MASAKRA A PARE NDAJ CAMEVE 1611

Kryengritja e Dionisit ne 1611

Shkruan Abedin Rakipi

Revolta e 1611 u pergatit nga Dionisi Metropolit(peshkop) i Larises. Pasi tentoi me se koti qe te ngrinte nje kryengritje ne Thesali(1), ai u largua nga Greqia per ne Spanje, dhe me pas Itali per te pergatitur nje kryengritje te re. I shtytur edhe nga premtimet e shumta qe i bene atij Francezet per ta mbeshtetur (2), Dionisi u rikthye ne Greqi dhe zgjodhi Janinen si shesh beteje. Kjo zgjedhje mund te shpjegohet nga fakti se ai ishte Epirot, dhe sipas Sarros eshte per kete arsye qe Dionisi vendosi te luftonte, per ta çliruar Epirin nga zgjedha Osmane(3). Me 7 shtator 1611 Dionisi ne krye te nje ushtrie prej 1000 vetesh sulmoi dy fshatrat myslimane te Granices dhe Zaravuçit, ne veri-lindje te Paramithise(4) duke ushtruar ndaj myslimaneve nje dhune te pashembullt dhe masakra masive. Naten e 10-11 shtatorit ata hyne ne Janine.(5) Shtepia e shqiptarit Asllan Pasha (Pashai asokohe i Janines) ishte objektivi i tyre i pare. Asllan Pasha sebashku me gruan e tij munden te shpetojne per nje qime duke u hedhur nga dritarja e shtepise se tyre qe shkrumbohej nga flaket.(6) Te nesermen myslimanet qe e kishin marre veten nga ky sulm surprize i Dionisit dhe ushtrise se tij ju kundervune me ane te nje kundersulmi te shpejte atyre dhe Janinoteve ortodokse qe u bashkuan me ta dhe shume shpejt revolta u shtyp. Dionisi i cili e ndjeu veten te humbur, shkoi te strehohej ne shpellen e “Jan Prodromit” (7) , por nuk arriti ti rezistoje gjate kerkimeve te shumta te Osmaneve, me ne krye shqiptarin Asllan Pasha. Asllan Pasha donte tju jepte nje mesim te mire kryengritesve qe kishin masakruar me qindra familje myslimane ne qytetin e Janines dhe ne fshatrat perreth, ndaj pasi arriti ta kapi te gjalle Dionisin, pa bere as gjyqin me te vogel, e denoi ate per krimet qe ai kishte bere ndaj myslimaneve me djegje per se gjalli ne hell. Dionisi u poq per se gjalli ne hell dhe pasi u ballcamos u transportua ne gjithe Greqine qytet me qytet deri ne Stamboll. Kryengritja vetetime e Janines ne 1611 e konsideruar si nje revolte pak sinjifikative, eshte perkundrazi shkendija paralajmeruese e vullkanit te madh ortodoks te Revolucionit Grek qe do te shperthente ne 1822. (8)
Deri ne ate kohe qyteti i Janines dhe zonat perreth duke perfshire edhe Çamerine kishin privilegje te veçanta te trasheguara qe nga kalimi i Janines nen sundimin Osman ne kohen e KaraSinan Pashes, pas marreveshjes qe Janinotet bene me vete Sulltanin. Keto te drejta dhe keto privilegje i gezonin edhe zonat perreth. Fatkeqesisht sipas te dhenave historike Dionisi kishte lindur ne nje fshat te Epirit, ne nje nga fshatrat e Paramithise, por ishte me origjine greke, dhe disa nga njerezit qe e mbeshteten ate ishin Epirote ortodokse, edhe pse pjesa derrmuese e tyre ishin greke te vendosur ne Epir, ose nga Thesalia. Nuk ishte hera e pare qe ai drejtonte nje kryengritje, sepse edhe ne vitin 1600 ai kishte drejtuar kryengritjen e vargmaleve te Agrafes ne Peloponez. Pas kesaj kryengritjeje (1611) qe i kushtoi jeten disa qindra çameve muslimane, dhe disa qindra janitoteve muslimane, Qeveria vendore Osmane vendosi qe ti reduktoje keto te drejta dhe privilegje, ndaj te gjithe banoreve te zones, duke pasur frike, riperteritjen e kryengritjes nga elementet radikale ortodokse. Ne fakt ajo reduktoi vetem te drejta siç ishin psh, mbajtja e armeve ne qytete, mbajtja e me shume se nje arme ne shtepi, grupimet e ndryshme, perveç atyre qe mbaheshin ne kishe etj, dhe ne asnje menyre nuk reduktoi te drejtat egzistenciale te banoreve. Ata vazhduan te jetonin te lire dhe te qete edhe pse humben disa privilegje dhe te drejta qe deri atehere i kishin pasur te njejta me muslimanet. 