Historia e Epirit
Epiri
Ilirët - Fiset
Taulantët
Arbët
Adrianët
Enkelejtë
Dasaretët
Dardanët
Dalmatët
Dorsejtë
Penestët
Molosët
Kaonët
Thesprorët
Arbëreshët
Pirustët
Parathinët
Japodët
Paionët
Eordejtë
Japigët
Labeatët
Mesapët
Atintanët
Albanët
Shqiptarët
Shikoni edhe : Shteti i Epirit
Epiri është toka klasike dhe vatra e një populli tepër të lashtë. Që në muzgun e kohërave, në gadishullin ballkanik endeshin pellazgët të mbuluar me një vel misteri. Mitologjia thotë se ata ishin "njerëzit e parë". Bile helenët, të cilët në mënyrë të padiskutueshme i konsideronin pellazgët më të vjetër se veten, për ta përdornin një epitet të pashlyeshëm "proselinoi" (parahansor), pra më të vjetër se vet Hëna. Kjo figur e skajshme është tepër elokuente për lashtësinë e popullit tonë. Fijet e misterit pellazg ndërthurren në kohëra,gjersa në histori përmenden ilirët.Si një popull kryesor,si një "Hauptvolk"- siç e pat quajtur një nga themeluesit e ilirologjisë L.G.Thunman,ilirët morën pjesë në proceset themelore shoqërore e kulturore,në ngjarjet kryesore politike që përshkruan botën antike të Mesdheut.
Qytetërimi ilir do të mbushte shtratin e historisë së ardhme. Kontrasti me Romën do t'i evidentonte ilirët si popull tribunal të lirisë. Për të nënshtruar trojet ilire Romës iu desh të harxhonte gati gjysmën e kohës me anë të së cilës krijoi tërë perandorinë e saj të përbotëshme.
Sulmet shkatërrimtare të keltëve, gotëve, visigotëve krijuan pshtjellime të mëdha, por ilirët mbetën sërish në trojet e veta. Vërshimi shekullor i sllavëve qe i tmerrshëm, përsa i përket forcës asimiluese. Procesi i romanizimit u kryqëzua me atë të sllavizmit, por gjuha dhe vet populli autokton i trevave historike rezistoi dhe e ruajti individualitetin etnik. Perandoria bizantine, Mbretëria bullgare e serbe qenë mbulesa politike të sipërme, nën të cilat shqiptarët jetonin,vepronin e i shkyenin. Këto mbulesa s'mund të konsideroheshin si qefin definitiv që mbështillnin një popull " kufomë". Shqiptarët në raport me ngjarjet dhe historinë nuk u diverguan e as humbën.Ata konservuan vetvetën si popull,por nuk u ngurtëzuan si një relike muzeore, po me anë të dinamizmit të tyre, bënë Metaforën e Pavdekshme të Rezistencës dhe mbijetesës.
Tabela e përmbajtjeve
1 Epiri
2 Zanafilla e emrit
3 Banorët e parë
3.1 Përkatësia e fiseve Epirote
4 Burim i të dhënave
Epiri
Me emrin 'Epir', në kohët e lashta quheshin krahinat në veri-perendim te Greqise. Që shtriheshin prej lumit Vjosa e deri te krahinat veriore të Heladës së vjetë[1]. Kufijtë e sipërm nuk duhet ti marrim si të prerë, pasiqë në kohët e ndryshme ata kanë lëvizur; kështu për shembull, në kohën e sundimit të Pirros ata janë zgjeruar shumë më përtej territoreve të përmendura. Disa nga gjeografët e shkrimtarët e kohës së lashtë quanin Epir edhe krahinat që ndodheshin në bregun e djathtë të Vjosës dhe i shtynin kufijtë e këtij shteti deri në Skraparin e Mallakastrën e sotme, duke përfshirë edhe qytetin e Apollonisë[2]. Nga ana tjetër disa fise kufitare ndërmjet Maqedonisë dhe Epirit quheshin nga shkrimtarët e vjetër herë epirotë dhe herë maqedonë[3].
