. Po dëme ndoshta edhe më të llahtarshme vitet në vijim shkaktuan edhe përplasjet ndërmjet dematëve e pasuesve të tyre dhe sejjkatëve e pasuesve të vetë, sidomos nga veprimet e papërgjegjshme të Xhafer Demit. Duke bërë fjalë për gjëmën e shkaktuar nga përfytja ndërmjet palëve të sapopërmendura, në vjershën “Demi e Sejkua”, Qamil Izet Çami në “Fabula dhe Vjersha”, T. 1973, fq. 87, shkruan: “...pas programit turkut vanë,/ të parët e vendit vranë. Filati fare u shua,/ Dem’ e Sejko mben’ pothua/...të tjerë nga rrethet shkuan,/ Filatin prap’ e madhuan,/ po fisi i vjetër vate,/ u bë posi çorbë Spàrte”. Ndoshta edhe më e zymtë ka qënë gjëma e shkaktuar nga Xhafer Demi. Nga të 6.000 luftëtarët kryesisht filatas dhe rrethit përkatës që shpuri në Luftën e Krimesë(1854-1856), nuk u kthyen dot as 2.000 prej tyre.
Para pushtimit grek(1913) rrethi me kryeqendër Filatin përmblidhte vendbanimet ndërmjet Kalamait e Bistricës. Në disa dokumente thuhet se në këtë rreth përmblidheshin 68 fshatra. Tisó, përfaqësues i qeverisë franceze në Athinë, në tejshkrimin me dt. 21.3.1879 dërguar M.P.J në Paris, Vadingtonit, thotë se popullata e rrethit të Filatit përbëhej nga 19.500 islamikë dhe 31.890 të krishterë, po pa përmendur përkatësinë kombëtare të të dytëve, edhe pse dihej –dhe dihet- se shumica dërrmuese e atyre të krishterëve ishin dhe vazhdojnë të jenë shqiptarë. Kurse Ternó Kompàni, i ngarkuar i përkohshëm i asaj qeverie në Athinë, në tejshkrimin e vet me dt. 15.7.1879 dërguar po Vadingtonit, shënonte: 21.000 islamikë dhe 25.000 të krishterë; edhe ky –si i pari- nuk shënonte përkatësinë kombëtare të ortodoksëve. K. Hristovasili në “La forza dell’ elinismo in Epiro e i suoi diritti””, Napoli, 1903, fq. 8, shkruan se rrethi i Filatit asokohe banohej nga 10.000 shqiptarë dhe 15.000 grekë. Si çdo grek tjetër, K. H. shqiptarë quan vetëm islamikët, kurse shqiptarët e krishterë, meqë janë të së njëjtës fe me grekërit, i cilëson grekër. Këtë e kopjon edhe Panajot K. Kujteja në librin “Pragmateia topografiqi, istoriqi qe ethnologjiqi tis ano Alvanias i Ilirias...”, Athinë, 1905.(A.Q.SH. F. 251, dos. 14, fl. 121). A. Baldaçi në librin “Albania”, Romë 1910, fq. 210 thotë se popullata e atij rrethi përbëhej nga 28.473 vetë, nga të cilët 22.348 shqiptarë dhe 6.125 grekër. Në “Shënime mbi Çamërinë”, T. 1940, fq. 44, thuhet se ai rreth kishte 79 fshatra me 32.024 banorë; nga këta 3.500 dygjyhësh, shqip-greqisht. Të dhëna çalamane të përfaqësive të huaja ndodhnin, ngase ata mbështeteshin mbi dallimin fetar e jo kombëtar; rreth këtij mishmashi bëhet fjalë në shkrimin “Studim për Shqipërinë dhe Shqiptarët”, të botuar në “I Foni tis Alvanias” nr. 25, Athinë, dt. 15.3.1880. “...Duke mos ditur gjuhën e vendit, karakterin dhe traditat e popullit, ata që u morën me këtë punë u detyruan të mbështeten në thëniet e të tjerëve, në njoftimet e njerëzve të paditur apo të pazotë...”. Në rastin e Filatit dhe të gjithë Çamërisë përpjestimi i popullatës bëhej qëllimisht sipas besimit, për të fshehur përpjesëtimin kombëtar. Sepse dihet që në Filat -si edhe në tërë Çamërinë- shumicën dërrmuese të popullatës e përbënin shqiptarët e besimit islamik dhe ortodoks. Madje edhe ata që përdornin greqishten, shqipen nuk e kishin harruar.
Filatasit dhe fqinjarët e tyre gjatë tërë viteve të historisë së vet kanë qëndruar të papërkulur ndaj cilitdo pushtues. Po dëshmia më e pakundërshtueshme në këtë drejtim ka qenë kundërvënia ndaj mësymjeve ushtarake si edhe qëndresa përballë përpunimeve politike, arsimore dhe fetare greke. Pikërisht këto veçori i ruajtën ata nga thithja dhe asgjësimi grek. Megjithëkëtë, ashtu si e tërë Çamëria edhe Filati ra nën zgjedhën greke. Ushtria greke, e cila mundi të shkelte atje më 27.2(12.3).1913, pas plot 32 vjetëve kafshimesh tejet të dhimbshme, më 12.3.1945 e rrufìsi përfundimisht.

MISTERI I VDEKJES SE ODISE ANDREUÇOS DHE LUFTA FETARE GJATE REVOLUCIONIT GREK


MISTERI I VDEKJES SE ODISE ANDREUÇOS DHE LUFTA FETARE GJATE REVOLUCIONIT GREK


Shkruan: Abedin Rakipi


Odise Andreuço ishte nje nga heronjte e Revolucionit Grek. Ai lindi ne Preveze ne 1788, edhe pse familja e tij ishte me origjine nga fshati Livanat. Babai i tij ishte klefti Andrea Andreuço, i cili ishte bere vellam me Ali Pashe Tepelenen. Odiseja u rrit ushtarakisht ne oborrin e Vezirit te Janines ju bashkua armates se Ali Pashe Tepelenes dhe u be nje nga oficeret e tij, por ne 1818 pasi u be anetar i organizates grekperhapese Finiqi Eteria. Pas rrethimit të A.p.T. në Janinë, me qëllim që të lehtësonte goditjet osmane kundër tij, kaloi në rreshtat e kryengritësve që luftonin kundër hënës për fitoren e kryqit. Shkëlqeu në disa luftime tejet të rrepta., si në përleshjen e famshme të Mesollonjës(gusht 1822). Falë cilësive dhe aftësive të tij, arriti të ngjitej në krye të kryengritësve beotianë e thesalianë.(Shih Enciklopedia Jugshqiptare fq. 218) Ne vitin 1821 Beratasi Omer Vrioni dhe Mehmet Qose po i afroheshin Peloponezit me 8000 ushtare shqiptare qe perbenin armaten e tyre. Pasi thyen rezistencen greko-arvanite prane lumit Alamana te perbere prej 1500 kleftesh arvanito-greke, dhe pasi ekzekutuan arvanitin grekofil Thanas Dako i cili kishte sherbyer gjithashtu si mercenar ne ushtrine e Ali Pashes , Omeri dhe Mehmeti po i afroheshin gjithnje e me shume Peloponezit ku ishte dhe epiqendra e kryengritjes.(1) Odise Andreuço me disa qindra burra i zuri prite Omer Vrionit dhe Mehmet Qoses prane Graves, i ndihmuar gjithashtu nga arvanitet e tjere Dhimiter Panurjai dhe Jani Dovonoti. Pas nje beteje te ashper e njohur gjithashtu edhe si beteja e Graves, ku pati me shume te vrare nga ana e shqiptareve te Omer Vrionit, Odiseja dhe miqte e tij u thyen dhe u detyruan te terhiqen me ne thellesi drejt Rumelise. Greket kete
beteje duke qene se shqiptaret e Omer Vrionit paten shume humbje e konsiderojne si fitore te Odise Andreuços. Por lavdia e Andreuços nuk vazhdoi gjate sepse ai u akuzua nga kundershtari politik i tij shqiptari Jani Koleti se kishte lidhje te fshehta me Turqit.Po kush ishte Jan Koleti? . KOLETI, Jan(1773-1847). Lindi në fshatin Sëràkë të Thesalisë. Bir i një çami dhe i një nëne vllahe shqipfolëse, prej banorëve shqiptaro-vlleh të faqeve perëndimore të vargmalit Pind. Pas mbarimit në Itali të studimeve universitare për mjekësi, u ftua nga vezir A. p. T. dhe u ngarkua me detyrën e mjekut të tij dhe të bijve të vet; më pas u caktua këshilltar politik dhe përkthyes i vezirit. Më 15.I.1822 u ngarkua me detyrën e M.P.B. dhe të M. Luftës, duke zëvendësuar Noti Boçarin, i cili në atë kohë ishte ngujuar në kalanë e Mesollonjës. Me t’u vrarë A. p. T. kaloi në rreshtat e kryengritësve, të cilët e caktuan kryeministër të Greqisë, edhe pse ende e pakrijuar. Iu kundërvunë plot krerë kryengritës, sidomos Odhise Andrucua.. Shumë i hollë, sipas udhëzimeve të arvanitit, Jorgo Kondurioti, iu vu punës për të tulatur ndërkryesit kundër vetes së vet në atë periudhë rrëmuje që sundonte në Greqi. Sipas Thimi Mitkos e disa të tjerëve, ai u bë nxitësi kryesor i shqiptarëve për kryengritjen e vitit 1847, të kryesuar nga Zejnel Gjoleka me shokë.( I. M. Q., F.A.I. H., dos. 2).(8)
Ai pasi e akuzoi Odise Andreuçon si tradhetar bashke me njerez te tjere ja hoqen komanden nga duart Odisese. Perfundimisht Odise Andreuço ne vitin 1825 u arrestua nga qeveria revolucionare dhe u burgos ne Akropolis te Athines. Komandanti i ri Jani Gura qe ishte dikur krahu i djathte i Andreuços dhe gjithashtu arvanit si ai e ekzekutoi ate ne 5 qershor 1825. Jani Gura ishte kleft(kusar) arvanit, i cili nen urdhrat e Odise Andreuços mbrojti Akropolin dhe Athinen ne vitin 1822. Odise Andreuço perdorte si strehim dhe baze te fshehte te tijin nje shpelle ne malin Parnasos te cilen ai e quante Drakospilia. Brenda shpelles kishte nje seri shpellash te tjera por me te vogla ne nivele te ndryshme, te mbushura me arme, municione, ushqime, vaj, vere, ullinj etj. Nga maja e shpelles syri te shihte shume larg dhe shume lehte mund te dalloje afrimin e çfaredo lloj armiku qe afrohej. Odiseja ishte i sulmuar shpesh here nga forcat e Jan Koletit dhe miqte e tij, por me ne fund ai vendosi te dilte ne shesh pas thirrjes qe i beri miku i tij Gjergj Karaiskaqi me fjalet: “Vetem arinjte rrine neper shpella, jo luanet si biri i Andreuços.” Pas kesaj thirrjeje Odise Andreuço doli nga shpella dhe beri “Kapakia” me Omer Pashen. Fjala kapakia nga osmanishtja do te thote pajtim, ose marreveshje paqeje. Pas kesaj marreveshjeje me Omer Pashen, bashke me trupat e pakte te tij ju bashkuan edhe 400 shqiptare qe luftonin kunder kryengritesve greke. Ishte pikerisht kjo marreveshje qe do te perdorte Jan Koleti i cili asokohe ishte edhe minister i luftes, dhe Jani Gura per ta akuzuar Odise Andreuçon si tradhetar dhe bashkepunetor me turqit. 400 shqiptaret ju dhane atij nga Omer Pasha Vrioni qe ta mbronin ate nga persekutoret e tij me kusht qe Odise Andreuço te mos luftonte me tashme ne anen e kryengritesve por kunder tyre. Pas kesaj marreveshjeje truproja e tij personale u be nje musliman i quajtur Mustafa. Gjithsesi Odise Andreuço nuk luftoi kurre drejperdrejt kunder trupave te arvaniteve Gura dhe Kryezoti qe luftonin ne anen greke, dhe me ne fund Odise Andreuço u dorezua pas premtimit te mikut te tij arvanit Jani Gura se asgje e keqe nuk do ta gjente. Gura i etur per pasuri pasi zuri Odise Andreuçon dergoi nje pjese te trupave tek shpella keshtjelle e Odisese duke qene i sigurt se ai fshihte atje thesare te rralla. Trupat e tij kontrolluan çdo kend te shpelles Drakospilia. Odise Andreuço u burgos ne nje nga celulat e Akropolis dhe u torturua per dy muaj rresht nga njerezit e ish krahut te djathte te tij Jan Gures qe te tregonte se ku i kishte fshehur thesaret e tij. Jani Gura kishte nje siguri te tmerrshme se Odiseja fshihte thesare te medhenj. Ndoshta ngaqe ai per vite me rradhe kishte qene zevendesi i Odisese dhe ndoshta kishte pare me syte e tij thesare te grabitur nga Odiseja neper fshatrat myslimane te Rumelise. Gjithsesi ne 5 qershor 1825 kater burra nen urdhrat e arvanitit Jani Gura te quajtur Mamuri, Trendafili, Papakosta dhe Theohari e mbyten Odisene dhe trupin e tij e hodhen nga kulla qe vrasja te ngjante si nje tentative arratisjeje. Duhet theksuar fakti se lufta nderrmjet Armatoleve dhe klefteve(kusareve, pirateve detare) greko-arvanite ishte shkaku i perçarjes se revolucionisteve. ARMATÓLË,~T(Të armatosurit). Françesk Tajani në veprën e vet “Le Istorie Albanesi –Epoca Terza”(Salerno, 1886, fq. 34) shkruan se ata përbënin një njësi të armatosur ushtarake të përbërë prej shqiptarësh myslimanë dhe të krishterësh që kishin fituar disa të drejta, ndër të cilat edhe të drejtën e mbajtjes lirisht të armëve; në rast nevoje shërbenin si ushtarë. Ai vëren se valiu (guvernatori) i Thesalisë ngriti një tabur të rregullt dhe e pëdori për të përballuar sulmet e kleftëve (kaçakëve grekë). “Pikëpamjet e përbashkëta të tyre bënin që të quheshin si tepër të afërt dhe me të vërtet të frymëzuar nga e njëjta ndjenjë kundër të huajve dhe nga ndonjëherë ia delnin mbamë”, thekson F.T. Shqiptarët myslimanë të përmbledhur në taburët e posaçëm ushtarakë, të përbërë nga armatolët quheshin skipetari, “armiq të përbetuar të grekërve”. Duke qenë të lidhur (takim) me kristianët, patën shkaqe të papërmbajtshme për përdorimin e armëve. Hapat e guximshme të Ali pasha Tepelenës i bënë të mendohen disi shqiptarët ortodoksë, të cilët e çmonin më mirë se gjithë të tjerët, sado që urrenin bashkëkombësit fetjetër, shumë të guximshëm -njëlloj si ata- të fortë ndaj lodhjeve të ushtarit dhe njohës të përkryer të vendeve. SH-S. Frashëri në Kamus-uk Alam V. I, fq. 139 thotë se taburi i parë i armatolëve u ngrit në kohën e Jonuz sulltan Selimit. Një tabur prej armatolësh ngriti edhe Ali pasha Tepelena; në të bënte pjesë edhe Marko Boçari., “po pas vrasjes së tij ai tabur kaloi në anën greke. Odise Andreuço ishte dikur armatole ne sherbim te Ali Pashes dhe pasi beri marreveshjen e famshme te pajtimit me Omer Vrionin, i premtoi atij se do te rivihej serish ne sherbim te tij si Armatole, ashtu siç kishte qene dikur ndersa armiqte e tij ishin klefte, pra kundershtare te dikurshem te Armatoleve. Disa bashkekohore thone se Odisea ne ato kohe pranoi edhe islamin. Por nje fakt tjeter i rendesishem ishte edhe perçarja gjate revolucionit grek te heronjve te tij ne tre parti si me poshte: “Rusian Party”, “British Party”, “French Party”. Keta tre parti politike te mbeshtetura secila nga Rusia, Anglia, dhe Franca, perfaqesonin interesat e secilit nga shtetet e lartpermendur gjate dhe pas Revolucionit Grek. Ishin pra keto tre parti nga te cilat u ndane edhe Revolucionistet, gje e cila çoi edhe ne krijimin e klaneve dhe grupeve kundershtare brenda perbrenda Revolucionit. Keto klane dhe grupime politike te sapoformuara çuan ne nje lufte nderrmjet tyre, e cila kaloi ne vrasje, akuzime, tradhetime, perplasje politike, burgosje etj. Psh Lideri i pare i te ashtuquajtures Partia Ruse ishte Jani Kapodistria, i cili filloi karrieren si nje diplomat rus dhe u shqua ne Kongresin e Vienes(7). Por per shkak te luftes se brendshme partiake qe mbizoteronte ne Greqi ne ato kohe Kapodistria u vra ne vitin 1831. Arsyeja e vrasjes se Kapodistrias ishte se ai edhe pse zhvillonte politika pro-ruse ishte kunder formes se qeverisjes autokratike qe perkrahte Rusia. Dhe tashme dihet qe kur peshku i vogel nuk ben lojen e peshkut te madh, ai hahet. Pasardhes i tij ne krye te Partise Republikane Ruse u vendos Theodhor Kollokotroni. Partite pro-britanike dhe pro-franceze ne opozite me Partine Ruse ne vitet 1853-1854 ishin kunder perdorimit te irredentisteve greke per te zgjeruar kufijte e Greqise se asokohe ne dem te Perandorise Osmane, ndersa Rusia provokonte te kunderten, duke i nxitur irredentistet greke qe te benin inkursione ne territorin Osman per te krijuar instabilitet ne rajon. Keshtu Partia Ruse u be shume aktive ne inspirimin e revoltave anti-osmane ne Greqi. Keshtu ne kete menyre ne vitin 1854 me nxitjen dhe ndihmen e Rusise filluan disa sulme irrdentistesh greke drejt veriut qe perfshine edhe çamerine e asokohe. Spiridon Karaiskaqi(djali i Gjergj Karaiskaqit sebashku me Theodhori Bua Griven ne krye te 3000 andarteve kryengrites greko-arvanite vershuan ne çamerine lindore duke e djegur ate deri afer Kallamait. Fshatra te tera u masakruan dhe u dogjen; motoja e tyre ishte “Perpara me kryqin ne nje dore dhe ne tjetren thiken.” Pra lufta e brendshme nderrmjet fraksioneve te ndryshme politike ne gjirin e Revolucionit Grek beri qe bashkeluftetaret kryqtare tashme te vrasin njeri-tjetrin. E njejta gje ndodhi edhe me Odise Andreuçon. Edhe pse studiues bashkekohore si Arben Llalla dhe Aristidh Kola ngrejne tezen se ai u vra nga rryma anti-arvanite, ose me sakte nga greket ultranacionaliste gjate kohes se revolucionit, kjo eshte nje e pavertete sepse faktet historike provojne te kunderten. Ai u vra me urdher te bashkeluftetarit te vet Jani Koleti, dhe nga ish-krahu i djathte i tij Jani Gurra, te dy shqiptare ortodokse. Ne luften e revolucionisteve grek per tu shkeputur nga Perandoria Osmane ishin shumice shqiptaret ortodokse qe morren pjese. Lufta e tyre per “fitoren e kryqit mbi gjysmehenen” eshte shenuar shpesh ne faqet e disa autoreve shqiptare ortodokse, si nje lufte e kombit tone per çlirim nga zgjedha osmane, por kjo teze eshte fallco dhe mese e gabuar, sepse keta revolucionare, te gjithe anetare te organizates grekperhapese Finiqi Eteria, perpara se te luftonin kunder turqve luftuan kunder bashkombasve te tyre myslimane. Kete gje e verteton vete lufta e Misollongjise, ku forcuan qe shtypen revolucionin ishin te perbere krejtesisht prej shqiptaresh myslimane, te drejtuar nga Omer Pashe Vrioni, nga Berati, Karamahmud Bushatlliu nga Shkodra, Ibrahim Pasha, i Egjiptit, djali i legjendarit Mehmet Ali, fondator i Egjiptit modern, Mehmet Qose prej Kosoves etj, ndersa forcat revolucionare drejtoheshin nga shqiptare ortodokse qe luftonin per kryqin dhe Greqine si Marko Boçari, Gjergj Kollokotroni, Odise Andreuço, Laskarina Bubulina, Gjergj Karaiskaqi, etj. Kjo tregon qarte se revolucioni grek i 1821-1830 nuk ishte aspak revolucion greko-shqiptar kunder zgjedhes Osmane, siç e paraqesin disa, por REVOLUCION ORTODOKS PROGREK , ku ortodokset luftuan per kryqin dhe per Greqine. Tentativat e sotme te autoreve arvanitomane, per ti dhene njerezve si Andreuço, Boçari, Karaiskaqi etj nje vend te lavdishem ne historine e kombit shqiptar, nuk jane veçse tentativat keqedashese te inspiruara nga Megali Idea per te zevendesuar heronjte e vertete te kombit shqiptare me heronj pro-greke qe brezat e ardhem mos te kene opsion tjeter perveç atij qe te jene kusherinj ne gjak dhe ne zemer me Greqine. Keto tentativa bejne pjese ne platformen e madhe qe Greqia dhe grekomanet shqipfoles po zhvillojne ne akademite shqiptare per te zhdukur identitetin tone kombetar dhe per ta zevendesuar ate me heronj qe luftuan per Greqine, duke i lene femijeve apo niperve tane opsionin e vetem e dashurise per heronjte e tyre kombetare qe do te thote automatikisht “Dashuri per Greqine”. Ne vitin 1991 gjenerali kryqtar-athino-fanarit gjithashtu keshilltar i kryeministrit grek, N. Grilaqi ne takimin me Azem Hajdarin fajesoi shqiptaret sepse keta te fundit kishin luftuar kunder grekeve. .(Fletorja “Ballkan”, dt. 8.5.2004) Besoj se tashme eshte e qarte per lexuesit se kush luftoi kunder revolucionit grek dhe grekeve nder shekuj dhe kush luftoi per revolucionin grek dhe Greqine ne shekuj. Nder te tjera N. Grilaqi i tha Azem Hajdarit: “Ju shqiptarët jeni populli më i pavlefshëm i rruzullit që nga lindja e tokës. Jetoni tërësisht nga Greqia...”. Ndaj besoj se shqiptaret duhet te jene vigjilente qe edhe historine dhe heronjte e tyre kombetare te mos behen greke, apo progreke qe dhane jeten per revolucionin grek, dhe pavaresine e Greqise.