1611 ishte ndergjegjesimi perballe nje problemi te ri per Osmanet dhe çamet myslimane, dhe i detyroi ata qe te merrnin disa vendime te reja. Vendimet e reja ishin reduktimi i disa te drejtave per ortodokset ekstremiste kryengrites dhe pervetesimi i me shume te drejtave nga çamet myslimane. Nje nder vendimet qe ndermorri pashai shqiptar i Janines se asokohe Asllan Pasha ishte largimi i te gjithe elementeve te rrezikshem greko-ortodokse qe morren pjese ne kete kryengritje gjakatare nga zona e keshtjelles se Janines. Keshtu nga zona e keshtjelles se Janines u larguan nje pjese e grekeve dhe ne keshtjelle u vendosen çamet myslimane dhe çifutet. Ishte pikerisht Asllan Pasha ai qe morri vendimin qe çelesat e keshtjelles se Janines tja linte çameve myslimane dhe çifuteve. Keshtu pra zona e keshtjelles se Janines u popullua me shqiptare myslimane dhe çifute, dhe ortodokset u vendosen nen nje autoritet disi me represiv. Duhet theksuar fakti se ne ate kohe shume greke ortodokse qe ishin vendosur ne qytetin e Janines nga Dhespoti Bizantin Mikael Komneni humben privilegjet dhe u debuan nga qyteti qe tashme kaloi ne duart e çameve. Greket kete kryengritje duke qene se ne te morren pjese edhe shume greke e quajne si luften e drejte te epiroteve per liri. Fakt i rendesishem historik eshte se ne kete kryengritje kishtare morren pjese edhe Suliotet e zones se Llakes se Sulit, te bashkuar me greket, ne nje aleance kishtare ortodokse kunder çameve myslimane.
Por ajo qe lexuesi shqiptar duhet te dije jane edhe mendimet e dy historianeve bashkekohore te Dionis Filozofit duke qene se çdo burim historik i sotem ne e kemi vetem nga ata, sepse ishin ata te dy qe na sollen te dhenat historike rreth kesaj kryengritjeje deri ne ditet tona. Te dyja burimet qe ne posedojme kane sjelle shume kritika te rrepta per Dionis Filozofin.(9) Maksimou Peloponnissiou ose me sakte Maksmi nga Peloponezi, na revelon fakte te sakta dhe shume preçize te kesaj revolte sepse edhe ai vete jetonte ne momentet e ketij evenimenti.
Per sa i perket autorit te Kronikes Anonime ne mund ta hedhim poshte idene e Sarros i cili mendon se Maksimi ose nje nga nxenesit e Maksimit eshte autori i kesaj vepre.(10) Ju me te drejte do te pyesni perse? Eshte e qarte per ne sot se eshte e pamundur qe ky shkrimtar anonim qe na ka lene nje veper kaq preçize te kete qene nje nga nxenesit e Maksimit ose Maksimi vete sepse ne tekst gjejme data te fillimt te shekullit te 18-te atehere qe Maksimi jetoi ne fillimin e shekullit te 17-te, pra ne periudhen kohore te zhvillimit te kesaj kryengritjeje. (11)
Por siqoqofte ne te dyja tekstet Dionis Filozofi tregohet si “gjakatar, kriminel, i pameshirshem” etj. Psh ne tekstin e Maksimit rreth Dionis filozofit gjejme fjalet: “djall, i pameshirshem, mashtrues, dinak, ujk” etj, ndersa tek Kronika Anonime gjejme fjale si : “armiku i qenies njerezore” etj.(12)
Keshtu pra nese datat e shekullit te 18-te nuk do te ishin prezente ne dokumentin e dyte, mund te behej konfuzion, por prania e ketyre datave le pak vend per konfuzion, ndaj ne sot mendojme se Kronika Anonime eshte nje kompilim i nje autori tjeter ne shekullin e 18-te i cili ka perdorur fakte nga Maksimi dhe nga autore te tjere. Fatkeqesisht zjarri qe dogji qytetin e Janines ne vitin 1820 dogji gjithashtu edhe nje pjese te konsiderueshme te dokumentave historike qe gjendeshin ne te, dhe ne sot kemi informacion shume te limituar rreth kesaj kryengritjeje.

