e enjte, 8 maj 2008


STATISTIKAT E POPULLSISE NE VILAJETIN E JANINES NE VITIN 1908

PERGATITI : ABEDIN RAKIPI


180.000 Shqiptare musliman
180.000 Vllehe (nga te cilet mijera shqipfoles)
110.000 Shqiptare ortodokse
110.000 Greke ortodokse
25.000 Shqiptare katolike
20.000 Bullgare ortodokse
10.000 Turq muslimane
7.000 Cigane
6.000 çifute

Marre nga libri « Defeat in detail of the Ottoman army in the Balkans i (Edward J. Erickson, Briton C. Busch) faq. 41

Harta e meposhtme eshte marre nga libri i Hall, Richard. Balkan Wars, 1912-1913 : Prelude to the First World War.
Routledge, 2
ku shihet qarte Greqia sa nje plesht dhe Çameria e madhe deri afer Selanikut dhe jo si na e paraqesin sot harten e vockel te çamerise grekofilet e Tiranes. Ne populli çam (shqiptar) kemi pasur nje territor te gjere qe na i morren padrejtesisht dhe barbarisht pas renies se Janines ne 1913 dhe luftes heroike te heroit te Çamerise Esat Pashes. Esat Pasha vete lindi ne Janine nga nje baba turk dhe nje nene shqiptare, dhe edhe pse i erdhi lajmi qe nga Stambolli nuk kishte me perforcime ai vazhdoi mbrojtjen e saj heroike dhe i ndihmuar nga çamet e Çamerise dhe nga shqiptaret e Shqiperise (sidomos laberise) se jugut te sotme qe perbenin pjesen derrmuese te garnizoneve qe mbrojten Janinen. Ne kete lufte vdiqen me qindra mijera burra çame deri sa kapitulloi Janina dhe filluan masakrat masive ndaj 190.000 muslimaneve te Janines. Çame a e shikoni se sa te medhenj ishim dhe sa te vegjel jemi sot. Une ne emer te atdheut dheÇamerise martire ju bej thirrje qe te hidhni poshte te gjitha hartat qesharake te Çamerise qe sajohen ne Tirane dhe Athine duke lene jashte Janinen dhe gjithe qytetet e tjera te Çamerise. Fshatra çame ka pasur edhe deri ne Kavalle qe eshte matane Selanikut por ata u masakruan nga greket qe donin te zhduknin çdo gjurme te shqiptarise dhe islamit ne trojet tona. Ne dje ishim te ndare por sot jemi bashke dhe te bashkuar, te gjithe se bashku per Çamerine , gjakun , nderin, atdheun dhe flamurin tone.

