Çështja Çame midis Shqipërisë dhe Greqisë
Çështja Çame midis Shqipërisë dhe Greqisë
Europa jo vetëm që duhet të shikojë përpara, por mos të harrojë që minorancave t`Ju kthejë të drejtat e tyre të mohuara
Galip TAHO
Anëtar i Kryesisë së PDI dhe Kryetar i Degës së Tiranës
Gjatë viteve 1994 Parlamenti Shqiptar dhe Presidenti Shqiptar, aktualisht Kryeministri Shqiptar Sali Berisha, nga ligji nr 7830 i datës 30.06.1994 dhe me Dekret Presidencial nr 885 i datës 12.07.1994, kanë njohur gjenocidin Grek ndaj popullsisë së pafajshme dhe të pambrojtur Çame.
Shumica e atëhershme parlamentare Shqiptare, duke vendosur 27 Qershorin si datë e cila simbolizon fillimin e ngjarjes tragjike kundër minoritetit Shqiptar Çam të Greqisë, i dhanë kujtesën e duhur viktimave të pafajshme, por gjithashtu kanë nderuar veten e tyre dhe të drejtesisë universale.
Që nga ajo kohë e deri tani, qeveritë Shqiptare nuk kanë bërë shumë dhe ne, duke marrë parasysh se janë rreth 500.000 emigrantë Shqiptarë në Greqi të cilët janë një preokupim i madh për të gjitha qeveritë Shqiptare, mund ta kuptojmë në një farë mënyre këtë pozicion.
Në fakt gjatë viteve të fundit çdo krizë Greko-Shqiptare është pasuar me dëbime të dhunshme nga Greqia të të ashtuquajturve emigrantë të paligjshëm Shqiptarë dhe sigurisht me shqetësime për Shqipërinë.
Por, nga ana tjetër, në vitin 2002 gjatë një seance të Komisionit të Kongresit Amerikan për Sigurim dhe Bashkëpunim me Europën, Prof. Elia Dimitrias, Përfaqësues i Komisionit Grek të Helsinkit ka deklaruar:
“Ne nuk e njohim çështjen Çame, por për fat të keq nuk ka evidenca të mjaftueshme rreth këtij rasti. Fakti është se Qeveria Shqiptare, ku shumica e minoritetit Çam jetojnë, nuk e ka shtruar asnjëherë seriozisht këtë problem. Qeveria Shqiptare flet rreth saj vetëm në kohën e krizave me Greqinë.”
Një deklaratë e tillë e një përfaqësuesi Grek të Helsinkit sigurisht është domethënëse edhe pse nuk është plotësisht korrekte. Para së gjithash, kemi një Institucion Grek i cili njeh në parim çështjen Çame, të cilën Qeveritë Greke nuk e kanë njohur asnjëherë duke e konsideruar si një çështje që nuk ekziston!
Po, duke ju referuar tekseve historike të shkollave Greke, ishte 29 Shtatori i vitit 1943 dita kur ushtarët Gjerman, duke bashkëpunuar me disa qytetarë Çam Grek me origjinë Shqiptare, kanë ekzekutuar 49 anëtarë të Këshillit Bashkiak të Paramithisë.
Janë po këto tekse historie, të cilat tregojnë që ky akt ishtë shkaku i urrejtjes së popullit Grek ndaj Shqiptarëve Çam dhe siç dihet deri tani, ka patur vetëm disa proçese gjyqësore ushtarake kundër personash Shqiptar Çam, gjyqe të cilat kanë akuzuar dhe dënuar ata, kolektivisht si bashkëpunëtorë të Nazi-Fashizmit!
Baza ligjore e këtyre vendimeve juridike dhe politike mund të jetë marrë vetëm nga “Ligji i Luftës” (Me titull 2636) i cili në vitin 1940 i shpalli luftë Mbretërisë së bashkuar Italio - Shqipëtare, kur Shqipëria në fakt ishte e pushtuar në atë kohë nga Italia.
Në fakt, Qeveria Greke e ka shfuqizuar këtë ligj lufte në vitin 1987, por nuk e ka dërguar atë për tu ratifikuar në atë kohë në Parlament, dhe ai është pjesërisht dhe çuditërisht ende në fuqi edhe në ditët e sotme, ndërsa Greqia ka firmosuar një Marrëveshje Miqësie me Shqipërinë në vitin 1996!
Për më tepër, në Shqipëri në legjistraturen e fundit te Parlamentit, kur nje grup i Qendrës së Djathtë propozuan një projekt rezolutë për Çështjen Çame dhe kur kur ajo ishte gati për tu aprovuar nga shumica e pralamentarëve, u bllokua nga një ndërhyrje e fortë e Qeverisë Greke dhe mbështetja e anëtareve të Parlamentit përfaqësues të Partisë së Minoritetit Grek në Shqipëri.
Prej atëhere, popullsia Çame e Shqipërisë, e organizuar që prej vitit 1991 në një Shoqatë Patriotike dhe Politike “Çamëria” (NGO) iu bashkua dhe përkrahu Partinë për Drejtësi dhe Integrim (PDI), e cila është partia e vetme politike, që ka në bazë të Programit të saj zgjidhjen demokratike të çështjes Çame ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë.
Në fakt, Qershorin e fundit që të dyja këto Organizime Politike, në përkujtim të 62- vjetorit të gjenocidit Grek, kundër popullsisë Shqiptare Çame, organizuan një marshim paqësor në jugun e Shqipërisë, duke filluar nga qyteti i Sarandës, në drejtim të fshatit Klloq ku ndodhet një varr masiv i viktimave Çame, ku u vendosen tufa me lule në respekt të këtyre viktimave të pafajshëm të cilët për të shmangur dhunën Greke ju drejtuan Shqipërisë.
Më pas, marshimi vazhdoi në drejtim të kufirit Grek për të simbolizuar pamundësinë e vendosjes së tufave me lule në respekt të viktimave të tjera Çame të gjenocidit Grek, varret e të cileve ndodhen në territorin Grek.
Nëpërmjet atij marshimi politik u kërkua publikisht nevoja e respektimit të Standarteve Ndërkombëtare të Pakicave Etnike edhe për rastin e popullisisë Çame, veçanërisht për të Drejtën e shtetësisë dhe të Drejtën e Pronësisë.
Kohët e fundit të dyja Organizatat Politike, gjithashtu kanë qenë komsumatore racionale të Demokracisë Europiane, ku Greqia është anëtare me të drejta të plota dhe Shqipëria aspiron të jetë e tillë.
Tani çështja Çame, nuk pranohet nga Qeveria Greke, por është shumë mirë e njohur nga Komisioni Europian, të cilit Partia për Drejtësi dhe Integrim, duke mbështetur një iniciativë Franceze e cila i ka kërkuar Ankarasë të njohë Gjenocidin e Armenisë gjatë viteve 1945-1918 si një “parakusht për të hyrë në Bashkimi Europian”, i kërkon Komisionit Europian të marrë inisiativat e duhura publike në lidhje me Gjenocidin Grek kundër popullsisë së pafajshme dhe të pambrojtur Çame ne vitet 1944 – 1945.
Në pritje të përgjigjes së duhur nga ana e Komisionit Europian dhe duke përdorur këtë hapësirë pozitive të gazetës periodike italo-shqiptare “Rrënjët” botuar në Romë, dua të them se ne besojmë që Komisioni Europian nuk ka paragjykime politike kundrejt kombësive, feve apo shteteve, por vetëm respekton parimet universale të të Drejtave Themelore të Njeriut.
Comments