Posts

CAMET NUK BASHKEPUNUAN ME ARMIKUN

Image
BATALIONI CAMERIA CAMET NUK BASHKEPUNUAN ME ARMIKUN Botimet historike greke permbajne te dhena per te verteten e CamerisePopulli shqiptar i Camerise, pavaresisht nga disa individe qe u vune ne sherbim pushtuesve kane ndihmuar levizjen per clirimin e Greqise, duke krijuar batalionin me 300 luftetare se bashku me luftetaret grek. Krimet monstruoze qe ndodhen ndaj popullit shqiptar te Camerise e kane burimin ne gjithe strukturen e ideologjise se tyre shoviniste te atyre forcave qe ushqenin nje urrejtje ndaj shqiptareve e shqiptarizmit ne teresi dhe qe kishin per qellim grabitjen e teritoreve te saj.Nga Kastriot DemiFilozofi i madh grek Ksenofoni ka thene: "Historia qe meret vetem me veprat e mirefillta te Leonides dhe hesht para tradhetise se Efialtit, ngjajne me nje monedhe fallco te lyer me ar per te perjashtuar dhe justifikuar fajtoret". Ky percaktim i ngulitur ne ndergjegjen time me shtyn te jem i paanshem.60 vjet m...

Aneks nje teze greke problemi i çameve myslimane

Image
PUNIMET E SEMINARIT TË PARË KULTUROR "MBI ÇAMËRINË"(Proceedings of the First Cultural Seminar "On Chameria")17 . VI. 2000Keating Building, Fordham UniversityBronx, New York, U.S.A. Kyriakos D.Kentrotis Aneks, një tezë greke: Problemi i çamëve myslimanë Mbi bazën e dekretit presidencial Nr.7442 të datës 17.12.1990, në mars të vitit 1991 u themelua shoqata politiko-patriotike "Çamëria". Qëllimi që i vuri vetes kjo shoqatë, siç u formulua në mbledhjen e datës 17.3.1991 nga kryetari Abas Dojaka, dhe siç mund të lexohet edhe në organin e shtypit të shoqatës,"Çamëria - Vatra Amtare" të datës 28.3.1991, është "mbrojtja dhe njohja e të drejtave të çamëve". Dojaka akuzoi qeverinë greke dhe veçanërisht ish-kryeministrin grek Kostandinos Micotaqis se donin të linin në harresë çështjen çame. Në këtë pikë, qeveria aktuale, tha Dojaka, vazhdon politikën e vjetër të mohimit të kësaj pakice dhe mbështet versionin, sipas të cilit çamët myslimanë akuzohe...

NE SHQIPTARET E CAMERISE AKUZOJME

Image
NE SHQIPTARET E CAMERISE AKUZOJME Shtetin grek. Megali idhenë, kryeministrat që nga Metaksai dhe deri tek Simitis, Napoleon Zervën, gjeneral Kacimitro, dhespotin e Paramithissë, Papa Qesarin, dhespotin e Janinës, Spiridhonin, kriminelët Vasil Ballemi, major Kranjai, Strugarët, Kamarat, Pitulenjët, Vitot si dhe gjithë kriminelët e tjerë grekë që kanë bërë masakra kundër njerëzimit në Çamëri, që nga viti 1913 dhe deri sot. Ju akuzojmë!Në emër të të gjallëve, në emër të të vdekurve nga torturat ç'njerëzore, të ushtruar mbi ta. Në emër të grave shtatzëna që u therën në Paramithi, Pargë, Filat, Gumenicë, Margëlliç, duke ju nxjerrë foshnjat nga barku. Në emër të grave të përdhunuara shtazërisht, në emër të vajzave që u përdhunuan duke ju hequr veç vdekjes dhe dinjitetin njerëzor. Në emër të nënave që panë me sy therjen e fëmijëve të tyre, në emër të baballarëve që hapën përpara gropat e fëmijëve të tyre, pastaj të tyret. Në emër të atyre që vdiqën për bukë dhe të uritur, në emër të atyre...

CAMERIA E KOMBI SHQIPTAR PO ZGJOHEN

Image
Trajtimi i interesave kombëtare do të mbetet fusha me delikate, e cila duhet t'i hape rrugën rizgjimit te vetedijes kombëtare, për te zgjidhur padrejtesite historike ndaj Shqipërisë. Veshtrimi me këtë sy i problematikes shqiptare qe dominon sot ne rajon, obligon inteligjencen dhe njerëzitë me fryme idealiste kombëtare, te synojne drejt misionit për një pavaresi te plotë kombëtare. Levizjet politike drejt një synimi te tillë ne dekaden e fundit, kanë nxitur reagimet dhe kundervenien e ashper te fqinjve te Shqipërisë. Kërkesat e shqiptareve, te perfaqesuara nga forcat progresiste perparimtare te popullit shqiptar, bëjnë te turbullohen kundershtaret tradicionale dhe perkrahesit e tyre, duke nxitur presionet e hapura politike, ekonomike e pse jo dhe ushtarake. Çështja kombëtare është vënë përballë sfidave te fuqishme qe kërkojnë zgjidhje. Tradicionalisht ne politikën shqiptare, përherë ka nxjerre kokë një qëndrim i shpifur, nën "petkun kombëtar", i perfaqesuar nga pseudopatri...

