ÇAMERIA GJATE LUFTES SE DYTE BOTERORE


"... Vete Nuri Dino, nga protagonistet e levizjes irredentiste ne
komunitetin shqiptar te Epirit, duket se kalon duke kaleruar nga
fshatrat shqiptare duke u perpjekur te inkurajoje bashkekombesit e
tij per ti rreshtuar me te rinjte ne grupe te armatosura qe
vazhdonin te formoheshin. Ushtria greke, qe terhiqet dhe prapset, e
pranon sulmin ne jug te Mazarakias, Karterit dhe fshatrave te tjere,
me humbje te mjaftueshme. Mungesa e infrastuktures ne zone, te
demtuarit tranferoheshin nepermjet Igumenices ne Parga per t'u
trajtuar provizorisht nga doktoret e vendit(11). ... "


--------------------------------------------------------
Çamët dhe sulmi Italian i tetorit




Dëshmitë e para për bashkëpunimin e Çamëve me forcat italiane vijnë
nga ditët e para të shpalljes së sulmit Italian në tokën greke.


Çeshtja e Shqiptareve Came te Thesprotise jo vetem perballohej ne
menyre diametralikisht te kundert nga te dyja grupimet, nga Fronti
Kombetar Clirimtar dhe nga Ushtria Clirimtare Popullore Greke nga
njera ane, dhe nga Lidhja Kombetare Demokratike Greke nga ana
tjeter, por dhe vete Camet do te gjenden nje cast te peshtjelluar ne
kundershtimet civile qe do te shperthejne ndermjet grupeve partizane
ne Epir, nga viti 1943 e ne vazhdim. Mobilizimi ideologjik I
deshmive nga te dyja palet te con shume here ne nje ekzagjerim te
ceshtjes, ne ndryshimin e qellimshem te ngjarjeve per sherbimin e
vete synimeve te tyre, ne pergjithesi per afrimin me objektiv te
ceshtjes, dicka vecanerisht e veshtire. Ne perpjekjen tone, duke
patur gjithmone si udherrefyes aksiomen se " e verteta gjendet diku
ne mes ", do te arrijme, sa me shume te jete e mundur, nje sinteze
te besueshme dhe te logjikshme te ngjarjeve te asaj periudhe, te
kufizuar ne perdorimin e atyre informacioneve, vertesia e te cilave
ka qene gjithmone e mundur per tu kontrolluar dhe kryqezuar nga
burime te tjera jogreke, duke shmangur njekohesisht ekzagjerimet dhe
karakterizimet analoge qe kane pare driten e botimit ne te kaluaren,
nga shkrimtare te tjere. Ne asnje rast qellimi I studimit qe keni ne
dore nuk eshte as te justifikoje ose te gjykoje dhe denoje individe,
veprime dhe vendime te kohes.

