MISTERI I VDEKJES SE ODISE ANDREUÇOS DHE LUFTA FETARE GJATE REVOLUCIONIT GREK


MISTERI I VDEKJES SE ODISE ANDREUÇOS DHE LUFTA FETARE GJATE REVOLUCIONIT GREK


Shkruan: Abedin Rakipi


Odise Andreuço ishte nje nga heronjte e Revolucionit Grek. Ai lindi ne Preveze ne 1788, edhe pse familja e tij ishte me origjine nga fshati Livanat. Babai i tij ishte klefti Andrea Andreuço, i cili ishte bere vellam me Ali Pashe Tepelenen. Odiseja u rrit ushtarakisht ne oborrin e Vezirit te Janines ju bashkua armates se Ali Pashe Tepelenes dhe u be nje nga oficeret e tij, por ne 1818 pasi u be anetar i organizates grekperhapese Finiqi Eteria. Pas rrethimit të A.p.T. në Janinë, me qëllim që të lehtësonte goditjet osmane kundër tij, kaloi në rreshtat e kryengritësve që luftonin kundër hënës për fitoren e kryqit. Shkëlqeu në disa luftime tejet të rrepta., si në përleshjen e famshme të Mesollonjës(gusht 1822). Falë cilësive dhe aftësive të tij, arriti të ngjitej në krye të kryengritësve beotianë e thesalianë.(Shih Enciklopedia Jugshqiptare fq. 218) Ne vitin 1821 Beratasi Omer Vrioni dhe Mehmet Qose po i afroheshin Peloponezit me 8000 ushtare shqiptare qe perbenin armaten e tyre. Pasi thyen rezistencen greko-arvanite prane lumit Alamana te perbere prej 1500 kleftesh arvanito-greke, dhe pasi ekzekutuan arvanitin grekofil Thanas Dako i cili kishte sherbyer gjithashtu si mercenar ne ushtrine e Ali Pashes , Omeri dhe Mehmeti po i afroheshin gjithnje e me shume Peloponezit ku ishte dhe epiqendra e kryengritjes.(1) Odise Andreuço me disa qindra burra i zuri prite Omer Vrionit dhe Mehmet Qoses prane Graves, i ndihmuar gjithashtu nga arvanitet e tjere Dhimiter Panurjai dhe Jani Dovonoti. Pas nje beteje te ashper e njohur gjithashtu edhe si beteja e Graves, ku pati me shume te vrare nga ana e shqiptareve te Omer Vrionit, Odiseja dhe miqte e tij u thyen dhe u detyruan te terhiqen me ne thellesi drejt Rumelise. Greket kete
beteje duke qene se shqiptaret e Omer Vrionit paten shume humbje e konsiderojne si fitore te Odise Andreuços. Por lavdia e Andreuços nuk vazhdoi gjate sepse ai u akuzua nga kundershtari politik i tij shqiptari Jani Koleti se kishte lidhje te fshehta me Turqit.Po kush ishte Jan Koleti? . KOLETI, Jan(1773-1847). Lindi në fshatin Sëràkë të Thesalisë. Bir i një çami dhe i një nëne vllahe shqipfolëse, prej banorëve shqiptaro-vlleh të faqeve perëndimore të vargmalit Pind. Pas mbarimit në Itali të studimeve universitare për mjekësi, u ftua nga vezir A. p. T. dhe u ngarkua me detyrën e mjekut të tij dhe të bijve të vet; më pas u caktua këshilltar politik dhe përkthyes i vezirit. Më 15.I.1822 u ngarkua me detyrën e M.P.B. dhe të M. Luftës, duke zëvendësuar Noti Boçarin, i cili në atë kohë ishte ngujuar në kalanë e Mesollonjës. Me t’u vrarë A. p. T. kaloi në rreshtat e kryengritësve, të cilët e caktuan kryeministër të Greqisë, edhe pse ende e pakrijuar. Iu kundërvunë plot krerë kryengritës, sidomos Odhise Andrucua.. Shumë i hollë, sipas udhëzimeve të arvanitit, Jorgo Kondurioti, iu vu punës për të tulatur ndërkryesit kundër vetes së vet në atë periudhë rrëmuje që sundonte në Greqi. Sipas Thimi Mitkos e disa të tjerëve, ai u bë nxitësi kryesor i shqiptarëve për kryengritjen e vitit 1847, të kryesuar nga Zejnel Gjoleka me shokë.( I. M. Q., F.A.I. H., dos. 2).(8)
