TRIMERIA CAME PERBALLE DREDHISE SULIOTE


TRIMERIA CAME PERBALLE DREDHISE SULIOTE

SHKEPUTUR NGA ENCIKLOPEDIA JUGSHQIPTARE E IBRAHIM D. HOXHA

* Komentoi: Abedin Rakipi


BEJDESHÀTI, Beqir agà(1790-1824), i mbiquajtur Karabeqír agà. Në kohë lufte mbante gradë mirjallaj(kolonel). Gjatë viteve 1822-1823 në krye të një allàji(regjiment) bashkëvendësish: dhrohomítë, gardhíqas, karbunarítë(fshatra te CAMERISE) e të tjerë që thërriteshin nën armë vetëm në kohë lufte, u ngarkua të përzinte çetat e përbëra prej plaçkitësish sulotë. Çetat e tyre zbrisnin nga malet dhe grabisnin herë e kurdo pasuritë e banorëve të fshatrave fqinje të vendeve të ulta: kodrinore e fushore, më të afërtat e të cilave ishin dhrohomitët e gardhiqasit. Duke vazhduar ndjekjen me luftime të pandërprera, puna e desh që t’i mërgonin aq sa të mos mundeshin të ktheheshin më. Kështu, në ndjekje e sipër dikur arritën deri në jugun siujdhezor grek, ku tanimë nuk mund t’u shmangeshin luftimeve edhe me kryengritës të tjerë, kryesisht edhe ata shqiptarë, po të besimit kristian, nëpër të cilët strukeshin edhe grekër të pakë. Trupmadh, tejet i fuqishëm dhe shpatarak i rreptë e trim i tërbuar, përherë printe në ballë të bashkëluftëtarëve të vet. Duke ia ditur këto cilësi si edhe zotësinë e trimërinë e bashkëluftëtarëve të tij, kundërshtarët ndeshjes me allajin e tij i ndruheshin dhe, kur mundeshin, i shmangeshin. Edhe pse përballë luftëtarësh kundërshtarë po aq trima, ai dhe allaji i tij dolën fitimtarë në disa ndeshje. Së fundi u ngarkua t’u merrte kryengritësve një kala të rënë më parë në duart e tyre e që tërë përpjekjet për t’ua rimarrë kishin shkuar huq. Si përherë me shpatë zhveshur në dorë, në ballë të bashkëluftëtarëve iu afrua portës kryesore. Kur po çante për të hyrë brenda në kala, një plumb i shkrehur nga një pushkë pas një frengjie e goditi për vdekje. Nuk la fëmijë, sepse nuk ishte martuar.

BEJDESHÀTI, Daut agà(1794-1827). Vëllai i Beqir agait; kur i vëllai u përplas për tokë i vdekur, ai, po me shpatë zhveshur në dorë po çante nëpër armiqtë përkrah tij. Pa e lëshuar zemra nga vrasja e të vëllait, drejtoi bashkëluftëtarët me po atë guxim dhe tok me ta u gjend në sheshin brenda kalasë. Gjithnjë në përleshje trup me trup mposhti qëndresën e kundërshtarëve. Të pakët që i shpëtuan vdekjes hodhën armët në këmbët e fitimtarëve. Rrjedhimisht edhe këtij iu dha grada mirallaj. Veprimtarinë e mëtejshme nuk e kemi gjetur dot në ndonjë burim të shkruar apo nëpër gojëdhënat. Në gojëdhënat tregohet se u vra rreth 3 vjetësh pas të vëllait gjatë një luftimi tejet të rreptë. Po ndërsa në disa gojëdhëna thuhet se u vra në Mesollónjë, në disa të tjera thuhet se u vra në Athinë. La vetëm një djalë.