Të gjitha mendimet e shfaqura për përkatësinë etnike të fiseve epirote nga dijetarët e ndryshëm janë mbështetur kryesisht në të dhënat e shkrimtarëve të vjetër, veçanërisht te Tukididi dhe shumë pak në të dhënat arkeologjike. Mendimet kanë qenë sa të ndryshme, aq edhe kontradiktore. Prandaj nuk duhet të na befasojë fakti se të njejtat të dhëna, të përdorura nga disa për të mohuar origjinën helene të fiseve epirote, janë interpretuar nga të tjerët në një kuptim krejt të kundërt.
Zanafilla e emrit
Tukididi[4] me emrin Epir kuptonte tokat e Lokërve dhe të Akarnanisë, duke përfshirë kështu pothuajse gjysmën e bregut që shtrihej në veri të gjirit të Korintit. Helaniku[5], Apeiros quante edhe Azinë e Vogël, ndërsa Tukiditi[6] dhe Isokrati[7] quanin kështu edhe një pjesë të mirë të Azisë. Straboni[8] thotë se: Homeri me fjalën Epirnënkuptonte vendet përballë ishujve, duke përfshirë Leukadën.
Më vonë banorët e Korkyrës dhe të ishujve përreth me emrin Epeiros quanin tokat përkundrej ishujve, që shtriheshin gjatë bregut të detit Jon, të banuar nga fiset kaone e thesprote. Fjala Epir rrjedh nga fjala e greqishtes së vjetër Apeiros, që në dialektin dorik do të thotë stere, ose kontinent (tokë)[9]. Ajo ka pasur kuptime të ndryshme gjatë historisë së kësaj krahine. Kështu pra emri Epir në fillim ka pasur kuptim gjeografik e jo etnik.
Me emrin Epir, autorët e lashtë në fillim e kanë quajtur një territor të gjerë, i cili më vonë u ngushtua rreth krahinave përballë Korkyrës dhe ishujve përqark. Më pas, në shek. V-të p.e.sonë, ky emër përfshiu edhe të gjitha fiset e brendshme, duke u bërë një emër i përbashkët për krahinat, që formonin në këto brigje një tërësi gjeografike, etnike e politike. Emri Epir, u përvetësua jo vetëm nga gjeografët, historianët e shkrimtarët antikë, por edhe nga vetë banorët, të cilët e përdorën këtë shpesh herë edhe në dokumentet e tyre të shkruara, në mbishkrime e monedha. Pra në gjuhën shqipe fjala Epir është sinonim i fjalës sipër, për të treguar banorët që jetonin në anën tjetër të bregut ku grekët shkonin për tregti ose që punonin me banorët e kësaj krahine. Emri Epir është përdorur në kohët e vjetra për të quajtur Toskërinë dhe Gegërinë ose më saktë Shqipërinë. Dihet se me emrin Epir në kohën e Perandorisë së Lindjes u përgjithësua Shqipëria. Toskëria u quajt Epiri i Vjetër[10] dhe Gegëria u quajt Epiri i Ri[11]. Ndërsa më 1635 fjalën latine "Epirus" shqiptarët e kanë përkthyer "Arbeni" dhe fjalën "Epirote" në shqipen e asaj kohe Iarbenesce (Iarbeneshë)[12]
Banorët e parë
Disa dijetarë, duke u nisur nga elemente të shkëputura kulturore që janë përhapur më vonë në Epir dhe nga gjuha greke e monumenteve epigrafike të Epirit kanë shprehur mendimin se banorët e kësaj krahine ishin grekë. Ky mendim është kundërshtuar nga studiues të ndryshëm, të cilët marrin parasysh dhe interpretojnë ndryshe disa thënie të historianëve dhe gjeografëve antikë dhe rezultatet e kërkimeve të sotme arkeologjike [13]. Herodoti thotë se: në kohën e tij në Epir ishte akoma i gjallë kujtimi i banorëve të dikurshëm pellazgë, të cilët kishin ardhur këtu nga Thesalia kufitare. Kurse Straboni, duke u mbështetur te Efori, Hesiodi dhe Euripidi thotë se: vendbanimi i hershëm i pellazgëve ishte Arkadia dhe që këtej këta shtegtuan në Epir, ashtu si në Thesali, Kretë, Lesbos dhe Troadë[14]. Në Epir janë gjetur me shumicë emra personash, fisesh dhe emra gjeografikë me prejardhje ilire. Kështu p.sh.:
emra personash: Dastidi, Anyla, Tarypi;
emra fisesh: Kaonët, Tesprotët, Prasaibët;
emra gjeografikë: mali Tamar, mali Asnau, lumi Thyamis [15].