e premte, 2 maj 2008

Udhëtim në Çamëri, tokën historikisht shqiptare

Udhëtim në Çamëri, tokën historikisht shqiptare

Për herë të parë filmon kamera e një televizioni shqiptar.Çamëria është tokë shqiptare, e tillë është identifikuar edhe nga shumë studiues, por u pushtua nga Greqia gjatë luftës ballkanase.Kështu ka deklaruar në emisionin "Shqip", në "Top Channel" historiani dhe politikani Pëllumb Xhufi. Ndërkaq, Rudina Xhunga e emisionit "Shqip" ka udhëtuar në trevat çame në Greqi, duke na treguar, veç të tjerash, edhe për bukuritë e tyre.Nga vjen emri Çamëria? Ç‘shtrirje ka pasur si zonë dhe sa banorë ka pasur në atë kohë?Pëllumb Xhufi: Rreth emrit Çamëria ka shumë debate. Ka pasur një ide që vinte nga emri i një peme, çami, e cila është hedhur poshtë. Pastaj nga shekulli XIX e këtej, është hedhur një tezë tjetër, e cila është më konsistente, që e lidh emrin Çamëri me emrin e lumit Thiamis, Akeronti i antikitetit, pra një lumë që derdhet aty në jug të Pargës. Ky i fundit vazhdon të quhet Akeronti. Është një zakon që ka ndodhur edhe me zona të tjera, si për shembull, emri Devoll që vjen nga lumi Devoll. Në Antikitet, këtu, sinjalizohet fisi i Thesprotëve, i cili së bashku me fise të tjera, Mollosët dhe Kaonët, që zënë atë që sot rëndom quhet Epir, quheshin fise ilire. Nga autorët grekë konsideroheshin fise barbare, pra të huaja dhe kështu konsideroheshin gjatë gjithë antikitetit. Edhe ndonjë qytet që ngritën grekët në bregdetin e Çamërisë u quajtën koloni greke, që do të thotë se ai territor konsiderohej si territor i huaj. Në Mesjetë, situata nuk ka ndryshime, pavarësisht nga sundimet si ai bizantin ose më vonë sundimi i Perandorisë Osmane. Zona dhe popullsia konsiderohen si jo greke. Këtë e thonë edhe autorët e mesjetës bizantine, të cilët vendosin kufijtë e Greqisë shumë saktë nga aty ku janë malet e Pindit, derisa dalin poshtë në Gjirin e Ambrakisë dhe thonë se në krah të djathtë shtrihet Greqia, në krah të majtë shtrihen fise shqiptare, të cilët janë pasardhës të fiseve të vjetra ilire. Këtë e thotë shprehimisht një autor i viteve 1400.Grekët pretendojnë se është tokë çame. Shqiptarët pretendojnë se është tokë shqiptare. Ku bazohen të dyja palët për këto pretendime? Kush ka të drejtë?Pëllumb Xhufi: Çështja qëndron se përveç autorëve grekë dhe shqiptarë, ka edhe shumë autorë të tjerë shumë seriozë, të cilët rreshtohen në krahun tonë dhe të gjitha janë dokumente arkivore të mesjetës të shekullit XIV, XV që janë dokumente edhe greke bizantine, janë edhe dokumente veneciane, spanjolle dhe dokumente që vijnë nga arkivat e Vatikanit. Në mënyrë të vazhdueshme e të qëndrueshme, këto dokumente thonë se këto zona janë banuar nga shqiptarë. Mund të përmend një kronikë greke të zbuluar në arkivin e Vatikanit, e cila flet pikërisht për këtë zonë, flet për kohën ku në Çamëri ishte zot Gjin Zenebishi i famshëm në fund të shekulli XIV, kronikë që zë me emër të gjitha fshatrat dhe ku thuhet se në këto zona jetonin shqiptarë deri në kufijtë e Janinës. Kemi dokumente që tregojnë për ngjarje të mëdha, siç është ajo në fund të shekullit XVI dhe fillim të shekullit XVII, me kryengritje të mëdha antiosmane, në të cilat përfshihen çuditërisht në krye të tyre klerikë, peshkopë shqiptarë. Pikërisht këtu kemi një kryengritje në krejt Çamërinë, ku një peshkop shqiptar nga Paramithia, me emrin Dionis, ngriti 70 fshatra dhe të gjithë kryengritësit ishin shqiptarë. Dhe fshatrat po ashtu. Këto të dhëna janë zbuluar nga dokumentet greke dhe ato veneciane. Kur kryengritja u shtyp, po ashtu erdhi edhe ekzekutimi i kryengritësve nga turqit osmanë, nga Pashai i Janinës, që për fat të keq ishte shqiptar dhe që për fat të keq ishte nga i njëjti fshat i Dionisit. Peshkopin e therën dhe, sipas kronikës greke, e mbushën me kashtë dhe e dërguan në Stamboll. Ka pasur një vijimësi të popullsisë, pra nuk ka pasur shkëputje. Kjo ka qenë gjithmonë një zonë e mbuluar edhe për shkak të terrenit të rrethuar me male. Edhe toponimia e Çamërisë është e pastër, e trashëguar dhe e pandikuar nga toponimia sllave, si zonat e tjera në Peloponez apo në Maqedoni.Kur nisi Greqia ta kërkojë Çamërinë dhe kur ia doli ta marrë?Pëllumb Xhufi: Nëse shohim librat e fundit të shekullit XVIII dhe të fillimit të shekullit XIX, midis tyre edhe një autor, Psalidha, që quhet babai i historiografisë greke, të gjithë e quajnë Çamërinë si tokë shqiptare dhe popullsinë krejtësisht shqiptare. Psalidha ka bërë një histori të asaj që ai e quan Historia e Epirit, të cilin Epir ai e quan edhe Shqipërinë, d.m.th. Historia e Epirit ose e Shqipërisë. Ai jep një pasqyrë të qartë dhe e pranon pa bërë asnjë polemikë, që Çamëria është një tokë e banuar nga fise shqiptare. Problemi ndryshon me krijimin e shtetit grek, që u bazua në një ideologji politike, e cila e kishte thelbin e vet te Megalidea. Kjo do të thoshte se shteti grek i porsakrijuar duhej të shtrihej në të gjithë territorin që kishte pushtuar dikur Perandoria Bizantine, pra e identifikonte Greqinë e vogël me Perandorinë Bizantine. Në këtë aspekt ka qenë Koleti, një ndër kryeministrat e parë që, në një fjalim në Parlamentin grek e ka cituar me emër Epirin si një tokë, të cilën Greqia duhej ta pushtonte. Dhe qysh aty filluan përpjekjet e Greqisë, jo vetëm në rrafshin diplomatik, por edhe në atë konkret, duke dërguar bandat e armatosura, duke nxitur, nëpërmjet klerit ortodoks grek që dërgohej nga Patrikana, ndarjen midis ortodoksëve çamë dhe myslimanëve çamë. Dhe këtë e jep shumë qartë Alfred Filipson, i cili është një historian gjerman që e ka bredhur me mushkë Çamërinë. Ai shkon në një nga fshatrat e Çamërisë, takon priftin, i cili ishte grek dhe që i foli me një urrejtje për çamët myslimanë. Ai i tregon sesi përpiqej të tërhiqte komunitetin ortodoks dhe të krijonte bindjen që ishin të ndryshëm etnikisht, meqë kështu ishin fetarisht. Madje, kërkuan ta krijonin këtë ndarje edhe me njerëzit, të cilët kishin krijuar krushqi, edhe pse ishin të feve të ndryshme. Në rrugë diplomatike, ishte Kongresi i Berlinit, përpjekja e parë për të aneksuar Çamërinë, me ndihmën e Francës dhe të Anglisë. Pse nuk arritën ta merrnin qysh në Kongresin e Berlinit?Pëllumb Xhufi: Nuk e morën dot, sepse atëherë pati një reagim të fuqishëm nga faktori shqiptar. Ishte koha e Lidhjes së Prizrenit ku ngjizet për herë të parë një lëvizje e organizuar kombëtare shqiptare, për të ndalur copëtimin e trojeve shqiptare. Ndodhi, siç e dimë, me kufijtë në veri të Shqipërisë që iu dhanë Malit të Zi apo edhe me Nishin në veri të Kosovës. Ndodhi po kështu edhe në jug, ku një degë e Lidhjes së Prizrenit drejtohej nga Abdyl Frashëri e Abedin Dino. Bënë një punë të jashtëzakonshme duke shantazhuar madje Kongresin e Berlinit me kryengritje të armatosur, që nëse Fuqitë e Mëdha do ia japin Çamërinë Greqisë, atëherë do të përballen me një lëvizje kryengritëse, e cila realisht u organizua dhe u detyruan Fuqitë e Mëdha të tërhiqen.Çfarë ndodhi pasi arritën ta marrin Çamërinë në vitin 1913, vetëm pak kohë pasi shteti shqiptar ishte krijuar?Pëllumb Xhufi: Ndodhi Lufta e Parë Ballkanike, e cila shpërtheu në marrëveshje midis Greqisë, Bullgarisë, Serbisë dhe Malit të Zi për të ndaluar krijimin e shtetit shqiptar. Kjo ishte në thelb Lufta e Parë Ballkanike, që ishte një luftë në funksion antishqiptar, pra për të copëtuar territoret e Shqipërisë dhe për të ndalur krijimin e shtetit shqiptar. Në këtë rrëmujë të Luftës së Parë Ballkanike, ushtritë greke arritën të avancojnë dhe të pushtojnë një pjesë të Maqedonisë dhe në 1913-ën u lëshuan edhe në Çamëri. Pushtuan me dhunë, me vrasje dhe këtu filluan shpërnguljet e para të popullsisë çame. Pastaj vjen Konferenca e Londrës, që e njeh "de jure" këtë pushtim, që ushtritë greke i kishin bërë Shqipërisë.Me çfarë arsyetimi ndodhi kjo z. Xhufi?Pëllumb Xhufi: Është e vështirë të hysh në logjikën e Fuqive të Mëdha të asaj kohe. Çamëria nuk është i vetmi rast. Me këtë logjikë iu dha edhe Kosova Serbisë, meqë Kosova ishte aleate e Antantës dhe meqë në atë kohë Greqia ishte aleate e Francës dhe Anglisë. Arsyetimi ishte i thjeshtë: shpërblim aleatëve me dhënie tokash që ata i pretendonin. Madje, në Konferencën e Parisit që mbylli edhe Luftën e Parë Botërore në vitin 1919, pa u druajtur fare, përfaqësuesi francez thoshte që edhe Vorio-Epiri, pra pjesa jugore e Shqipërisë, duhet t‘i kalojë Greqisë, sepse është interesi i Greqisë që e kërkon dhe ajo është aleatja jonë dhe duhet ta mbështesim. Pra, janë arsyetime të tilla cinike, që për fat të keq, në rastin shqiptar kanë funksionuar, pavarësisht se duken të padrejta.Në vitin 1923 vjen Marrëveshja e Lozanës, kur, përveç të tjerave, filloi përzënia e çamëve për në Turqi si myslimanë turq. Si ndodhi që nuk ia dolën t‘i përzënë të gjithë?Pëllumb Xhufi: Është një moment ku pala greke u mundua ta shfrytëzojë Traktatin e Lozanës midis Turqisë dhe Greqisë, i cili e njihte shpërnguljen e popullsisë dhe tentuan ta fusin popullsinë myslimane çame në kuadrin e popullsive turke, si dhe t‘i shpërngulnin në Turqi. Ky proces filloi realisht, u dërguan disa anije të para, derisa qeveria shqiptare, vetë komuniteti çam, nëpërmjet përfaqësuesve të tij më të shquar, protestoi në Lidhjen e Kombeve në mënyrë energjike.Edhe qeveria shqiptare e Nolit kërcënoi që nëse do të dëbohej popullsia çame, atëherë ai do të dëbonte minoritetin grek. Mesa duket kjo gjë funksionoi dhe kjo shpërngulje u ndal. Ka pasur gjithashtu një moment tjetër në vitin 1925, ku në krye të vendit u vendos një Kryeministër me emrin Teodor Pangallos, i cili ishte me origjinë shqiptare. Në kujtimet e tij thoshte që me të ëmën fliste shqip, sepse ajo nuk dinte greqisht. Ai ndoqi një politikë ndryshe nga politikat e