Posts

Showing posts from January, 2011

IBRAHIM PASHA HEROI I CAMERISE

Image
                                                   IBRAHIM PASHA HEROI I CAMERISE Shkruan : Abedin Rakipi Per shume njerez ndoshta emri i ketij burri te madh shteti do te jete i panjohur, dhe kjo jo rastesisht. Jo rastesisht sepse nomenklatura greko-sllavo-komuniste ka ushtruar per 50 vjet mbi popullin tone jo vetem diktat te eger politiko-ekonomik por edhe nje diktat historik qe çoi ne fshirjen e memories 500 vjeçare te kombit tone apo siç e specifikojne ndryshe « periudha e erret e popullit shqiptar », duke fundosur ne harrese figura te shquara qe emrin dhe memorien e popullit tone e ngriten lart dhe e çuan deri ne mijera milje larg. Nje nder keto figura eshte edhe Ibrahim Pashe Çami nga Parga e Çamerise. Ibrahim Pashe Çami babai i te cilit ishte detar lindi ne vitin 1494 ne Parge te Çamerise. Qe i vogel do te rrembehej nga piratet Veneciane dhe do tju shitej si sllav Osmaneve ne Stamboll. Ibrahim Pasha do te blihej nga shtepia Sulltanore