Edhe gjetjet arkeologjike, megjithëse të pakta, pajtohen me traditën e shkruar të lashtë dhe me të dhëna gjuhësore. Me përhapjen e kulturës dhe gjuhës greke, fytyra e Epirit të lashtë ndryshoi deri diku nga pikëpamja kulturore, por kjo nuk solli ndryshime të rëndësishme në përbërjen etnike të popullsisë. Teopompi, - thotë Straboni[16] - përmend 14 fise epirote, por nga mbishkrimet ne njohim një numër më të madh. Dijetari anglez Hamond[17] na thotë se: ... në Epir ka pasur rreth 60 fise, por vetëm disa nga këto mund të arrijnë një zhvillim të tillë, sa të zënë një vend në histori. Fiset kryesore të Epirit, që përmenden më shumë përë rëndësinë e tyre ishin: Tesprotët, Kaonët, Molosët, Atamanët, Anfilokët dhe Kasopët[18].
Përkatësia e fiseve Epirote
Mendimin që fiset epirote nuk ishin helenë, mbështetet në radhë të parë, në faktin se shumë nga shkrimtarët antikë këto fise i quajnë me emrin e përgjithshëm barbarë. Pikërisht sipas kuptimit që i dhanë fjalës barbarë, dijetarët u ndanë në dysh. Tukididi bënë një dallim të qartë ndërmjet helenëve dhe fiseve kryesore epirote. Për t'u theksuar këtu është sidomos libri II, ku flitet për pjesëmarrësit e veprimeve luftarake të vitit 429 p.e.sonë. Në këtë pjesë ai shkruan: Me Knemin, prej helenëve ishin Ambrakasit, Anaktorasit, Lukadasit dhe njëmijë hoplitë të peloponezas që ai i kishte marrë me vete kur po vinte. Nga barbarët ishin njëmijë Kaonë. Bashkë me Kaonët merrnin pjesë në ekspeditë edhe Tesprotët, Molosët, Atintanët, Pervejt dhe Orestët[19] . Në këtë pjesë duket qartë se Ambrakionët, Parauejt dhe Orestët i konsideron barbarë, do me thënë popuj johelenë.
Në një vend tjetër, Tukididi i quante barbarë persianët, taulantët, ilirët, trakët dhe maqedonët[20]. Po kështu barbarë i quajnë epirotët edhe Straboni[21], Skymni[22], Polibi[23], Livi[24] , Plini[25], etj. Fjala barbar përdoret nga autorët e lashtë grekë për të treguar popullsi të huaja, por edhe fise etnikisht të njëjta por gjeografikisht margjinale, kultura dhe dialekti i të cilave kishte karakteristika dalluese nga të dialekti i athinasve. Në këtë kuptim ekzistonte ndryshim kulturor ndërmjet epirotëve dhe helenëve. Këtë e pohon edhe Tukididi në një vend tjetër, kur flet për qytetin në Amfiloki: Banorët e këtij qyteti, greqishten që flasin sot, e mësuan nga ambrakasit e ardhur, amfilokët e të tjerë janë barbarë[26]. Në qoftë se amfilokët do të ishin grekë, nuk kishte përse autori helen të theksonte se ata e mësuan greqishten nga ambrakasit, pasiqë nuk do të kishin nevojë të mësonin gjuhën që ishte e tyre. Kjo e detyroi autorin helen t'i quajë ata barbarë, ashtu si i quante të gjithë popujt e tjerë që nuk ishin grekë. Ka mendime se me fjalën barbarqë ka përdorur, Tukididi nuk ka pasur me të vërtetë qëllim që të tregojë shkallën e nivelit kulturor të popujve. Ata i mëshojnë mendimit se helenët në përgjithësi, nga mesi i shekullit V p.e.sonë, nuk e mbanin veten më superiorë nga popujt e tjerë, si bie fjala persianët dhe egjyptjanët, të cilët ata i quanin barbarë. Mund të përmendet edhe një e dhënë më e vonë, që besohet të jetë nxjerrë nga burime më të hershme. Ky është shënimi i Stefan Bizantinit[27], i cili i quan athamanët ilirë.
