Kjo është tragjedia e Çamerise
Kjo është tragjedia e ÇamErisE
Gazeta Shqiptare Online URL:http://balkanweb.com/index.php?id=29871
( 03/02/08) Enver Kushi
Kur krimi ishte kryer dhe Çamëria e përgjakur dukej ezhbërë, një Komision Ndërkombëtar Hetimor, sapo shkelitokën çame, pa dhe ndjeu gjëmën e madhe. Sipas dëshmive tëbotuara të një prej anëtarëve të Komisionit Hetimor, pranëFilatit, (me siguri në Vanër), grekët i çuan për të parë“varret e të masakruarve nga çamët”. E ndërsa shihninvarret dhe pak më tutje qytetin thuajse pa jetë të Filatit,njëri prej anëtarëve të Komisionit, befas u kërkoishoqëruesve grekë atë që ata nuk e prisnin: të hapeshinvarret për të parë “të masakruarit e pafajshëm nga çamët”.Siç duket ai e kuptoi se Komisioni ndodhej para një dëshmietë rremë, grackë alla greke, sepse plisat mbi varre ishintë freskët e të ashtuquajturit varre, ishin sajuar një ditëmë parë ose ndoshta disa orë para se Komisioni të vinteatje. Kaq u desh, shkruan dëshmitari i kësaj ngjarjeje, qëKomisioni të ndodhej përballë egërsisë, sharjeve,kërcënimeve edhe të një grupi të vogël njerëzish, qëndiqnin në distancë ngjarjen e që prisnin të dëshmonin “përkrimet e çamëve” ndaj popullsisë greke.Kjo është ndodhia e rreth 63 viteve më parë, por e lashtësa vetë njerëzimi: ata që kanë kryer krimin, gjithmonë janëpërpjekur ta fshehin atë. E megjithatë të vërtetat ekrimeve të mëdha, tragjedive njerëzore, në forma e mënyranga më të ndryshmet, shpejt a vonë, janë marrë vesh.Episodi i lartpërmendur, me domethënien e tij, flet shumë.Unë mendoj se ai pazgjithshmërisht lidhet edhe me librin mëtë ri të Prof. Dr. Beqir Metës “Tragjedia çame”, i cili në200 faqet e tij, me një densitet marramendës ngjarjesh, hapsiparin e një teatri tragjik, nga më tragjikët nëGadishullin Ballkanik të dramave dhe kobeve: Tragjedinë eÇamërisë. Autori me këtë vepër zbulon mekanizmin e krimit,ndjek kronologjinë e ngjarjeve, që çuan në realizimin eëndrrës së “Megali Idesë” për zhbërjen e Çamërisë. ProfesorMeta nuk hap “varre të rremë” alibikë, siç kanë bërë ebëjnë historianët grekë, të paktën që nga viti 1844, kurnga kryeministri grek Jorgos Koleti, u paraqit programipolitik me emrin “Megali Idea”, por zbulon para lexuesit,opinionit shqiptar e atij të huaj, të vërtetat e hidhura,dëshmitë e shumta të tragjedisë çame.Është e vërtetë që në këto 20 vitet e fundit, studiues meorigjinë nga Çamëria, shumë prej të cilëve kanë qenëprotagonistë të ngjarjeve si Ibrahim Hoxha, Hasan Minga,Petrit Demi, Hajredin Isufi, Prof.Selman Sheme, etj., apotë tjerë si Prof.Dr. Pëllumb Xhufi, Prof.Dr.KaliopiNaska,Sherif Delvina, Laurant Bica e ndonjë tjetër, për moslënë mënjanë 80 vite më parë punën kolosale të Mit’hatFrashërit, me veprat e tyre kanë kontribuar për të vërtetate historisë dhe tragjedisë çame.Mendoj se një nga meritat e Prof.Dr.Metës, është depërtimimë në thellësi të tragjedisë e në ca skuta të fshehuranëpër arkiva, ku ruhet një dokumentacion i madh e qëndriçon çështjen çame, veçanërisht gjatë Luftës së DytëBotërore.Historia e shkruar mbështetet në faktin dhe dokumentinkonkret e bindës.Pa burime bindëse arkivore, ose më saktëpa ballafaqimin e disa prej tyre, vepra historike, mund tëjetë çdo gjë, por e besueshme jo. Duket që puna voluminozedhe nga më seriozet në historiografinë moderne shqiptare,në librat “Tensioni Greko-Shqiptar (1939-1949) dhe“Shqipëria dhe Greqia (1949-1990), janë