tjera të shtetit grek. Ai shihte si rrezik sllavët dhe donte të bënte aleancë me Shqipërinë dhe Italinë për të përballuar rrezikun sllav. Në këtë koncept, ai normalizoi marrëdhëniet me Shqipërinë dhe dha provat e një politike ndryshe. Kjo zgjati vetëm një vit. U bë një grusht shteti dhe qeveria greke u rikthye në politikat e saj të mëparshme.Shtetarët shqiptarë në atë kohë mesa duket ishin jo vetëm më patriotë, por edhe diplomatë më aktivë. Më bëri përshtypje fjalimi i z. Mehdi Frashëri në Lidhjen e Kombeve...Agim Tartari: Patjetër që ndihmoi në frenimin e përzënies së shqiptarëve nga Çamëria në Turqi. Megjithatë, duket sikur 33 mijë shqiptarë u dëbuan nga Çamëria për në Turqi, duke i këmbyer gjoja me grekët që vinin nga Azia e Vogël. Pasojat u mbetën atyre që erdhën, sepse ky ishte kushti, që çamët të shkonin në Turqi.Dhe ndalojmë tek eksodi, përzënia dhe masakra. Kush është Napolon Zerva, që përshkruhet si tmerri i çamëve, por që kishte një bust në Igumenicë, pra hero grek?Amoz Dojaku: Më vjen keq që duhet ta nis fjalën time me Zervën, kur duhet të them më parë, faleminderit, pasi kjo është një natë biblike për çamët. Ti shkove në Çamëri dhe sot po i çmall të gjithë me shtëpitë, që nuk i kanë parë më nga viti 1945. Pastaj, për të vazhduar me Zervën, në fakt janë dy buste të tij, një është në Artë, i cili është me armë në dorë në drejtim të Shqipërisë dhe një tjetër në Igumenicë.Mentor Nazarko: Zerva është një figurë me dualitet. Ka shumë fakte, shumë dëshmi të ushtarakëve amerikanë. Ai ka bashkëpunuar me gjermanët, madje edhe spastrimin etnik të çamëve e ka realizuar duke bashkëpunuar me gjermanët. Ne kemi botuar dokumentin e Komisionit Hetimor Amerikan që e provon këtë bashkëpunim, por ajo që është si moment interesant është fakti që qeveritë greke u përpoqën që të nxisnin armiqësi midis çamëve ortodoksë dhe çamëve myslimanë, duke shfrytëzuar edhe një moment me natyrë klasore. Duhet pranuar fakti që çamët në atë periudhë ishin subjekt i diskriminimeve, për shkak të pasurive të mëdha që zotëronin, kontrollonin sasi të mëdha toke dhe, grekët apo pjesa e çamëve të krishterë ishin të punësuar tek ata. Pra, u shfrytëzua momenti klasor, momenti fetar për të futur përçarjen dhe për të ofruar pretekste për më vonë. Është e vërtetë që Zerva ka qenë çam i krishterë?Pëllumb Xhufi: Ai ka qenë nga fshati Zerva, që është diku në lindje të Prevezës dhe nuk përjashtohet kjo ide, por ajo që ka rëndësi është se Zerva ishte një instrument i politikës së Britanisë së Madhe, e cila kishte interesa të mëdha për ta mbajtur Greqinë brenda zonës së saj të influencës. Madje, Zerva ka qenë nga ata ushtarakët konservatorë, të gatshëm për të bërë grushte shteti, siç ka ndodhur vazhdimisht në historinë e Greqisë dhe kanë qenë pikërisht anglezët, të cilët e nxorën në mal, në malet e Epirit dhe e detyruan dhe e shantazhuan që nëse nuk do të dilte në mal, atëherë do ta kallëzonin te gjermanët. D.m.th. anglezët donin të krijonin polin e djathtë të rezistencës, duke menduar që pas luftës do të krijoheshin kushtet që pushtetin ta merrte e djathta dhe jo e majta, e cila në atë kohë ka qenë shumë e fortë, Lëvizja Partizane, sidomos në malet e Epirit. Zerva bëri shumë masakra, e para në Paramithia në qershor 1944, të cilat çuan në dëbimin e çamëve. Amerikanët kanë qenë shumë të vëmendshëm dhe skeptikë ndaj kësaj figure. Pas 1946, kur Zerva u bë ministër i Brendshëm i Greqisë, ka qenë ndërhyrja e amerikanëve që ai u hoq nga ky post, në bazë të kaluarës së tij të dyshimtë për bashkëpunim me gjermanët.A është bërë masakra e madhe në Çamëri nën dijeninë e plotë të anglo-amerikanëve në atë kohë?Pëllumb Xhufi: Natyrisht. Aleatët që ishin atashuar pranë forcave të Zervës ishin në dijeni të plotë, madje kanë asistuar në kohën kur turmat çame vinin në drejtim të Shqipërisë në dimrin e 1945-ës dhe duhet thënë se në atë kohë u organizua sistemi i ndihmës. Ai moment ka qenë shumë delikat. Anglezët e njohën spastrimin si një lëshim që ia bënë Zervës, për hir të ruajtjes së ndikimit të tyre në këtë pjesë të Ballkanit, por amerikanët patën një ndryshim në qëndrimin e tyre. Gjenerali Xhakobs nga Tirana shkoi në kufi. Ai referon për një takim që ka pasur me Enver Hoxhën në atë kohë dhe Hoxha artikuloi, ndonëse në mënyrë të ndrojtur, tezën e vjetër të përgjigjes me të njëjtën monedhë që, në rast se grekët do të dëbonin çamët, ai do të dëbonte minoritetin grek nga Shqipëria. Mesa duket kjo i alarmoi aleatët dhe u bë një problem i madh atëherë. Ardhja e çamëve merrej si një sistemim i përkohshëm i tyre nga qeveria shqiptare, sepse u tentua që këto të vendoseshin në zonën kufitare, u organizua dhe një Komunitet Nacionalçlirimtar Çam, me synimin për të gjetur momentin për t‘i kthyer ata në tokat e tyre. Kjo situatë fatkeqësisht nuk u krijua. ÇAMËRIA SOTËshtë një zonë shumë e bukur Çamëria, por është shumë e vështirë të shkosh deri atje. Apo jo?Amos Dojaku: Nuk ka fjalë për të komentuar bukurinë e Çamërisë. Sot shumë shqiptarë po kuptojnë pse çamët e duan kaq shumë Çamërinë e tyre të dashur. Është shumë e vështirë për të kaluar në Çamëri dhe ka mbi 60 vjet që njerëzit tentojnë të kalojnë në Çamëri dhe nuk kalojnë dot. Madje ka raste të tilla që vdesin dhe u lënë amanet nipave dhe mbesave që nëse një ditë do të shkojnë në Çamëri, ju lutem më ktheni eshtrat në tokën, në fshatin ku kam lindur. Është një kalvar vuajtjesh, që ende nuk e ka gjetur rrugën e zgjidhjes. Të paktën t‘i shikonin, të kenë lirinë e lëvizjes, të komunikojnë lirshëm me njëri-tjetrin. Ne ishim bashkë Rudina atje dhe e pamë sesi ortodoksët çamë e kishin të vështirë të flisnin para kamerave. Mentor Nazarko: Prefektura e Thesprotisë, por edhe disa prefektura të tjera ku kanë banuar shqiptarë të përzënë, janë trajtuar me legjislacione të veçanta, me legjislacione tipike lufte, ku nuk lejohej vendosja e shqiptarëve, nuk lejohej shitblerja e pronave. E gjitha ishte administratë ushtarake, që ekziston edhe sot, me shqetësimin e vendeve të tjera të NATO-s, të cilat nuk mund ta imagjinojnë sesi një gjë e tillë ushtrohet ende. Greqia është pjesë e Bashkimit Evropian dhe nuk ka të drejtë të mos i lejojë çamët të vizitojnë vendin e tyre...Mentor Nazarko: Natyrisht, por është pikërisht ky legjislacion tipik lufte që mban këtë atmosferë, që është kufizues edhe për diplomatët shqiptarë. Je gazetare, shkon atje për të bërë një emision dhe shoqërohesh në çdo hap për tri ditë të tëra. A është normale një gjë e tillë apo këto janë ligjet e një shteti të caktuar dhe ti nuk i paragjykon dot?Pëllumb Xhufi: Jo, nuk është normale një gjë e tillë. Kjo gjë është anormale dhe tregon që ekziston një shqetësim në qeveritë greke, të gjitha pa përjashtim, të cilat mesa duket nuk e konsiderojnë të përmbyllur misionin e tyre të helenizimit të plotë të kësaj treve. Edhe unë kur kam qenë para disa vitesh, edhe pse isha diplomat, i vuajta ato gjurmimet në çdo lëvizje që bëja dhe aty ndeshesh me një realitet të hidhur. Çdo lëvizje e jotja kontrollohet dhe prapë isha në një ambient, ku shqipja më shoqëronte kudo, qysh nga Parga, që tashmë është një qytet turistik, që mbushet me turistë të huaj gjatë gjithë verës, por që është një vend ku të gjithë flasin shqip, deri në fshatin më të thellë të Fushës së Frarit apo në Buzë të Sulit, ku edhe fëmija më e vogël dhe njeriu më i rëndomtë të flet në gjuhën shqipe.Amoz Dojaku: Rudina, ti e mban mend kur shkuam te zonja e hotelit dhe ajo fliste një shqipe shumë të rrjedhshme dhe të bukur. Kur e pyete sesi kishte mundësi ajo u përgjigj: "Gjithmonë në shtëpinë tonë flitet shqip dhe se çdo gur që lëvizte në Gumenicë, të përgjigjet shqip". Momenti i ndjekjes së makinës, ku ishim të gjithë, ishte shumë i frikshëm, me ndalime, me ndërrim makinash për të mos na zënë. Për një moment m‘u duk vetja si nëpër filma, ku makinat ndiqen. Besoj se gazetarët grekë nuk hasin të njëjtat vështirësi kur shkojnë për të xhiruar në Himarë.Është me të vërtetë e vështirë të udhëtosh për në Çamëri për turizëm?Ashtu siç bëhet për në Mal të Zi apo Korfuz, pse të mos bëhet edhe për në Pargë?Pëllumb Xhufi: Është e vështirë, në radhë të parë, për vetë çamët për të bërë një adet krejt njerëzor, siç është ai i nderimit të të parëve të tyre, për të parë shtëpitë e tyre, të cilat u ndalohen në mënyrë selektive, në mënyre të veçantë çamëve. Selektimi fillon qysh këtu, në ambasadën dhe konsullatën greke, ku çamëve u ndalohet mundësia për të shkuar atje. Është një problem që është përhapur, ka dalë jashtë suazës së marrëdhënieve të thjeshta shqiptaro-greke. Kur flitet për Çamërinë nuk bëhet fjalë vetëm për vaje e varre, por edhe për pasuri, pasuri të madhe të njerëzve që kanë përbërë një komunitet shumë të pasur, siç dhe tani janë të pasur. Çështja çame nuk është thjesht çështje e harruar e një toke të harruar, por e një toke të premtuar, që të vjetrit ua lanë të rinjve amanet ta shohin dhe jo vetëm. Apo ashtu siç ka thënë edhe shkrimtari Ismail Kadare: "Çamëria nuk është një fantazmë që ngrihet për të rrëzuar miqësinë midis grekëve dhe shqiptarëve, përkundrazi, kur popujt lehtësojnë ndërgjegjen e tyre nga peshat e vjetra, ato afrohen dhe e duan më shumë njëri-tjetrin".Amoz Dojaku: Mjerisht, politika shqiptare nuk ka dhënë kontributin e duhur që kjo çështje të zgjidhet. Gjithmonë hidhet një tezë ekonomike. Ne aty kemi humbur dinjitetin, të cilin e kërkojmë. Ky dinjitet nuk mund të blihet me disa euro. Absolutisht. Duhet një punë hap pas hapi që ky problem të kalojë në instancat e duhura, por nuk mund të arrihet me këto veprime sporadike të politikës shqiptare, që një herë në 4 vjet t‘i mjelë këtij komuniteti votat dhe pastaj ta harrojë atë. Çdo katër vjet vijnë politikanë që thonë: martirët, luftëtarët, çamët dhe me kaq mbyllet kjo histori.Kush ndikoi dhe ndihmoi më shumë në çështjen çame gjatë gjithë historisë nga koha e Zogut deri tek ajo e Enver Hoxhës, për të ardhur në ditët tona?Pëllumb Xhufi: Fatkeqësisht, çështje është lënë pas dore, por vitet më intensive ku është trajtuar çështja çame nga diplomacia, por edhe politika shqiptare, ka qenë në vitet ‘20, kur ishin përpjekjet më të mëdha për të ndaluar shpërnguljen e popullsisë çame. Me tej, ka pasur një heshtje që me ardhjen e Luftës së Dytë Botërore dhe ardhjen e çamëve këtu. Regjimi parashikonte që çamët të ktheheshin, por në kuadër të një aleance për kthimin e tyre si forcë ushtarake për të ndihmuar në ardhjen e të majtës në Greqi, pra në funksion të diçkaje që në fund të fundit nuk ishte dhe nuk kishte të bënte me popullsinë çame. Pas ‘49 ka pasur një heshtje totale, përveç rasteve kur Greqia ndërhynte.Mentor Nazarko: Zogu bëri presion për çështjen e shkollave, për të futur shkollat shqipe në Çamëri, gjë që nuk është bërë pas ‘90 dhe po t‘u referohemi studiuesve grekë, qeveria greke ka ndryshuar qëndrim nga viti 1991, kur Micotaqis premtoi se çështja çame mund të merrte një lloj zgjidhjeje deri në qëndrimin aktual, kur ata thonë se kjo çështje nuk ekziston. Pra, është një evolucion për keq, që lidhet me dobësimin e Shqipërisë në planin ndërkombëtar. Pra, një Shqipëri që nga 1991 ka ecur duke u dobësuar në planin ndërkombëtar e ka vënë Greqinë në një pozicion më komod që të mohojë ekzistencën e problemit çam. Ka pasur kontakte diplomatike jo publike, për shkak se Greqia është konsideruar një lloj partneri strategjik, me të cilin problemet nuk duhen diskutuar në publik, por kjo nuk është bërë, sipas mendimit tim, në mënyrë institucionale, në mënyrë të koordinuar që do t‘i krijonte presione të mjaftueshme Greqisë për ta çuar këtë problem drejt zgjidhjes.A ka të ngjarë që çështja çame të zgjidhet me politikë?Pëllumb Xhufi: Normalisht me politikë, por politika nuk i ka ezauruar mjetet e saj. Do të thosha se ka pasur një moment pozitiv, ku çështja çame u shtrua në fund të viteve ‘80 nga Adil Çarçani, pastaj u vazhdua edhe me qeverinë demokratike që erdhi më vonë, me Meksin, me ministrin e Jashtëm, Sereqi, i cili e parashtroi çështjen çame me tone mjaft konkrete. Më tej ka pasur një ngurtësim të pozicioneve greke. Këta të fundit e kanë bërë të qartë që nëse futet çështja çame në dialogun tonë dypalësh, atëherë problemet do të mbeten dhe ne nuk mund të tolerojmë që kjo çështje të diskutohet. Shembulli më i mirë është takimi i anuluar i Presidentit Papulias me ish-presidentin Moisiu, më 1 nëntor të vitit 2005, që bëri jehonë ndërkombëtare, që nuk u kuptua jo vetëm nga ne, por edhe nga ndërkombëtarët. Ndërkohë ka një sensibilizim nga njerëzit. Nuk mund të injorohet një komunitet kaq i madh dhe të lihet çështja çame në një kohë ku një çështje e ngjashme, jo identike, është objekt i marrëdhënieve dypalëshe, siç janë midis Italisë dhe Kroacisë apo Gjermanisë dhe Çekisë apo Polonisë.Amoz Dojaku: Doja të evidentoja një fakt. Kur ishim para një viti në Strasburg, si pjesë e delegacionit të Partisë për Drejtësi e Integrim, patëm një kontakt me zonjën Doris Pack. Ajo u habit dhe tha si është e mundur se unë kam pesë vjet që punoj me shqiptarët dhe asnjë politikan nuk ka ardhur, nuk ka sjellë një kopje ose një shqetësim për këtë komunitet, kur ky komunitet zë një vend të rëndësishëm, zë 8% të popullsisë. Janë 250 mijë banorë dhe nuk janë pak. Pëllumb Xhufi: Ndonjëherë, partnerët tanë bëjnë të paditurin, siç është edhe ligji i luftës. A është çështja çame çështje pronash për grekët?Mentor Nazarko: Është e vështirë për Greqinë e sotme të kërkosh që të rikthehet një popullsi prej 250 mijë vetash në territorin e saj. Por, sigurisht, çamët e sotëm duhet të përdorin një gjuhë që është e kuptueshme për Perëndimin, që është gjuha e të drejtave dhe sigurisht duke futur argumente juridike në gjuhën që përdorin, për të zgjidhur problemet e tyre. Amoz Dojaku: Nuk duhet të përfytyrojmë një kufi që hapet papritur dhe 300 mijë veta vërsulen atje. Investitorët grekë vijnë në Shqipëri dhe kanë hapur bizneset e tyre. Pse të mos e kemi edhe ne atë fat që të investojmë në tokën tonë. Pjesa e Çamërisë është pjesa më pak e zhvilluar e gjithë Greqisë, edhe pse është zonë turistike.Mentor Nazarko: Ka një komunitet tjetër që është përzënë njësoj si çamët, ai sllavo-maqedonas i Greqisë, të cilët kanë arritur të fusin në Këshillin e Evropës një temë për debat dhe kanë kërkuar, nëpërmjet lobingut me deputetë belgë ose holandezë, të sigurohet kthimi i tyre në Greqi, duke kërkuar abrogimin e një ligji të vitit 1981. Të njëjtën gjë duhet të bëjnë edhe çamët.Mendoni z. Tartari se kjo çështje duhet zgjidhur kolektivisht apo rast për rast, sikundër thotë z. Dule, në këtë insert për emisionin "Shqip"?Agim Tartari: Për mendimin tim, kjo çështje ose zgjidhet tërësisht ose nuk zgjidhet fare. Individualisht nuk mund të zgjidhet, për arsyen e thjeshtë që nuk mund të kërkojnë 20 mijë veta ose më shumë të drejtën e tyre individualisht. Pastaj, këtu është penalizuar si komunitet i tërë, nuk janë penalizuar individualisht. Pra, edhe çështja nuk duhet trajtuar si individuale. Në cilën gjykatë duhet të drejtohen çamët në mënyrë kolektive?Agim Tartari: Sipas një Konvente të miratuar nga Kombet e Bashkuara në vitin 1948 mbi parandalimin e gjenocidit, për mendimin tim, dëbimi i çamëve nga trojet e tyre me anë të vrasjeve ishte një gjenocid i vërtetë dhe në momentin që ky veprim konsiderohet gjenocid, ke të drejtë jo vetëm të kërkosh pronën, por edhe një dëmshpërblim. Madje, edhe shteti shqiptar ka të drejtë t‘i kërkojë Greqisë një dëmshpërblim, për faktin se këta ishin të gjithë shtetas grekë, që Enver Hoxha u dha nënshtetësinë shqiptare, pasi ajo greke ia hoqi. Ne, si shtet shqiptar në vitin 1945, u detyruam të strehojmë, të ushqejmë 30 mijë persona. Të gjitha këto ishin shpenzime të buxhetit të shtetit në atë kohë. Ka një moment që është shumë i rëndësishëm; që çamët akuzohen për bashkëpunim me fashizmin, gjë që i përjashton nga mundësia për të përfituar tokën e tyre... Agim Tartari:Çamët u dëbuan nëpërmjet vrasjeve, nuk është se i morën dhe i dëbuan nga vendi. Në këtë mënyrë u përzunë nga vendi i tyre, prandaj ishte gjenocid. Në rastin e parë kemi të bëjmë me pasuri të shtetasve shqiptarë, që Greqia i vuri nën sekuestro konservative, për t‘i ruajtur. Edhe sot e kësaj dite, që kemi bërë një traktat miqësie, në nenin 15 të tij parashihej mundësia që shqiptarët t‘i marrin ato prona, por që deri sot e kësaj dite nuk u morën. Diçka për t‘u habitur.A kanë pasur një bashkëpunim çamët me fashistët?Agim Tartari: Sido që të jetë, me të drejtë penale përgjegjësia është gjithmonë individuale. Nuk ke të drejtë të shuash një popull të tërë, vetëm pse 10 veta bashkëpunuan me këtë apo atë.Mentor Nazarko: Ka dhe një moment, ku grekët për shkak se gjyqet ndaj çamëve, natyrisht ata u treguan masivë në gjykime, janë krime që janë amnistuar. Madje, grekët i kanë zhdukur dosjet e atyre gjyqeve. Nuk ekziston asnjë dëshmi. Ato janë gjyqe të zhvilluara në mungesë, gjyqe të paapeluara dhe sipas kodit grek janë të falur.Agim Tartari: Sipas evidencave, Çamëria në vitin 1937 ishte rreth 17 mijë banorë ose më mirë, shqiptarë myslimanë. Sipas një autori grek, në vitet ‘40-‘41 kanë qenë rreth 21 mijë banorë. Atëherë të dënuarit janë rreth 2 mijë veta. Po të marrim parasysh se popullata e një vendi përbëhet prej fëmijësh, prej të moshuarish e grash etj. Rezulton se 50% e meshkujve janë dënuar si bashkëpunëtorë. Kjo është një shifër e papranueshme, e pamundur.Pëllumb Xhufi: Masakra mbi çamët është bërë për dy arsye: së pari, se qenë shqiptarë, së dyti, se qenë myslimanë, d.m.th. mbi baza etnike dhe fetare, edhe sociale. Por të mos harrojmë diçka, që në Çamëri ka pasur një lëvizje partizane, rezistencë kundër italianëve dhe kundër gjermanëve, që ka nisur qysh në ‘42. Ka pasur një çetë në Filat, ku u krijua çeta e parë, pastaj ka qenë Batalioni "Çamëria". Ka pasur shumë çamë që ishin edhe më vonë në Shqipëri me poste të larta. Madje, do të thosha që shumë më tepër bashkëpunim ka pasur në krahun grek me gjermanët dhe vetë Zerva ka qenë një bashkëpunëtor i gjermanëve, në dijeni edhe të aleatëve.Mentor Nazarko: Ambasadori amerikan i asaj kohe thotë që italianët u zhgënjyen nga fakti që çamët nuk bashkëpunuan me ta.Z. Tartari, mund ta merrni juridikisht ju zgjidhjen e çështjes çame në ndonjë gjykatë të huaj, pasi ju kam parë shumë të angazhuar në këtë çështje?Agim Tartari: Mua më ka intriguar çështja çame dhe kam shkruar, por e di edhe kufirin tim, deri ku shkon çapi im dhe nuk mund të marr përsipër diçka për të cilën nuk jam i sigurt ta bëj. Për mendimin tim, do ishte më mirë të kërkonim një zyrë avokatore të huaj, e cila ka njëfarë përvoje në këtë punë. Këtu te ne nuk ka zyra të tilla. Vetëm një zyrë e huaj mund ta merrte përsipër.Por çështja çame është një çështje që do ketë zgjidhje? Nuk ka pse kjo çështje të mos gjejë zgjidhje, ashtu siç janë gjetur zgjidhje për çështje të tjera të ngjashme... Agim Tartari: Këtë nuk e di, sepse nuk jam unë që i gjej këto zgjidhje. Por që të zgjidhësh një çështje duhet më parë të tentosh. Ne ende nuk kemi filluar të tentojmë.Rudina Xhunga: Ende nuk kemi filluar të tentojmë, por shpresojmë që çështja çame të ketë një zgjidhje ligjore, politike, analitike dhe qytetare. Do doja të bëja një paralelizëm me Kosovën, pasi Megaloidea greke dhe Nacertanja serbe kanë qenë të ngjashme, ndaj edhe fatet e Çamërisë e të Kosovës ka pasur ç‘t‘i bashkojë. Ura e Artës, tanimë është urë greke, por uroj të jemi në kohë për urën mbi Ibër, atë të Mitrovicës.
__________________