Për këtë tezë që i njeh epirotët për ilirë flet edhe vetë shtjellimi i ngjarjeve politike në Epir. Epiri mbetet për një kohë të gjatë i përjashtuar nga komuniteti grek dhe në luftërat kundër persianëve, me përjashtim të ndonjë kolonie korintase, nuk mori pjesë asnjë fis nga Epiri. Kur Perikliu ftoi delegatët e Greqisë në konferencën panhelenike të Athinës, vetëm Ambrakia si koloni e Korintit u pranua nga qytet-shtetet e Epirit[28]. Straboni, plaku i vjetër i gjeografëve dhe i historianëve të Greqisë së Lashtë thotë se: ... populli i këtyre viseve ka patur një afërsi nga gjuha, morali dhe zakonet me popullsinë e maqedonisë dhe të ilirisë[29].
Një kontribut të rëndësishëm përsa i përket problemit të përkatësisë etnike të fiseve epirote sjellin edhe gërmimet arkeologjike, që janë kryer në Shqipërinë e Jugut, si p.sh. në kodërvarret e Vodhinës, të Bodrishtës dhe Kakavisë në Dropullin e Sipërm, në Mashkullorë të rrethit të Gjirokastrës, në kalanë e Rripësit të rrethit të Sarandës dhe sidomos gërmimet në qytetin e lashtë të Jermës në rrethin e Gjirokastrës.
Vend me rëndësi zënë gjetjet në kodërvarret e Dropullit të Sipërm[30]. Duke studjuar mënyrën e ndërtimit të tumave dhe inventarin e materialeve të tyre, arrijmë në përfundim se ato nuk ndryshojnë as në format e jashtme e as në përmasat nga materialet e ngjashme të krahinave të tjera të Shqipërisë. Enët prej balte (me dy vegje) të zbuluara në këto tuma, nga format e tyre janë të ngjajshme me ato të Vajzës[31] dhe të Matit[32]. Te këto enë duket se ndërtuesit e tumave të Dropullit kishin të njëjtën kulturë materiale me banorët e Vajzës, Matit dhe të krahinave të tjera ilire. Qysh në fillimin e mijëvjeçarit të parë p.e.sonë në bazë të dhënave më lart të cekura do të thotë se ka pasur një popullsi me origjinë ilire. Një rëndësi të dorës së parë kanë edhe materialet arkeologjike të zbuluara në vendbanimet e fortifikuara ilire të Kaonisë. Mesapët e Italisë së Jugut, origjina e tyre ilire tashmë është pranuar, që u hodhën në brigjet e italisë në periudhën midis fundit të mijëvjeçarit të dytë e fillimit të mijëvjeçarit të parë p.e.sonë, sikurse tregon edhe emri i parë, nuk janë gjë tjetër veçse kaonë[33].
Me interes janë edhe rezultatet e gërmimeve të bëra në Butrint, në Finiq, në Çukën e Ajtojt, në Kalivo të rrethit të Sarandës dhe gërmimet në Jermë[34]. Këto gjetje dëshmojnë për një veprimtari prodhuese mjaft të gjerë. Vendin e parë e zënë qeramika, veglat metalike të punës e materialet e ndërtimit. Më të rralla janë stolitë, armët e objektet artistike. Të rëndomta janë kudo tjegullat e shtëpive. Në gërmime gjithashtu janë gjetur detaje arkitektonike, shtylla, etj. Meriton të studiohet qeramika e zbuluar në territorin e banuar nga kaonët. Studimi i kësaj qeramike ndihmon të nxirren përfundime me vlerë rreth formimit dhe zhvillimit të kulturës epirote dhe gërshetimit të saj me kulturat fqinje.
