CIKLI KOLLOSA TE ÇAMERISE MARTIRE



CIKLI KOLLOSA TE ÇAMERISE MARTIRE


Shkruan : Ibrahim D. Hoxha ne librin madheshtor(Enciklopedia Jug Shqiptare)
Komentoi: Abedin Rakipi


HOXHE DUPI(Saliko Ali Ibrahim)


Lindi ne Konispol me 1855. I dekoruar me urdhra trimerie dhe urdhra te tjere ushtarake Osmane. Mesimet e vetme i morri ne medresene e Konispolit. Edhe pse fillorist duke qene shume i zgjuar, iu dha e drejta per ushtrimin e detyres se Hoxhes. Gjate kryerjes se sherbimit ushtarak ne ushtrine Osmane, fitoi graden bashçavush(kapter); i renditur ne allajin(regjimentin) e perbere prej çamerish- njesi e nje tymeni (divizioni) shqiptaresh ne perberjen e ushtrise Osmane, nen komanden e gazi Osman Pashait- ne vitet 1877-1878 mori pjese ne luftimet gjate rrjedhes se Tunes kunder armatave mesyese Ruse. Tregoi trimeri te rralle e si shperblim ju dha grada mylazim-i sani(n/toger). Ne fund te 1877-s armata Osmane u ngujua ne Plevne dhe me dorezimin e saj (fillim i 1878-s) u zu rob edhe Hoxhe Dupi. I rithirrur nen arme me detyren e taburimamit ne tymenin rezervist te kollorduse 3, ne prill-maj 1897 morri pjese ne luftimet kunder njesive ushtarake mesyese greke ndermjet Janines dhe Nartes: Pese Puse, Marat etj.
Mehmet Huhamet Alushi nga Konispoli, dtl. 1897, ne kujtimet e veta te 1967-s shkruan se ishte aq armik i rrepte ndaj grekeve, sa, kur konispolitet e dtl. te sherbimit ushtarak u thirren nen arme per te perballuar mesymjen e ushtrise greke gjate Luftes Ballkanike, hoxhe Dupi meqe ishte pal dhe si i tille i pamarrshem nen arme- me flamurin luftarak Osman ne dore u priu bashkeqytetareve te tij deri ne Filat. Kur kishte zbritur nga Qafa e Madhe ne Sajadhe, ngriti atje flamurin qe e mbante perhere ne dore dhe thirri : “Ky flamur do te veje ne Athine”. Keto fjale sajadhasve ortodokse shqipfoles “u mbeten mollome”(peng, kunje, thike-I.D.H); pas 4 vjetesh do ti paguante me koken e vet, dhe te te birit te vetem. Siç dihet ushtrite e vendeve ballkanike i munden armatat Osmane e rrjedhimisht edhe Konispoli me 11-12 Mars 1913 u pushtua nga ushtria greke. Qe nga ajo dite e deri ne 10-diteshin e pare te Tetorit 1916 ai nuk doli nga shtepia, sepse nuk donte te shihte ushtaret e andartet greke qe atje- siç thuhet- kishin “shtruar gunen”. Kur dikush i thoshte : “Pa ti u mbllive berna mo efendi; del nje çik perjashta sa te shmbiç kemet, se do glunjaseç e do mbetesh mbedhe te kalbeç!”. Ai kthente koken rrembimthi dhe pergjigjej ashpersisht me ze te larte: “Me therin sit; nuk i shoh dot ata qafire”. Madje here-here i shkonte mendja te merrte mauzerin turk te fshehur ne menyre te pagjetshme dhe te delte dhe te vriste ke te gjente perpara nga ushtaret apo andartet greke, po familjaret nuk ja ndanin syte. “Do marr dufeqin ne kalaja e te shtie ca here qe te mblidhen ata dushmane e te vras sa te jap shpirt”. Gjate 10-diteshit te pare te Tetorit 1916 hoxhe Dupi qe e quanin edhe hoxhe Saliko bashke me te birin 12 vjeçar Rexhepin, po shkonte tek te afermit e tij ne fshatin Lops. Ne Mohjille(faqja J-P e malit Narte ndermjet Qafes se Kandalit e ne fshatin Sajadhe), u dolen perpara gjakataret shqiptare ortodokse Harilla e Thodho Camandoi nga fshati Mursi, me egersirat e tyre. Çane me kama hoxhe Dupin dhe therren si kec te birin.(Kujtime te Mehmet Muhamet Alushit, Ahmet E. Xhemaliut, Hetem haxhi Abdulit, e Alush Shaban Kyçykut). Gjakesine e lemeritshme te egersirave Harilla, Camandoi etj e ka ngulitur ne vargje Sadik Shkrevani:

“Kapedan Harillo qeni,
grek i poshter nga Ogreni,
prane Sajadhes ne Mohjille,
vrau Saline dhe te birre,
pa pasur meshir’ as çike,
e theri djalin me thike.”


