CAMET NUK BASHKEPUNUAN ME ARMIKUN
BATALIONI CAMERIA
CAMET NUK BASHKEPUNUAN ME ARMIKUN
Botimet historike greke permbajne te dhena per te verteten e CamerisePopulli shqiptar i Camerise, pavaresisht nga disa individe qe u vune ne sherbim pushtuesve kane ndihmuar levizjen per clirimin e Greqise, duke krijuar batalionin me 300 luftetare se bashku me luftetaret grek. Krimet monstruoze qe ndodhen ndaj popullit shqiptar te Camerise e kane burimin ne gjithe strukturen e ideologjise se tyre shoviniste te atyre forcave qe ushqenin nje urrejtje ndaj shqiptareve e shqiptarizmit ne teresi dhe qe kishin per qellim grabitjen e teritoreve te saj.Nga Kastriot DemiFilozofi i madh grek Ksenofoni ka thene: "Historia qe meret vetem me veprat e mirefillta te Leonides dhe hesht para tradhetise se Efialtit, ngjajne me nje monedhe fallco te lyer me ar per te perjashtuar dhe justifikuar fajtoret". Ky percaktim i ngulitur ne ndergjegjen time me shtyn te jem i paanshem.60 vjet me pare popullsia shqiptare e Camerise perjetoi tragjedine me te dhimbshme, shkaktuar nga qarqet e pandergjegjshme e antihumane greke. Ne vend te arsyes e te pjekurise politike, mbizoteroi pasioni dhe urrejtja e papermbajtur. Popullsia e pambrojtur u gjend perpara masakrash, grabitje, dhunimesh. Ndaj popullit shqiptar te Camerise, u zbraz i gjithe arsenali i antishqiptarizmit i atyre rretheve qe perbejne nje turp per historine greke. Ne librin e tij historiani perparimtar grek, Nikolla Zhango me titull "Imperializmi anglez dhe rezistenca 1940- 1941" Vol 2 thote se aktet qe ndodhen ndaj shqiptareve te Camerise, historia qe duam ta keni te bardhe, fsheh fytyren nga turpi. E shoh te nevojshme te bej nje pershkrim per te njohur elemente te ndryshem te popullit cam.Camet kane gezuar respektin e grekeveGjate gjithe historise se saj ne krahinen qe ka banuar prej shekujsh, Popullsia shqiptare e Camerise, pasardhese e tesproteve ka gezuar respektin e bashkeatdhetareve grek qe kane jetuar ne kete krahine. Per kete, kane shkruar shume shkrimtare te vendit dhe te huaj, te cilet e kane vizituar kete vend, si Lord Bajroni, francezi Francisko etj. Ndersa ne enciklopedine e madhe greke volumi III lexojme: "Shqiptaret e Camerise jane mikprites, luftarake, shtatlarte, nese ndokush kerkohet nga autoritetet dhe u kerkon ndihme ata nuk e dorezojne. Gjate revolucionit grek te vitit 1821 e me pare ne maredhenie vllazerore me ta, bijte e Camerise nen drejtimin e Murto Hamzait kane ndihmuar fuqimisht kunder pushtuesve turq te Xheraldin Pashes dijetari grek Aristidh Kola ne librin e tij "Arbereshet dhe prejardhja greke" faqe 373 shkruan: "Ne vitin 1804 ne ishullin e Lefkades, nen kryesine e dy kapiteneve arberesh, Teodor Bithguri i mbiquajturi Kollokotroni dhe Ali Farmaqit, i maleve te Morese u zhvillua nje mbledhje per te ndihmuar luften kunder pushtuesve turq. Ne ate mbledhje moren pjese dhe 600 camer per te njejtin qellim." Per keto fakte historike, shkruan gjitashtu dhe historiani Leondis. Si rrjedhoje vertetohet katerciperisht se shqiptaret e krahines se Camerise kane qene korrekte me bashkeatdhetaret e tyre, dhe jo sic thote maniaku shovinist Vasil Krapsiti ne librin e tij "Muslimanet camer te Thesprotise" qe diferencon banoret e krahines ne muslimane e te krishtere, per te nxitur urrejtjen midis banoreve. Sic dihet, krahina e Camerise