Ai pasi e akuzoi Odise Andreuçon si tradhetar bashke me njerez te tjere ja hoqen komanden nga duart Odisese. Perfundimisht Odise Andreuço ne vitin 1825 u arrestua nga qeveria revolucionare dhe u burgos ne Akropolis te Athines. Komandanti i ri Jani Gura qe ishte dikur krahu i djathte i Andreuços dhe gjithashtu arvanit si ai e ekzekutoi ate ne 5 qershor 1825. Jani Gura ishte kleft(kusar) arvanit, i cili nen urdhrat e Odise Andreuços mbrojti Akropolin dhe Athinen ne vitin 1822. Odise Andreuço perdorte si strehim dhe baze te fshehte te tijin nje shpelle ne malin Parnasos te cilen ai e quante Drakospilia. Brenda shpelles kishte nje seri shpellash te tjera por me te vogla ne nivele te ndryshme, te mbushura me arme, municione, ushqime, vaj, vere, ullinj etj. Nga maja e shpelles syri te shihte shume larg dhe shume lehte mund te dalloje afrimin e çfaredo lloj armiku qe afrohej. Odiseja ishte i sulmuar shpesh here nga forcat e Jan Koletit dhe miqte e tij, por me ne fund ai vendosi te dilte ne shesh pas thirrjes qe i beri miku i tij Gjergj Karaiskaqi me fjalet: “Vetem arinjte rrine neper shpella, jo luanet si biri i Andreuços.” Pas kesaj thirrjeje Odise Andreuço doli nga shpella dhe beri “Kapakia” me Omer Pashen. Fjala kapakia nga osmanishtja do te thote pajtim, ose marreveshje paqeje. Pas kesaj marreveshjeje me Omer Pashen, bashke me trupat e pakte te tij ju bashkuan edhe 400 shqiptare qe luftonin kunder kryengritesve greke. Ishte pikerisht kjo marreveshje qe do te perdorte Jan Koleti i cili asokohe ishte edhe minister i luftes, dhe Jani Gura per ta akuzuar Odise Andreuçon si tradhetar dhe bashkepunetor me turqit. 400 shqiptaret ju dhane atij nga Omer Pasha Vrioni qe ta mbronin ate nga persekutoret e tij me kusht qe Odise Andreuço te mos luftonte me tashme ne anen e kryengritesve por kunder tyre. Pas kesaj marreveshjeje truproja e tij personale u be nje musliman i quajtur Mustafa. Gjithsesi Odise Andreuço nuk luftoi kurre drejperdrejt kunder trupave te arvaniteve Gura dhe Kryezoti qe luftonin ne anen greke, dhe me ne fund Odise Andreuço u dorezua pas premtimit te mikut te tij arvanit Jani Gura se asgje e keqe nuk do ta gjente. Gura i etur per pasuri pasi zuri Odise Andreuçon dergoi nje pjese te trupave tek shpella keshtjelle e Odisese duke qene i sigurt se ai fshihte atje thesare te rralla. Trupat e tij kontrolluan çdo kend te shpelles Drakospilia. Odise Andreuço u burgos ne nje nga celulat e Akropolis dhe u torturua per dy muaj rresht nga njerezit e ish krahut te djathte te tij Jan Gures qe te tregonte se ku i kishte fshehur thesaret e tij. Jani Gura kishte nje siguri te tmerrshme se Odiseja fshihte thesare te medhenj. Ndoshta ngaqe ai per vite me rradhe kishte qene zevendesi i Odisese dhe ndoshta kishte pare me syte e tij thesare te grabitur nga Odiseja neper fshatrat myslimane te Rumelise. Gjithsesi ne 5 qershor 1825 kater burra nen urdhrat e arvanitit Jani Gura te quajtur Mamuri, Trendafili, Papakosta dhe Theohari e mbyten Odisene dhe trupin e tij e hodhen nga kulla qe vrasja te ngjante si nje tentative arratisjeje. Duhet theksuar fakti se lufta nderrmjet Armatoleve dhe klefteve(kusareve, pirateve detare) greko-arvanite ishte shkaku i perçarjes se revolucionisteve. ARMATÓLË,~T(Të armatosurit). Françesk Tajani në veprën e vet “Le Istorie Albanesi –Epoca Terza”(Salerno, 1886, fq. 34) shkruan se ata përbënin një njësi të armatosur ushtarake të përbërë prej shqiptarësh myslimanë dhe të krishterësh që kishin fituar disa të drejta, ndër të cilat edhe të drejtën e mbajtjes lirisht të armëve; në rast nevoje shërbenin si ushtarë. Ai vëren se valiu (guvernatori) i Thesalisë ngriti një tabur të rregullt dhe e pëdori për të përballuar sulmet e kleftëve (kaçakëve grekë). “Pikëpamjet e përbashkëta të tyre bënin që të quheshin si tepër të afërt dhe me të vërtet të frymëzuar nga e njëjta ndjenjë kundër të huajve dhe nga ndonjëherë ia delnin mbamë”, thekson F.T. Shqiptarët myslimanë të përmbledhur në taburët e posaçëm ushtarakë, të