Sulmi Italian dhe shqiptarët
Korparmata e XXV-te qe kishte marre persiper fushen e ndermarrjeve
ne Epir, me drejtues ushtarakun Karlo Rosin, e quajti Korparmaten te
Camerise. Ne divizionet qe e perbenin ishin inkuadruar tri batalione
shqiptare fashiste italiane, dy batalione kembesoresh Gramos dhe
Daiti, artileria shqiptare Drin dhe batalionet e vullnetareve Tomori
dhe Taraboshi. Keto dy te fundit u perdoren perfundimisht ne
ndermarrjet qe u bene ne frontin e Korces. Trupat e Shqiptareve u
perdoren ekskluzivisht ne fushen e Thesprotise.
Deshmite e para per bashkepunimin e Cameve me forcat italiane vijne
nga ditet e para te shpalljes se sulmit Italian ne token greke.
Afersisht 1000 njerez, ndermjet tyre dhe Aziz Cami, Muharem Demi
etj, ishin nder te paret qe shoqeruan Italianet qe donin te hynin ne
Thesproti, ndersa nuk mungojne dhe informacionet per perdorimin e
udhezimeve te Cameve nga ana e grupeve te para italiane gjurmuese,
tashme qe ne diten e dyte te sulmit. Dhe deri ne 13 Nentor, kur
vazhdoi dhe hyrja e Italianeve ne Epir dhe bashkepunimi I forcave
greke ne jug te lumit Kalama, grupe te armatosura Camesh shoqeronin
ushtrine italiane dhe hynin ne qytetet e Thesprotise si clirimtare.
Ne vitin 1945, Jakomoni do ta kujtoje akoma entuziazmin dhe gezimin
e popullsise se Camerise gjate atij marshimi te pare te Italianeve.
Ne Margariti do te organizohej nje ceremoni e vecante dhe nje feste
per ngritjen e flamurit shqiptar dhe njekohesisht do te prishet dhe
shkaterrohet arkivi I Nendrejtorise se Xhandarmerise se qytetit, per
arsye shume te kuptueshme.
Provokimet e Çamëve
Sulmi gjerman ne Prill te vitit 1941 kunder Greqise dhe kapitullimi
grek qe vijoi shenonin njekohesisht terheqjen e ushtrise greke nga
Shqiperia dhe Epiri dhe kthimin e Italianeve, si fitimtare ne zone.
Deri ne mesin e Majit u realizuan vendosjet e tyre ne Paramithia dhe
ne qytete te tjera epiriote dhe organizimi drejtues I sherbimeve te
tyre, I xhandarmerise (carabiniera) dhe I policise ekonomike
(finanza). Njekohesisht me vendosjen e Italianeve ne Epir u be dhe
kthimi I Cameve qe ishin internuar ne ishujt greke, kthim I cili ne
shumicen e rasteve kishte karakter festiv. Karakteristike e klimes
entuziaste qe mbizoteronte ato dite jane deshmite qe I perkasin
rastit te Margaritit : " Me 6 Maj te vitit 1941 nje pankarte e madhe
shkruante ne shesh " Margariti – Berlin – Rome ". U mblodhen shume
njerez dhe nga fshatra te tjere, te cilet kishin vene qeleshe te
bardha ne koke, qe I vinin vetem ne festa. 12 Maj 1941 – Fshati
ishte I zbukuruar me flamuj shqiptare dhe italiane , degjoheshin
daulle, kenge, shqiptaret came kercenin duke bertitur " Sot kemi
Bajram ". 13 Maj 1941 – Kthim ne Margariti I Jasin Sadikut, oficerit
te ushtrise shqiptare dhe pritje e ngrohte per te. Shqiptaret came
filluan te beheshin provokues, agai Abdulla kerkonte qe te
krishteret te bertisnin " Rrofte Ducja ". Te tjere donin te
ngriheshin ne kembe kur te kalonin ata. 14 Maj – Nje batalion
Italian, qe kalonte nga Margariti, u detyrua nga agallaret ta
kalonte naten aty. Gjate gjithe nates argetim. Te krishteret Sterjo
Kucavti dhe Vangjeli Kosma I rrahen, sepse nuk ngriheshin ne kembe
kur kalonin agallaret "(15).



Afërsisht 1000 njerëz, ndërmjet tyre dhe Aziz Çami, Muharem Demi
etj, ishin ndër të parët që shoqëruan Italianët që donin të hynin në
Thesproti, ndërsa nuk mungojnë dhe informacionet për përdorimin e
udhëzimeve të Çamëve nga ana e grupeve të para italiane gjurmuese,
tashmë që në ditën e dytë të sulmit.




Vijon nga numri i shkuar



1. Sulmi Italian i Tetorit te vitit 1940

Lufta italo-greke ka shqetesuar ne menyre te vecante historiografine
greke dhe ate te huaj deri sot, per kete arsye dhe eshte e mundur qe
te qendrojme me shume vetem ne ngjarjet luftarake; por dicka e tille
do ti kalonte shume caqet e punimit konkret. Ne kete pike do te
kufizohemi vecanerisht ne anen e ndermarrjeve luftarake te dimrit te
vitit 1940 qe kane lidhje te drejtperdrejte me Thesprotine dhe
veprimtarine e Shqiptareve musliane ne zone.