(1)David Brewer The greek war of indipendence
(2)Spuridon Trikoupis History of greek revolution
(3)Samuel Howe Greek Revolution
(4)Koutsonikas Lampros History of Greek Revolution
(5)Peter Harold, The Greeks, Their struggle for Indipendence. 1984
(6)Enciklopedia Jugshqiptare Ibrahim Daut Hoxha
(7)Crisis in the Ottoman Empire James R. Reid fq. 248
(8)( I. M. Q., F.A.I. H., dos. 2).
(9)Llambros Kotzounikas, The History of the Greek Revolution

e martë, 4 nëntor 2008

Kisha Ortodokse serbe pavarësinë e Kosovës do ta konsideronte "okupim"


Kisha Ortodokse serbe pavarësinë e Kosovës do ta konsideronte "okupim"

Episkopi i Kishës Ortodokse Serbijane "raško-prizrenski", Artemije
Radosljevi; kërcënon shqiptarët me luftë: "Virtyt kryesor për
serbijanët është gënjeshtra" – thotë ideologu i shovinizmit serbomadh,
Dobrica Qosiq !

Shkruan: Sejdi Veseli

Gjykuar sipas Press njësisë së Eparkisë të Rashës dhe Prizrenit, të
publikuar edhe nga SRNA dhe BBC-Serbian.com, Episkopi Artemije ishte
në një turne disaditëshe në SHBA, si mysafir i Kongresit të Bashkimit
Serb. Edhe gjatë kësaj turneje, si dhe herëve tjera, ky Episkop e
vizitoi edhe Institutin amerikan KEJTO1. Në emër të këtij Instituti,
si zakonisht u prit nga miku i vjetër, drejtori, z. Kristofer Prebel.
Gjatë bisedës, Episkopi Artemije, jo vetëm se nxori vrerin e tij
shovinist mesjetar kundër shqiptarëve, por edhe i kërcënojë ata me
luftë "çlirimtare" serbo-çetnike. Duke lexuar me vëmendje dhe pa
paragjykime tekstin e deklaratave të këtij "njeriu" të "zotit", të
botuara nga agjencitë e sipër përmendura, me 10, përkatësisht me 12
shkurt 2006, me titujt "Episkopi Artemije: Pavarësia e Kosovës do me
thënë shfarosja e serbëve nga krahina" dhe "Episkopi Artemije për
shpalljen e okupimit", me nxiti që të shkruaj këtë tekst reagimi, ndaj
propagandës serbomadhe mesjetare antishqiptare që bën ky "zotëri" edhe
në truallin e demokracive euro-atlantike, sidomos në truallin e
SHBA-ve, që me plotë të drejt konsiderohet djepi i demokracisë botërore.

Artemije i fyen shqiptarët

Gjatë dhe pas takimit të tij me Kristofer Prebel, Episkopi Artemije,
në mes tjerash deklaron: se e paska të vështirë të kuptojë, se si
është e mundur që kaq shumë njerëz të Uashington-it me ndikim, po e
mbështesin aksionin i cili do t'u dhuroj terroristëve( mendon në
shqiptarët), një fitore të rëndësishme në Evropë. Ky pop serbijanë, më
së vështiri e paska të kuptoj, se amerikanët janë duke e luftuar
terrorizmin kudo në botë, por jo edhe në "Kosovë dhe Metohi"? Me këtë
rast Episkopi Artemije përpiqet t'i këshillojë nikoqirët e tij
amerikan, ashtu si dikur Slobodan Miloseviqin dhe klikën e tij, se
nëse tërhiqeni nga "Kosova dhe Metohija", do të rrezikoni që kjo
hapësirë të shndërrohet në një "bazë të fuqishme të xhihadit islamik".
Paramendoni u tha bashkëbiseduesve amerikanë: "...çfarë do të ndodh
kur xhihadistët mysliman, tërë pushtetin do ta marrin në duar, qëllimi
i të cilëve është përzënia e serbëve të krishterë nga Kosova dhe
Metohija?"
Me gënjeshtrat e tij në shërbim të propagandës shoviniste serbomadhe
në dëm të shqiptarëve, Episkopi Artemije, duke u shërbye me retoriken
e padenjë për një njeri të zotit, përpiqet për t'i etiketuar
shqiptarët e Kosovës, si gjoja "xhihadist mysliman". Në këtë drejtim,
ai nuk heziton që të shërbehet edhe me falsifikimet e historisë së
krishtërizmit ndër shqiptarët. Por, fatmirësisht ka aq shumë
argumente, të cilat dëshmojnë katërcepërisht, se si zakonisht edhe
gënjeshtrat e këtij shovinisti të tërbuar i kanë këmbët e shkurtra. E
vërteta flet kështu: -se Shqiptarët e pranuan Ungjillin e Krishtit,
nga Apostulli-Shën Pali, në vitin 57 të e.r., në kohën kur populli
serb, jo vetëm se ishte pagan, por ishte tej Karpateve; -se pranimi i
Ungjillit të Krishtit në tërë hapësirën e banuar me shqiptar u
përfundua, në gjysmën e dytë shekullit të VI-të. Pra, para se
serbo-sllavet e parë, të kalonin lumin Danub, në veriun e Gadishullin
Ballkanik; -se nga një shqiptar i Dardanisë (Kosova e sotme), i
mirënjohuri Shën Niketa, është kompozuar Lutja kryesore e
krishtërizmit perëndimor "Te Deum Laudamus" ( "Ty Zot të lavdërojmë"),
e cila prej çerekut të parë të shekullit të gjashtë e deri sa të ketë
jetë mbi tokë, do të konsiderohet si njëra prej vlerave kryesore e të
krishterëve. Këtë të vërtetë e bëjnë të pakontestueshme burime shumë
serioze të arkeomuzikologjisë, si ato të nga Selia e Shenjët, Raguzës,
Francës, Britanisë,...etj; -se përkthimin e parë të Biblës, nga
hebraishtja në gjuhën latine, e ka bërë po një shqiptar, i mirënjohuri
Shën Gjeri , në vitin 405;-se Kodikët shqiptar janë një përmendore e
kulturës dhe e qytetërimit. Ata dëshmojnë edhe për hapësirën
bibliko-ekumenike të truallit etnik shqiptar. Me këtë rast mjafton të
cekët "Kodiku i Purpurt i Beratit", i njohur në botën perëndimore si
"Memoire du Monde" (Kujtesa e Botës), tani nën përkujdesjen e
UNESCO-s; -se serbo-sllavët, jo vetëm se e gjetën Krishtërizmin në
Kosovë, por edhe shumicën e kishave dhe manastireve katolike e
ortodokse të shqiptarëve, i serbizuan pas invadimeve të tyre okupuese.
Dokumentet historike dëftojnë, se pas pushtimit të Kosovës (Dardanisë
së atëhershme) nga ushtria e Dinastisë së Nemanjiqve, në gjysmën e
dytë të shekullit XIII-të, për qëllime të shpërnguljes të Patrikanës
Ortodokse Serbijane nga Rasha (serb. Rashka) në Kosovë, synohej që më
parë të bëhej serbizimi i kishave dhe manastireve shqiptare. Siç edhe
dihet, duke ushtrua terrori më barbar, si ndaj klerit dhe besimtarëve
të krishterë vendor, u serbizuan Manastiri i Deçanit, kisha e
Graçanicës, e Banjskës, Pejës dhe kështu me radhë. Kështu që Peja në
gjysmën e shekullit XIII-të u shndërrua në qendrën e Kishës Ortodokse
Serbijane, e njohur edhe sot si Patrikana e Pejës. Me këtë rast
mjafton të veçohet vetëm një fakt: Manastiri i Deçanit, së pari nuk e
ka arkitekturën e stilit ortodoks, dhe së dyti vërehet qartë mbyllja e
portës së tij të mëparme, pas serbizimit të tij, ngase ishte e
drejtuar nga lindja, për t'u hapur hyrja e re e drejtuar nga
perëndimi. Është e ditur, se objektet e kultit Krishtërizmit katolik,
hyrjen e kanë nga lindja, ndërsa lutjet bëhen në drejtim të perëndimit
(Vatikanit). E kundërta qëndron me kishat ortodokse, ato hyrjen e kanë
nga përendimi, ndërsa lutjet bëhen në drejtim të lindjes (Peshkopata e
Stambollit). -se ushtria pushtuese serbijane, përveç se i serbizojë
objektet fetare të shqiptarëve të krishterë, ajo me ndihmën e dhunës
të shfrenuar dhe barbare, arriti të asimiloj një numër jo të vogël të
shqiptarëve të Dardanisë dhe Zetës (Malit të Zi)3 -se është e vërtetë
historike se konvertimi masovik i shqiptarëve (i shumicës dhunshëm),
në fenë myslimane ndodhi pas pushtimit të përfundimtar të Trojeve
shqiptare nga Perandoria Osmane, pas vdekjes së Kryetrimit
Legjendar-Princit shqiptar Gjergj Kastriotit - Skënderbeut. Është e
mirë e ditur, se në kuadër të popullit shqiptar të Kosovës, veprojnë
dy konfesione fetare, ai katolik dhe ai mysliman. Por, përkundër
faktit se shumica e shqiptarëve të Kosovës i përkasin besimit
mysliman, afro 80%, për ndryshim nga Kisha Ortodokse serbijane e cila
nxiti dhe mbështeti, jo vetëm terrorin e solldateskës serbo-çetnike,
deri në përmasat e gjenocidit ndaj kroatëve të krishterë katolik, por
edhe në ditët e sotme është duke ushtruar terror edhe kundër Kishës
Ortodokse malaziase, për shqiptarët e besimit mysliman nuk dihet asnjë
rast, që të kenë organizuar edhe një fushatë të vetme kundër
vëllezërve të tyre të krishterë! Por, përkundrazi, shqiptarët e
myslimanizuar, krah për krah me vëllezërit e tyre të krishterë, e
luftuan pa mëshirë pushtuesin osman, deri sa e dëbuan nga Trualli i
tyre. Kështu, vepruan dhe do të veprojnë edhe në raport me të gjithë
pushtuesit e Atëmemëdheut të tyre, përfshi këtu edhe pushtuesit
serbosllav. Prandaj, akuza e Episkopit Artemije nuk është e
qëndrueshme. Etiketa e fundamentalizmit fetar mysliman, të cilën
mundohet t'ua mëveshë shqiptarëve ky Episkop, do t'i mbetet në gishtat
e tij, sepse ai së pari, qëllimisht nuk e bënë dallimin e besimit
fetar nga ai etnik; së dyti, shqiptarët e besimit mysliman dhe kleri i
tyre kanë dhënë mjaft dëshmi, se fundamentalizmi islamik për ta është
i pa pranueshëm; së treti, shqiptarët që në orët e para u solidarizuan
me luftën e miqve të tyre anglo-amerikan kundër terrorizmit
fundamentalist mysliman, për dallim nga serbijanët dhe vëllai i tyre i
madh-Ariu i Sibirit, të cilët vazhdojnë miqësinë me ta. Si kërcënimet,
ashtu dhe akuzat ndaj shqiptarëve janë të konstruktuara mbi bazat e
epsheve hegjemoniste dhe grabitqare ndaj trojeve shqiptare, si dhe të
urrejtjes patologjike ndaj popullatës autoktone të tyre. Akuzat
nënçmuese të Artemije Radosllavleviqit ndaj popullit shqiptar,
rishpalosin fytyrën e vërtetë të këtij "njeriu" të zotit. Bazuar në
fjalorin e tij, mund të konstatohet se ky far Artemija mund të jetë
gjithçka tjetër,vetëm njeri i zotit jo! Bazuar në sjelljet e tij,
para, gjatë dhe pas fushatës kriminale të solldateskës serbo-çetnike
ndaj popullit shqiptar të Kosovës, ky far Artemija e ka vendin
përballë gjykatësve të Hagës për krime të luftës dhe përballë organeve
të ndjekjes në Kosovë, për shkak të ofendimeve që u bënë shqiptarëve
për një kohë të gjatë!