Një interes të veçantë paraqet edhe qeramika e zbuluar në qytetin e Jermës, në rrethin e Gjirokastrës. Meqenëse këtu ajo është gjetur në një sasi më të madhe, në krahasim me qendrat e tjera dhe nga ana tjetër, shtresat kulturore këtu janë më të qarta se kudo tjetër[35]. Megjithëse në gërmimet e kryera në Jermë, koha kur kjo krahinë ka përqafuar një seri elementesh kulturore nga krahinat fqinje helene, prapëseprapë edhe në qeramikë, në mënyrën e punimit të saj, në trajtën e trungut të enëve, në vegjet dhe në motivet e zbukurimit vërehen edhe elemente të traditës ilire. Vlen të përmendet këtu forma e përsëritur e tasave, të cilat mund të krahasohen me ato që janë zbuluar në vendbanimet ilire të Gajtanit [36] dhe të Rosunjës[37].
Banorët e kësaj qendre përdornin vegjet brinake në disa variante, ashtu si dhe në qendrat e tjera ilire[38]. Këto vegje i gjejmë të ngritura në mënyrë të theksuar në lartësi, ose shpesh herë edhe me një ngritje të vogël në formë t'hemthi. Në këto enë gjejmë motive me gërricje, me ngulitje, si zigzage, rombojke, vija paralele, gropëza, rrathë të vegjël me shirita në relief, etj.
Tipare të kulturës ilire shohim edhe në disa fibula dhe gjilpëra dyshe. Në Finiq e Butrint janë zbuluar disa fibula të cilat arkeologët i kanë quajtur heshtorë. Fibula të ngjashme me këto janë gjetur edhe në treva të tjera ilire. Kështuqë formojnë një variant karakteristike origjinale ilire, të cilin e ndeshim vetëm në pjesën perëndimore të Gadishullit ballkanik[39].
Disa gjilpëra dyshe që janë gjetur në gërmimet e Jermës (e larë në ar) dhe në ato të Ripësit, janë të krahasueshme me ato që janë zbuluar në kodërvarret e Matit, në qytezën e Gajtanit, në nekropolet e Durrësit e të Apolonisë. Të gjitha variantet janë karakteristike për periudhën e parë të hekurit[40].
Ato vazhdonin të prodhoheshin në Iliri edhe në periudhën e dytë të epokës së hekurit dhe janë konsideruar nga studiuesit si prodhim zejtar vendës[41]. Gjilpëra dyshe që gjendet e vulosur në një peshore të qytetit të Jermës, ka qenë shumë e përdorur tek ilirët.
Një fushë tjetër, që na ndihmon për të gjykuar mbi problemin e përkatësisë etnike të epirotëve është edhe onomastika. Këtë çështje, e ka trajtuar arkeologu shqiptar H. Ceka[42] . Përmes faktesh të shumta, ai arrinë në përfundim se epirotët ishin të një etnosi me ilirët[43] .
Në mbishkrimet e zbuluara në Dodonë[44] , Nilsoni thotë se dalin rreth 50 emra me origjinë ilire[45] . Kurse në mbishkrimet e zbuluara në teatrin e Butrintit janë rreth 40 emra ilirë[46] . Si Admet (4 herë), Amynta (2 herë), Annia, Apoita, Artemo, Artemoni (2 herë), Falakrion (4 herë), Nona, Genth dhe Falakr (6 herë)[47] . Këtu po analizoj disa nga këta emra, që i ndeshim si në Epir ashtu edhe në Iliri. Emri Admet, që e kemi ndeshur 4 herë në mbishkrimet e Butrintit, më kujton emrin ilir Adamat, që e lexoj mbi monedhat e Shkodrës[48] . Monedha të prera aty kah mesi i shek. II-të p.e.sonë[49] , si dhe në një gurë varri të zbuluar në Durrës[50] . Të njëjtin emër njeriu e ndeshim edhe në krahinat lindore të Epirit, në Tesali e në Maqedoni dhe është lexuar në drahmat e Dyrrahut e mbi monumente sepulkrale të Apolonisë[51] . Emri Annia në trojet shqiptare gjendet në disa variante, si Annai, Annaius (si emër burri në Dyrrah), Anna në mbishkrimet e Dodonës dhe Anna në Dalmati. Si H. Krahe[52] , ashtu edhe zbuluesit e tjerë të këtyre mbishkrimeve këtë emër e quajnë ilir. Një emër tjetër shumë i përhapur në Iliri është edhe emri Genth i zbuluar në mbishkrimet e teatrit të Butrintit. Ky më kujton emrin e mbretit ilir të Adrianëve, Genth, të cilin e gjejmë në monedhën që e ka prerë ai vet[53] . Këtë emër e gjejmë edhe në gurët e varreve dhe në monedhat e Dyrrahit[54] . Dy emra të tjerë si Falakr dhe Falakrion, që kemi ndeshur 10 herë në mbishkrimet e Butrintit, H. Krahe[55] , i përfshinte gjithashtu pa rezervë në emra ilirë.
