Kisha Ortodokse serbe pavarësinë e Kosovës do ta konsideronte "okupim"
Kisha Ortodokse serbe pavarësinë e Kosovës do ta konsideronte "okupim"
Episkopi i Kishës Ortodokse Serbijane "raško-prizrenski", Artemije
Radosljevi; kërcënon shqiptarët me luftë: "Virtyt kryesor për
serbijanët është gënjeshtra" – thotë ideologu i shovinizmit serbomadh,
Dobrica Qosiq !
Shkruan: Sejdi Veseli
Gjykuar sipas Press njësisë së Eparkisë të Rashës dhe Prizrenit, të
publikuar edhe nga SRNA dhe BBC-Serbian.com, Episkopi Artemije ishte
në një turne disaditëshe në SHBA, si mysafir i Kongresit të Bashkimit
Serb. Edhe gjatë kësaj turneje, si dhe herëve tjera, ky Episkop e
vizitoi edhe Institutin amerikan KEJTO1. Në emër të këtij Instituti,
si zakonisht u prit nga miku i vjetër, drejtori, z. Kristofer Prebel.
Gjatë bisedës, Episkopi Artemije, jo vetëm se nxori vrerin e tij
shovinist mesjetar kundër shqiptarëve, por edhe i kërcënojë ata me
luftë "çlirimtare" serbo-çetnike. Duke lexuar me vëmendje dhe pa
paragjykime tekstin e deklaratave të këtij "njeriu" të "zotit", të
botuara nga agjencitë e sipër përmendura, me 10, përkatësisht me 12
shkurt 2006, me titujt "Episkopi Artemije: Pavarësia e Kosovës do me
thënë shfarosja e serbëve nga krahina" dhe "Episkopi Artemije për
shpalljen e okupimit", me nxiti që të shkruaj këtë tekst reagimi, ndaj
propagandës serbomadhe mesjetare antishqiptare që bën ky "zotëri" edhe
në truallin e demokracive euro-atlantike, sidomos në truallin e
SHBA-ve, që me plotë të drejt konsiderohet djepi i demokracisë botërore.
Artemije i fyen shqiptarët
Gjatë dhe pas takimit të tij me Kristofer Prebel, Episkopi Artemije,
në mes tjerash deklaron: se e paska të vështirë të kuptojë, se si
është e mundur që kaq shumë njerëz të Uashington-it me ndikim, po e
mbështesin aksionin i cili do t'u dhuroj terroristëve( mendon në
shqiptarët), një fitore të rëndësishme në Evropë. Ky pop serbijanë, më
së vështiri e paska të kuptoj, se amerikanët janë duke e luftuar
terrorizmin kudo në botë, por jo edhe në "Kosovë dhe Metohi"? Me këtë
rast Episkopi Artemije përpiqet t'i këshillojë nikoqirët e tij
amerikan, ashtu si dikur Slobodan Miloseviqin dhe klikën e tij, se
nëse tërhiqeni nga "Kosova dhe Metohija", do të rrezikoni që kjo
hapësirë të shndërrohet në një "bazë të fuqishme të xhihadit islamik".
Paramendoni u tha bashkëbiseduesve amerikanë: "...çfarë do të ndodh
kur xhihadistët mysliman, tërë pushtetin do ta marrin në duar, qëllimi
i të cilëve është përzënia e serbëve të krishterë nga Kosova dhe
Metohija?"