Artemije kërcënon shqiptarët me luftë

Ky serbo-çetnik i fshehur nën petkun e një kleriku të rangut të lartë
të Kishës Ortodokse Serbijane, rishpalos kërcënimet ndaj shqiptarëve
me luftë, pa hezitimin më të vogël edhe para bashkëbiseduesve
amerikan: "...Imponimi i pavarësisë së Kosovës nuk do të sjell paqe në
Ballkan por do të shkaktojë konflikte të reja...Përveç kësaj, imponimi
i pavarësisë për Kosovën nga Serbia do të vlerësohet si okupim, ndërsa
secili shtet e ka të drejtën legjitime për çlirimin e territorit të
tij të okupuar..."4 Këtë kërcënim të hapur ndaj shqiptarëve, Episkopi
Artemije, përpiqet ta argumentoj, duke u mbështetur në virtytin2
kryesor serbijan dhe nëpërmjet pyetjeve bajate në adresë të
bashkëbiseduesve të tij, si për shembull: -sa krime janë krye ndaj
serbëve të "Kosovës dhe Metohisë", në shtatë vitet e fundit nën
pushtetin e UNMIK-ut dhe KFOR-it, dhe krimi ka mbetur i padënuar,
ndërsa kriminelët edhe më tutje shëtisin lirshëm nëpër Kosovë? -çfarë
do të ndodh kur xhihadistët mysliman", tërë pushtetin do ta marrin në
duar, qëllimi i të cilëve është përzënia e serbëve të krishterë nga
Kosova dhe Metohija? .Fjalori që përdori ky "Episkop" serbomadh edhe
kësaj radhe në SHBA, nuk ndryshon me asgjë, nga fjalori që përdorej
nga Millosheviqi dhe Shesheli dhe, që vazhdon të përdoret në raport me
shqiptarët nga pinjollët e tyre në Serbi dhe nëpër enklavat serbe në
Kosovë. Zaten, po ky "Episkop" dhe kolegu i tij shpirtëror Sava, janë
koautor të Platformës fashiste se gjoja"serbet janë popull hyjnor" dhe
"të zgjedhurit e Zotit", në bazë të cilës erdhi deri te ringjallja e
tipit mesjetar të ideologjisë hegjemoniste serbomadhe, e cila i
parapriu gjenocidit shtetëror serbijan, ndaj popullatës civile
shqiptare. Ishte po ky "Episkop" serbo-çetnik dhe kolegët e tij, të
cilët pagëzuan dhe i bekuan me tymin e "temjanit" paramilitarët dhe
kriminelët e rangut të Arkanit, në Kishën e Graçnicës, para se të
fillonin me masakrimet dhe veprimet e gjenocidit ndaj popullatës
civile shqiptare. Ma thotë mendja, se do të ishte në nderin e
administratës amerikane dhe të kolegëve të saj evropian, që ky
propagandues radikal i shovinizmit serbomadh, të shpallej persona non
grata, dhe të merreshin masat përkatëse për që në afatin e limituar
kohor të largohej nga territori i shteteve të tyre, pa të drejt të
kthimit. Dua të besoj, se populli shqiptar e ka kuptuar drejt dhe
mirë, se kërcënimet që ju bënë në adresë të tij, si nga Episkopi
Artemije edhe nga territori i SHBA-ve, ashtu dhe nga zëvendësi e
kryeradikalit serbijan Sheshel, Tomisllav Nikoliq, nga territori i
Serbisë, në prag të fillimit të bisedimeve të Vjenës, të 20 dhe 21
shkurtit 2006, nuk ishin të rastësishme. Pa u munduar shumë mund të
arrihet deri të paramendimi, se të çfarë përmasave do të ishin akuzat
dhe presionet ndaj shqiptarëve, po të kërcënoheshin serbijanët nga
ndonjë personalitet shqiptar, jo i rangut të Episkopit Artemije dhe
zëvendësit të kryeradikalit serbijan Sheshel, Tomisllav Nikoliq, por i
rangut shumë më të ulët? S'do mend se këto kërcënime nuk ishin tjetër,
pos edhe një testim provues për drejtuesit aktual të IPVQ-ve(të
mandatuar në bazë të verdiktit të votës së lirë) dhe të partive
politike të Kosovës, se sa janë të përkushtuar dhe të vendosur, jo për
të realizuar aspiratat jetike të shqiptarëve për t'u ribashkuar me
Shqipërinë, për çka brez pas brezi flijuan lumenj gjaku, por vetëm për
të jetuar të lirë në Vendin e tyre, të shkëputur nga tërësia e tij
etnike. Siç edhe u pa, rezultati i këtij testimi ishte i favorshëm për
Serbinë! Si Beogradi zyrtar ashtu dhe aleatët e tij tradicional u
bindën, se planet strategjike të Serbisë në raport me Kosovën, nuk do
të rrezikohen nga drejtuesit aktual shqiptar. Mos reagimi adekuat, si
nga ana e drejtuesve të IPVQ-ve, të partive politike, ashtu dhe nga
ana e Grupit Negociator, ndaj kërcënimeve publike që ju bënë, janë
baza e sigurt ku mbështet kjo bindje e Beogradit zyrtar dhe e aleatëve
të tij.Përfundimisht, tani është më se e qartë, si për Beogradin
zyrtar, ashtu dhe për aleatëve e tij( sidomos për ata në hije): -se
drejtuesit aktual të IPVQ-ve dhe të partive politike të Kosovës ose
nuk e kanë kuptuar ose nuk duanë ta kuptojnë, se bisedimet e Vjenës
për decentralizimin (lexo: legalizimin e enklavave serbe) nuk janë gjë
tjetër, pos legjitimimi i parakushteve (në emër të kompromiseve që
kërkohen nga ndërmjetësuesit ndërkombëtar), për ndarjen e një pjese jo
të vogël të Kosovës, e cila më vonë, në bazë të paragrafëve të një
rezolute të KS të OKB-së për statusin përfundimtar të saj, do të
aneksohej nga Serbia; -se drejtuesit aktual të IPVQ-ve dhe të partive
politike të Kosovës të dashuruar pas kolltukëve të importuara nga
jashtë dhe pozimit para kamerave televizive, se janë të gatshëm të
shkelin zotimet e tyre publike, si psh. "se me Serbinë nuk do të ketë
bisedime të drejtpërdrejta", "se çështja e decentralizimit nuk do të
bisedohet me Serbinë, ngase është çështje e brendshme e Kosovës", " se
nuk do të krijohen komuna mbi bazat etnike"; se drejtuesit aktual të
IPVQ-ve dhe të partive politike të Kosovës janë të gatshëm të pranojnë
edhe nënçmimin e hapur që u bëhet ( pa u mërzitur se ai nënçmim nuk u
bëhet personit të tyre, por verdiktit të votës së popullit), siç është
rangu zyrtar i anëtarëve të delegacionit serb( asnjëri me pozitë më të
lartë se këshilltarë të krerëve institucional serbijan) i cili gjatë
"muhabeteve " të Vjenës, do të ulet përball ministrave dhe
politikanëve kosovar;
- se drejtuesve aktual të IPVQ-ve dhe të partive politike të Kosovës,
as që u shkon ndërmend të shfrytëzojnë kërcënimet e serbijanëve me
luftë dhe nënvlerësimin që u bëhet nga ana e tyre, për t'u liruar nga
presionet e pabaza që u bëhen nga qarqe të caktuara ndërkombëtare,
aspak miqësore ndaj shqiptarëve, duke reaguar ashtu siç u ka hije
atyre që e respektojnë votën e elektoratit të tyre. Sipas mendimit tim
reagimi adekuat i Prishtinës zyrtare do të ishte: Jo vetëm refuzimi i
parevokueshëm i pjesëmarrjes në bisedime të drejtpërdrejta me Serbinë,
për çështje të brendshme të Kosovës, por edhe pezullimi i bisedimeve
teknike me palën serbijane, deri sa të garantohej nga ana e
ndërmjetësuesve ndërkombëtar: -se prapa kërcënimeve me luftë nuk
qëndron Beogradi zyrtar; -se rangu i anëtarëve të delegacionit
serbijan, do të jetë në përputhje me rangun e anëtarëve të
delegacionit kosovar. Nga mos reagimi i Prishtinës Zyrtare, mund të
nxirren këto përfundime: -se sa janë të përkushtuar, si drejtuesit e
IPVQ-ve, ashtu dhe ata të partive politike, për realizimin e plotë të
aspiratave të drejta të popullit, për të jetuar i lirë dhe sovran në
vendin e tij; -se çfarë do të jetë epilogu i bisedimeve të 20 dhe 21
shkurtit 2006; -se duhet mbështetur pa hezitim dhe aktivisht
përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje, duke iu bashkuar radhëve të saj në
marshim! 1..Ky farë instituti amerikan është dëshmuar me vepra
konkrete, si proserb, si p.sh. duke kundërshtuar bombardimet e NATO-s
mbi caqet me rëndësi strategjike për soldateskën fashiste
serbo-çetnike, në vitin 1999 2."Virtyt kryesor për serbijanë është
gënjeshtra" – thotë ideologu i
shovinizmit serbomadh, Dobrica Qosiq

3. Špiro Kulišiæ: " O Etnogenezi Crnogoraca", Pobjeda, Titograd, 1980
4. www.bbc.co.uk/serbian (12 02t 2006,SRNA,10 02 2006, www.danas.co.yu, 13
02 2006

e hënë, 3 nëntor 2008

Greqia ka përfituar 950 milionë franga ari nga pronat e shqiptarëve



Greqia ka përfituar 950 milionë franga ari nga pronat e shqiptarëve

Përparim HALILI



Ligji i luftës me Shqipërinë, i dekretuar nga ish-mbreti Kostandin dhe i mbajtur ende në fuqi nga shteti grek, nuk ka nxitur asnjëherë nismën e shtetit shqiptar e të politikës së tij edhe gjatë kytyre 16 viteve të fundit të demokracisë për ta injoruar qoftë jo vetëm praktikisht, por edhe teorikisht këtë ligj. Përkundrazi, ndërkohë që prej palës greke është konsideruar "ligj i drejtë dhe i motivuar", prej palës shqiptare është konsideruar "pa rëndësi dhe mbetje inaktive e një periudhe të vdekur përgjithmonë". Nëse ligji i luftës do të ishte një "mbetje" e tillë, atëherë Greqia nuk duhej ta mbante prej 66 vjetësh në fuqi.

Qëndrimi absurd i shtetit shqiptar qëndron në faktin se nga njëra anë shteti grek konsiderohet si "vend mik" dhe afrohet, pranohet e vepron si "partner strategjik", nga ana tjetër vazhdon të zbatojë me fanatizëm dhe egërsi çdo dispozitë të ligjit të saj të luftës me Shqipërinë. Natyrisht, nuk është aspak normale për Shqipërinë, që quhet edhe me kushtetutë si vend sovran, të pranojë miqësi me një vend që i ka vrarë, sakatuar, larguar me dhunë një pjesë autoktone të popullsisë dhe që i ka grabitur pronat, për më tepër që vazhdon të mbajë në fuqi ligjin e luftës në kohë paqeje, kur Shqipëria nuk ka përbërë dhe nuk përbën asnjë rrezik për ta. Ne duhet të jemi të bindur tashmë se prapaskenat e dukshme greke, në lidhje me interesa të tjera që dalin së fundmi në skenë ndaj Shqipërisë po ringjallen dhe veprojnë edhe për shkak të një qëndrimi të "ngordhur" të shtetit shqiptar gjatë gjithë këtyre viteve.