ÇAPARI, Hasan. Lindi në Margëllëç. Themeluesi i derës së lavdishme Çapari. Vasil Krapsiti në “Istoria tu Margatiu” gabohet kur shkruan se ishte i ardhur, aziatik. Gojëdhënat e shumta të bashkëqytetarëve të tij vërtetojnë katërcipërisht se ai pati dalë nga familja e madhe margëllëçase, Amaràti. Prijësi luftarak më i zoti dhe më i dëgjuari jo vetëm në Çamëri, që po se po, por edhe shumë më përtej, shpatarak i rrallë, gjeneral i shquar kalorie dhe diplomat i dalluar. Admirali rus, Ushakov, komandanti i flotës së Detit të Zi, i cili asokohe vepronte në detin Jon, në shkresat dërguar oborrit carist, Hasan Çaparin e quante një ndër komandantët e rëndësishëm të armatës alipashiane.(P. Aravantinoi, G.LL.Arsh dhe I.M.Qafëzezi.). Sipas dëshmitarëve ngjarjepërshkrues të kohës dhe gojëdhënave të shumta ai kishte një trup të bëshëm e lastar si qiparis, tërheqës e tejet të fuqishëm. Tejet i pashëm: fytyrë kalesh(paksa ezmer), syfilxhan, vetulltrashë e flokëzi si pendë korbi. Thuhet, gjithashtu, se ishte gjysmë njeri e gjysmë “xhinì”(hyjni) dhe se kishte dashnore një zërë(orë, zanë); thuhet edhe se ajo i ishte shfaqur në gjumë edhe vet të shoqes së Hasanit.
Sipas gojëdhënave të mbartura nga brezi në brez çeta cubash sulotë “nuk linin dy gurë bashkë”. Që nga çerdhet e veta në brinjat e thepisura të humbëtirave të Sulit – sipas I. M. Q.- ato derdheshin tatëpjetë fshatrave të vendeve të ulta të Çamërisë Jugore, tmerronin banorët e tyre dhe grabisnin gjithçka që gjenin në to; madje disave prej fshatrave të afërta me ta u vinin edhe detyrime të përvitshme. Të gjitha veprimet ushtarake osmane kundër tyre kishin qënë të padobishme; dhe ç’ishte edhe më keq. ata kishin mundur të ngrenin edhe një nyjë tejet të fuqishme në malin Flùar, mal në të majtë të rrjedhës së mesme të Lumit të Zi, e cila u kishte dhënë edhe më tepër dorë për grabitëri në vendbanimet e krahinës Çamofshatra; ndërkaq, ai që pastaj u quajt me mbiemrin Çapâr, kishte arritur në dallgë të tij. Për t’u ndalur grabitqarëve hovin dhe për t’u prerë përgjithmonë udhën e tyre dëmebërëse, prijës e trima nga Janina, Margëllëçi, Narta, Paramithia e Préveza kundër tyre ngrinin prita të shumta dhe bënë me to luftime të herëpasherëshme shumë të rrepta e tejet të përgjakshme; gjithësaherë i zmbrapsnin dhe i zbonin deri në strofkat e tyre të çelura nëpër faqet e pjerrta thikë të maleve të veta. Njëri prej atyre prijësave e kordhëtarëve me emër ishte edhe Hasan Amarati. Gjatë vitit 1772 ai me trimat e vet –sipas Ilo Mitkë Qafëzezit- disa nga çetat në fjalë “që rripnin fshatrat e ultësirave” i dërrmoi disa herë dhe më në fund i shkatërroi tërësisht. Gjatë një nate kur kapedan Xhavàrra(a Zhavàrra) me cubat e vet po kalonte nga fshati Koçonopull i Poshtëm për në fshatin fqinjë, Muzhakë, papritmas hasi në njësinë luftarake të prirë nga Hasan Amarati. Në përfytjen e bërë në shtratin e rrjedhës së epërme të lumit Lur, gjatë dyluftimit ndërmjet të dy prijësve, Hasani e vrau Xhavarrën dhe si shenjë mundjeje i mori sharkën e zezë me shirita të bardhë anëve; këta lloj shiritash në Çamëri –si edhe ata të llambave me vajguri- i quajnë çaparë. Shiritat e asaj gune u bënë shkak që andej e pas Hasan Amarati të quhej Hasan Çapari.(Rrëfime të Abdul Kup Gjuzelit, Hasan Velo Çaçanit dhe Mete Faslli Ballës nga Margëllëçi). I.M.Q. thotë se përleshja në fjalë u bë në fshatin Bodàr; dikush tjetër thotë se u bë në Zharrovìnë, edhe këta të dy vendbanime në Çamofshatra. Po, po të mbahen parasysh vendndodhjet e këtyre fshatrave dhe mundësia për t’u vërtitur çetat në fjalë, mund të thuhet pa mëdyshje se rrëfimi i tre margëllëçasve të sapopërmendur është plotësisht bindës, pra dhe i besueshëm.

• Suliotet ne ato vite kishin kaluar ne anen greke dhe luftonin kunder çameve muslimane. Ata ne çdo perpjekje te tyre kerkonin perparimin e trupave kryqtaro-athino-fanarite dhe per kete ne emer te kryqit luftonin kunder bashkekombasve te tyre muslimane. Perballe ketyre çetnikeve Suliote qe sulmonin çamerit muslimane te pafajshem ne emer te kryqit kane luftuar jo vetem vellezerit Bejdeshati po edhe shume çamer te tjere qe luftonin qe çameria mos te bjeri kurre ne roberine greke. Ndersa ne çamet luftuam per nje çameri shqiptare Suliotet luftuan bashke me greket per nje Greqi te madhe, dhe per kete mund te quhen pa frike tradhetare te kombit shqiptar. Nje nder mbeturinat e fundit Suliote ne Shqiperine e sotme qe fallsifikon te dhenat historike duke glorifikuar tradhetaret Suliote eshte Sulioti ARBEN LLALLA alias ARBER THESPROTI. Arben Llalla ka mbaruar studimet e tij historike ne Greqi dhe prej vitesh glorifikon ne libra ideologjine tradhetare Sulioto-Arvanite duke u munduar tja shesi ate kombit shqiptar si te vertete. A mos valle Arben Llalla qe fshihet nen pseudon e Arber Thesprotit ka marre instrukcione te qarta nga akademiket greke?

Comments

Popular posts from this blog

ÇAMERIA GJATE LUFTES SE DYTE BOTERORE

THE GENOCIDE OF CHAMERIA

NURI DHE MAZAR DINO