përbërë nga armatolët quheshin skipetari, “armiq të përbetuar të grekërve”. Duke qenë të lidhur (takim) me kristianët, patën shkaqe të papërmbajtshme për përdorimin e armëve. Hapat e guximshme të Ali pasha Tepelenës i bënë të mendohen disi shqiptarët ortodoksë, të cilët e çmonin më mirë se gjithë të tjerët, sado që urrenin bashkëkombësit fetjetër, shumë të guximshëm -njëlloj si ata- të fortë ndaj lodhjeve të ushtarit dhe njohës të përkryer të vendeve. SH-S. Frashëri në Kamus-uk Alam V. I, fq. 139 thotë se taburi i parë i armatolëve u ngrit në kohën e Jonuz sulltan Selimit. Një tabur prej armatolësh ngriti edhe Ali pasha Tepelena; në të bënte pjesë edhe Marko Boçari., “po pas vrasjes së tij ai tabur kaloi në anën greke. Odise Andreuço ishte dikur armatole ne sherbim te Ali Pashes dhe pasi beri marreveshjen e famshme te pajtimit me Omer Vrionin, i premtoi atij se do te rivihej serish ne sherbim te tij si Armatole, ashtu siç kishte qene dikur ndersa armiqte e tij ishin klefte, pra kundershtare te dikurshem te Armatoleve. Disa bashkekohore thone se Odisea ne ato kohe pranoi edhe islamin. Por nje fakt tjeter i rendesishem ishte edhe perçarja gjate revolucionit grek te heronjve te tij ne tre parti si me poshte: “Rusian Party”, “British Party”, “French Party”. Keta tre parti politike te mbeshtetura secila nga Rusia, Anglia, dhe Franca, perfaqesonin interesat e secilit nga shtetet e lartpermendur gjate dhe pas Revolucionit Grek. Ishin pra keto tre parti nga te cilat u ndane edhe Revolucionistet, gje e cila çoi edhe ne krijimin e klaneve dhe grupeve kundershtare brenda perbrenda Revolucionit. Keto klane dhe grupime politike te sapoformuara çuan ne nje lufte nderrmjet tyre, e cila kaloi ne vrasje, akuzime, tradhetime, perplasje politike, burgosje etj. Psh Lideri i pare i te ashtuquajtures Partia Ruse ishte Jani Kapodistria, i cili filloi karrieren si nje diplomat rus dhe u shqua ne Kongresin e Vienes(7). Por per shkak te luftes se brendshme partiake qe mbizoteronte ne Greqi ne ato kohe Kapodistria u vra ne vitin 1831. Arsyeja e vrasjes se Kapodistrias ishte se ai edhe pse zhvillonte politika pro-ruse ishte kunder formes se qeverisjes autokratike qe perkrahte Rusia. Dhe tashme dihet qe kur peshku i vogel nuk ben lojen e peshkut te madh, ai hahet. Pasardhes i tij ne krye te Partise Republikane Ruse u vendos Theodhor Kollokotroni. Partite pro-britanike dhe pro-franceze ne opozite me Partine Ruse ne vitet 1853-1854 ishin kunder perdorimit te irredentisteve greke per te zgjeruar kufijte e Greqise se asokohe ne dem te Perandorise Osmane, ndersa Rusia provokonte te kunderten, duke i nxitur irredentistet greke qe te benin inkursione ne territorin Osman per te krijuar instabilitet ne rajon. Keshtu Partia Ruse u be shume aktive ne inspirimin e revoltave anti-osmane ne Greqi. Keshtu ne kete menyre ne vitin 1854 me nxitjen dhe ndihmen e Rusise filluan disa sulme irrdentistesh greke drejt veriut qe perfshine edhe çamerine e asokohe. Spiridon Karaiskaqi(djali i Gjergj Karaiskaqit sebashku me Theodhori Bua Griven ne krye te 3000 andarteve kryengrites greko-arvanite vershuan ne çamerine lindore duke e djegur ate deri afer Kallamait. Fshatra te tera u masakruan dhe u dogjen; motoja e tyre ishte “Perpara me kryqin ne nje dore dhe ne tjetren thiken.” Pra lufta e brendshme nderrmjet fraksioneve te ndryshme politike ne gjirin e Revolucionit Grek beri qe bashkeluftetaret kryqtare tashme te vrasin njeri-tjetrin. E njejta gje ndodhi edhe me Odise Andreuçon. Edhe pse studiues bashkekohore si Arben Llalla dhe Aristidh Kola ngrejne tezen se ai u vra nga rryma anti-arvanite, ose me sakte nga greket