Pesë vjet më parë, kur ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Paskal Milo, u pyet nga deputeti i PS-së, Petro Koçi, në seancën e datës 29 korrik 1997, në lidhje me politikën e fqinjësisë aktive me Greqinë ndaj çështjes çame, ai u përgjigj: "Zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve shqiptaro-greke është objektiv parësor i qeverisë dhe kjo përparësi është edhe për çamët po kaq e dobishme dhe shpresëdhënëse sa për të gjithë shqiptarët". Tani gjithkush mund të kuptojë se në ç?nivel ndodhet çështja çame për të parë se sa e "dobishme e shpresëdhënëse" ka qenë politika e "fqinjësisë së mirë" më Greqinë, kur në mes të dy kufijve qëndron një ligj lufte i

paabroguar.



Pak nga historia e ligjit të luftës



Në atë periudhë trazirash të Luftës së Dytë Botërore, për të forcuar akoma më shumë pozitat e triumfatorit pushtues, më 28 tetor 1940, Italia i shpalli luftë Greqisë dhe e sulmoi territorin e kësaj të fundit, duke përdorur si bazë kryesore zbarkimi territorin e aneksuar jugor shqiptar. Nga kjo pistë dhe në këtë kohë filloi lufta e mirënjohur në jug të Shqipërisë, e quajtur lufta italo-greke. Në këtë cilësim pjesëmarrës të shteteve ndërluftuese mungon emri i Shqipërisë. Me gjithë faktin që Shqipëria nuk ishte pjesë e sulmit italian ndaj Greqisë, menjëherë pas fillimit të luftës në Greqi u vendos dhe u shpall gjendja e luftës me Italinë dhe Shqipërinë si palë sulmuese. Dekreti Mbretëror Grek, i datës 10 nëntor 1940, ka hyrë në fuqi pas botimit në Gazetën Zyrtare Greke të vitit 1940 me këtë përcaktim: "Italia me territoret perandorake, me kolonitë e saj dhe Shqipëria, përcaktohen armike në kuptimin e Ligjit Nr. 2636. "Për veprimet juridike të armiqve dhe sekuestrimin konservativ të pasurive armike".

Në bazë të këtij ligji, të gjitha pasuritë e shqiptarëve në Greqi u vunë nën "sekuestrimin konservativ" dhe filluan të administroheshin nga shteti grek. Duhet të theksojmë këtu se me fjalën "pasuritë e shqiptarëve në Greqi" nuk kemi parasysh vetëm pasuritë e shqiptarëve në trojet e tyre si në Çamëri etj, por edhe pasuritë e shqiptarëve në të gjithë territorin e shtetit grek. Më vonë, me vendim të përbashkët të Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare dhe të Ministrisë së Financave të Greqisë, datë 9 qershor 1947, Nr. 14882/3574 dhe më vonë në bazë të Ligjit Nr. 4506, datë 14 mars 1966, përjashtoheshin nga zbatimi i dispozitave të ligjit të luftës "shtetasit shqiptarë me origjinë greke që banonin në Shqipëri". Sipas këtij ligji dhe sipas dëshirës identifikuese greke, "shtetas shqiptarë me origjinë greke" quhen të gjithë ortodoksët e Shqipërisë. Sipas dekretligjit Nr. 1138/1948, Neni 21 i ligjit të luftës është ndryshuar duke qartësuar se marrja fund e këtij ligji bëhet me vendim të përbashkët të kryeministrit, ministrit të Punëve të Jashtme, ministrit të Financave dhe ministrit të Drejtësisë. Pastaj, një vendim i tillë duhej të miratohej edhe nga Parlamenti Grek. Në vitin 1987, grekët mashtruan në lidhje me heqjen e ligjit të luftës me Shqipërinë. Ishte koha kur kryeministër ishte Andrea Papandreu dhe PASOK-u si parti. Qeveria e tij hoqi pjesën politike të ligjit, duke lënë në fuqi atë ekonomike. Për faj edhe të palës shqiptare, për shumicën e popullsisë nuk dihej deri vonë se Greqia e kishte akoma në fuqi këtë ligj. Duhet kujtuar se grekët kanë qenë mashtrues deri vonë në lidhje me këtë çështje. Kështu, për shembull, ish-këshilltari i Shtypit i Ambasadës Greke në Tiranë, Kristos Failadis, në vitin 1994 i ka deklaruar gazetës "Aleanca": "Me komunikatën zyrtare të Këshillit të Ministrave të Greqisë, datë 28 gusht 1987, ka pushuar së ekzistuari gjendja e luftës me Shqipërinë. Ky dokument zyrtar i Këshillit të Ministrave është firmosur nga kryeministri i asaj kohe, Papandreu dhe ministrat pjesëmarrës".

Sipas informacioneve që kemi, ky i ashtuquajtur "vendim" nuk është botuar në Gazetën Zyrtare të Greqisë, pra ka qenë një truk grek për t?i shërbyer politikës së "dy popujve miq", nisur e publikuar me marifet në Shqipëri që nga koha e regjimit të Enver Hoxhës.



Interesat e Greqisë për të mos hequr ligjin e luftës me Shqipërinë



Tashmë nuk ka asnjë mëdyshje që shkaku kryesor dhe i vetëm i mbajtjes së ligjit të luftës me Shqipërinë është ai ekonomik ose kuptuar më ndryshe kjo është maska e qeverive greke nëpërmjet këtij ligji. Sipas ligjit grek të luftës, të gjitha pronat e shqiptarëve në Greqi administrohen e shfrytëzohen nga shteti grek. Në këto pasuri futen tokat bujqësore, trojet, objektet, fabrikat, punishtet, llogaritë bankare, etj. Po ashtu, sot ekziston çdo mundësi dhe bazë juridike prej shtetit grek që emigrantëve shqiptarë në Greqi t?u konfiskohen ato pak prona që kanë blerë, pasuritë e tjera, pse jo edhe llogaritë bankare. Këtë e përcakton ligji i luftës. Por në tërësinë e interesave të dukshme e të padukshme të Greqisë, për të mbajtur në fuqi këtë ligj qëndrojnë edhe motive të tjera me natyrë ushtarake, psikologjike, bllokuese, racore. Sipas këtij ligji, shtetasit shqiptarë që punojnë si emigrantë në Greqi mund të konsiderohen si skllevër pa asnjë të drejtë, që mund të trajtohen si të ketë dëshirë shteti grek, siç ka ndodhur dhe po vazhdon të ndodhë me ta.



Ja ligjet greke antishqiptare



Në datë 10.11.1940, Parlamenti Grek ka miratuar Ligjin Nr. 2636 "Mbi veprimet juridike të armiqve dhe konfiskimin konservativ të pasurive armike". Në zbatim të këtij ligji, me Dekret Mbretëror Grek është deklaruar "Gjendja e Luftës me Shqipërinë". Shteti grek, për të "zbutur" disi zhvatjen e pronave të shqiptarëve në Greqi, me dy akte nënligjore të Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Ekonomisë, me Nr. 14882 dhe Nr. 3574, si dhe me Ligjin Nr. 4506 të vitit 1965, të datave 07.06.1947 dhe 09.07.1947, ka bërë përjashtim për shtetasit shqiptarë me kombësi greke, duke u dhënë të drejtën e rifitimit të pronave të sekuestruara. Këtë aktsekuestro e ka mbrojtur Gjykata Kushtetuese Greke edhe në vitin 1970, duke shpallur vazhdimin e sekuestros së pronave të shqiptarëve me kombësi jo greke deri në momentin e shfuqizimit të ligjit të luftës dhe të nënshkrimit të traktatit të paqes mes Greqisë dhe Shqipërisë. Edhe tani, 64 vjet pas daljes së atij ligji famëkeq, edhe pse mbretëria greke është rrëzuar, edhe pse kanë kaluar 60 vjet nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, edhe pse "miqësia" mes dy vendeve vazhdon, dekreti i gjendjes së luftës kundër Shqipërisë dhe ligji i sekuestros konservative për pronat e shqiptarëve nuk po shfuqizohen.



Ja ligjet shqiptare antikushtetuese



Shqipëria ka në fuqi disa ligje që ndërtojnë marrëdhëniet ndërshtetërore në lidhje me shtetet që kanë në fuqi ligjet e luftës ndaj saj.

Ligji Nr. 8306, datë 14.03.1998; Ligji Nr. 8515, datë 21.07.1999; Ligji Nr. 8660, datë 18.09.2000; Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 329, datë 12.07.1999; Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 255, datë 27.05.2000.

Përsa i përket praktikës së deritanishme të ndërhyrjes së investimeve të huaja në ekonominë kombëtare shqiptare, këto ligje dhe vendime qeverie bien ndesh me Nenin 28 të Ligjit 8577, datë 10.12.2000, "Për organizimin dhe funksionimin e Kushtetutës të RSH". Po kështu bien ndesh edhe me Nenet 131/C, 134/ 1,2 të Kushtetutës Shqiptare.



Grekët, sekuestrues e masakrues të shqiptarëve që përpara vitit 1925



Faktet historike dëshmojnë se edhe shumë vite përpara dekretimit të ligjit të luftës në vitin 1940 me Shqipërinë, Greqia ka pasur dhe ka zbatuar synimet e saj grabitëse për të sekuestruar pasuritë e shqiptarëve në Greqi. Sipas diskutimeve në seancën e posaçme parlamentare të Dhomës së Deputetëve të Shqipërisë, të zhvilluar në datën 25 qershor 1925, kushtuar çështjes së pronave të grabitura të shqiptarëve në Greqi, pa llogaritur pronat në Çamëri, sidomos fjalës së Xhaferr Ypit në këtë seancë, nëse kjo pasuri e grabitur nga grekët do të vihej në duart e shqiptarëve, atëherë shteti shqiptar do të siguronte 10 milionë franga ari në vit. Pa llogaritur shpronësimin e detyrueshëm të çifligjeve shqiptare në Thesali e zona të tjera, politika greke synonte ta shtrinte procesin e shpronësimeve në përmasa më të mëdha. Për të bllokuar këtë qëllim, shkoi atëherë në Greqi një komision parlamentar shqiptar. Duhet thënë se pas vizitës së parlamentarëve shqiptarë, Greqia e kufizoi dukshëm procesin grabitës të pronave të shqiptarëve, por nuk e ndali asnjëherë, madje e thelloi edhe shumë vite më pas. Rast i mirë për të ishte ligji i luftës i vitit 1940, i cili nuk mund të jetë kurrë një "mbetje e së kaluarës", përderisa është një faktor i madh grabitës për grekët dhe që i shërben strategjisë serbo-greke të rrënimit ekonomik të shqiptarëve. Bëni një llogari të thjeshtë. Vetëm nga viti 1925 deri sot, me kursin e këtij viti, duke llogaritur rreth 10 milionë franga ari në vit, të marra nga administrimi i pronave të shqiptarëve në Greqi (pa llogaritur pronat e popullsisë çame dhe ato që preku ligji i luftës i vitit 1940), Greqia u ka përvetësuar shqiptarëve një shumë prej rreth 950 milionë frangash ari. Në atë kohë, një frangë ari shkëmbehej me 4 dollarë.



Godina e Legatës Shqiptare e kohës së Mbretërisë, 66 vjet e sekuestruar



Ka një fakt të tillë, të cilin nuk duhet ta lëmë jashtë vëmendjes: buxheti i shtetit shqiptar ka vite që paguan shuma kolosale financiare për të përballuar qiranë e godinës së Ambasadës Shqiptare në Athinë (tashmë me godinë të re më 2004-n) dhe 8 apartamente banimi të familjeve të rezidentëve të saj. Kjo ndodh në një kohë kur prej 66 vjetësh, në qendër të Athinës, në rrugën "Vasilissis Sofias", ndodhet godina e ish-Legatës Shqiptare të kohës së Mbretërisë Shqiptare, godinë që është pronë historike e shtetit shqiptar. Që prej 64 vjetësh, pra që prej vitit 1940, kjo ndërtesë, ish-seli diplomatike, ka kaluar në "sekuestrim konservativ" dhe është kthyer në muze. Natyrisht, në krahasim me atë që kanë humbur dhe po humbin shqiptarët në Greqi, ish-selia diplomatike e grabitur është shumë pak, por që duhet kërkuar e rikthyer jo vetëm si pronë fizike, por së pari si vlerë historike.



Masakra në Çamëri



Të vrarë: 4300 burra e gra

Të zhdukur: 3500 burra e gra

Të djegur: 102 fshatra

Të shkatërruar: 57 fshatra

Të shkatërruar: 7280 shtëpi



Çamë të pushkatuar prej grekëve



Muharrem Nuredini (26 vjeç) nga Nihorri, veteriner, sekretar i Bashkisë Delvinë, u pushkatua në fshatin Kakodhiq së bashku me Sabri Abazin.

Myrteza Mezan Prari nga Grikëhori u pushkatua në Daulez.

Omar Deme nga Picari u pushkatua në afërsi të fshatit Karjan.

Qazim Jakup Muskliu, Safet Dino nga Pjadhuli dhe Sulejman Bilal Selmani nga Picari, u pushkatuan në Shkallë të Zurjanit.

Qazim Rexhep Himo nga Glopoçari e Ahmat Fetahu u pushkatuan në "Stamatël", pranë Kishës së Gumenicës.

Qazim dhe Selfo Telhaja nga Sklavi u pushkatuan nga ushtria greke.

Rakibe Xhelili u pushkatua në shtëpinë e saj në Spatar.

Ramiz Habibi nga Sharati u pushkatua në Shkallë-Zurjan, rrugës për në internim.

Sako Banushi nga Nunshati u pushkatua në burgun e Gumenicës.

Shefqet Jasin Qemali nga Gurrëza u pushkatua në fshatin Gola.

Shuaip Xhemaliu u pushkatua në fshatin Vigël.

Shquri Abaz Bajrami nga Grikëhori (28 vjeç) u pushkatua në "Stamël"

Shyqyri Musa Hoxha nga Picari u pushkatua në fshatin Karjan.

Xhevdet Muharrem Meçi nga Rrëzani u pushkatua te dyqanet e Galbaqit bashkë me babanë dhe kunatin nga Dolani.

Rexhep Muhametit nga Dolani iu pushkatuan vëllai dhe kunati në kroin e fshatit.



Të vdekur në kampe pune, internime, tortura e burgje greke



Harun Meleqi, Dishat

Shaqir Faslli Dine, Konispol

Ajdin Muhedin Nuhu, Mininë

Ali Mulla Osmani, Grikëhor

Aliko Idriz Berberi, Margëllëç

Shaban Jakup Gjuzeli, Margëllëç

Emin Mahmut Pera, Grikëhor

Avni Bani (Shabani), Dolan

Rexhep Nuredin Nure, Grikëhor

Veip Jupja, Volë

Xhemali Çafa Isai, Dolan

Adil Ferhati, Sollopi

Taip Zenjo Bylykbashi, Luarat

Hoxhë Ali Omeri, Mazrekë

Dush Mulazimi, Pargë

Hamit Myrto, Volë

Murat Mato Dauti, Vrastovë

Myrto Mameçua, Volë

Hoxhë Musa Veliu, Mazrekë

Ali Osman Mullai, Grikëhor

Bastri Mustafa Buza, Luarat

Murat Meto, Vrastovë

Shaban Bajram Kaciqi, Mazrekë

Yzeir Tahir Meta, Mazrekë

Iljaz Jakup Vongu, Margëllëç

Mamo Allkushi, Luarat

Sabri Osman Hysa, Margëllëç

Ahmet Rakipi, Gurrëz

Bastri Smail Sheqiri

Bilal Isufi, Spatar

Damin Muhameti, Spatar

Emin Hajro, Spatar

Kaso Avdullahu, Spatar

Kaso Rakipi, Gurrëz

Refat Sulejman Feruli, Margëllëç

Rustem Uzeir Arxuja, Margëllëç

Shaban Metli Sheni, Luarat

Xhemal Efendiu, Paramithi



Dëshmi nga të mbijetuarit



Refi Pronjua:

*Çamët që shpëtuan pa u masakruar nga kryqëtarët athino-fanariotë të asfalisë greke, horofillaqisë, polifillaqisë dhe bandat e tyre gjakatare, u dënuan me internim, nga ku, siç ishte paravendosur, nuk do të ktheheshin të gjallë, por që sa ishin gjallë i futën me dhunë në punë për hapjen e rrugëve të reja ushtarake, ku pati shumë njerëz, të cilët u hodhën brinjave.