pas vendosjes se kufijve me 1913 mbeti ne juridiksionin e mbreterise greke. Pavaresisht nga politika shoviniste e autoriteteve midis banoreve nuk u verejt ndonje percarje, por u vazhduan marrdheniet e nje mirekuptimi tradicional. Gjate kesaj periudhe, regjimet e ndryshme qe vinin njeri pas tjetrit ne Greqi ndiqnin dhe nje politike te diferencuar ndaj minoritetit shqipetar ne Greqi.1036, mberrin regjimi totalitar i MetaksaitNe vitin 1936, ne Greqi erdhi ne pushtet regjimi totalitar i Joan Metaksait me baze ideologjike fashizmin. Platforma e ketij regjimi qe zhduku cdo parim demokratik, ndikoi keq edhe ne minoritetin shqiptar te Camerise. Konkretisht, ne prag te luftes italo-greke pushteti i ketij regjimi duke u udhehequr nga urrejtja etnike internoi ne menyre masive qe nga mosha 14 vjec popullsine e krahines ne ishujt e detit Egje. Pas kapitullimit te Greqise, popullsia e internuar neper ishuj u kthye perseri neper vatrat e tyre, te cilat qene te grabitura nga banda te ndryshme. Gjate pushtimit ne Greqi, filloi levizja e armatosur kunder pushtuesve qe perfshinte dhe krahinen ne fjale. Banoret shqiptare te Camerise, te nisur nga mirekuptimi me bashkeatdhetaret e tjere te krahines, nuk u nisen te benin raprezalie, por kerkuan mirekuptim e bashkepunim. Levizja e armatosur e popullit grek e diferencoi kete ne organizata me platforma te ndryshme ideologjike. Populli shqiptar i Camerise ne kete lufte, ka ndihmuar me pjesemarrjen e tij ne organizaten perparimtare te EAM-it, ELAS-it, por duhet te pranohet se nje pjese kane bashkepunuar me armikun pushtues dhe kane kryer akte dhune.Vetem pak came bashkepunuan me armikunHistoriani grek Niko Zhanga ne librin e tij "Imperializmi anglez dhe rezistenca 1940-1945" shkruan: "Aktet e dhunes masive ndaj popullsise shqiptare te Camerise nuk mund te justifikohen si shkak i disa bashkepunetoreve me armikun. Nese i referohemi fakteve z. Krapsiti, duhet te dish se kane bashkepunuar me nazistet dhe 30 000 mije veta te inkuadruar ne batalionet e sigurimit te qeverise te Ralit dhe iu kundervene rezistences greke, gjithashtu dhe mitropoliti i Paramithise Doroteu ka qene bashkepunetor me forcat naziste, te cilet e vendosen ne kete bosht fetar. Persa i takon raprezalieve gjermane sic eshte ekzekutimi i 49 fatkeqeve ne qytetin e Paramithise, ishte rezultati i vrasjes se 6 ushtareve gjerman dhe absolutisht jo i shqiptareve te qytetit te Paramithise. Zoti Krapsiti duhet te dije se ne kete qytet vite me pare u vrane dhe 72 shqiptare, pa asnje faj, por vetem per shkak te pasioneve etnike".Por ne gjithe Evropen ka patur bashkepunime me te huajtTani nese flitet per bashkepinim me armikun edhe ne vende te ndryshme te Evropes pjese te caktuara te popullsise, kane bashkpunuar me forcat pushtuese te vendit p.sh. ne Norvegji qeveria e kuislingut, ne France qeveria e Petenit & Lavalit te cilet dergun ne Lindje divizionin e Kalter. Napoleon Zerva, Krapsiti, juristi Stavropolus, Mitropoliti Doroteu prisnin kohen qe te suleshin ndaj popullit te pafajshem te krahines se Camerise. Historiani grek Niko Zhanga ne librin e tij "Imperializmi anglez dhe rezistenca 1940-1945" Vol II, i kundervihet akteve te dhunes te bandave te Napoleon Zerva, i cili ka qene ne fakt dhe bashkepunetor me okupatoret, permes nderlidhesit te armates se 11 italiane dhe asaj 22 te fedmarshallit