BETIMI I TMERRSHEM ISLAMIK ÇAM

BETIMI I TMERRSHEM ISLAMIK ÇAM 

Betimi me i rende qe kane bere çamerit nder shekuj te cilin se shkeli askush, sa ishte gjalle. Çuditerisht per te gjithe ky betim eshte nje betim i paster islam. Eshte e çuditshme sesi sot disa njerez pretendojne ti bejne çamet qafira dhe laike. Ja pra per ata qafira vjen si deshmi nje fakt i pamohueshem: Betimi i tmerrshem çam, i cili ishte aq i shenjte per ta saqe edhe vete shkrimtaret e huaj e shenojne ate ne librat e tyre. Keta ishin çamet deri dje. Ky betim i ka rrenjet e tija ne Kuran ku Allahu thote: Ai qe flet te verteten nese e ka thene ate vertete le te kerkoje qe nese ai genjen te bjeri mbi te mallkimi i Allahut. Cilet jane ata sot?   


Lidhur me sa bëhet fjalë, J. G. SH., duke ripërtërirë pikë për pikë pohimet e P. Aravantinoit të përshkruara në veprën e vet "H. tis I"(A., 1856, fq. 168-169), në librin e tij "I. tis P. I."(A. 1985, fq. 82-83), vëren: "I kurrërrejtshëm është betimi i tyre, i quajtur «shart»(kusht, konditë, marrëveshje, betim, zotim –I.D.H.), të cilin çamërit e përmendin kur janë të gatshëm të mos shkelin marrëveshjet a zotimet e tyre...Ky betim është si vijon: «U i  jap(filanit) këtë shart për(aksh çështje); po të mos e mbaj, të jem jashtë Musàfëve që zbriti hazreti Musa; të kem ndarë gruan time me 3, me 4, me 7 dallakë(mallkime) dhe të jetë si kahpé(putanë) e  fëmilët e mi bàshtora(doçër); të jem i përjashtuar nga abdesi(pastrimi i pjesshëm para faljes se namazit se myslimaneve), nga marhamài(peshqìri) dhe nga tespìhu; të mos më merren parasysh as lutjet; të jem i përjashtuar nga ramazani dhe nga bajramët. Në e shkelça këtë shart, të dal para gjiqit të Allahut i veshur me lëkurën e dosës dhe të thom se kam pirë klumështin e saj; të bi zinâ(mëkat, kurvëri) me nanën time në portën e Qabês(tek varri i Muhamedit, a. s.) dhe ki shart që bi e që e vulos me glisht, të zihet si i Koqìnit."(çam betimshkelës, i cili u dënua rreptësisht nga gjyqi hyjnor). Siç tregojnë çamërit, betimin e tmerrshëm dhe të habitshëm të mësipërm thuhet se askush nuk e shkeli ndonjëherë.

Comments

Popular posts from this blog

ÇAMERIA GJATE LUFTES SE DYTE BOTERORE

THE GENOCIDE OF CHAMERIA

NURI DHE MAZAR DINO