*Mbi 5000 çamë, të lidhur me hekura e zinxhirë, pa bukë e pa ujë, u zvarritën për ditë me radhë rrugëve të Prevezës, Pireut e Athinës, të goditur me shqelma, shkopinj, kamxhikë, tyta, bajoneta e qyta pushkësh, të sëmurë, të uritur, pa veshje e mbulesa në mes të dimrit, po na çonin drejt vdekjes me mundime të shumta

*Nën sharje greqisht, gjatë udhëtimit për në vendet e internim-burgimit, ata që nuk rezistuan mbetën rrugëve, duke u kthyer në ushqim për korbat e kafshët, ndërsa ne që mbijetuam na mbyllën brenda kurtheve shfarosëse të Korinthit e Athinës, për të përfunduar më së fundi në burgjet e Mitilinit, Hjios, etj.



Ferik Musa Avdiu:

* Në çarkun e shfarosjes të ngritur nga grekët në Korinth ndodheshim mbi 2000 çamë të izoluar, që jetonin me vuajtje të mëdha. Gjatë afro 80 ditëve të qëndrimit në atë skëterrë, vdiqën mbi 50 veta nga uria, torturat, sëmundjet.

* Pasi na hoqën nga Korinthi, na çuan në çarkun shfarosës, të ngritur në ujdhesën e Hjios (Sakëz), përballë edhe pranë Izmirit, në të cilin ndodheshin të rraskapitur nga torturat dhe mjerimi edhe atdhetarët e mirënjohur, Nazim Jupi e Qemal Fuat Frashëri.



Avdul Kup Gjyzeli:

* Në qendrën e vuajtjes në Korinth vdiqën shumë nga ne, të cilët i varrosëm jashtë murit të kishës nën qeshjet, sharjet dhe talljet e horrofillakëve, sepse brenda saj nuk na lejonte prifti i Korinthit.

Në kampin e Hijos, për çdo 36 veta na jepnin vetëm një bukë 1920 gramë në ditë dhe nga një lugë lëng lakre të ftohtë pa kripë, duke bërë që gjatë dy muajve të vdisnin 70 persona.

Çamëria, plaga e pambyllur e Shqipërisë, që dhemb akoma


Çamëria, plaga e pambyllur e Shqipërisë, që dhemb akoma

Çështja çame lindi si problem i mprehtë në marrëdhëniet mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë, që me Kongresin e Berlinit, më 1878, u përligj mbas vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Londër 1913, ku Çamëria dhe vende të tjera të Shqipërisë u shkëputën me pa të drejtë, duke kënaqur me aneksimet e tyre shtetet fqinje. Që nga viti 1913, Çamëria është e pushtuar nga Greqia. Marrja e krahinës së Çamërisë, kësaj barriere për Greqinë u hapi dyert pretendimeve absurde të shovinizmit grek për të marrë hapësira të tjera shqiptare. Çështja çame është një tragjedi kombëtare jo vetëm në njerëz, por edhe në territore. Tragjedia çame është një padrejtësi që kërkon zgjidhje. Në skajin më jugor të Shqipërisë së sotme shtrihet krahina shqiptare e Çamërisë, ose siç quhet sot pjesërisht nga administrata greke, Thesproti. Ajo shtrihet në pjesën më jugore të trevave etnike të Epirit të Jugut, të banuara prej shqiptarëve që nga antikiteti (nga koha pellazgjike-ilire) e deri më sot. Ajo përbëhet nga një popull e vazhdimësi territori. Këtë e dëshmojnë autorë të lashtësisë, enciklopedia e madhe greke, si dhe shumë autoritete shkencore botërore. Këtë e vërteton prezenca e gjallë, faktori njeri, shqiptarët në gjuhë, kultura dhe tradita. Popullsia e Çamërisë ka qenë homogjene, shqiptare 99% në qytete dhe 100% në fshatra. Historikisht përkatësia fetare e krahinës së Çamërisë ka kaluar një proces të gjatë ndryshimesh të diktuara nga rrethana të caktuara historike. Nga paganizmi në lashtësi, në katolicizëm në shekujt e parë të erës së re dhe deri në shekullin e 13-të dhe 14-të (prezencën e besimit katolik në Çamëri e dëshmojnë emrat e shqiptarëve në atë kohë, sidomos princërve të saj, si Pjetër Losha, Gjin Bue Shpata etj., si dhe emrat Gjin, Gjon, Marka, Lek, Pal etj.). Në këtë periudhë (shekulli i 13-të dhe 14-të), si rezultat i dyndjeve bizantine në krahinën e Epirit (invazionet greko-serbe), kjo krahinë kaloi në ortodoksizëm. Deri në shekullin e 17-të dhe fillim-shekullin e 19-të, popullsia e kësaj krahine ishte e besimit ortodoks. Mbas kësaj periudhe filloi procesi i islamizimit të shqiptarëve. Si rezultat i këtij procesi, sipas të dhënave statistikore të administratës turke, 50% e popullsisë shqiptare u kthye në besimin islam dhe 50% ruajtën besimin ortodoks. Rreth këtyre shifrave, në dëm të etnisë shqiptare është spekuluar deri më sot. Regjistrimi i vitit 1910 i administratës së turqve të rinj dëshmon se në këtë krahinë jetojnë 83898 shqiptarë myslimanë dhe ortodoksë. Ndërsa vjetari statistikor i qeverisë greke të vitit 1930 shënon se në Çamëri banojnë vetëm 26000 shqiptarë, duke mos përmendur shqiptarët ortodoksë, të cilët i konsiderojnë grekë. Si rezultat i spastrimeve etnike (gjenocidit), që u bë në vitin 1944-1945 në krahinën e Çamërisë, u dëbuan me dhunë 25000 shqiptarë myslimanë, të cilët gjetën strehë në Republikën e Shqipërisë, ku jetojnë edhe sot. Kjo popullsi sot kap shifrën e 250-300000 vetëve (regjistrim i vitit 1991), shifër kjo që shpjegohet me natalitetin e lartë të kësaj popullate mbas gjenocidit. Ndërkohë që në Çamëri (Thesproti, Greqi), komuniteti autokton i shqiptarëve të besimit ortodoks kap shifrën 250000-300000. Ky komunitet sot nuk guxon të vetëdeklarojë identitetin e vet, si rezultat i politikës mohuese e asimiluese që ndjekin qarqet greke ndaj prezencës së etnive të tjera në territorin grek. Një hartë demografike e misionit anglez në Londër, ku theksohet se në Çamëri në prag të mbarimit të Luftës së Dytë Botërore 75% e popullsisë ishte shqiptare, është një dëshmi autentike e burimeve serioze perëndimore për prezencën shqiptare në këto zona. Dëshmi e pakontestueshme për prezencën e shqiptarëve ortodoksë sot në Çamëri (Greqi) është gjaku dhe lidhjet e hershme fisnore që kanë me ta çamët myslimanë, sado që të përpiqen ta mohojnë këtë qarqet greke. Me vendimi të Konferencës së Ambasadorëve në Londër më 1913, kjo krahinë iu shkëput trungut amë dhe iu aneksua shtetit grek. Me gjithë rezistencën dhe kundërshtitë e veta historike, popullsia autoktone e Çamërisë ju nënshtrua fatit tragjik të saj, duke u konsideruar si minoritet etnik shqiptar në Greqi. Fati i minoritetit shqiptar të Çamërisë përbën një tragjedi jo vetëm në territore, por edhe në njerëz.

Politika dhe qëndrimi zyrtar grek ndaj minoritetit etnik shqiptar në Çamëri

Mbas aneksimit të Çamërisë më 1913 e deri më sot, popullsia e saj gjatë këtyre viteve nën sundimin e shtetit grek nuk ka gëzuar asnjë të drejtë njerëzore e kombëtare që i takon. Qarqet zyrtare greke, mbështetur në konceptimin absurd të mohimit të ekzistencës së grupeve etnike në territorin e vet, kanë ndjekur një politikë shoviniste të detajuar në dy drejtime:

Ndaj shqiptarëve të besimit ortodoks, politikën e asimilimit, duke u privuar çdo të drejtë etnie, kulturore apo gjuhësore, duke i konsideruar grekë, pra ngatërronin me qëllim fenë me kombësinë. Veprime që i bëjnë edhe sot ndaj shqiptarëve, duke pretenduar se të gjithë ortodoksët janë grekë.
Ndaj shqiptarëve të besimit islam aplikuan politikën e gjenocidit dhe shfarosjes, duke mohuar gjithashtu etninë. Në shumë raste me qëllim i kanë konsideruar turko-çam dhe jo shqiptaro-çam. Kjo tragjedi e projektuar afro një shekull më parë nga Greqia ia arriti qëllimit në fund të Luftës së Dytë Botërore më 1944-1945, kur bandat kriminale të gjeneralit famëkeq Napolon Zerva realizuan spastrimin e plotë etnik të shqiptarëve myslimanë të Çamërisë.
Gjenocidi grek në Çamëri

Për të realizuar synimet e veta grabitqare, qarqet zyrtare greke asnjëherë nuk respektuan popullatën shqiptare të Çamërisë, duke u treguar mosmirënjohës ndaj ndihmesës së vyer historike që ky popull dhe kjo krahinë i kanë dhënë historikisht në shekuj për popullin grek.

Së pari, fill mbas aneksimit, ajo nënshtroi me dhunë popullatën e pafajshme shqiptare, duke vrarë me pabesi 72 burra nga paria e kësaj krahine më 1913, ne vendin e quajtur Selan, Paramithi (Ajdonat), të cilët kishin shkuar për bisedime me palën greke, si dhe dhjetëra e dhjetëra njerëz të tjerë të pafajshëm. Për të ndaluar persekutimet e qeverisë greke kundër popullsisë shqiptare të Çamërisë, më 8 qershor 1913, patriotët çamë në një protestë drejtuar qarqeve evropiane kërkuan që të ndalen masakrat dhe persekutimet ndaj tyre.

Së dyti, "ajo që tmerroi çamët si veprim vdekjeprurës ishte përpjekja katanike e qeverisë greke më 1923-1924, për të përfshirë edhe çamët myslimanë midis turqve myslimanë që banonin në Greqi, të cilët sipas marrëveshjes së Lozanës, janar 1923, midis Turqisë dhe Greqisë, do të shkëmbeheshin me grekët e Anadollit". Qeveria greke, duke shkelur në mënyrë flagrante këtë marrëveshje, nuk iu përmbajt deklaratës së përfaqësuesit të saj në Lozanë, Kaklamanos, më 19 janar 1923, ku deklaroi se qeveria e tij nuk kishte aspak ndërmend të fuste në shkëmbim "myslimanët me origjinë shqiptare". "Ndërsa janë bashkëfetarë me turqit, nuk janë aspak bashkëkombës të tyre". Komisioni greko-turk (mars 1924) vendosi kundrejt popullsisë shqiptare të Çamërisë një realitet etnik dhe historik që njihej edhe nga pala greke, të mos zbatohej asnjë lloj procedure apo formaliteti në kuadrin e shkëmbimit të popullsisë greko-turke. Në kundërshtim me realitetin historik dhe marrëveshjet e arritura, qarqet zyrtare greke detyruan me forcë këmbimin (si skllevërit zezakë të mesjetës) e çamëve, që arrinin në disa dhjetëra mijëra vetë, duke realizuar në atë kohë një pjesë të planit të hartuar për një spastrim etnik në "minoritet" autokton në trojet e veta.

Së treti, me ardhjen në fuqi të qeverisë fashiste të Joani Metaksait më 1930, gjendja e popullsisë shqiptare të Çamërisë u rëndua edhe më shumë. Kjo qeveri zbatoi një politikë diskriminimi të paparë. Vazhdoi kolonizimin me grekë, me qëllim ndryshimin e raporteve të popullsisë; ndërrimin e emrave shqip të vendbanimeve të shqiptarëve me emra grekë; aplikoi një gjenocid të vërtetë: arrestime, internime, konfiskime të pasurisë. Ky program thellohej hap pas hapi, duke e bërë jetën e shqiptarëve të padurueshme.

Së katërti, gjendja në Çamëri u bë më e turbullt dhe më e rëndë sidomos në prag të Luftës së Dytë Botërore. Në prag të pushtimit të Greqisë nga Italia fashiste, qeveria greke bëri mobilizimin e përgjithshëm të popullsisë për luftë. Shqiptarët e Çamërisë si mbështetës të këtij shteti kërkuan të mobilizohen, por në vend të armëve iu dhanë kazma dhe lopata, duke i çuar në prapavija për të bërë punime të dorës së dytë. Qeveria greke, me këtë veprim mosbesimi të demonstruar hapur, ofendoi rëndë gatishmërinë e çamëve dhe i distancoi ata nga detyrat qytetare me qëllim të paramenduar, për t‘i akuzuar më vonë çamët myslimanë si bashkëpunëtorë me pushtuesin.

Së pesti, në prag dhe me fillimin e luftës italo-greke, nga frika për çka kishin bërë ndaj popullsisë së pambrojtur, duke u bërë pre e vrasjeve, grabitjeve, përdhunimeve nga bandat kriminale greke. Me pushtimin e Greqisë, kur u kthyen nga internimi, çamët me shpirtin e tyre të durueshëm, për të mos acaruar dhe mos e thelluar mynxyrën që po u kanosej, nuk ndërmorën asnjë veprim hakmarrjeje, por zgjodhën rrugën e pajtimit. Këtë e dëshmojnë vetë historianët seriozë, grekë të ndershëm dhe qytetarët e tjerë të kësaj krahine.

Gjenocidi i pashembullt dhe dëbimi me dhunë i shqiptarëve etnikë (myslimanë) nga vendbanimet historike

Më 27 qershor të vitit 1944, në krahinën e Çamërisë, ndaj popullatës shqiptare myslimane filloi akti i fundit i gjenocidit, që çoi në spastrimin etnik të kësaj popullate martire. Bandat kriminale të shovinizmit grek derdhën mbi këtë krahinë mizoritë më të pashembullta të njerëzimit. Barbarizmat ndaj kësaj popullate të pafajshme kalojnë çdo cak njerëzor. Vrasje, përdhunime, groposje për së gjalli, prerje të organeve të ndryshme trupore si hundë, vesh, organe gjenitale etj., gra të masakruara e me gji të prerë, fëmijë të djegur në furra, gra shtatzëna me bark të çarë, janë pamjet e tmerrshme të krimeve zerviste. Në qytetin e Paramithisë, ditën e martë më 27 qershor 1944, që është dita e "Shën-Bartolomeut", për të gjithë Çamërinë, brenda 24 orëve u vranë mbi 600 burra, gra e fëmijë. Në Filat, gjatë periudhës qershor 1944-mars 1945 u masakruan dhe u vranë 1286 persona, në Gumenicë u vranë 192, në Margëlliç e Pargë 626 persona etj. Ka me qindra të tjerë të paidentifikuar e të zhdukur pa lënë gjurmë. Janë grabitur të gjitha llojet e orendive shtëpiake në masë (fshatrat e Çamërisë kanë qenë të njohura për pajisjet e shtëpive). U shkatërruan 68 fshatra, u dogjën dhe u rrënuan 5800 shtëpi, u shkatërruan të gjitha objektet e kultit, si dhe u grabitën pasuritë, pronat e këtyre kulteve (mbi 80 xhami). Terrori ishte i përmasave të tilla, sa që popullsia shqiptare myslimane u detyrua të braktisë trojet e të parëve të tyre mijëravjeçare, duke gjetur strehë në republikën e Shqipërisë. Përmasat e kësaj tragjedie dhe qëllimin e saj e dëshmojnë në mënyrë të pakundërshtueshme edhe misionet anglo-amerikane, që vepronin në atë kohë një në Greqi dhe një në Shqipëri.

