Aubrey Herbert, diplomati që dëshmoi kasaphanën greke ndaj parisë çame
![Image](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEi_SuNvsILRv-8oW8-NCON7z6HBETZ2u8HgVRnEOtUoTJDdh7RD8J0mVEnIIbxL6j58AZLgzxDVPXeyp7rnqR6lwH2fuvTrIfiW47P0msjawECOe4rODrcC8QXvgwYdHptfWcJdHKqlI3pr/s320/Feb_20160211_08_20_43.jpg)
Nga Alba Haruni Kur diplomati dhe avokati britanik Herbert, denonconte masakrat në Çamërinë e vitit 1913 dhe akuzonte Venizellos Aubrey Herbert, 1880-1923, ishte djali i dytë i një fisniku anglez, me detyrë në shërbimin diplomatik britanik, si dhe për dymbëdhjetë vjet anëtar konservator i Parlamentit anglez. Fill pas vdekjes së parakohshme të tij u shkrua: “Shqipëria e sotme është në masë të madhe, krijim i përpjekjeve të Aubrey Herbert.” 2 Madje, Herbert mund të quhet “miku më i madh i Shqipërisë” në botën politike anglishtfolëse. Prania e një avokati energjik si Aubrey Herbert në jetën politike britanike të asaj kohe, përbënte mbështetje për kombëtarizmin shqiptar, pasi duhet theksuar që Britania e Madhe kishte pak interes të drejtpërdrejtë në Ballkanin Perëndimor. Në Angli ishte bërë ide fikse se virtyti kryesor i popujve lindorë qëndron tek rebelimi. Megjithë persekutimet që i kishin bërë njëri-tjetrit që nga vrasja e deri tek helmimi, ata mbeteshin heronj. Për gratë dhe b...