Me gënjeshtrat e tij në shërbim të propagandës shoviniste serbomadhe
në dëm të shqiptarëve, Episkopi Artemije, duke u shërbye me retoriken
e padenjë për një njeri të zotit, përpiqet për t'i etiketuar
shqiptarët e Kosovës, si gjoja "xhihadist mysliman". Në këtë drejtim,
ai nuk heziton që të shërbehet edhe me falsifikimet e historisë së
krishtërizmit ndër shqiptarët. Por, fatmirësisht ka aq shumë
argumente, të cilat dëshmojnë katërcepërisht, se si zakonisht edhe
gënjeshtrat e këtij shovinisti të tërbuar i kanë këmbët e shkurtra. E
vërteta flet kështu: -se Shqiptarët e pranuan Ungjillin e Krishtit,
nga Apostulli-Shën Pali, në vitin 57 të e.r., në kohën kur populli
serb, jo vetëm se ishte pagan, por ishte tej Karpateve; -se pranimi i
Ungjillit të Krishtit në tërë hapësirën e banuar me shqiptar u
përfundua, në gjysmën e dytë shekullit të VI-të. Pra, para se
serbo-sllavet e parë, të kalonin lumin Danub, në veriun e Gadishullin
Ballkanik; -se nga një shqiptar i Dardanisë (Kosova e sotme), i
mirënjohuri Shën Niketa, është kompozuar Lutja kryesore e
krishtërizmit perëndimor "Te Deum Laudamus" ( "Ty Zot të lavdërojmë"),
e cila prej çerekut të parë të shekullit të gjashtë e deri sa të ketë
jetë mbi tokë, do të konsiderohet si njëra prej vlerave kryesore e të
krishterëve. Këtë të vërtetë e bëjnë të pakontestueshme burime shumë
serioze të arkeomuzikologjisë, si ato të nga Selia e Shenjët, Raguzës,
Francës, Britanisë,...etj; -se përkthimin e parë të Biblës, nga
hebraishtja në gjuhën latine, e ka bërë po një shqiptar, i mirënjohuri
Shën Gjeri , në vitin 405;-se Kodikët shqiptar janë një përmendore e
kulturës dhe e qytetërimit. Ata dëshmojnë edhe për hapësirën
bibliko-ekumenike të truallit etnik shqiptar. Me këtë rast mjafton të
cekët "Kodiku i Purpurt i Beratit", i njohur në botën perëndimore si
"Memoire du Monde" (Kujtesa e Botës), tani nën përkujdesjen e
UNESCO-s; -se serbo-sllavët, jo vetëm se e gjetën Krishtërizmin në
Kosovë, por edhe shumicën e kishave dhe manastireve katolike e
ortodokse të shqiptarëve, i serbizuan pas invadimeve të tyre okupuese.
Dokumentet historike dëftojnë, se pas pushtimit të Kosovës (Dardanisë
së atëhershme) nga ushtria e Dinastisë së Nemanjiqve, në gjysmën e
dytë të shekullit XIII-të, për qëllime të shpërnguljes të Patrikanës
Ortodokse Serbijane nga Rasha (serb. Rashka) në Kosovë, synohej që më
parë të bëhej serbizimi i kishave dhe manastireve shqiptare. Siç edhe
dihet, duke ushtrua terrori më barbar, si ndaj klerit dhe besimtarëve
të krishterë vendor, u serbizuan Manastiri i Deçanit, kisha e
Graçanicës, e Banjskës, Pejës dhe kështu me radhë. Kështu që Peja në
gjysmën e shekullit XIII-të u shndërrua në qendrën e Kishës Ortodokse
Serbijane, e njohur edhe sot si Patrikana e Pejës. Me këtë rast
mjafton të veçohet vetëm një fakt: Manastiri i Deçanit, së pari nuk e
ka arkitekturën e stilit ortodoks, dhe së dyti vërehet qartë mbyllja e
portës së tij të mëparme, pas serbizimit të tij, ngase ishte e
drejtuar nga lindja, për t'u hapur hyrja e re e drejtuar nga
perëndimi. Është e ditur, se objektet e kultit Krishtërizmit katolik,