Shitja E Pasurisë Çame, Akt Antishqiptar I Shtetit Grek

Shitja E Pasurisë Çame, Akt Antishqiptar I Shtetit Grek


Më 9 shkurt 2006, me vendimin 5/2006 Gjykata e Lartë Greke i ka dhënë të drejtë shtetit helen t´i shesë të ashtuquajturat “pasuri të armiqve” të grekëve, që banojnë në Shqipëri dhe që kanë prejardhje shqiptare.Propozimi për shitjen e tokave të konfiskuara është bërë në tetor të vitit të kaluar nga kryeprokurori grek para Gjykatës së Lartë, kështu ka bërë të ditur agjencia e lajmeve greke ANA. Ky lajm ka ngjallur reagime të shumta në opinionin shqiptarë e veçanërisht te popullata çame, e cila jeton në Shqipëri, pas shpërnguljeve me dhunë(1913-1945) nga vatrat e tyre stërgjyshore. ***Çamëria është një krahinë që përbën pjesën më jugore të trevave shqiptare. Shtrihet gjatë bregdetit Jon dhe zgjerohet në Lindje deri në vargun e maleve që e ndajnë prej pellgut të Janinës. Nga Veriu ka kufi lumin Pavel, kurse në Jug Gjirin e Prevezës. Qendrat e banuara kryesore të Çamërisë janë: Filati, Gumenica, Paramithia, Margëllëçi dhe Parga, të cilat me vendim të Konferencës së Ambasadorëve të vitit 1913 që u mbajt në Londër, iu aneksuan Greqisë, ndërkaq vetëm rripi i saj Verior(me shtatë fshatra) me qendër Konispolin, u përfshi brenda kufijve të Shqipërisë londineze. Sipas dokumenteve, deri në dhjetor të vitit 1912 në Çamëri jetonin 90 mijë banorë, 50 mijë myslimanë dhe 45 mijë të krishterë, prej tyre 18 mijë frymë flasin gjuhën greke, ndërsa 72 mijë të tjerë flasin gjuhën shqipe. Kështu, Shqipëria megjithëse doli si një shtet i pavarur, u copëtua për afër dy të tretat e territorit kombëtar, dhegjysma e popullsisë shqiptare u bë “pakicë kombëtare” në shtetet fqinjë, si në Greqi, Bullgari, Serbi e Mal të Zi. ***Që nga viti 1913 e këndej, Greqia me mbështetjen e fuqive të mëdha:Anglisë, Francës dhe Rusisë, nis spastrimin etnik të Çamërisë, sipas programit nacionalist “Megalo Idea”, i ngjashëm me programin serb “Naçertanija” të Ilija Grashaninit. Për realizimin e këtij synimi, qeveria greke nxori dekrete të veçanta me të cilat çamët u ndaluan të blejnë, të shesin, ose të transferojnë pasuri të patundshme që u takonte atyre, ndërsa pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore(1918), hartoi një ligj për Reformë Agrare, e cila u aplikua vetëm në Çamëri, dhe kjo “reformë” shqiptarëve (të cilët shpërnguleshin me dhunë për në Turqi) ua grabiti tërë pasurinë e tundshme dhe të patundshme. Në gusht të vitit 1936 në Greqi u instalua regjimi fashist në krye me Joan Metaksain dhe viktimat e para të kësaj diktature ishin çamët. Shpërthimi i Luftës Italo-Greke (në vitin 1940) thelloi edhe më shumë vuajtjet dhe persekutimet e çamëve. Në këto rrethana lufte, qeveria Metaksai, shfrytëzoi momentin, për vazhdimin e spastrimit etnik të Çamërisë nga popullsia autoktone çame. Për realizimin e këtij qëllimi, fillimisht u burgosën rreth 5 mijë meshkuj çamë (nga mosha 16-70 vjeç)të cilët u internuan në ishujt e Egjeut: Chios, Medelin, Korynth, Lefkada. Gjatë Luftës së Dytë Botërore përgjegjësi kryesor i gjenocidit ndaj çamëve,padyshim ishte gjenerali grek Napolon Zervas, (kryetar i partisë së djathtë greke EDES). Në periudhën qershor 1944-mars 1945, forcat e Zervas, kanë vrarë e masakruar rreth 3 mijë civilë të pambrojtur çamë. Sipas të dhënave që dalin nga raporti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, rezulton se shifra e çamëve të larguar me forcë nga Greqia për në Shqipëri gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore është rreth 35 mijë vetë. Gjatë kësaj periudhe të spastrimit etnik, u dogjën dhe plaçkitën 86 fshatra me rreth 5800 shtëpi. Në humbjet e tjera materiale llogariten 110 mijë krerë bagëti të imta, 2400 gjedhë, 80 mijë kuintalë vaj ulliri, 21 mijë kuintalë grurë pa llogaritur këtu edhe dramën e madhe të shkombëtarizimit të këtyre trojeve. Të theksojmë, se çamët deri në vitin 1940 përveç shtëpive kishin pyje me sipërfaqe 65 mijë hektarë, 108 mijë ha kullota dhe 30 mijë ha tokë bujqësore me një vlerë prej 1 miliardë USD. Ndërsa sipas të dhënave të Shoqatës “Çamëria” vlera totale e pronave çame në fund të Luftës së Dytë Botërore ishte 340 milionë USD dhe që me vlerën e sotme të këmbimit vlerësohet 2, 5 miliard dollarë. Pas LDB, shteti grek miratoi ligje diskriminuese, me të cilat konfiskonte pasurinë e shqiptarëve çamë, pasi i akuzonte ata se kishin bashkëpunuar me nazifashistët italianë e gjermanë. ***Vendimi i fundit i Gjykatës së Lartë Greke për shitjen e pasurisë së çamëve, është një vendim politik, i cili mohon katërçipërisht të drejtën e zotimit të pronave nga pronarët e ligjshëm çamët. Sakaq, dihet se shteti grek ka një proces të hapur në Strasburg, pikërisht për çështjen e pronave të çamëve dhe mos vallë ky proces do të prolongohet, deri sa të shiten këto prona?!Nga kjo situatë e krijuar, lypset me urgjencë ndërhyrja e Tiranës zyrtare, e cila asnjëherë nuk e ka trajtuar këtë problem seriozisht. Për më tepër sikur Shqipëria zyrtare është treguar tolerante karshi veprimeve ksenofobe të zyrtarëve grekë, të cilët shpeshherë kanë shprehur pretendime territoriale (nëpërmjet elementit grek) në jug të Shqipërisë. Tek e fundit shtetin shqiptar e obligon edhe Kushtetuta e vendit për mbrojtjen e interesave të bashkëkombësve të saj jashtë kufijve shtetërorë. Së këndejmi, Greqia si anëtare e BE-së, duhet të korrigjojë politikën e saj diskriminuese ndaj çamëve, të ndërtuar gjatë dhe pas LDB-së, dhe të respektojë të drejtën e patjetërsueshme të çamëve, për t´u rikthyer në pronat e tyre të konfiskuara padrejtësisht (me vendime e ligje antishqiptare) si dhe t´i kompensojë të gjitha pronat që ua ka shitur apo dhënë falas popullsisë greke.