ultranacionaliste gjate kohes se revolucionit, kjo eshte nje e pavertete sepse faktet historike provojne te kunderten. Ai u vra me urdher te bashkeluftetarit te vet Jani Koleti, dhe nga ish-krahu i djathte i tij Jani Gurra, te dy shqiptare ortodokse. Ne luften e revolucionisteve grek per tu shkeputur nga Perandoria Osmane ishin shumice shqiptaret ortodokse qe morren pjese. Lufta e tyre per “fitoren e kryqit mbi gjysmehenen” eshte shenuar shpesh ne faqet e disa autoreve shqiptare ortodokse, si nje lufte e kombit tone per çlirim nga zgjedha osmane, por kjo teze eshte fallco dhe mese e gabuar, sepse keta revolucionare, te gjithe anetare te organizates grekperhapese Finiqi Eteria, perpara se te luftonin kunder turqve luftuan kunder bashkombasve te tyre myslimane. Kete gje e verteton vete lufta e Misollongjise, ku forcuan qe shtypen revolucionin ishin te perbere krejtesisht prej shqiptaresh myslimane, te drejtuar nga Omer Pashe Vrioni, nga Berati, Karamahmud Bushatlliu nga Shkodra, Ibrahim Pasha, i Egjiptit, djali i legjendarit Mehmet Ali, fondator i Egjiptit modern, Mehmet Qose prej Kosoves etj, ndersa forcat revolucionare drejtoheshin nga shqiptare ortodokse qe luftonin per kryqin dhe Greqine si Marko Boçari, Gjergj Kollokotroni, Odise Andreuço, Laskarina Bubulina, Gjergj Karaiskaqi, etj. Kjo tregon qarte se revolucioni grek i 1821-1830 nuk ishte aspak revolucion greko-shqiptar kunder zgjedhes Osmane, siç e paraqesin disa, por REVOLUCION ORTODOKS PROGREK , ku ortodokset luftuan per kryqin dhe per Greqine. Tentativat e sotme te autoreve arvanitomane, per ti dhene njerezve si Andreuço, Boçari, Karaiskaqi etj nje vend te lavdishem ne historine e kombit shqiptar, nuk jane veçse tentativat keqedashese te inspiruara nga Megali Idea per te zevendesuar heronjte e vertete te kombit shqiptare me heronj pro-greke qe brezat e ardhem mos te kene opsion tjeter perveç atij qe te jene kusherinj ne gjak dhe ne zemer me Greqine. Keto tentativa bejne pjese ne platformen e madhe qe Greqia dhe grekomanet shqipfoles po zhvillojne ne akademite shqiptare per te zhdukur identitetin tone kombetar dhe per ta zevendesuar ate me heronj qe luftuan per Greqine, duke i lene femijeve apo niperve tane opsionin e vetem e dashurise per heronjte e tyre kombetare qe do te thote automatikisht “Dashuri per Greqine”. Ne vitin 1991 gjenerali kryqtar-athino-fanarit gjithashtu keshilltar i kryeministrit grek, N. Grilaqi ne takimin me Azem Hajdarin fajesoi shqiptaret sepse keta te fundit kishin luftuar kunder grekeve. .(Fletorja “Ballkan”, dt. 8.5.2004) Besoj se tashme eshte e qarte per lexuesit se kush luftoi kunder revolucionit grek dhe grekeve nder shekuj dhe kush luftoi per revolucionin grek dhe Greqine ne shekuj. Nder te tjera N. Grilaqi i tha Azem Hajdarit: “Ju shqiptarët jeni populli më i pavlefshëm i rruzullit që nga lindja e tokës. Jetoni tërësisht nga Greqia...”. Ndaj besoj se shqiptaret duhet te jene vigjilente qe edhe historine dhe heronjte e tyre kombetare te mos behen greke, apo progreke qe dhane jeten per revolucionin grek, dhe pavaresine e Greqise.


(1)David Brewer The greek war of indipendence
(2)Spuridon Trikoupis History of greek revolution
(3)Samuel Howe Greek Revolution
(4)Koutsonikas Lampros History of Greek Revolution
(5)Peter Harold, The Greeks, Their struggle for Indipendence. 1984
(6)Enciklopedia Jugshqiptare Ibrahim Daut Hoxha
(7)Crisis in the Ottoman Empire James R. Reid fq. 248
(8)( I. M. Q., F.A.I. H., dos. 2).
(9)Llambros Kotzounikas, The History of the Greek Revolution

Comments

Popular posts from this blog

ÇAMERIA GJATE LUFTES SE DYTE BOTERORE

THE GENOCIDE OF CHAMERIA

NURI DHE MAZAR DINO