Si e kemi permendur dhe me lart, tashme qe prej veres se vitit 1940
grupe Camesh nga Epir kishin zbarkuar drejt Shqiperise dhe as nuk u
inkuadruan ne rradhet e batalioneve shqiptare qe ishin formuar ne
zonat me jugore te vendit, ne anen e forcave ushtarake italiane, as
formuan grupe te tjera. Kjo humbje duket se vazhdoi deri ne fillimet
e sulmit Italian, dicka qe detyroi divizionin e tete grek te Epirit
te merrte masa te menjehershme kontrolli ne kufi dhe te denonte ata
qe grumbulloheshin per te marre padrejtesisht kufirin(1).


Korpormata e Çamërisë
Sigurisht per arsye shume te qarta te ndikimit te Shqiptaret,
Korparmata e XXV-te qe kishte marre persiper fushen e ndermarrjeve
ne Epir, me drejtues ushtarakun Karlo Rosin, e quajti Korparmaten te
Camerise. Ne divizionet qe e perbenin ishin inkuadruar tri batalione
shqiptare fashiste italiane, dy batalione kembesoresh Gramos dhe
Daiti, artileria shqiptare Drin dhe batalionet e vullnetareve Tomori
dhe Taraboshi. Keto dy te fundit u perdoren perfundimisht ne
ndermarrjet qe u bene ne frontin e Korces(2). Trupat e Shqiptareve u
perdoren ekskluzivisht ne fushen e Thesprotise(3).

Deshmite e para per bashkepunimin e Cameve me forcat italiane vijne
nga ditet e para te shpalljes se sulmit Italian ne token greke.
Afersisht 1000 njerez, ndermjet tyre dhe Aziz Cami, Muharem Demi
etj, ishin nder te paret qe shoqeruan Italianet qe donin te hynin ne
Thesproti(4), ndersa nuk mungojne dhe informacionet per perdorimin e
udhezimeve te Cameve nga ana e grupeve te para italiane gjurmuese,
tashme qe ne diten e dyte te sulmit(5). Dhe deri ne 13 Nentor, kur
vazhdoi dhe hyrja e Italianeve ne Epir dhe bashkepunimi I forcave
greke ne jug te lumit Kalama, grupe te armatosura Camesh shoqeronin
ushtrine italiane dhe hynin ne qytetet e Thesprotise si clirimtare.
Ne vitin 1945, Jakomoni do ta kujtoje akoma entuziazmin dhe gezimin
e popullsise se Camerise gjate atij marshimi te pare te Italianeve
(6). Ne Margariti do te organizohej nje ceremoni e vecante dhe nje
feste per ngritjen e flamurit shqiptar dhe njekohesisht do te
prishet dhe shkaterrohet arkivi I Nendrejtorise se Xhandarmerise se
qytetit, per arsye shume te kuptueshme(7). Kjo periudhe e pare e
shkurter e prezences italiane ne Epir perben nje tregues se si do te
rrjedhin ngjarjet: Filiatit, Igumenices, Murtos u jane vene zjarri
nga keto trupa, plackiten fshatra, zbrazen shtepi, plackiten dyqane,
regjistrohen vrasjet e para te personave te vetmuar, te cilat u
konsideruan si veprime kunderhakmarrjeje per diversitetet e pronave
qe ishin shfaqur gjate dhjetevjecareve te kaluar(8). Mjaft prej
banoreve greke te zones, kryesisht nga paria e komuniteteve
bregdetare, detyrohen te largohen ne jug te Kalamase, duke ndjekur
ushtrine greke(9). Vecanerisht ne Filat, plackitjet dhe
shkaterrimet, ne te cilat si rezulton merrnin pjese bashke me
Shqiptaret dhe ushtaret itailane, ishin te nje shtrirjeje te tille,
sa drejtoria italiane e kufirit Siena u detyrua te nxirrte nje
urdher per kufizimin e devijimeve dhe te anarkise se pergjithshme qe
mbizoteronte(10).


Irredentistët shqiptarë
Vete Nuri Dino, nga protagonistet e levizjes irredentiste ne
komunitetin shqiptar te Epirit, duket se kalon duke kaleruar nga
fshatrat shqiptare duke u perpjekur te inkurajoje bashkekombesit e
tij per ti rreshtuar me te rinjte ne grupe te armatosura qe
vazhdonin te formoheshin. Ushtria greke, qe terhiqet dhe prapset, e
pranon sulmin ne jug te Mazarakias, Karterit dhe fshatrave te tjere,
me humbje te mjaftueshme. Mungesa e infrastuktures ne zone, te
demtuarit tranferoheshin nepermjet Igumenices ne

Parga per t'u trajtuar provizorisht nga doktoret e vendit(11).