Përpjekja për ta ndërkombëtarizuar çështjen çame

Mbas dëbimit të dhunshëm, emigrantët çamë që rezultonin me nënshtetësi greke e kombësi shqiptare, u organizuan menjëherë në Shqipëri nën drejtimin Komitetit Antifashist Çam, sensibilizuan organizmat e ndryshme ndërkombëtare, si dhe shtetin amë, lidhur me tragjedinë dhe kërkesat e tyre të ligjshme. Qeveria e re shqiptare pas luftës iu drejtua Konferencës së Paqes në Paris dhe Konferencës së Ministrave të Jashtëm të Fuqive Aleate, jo vetëm duke pasqyruar gjendjen rrëqethëse të çamëve, por edhe duke kërkuar kthimin dhe ripronësimin e tyre. Dhe kjo ishte e drejta e tyre e ligjshme, që mbrohej edhe nga vendimet e atëhershme ndërkombëtare për të drejtat e pakicave kombëtare. Tabloja e mjerimit të çamëve dhe kërkesat e tyre u parashtruan edhe në Konferencën e Parisit (1946) prej Ministrisë së Jashtme Shqiptare. Përpjekjet më të mëdha për ta ndërkombëtarizuar problemin dhe për të tërhequr përkrahjen e Fuqive Aleate i bëri Komiteti Antifashist Çam, si përfaqësuesi më i drejtpërdrejtë i popullit. Janë të shumta memorandumet dhe telegramet e protestës që u ka dërguar Fuqive Aleate dhe forumeve përkatëse si Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në Londër, Uashington e Moskë, Shtabit të Përgjithshëm të Mesdheut etj. Këto mbetën kërkesa dhe protesta pa përkrahje dhe pa përgjigje. Përgjigje dhe përkrahje nuk u dhanë as përfaqësuesit të misionit anglez, amerikan, rus dhe jugosllav, që morën pjesë në Kongresin e Dytë Çam, i cili u mbajt në Vlorë në vitin 1945 dhe që e panë me sy katastrofën e kësaj popullsie. Në vitin 1946-1947, Komisioni Ndërkombëtar Hetimor i OKB-së, gjatë verifikimit të kësaj tragjedie në të dy anët e kufirit shtetëror, konkludoi me fakte dhe dëshmi të gjalla mbi përmasat dhe realitetin e masakrave të kësaj tragjedie të dhunshme. Mbas kësaj, vetëm Forumi Ndërkombëtar i UNRRA-së, duke e kategorizuar popullatën çame të dëbuar si emigrantë lufte, dha një ndihë ekonomike mbi 14 milionë dollar USA dhe ndihma të tjera materiale për mijëra refugjatë të uritur dhe të pastrehë.

1947-1990, heshtje enigmatike

Ndërkohë që çamët shpresonin për një zgjidhje të të drejtave legjitime, përpjekjet e tyre u pasuan me një heshtje totale. Kjo periudhë (1946-1990) është një nga aktet më të rënda të kësaj tragjedie. Një heshtje e tillë me shkaqe kaq të thella, ende është enigmë.

Qëndrimi zyrtar grek, mbas dëbimit të shqiptarëve myslimanë nga Çamëria

Ndaluan me dhunë çdo përpjekje për të ruajtur identitetin e popullatës shqiptare të besimit ortodoks, të cilët banojnë edhe sot e kësaj dite në Çamëri (Thesproti). U ndalua përdorimi i gjuhës amtare shqipe të flitej në mjedise urbane dhe një sërë masash të tjera asimiluese, me qëllim që të humbasin vetëdijen e origjinës së tyre kombëtare. Si rezultat i kësaj politike asimiluese, shtypjes dhe diskriminimit, popullsia shqiptare e besimit ortodoks nuk guxon sot të vetëdeklarohet në Çamëri.
Mbas vitit 1945 filloi dhe aksioni për ndryshimin e strukturës demografike të Çamërisë, kolonizimi me grekë, arumunë, romë i vendbanimeve të çamëve të dëbuar, me qëllim që krahina e Çamërisë të ndryshojë fizionominë.
Pronat dhe pasuritë e çamëve të dëbuar, pjesën më të madhe të tyre, qeveria greke ua ka dhënë në përdorim këtyre kolonëve, por pa të drejtë tapie.
Qeveria e sotme greke ndjek një politikë diskriminuese ndaj çamëve në Shqipëri, duke i penguar për të parë vatrat e tyre. Ajo i friket së vërtetës, ringjalljes tradicionale midis vëllazërisë midis çamëve myslimanë dhe ortodoksë.
Ndryshoi përfundimisht toponomastikën shqipe me grekë në vendbanimet e shqiptarëve në Çamëri.
Demokratizimi në Shqipëri dhe trajtimi i problemit

Fitorja e forcave demokratike në Shqipëri, rrëzimi i sistemit komunist dhe i pushtetit monist 45-vjeçar, krijoi kushte e premisa për trajtimin e këtij problemi të madh kombëtar. Si rezultat i pluralizmit, në janar 1991 u krijua shoqëria patriotike atdhetare "Çamëria", si vazhduese e përpjekjeve dhe aspiratave të popullatës martire të Çamërisë. Problemi i Çamërisë është në programet e disa partive të vogla politike në Shqipëri, të cilat po bëjnë përpjekje për zgjidhjen e tij në përputhje me frymën e standardeve e dokumenteve ndërkombëtare të OKB-së, OSBE-së, Këshillit të Evropës mbi të drejtat e njeriut. Në radhë të parë, shoqëria patriotike atdhetare "Çamëria", si dhe pjesërisht qeveritë demokratike shqiptare, i janë drejtuar qeverisë dhe shtetit grek për të zgjidhur këtë problem të mbetur pezull nga e kaluara e afërt, duke gjykuar se bisedimet dypalëshe janë mënyra më e mirë për trajtimin dhe zgjidhjen e tij. Por qeveria greke dhe personalitetet e larta të saj, deri tani kanë mbajtur një qëndrim mohues. Sipas qëndrimit zyrtar grek, çamët myslimanë nuk do të lejohen të kthehen në Çamëri (Greqi), "sepse kanë bashkëpunuar me okupatorin gjerman në Luftën e Dytë Botërore dhe si të tillë ata janë kriminelë lufte dhe janë dëbuar sipas ligjeve greke" (Kryeministri grek, K. Micotaqis, Tiranë, maj 1992). Kjo është shpifje monstruoze dhe falsifikim i qëllimshëm i të vërtetës historike. Të konsiderosh çamët "kriminelë" në një kohë kur ata kanë derdhur gjakun, bashkë me grekët, për çlirimin e përbashkët, është krim i inskenuar politiko-diplomatik. Sepse çamët nuk kanë bashkëpunuar me okupatorët, të çfarëdo lloji qofshin, por janë viktima të tyre. Në qoftë se në Çamëri ka pasur disa dhjetëra kolaboracionistë (fenomen që është vërtetuar në të gjitha shtetet që janë pushtuar nga nazifashizmi gjatë Luftës së Dytë Botërore), në Greqi si të tillë kanë qenë dhjetëra mijë vetë (grekë) me gjeneral Ralisin në krye. Askush sot nuk akuzohet në Greqi, përkundrazi janë rehabilituar me amnistinë e përgjithshme që ka bërë ky shtet. Është fakt historik që çamët janë rreshtuar ndër të parët në rezistencën greke kundër pushtuesit të përbashkët (në radhët e ELAS-it dhe EAM-it). Ekzistojnë dokumente të RAJH-ut gjerman që dëshmojnë se Napolon Zerva, një nga përgjegjësit kryesorë të gjenocidit grek ndaj çamëve, ka qenë bashkëpunëtor i Gestapos gjermane. Nuk mund të fajësohet një popullatë prej dhjetëra mijëra vetësh, sepse sipas gjyqeve speciale politike të inskenuara, në mungesë të çamëve të dëbuar dhe pa mbrojtje juridike, janë dënuar rreth një mijë vetë. Ky qëndrim zyrtar grek nuk është aspak në nderin e qeverisë greke, e cila ka firmosur dhe ratifikuar të gjitha konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Ne nuk akuzojmë sot si fajtore qeverinë aktuale greke për këtë tragjedi, por ajo bëhet bashkëfajtore kur nuk dënon gjenocidin e qarqeve shoviniste greke dhe nuk pranon të zgjidhë problemin çam, duke përdorur akuza false që fshehin të vërtetën. Kjo tragjedi për sa kohë do të qëndrojë pezull, aq më shumë do të rëndojë në ndërgjegjen e popullit grek.

Mbërrita në Shqipëri mbi trupat dhe gjakun e njerëzve të mi


Mbërrita në Shqipëri mbi trupat dhe gjakun e njerëzve të mi

Flet për masakrat e Napoleon Zervës 80-vjeçarja Kadrie Jakupi

Një jetë plot dhimbje, një jetë plot lot dhe tashmë, e lodhur nga ky kalvar i gjatë dhimbjesh dhe malli, loti i ka ngrirë dhe heziton të flasë për atë që kurrë nuk do ta kujtojë. Masakër, dhimbje, fëmijë, nëna, baballarë, të moshuar u përfshinë në atë që tashmë njihet nga të gjithë si “gjenocidi ndaj çamëve”.

Rrëfimi...

Rrëfen dhe druhet të tregojë shumë gjëra, pasi kërkon t’i harrojë, edhe pse e ka të pamundur: vegimet, ëndrrat e natës e rikthejnë në ato vite të vegjëlisë së saj, të pafajësisë së saj, moshë që e përballi me situata të frikshme, por ajo mbijetoi…

Është plot 80 vjeç, rrethohet nga fëmijë, nipër e mbesa, rrudhat i kanë përshkruar tërë pjesët e trupit, por vuajtjet e kanë mësuar të jetë e fortë. Kadrie Jakupi, e njohur nga të gjithë me pseudonimin “Dea”, do të rrëfehet pikërisht përpara mbesës së saj, e cila bashkë me të do të hynë në atë botë që rinia e sotme e pagëzon me emrin “bota e vrasjes”. “Isha vetëm 15-vjeçe, pikërisht në vitin 1944. Jetoja në fshatin Nihuar të qytetit të bukur Paramthi. Napoleon Zerva, ‘Banditi’, të paktën me këtë emër e njihnim në fshat, pushtoi Paramthinë. Nëna më kishte vdekur dhe unë jetoja me babanë dhe vëllanë, që ishte vetëm 5 vjeç. Zerva pushtoi qytetin, theri gra, fëmijë, burra dhe u drejtua për në fshatin Nihuar. I gjithë fshati u grumbullua në Nimin (qendra e fshatit), aty isha dhe unë me babanë dhe vëllanë tim. Më kujtohet se në këtë qendër mblidheshim gjithmonë kur kishte alarm dhe, edhe pse isha e vogël, kuptova se diçka e keqe po ndodhte me ne popullin çam. Ikëm fshat më fshat, nga Minina në Varfaj, në Spatar dhe aty na kapi Napolon Zerva me ushtarët e tij. I mori të gjithë burrat dhe u tha se do të shkonin në një xhami shumë pranë Spatarit. Por në të vërtetë më pas dëgjuam se burrat i burgosi në një burg të Filatit, kryeqytetit grek, dhe pas një kohe shumë të shkurtër i vrau. Shumë u vranë me armë, shumë të tjerë u bënë copa me thika e sëpata. Më morën edhe babanë, i cili mbaj mend se më puthi në ballë dhe më tha: ‘Mos u nda nga turma dhe ik… ik…Mos e lësho nga dora vëllanë.’ Me lot në sy, e humba babanë tim dhe kurrë nuk e pashë më. E vrau Zerva atje në burg, e kështu mbeta fillikat, e vetme. Pasuria ime ishte vëllai dhe unë gjithashtu isha e vetme pasuri e tij. Isha me fat, sepse dija greqisht dhe dëgjova ushtarin, i cili në një gjuhë të egër greke tha: Parta vrosta tuta ta korica! (“Merri këto vajzat përpara!”), ndërsa dëgjova ushtarin tjetër, që ia ktheu: Ine mikra (“Janë të vegjël”). Dhe kështu u detyrova të pushoja vëllanë, i cili nisi të dëneste, dhe u nisa drejt. Ecja, ecja, pa e ditur ku shkoja. E zbathur, e lodhur, pa ngrënë, me vëllanë herë në krahë dhe herë për dore, ndiqja turmën e madhe me gra e me vajza, që po shkonin drejt kufirit, në Konispol. Ikëm fshat më fshat, nga Minina në Varfaj, Spatar, flinim në rrugë, pinim ujë moçali, shumë fëmijë vdiqën rrugës, shumë të moshuara patën të njëjtin fat. Por unë ecja e ecja, shikoja krime, masakra, të vrarë, të sëmurë, të plagosur, të cilët kanë vdekur më pas dhe nuk mund të ndalonim. Zerva mund të vinte pas nesh dhe ne mund të kishim të njëjtin fat. Ushtarët e Zervës kishin vetëm një qëllim: të na vrisnin. Duke ecur me ditë të tëra, dëgjoja ngjarje nga më të ndryshmet: nëna pa dashur hodhi fëmijën në humnerë, fëmija vdiste nga e pangrëna dhe nga etja, burrat, gratë shtatzëna vdisnin në rrugë bashkë me fëmijët e tyre në bark. Dhe pas shumë vuajtjesh, mes dhimbjesh, se vëllai im ishte shumë i sëmurë, munda të shpëtoja dhe të arrija në Konispol. Me qindra çamë kishin ngritur çadrat dhe munda të gjeja xhaxhanë tim, i cili kishte më shumë se pesë ditë që më kërkonte. Isha shumë e vogël për të marrë ndonjë gjë nga shtëpia me vete. I vetmi kujtim ishte një shami e babait, të cilën atë ditë që u ndava ma dha pasi lotët më rridhnin çurg. Kisha shumë nevojë për të, i cili pas vdekjes së nënës asnjëherë nuk na kishte lënë vetëm. Por gjithsesi shpëtova, xhaxhai u kujdes për ne të dy, për mua dhe vëllanë. Pasi ndenjëm njëfarë kohe në Konispol, erdhëm këtu ku jetojmë sot. Kurrë nuk dua të shkoj më atje! Torturat që përjetuan njerëzit e mi atje, edhe sot e kësaj dite më dalin përpara szve. Ajo tokë, po të shtrydhet, nxjerr veç gjak. Ne populli çam jemi të zotë, uroj që një ditë të marrim vatanin tonë, uroj që fëmijët e mi të gëzojnë atë që nuk e gëzova dot unë, por unë uroj që atë ditë të prehem e qetë dhe të mos kthehem më atje, ku në çdo rrugë, në çdo fshat, në çdo shtëpi prehen shumë shpirtra, shumë njerëz, të cilët vdiqën padrejtësisht nga një barbar.