Një grumbull emrash ilirë kemi edhe tek burimet antike. Nga emrat që na kumton Tukididi, lidhur me prijësin e kaonëve, të tesprotëve, atintanëve e parauejve, katër janë ilirë. [56] ?!!!
Nuk kanë të bëjnë aspak me gjuhën e vjetër greke as emrat e krahinave epirote Adania (sipas Hesyhit kështu quhej dikur Mollosia), Atamania, Anfilokia, Prosaibia, Tesprotia, banorët e së cilës (sipas dëshmisë së Stefan Bizantinit)[57] , qenë thirrur edhe Aigestë. Të njejtin karakter kanë edhe emrat e lumenjve Aou, Aheron, Ahelou dhe Thyamis, prej të cilit e ka marrur sot emrin Çamëria[58] dhe emrat e maleve Tomar, Asnau, Aeropus, etj.
Dihet se, ashtu si të gjithë popujt e tjerë jogrekë të Ballkanit edhe ilirët kanë përdorur në mbishkrimet e monedhat e tyre gjithnjë shkronja të gjuhës greke e latine. Në qoftë se sot mbi gjithë truallin e ilirëve ndeshim vetëm mbishkrime greke e latine, kjo nuk do të thotë se ilirët u helenizuan dhe më vonë u romanizuan. Straboni i trajton një pjesë të epirotëve si bilingë (dygjuhorë), pra, Straboni[59] nënkupton që epirotët flisnin si ilirishten, ashtu edhe greqishten.
Gjeografi danez Malte Brun, autor i njërës nga veprat gjeografike më me autoritet të shek. XIX, që përfundoi së botuari pas vdekjes së tij, në analizën e vet mbi gjeografinë e Strabonit thotë: Etolia dhe Akarnania konsideroheshin nga grekët gjysmëbarbarë. Përsa i përket Epirit të gjithë autorët grekë të lashtësisë e përjashtojnë nga Greqia. Ai është përshkruar nga Straboni me Ilirinë dhe Maqedoninë. Fiset kryesore të tij ishin Kaonia, Thesprotia, Molosia. Straboni dhe Plutarku pohojnë se epirotët flasin një gjuhë të veçantë dhe kjo gjuhë është e njëjtë me atë maqedonase. Me sa duket, gjuha shqipe rrjedh prej saj[60] . Edhe Pukëvili kur flet për Akarnaninë dhe Etolinë thekson se: ... këto vende, (në kohën e tij) quheshin Shqipëri dhe banorët e saj quheshin shqiptarë[61] .
Ch. Brouchneri, gjeograf i mbretit të Anglisë shkruan: Shqipëria është një provincë e Turqisë Evropiane, që kufizohet në veri me Bosnjën dhe Dalmacinë, në jug me Livadhjanë, në lindje me Thesalinë dhe Maqedoninë[62] .
Historiani Teodor Momsen në veprën e tij monumentale Historia e Romës së Lashtë, i quan ... trimat epirotë, shqiptarë të lashtësisë[63] .
