ANGLO-AMERIKANET ISHIN NE DIJENI PER MASAKREN ÇAME
ANGLO-AMERIKANET ISHIN NE DIJENI PER MASAKREN ÇAME Postoi me konsentimin e autorit Abedin Rakipi. Te gjitha te drejtat ekskluzive te ketij shkrimi i perkasin historianit me te madh çam te te gjitha koherave, dhe babait te çamologjise qe gjithe jeten e tij e vuri ne sherbim te çamerise zotit IBRAHIM. D. HOXHA. Komentet perfunduese te shkrimit i perkasin Abedin Rakipit. IBRAHIM D. HOXHA(Viset kombetare shqiptare ne shtetin grek) Gjithçka qe do te pesonin çamerit myslimane qe do te kapeshin ishte parapare dhe percaktuar hollesisht nga Sulioti Napolon Zerva qe me kohe. Kjo e vertete ra ne vesh edhe te Riza Nexhip Kalit dhe Din Met Merit nga Paramithia. Aty nga 10.06.1944, kur ata po merreshin me mallerat e tyre ne Janine, nje nga te njohurit, hanxhiu Harallamb Kallojeropulli nga nje fshat i Janines, i kishte ftuar per darke. Pasi i kishte vene ne be se nuk do ta zinin ne goje, “se vihem ne rrezik jo vetem u po dhe tere familja ime e fare e fisi”, u kishte kallezuar se nje mbremje vone kish...