SHKATERRIMI I EPIRIT NGA PAUL EMILE
SHKATERRIMI I EPIRIT NGA PAUL EMILE SHKRUAN ABEDIN RAKIPI Epiri dhe Iliria ishin dy nga vendet me te shkaterruara nga pushtimi i eger Romak i cili duke hasur ne rezistencen e forte te popullit Iliro-Epiriot ushtroi nje dhune te papare ne trojet tona duke djegur, vjedhur , masakruar fshatra te tera dhe bere skllever me qindra mijera njerez. Straboni shkruan se Epiri dhe Iliria duke qene zona malore kishin me pare nje popullsi te dendur duke marre parasysh faktin qe vargmalet i sherbenin atyre shpesh si strehim dhe mbrojtje per muaj apo vite me rradhe. Por tani shkruan Straboni per shkak te luftrave te pafundme ndaj romakeve , shkaterrimit te vendit nga keta te fundit, marrja e qindra mijera veteve skllever dhe spastrimi i pafund nga ushtrite romake te banoreve te Ilirise dhe Epirit i kane bere keto troje te shkretuara dhe te mjera. Ai shton se edhe vete Orakulli i Dodones hesht dhe bashkohet me keqardhjen universale ndaj Epirit(1). Njeriu dhe tirani me i madh qe ço...