Por perse Maksimi e shpreh me fjale kaq te ashpra dhe kaq denigruese personifikimin e Dionis filozofit ?

Ne mendojme se ky denigrim dhe kjo armiqesi qe Maksimi ndien ndaj Dionis Filozofit e gjen origjinen e saj ne tre ndjenja te ndryshme:

1) Frika e turqve, te cilit do ti kishin rekomanduar Maksimit qe ti bente thirrje popullsise per mos tu ngritur me ne kryengritje. Dionisi nuk paraqitet nga Maksimi ne vepren e tij si nje hero por si nje kriminel.

Ne fakt ne mund ta hedhim poshte kete supozim sepse Maksimi ne shume vepra te tjera i trajton turqit si tirane te eger, si te pameshirshem etj. Kjo tregon qarte se Maksimi nuk ka frike nga reagimi i turqve perderisa i quan si te tille, dhe vete ky fakt hedh poshte supozimin tone te pare, qe turqit mund ti kene sugjeruar Maksimit qe te shkruaje ne kete menyre rreth Dionis Filozofit.

2) Horrori i revoltes se humbur nga greket. Maksimi nuk mund ta duroje dot kunderpergjigjen ushtarake te Osmane te drejtuar nga shqiptari Asllan Pasha, e cila i shtypi dhunshem kryengritesit e drejtuar nga Dionis Filozofi duke e djegur kete te fundit te gjalle. Kjo na çon ne refleksionin e trete :
3) Mungesa e pergatitjes ushtarake te Dionisit, te ndjekesve te tij dhe te asaj pjese te popullates greke qe i perkrahu, per te sulmuar nje superfuqi te tille si Perandoria Osmane. Maksimi e akuzon rendshem Dionisin se e ka çuar popullaten drejt nje aventure te çmendur te pergatitur kaq keq, por te perfunduar akoma me keq. (13)

Sigurisht nuk ishte hera e pare qe greket benin nje kryengritje ne Epir, sepse ne Akarnani nje kryengritje e tille ndodhi 20 vite para asaj te Dionis Filozofit, dhe edhe atehere kryengritesit greke kishin qellim hyrjen ne Janine dhe debimin e drejtuesve shqiptare te Janines, dhe gjithashtu nuk ishte hera e pare qe kryengritje te tilla ishin shtypur menjehere nga turqit dhe shqiptaret myslimane. Por dallimi ndermjet kryengritjeve te meparshme dhe asaj te vitit 1611 ishte se kjo e fundit e detyroi Asllan Pashen qe te mbante nje qendrim te rrepte dhe te merrte vendime te ashpra kunder elementit ekstremist ortodoks, si dhe vrasjen e te gjithe kryengritesve me ne krye Dionis Filozofin. Duke qene se shume Janinote grekofone morren pjese ne kete kryengritje Perandoria Osmane me ne krye perfaqesuesin e saj ligjor ne vend, shqiptarin Asllan Pasha kuptoi se greket e Epirit e kishin thyer marreveshjen qe Janinotet bene me Sinan Pashen para rreth 200 vitesh, e cila ju garantonte privilegje qe ju ishin garantuar shume pak vendeve ne Perandorine Osmane, dhe vendosi qe te gjithe greket e Janines te nxirren jashte qytetit dhe ne te te vendosen shqiptaret myslimane dhe çifute.