Shqiptaret myslimane shtypen revolten e arvaniteve ne More

Shqiptaret myslimane shtypen revolten e arvaniteve ne More
10.000 shqiptare myslimane te drejtuar nga Sulejman Çapari shtypen revolten greko-arvanite te viteve 1768-1770. Kete e provon edhe letra e meposhtme e shkruar nga vete Kollokotroni.

Trupat Serbe duke internuar shqiptaret ne burgjet e Beogradit 1912

Trupat Serbe duke internuar shqiptaret ne burgjet e Beogradit 1912

MASAKRAT E KRYERA NGA SHQIPTARET ORTODOKSE, ARVANITO-SULIOTE NDAJ ÇAMEVE. (Pjesa e pare)


MASAKRAT E KRYERA NGA SHQIPTARET ORTODOKSE, ARVANITO-SULIOTE NDAJ ÇAMEVE. (Pjesa e pare)

SHKRUAN : ABEDIN RAKIPI

Pasi per 500 vjet rresht i mbajtem nen sqetullen tone, hengren e pine ne fshatrat e shtepite tona, na gjunjezoheshin sa kohe kishin nevoje per ne, na kerkonin te beheshim vellam me ta, sepse kishin nevoje per perkrahjen tone ne çameri, por ja sesi u sollen ata me ne gjate gjenocidit ku nenat dhe motrat tona u shfarosen. Keto jane vetem disa nga qindra deshmite qe do te vijojne qe do te tregojne qarte sesi ortodokset shqipfoles ishin drejtuesit dhe indikatoret kryesore te grekeve ne çameri. Keto deshmi dhe qidra te tjerat qe do te vijojne jane ne kunderpergjigje akademike, per sharlatanin ISUF HAJREDINI, qe me genjeshtrat e tij do ti bejne çamet sot te puthen me vrasesit e baballareve te tyre ne çameri. Keta pra zoti Isuf jane vellezerit tane ortodokse.