hyrjen e kanë nga lindja, ndërsa lutjet bëhen në drejtim të perëndimit
(Vatikanit). E kundërta qëndron me kishat ortodokse, ato hyrjen e kanë
nga përendimi, ndërsa lutjet bëhen në drejtim të lindjes (Peshkopata e
Stambollit). -se ushtria pushtuese serbijane, përveç se i serbizojë
objektet fetare të shqiptarëve të krishterë, ajo me ndihmën e dhunës
të shfrenuar dhe barbare, arriti të asimiloj një numër jo të vogël të
shqiptarëve të Dardanisë dhe Zetës (Malit të Zi)3 -se është e vërtetë
historike se konvertimi masovik i shqiptarëve (i shumicës dhunshëm),
në fenë myslimane ndodhi pas pushtimit të përfundimtar të Trojeve
shqiptare nga Perandoria Osmane, pas vdekjes së Kryetrimit
Legjendar-Princit shqiptar Gjergj Kastriotit - Skënderbeut. Është e
mirë e ditur, se në kuadër të popullit shqiptar të Kosovës, veprojnë
dy konfesione fetare, ai katolik dhe ai mysliman. Por, përkundër
faktit se shumica e shqiptarëve të Kosovës i përkasin besimit
mysliman, afro 80%, për ndryshim nga Kisha Ortodokse serbijane e cila
nxiti dhe mbështeti, jo vetëm terrorin e solldateskës serbo-çetnike,
deri në përmasat e gjenocidit ndaj kroatëve të krishterë katolik, por
edhe në ditët e sotme është duke ushtruar terror edhe kundër Kishës
Ortodokse malaziase, për shqiptarët e besimit mysliman nuk dihet asnjë
rast, që të kenë organizuar edhe një fushatë të vetme kundër
vëllezërve të tyre të krishterë! Por, përkundrazi, shqiptarët e
myslimanizuar, krah për krah me vëllezërit e tyre të krishterë, e
luftuan pa mëshirë pushtuesin osman, deri sa e dëbuan nga Trualli i
tyre. Kështu, vepruan dhe do të veprojnë edhe në raport me të gjithë
pushtuesit e Atëmemëdheut të tyre, përfshi këtu edhe pushtuesit
serbosllav. Prandaj, akuza e Episkopit Artemije nuk është e
qëndrueshme. Etiketa e fundamentalizmit fetar mysliman, të cilën
mundohet t'ua mëveshë shqiptarëve ky Episkop, do t'i mbetet në gishtat
e tij, sepse ai së pari, qëllimisht nuk e bënë dallimin e besimit
fetar nga ai etnik; së dyti, shqiptarët e besimit mysliman dhe kleri i
tyre kanë dhënë mjaft dëshmi, se fundamentalizmi islamik për ta është
i pa pranueshëm; së treti, shqiptarët që në orët e para u solidarizuan
me luftën e miqve të tyre anglo-amerikan kundër terrorizmit
fundamentalist mysliman, për dallim nga serbijanët dhe vëllai i tyre i
madh-Ariu i Sibirit, të cilët vazhdojnë miqësinë me ta. Si kërcënimet,
ashtu dhe akuzat ndaj shqiptarëve janë të konstruktuara mbi bazat e
epsheve hegjemoniste dhe grabitqare ndaj trojeve shqiptare, si dhe të
urrejtjes patologjike ndaj popullatës autoktone të tyre. Akuzat
nënçmuese të Artemije Radosllavleviqit ndaj popullit shqiptar,
rishpalosin fytyrën e vërtetë të këtij "njeriu" të zotit. Bazuar në
fjalorin e tij, mund të konstatohet se ky far Artemija mund të jetë
gjithçka tjetër,vetëm njeri i zotit jo! Bazuar në sjelljet e tij,
para, gjatë dhe pas fushatës kriminale të solldateskës serbo-çetnike
ndaj popullit shqiptar të Kosovës, ky far Artemija e ka vendin
përballë gjykatësve të Hagës për krime të luftës dhe përballë organeve
të ndjekjes në Kosovë, për shkak të ofendimeve që u bënë shqiptarëve
për një kohë të gjatë!