Lanc. Populli shqiptar i Camerise, pavaresisht nga disa individe qe u vune ne sherbim pushtuesve kane ndihmuar levizjen per clirimin e Greqise, duke krijuar batalionin me 300 luftetare se bashku me luftetaret grek. Krimet monstruoze qe ndodhen ndaj popullit shqiptar te Camerise e kane burimin ne gjithe strukturen e ideologjise se tyre shoviniste te atyre forcave qe ushqenin nje urrejtje ndaj shqiptareve e shqiptarizmit ne teresi dhe qe kishin per qellim grabitjen e teritoreve te saj. Me mijera banore te asaj treve jugore u debuan nga vatrat e tyre, shoqeruar me masakra si ne Panarit e Hormove me 270 veta te masakruar.Napoleon Zerva, perfaqesuesi i kesaj ideologjie fashiste dhe antinjerezore u sul kunder popullit te Camerise. Eshte e domosdoshme te rreshtojme ato akte monstruoze. Ja masakrat e Napolon Zerves mbi cametKonkretisht, ne qytetin e Paramithise u masakruan dhe u theren 32 femije, me kokat e te cileve u be nje piramide, me protagoniste juristin Stavropolos, i cili masakroi dhe "mikun" e tij Sali Hafuzin, qe e kishte ne mbrojtje. Ne Parge, u ther femija 7 vjecare Ago Pronjo. Ne fshatin Kastrize, u krye nje krim me rrenqethes i familjes se Rexhep Liles, te cilit i vrane te 3 femijet e tij 3 dhe 4 vjec, vellain e tij 14 vjec, u dhunuan grate e familjes, Minja shtatezane te cilen e vrane me te gjithe djalin e saj Skenderin 4 vjec. Ne Gumenice, u ekzekutuan ne 1940 nga trupa te administrates djemte e Idriz Dules, Idrizi dhe Xhemali 22 dhe 25 vjec, se bashku me babain e tyre, i cili fillimisht u detyrua t'u hapte dhe varrin femijeve te tij. Ne Grikohoru, u vrane Avdi Maze dhe Jaho Idrizi. Turma nga autoritetet, u sulen ndaj shtepive te banoreve i grabiten dhe kryan akte dhune ndaj familjeve. Ne krye te ketyre njerezve, te pandergjegjshem qendronte Zerva, Krapsitis, Asanasakos, komandanti i xhandermerise dhe perfaqesuesit e klerit. Te gjitha keto qe permendem me lart jane nxjerre nga libri "Tesprotia" i historianeve Jani Sharra & N.Zhanga faqja 76 ,111, Vol III,gjithashtu dhe shkrimtari Spiros Cacopulos ne librin e tij "Kujtimet e nje luftetari" stigmatizon keto akte dhune, te ilustruara me vrasjen e Omer Demos 85 vjec dhe hoxhes se Picarit me urdhrin e majorit te trupave greke 1940. Gjithsej ne krahinen e Camerise jane ekzekutuar pa ekzagjerime 2 900 veta, femije pleq, plaka dhe gra. Te gjitha keto sipas thenieve te historianeve perparimtar qe permendem me lart, ne librat e tyre, perbejne nje fakt historik. E gjithe popullsia e krahines nen presionin e kesaj dhune, u detyrua te braktise vatrat e saj mijeravjecare, duke ruajtur thelle ne shpirt dashurine per atdheun. Pas Luftes se Dyte Boterore, ne kushtet e sotme, ne kushtet e nje bote te re perparimtare, ne te cilen shuhen paragjykimet dhe ambiciet nacionale shpresojme se dhe politika e sotme greke frymezohet nga keto parime. Duam te besojme se aktet barbare, te bera ndaj popullsise shqiptare te Camerise te pasqyruara me fakte konkrete nga historianet grek do te kthellojne olitiken e sotme greke. Populli shqiptar i Camerise, me dashurine e pakufishme per vatrat e tij shekullore, kerkon dhe insiston per rikthim ne vatrat e tij. Shpresojme se kjo kerkese e ligjshme do te behet nje realitet si shenje e nje bashkepunimi vellazeror midis dy popujve tane sic e kerkojne normat e qyteterimit bashkekohor.
Comments