prologu i këtijlibri.Librit “Tragjedia Çame”, ia rrisin vlerën dhebesueshmërinë, mbështetja në dokumentacionin e pasur tëArkivave Kombëtare të SHBA, Arkivit të Ministrisë sëJashtme të Britanisë së Madhe, Arkivit të Ministrisë sëPunëve të Jashtme të Italisë, Arkivit të Zyrës Historike tëShtabit Madhor të Ushtrisë Italiane. Gjithashtu autori ireferohet edhe shumë dokumentave të botuara apo botimevehistoriografike, veçmas atyre grekë, si Evangjelos Kofos,Krapsitis, Kondis, Muselimi, Jani Sharra, Nikos Zhangosetj. Jo vetëm kaq. Autori, skrupuloz i dokumentave, ndjeknë përgjithësi një linjë lineare në librin e tij. Historiae Çamërisë jepet në mënyrë kronologjike, që nga thellësitëe shekujve deri në ditët tona, me disa nga momentet kulmoretë saj.Ky trajtim linear, gërshetohet edhe me një parimtjetër: atë vertikal, thënë ndryshe, depërtim në thellësitë ngjarjeve dhe fakteve historike dhe deduksione tërëndësishme për to. Kjo ja shton vlerat këtij libri dhedimensionin shkencor dhe logjik të tij. E dukshme është kjonë kapitullin “Çamëria gjatë Luftës II Botërore” e në tëtjera që e pasojnë. Për Luftën e Dytë Botërore ka shumëbotime.Edhe për Ballkanin gjatë saj ka shumë.Nëhistoriografinë shiptare të periudhës komuniste për fat tëkeq, ngjarje, personalitete apo fakte të ndryshme janëpolitizuar ose deformuar, ndërsa për Çamërinë ështëheshtur. Mendoj se ngjarjet, lëvizjet dhe kontributi iforcave politike, marrëdhëniet mes tyre, kontributet eformacioneve partizane e nacionaliste, qëndrimi i aleatëvee Fuqive të Boshtit, në përgjithësi antifashizmi në Kosovëe veçmas në Çamëri, kërkojnë vëmendje më të madhe ngahistoriografia shqiptare.Nga ana tjetër, historiografiagreke i ka shtrembëruar dhe vazhdon t’i shtrembërojë nëmënyrë flagrante të vërtetat, duke hedhur baltë mbipopullsinë çame, duke e kriminalizuar atë dhe duke mohuarkontributin e njohur e të padiskutueshëm të saj në LuftënAntifashiste.Prof.Dr.Beqir Meta, besnik i parimeve të së vërtetëshistorike dhe mbështetur në një dokumentacion të pasur, melogjikën e fortë prej historiani modern, jep në këtë vepërdeduksione të rëndësishme, bindëse dhe të argumentuara.Kapitulli “Çamëria gjatë Luftës II Botërore”, është përmendimin tim çelësi për të kuptuar epilogun e tragjedisëçame, prapaskenat, që u luajtën mbi një popullsi tëpafajshme dhe faktorët, që çuan në genocidin e spastrimitetnik të Çamërisë. Ky është kontribut i padiskutueshëm ikëtij libri dhe i Prof.Dr. Beqir Metës në historiografinëshqiptare e me gjerë. Mendoj, se rrallë më ka ndodhur tëlexoj një vepër historike, ku densiteti i ngjarjeve të jetëaq marramendës, sa në librin “Tragjedia Çame”, veçanërishtnë kapitullin “Çamëria gjatë Luftës II Botërore”. Në të,lexuesi i vemendshëm do të jetojë ditët dhe netët eankthshme të Çamërisë. Aty lëvizin shtabet e Luftës dheushtritë e tyre si ato të EAM-it, Zervës, çetat ebatalionet të partizanëve e të nacionalistëve çamë, shtabete ushtrive italiane e gjermane, shtabet e aleatëve,përplasen ideologjitë, fryjnë erërat e acarta tënacionalistëve grekë, organizohen takime të fshehta, thurenplane ogurzeza, ka vrasje në pusira, jepen deklarata, qënga mbreti Zog e deri tek Mit’hat Frashëri, formohenkëshillat dhe mobilizohen mbi 2000 çamë, apo befas jepeturdhëri i shtabit gjerman për çarmatosjen e popullsisë dhenën bekimin e miratimin e shtabit anglez, nis masakra e 26qershorit 1944, në Paramithi. Tashmë krimi është kryer.