Kundersulmi grek filloi me 14 Nentor; atehere dhe deri ne sulmin
gjerman te Prillit te vitit 1941 gjendja ne Thesproti ndryshoi.
Ushtria greke pushtoi perseri tokat e zones dhe perparoi akoma me ne
veri, brenda tokes shqiptare. Te krishteret qe ishin larguar u
kthyen ne fshatra, por shume prej tyre I gjeten shtepite e tyre te
plackitura dhe te djegura. Me ushtrine greke u kthyen ne Thesproti
ente dhe perfaqesues te autoriteteve drejtuese qe ishin larguar prej
kohesh. Atehere shume prej burrave shqiptare u kapen prej
autoriteteve dhe u derguan ne Korinth, ne Hio, ne Mitilini, ku
qendruan deri ne hyrjen e Gjermaneve ne Greqi. Shume pak prej tyre,
per te cilet ekzistonin deshmi mbi veprimtarine e tyre te armatosur
gjate periudhes se vogel kohore te qendrimit te Italianeve ne Epir,
u pushkatuan(12). Por duket se dhe nga ana e banoreve greke te
fshatrave qe kishin duruar pasojat e atij qendrimi te
pare "pushtues" te Shqiptareve, nuk munguan veprimet e
kunderhakmarrjes(13), ndersa ekzistojne informacione dhe per vrasje
sporadike te Shqiptareve ose zhdukje te te dyshuarve(14).

Ishte e natyrshme qe keto ngjarje te para te Nentorit te vitit 1940,
jo vetem zgjeruan te caren qe ishte krijuar ndermjet dy
komuniteteve, te Grekeve dhe Shqiptareve, ne Epir gjate periudhes se
kaluar, por dhe intesifikuan pasionin nacionalist te te dyja paleve,
dhe kjo ishte pikenisja kohore e periudhes se zeze qe do te njohe
Epiri gjate pushtimit.


2. Vitet e pushtimit Italian.
Para se te kalojme ne sintezen e ngjarjeve te Luftes se Dyte
Boterore qe kane te bejne me Epirin dhe prezencen e Cameve aty,
duhet te ndalemi ne dy konstatime ekstreme, sipas kendveshtrimit
tone, te cilat kane lidhje te drejtperdrejte me prekjen e kesaj
ceshtjeje te veshtire dhe per kuptimin me te mire te problemeve qe
dalin.

Se pari, qellimi I studimit konkret nuk eshte te beje parashtrimin
analitik te emrave, shifrave, episodeve, krimeve, vrasjeve,
shkaterrimeve te shtepive dhe te gjithe ndertesave, apo te cdo lloj
dhune te ushtruar gjate asaj periudhe te trazuar, sepse keto te
dhena tashme jane botuar shume here ne te kaluaren dhe nga burime te
shumta, prandaj perseritja e tyre nuk ka ndonje synim te vecante,

per kete arsye besojme se vertetesimi I te gjitha llojeve te ketyre
veprimeve ne periudhe lufte eshte I pamundur megjithe perpjekjet e
vazhduara qe jane bere, informacioni I manget eshte dhene dhe per
kete arsye te dhenat numerike qe botohen gjate viteve nuk jane shume
te verteta dhe nuk munden kurresesi te kene vlere perkatese. Nga ana
tjeter besojme se nuk jane shifrat ato qe kane rendesi paresore ne
rastin konkret, por kerkimi I se vertetes – gjithmone brenda
mundesive – dhe ruajtja e kujteses historike. Rrjedhimisht, qellimi
yne eshte te krijojme nje ikone, sa shume te jete e mundur, te
pergjithshme dhe sa me te plote te kushteve qe mbizoteruan ne
Thesproti ne ate periudhe.