(1)Muhamet Hodo Mehmetin me porosi te priftit te Karroqit Vasil Xanit (shqipfoles ortodoks) e vrau Marko Goga(suliot shqipfoles) paksa poshte Karroqit. (Treguar nga Merso Birbil Xhaferri nga Ninati dtl. 1887).
Musa Hamit Demi (dtl. 1878) dhe Shuaip Mete Çanua (dtl. 1886) te dy nga Filati tregojne se, shqiptari ortodoks Vasil Kollovoi nga fshati Sotire se bashku me nje çete gjakataresh si vetja pas Luftes Ballkanike qarkullonin neper Çamerine Verilindore pas asnje lloj ndrojtjeje; ne te njejten menyre si qarkullonte çeta e Çil Mastores, Nikolle Qamos, dhe ajo e Rexhenjve(te treja çetat te perbera dhe komanduara nga shqipfoles ortodokse) ne Çamerine e mesme lindore. Keto çeta u bene tmerri i çameve muslimane. Ata vrisnin e prisnin ne mes te dites ne sy te pushtetareve greke te cilet nuk i ngisnin fare, sepse ata ishin pjese perberese e tyre. Ne vitet 1913-1914 therren ne Kangjele (pllaje ne anen lindore te Filatit) Abdul Abazin e Hasan Dojaken, te dy nga Filati. Po ne vitet 1913-1914 vrane dhe therren mulla Sulejman Mushin nga Galbaqi, dhe Ilmaz Bello Sulon, Sami Sulejman Hoxhen, Sulejman Dule Çuçon, Shaban Sadush Taren, Shaban Zerre Banin, Shefqet Sulejman Hoxhen, dhe Xhaferr Isuf Xhaferrin, te gjithe nga Janjari. Po ne ato vite vrane edhe Beqo Kasimin nga Minina. Ne Shtator-Tetor 1917 shqiptari ortodoks Vasil Kollovoi bashke me çeten e vet dhe ate te Rexhenjeve kapen ne Shkalle te Zerjanit Qazim Haxhi Lazen, nga Lagjia Zenelat e Filatit dhe te birin e Shuhan Rushanit nga fshati Picar; i pari prej Gurreze po kthehej per ne vendlindje, kurse i dyti po shkonte ne Filat. I thelezuan prane Pjadhulit, qe tu kallnin daten dhe ti mbyllnin brenda shtepive te tyre banoret e fshatrave muslimane te Shkalles se Zerjanit. Te verteten mbi kete gjakesi e nxorren dy horofillake te rrethkomandes se Filatit, duke u fjalosur ne njeren nga kafenete e qytetit, pyetjes se njerit, tjetri ju pergjigj me gjysem zeri : E çe do qe te diç? Vasil Kollovoi me Rexhenjte i hasposen (zhduken) po rri e mos u ndiej. (Deshmi e M.H.D. dhe e SH.M.C.)
Adem Beqir Maksutin nga Paramithia ne vjeshte te 1917 e vrau tek mulliri i Huvjanit( prane Paramithise) Nikolle Kondoi nga Karjoti(shqiptar ortodoks) i cili ishte vene ne sherbim te asfalise greke si ndihmes polic.
Feti Ahmet Dodin 20 vjeçar nga Paramithia e po ate muaj e vrau ne Lefterhuar, Lefter Jani(shqiptar ortodoks)
Xhelal Musa Isufin 50 vjeçar nga Paramithia e vrane te krishteret e Popoves (fshat shqipfoles ortodoks ne linje te Paramithise. ( Treguar nga Riza Nexhip Kali nga Paramithia dtl. 1906)
Ramadan Taho Tahon e picarit 19 vjeçar e therri (1918) Vasil Kollovoi ndermjet vendlindjes dhe fshatit Pjadhul(Shkalle e Zerjanit); tok me te therri edhe djalin e Haxhi Lazes nga Filati. (Treguar nga Islam Omeri dhe Mehmet Hasan Sulejmani nga Picari.)
Ne vjeshten e dyte te 1918-s Vasil Kollovoi me shoket e tij, Jan Kaçarrin(shqiptar ortodoks) nga Karroqi, dhe te birin e Jan Koçonit(shqiptar ortodoks) nga Pallambai ne fushe te Mungulit vrane bujkun Duro Sulejman Mero nga Ninati.
Çeta e kryesuar nga Gole Manxhari (prej fshatit Kellez) i vetembiquajtur Ligor Farmaqi me 27.07.1912 se bashku me çeten e tij futen dhelperisht ne kllape kryetarin e shoqerise shqiptare Bashkimi ne Janine kur ai doli nga fshat çifligu i vet Çudille dhe po shkonte ne fshat-çifligun tjeter te tijin Radhotop. Ata e thelezuan pa asnje meshire duke ja bere trupin copa copa. (A. Livadheos, “I prodhromi tis Apeleftheroseos ton Joaninon” Athine 1964 fq. 11)
Ne Gurrez shqipfolesi Thoma Pituli nga Gumenica dhe çeta qe ai drejtonte lidhen pas nje shtylle Muho Abdi Fetahun nga Grikohori dhe pasi e njomen me vajguri e dogjen per se gjalli. Thoma Pituli dhe pasuesit e tij thelezuan ne Stanel edhe Idriz Jaho Fetahun. Po ashtu Muho Maze Fetahu u masakrua nga Thoma Pituli. Te tre Fetahenjve para vrasjes se pari ju qiten syte, ju prene veshet, hundet, gjuhen, organet gjenitale. (Ibrahim D. Hoxha Enciklopedia e Jugut fq. 722)
Njerezit mbeshtetes te Gjirokastritit Dhimiter Fandi i cili ishte ne sherbim te asfalise greke pas vrasjes se tij nga atdhetaret çame te grupit “Vellazeria” i zune prite Sulejman Abullah Memushit nga Galbaqi pasi ja ndane trupin me kama ne kater pjese ja varen neper deget e rrapit aty prane. Nje te mituri qe shtangu nga sa pa aty prane i thane : Te erdhi lik per Mulla Sulejmanin ? Me erdhi belbezoi ai. Eh edhe ne na erdhi per Dhimiter Fandin. (Ibrahim D. Hoxha Enciklopedia e Jugut fq. 718)
Cil Banua, Foto Ligori dhe Ligor Kosten(te tre shqipfoles ortodokse) nga Cangari ne gusht 1935 vrane 30 vjeçarin Omer Sako Omerin.
Nikolle Kosta e Thoma Fotaqi nga Lugati me 25.06 1928 ne Krua te Gunadhes vrane 23 vjeçarin Abdurrahman Xhafer Bejdon.
Vangjel Jani nga Horistjani dhe shqiptaret ortodokse grekomane qe ai drejtonte ne vitin 1923 ne “Dhrom i Madh” (vend ndermjet Dhrohomise dhe Karbunarit) therren 25 vjeçarin Muharrem Lul Hasanin. (Ibrahim D. Hoxha Enciklopedia e Jugut fq. 689)
Me 18.12.1924 Aleks Paci nga Bejdeshati, Cil Mastora, e Nikolle Qamua nga Horistjani te vendosur qellimisht ne Dhrohomi-Kristo Duca nga Koroni, Kristo Pula nga Karjoti, Irakli Sulioti, etj ne “Graven e Karaxhait” vrane 29 vjeçarin Haziz Lul Hasanin.
Aleks Paci nga Bejdeshati vrau ne majin e 1925 prane stanit te Ligor Kostes nga Cangari Beqo Mulla Qamilin.
Ne majin e vitit 1943 Miho Ligori, Stavro Nikolla, te bijte e Irakli e Niko Suliotit (te peste shqipfoles ortodokse nga Bejdeshati) ne varrezen e Fsakes vrane Reshit Hazbi Hasanin.
Cil Mastora e Nikolle Qamua ne 1919 vrane Rexho Hasan Baxhanin, tek po leronte aren e vet.
Ne tetor 1943 Koço Nikolla nga Vejniku dhe çeta e tij vrau ne anelumin prane fshatit Zelese Rexhep Hamza Zeqirin.(Ibrahim D. Hoxha Enciklopedia e Jugut fq. 690)
Ne perleshjen e viteve 1912-1913 Nuredin Dema vrau xhaxhane e kapitenit famekeq shqipfoles Delijanaqit, i cili do te masakronte nje numer te madh çamesh me vone. Edhe xhaxhai i tij ishte gjakatar progrek si i nipi.
Sulejman Subhi Dino u vra nga Kollovenjte ne 1918 ne qafe te Plakotise(Markat) se toku me dajen e tij, Met Duçen.
Ne 18-19 Mars 1918 Andon e Miço Hajrudhusha, Neço Pilua, dhe Spiro Ganja nga Pleshavica, dhe Sotir Xhinga nga Povlla therren dhe thelezuan Osman Bilalin. Kur e gjeten bashkefshataret e tij koka i mbahej ende tok me trupin nga nje rripth lekure e zverkut; trupi dhe pellembet e duarve, tere te çara. ( Treguar nga Janjaritet Harun Shipe Mehmeti, Malo Xhelil Tena, Ilmaz Selmani dhe Mustafa Abaz Rumanua)
Ne 27.06.1944 Taq Shtrungari therri lemeritshem ne “Prroin e Shametes” Fuat Prronjon dhe te birin Muhametin. Taqin per shume vite me rradhe e kishte mbajtur Fuati me buke por Taqi e masakroi. Pasi i theu parakrahet dhe kercinjte e kembeve ia shine mishin e trupit duke e rrahur lakuriq me shkop te veshur me kunja metalike.(Fletorja Perlindja e Shqipnies nr. 12 dt. 8/21. 02.1944)
Kosta Lolo Vaso, shqiptar ortodoks nga fshati Mursi kishte ngritur qellimisht nje dyqan ne Konispol, duke u fshehur pas emrit te tregtarit, zhvillonte nje veprimtari te terbuar ne sherbim te Greqise. Ate e vrau Halit Dalani nga familja e shquar atdhetare çame e Daljanejve. Miku familjar i Halitit ortodoksi shqiptar Petro Goga e futi ne kurth duke e ftuar te shikonin fushen, kanalizimet etj te fshatit, dhe e kaloi qellimisht ne vendin ku qe ngritur prita nga shqiptari ortodoks Sotir Lolo Vaso nga Mursia. Duke e qelluar pabesisht e vrane ne pjesen e fushes te quajtur Kandale. ( Treguar nga Ahmet Xhemaliu, Brahim Shaban Mullai, Mehmet Alushi, Nexhip Baçja, dhe Safet Cokalli, te peste Konispolite.)
Vangjel Xhirmiu dhe Aleks Paci vrane ne 1925 ne fshatin Cekurat Galip Lilajn, Gjyzel Shaho Shuaipin, dhe Habib Abdurrahman Bibon. .(Ibrahim D. Hoxha Enciklopedia e Jugut fq. 506)
Ne plot shtepi Paramithitesh sherbenin prej vitesh vajza te krishtera shqiptare nga Frari dhe Çamofshatrat. Si te tilla ato dinin gjithçka ne maje te gishtrinjve te dores. Pak jave para gjemes se 1944 me shkaqe te ndryshme brenda 2-3 diteve, me lloj-lloj genjshtrash ato u terhoqen te gjitha nga shtepite ku ato sherbenin. Perse ? Hamendjet me te peraferta te çojne ne dy perfundime : ja per tu treguar çdo hollesi qe u duhej gjakatareve, ja per te mos u ndodhur aty diten e gjemes nga frika e ndonje hakmarrjeje. Pra ato ishin ne dijeni te plote te gjemes qe do te ndodhte.
Shqiptaret ortodokse te fshatrave çame Foto Kiço, Kristo Foti, Koço Nikolla, Lefter Shtrungari, Nikolle Çeno Nikolle Skapera, dr. Spiro Kurti, nen urdhrat e Major Kranjait pas nje mbjedhjeje ne Mitropolin e Paramithise dolen neper rruge e njoftuan : Urdherohen te gjithe ata qe kane arme ti dorezojne menjehere, se qetesine do ta mbaje ushtria. Askush mos te kete frike. Kedo e quajme vella ; duam te bashkepunojme dhe te ndihmojme njeri tjetrin. Rreth mesdites çetat e perbera nga ekstremistet ortodokse shqipfoles ne sherbim te Greqise te perbera nga Çomenjte, Dokenjte, Pandazenjte(suliote), Dhimo e Sotir Pasko, Kristo Manuri, Petro Bazakua, Thoma Façua, Prift Andoni, teshaqepesje Athina Paço, samareberesi Çil Çoni, Cil Kutupi, Din Jot Barba, vellezerit Dhimo e Gaq Pashko(nga familja e te cileve rrjedh edhe familja e grekomanit te terbuar Gramoz Pashkos qe ska lene gur pa kthyer permbys ne Shqiperi), Dhimo Kasari, Jan Kulla, Jorgaq Boçari, Sotir Boçari(niperit e te sterfolurit Grekoman Marko Boçarit), Jot Keno, Kalope Baburi, Koste e Nikolle Kulla, Nikolle Paço, Nikolle Rafti, Stavro Kasari etj. Keta vrares se bashku me ushtrine greke kryen masakren e tmerrshme te Paramithise. Por ishin ata qe e drejtonin ushtrine greke sepse vetem ata e njifnin qytetit me imtesi sepse kishin vite qe i hanin buken çamit, dhe kur erdhi momenti e therren si dash.
Duke kerkuar shpetim si i mbyturi qe kapet nga floket e tij, plot çame dyndeshin neper shtepite e te krishtereve zotimemarres, si ne ate te Jot Barbes etj. Por per habine e tyre ata vete ua hanin koken te paret, duke i therrur dhe masakruar. Keta sadiste motren e Hasan Behlulit, tre djemte e Hasim Dinos, nder ta dhe nje 5 muajsh- te shoqen dhe 2 bijat e Rexhep Malit, Ihin dhe Lihin i gozhduan me gozhde ne murr si Krishti ne kryq, dhe pasi therren Mulla Çenin argetoheshin me te bijen e tij. (Fletorja “Zeri i Çamerise” nr. 7 Tirane dt. 8.10.1946, fq. 2)
Andon Doko, Koste Rafti nga fshati Lugat i çamerise mberthyen dhe burgosen Shefqet Sulejman Himin(dtl. 1926)
Hare e Nikolle Çoni nga fshati i krishtere Hojke i çamerise, Vangjel Doko, Koste Rafti etj pasi hengren e pine rreth 2-3 ore rresht ne shtepine e myftiut Hasan Abdullahit therren ate, te shoqen, te bijen, dhe te birin.
Taq Shtrungari thelezoi 80 vjeçarin Shaban Gaxirin, e plot te tjere; tregon sesi u fsheh setoku me Ilmaz Muhtarin, dhe Tahsin Muhedinin, mes trareve ne tavan, dhe sesi e nxorri pabesisht miku i tij shqiptar ortodoks Thoma Faço.(Deshmia ruhet ne arkivin personal te Ibrahim D. Hoxhes)
Fatime Prronjo per te shpetuar te bijen Shuquranen nga perdhunimi i Dhimo e Sotir Paskos u dha atyre gjithe çkishte 30.000 dhrahmi, 2 gjysme lire floriri, nje pale vathe ari, nje unaze floriri, dhe çdo send qe u pelqeu. (Fletorja Bashkimi nr 678 Tirane, dt. 4.3.1947 fq. 2)
Rina, gruaja e Foto Raftit u tha zervistev qe Hasan Abdullane ta benin copa-copa.
Koço Nikolla nga fshati Vejnik pasi hengri e piu te shtepia e muftiut Hasan Abdullahit bashke me disa oficere greke, qete qete u çua morri nje gershere qe gjeti ne raft dhe duke qeshur ju afrua muftiut, dhe i tha : Me kete gershere njerzve te tu, do tu presim hundet, veshet e do tu qitim syte. Me te vertete do te beni ate qe thua tha muftiu? Me te vertete, pse per genjeshtra kemi ardhur ne ketu? tha Koçua i egersuar. (Viset kombetare shqiptare ne shtetin grek Ibrahim D. Hoxha)