Çamëria e përgjakur lëngon në agoni, me një bilanc tragjikulëritës, që autori i jep me shifra të sakta. Ndihet mesrreshtave të librit dhimbja e autorit, por edhe kumti që aijep : “Spastrimi etnik i Çamërisë në përfundim të Luftës IIBotërore ishte rrjedhim logjik i politikës antishqiptare tështetit grek dhe i presionit të vazhdueshëm të tij ndajetnisë shqiptare në Greqi, qysh nga koha e vendimitarbitrar të Konferencës së Ambasadorëve të Londrës, tëvitit 1913. Ai u realizua në rrethanat e favorshme, që ukrijuan në përfundim të Luftës dhe u ndihmuan nga disafaktorë. Mes faktorëve, që Prof.Meta radhit janë:1)Vazhdimësia e politikës nacionaliste dhe shovinistegreke. 2)Politika britanike, e cila e preokupuar seriozishtpër ruajtjen e pozitave të saj në Greqi, u mbështet nëforcat ultranacionaliste greke. 3)Qëndrimi i forcavegjermane, të cilat duke ndjekur interesat e tyre, në çastete fundit, bënë çarmatimin e popullsisë shqiptare tëÇamërisë dhe u krijuan mundësi forcave rezerviste tëkryenin pa pengesë spastrimin etnik të saj. 4)Rrethanat eturbullta të përfundimit të luftës dhe dobësitë e forcavepolitike shqiptare, të cilat nuk arritën të bashkoheshinmidis tyre dhe të përpunonin një platformë të përbashkëtpër mbrojtjen e interesave kombëtare.Prof. Dr. Beqir Meta, me të njëjtën logjikë historike,shpalos në këtë libër gjendjen e refugjatëve çamë nëShqipëri, qëndrimin e shtetit grek ndaj çështjes çame dheFuqive të Mëdha ndaj saj. Këto e bëjnë edhe më të plotë dhemë të prekshme tragjedinë çame, po t’í shtosh kësaj edhefaktet e dokumentet për heshtjen vrastare të shtetitkomunist shqiptar për 45 vite me radhë.Grekët e lashtë, me kolosët e tyre si Homeri e më pastragjedianët Eskili, Euripidi, Sofokliu, me veprat e tyredo t’í jepnin botës disa mesazhe universale, ku mbi tëgjitha, është ai i vrasjes së ndërgjegjes për krimet ekryera në Trojë. Libri i Prof.Dr. Beqir Metës “Tragjediaçame” jo me gjuhën e letërsisë, por me atë të historisë sëvërtetë, troket fort në ndërgjegjen e grekëve të sotëm, tëhistorianëve, intelektualëve, klasës politike të këtijvendi fqinj. Janë ata, që ose e kanë shtrembëruar osevazhdojnë edhe sot të fyejnë mijëra viktima të pafajshme,duke i përbaltur ata dhe popullsinë krenare të Çamërisë.Populli grek ka nevojë të mësojë këto të vërteta tëhidhura. Libri i Prof.Dr.Beqir Metës duhet përkthyer nëgjuhën greke, që populli grek dhe rinia e këtij vendi tëmos vazhdojë të shohë e t’ú besojë “varreve bosh” apoalibive të propagandës së historianëve nacionalistë.Sepse,siç shkruan shkrimtari ynë i madh, Ismail Kadare :“ÇAMËRIA NUK ËSHTË NJË FANTAZMË QË NGRIHET PËR TË ERRËSUARMIQËSINË MIDIS GREKËVE DHE SHQIPTARËVE, PËRKUNDRAZI, KURPOPUJT LEHTËSOJNË NDËRGJEGJEN E TYRE NGA PESHAT E VJETRA,ATA AFROHEN MË SHUMË DHE E DUAN MË SHUMË NJERI- TJETRIN”.Libri “Tragjedia çame” flet shumë e të ve në mendime. KurEvropa e bota 10 vite më parë, pa në ekranet e TV masakrëne Raçakut në Kosovë, mbajti e mekur frymën nga përmasat etragjedisë kosovare. Plaga çame është ende e hapur dhetragjedia e saj ulëritëse.Prof.Dr.Beqir Meta me këtë libër e sjell Çamërinë me plagëdhe tragjike, por edhe me shpresën për të zgjidhur sa mëshpejt të ardhmen e saj evropiane. Botimi edhe në gjuhënangleze i këtij libri, do ta bëjë më të njohur tragjedinë eÇamërisë për studjuesit e huaj dhe opinionin jashtëShqipërisë.
Comments