Ne nje pjese te vepres se tij Maksimi shkruan per Dionisin:

“ Zoti yne, pse e çuat boten drejt kesaj revolte gjakatare, pse sot fshatrat kryengritese jane te djegura, shtepite te braktisura, dhe fushat plot me kufoma ? Nena ska me femije, dhe femijet jane jetime (duke nenkuptuar qe Dionisi vrau dhe i çoi baballaret e tyre drejt vdekjes se sigurt), dhe ju u dogjet per se gjalli, dhe u derguat ne Stamboll.”

Kritikat e shumta qe i jane bere Dionis Filozofit ishin mese te drejta, sepse ishin bere edhe nga vete njerezit e tij. Kjo kryendritje ishte e panevojshme sipas shume shkrimtareve, perfshi edhe atyre greke, sepse ne ate periudhe kohe Perandoria Osmane Epiroteve ju kishte garantuar te gjitha te drejtat, dhe i kishte respektuar ato. Por Dionisi ne kete kryengritje i mbeshtetur dhe genjyer si gjithmone nga Franca, masakroi barbarisht me qindra myslimane shqiptare dhe pak turq, duke ngjallur ne kete menyre edhe nga ana e familjeve te viktimave te masakruara nje reagim shume te eger. Ne te gjitha shtepite e myslimaneve qe Dionisi hyri masakroi gjithe familjet, pa dallim seksi dhe moshe, dhe me pas i dogji shtepite. Me hyrjen e tij ne Janine ai masakroi gjithashtu me qindra njerez te pafajshem, dhe nje nder lojrat e tij te preferuara ishte qe ti digjte njerezit per se gjalli brenda shtepive, ndaj edhe shqiptari Asllan Pasha pasi e kapi te gjalle, e dogji per se gjalli qe ai vete ta ndiente se sa kishin vuajtur qindra viktimat çame qe Dionisi kishte masakruar. Kjo eshte faza e pare e masakrimit te popullsise çame dhe ky vit (1611) shenon fillimin e masakrave masive ndaj çameve myslimane, e cila do te perfundonte ne vitin 1946 me masakren e famshme te Filatit.






(1) D. Sarros Logos Stiliteftikos Maximou peloponnissiou- fq. 176
(2) C. Paparrigopoulos – Histoire de la nation grecque T. 5 fq. 629
(3) C. Sathas La Grèce sous la turcocratie fq. 120
(4) C. Mertzios Révolte de Dionysos le philosophe fq. 81-90 ne Epirotica Chronica 1938
(5) D. Sarros Chronique anonyme – ne Logos Stiliteftikos Maximou peloponnissiou- fq. 176
(6) D. Sarros Logos Stiliteftikos Maximou peloponnissiou- fq. 181
(7) E njohur sot edhe me emrin « Vrima e Skilozofit »
(8) D. Sarros Logos Stiliteftikos Maximou peloponnissiou- fq. 182
(9) D. Sarros Chronique anonyme – dans Logos Stiliteftikos Maximou peloponnissiou- fq. 182
(10) D. Sarros Chronique anonyme – ne Logos Stiliteftikos Maximou peloponnissiou- fq. 183
(11) D. Sarros Chronique anonyme – ne Logos Stiliteftikos Maximou peloponnissiou- fq. 210
(12) D. Sarros Chronique anonyme – ne Logos Stiliteftikos Maximou peloponnissiou- fq 180
(13) D. Sarros. – p. 195-196

Comments

Popular posts from this blog

ÇAMERIA GJATE LUFTES SE DYTE BOTERORE

THE GENOCIDE OF CHAMERIA

NURI DHE MAZAR DINO