Artemije kërcënon shqiptarët me luftë
Ky serbo-çetnik i fshehur nën petkun e një kleriku të rangut të lartë
të Kishës Ortodokse Serbijane, rishpalos kërcënimet ndaj shqiptarëve
me luftë, pa hezitimin më të vogël edhe para bashkëbiseduesve
amerikan: "...Imponimi i pavarësisë së Kosovës nuk do të sjell paqe në
Ballkan por do të shkaktojë konflikte të reja...Përveç kësaj, imponimi
i pavarësisë për Kosovën nga Serbia do të vlerësohet si okupim, ndërsa
secili shtet e ka të drejtën legjitime për çlirimin e territorit të
tij të okupuar..."4 Këtë kërcënim të hapur ndaj shqiptarëve, Episkopi
Artemije, përpiqet ta argumentoj, duke u mbështetur në virtytin2
kryesor serbijan dhe nëpërmjet pyetjeve bajate në adresë të
bashkëbiseduesve të tij, si për shembull: -sa krime janë krye ndaj
serbëve të "Kosovës dhe Metohisë", në shtatë vitet e fundit nën
pushtetin e UNMIK-ut dhe KFOR-it, dhe krimi ka mbetur i padënuar,
ndërsa kriminelët edhe më tutje shëtisin lirshëm nëpër Kosovë? -çfarë
do të ndodh kur xhihadistët mysliman", tërë pushtetin do ta marrin në
duar, qëllimi i të cilëve është përzënia e serbëve të krishterë nga
Kosova dhe Metohija? .Fjalori që përdori ky "Episkop" serbomadh edhe
kësaj radhe në SHBA, nuk ndryshon me asgjë, nga fjalori që përdorej
nga Millosheviqi dhe Shesheli dhe, që vazhdon të përdoret në raport me
shqiptarët nga pinjollët e tyre në Serbi dhe nëpër enklavat serbe në
Kosovë. Zaten, po ky "Episkop" dhe kolegu i tij shpirtëror Sava, janë
koautor të Platformës fashiste se gjoja"serbet janë popull hyjnor" dhe
"të zgjedhurit e Zotit", në bazë të cilës erdhi deri te ringjallja e
tipit mesjetar të ideologjisë hegjemoniste serbomadhe, e cila i
parapriu gjenocidit shtetëror serbijan, ndaj popullatës civile
shqiptare. Ishte po ky "Episkop" serbo-çetnik dhe kolegët e tij, të
cilët pagëzuan dhe i bekuan me tymin e "temjanit" paramilitarët dhe
kriminelët e rangut të Arkanit, në Kishën e Graçnicës, para se të
fillonin me masakrimet dhe veprimet e gjenocidit ndaj popullatës
civile shqiptare. Ma thotë mendja, se do të ishte në nderin e
administratës amerikane dhe të kolegëve të saj evropian, që ky
propagandues radikal i shovinizmit serbomadh, të shpallej persona non
grata, dhe të merreshin masat përkatëse për që në afatin e limituar
kohor të largohej nga territori i shteteve të tyre, pa të drejt të
kthimit. Dua të besoj, se populli shqiptar e ka kuptuar drejt dhe
mirë, se kërcënimet që ju bënë në adresë të tij, si nga Episkopi
Artemije edhe nga territori i SHBA-ve, ashtu dhe nga zëvendësi e
kryeradikalit serbijan Sheshel, Tomisllav Nikoliq, nga territori i
Serbisë, në prag të fillimit të bisedimeve të Vjenës, të 20 dhe 21
shkurtit 2006, nuk ishin të rastësishme. Pa u munduar shumë mund të
arrihet deri të paramendimi, se të çfarë përmasave do të ishin akuzat
dhe presionet ndaj shqiptarëve, po të kërcënoheshin serbijanët nga
ndonjë personalitet shqiptar, jo i rangut të Episkopit Artemije dhe
zëvendësit të kryeradikalit serbijan Sheshel, Tomisllav Nikoliq, por i
rangut shumë më të ulët? S'do mend se këto kërcënime nuk ishin tjetër,
pos edhe një testim provues për drejtuesit aktual të IPVQ-ve(të
mandatuar në bazë të verdiktit të votës së lirë) dhe të partive
politike të Kosovës, se sa janë të përkushtuar dhe të vendosur, jo për
të realizuar aspiratat jetike të shqiptarëve për t'u ribashkuar me
Shqipërinë, për çka brez pas brezi flijuan lumenj gjaku, por vetëm për
të jetuar të lirë në Vendin e tyre, të shkëputur nga tërësia e tij
etnike. Siç edhe u pa, rezultati i këtij testimi ishte i favorshëm për
Serbinë! Si Beogradi zyrtar ashtu dhe aleatët e tij tradicional u
bindën, se planet strategjike të Serbisë në raport me Kosovën, nuk do