Përkujtohen viktimat e gjenocidit grek ndaj çamëve. Memorial në mes të Elbasanit

Ardian Tana: “Klithma” për të mos harruar të shkuarën

Shoqëria “Çamëria”, komuniteti çam në Elbasan, Partia për Drejtësi dhe Integrim dhe pushteti vendor kanë kontribuar në vendosjen e një memoriali në qendër të qytetit të Elbasanit, që simbolizon edhe gjenocidin ndaj shqiptarëve në të gjitha kohërat, por edhe rezistencën e tyre. Ky memorial, i titulluar “Klithma”, ka hapur siparin e aktiviteteve në përkujtim të viktimave të popullsisë çame të dëbuar nga trojet e veta më 1944 nga shovinistët grek. Kreu i shoqërisë atdhetare politike “Çamëria” Ardian Tana në një intervistë përcjell ndjenjat, përshtypjet dhe jehonën e çështjes çame në këtë ditë të rëndësishme

Z. Tana, ndryshe nga vitet e tjera, 2008-ta shënon vendosjen e një memoriali të veçantë dhe mjaft kuptimplotë, që nuk i përket vetëm Elbasanit, por gjithë shqiptarëve. Si e përjeton populli çam 27 qershorin?

Në çdo 27 qershor ne përkujtojmë viktimat e masakrës së vitit 1944, që zgjati për disa muaj, një dhunë dhe një gjenocid i pashembullt i shovinizmit grek i udhëhequr nga Napolon Zerva. Këtë vit, disi ndryshe nga vitet e tjera, ne kemi menduar të sjellim disa veprimtari për të përkujtuar viktimat e kësaj ngjarje të dhimbshme, por që na kujton se të mblidhemi të gjithë bashkë me këmbëngulje brenda të gjithë kuadrit demokratik e të kërkojmë zgjidhjen e çështjes çame. Tiparin e aktiviteteve e kemi nisur me inaugurimin e monumentit kushtuar 27 qershorit titulluar “Klithma”. Ideja për realizimin e këtij monumenti ishte e drejtuesve të shoqërisë “Çamëria” të degës Elbasanit me kryetar zotin Neritan Sejko, e mbështetur fuqimisht edhe nga kryesia e përgjithshme dhe u kontaktua me skulptorin Vladimir Caridha, i cili arriti të materializojë me skulpturën e tij idetë e përfaqësuesve të shoqërisë “Çamëria”.

Çfarë simbolizon ky monument?

Monumenti ka qenë mjaft i realizuar dhe mjaft impresionues, gjë që e kanë shprehur të gjithë ata që kanë mundur ta shohin qoftë në ditën e inaugurimit, qoftë edhe në ditët e tjera. Falënderoj realizuesit e këtij monumenti përkujtimor, i cili në fakt i kushtohet 27 qershorit, pra masakrës greke kundër popullsisë çame, por njëkohësisht ai simbolizon edhe të gjithë viktimat e gjenocideve të ushtruara mbi shqiptarët në Kosovë në Mal të Zi dhe kudo ku janë keqtrajtuar dhe masakruar shqiptarët. Ky monument mund të qëndronte shumë mirë edhe në Vlorë, edhe në Tiranë, edhe në çdo vend tjetër. Qëllimi i këtij monumenti është për të mos harruar, se kush harron të shkuarën, nuk mund të shohë nga e ardhmja. Vetë kjo vepër tregon me trupin e gjymtuar, që mund të jetë një trup njeriu, por edhe një skulpturë. Pra, kemi gjenocid ndaj njerëzve, por edhe ndaj kulturës dhe artit. Gjenocidi ndaj njeriut është ajo femra që ngre duart lart dhe thotë: “Mjaft, boll më me masakra!”, ndërsa ndërthurja dhe vendosja e trupave tregon edhe mbijetesë, edhe qëndresë.

Cilat kane qenë të rejat e këtij 27 qershori?

Tashmë është bërë traditë që të marrin pjesë qindra banorë nga Çamëria nga të gjitha zonat e Shqipërisë ku ata janë vendosur në pelegrinazhin për në Qafëbotë, por këtë vit është vendosur të organizohet edhe nata finale e valles për Çamërinë. Ky festival, në fakt, ka filluar më 25 qershor dhe finalja është vendosur ditën që përkujton gjenocidin, duke sjellë edhe një element të ri, që nuk ka qenë vitet e shkuara. Pra, aktivitetet këtë vit do të zhvillohen gjatë gjithë javës. Ka pasur edhe aktivitete të tjera, si p.sh. promovimi i librit të Ahmet Mehmetit “Nektari i shpirtit shqiptar”.

Do të jetë zgjidhja e çështjes çame një hap i radhës pas pavarësisë së Kosovës?

Pavarësia e Kosovës e vështirë, por tepër rezultative dhe shumë impresionuese dhe na ka dhënë ne të tjerëve njëlloj modeli se si mund të zgjidhen çështje të tilla. Unë besoj se tashmë është koha që kjo gjë të marrë rrugën e drejtë dhe me vullnet të mirë çështja çame është një çështje e zgjidhshme. Ne kërkojmë që ky vullnet të realizohet nga të dyja qeveritë: nga qeveria shqiptare dhe nga qeveria greke, duke pasur ndërmjetës ndërkombëtarët.

Shqiptaret myslimane shtypen revolten e arvaniteve ne More

Shqiptaret myslimane shtypen revolten e arvaniteve ne More
10.000 shqiptare myslimane te drejtuar nga Sulejman Çapari shtypen revolten greko-arvanite te viteve 1768-1770. Kete e provon edhe letra e meposhtme e shkruar nga vete Kollokotroni.

Trupat Serbe duke internuar shqiptaret ne burgjet e Beogradit 1912

Trupat Serbe duke internuar shqiptaret ne burgjet e Beogradit 1912

MASAKRAT E KRYERA NGA SHQIPTARET ORTODOKSE, ARVANITO-SULIOTE NDAJ ÇAMEVE. (Pjesa e pare)


MASAKRAT E KRYERA NGA SHQIPTARET ORTODOKSE, ARVANITO-SULIOTE NDAJ ÇAMEVE. (Pjesa e pare)

SHKRUAN : ABEDIN RAKIPI

Pasi per 500 vjet rresht i mbajtem nen sqetullen tone, hengren e pine ne fshatrat e shtepite tona, na gjunjezoheshin sa kohe kishin nevoje per ne, na kerkonin te beheshim vellam me ta, sepse kishin nevoje per perkrahjen tone ne çameri, por ja sesi u sollen ata me ne gjate gjenocidit ku nenat dhe motrat tona u shfarosen. Keto jane vetem disa nga qindra deshmite qe do te vijojne qe do te tregojne qarte sesi ortodokset shqipfoles ishin drejtuesit dhe indikatoret kryesore te grekeve ne çameri. Keto deshmi dhe qidra te tjerat qe do te vijojne jane ne kunderpergjigje akademike, per sharlatanin ISUF HAJREDINI, qe me genjeshtrat e tij do ti bejne çamet sot te puthen me vrasesit e baballareve te tyre ne çameri. Keta pra zoti Isuf jane vellezerit tane ortodokse.


(1)Muhamet Hodo Mehmetin me porosi te priftit te Karroqit Vasil Xanit (shqipfoles ortodoks) e vrau Marko Goga(suliot shqipfoles) paksa poshte Karroqit. (Treguar nga Merso Birbil Xhaferri nga Ninati dtl. 1887).
Musa Hamit Demi (dtl. 1878) dhe Shuaip Mete Çanua (dtl. 1886) te dy nga Filati tregojne se, shqiptari ortodoks Vasil Kollovoi nga fshati Sotire se bashku me nje çete gjakataresh si vetja pas Luftes Ballkanike qarkullonin neper Çamerine Verilindore pas asnje lloj ndrojtjeje; ne te njejten menyre si qarkullonte çeta e Çil Mastores, Nikolle Qamos, dhe ajo e Rexhenjve(te treja çetat te perbera dhe komanduara nga shqipfoles ortodokse) ne Çamerine e mesme lindore. Keto çeta u bene tmerri i çameve muslimane. Ata vrisnin e prisnin ne mes te dites ne sy te pushtetareve greke te cilet nuk i ngisnin fare, sepse ata ishin pjese perberese e tyre. Ne vitet 1913-1914 therren ne Kangjele (pllaje ne anen lindore te Filatit) Abdul Abazin e Hasan Dojaken, te dy nga Filati. Po ne vitet 1913-1914 vrane dhe therren mulla Sulejman Mushin nga Galbaqi, dhe Ilmaz Bello Sulon, Sami Sulejman Hoxhen, Sulejman Dule Çuçon, Shaban Sadush Taren, Shaban Zerre Banin, Shefqet Sulejman Hoxhen, dhe Xhaferr Isuf Xhaferrin, te gjithe nga Janjari. Po ne ato vite vrane edhe Beqo Kasimin nga Minina. Ne Shtator-Tetor 1917 shqiptari ortodoks Vasil Kollovoi bashke me çeten e vet dhe ate te Rexhenjeve kapen ne Shkalle te Zerjanit Qazim Haxhi Lazen, nga Lagjia Zenelat e Filatit dhe te birin e Shuhan Rushanit nga fshati Picar; i pari prej Gurreze po kthehej per ne vendlindje, kurse i dyti po shkonte ne Filat. I thelezuan prane Pjadhulit, qe tu kallnin daten dhe ti mbyllnin brenda shtepive te tyre banoret e fshatrave muslimane te Shkalles se Zerjanit. Te verteten mbi kete gjakesi e nxorren dy horofillake te rrethkomandes se Filatit, duke u fjalosur ne njeren nga kafenete e qytetit, pyetjes se njerit, tjetri ju pergjigj me gjysem zeri : E çe do qe te diç? Vasil Kollovoi me Rexhenjte i hasposen (zhduken) po rri e mos u ndiej. (Deshmi e M.H.D. dhe e SH.M.C.)
Adem Beqir Maksutin nga Paramithia ne vjeshte te 1917 e vrau tek mulliri i Huvjanit( prane Paramithise) Nikolle Kondoi nga Karjoti(shqiptar ortodoks) i cili ishte vene ne sherbim te asfalise greke si ndihmes polic.
Feti Ahmet Dodin 20 vjeçar nga Paramithia e po ate muaj e vrau ne Lefterhuar, Lefter Jani(shqiptar ortodoks)
Xhelal Musa Isufin 50 vjeçar nga Paramithia e vrane te krishteret e Popoves (fshat shqipfoles ortodoks ne linje te Paramithise. ( Treguar nga Riza Nexhip Kali nga Paramithia dtl. 1906)
Ramadan Taho Tahon e picarit 19 vjeçar e therri (1918) Vasil Kollovoi ndermjet vendlindjes dhe fshatit Pjadhul(Shkalle e Zerjanit); tok me te therri edhe djalin e Haxhi Lazes nga Filati. (Treguar nga Islam Omeri dhe Mehmet Hasan Sulejmani nga Picari.)
Ne vjeshten e dyte te 1918-s Vasil Kollovoi me shoket e tij, Jan Kaçarrin(shqiptar ortodoks) nga Karroqi, dhe te birin e Jan Koçonit(shqiptar ortodoks) nga Pallambai ne fushe te Mungulit vrane bujkun Duro Sulejman Mero nga Ninati.
Çeta e kryesuar nga Gole Manxhari (prej fshatit Kellez) i vetembiquajtur Ligor Farmaqi me 27.07.1912 se bashku me çeten e tij futen dhelperisht ne kllape kryetarin e shoqerise shqiptare Bashkimi ne Janine kur ai doli nga fshat çifligu i vet Çudille dhe po shkonte ne fshat-çifligun tjeter te tijin Radhotop. Ata e thelezuan pa asnje meshire duke ja bere trupin copa copa. (A. Livadheos, “I prodhromi tis Apeleftheroseos ton Joaninon” Athine 1964 fq. 11)
Ne Gurrez shqipfolesi Thoma Pituli nga Gumenica dhe çeta qe ai drejtonte lidhen pas nje shtylle Muho Abdi Fetahun nga Grikohori dhe pasi e njomen me vajguri e dogjen per se gjalli. Thoma Pituli dhe pasuesit e tij thelezuan ne Stanel edhe Idriz Jaho Fetahun. Po ashtu Muho Maze Fetahu u masakrua nga Thoma Pituli. Te tre Fetahenjve para vrasjes se pari ju qiten syte, ju prene veshet, hundet, gjuhen, organet gjenitale. (Ibrahim D. Hoxha Enciklopedia e Jugut fq. 722)
Njerezit mbeshtetes te Gjirokastritit Dhimiter Fandi i cili ishte ne sherbim te asfalise greke pas vrasjes se tij nga atdhetaret çame te grupit “Vellazeria” i zune prite Sulejman Abullah Memushit nga Galbaqi pasi ja ndane trupin me kama ne kater pjese ja varen neper deget e rrapit aty prane. Nje te mituri qe shtangu nga sa pa aty prane i thane : Te erdhi lik per Mulla Sulejmanin ? Me erdhi belbezoi ai. Eh edhe ne na erdhi per Dhimiter Fandin. (Ibrahim D. Hoxha Enciklopedia e Jugut fq. 718)
Cil Banua, Foto Ligori dhe Ligor Kosten(te tre shqipfoles ortodokse) nga Cangari ne gusht 1935 vrane 30 vjeçarin Omer Sako Omerin.
Nikolle Kosta e Thoma Fotaqi nga Lugati me 25.06 1928 ne Krua te Gunadhes vrane 23 vjeçarin Abdurrahman Xhafer Bejdon.
Vangjel Jani nga Horistjani dhe shqiptaret ortodokse grekomane qe ai drejtonte ne vitin 1923 ne “Dhrom i Madh” (vend ndermjet Dhrohomise dhe Karbunarit) therren 25 vjeçarin Muharrem Lul Hasanin. (Ibrahim D. Hoxha Enciklopedia e Jugut fq. 689)
Me 18.12.1924 Aleks Paci nga Bejdeshati, Cil Mastora, e Nikolle Qamua nga Horistjani te vendosur qellimisht ne Dhrohomi-Kristo Duca nga Koroni, Kristo Pula nga Karjoti, Irakli Sulioti, etj ne “Graven e Karaxhait” vrane 29 vjeçarin Haziz Lul Hasanin.
Aleks Paci nga Bejdeshati vrau ne majin e 1925 prane stanit te Ligor Kostes nga Cangari Beqo Mulla Qamilin.
Ne majin e vitit 1943 Miho Ligori, Stavro Nikolla, te bijte e Irakli e Niko Suliotit (te peste shqipfoles ortodokse nga Bejdeshati) ne varrezen e Fsakes vrane Reshit Hazbi Hasanin.
Cil Mastora e Nikolle Qamua ne 1919 vrane Rexho Hasan Baxhanin, tek po leronte aren e vet.
Ne tetor 1943 Koço Nikolla nga Vejniku dhe çeta e tij vrau ne anelumin prane fshatit Zelese Rexhep Hamza Zeqirin.(Ibrahim D. Hoxha Enciklopedia e Jugut fq. 690)
Ne perleshjen e viteve 1912-1913 Nuredin Dema vrau xhaxhane e kapitenit famekeq shqipfoles Delijanaqit, i cili do te masakronte nje numer te madh çamesh me vone. Edhe xhaxhai i tij ishte gjakatar progrek si i nipi.
Sulejman Subhi Dino u vra nga Kollovenjte ne 1918 ne qafe te Plakotise(Markat) se toku me dajen e tij, Met Duçen.
Ne 18-19 Mars 1918 Andon e Miço Hajrudhusha, Neço Pilua, dhe Spiro Ganja nga Pleshavica, dhe Sotir Xhinga nga Povlla therren dhe thelezuan Osman Bilalin. Kur e gjeten bashkefshataret e tij koka i mbahej ende tok me trupin nga nje rripth lekure e zverkut; trupi dhe pellembet e duarve, tere te çara. ( Treguar nga Janjaritet Harun Shipe Mehmeti, Malo Xhelil Tena, Ilmaz Selmani dhe Mustafa Abaz Rumanua)
Ne 27.06.1944 Taq Shtrungari therri lemeritshem ne “Prroin e Shametes” Fuat Prronjon dhe te birin Muhametin. Taqin per shume vite me rradhe e kishte mbajtur Fuati me buke por Taqi e masakroi. Pasi i theu parakrahet dhe kercinjte e kembeve ia shine mishin e trupit duke e rrahur lakuriq me shkop te veshur me kunja metalike.(Fletorja Perlindja e Shqipnies nr. 12 dt. 8/21. 02.1944)
Kosta Lolo Vaso, shqiptar ortodoks nga fshati Mursi kishte ngritur qellimisht nje dyqan ne Konispol, duke u fshehur pas emrit te tregtarit, zhvillonte nje veprimtari te terbuar ne sherbim te Greqise. Ate e vrau Halit Dalani nga familja e shquar atdhetare çame e Daljanejve. Miku familjar i Halitit ortodoksi shqiptar Petro Goga e futi ne kurth duke e ftuar te shikonin fushen, kanalizimet etj te fshatit, dhe e kaloi qellimisht ne vendin ku qe ngritur prita nga shqiptari ortodoks Sotir Lolo Vaso nga Mursia. Duke e qelluar pabesisht e vrane ne pjesen e fushes te quajtur Kandale. ( Treguar nga Ahmet Xhemaliu, Brahim Shaban Mullai, Mehmet Alushi, Nexhip Baçja, dhe Safet Cokalli, te peste Konispolite.)
Vangjel Xhirmiu dhe Aleks Paci vrane ne 1925 ne fshatin Cekurat Galip Lilajn, Gjyzel Shaho Shuaipin, dhe Habib Abdurrahman Bibon. .(Ibrahim D. Hoxha Enciklopedia e Jugut fq. 506)
Ne plot shtepi Paramithitesh sherbenin prej vitesh vajza te krishtera shqiptare nga Frari dhe Çamofshatrat. Si te tilla ato dinin gjithçka ne maje te gishtrinjve te dores. Pak jave para gjemes se 1944 me shkaqe te ndryshme brenda 2-3 diteve, me lloj-lloj genjshtrash ato u terhoqen te gjitha nga shtepite ku ato sherbenin. Perse ? Hamendjet me te peraferta te çojne ne dy perfundime : ja per tu treguar çdo hollesi qe u duhej gjakatareve, ja per te mos u ndodhur aty diten e gjemes nga frika e ndonje hakmarrjeje. Pra ato ishin ne dijeni te plote te gjemes qe do te ndodhte.
Shqiptaret ortodokse te fshatrave çame Foto Kiço, Kristo Foti, Koço Nikolla, Lefter Shtrungari, Nikolle Çeno Nikolle Skapera, dr. Spiro Kurti, nen urdhrat e Major Kranjait pas nje mbjedhjeje ne Mitropolin e Paramithise dolen neper rruge e njoftuan : Urdherohen te gjithe ata qe kane arme ti dorezojne menjehere, se qetesine do ta mbaje ushtria. Askush mos te kete frike. Kedo e quajme vella ; duam te bashkepunojme dhe te ndihmojme njeri tjetrin. Rreth mesdites çetat e perbera nga ekstremistet ortodokse shqipfoles ne sherbim te Greqise te perbera nga Çomenjte, Dokenjte, Pandazenjte(suliote), Dhimo e Sotir Pasko, Kristo Manuri, Petro Bazakua, Thoma Façua, Prift Andoni, teshaqepesje Athina Paço, samareberesi Çil Çoni, Cil Kutupi, Din Jot Barba, vellezerit Dhimo e Gaq Pashko(nga familja e te cileve rrjedh edhe familja e grekomanit te terbuar Gramoz Pashkos qe ska lene gur pa kthyer permbys ne Shqiperi), Dhimo Kasari, Jan Kulla, Jorgaq Boçari, Sotir Boçari(niperit e te sterfolurit Grekoman Marko Boçarit), Jot Keno, Kalope Baburi, Koste e Nikolle Kulla, Nikolle Paço, Nikolle Rafti, Stavro Kasari etj. Keta vrares se bashku me ushtrine greke kryen masakren e tmerrshme te Paramithise. Por ishin ata qe e drejtonin ushtrine greke sepse vetem ata e njifnin qytetit me imtesi sepse kishin vite qe i hanin buken çamit, dhe kur erdhi momenti e therren si dash.
Duke kerkuar shpetim si i mbyturi qe kapet nga floket e tij, plot çame dyndeshin neper shtepite e te krishtereve zotimemarres, si ne ate te Jot Barbes etj. Por per habine e tyre ata vete ua hanin koken te paret, duke i therrur dhe masakruar. Keta sadiste motren e Hasan Behlulit, tre djemte e Hasim Dinos, nder ta dhe nje 5 muajsh- te shoqen dhe 2 bijat e Rexhep Malit, Ihin dhe Lihin i gozhduan me gozhde ne murr si Krishti ne kryq, dhe pasi therren Mulla Çenin argetoheshin me te bijen e tij. (Fletorja “Zeri i Çamerise” nr. 7 Tirane dt. 8.10.1946, fq. 2)
Andon Doko, Koste Rafti nga fshati Lugat i çamerise mberthyen dhe burgosen Shefqet Sulejman Himin(dtl. 1926)
Hare e Nikolle Çoni nga fshati i krishtere Hojke i çamerise, Vangjel Doko, Koste Rafti etj pasi hengren e pine rreth 2-3 ore rresht ne shtepine e myftiut Hasan Abdullahit therren ate, te shoqen, te bijen, dhe te birin.
Taq Shtrungari thelezoi 80 vjeçarin Shaban Gaxirin, e plot te tjere; tregon sesi u fsheh setoku me Ilmaz Muhtarin, dhe Tahsin Muhedinin, mes trareve ne tavan, dhe sesi e nxorri pabesisht miku i tij shqiptar ortodoks Thoma Faço.(Deshmia ruhet ne arkivin personal te Ibrahim D. Hoxhes)
Fatime Prronjo per te shpetuar te bijen Shuquranen nga perdhunimi i Dhimo e Sotir Paskos u dha atyre gjithe çkishte 30.000 dhrahmi, 2 gjysme lire floriri, nje pale vathe ari, nje unaze floriri, dhe çdo send qe u pelqeu. (Fletorja Bashkimi nr 678 Tirane, dt. 4.3.1947 fq. 2)
Rina, gruaja e Foto Raftit u tha zervistev qe Hasan Abdullane ta benin copa-copa.
Koço Nikolla nga fshati Vejnik pasi hengri e piu te shtepia e muftiut Hasan Abdullahit bashke me disa oficere greke, qete qete u çua morri nje gershere qe gjeti ne raft dhe duke qeshur ju afrua muftiut, dhe i tha : Me kete gershere njerzve te tu, do tu presim hundet, veshet e do tu qitim syte. Me te vertete do te beni ate qe thua tha muftiu? Me te vertete, pse per genjeshtra kemi ardhur ne ketu? tha Koçua i egersuar. (Viset kombetare shqiptare ne shtetin grek Ibrahim D. Hoxha)