Ne te vertete Harilla, Thodhua e shumica e egersirave qe perbenin lukunine e tyre ishin shqiptare nga fshatrat e krishtera te Çamerise e jo greker. Po kryqtaret-athino-fanarite me te shumtat e demeve shqiptareve dhe Shqiperise me anen e ketyre lapirakeve gjakprishur ua kane bere; si shperblim i ndonje kocke qe u hedhin, i ndersejne gjithsahere i nxit polifemizmi i tyre. Harilla, Vasil Ballemi, Jorgaq Boçari, Sotir Boçari, Thodhua, Napolon Zerva e shume emra te tjere shqiptaresh ortodokse arvanito-suliote ne sherbim te Greqise ne ate kohe mund te krahasohen sot me Himariotet, Dropullite, apo edhe shume fshatra te tjera ortodokse te kombesise shqiptare, te cilet edhe pse kane gjak shqiptari ne damaret e tyre zemren e kane bashkuar me Grekun dhe punojne per shkaterrimin e Shqiperise, dhe per nje Megalo-Idea, te udhehequr shqirterisht edhe nga prifterinj si Janullatosi i cili mund te krahasohet me Mitropolitin e Paramithise ne ato kohera, qe siç Janullatosi sot udheheq grekomanet ne Shqiperi, udhehiqte gjithe ortodokset shqiptare, duke i ngulitur atyre ne zemer dashurine per Greqine dhe urrejtjen per Shqiperine dhe shqiptaret muslimane. Ashtu si ne ato kohera ata u perballuan me çamet dhe shqiptaret islamike qe se leshuan vatanin deri ne piken e fundit te gjakut, ashtu edhe sot pengesa kryesore e tyre jane pjesa derrmuese muslimane e Shqiperise qe e urren Greqine dhe politiken gjakatare te saj, dhe qe ushqen ne zemer nje dashuri te thelle dhe te pashtershme per atdheun tone te dashur Shqiperine. Therrja e hoxhe Dupit dhe e shume liderave te tjere çame muslimane eshte nje mesim i qarte per ne çamet e sotem dhe per gjithe shqiptaret, qe ta kemi te qarte se nese Greqia sot i ka futur kthetrat kaq thelle edhe ne zemren e shtetit shqiptar eshte se grekomanet ortodokse shqipfoles qe hane buken e Shqiperise por qe hedhin vallen e Greqise jane vene ne sherbim te te gjitha projekteve grekofile, qe synojne se pari qe popullin shqiptar ta gjunjezojne ekonomikisht, dhe ta bejne ate te varur nga Greqia, dhe me pas te hedhin valle ne shtepite tona si dikur ne Janine e Cameri pasi u vrane pothuajse gjithe burrat çame. Sot ne te rinjte çame duhet te ndergjegjesohemi dhe te mobilizohemi duke marre parasysh faktin qe nje sfide edhe me e forte se ajo e baballareve tane na pret. Pike se pari duhet te shkaterrojme ideologjite e rrezikshme grekofile qe ka fshehur dhe fsheh pjesen me te madhe te informacionit rreth masakrave ne çameri, dhe me pas duke ndertuar ideologjine tone çamo-shqiptare, te paster nga informacionet dhe legjendat grekofile te njerezve ne sherbim te Greqise si Arben Llalla etj. qe informacionet e verteta historike te dhimbshme qe do te derdhnin lotet e çdo shqiptari ne zemer i fsheh duke i zevendesuar ato me perralla te formuluara ne arkivat e Athines, kur vete Zoti Arben studoi ne Greqi me ndihmen e njerzve qe duan te keqen e Shqiperise. Skemat e tij me Arvanito-Suliote duan vetem te fshehin te verteten historike rreth çamerise dhe gjenocidit te tmerrshem qe jetuam ne çamet muslimane. Per amanetin e gjysherve tane qe u therren si keca nga keta lepirake grekofile ne rinia çame duhet te reagojme fuqimisht dhe te bashkohemi si nje grusht i forte kunder dores se fshehte te Greqise ne Shqiperi, pinjollat grekomane, dhe pse jo nje dite te marshojme drejt çamerise me himnin tone kombetar, dhe siç thoshte edhe vete rahmetliu Hoxhe Dupi “Ky flamur te shkoje ne Athine”.

Comments

Popular posts from this blog

ÇAMERIA GJATE LUFTES SE DYTE BOTERORE

THE GENOCIDE OF CHAMERIA

NURI DHE MAZAR DINO