Mediat e "Kazanit", si ja dhanë minoritares greke Rita Wilson, privilegjin e të qënit çame.
Si e bënë çame, greken minoritare mediat e Kazanit
Nga : Abedin Rakipi
Prej 2 ditësh portale jo pak të njohura shqiptare
publikuan me bujë lajmin se aktorja e famshme e Hollywood-it Rita Wilson paska
zbuluar origjinën e saj çame. Dhe për ta bërë këtë ju mjaftoi vetëm një
deklaratë e aktores ku ajo thotë se nëna e saj e ka origjinën nga një fshat
kufitar mes Greqisë e Shqipërisë, dhe se e jëma është arratisur nga fshati i
saj gjatë luftës se dytë botërore.
Asnjë nga gazetarët e këtyre portaleve nuk e verifikoi
këtë lajm me ata njerëz që e njohin pak më thellë historinë e Çamërisë dhe
gjenealogjinë e familjeve dhe fiseve çame, siç janë Ibrahim Hoxha, Arben
Llalla, Abedin Rakipi, Selman Sheme, Hajredin Isufi etj... As portali mediatik
27.al i fokusuar në çështjen çame nuk e botoi këtë lajm. Mediat serioze u
drejtohen njerëzve seriozë. Ky është kodi i artë i gazetarisë. Dhe kjo sepse
Çamëria ka historianët dhe studiuesit e vetë seriozë dhe rigorozë në shkencën e
historisë që nuk mund ti lejojnë vetes gafa të tilla.
Emri dhe mbiemri i vërtetë i Rita Wilsonit është Rita
Ibrahimoff. Ajo ka lindur nga një baba, pomak mysliman nga Bullgaria i cili
quhej Hassan Ibrahimoff, lindur në vitin 1920 . Ai u arratis nga Bullgaria për në
SHBA për shkak të persekutimeve që Bullgaria i bënte pomakëve turkofonë në
territorin e saj. Për arsye të panjohura kur arriti në SHBA ai ndërroi emrin e
tij nga Hassan Ibrahimoff në Allan Wilson. Ndoshta për ti shpetuar përdjekjeve
të shërbimit sekret bullgar.
Ndërsa e jëma e Rita Wilson është Dorotea Xheko e
tjetërsuar fillimisht në Dorothy Genkos në SHBA e më pas në Dorothy Wilson. Ajo
ka lindur në fshatin Sotir të Dopullit të sipërm, i banuar 100% nga minoritarë
grekofonë dhe nuk ka lidhje fare me Çamërinë dhe çamët. Ajo është 100% greke
dhe këtë e dëshmon edhe aktiviteti i ngjeshur që zhvillon vajza e saj Rita
Wilson për përhapjen e kulturës, historisë dhe ortodoksisë greke. Ajo ështe
mike e ngushtë me Nicolas Gage (Nikolaidis Gaxhojanis), lindur në fshatin Lia
të Filatit në Çamëri, koka e lobit grek në SHBA dhe një armik i përbetuar i
çështjes çame dhe shqiptarëve.
Mjafton të kontrollosh aktivitetin e ngjeshur pro-grek
që ka bërë Rita Wilson gjate gjithë jetës së saj për të kuptuar se Rita Wilson
është në kampin e Nicholas Gage, në mbrojtje të tezës së Vorio-Epirit dhe nuk
është aspak çame, përkundrazi....
Por siç ka thënë edhe mbreti Polidor i Spartës : “Nëse
adhuron armikun, je i humbur. Nëse merr fenë e armikut je i skllavëruar. Nëse
përzien gjakun me armikun, je i shkatërruar.”
E ne çamët na
kanë mësuar që mos ti adhurojmë armiqtë tanë, qofshin ata edhe Hollywoodianë...
Çamëria ka njerëzit e vetë të famshëm si Hasan
Tahsinin që duhen 100 Rita Wilson për ta barazuar andaj gazetarë te dashur
bëhuni pak me seriozë herës tjetër, konsultohuni me studiuesit dhe historianët
e afirmuar të Çamërisë, dhe mos i jepni atyre që nuk e kanë, privilegjin e të
qënit çam.
Comments