Se dyti, studiuesi I periudhes se Luftes se Dyte Boterore dhe ne
menyre te vecante I ngjarjeve qe lidhen me hapesiren greke, jo
detyrimisht vetem me Epirin, duhet te kaloje nje pengese te madhe
dhe te veshtire qe I del perpara : ngarkesen ideologjike qe
karakterizon frymen e kohes, ashtu si ajo buron nga vete burimet e
brendshme qe kane mundur te shpetojne. Te dhenat dhe deshmite qe
kemi ne dispozicion me qellim prekjen e ngjarjeve, ne me te shumten
e rasteve jane diametralisht te kunderta ndermjet tyre, sepse vijne
nga dy bote ideologjikisht te kunderta: nga pala komuniste dhe ajo
jo komuniste ose nga grupet nacionaliste. Ceshtja e Shqiptareve Came
te Thesprotise jo vetem perballohej ne menyre diametralikisht te
kundert nga te dyja grupimet, nga Fronti Kombetar Clirimtar dhe nga
Ushtria Clirimtare Popullore Greke nga njera ane, dhe nga Lidhja
Kombetare Demokratike Greke nga ana tjeter, por dhe vete Camet do te
gjenden nje cast te peshtjelluar ne kundershtimet civile qe do te
shperthejne ndermjet grupeve partizane ne Epir, nga viti 1943 e ne
vazhdim.


Mobilizimi ideologjik i dy palëve
Mobilizimi ideologjik I deshmive nga te dyja palet te con shume here
ne nje ekzagjerim te ceshtjes, ne ndryshimin e qellimshem te
ngjarjeve per sherbimin e vete synimeve te tyre, ne pergjithesi per
afrimin me objektiv te ceshtjes, dicka vecanerisht e veshtire. Ne
perpjekjen tone, duke patur gjithmone si udherrefyes aksiomen se " e
verteta gjendet diku ne mes ", do te arrijme, sa me shume te jete e
mundur, nje sinteze te besueshme dhe te logjikshme te ngjarjeve te
asaj periudhe, te kufizuar ne perdorimin e atyre informacioneve,
vertesia e te cilave ka qene gjithmone e mundur per tu kontrolluar
dhe kryqezuar nga burime te tjera jogreke, duke shmangur
njekohesisht ekzagjerimet dhe karakterizimet analoge qe kane pare
driten e botimit ne te kaluaren, nga shkrimtare te tjere. Ne asnje
rast qellimi I studimit qe keni ne dore nuk eshte as te justifikoje
ose te gjykoje dhe denoje individe, veprime dhe vendime te kohes.

Sulmi gjerman ne Prill te vitit 1941 kunder Greqise dhe kapitullimi
grek qe vijoi shenonin njekohesisht terheqjen e ushtrise greke nga
Shqiperia dhe Epiri dhe kthimin e Italianeve, si fitimtare ne zone.
Deri ne mesin e Majit u realizuan vendosjet e tyre ne Paramithia dhe
ne qytete te tjera epiriote dhe organizimi drejtues I sherbimeve te
tyre, I xhandarmerise (carabiniera) dhe I policise ekonomike
(finanza). Njekohesisht me vendosjen e Italianeve ne Epir u be dhe
kthimi I Cameve qe ishin internuar ne ishujt greke, kthim I cili ne
shumicen e rasteve kishte karakter festiv. Karakteristike e klimes
entuziaste qe mbizoteronte ato dite jane deshmite qe I perkasin
rastit te Margaritit : " Me 6 Maj te vitit 1941 nje pankarte e madhe
shkruante ne shesh " Margariti – Berlin – Rome ". U mblodhen shume
njerez dhe nga fshatra te tjere, te cilet kishin vene qeleshe te
bardha ne koke, qe I vinin vetem ne festa. 12 Maj 1941 – Fshati
ishte I zbukuruar me flamuj shqiptare dhe italiane , degjoheshin
daulle, kenge, shqiptaret came kercenin duke bertitur " Sot kemi
Bajram ". 13 Maj 1941 – Kthim ne Margariti I Jasin Sadikut, oficerit
te ushtrise shqiptare dhe pritje e ngrohte per te. Shqiptaret came
filluan te beheshin provokues, agai Abdulla kerkonte qe te
krishteret te bertisnin " Rrofte Ducja ". Te tjere donin te
ngriheshin ne kembe kur te kalonin ata. 14 Maj – Nje batalion
Italian, qe kalonte nga Margariti, u detyrua nga agallaret ta
kalonte naten aty. Gjate gjithe nates argetim. Te krishteret Sterjo
Kucavti dhe Vangjeli Kosma I rrahen, sepse nuk ngriheshin ne kembe
kur kalonin agallaret "(15). vijon

Olsi Baze

Referenca
1. H.Kacimitru, Epiri ne vijen e pare. Veprimet e Divizionit te VIII
gjate luftes 1940-41, Shtabi I Pergjithshem I Ushtrise, Athine 1982,
fq.91.