Raport i Ministrise se Jashtme te Turqise mbi Çamët

Image
XHAMIA E ASLLAN PASHAIT JANINE Raport i Ministrise se Jashtme te Turqise mbi Çamët http://www.geocities.com/big_albania/raporti_i_mpjt.html Shqiptarët Etnik ne Greqi Çamët Shqiptare Megjithëse i ndare sot midis Greqise dhe Shqipërisë,krahina e Epirit ne Gadishullin Ballkanik ka qenë etnikisht shqiptare qe nga kohët e lashta. Gjatë Konferences se Ambasadoreve te Londres ne 1913,pjesa jugore e krahines u nda toka meme dhe iu dha shtetit grek,pavarësisht nga fakti qe popullsia e Epirit Jugor ishin Shqiptare te besimit ortodoks dhe mysliman.Ndërkohë qe shqiptarët ortodokse ishin objekte te heleniz- mit,shqiptarët myslimane ose u shfarosen ose u debuan me force nga tokat e te te pareve të tyre nga qeveria greke. Shqiptarët myslimane ose Çamët qe jetoni ne Epirin e Jugut (Çamëria ose Thesprotia siç quhet nga Greket) ishin viktimat e pastrimit të parë etnik ne Europe me mbarimin e Luftes se Dyte Botërore.Tragjedia Came ishte një nga ...

Tragjedia çame dhe mesazhet e saj për shqiptarët

Image
Tragjedia çame dhe mesazhet e saj për shqiptarët Në kushtet e mungesës së të drejtave kombëtare, shqiptarët e çamërisë, lypsej të orientoheshin e të mbështeteshin në ato forca që mbështesnin interesat e tyre kombëtare. Asnjëra nga forcat politike greke nuk e kundërshtoi krimin, raprezaljet dhe gjenocidin e qeverisë greke ndaj shqiptarëve të çamërisëZerva dhe ndërkombëtarëtTragjedia çame u "justifikua" nga Zerva edhe me spekulimin se, shqiptarët bashkëpunuan me gjermanët. Ndërsa, ishte vetë Zerva që kishte lidhur një marrëveshje bashkëpunimi me gjermanët. Zerva pranoi të futej në luftë kundër gjermanëve vetëm pasi mori miratimin e Misionit Ushtarak Britanik, për të ndëshkuar popullsinë çame. Në këtë mes del dhe një problem tjetër: Aleatët e Mëdhenj gjatë Luftës II Botërore, për të arritur synimet e tyre strategjike të politikës së tyre, sakrifikonin pa asnjë dhimbje popujt e vegjël dhe interesat e tyre. Ata u përdorën si mjete për zgjidhjen e përkohshme të problemeve ndërkombë...

CAMI QE DENONCOI GREQINE NE STRASBURG

Image
çami që denoncoi Greqinë në Strasburg I dënuar 5 vjeç si bashkëpunëtor i fashizmit nga gjykatat greke, Mehmet Dalipi, qytetar çam nga Paramithia ndërron emrin në Mihal dhe nis betejën e vet me shtetin grek. Prindërit e tij kanë mijëra hektarë prona në zonën e Gumenicës; ai nis një ngjitje si ajo e Sizifit nëpër labirintet e drejtësisë greke deri në Strasburg, ndoshta i vetmi çam që arriti deri aty. Por dhe aty i doli para një grek që e pengoi! Rrëfimi i personazhit të ABC-së, Mehmet Dalipi, alias Mihal DalipiMentor NazarkoJu thatë se keni lindur në Paramithi të Greqisë. Z. Dalipi, sigurisht ju keni ikur nga Greqia në një moment kur keni qenë i vetëdijshëm sa një fëmijë, çfarë mbani mend?Dihet se kurbani i luftës u bë Parimithia, me ikjen e ushtrisë gjermane ne na mbajtën për 6 muaj në Paramithi, forcat anglo-amerikane, të cilat na mbajtën në kazermat e Paramithisë dhe në shtëpinë e Sali Efendiut, deri në shkurt të 1945. Në mars të 1945, flota anglo-amerikane na solli në Konispol me 3 a...