të rrezikohen nga drejtuesit aktual shqiptar. Mos reagimi adekuat, si
nga ana e drejtuesve të IPVQ-ve, të partive politike, ashtu dhe nga
ana e Grupit Negociator, ndaj kërcënimeve publike që ju bënë, janë
baza e sigurt ku mbështet kjo bindje e Beogradit zyrtar dhe e aleatëve
të tij.Përfundimisht, tani është më se e qartë, si për Beogradin
zyrtar, ashtu dhe për aleatëve e tij( sidomos për ata në hije): -se
drejtuesit aktual të IPVQ-ve dhe të partive politike të Kosovës ose
nuk e kanë kuptuar ose nuk duanë ta kuptojnë, se bisedimet e Vjenës
për decentralizimin (lexo: legalizimin e enklavave serbe) nuk janë gjë
tjetër, pos legjitimimi i parakushteve (në emër të kompromiseve që
kërkohen nga ndërmjetësuesit ndërkombëtar), për ndarjen e një pjese jo
të vogël të Kosovës, e cila më vonë, në bazë të paragrafëve të një
rezolute të KS të OKB-së për statusin përfundimtar të saj, do të
aneksohej nga Serbia; -se drejtuesit aktual të IPVQ-ve dhe të partive
politike të Kosovës të dashuruar pas kolltukëve të importuara nga
jashtë dhe pozimit para kamerave televizive, se janë të gatshëm të
shkelin zotimet e tyre publike, si psh. "se me Serbinë nuk do të ketë
bisedime të drejtpërdrejta", "se çështja e decentralizimit nuk do të
bisedohet me Serbinë, ngase është çështje e brendshme e Kosovës", " se
nuk do të krijohen komuna mbi bazat etnike"; se drejtuesit aktual të
IPVQ-ve dhe të partive politike të Kosovës janë të gatshëm të pranojnë
edhe nënçmimin e hapur që u bëhet ( pa u mërzitur se ai nënçmim nuk u
bëhet personit të tyre, por verdiktit të votës së popullit), siç është
rangu zyrtar i anëtarëve të delegacionit serb( asnjëri me pozitë më të
lartë se këshilltarë të krerëve institucional serbijan) i cili gjatë
"muhabeteve " të Vjenës, do të ulet përball ministrave dhe
politikanëve kosovar;
- se drejtuesve aktual të IPVQ-ve dhe të partive politike të Kosovës,
as që u shkon ndërmend të shfrytëzojnë kërcënimet e serbijanëve me
luftë dhe nënvlerësimin që u bëhet nga ana e tyre, për t'u liruar nga
presionet e pabaza që u bëhen nga qarqe të caktuara ndërkombëtare,
aspak miqësore ndaj shqiptarëve, duke reaguar ashtu siç u ka hije
atyre që e respektojnë votën e elektoratit të tyre. Sipas mendimit tim
reagimi adekuat i Prishtinës zyrtare do të ishte: Jo vetëm refuzimi i
parevokueshëm i pjesëmarrjes në bisedime të drejtpërdrejta me Serbinë,
për çështje të brendshme të Kosovës, por edhe pezullimi i bisedimeve
teknike me palën serbijane, deri sa të garantohej nga ana e
ndërmjetësuesve ndërkombëtar: -se prapa kërcënimeve me luftë nuk
qëndron Beogradi zyrtar; -se rangu i anëtarëve të delegacionit
serbijan, do të jetë në përputhje me rangun e anëtarëve të
delegacionit kosovar. Nga mos reagimi i Prishtinës Zyrtare, mund të
nxirren këto përfundime: -se sa janë të përkushtuar, si drejtuesit e
IPVQ-ve, ashtu dhe ata të partive politike, për realizimin e plotë të
aspiratave të drejta të popullit, për të jetuar i lirë dhe sovran në
vendin e tij; -se çfarë do të jetë epilogu i bisedimeve të 20 dhe 21
shkurtit 2006; -se duhet mbështetur pa hezitim dhe aktivisht
përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje, duke iu bashkuar radhëve të saj në
marshim! 1..Ky farë instituti amerikan është dëshmuar me vepra
konkrete, si proserb, si p.sh. duke kundërshtuar bombardimet e NATO-s
mbi caqet me rëndësi strategjike për soldateskën fashiste
serbo-çetnike, në vitin 1999 2."Virtyt kryesor për serbijanë është
gënjeshtra" – thotë ideologu i
shovinizmit serbomadh, Dobrica Qosiq
3. Špiro Kulišiæ: " O Etnogenezi Crnogoraca", Pobjeda, Titograd, 1980
4. www.bbc.co.uk/serbian (12 02t 2006,SRNA,10 02 2006, www.danas.co.yu, 13
02 2006
Comments