2. Grumbullimi I grupeve te rregullta shqiptare qe ishin bashkuar me
forcat italiane ishte pa rezultat. Nga batalioni Tomori , me potence
fillestare prej 1.000 burrash, I cili konsiderohej dhe me luftaraku,
qendruan ne pozicionet e tyre me pak se 100 burra. Me te shumtet ose
braktisen frontin dhe u kthyen me kembe ne vendet e tyre ose
dezertuan. Per shkak te kesaj sjelljeje dhe te mungeses totale te
disiplines, administrata italiane u detyrua t'I largoje, nga mesi I
Nentorit nga fronti. Fischer, Shqiperia gjate luftes, fq.117 dhe
Tetor 1940: Fusha e Greqise, Campobasso 1995, fq.79.

3. Me shume ne lidhje me fuqite nga te dyja anet, shiko Shtabi I
Pergjithshem e Ushtrise/Drejtoria e Historise se Ushtrise, Historia
e permbledhur e luftes italo-greke dhe asaj greko-gjermane 1940-1941
(Ndermarrje te ushtrise ne toke), Athine 1985, fq. 27 dhe Kacimitru,
Epiri ne vijen e pare, fq.66 e ne vazhdim.


4. AYE, 1945, 81/1/16308. Ministria e Jashtme drejtuar te gjithe
ambasadave ne Athine, Athine 6-6-1945. raport I bashkangjitur " Mbi
muslimanet e Thesprotise ", si dhe shiko PRO/FO, 371/48094, nr.16,
F.Ë.Deakin drejtuar Ph.Broad, Bari 23-1-194.

5. I. Arximandhriu, Camet, Dhembje dhe lote ne Thesproti, fq.49-50.

6. AYE, 1945, 45/1, Gjyqi I Jakomonit.

7. N. Caka, Krimet e Cameve ne Parga dhe ne zonen perreth( Nje
dokument), Parga 1992, fq.19-20.

8. PRO/FO, 371/48094, nr. 743/ST/8/a/45, Ambasada e Londres drejtuar
Zyres se Jashtme, Londer 4-12-1945.

9. AYE, 1945, 81/1/16308, Ministria e Jashtme drejtuar te gjithe
ambasadave, Athine 6-6-1945. Raport I bashkangjitur " Mbi muslimanet
e Thesprotise ", Me shume ne lidhje me ngjarjet e atyre diteve shiko
V. Krapsiti, E verteta historike per camet e Epirit, Athine 1992,
fq. 95-101 dhe Arqimandhriu, Camet, fq. 47-58.

10. Kacimitru, Epiri ne vijen e pare, fq. 172.


11. Caka, si me lart, fq. 19-20.

12. AYE, 1945, 46/8/15564, Administrata e Pergjithshme e Epirit
drejtuar Ministrise se Jashtme, Janine 3-5-1945.

13. AYE, 1945, 81/1/16308, Ministria e Jashtme drejtuar gjithe
ambasadave, Athine 6-6-1945, Raport I bashkangjitur " Mbi muslimanet
e Thesprotise ".

14. AYE, 1944, 42/6/262, Komiteti Mbare Epiriot drejtuar Komitetit
Qendror te Frontit Kombetar Clirimtar, Dholiana 6-11-1944. shiko dhe
Sp.Muselimi, Ngjarje historike ne Thesproti, Selanik 1976, botim nga
gazeta Vatra e Epirit, Janine 1974.

15. N. Ziagu, Imperializmi anglez dhe rezistenca kombetare 1940-45,
Athine 1978, Vellimi 1, fq. 143-144.

Comments

Popular posts from this blog

THE GENOCIDE OF CHAMERIA

NURI DHE MAZAR DINO