( Kenge e vjeter çame kushtuar Abedin Pasha Dinos i cili ne 1878 ishte edhe minister i puneve te jashtme te
Perandorise Osmane dhe personalisht perfaqesoi jo vetem Perandorine Osmane ne Konferencen e Berlinit,
po edhe vete popullin çam. Plani dhe strategjia qe ndoqi, dhe mbrojti Perandoria ishte qe çameria smund
ti jepej Greqise, sepse ajo ishte Shqiptare, dhe fakti qe vete Ministri i Puneve te Jashtme te Perandorise
ishte çam nga Preveza e çamerise e provonte kete.)
Abedin beu me trima
U vervit si vetetima,
Junanit ja beri “Prima”,
si miut qe se nxen brima.
Me jataganin ne dore
kapaklli e me pisqolle,
“destur” mbi greker u hodhe,
ca nga ca i zun’ me dore.
Ç’e pandehu Junan qeni,
te qerdhes Jorgo gumeni?!
Lule Abedin Pasha,
Lum Shqipria qe te ka.
1) Jorgo Gumeni ishte shqiptar ortodoks nga Gumenica dhe drejtonte ushtrite greko-arvanite qe masakruan çamet. Ai ishte anetar i organizates ekstremiste fetare Finiqi Eteria
Comments