FILLIMET E GJENOCIDIT CAM MASAKRA E DERVISHANES 1772


FILLIMET E GJENOCIDIT ÇAM
MASAKRA E DERVIZIANES (DERVISHANES) 1772

SHKRUAN : ABEDIN RAKIPI

( Studiues i çeshtjes çame)

Banoret e nje fshati ne krahinen e Sulit te Siperm mohuan krishterimin dhe pranuan islamin. Duke qene se ata pranuan islamin, ata krijuan edhe shume marredhenie te mira me fshatrat e tjera çame te Sulit te poshtem. Shkembime te ndryshme tregtare, ekonomike dhe martesore filluan te beheshin me fshatrat e tjera muslimane te Çamerise dhe sidomos te Paramithise, dhe Margelliçit qe ishin perkatesisht dy, dhe nje ore e gjysem larg nga kryeqendra e Sulit te siperm ku jetonin edhe kleftet ortodokse Suliote. Me lidhjet martesore, dhe shkembimet e ndryshme tregtare ekonomike numri i banoreve te fshatit kaloi nga 100 ne 200 familje muslimanesh çame. Suliote qe kontrollonin gjithe krahinen me briganderine e tyre nuk e kishin me sy te mire pranimin e fese se Osmaneve dhe Çameve nga ky fshat. Ata disa here kishin provokuar banoret e ketij fshati duke vrare banore te pafajshem, dhe duke i marre vajzat e reja si robina ne malet e tyre. Por fakti kryesor ishte se Suli i siperm ishte kthyer ne nje ferr per çamet muslimane dhe per Turqit ishte i pakontrolluar dhe jashte autoritetit te Perandorise Osmane. Ne kete menyre te gjithe banoret e Dervizianes e dinin se nuk kishte askush per ti mbrojtur ata dhe duke qene se ishin te rrethuar nga te gjitha anet nga Suliotet ata ishin te detyruar qe ti paguanin haraç Sulioteve. Por Suliotet nuk mjaftoheshin vetem me haraçet dhe me taksat qe ju kishin vene çameve te Dervishanes por ata rrembenin shpesh edhe vajza te reja çame muslimane, dhe i merrnin me vete ne shtepite dhe kishat e tyre. Bile ata i perulnin shume çamet e Dervishanes duke i share per faktin se kishin pranuar islamin dhe duke i quajtur tradhetare te Kryqit. Keto çnderime te padurueshme bene qe çamet mos te duronin me dhe ngrinin krye kunder krimineleve ortodokse Suliote, dhe te vrasin disa prej tyre kur ishin futur ne fshat per te grabitur pasurite e çameve. Suliotet kete rast e prisnin me zell te madh ndaj edhe te mbledhur ne nje nga kishat e Sulit ne 26 Korrik 1772 ne diten e celebrimit te Agia Paraskivia ( Shen Parashqevis) zgjollen 700 luftetare per te masakruar fshatin rebel musliman. Sapo arriten ne fshat ata sulmuan fshatin nga te gjitha anet, dhe duke qene se burrat e fshatit nuk ishin ne gjendje te parballonin sulmin e Sulioteve, per shkak te numrit te tyre te paket, dhe te befasise se Sulioteve, fshati rra ne duart e Sulioteve te cilet pa asnje pike meshire i therren te gjitha burrat dhe djemte e rinj te fshatit duke mos lene asnje pa e kaluar ne thike, dhe pa ja prere koken. U lane gjalle vetem femijet grate, dhe plakat sepse edhe burrat pleq u kaluan ne thike dhe u therren. Pasi rrembyen te gjitha vajzat e reja çame ata menjehere deportuan te gjithe te mbijetuarit e masakres se Dervishanes duke i debuar ata nga Krahina e Sulit. Te gjithe grate, dhe jetimet e mbijetuar te Dervishanes u vendosen, ne Arte dhe nje pjese e konsiderueshme e çameve te Artes e kane origjinen nga Dervishana ose Derviziana ne greqisht. Fshati pas deportimit dhe masakres se çameve u popullua nga Suliotet. Pas maskres se Dervishanes governatori i atehershem i Artes i shpalli lufte Sulioteve i indinjuar nga masakra e vellerzerve te tij te gjakut dhe te fese, çamet. Kjo masaker shenon nje nga masakrat dhe spastrimet e para etniko-fetare te gjenocidit çam dhe ishte orkestruar nga kleftet Suliote nen urdhrat e kishes ortodokse greke. Kjo masaker do te shenonte therrjen, çnderimin dhe deportimin e 200 familjeve çame muslimane, fshati i te cileve do te popullohej pastaj nga kleftet Suliote. Eshte per tu theksuar fakti se nje nga familjet qe banonin Sulin ne ate kohe ishte dhe familja e Tusas Zerva, familje nga e cila rrjedh edhe Napoleon Zerva i cili gjate luftes se dyte boterore do te perfundonte vepren famekeqe te filluar nga stergjysherit t tij duke masakruar gjithe çamet dhe duke i deportuar nen hijen e thikave, grate dhe jetimet çame mbetur pa burra, dhe baballare. Ne te njejtin vit, pra 1772 Kapedan Sulejman Çapari nga familja fisnike e Çaparenjve te Luaratit ne Çameri ne krye te 9000 çamerve do te rrethonte Sulin, duke vrare shume klefte Suliote dhe duke djegur Sulin por pas djegjes se Sulit Sulejmani kampoi ne malet e Sulit dhe u sulmua ne befasi dhe u fut ne kurth nga kleftet Suliote nen komanden e strategeve ruse, te cilen kishin organizuar edhe kryengritjen e Morese ne vitet 1768-1770, kryengritje kjo e shtypur po nga Kapedan Sulejman Çapari ne krye te nje ushtrie prej 10.000 shqiptaresh ku pjesen derrmuese te saj e perbenin çamet. Eshte shume e rendesishme per popullsine çame te emigruar nga vatrat e saja, dhe me banim momentalisht ne Shqiperi apo gjetke qe te vihet ne dijeni se gjenocidi çame nuk ka filluar ne 1821 me revolucionin grek ku Suliotet dhe Greket filluan te masakronin te gjitha fshatrat jugore te Çamerise, as ne 1913 ku pas shembjes se Perandorise Osmane te gjithe çamet e Janines, Artes, dhe ata te Çamerise lindore, jetuan makabrat me te tmerrshme nen hijen e thikave dhe kryqit, as ne 1944 me masakren e madhe te Suliotit Napolon Zerva por shume dekada me pare, ne vitet 1750 kur çami Seit Çapari nga familja fisnike e Çaparenjve te Luaratit ne Çameri, dhe Delvinioti Mustafa Koka do te rrethonin Sulin, duke vrare shume Suliote, sepse keta te fundit i kishin vene taksa muslimaneve çame te Margelliçit, dhe nqs keta te fundit si paguanin ata kryenin krime nga me monstruozet. Edhe Ali Pashe Tepelena sulmoi Suliotet sepse keta te fundit kishin sulmuar fshatrat muslimane te Çamerise, gjate mungeses se Aliut, dhe me sakte fshatrat e Margelliçit qe eshte nje ore e gjysme ne kembe nga malet e Sulit. . Po te lexojme historine e Çamerise do te kuptojme qarte se çamet pjesen derrmuese te luftes se tyre e kane bere kunder Sulioteve dhe Arvaniteve, duke qene se keta te fundit luftonin per kryqin dhe per nje Greqi te Madhe, ndersa çamet per Çamerine, dhe mosvaresine e tyre nga kleftet Suliote dhe nga kuçedra ballkanike, (Kisha Ortodokse), te cilet luftonin per nje Greqi te Madhe, ose Megali Idea deri ne lumin Shkumbin, ndersa çamet dhe Shqiptaret e tjere per Shqiperine dhe Çamerine deri ne Arte.

SHKRIME KRIJIMTARI DHE LETERSI ÇAME