FILLIMET E GJENOCIDIT CAM MASAKRA E DERVISHANES 1772


FILLIMET E GJENOCIDIT ÇAM
MASAKRA E DERVIZIANES (DERVISHANES) 1772

SHKRUAN : ABEDIN RAKIPI

( Studiues i çeshtjes çame)

Banoret e nje fshati ne krahinen e Sulit te Siperm mohuan krishterimin dhe pranuan islamin. Duke qene se ata pranuan islamin, ata krijuan edhe shume marredhenie te mira me fshatrat e tjera çame te Sulit te poshtem. Shkembime te ndryshme tregtare, ekonomike dhe martesore filluan te beheshin me fshatrat e tjera muslimane te Çamerise dhe sidomos te Paramithise, dhe Margelliçit qe ishin perkatesisht dy, dhe nje ore e gjysem larg nga kryeqendra e Sulit te siperm ku jetonin edhe kleftet ortodokse Suliote. Me lidhjet martesore, dhe shkembimet e ndryshme tregtare ekonomike numri i banoreve te fshatit kaloi nga 100 ne 200 familje muslimanesh çame. Suliote qe kontrollonin gjithe krahinen me briganderine e tyre nuk e kishin me sy te mire pranimin e fese se Osmaneve dhe Çameve nga ky fshat. Ata disa here kishin provokuar banoret e ketij fshati duke vrare banore te pafajshem, dhe duke i marre vajzat e reja si robina ne malet e tyre. Por fakti kryesor ishte se Suli i siperm ishte kthyer ne nje ferr per çamet muslimane dhe per Turqit ishte i pakontrolluar dhe jashte autoritetit te Perandorise Osmane. Ne kete menyre te gjithe banoret e Dervizianes e dinin se nuk kishte askush per ti mbrojtur ata dhe duke qene se ishin te rrethuar nga te gjitha anet nga Suliotet ata ishin te detyruar qe ti paguanin haraç Sulioteve. Por Suliotet nuk mjaftoheshin vetem me haraçet dhe me taksat qe ju kishin vene çameve te Dervishanes por ata rrembenin shpesh edhe vajza te reja çame muslimane, dhe i merrnin me vete ne shtepite dhe kishat e tyre. Bile ata i perulnin shume çamet e Dervishanes duke i share per faktin se kishin pranuar islamin dhe duke i quajtur tradhetare te Kryqit. Keto çnderime te padurueshme bene qe çamet mos te duronin me dhe ngrinin krye kunder krimineleve ortodokse Suliote, dhe te vrasin disa prej tyre kur ishin futur ne fshat per te grabitur pasurite e çameve. Suliotet kete rast e prisnin me zell te madh ndaj edhe te mbledhur ne nje nga kishat e Sulit ne 26 Korrik 1772 ne diten e celebrimit te Agia Paraskivia ( Shen Parashqevis) zgjollen 700 luftetare per te masakruar fshatin rebel musliman. Sapo arriten ne fshat ata sulmuan fshatin nga te gjitha anet, dhe duke qene se burrat e fshatit nuk ishin ne gjendje te parballonin sulmin e Sulioteve, per shkak te numrit te tyre te paket, dhe te befasise se Sulioteve, fshati rra ne duart e Sulioteve te cilet pa asnje pike meshire i therren te gjitha burrat dhe djemte e rinj te fshatit duke mos lene asnje pa e kaluar ne thike, dhe pa ja prere koken. U lane gjalle vetem femijet grate, dhe plakat sepse edhe burrat pleq u kaluan ne thike dhe u therren. Pasi rrembyen te gjitha vajzat e reja çame ata menjehere deportuan te gjithe te mbijetuarit e masakres se Dervishanes duke i debuar ata nga Krahina e Sulit. Te gjithe grate, dhe jetimet e mbijetuar te Dervishanes u vendosen, ne Arte dhe nje pjese e konsiderueshme e çameve te Artes e kane origjinen nga Dervishana ose Derviziana ne greqisht. Fshati pas deportimit dhe masakres se çameve u popullua nga Suliotet. Pas maskres se Dervishanes governatori i atehershem i Artes i shpalli lufte Sulioteve i indinjuar nga masakra e vellerzerve te tij te gjakut dhe te fese, çamet. Kjo masaker shenon nje nga masakrat dhe spastrimet e para etniko-fetare te gjenocidit çam dhe ishte orkestruar nga kleftet Suliote nen urdhrat e kishes ortodokse greke. Kjo masaker do te shenonte therrjen, çnderimin dhe deportimin e 200 familjeve çame muslimane, fshati i te cileve do te popullohej pastaj nga kleftet Suliote. Eshte per tu theksuar fakti se nje nga familjet qe banonin Sulin ne ate kohe ishte dhe familja e Tusas Zerva, familje nga e cila rrjedh edhe Napoleon Zerva i cili gjate luftes se dyte boterore do te perfundonte vepren famekeqe te filluar nga stergjysherit t tij duke masakruar gjithe çamet dhe duke i deportuar nen hijen e thikave, grate dhe jetimet çame mbetur pa burra, dhe baballare. Ne te njejtin vit, pra 1772 Kapedan Sulejman Çapari nga familja fisnike e Çaparenjve te Luaratit ne Çameri ne krye te 9000 çamerve do te rrethonte Sulin, duke vrare shume klefte Suliote dhe duke djegur Sulin por pas djegjes se Sulit Sulejmani kampoi ne malet e Sulit dhe u sulmua ne befasi dhe u fut ne kurth nga kleftet Suliote nen komanden e strategeve ruse, te cilen kishin organizuar edhe kryengritjen e Morese ne vitet 1768-1770, kryengritje kjo e shtypur po nga Kapedan Sulejman Çapari ne krye te nje ushtrie prej 10.000 shqiptaresh ku pjesen derrmuese te saj e perbenin çamet. Eshte shume e rendesishme per popullsine çame te emigruar nga vatrat e saja, dhe me banim momentalisht ne Shqiperi apo gjetke qe te vihet ne dijeni se gjenocidi çame nuk ka filluar ne 1821 me revolucionin grek ku Suliotet dhe Greket filluan te masakronin te gjitha fshatrat jugore te Çamerise, as ne 1913 ku pas shembjes se Perandorise Osmane te gjithe çamet e Janines, Artes, dhe ata te Çamerise lindore, jetuan makabrat me te tmerrshme nen hijen e thikave dhe kryqit, as ne 1944 me masakren e madhe te Suliotit Napolon Zerva por shume dekada me pare, ne vitet 1750 kur çami Seit Çapari nga familja fisnike e Çaparenjve te Luaratit ne Çameri, dhe Delvinioti Mustafa Koka do te rrethonin Sulin, duke vrare shume Suliote, sepse keta te fundit i kishin vene taksa muslimaneve çame te Margelliçit, dhe nqs keta te fundit si paguanin ata kryenin krime nga me monstruozet. Edhe Ali Pashe Tepelena sulmoi Suliotet sepse keta te fundit kishin sulmuar fshatrat muslimane te Çamerise, gjate mungeses se Aliut, dhe me sakte fshatrat e Margelliçit qe eshte nje ore e gjysme ne kembe nga malet e Sulit. . Po te lexojme historine e Çamerise do te kuptojme qarte se çamet pjesen derrmuese te luftes se tyre e kane bere kunder Sulioteve dhe Arvaniteve, duke qene se keta te fundit luftonin per kryqin dhe per nje Greqi te Madhe, ndersa çamet per Çamerine, dhe mosvaresine e tyre nga kleftet Suliote dhe nga kuçedra ballkanike, (Kisha Ortodokse), te cilet luftonin per nje Greqi te Madhe, ose Megali Idea deri ne lumin Shkumbin, ndersa çamet dhe Shqiptaret e tjere per Shqiperine dhe Çamerine deri ne Arte.

SHKRIME KRIJIMTARI DHE LETERSI ÇAME