Lajbnici, filozofi më i madh i kohës së tij, i mbiquajturi Aristoteli i kohëve moderne, falë interesave të gjithanshme dhe kontributeve të mëdha që dha në fushat më të ndryshme të dijes. Por ne shqiptarët te Lajbnici shohim, ashtu si albanologu Erik Hemp, ... një dijetar të hershëm, të vërtetë, të gjuhësisë shqipe[64] , udhërrëfyesin e studimeve në fushën e gjuhës sonë, që ndonëse punoi një shekull para lindjes së gjuhësisë krahasimtare, me një intuitë të jashtëzakonshme, arriti i pari në një teori ilire të prejardhjes së gjuhës shqipe. Kontributi i Lajbnicit në këtë fushë përfshihet në tri letra që ai i ka dërguar bibliotecistit mbretëror të Berlinit, tanimë të njohur në botën shkencore si: Letrat shqiptare të Lajbnicit[65]. Në letrën e parë të datës 24 janar të vitit 1705, ai shprehte mendimin se;... gjuha e ilirëve të lashtë mund të ekzistonte diku në Epir[66] .
Për epirotët dhe gjuhën e tyre me origjinë ilire, si Lajbnici shprehen edhe J. G. F. Herder[67] , J. E. Tunman, i cili thotë: Edhe në Epir banonin vetëm popuj jogrekë, të cilët flisnin maqedonisht, siç është e njëjtë, me gjuhën ilire[68] . Por mendim të tillë kishin edhe F. Bop[69] , J. R. F. Ksilander[70] , J. G. F. Han[71] , J. F. Falmerajer[72] , T. Mommsen[73] , P. Kreçmerku[74] thotë: Për tërë grupin veriorë të këtyre fiseve, që nga kufijtë e krahinës së Epirit, qysh herët, të paktën që nga koha e Herodotit[75] , është përdorur emri i përbashkët Ilirët, ose siç quheshin në kohët më të lashta, Hilirët[76] . Ky emër vjen mbase nga jugu, nga Illyrii proprie dicti Plin. III-144. Male II-3 dhe u përhap më vonë nga grekët në të gjitha fiset e ngjajshme me ta, që njohën gjatë përparimit të tyre drejt veriut[77] .
Ndërsa Hansjërg Frëmmer[78] në librin e tij Ilirët, që ai e botoi në vitin 1988, thotë: Ndarja më tresh e Ilirisë, ashtu si u bë pas fitores së romakëve mbi mbretin Gent, u pasqyrua dhe në ndarjen e provincave, të Dioklecian Konstantinit, Hinterlandi i Durrësit dhe Apolonisë që i përkiste për një kohë më të gjatë Romës, si Epirus nova (Epiri i Ri) ishte pjesë e dioqezës së Maqedonisë. Kurse territori tjetër i sundimit të mbretit Gent, rreth Shkodrës, si provinca Prevalitana, bënte pjesë në dioqezën e Dakisë. Të dyja këto pjesë të territorit të lashtë ilir në kohën e Augustit bënin pjesë në provincat e senatit dhe pasi u nda perandoria u përfshinë në pjesën greke[79] dhe të Pirros[80] .
Antigonea, qytet antik që ndodhet përballë Gjirokastrës është themeluar nga Pirrua, të cilit u vuri emrin e gruas së tij Antigonea. Ajo ishte njëra prej vajzave të Berenikës. Këtë e kishte me Filipin, para se të martohej me Ptolemeun[81] . Pirrua ka qenë një mbret shumë i pasur. Sipas historianëve antikë Ambrakia (Arta e sotme), ka qenë kryeqyteti i Pirros. Ajo ishte e stolisur me 1015 shtatore (monumente), Plini sh. I, tregon se statujat e famshme të nëntë muzeve i grabitën romakët në Ambraki në kryeqytetin e Pirro Mollosit[82] .
Ajo veç statujave të shumta të saj, qe e pajisur edhe me dy teatro, ishte nga qytetet më të bukur të asaj kohe, por të gjitha këto u grabitën nga gjeneralët romakë gjatë vitit 186 para erës sonë.
Pirrua i Epirit ishte i fisit Mollos [83](ilirian). Plutarku në veprën e tij Vita (Jeta) e mbretit mollos Pirro, i cili gjithashtu dy herë për disa vjet mbajti edhe titullin e mbretit të Maqedonisë, njofton se ai në një betejë kundër Demetrios Poliorkitis në vitin 287 p.e.sonë mbante një helmetë me një tufë pendlash (Federbusch) e me dy brirë cjapi dhe maqedonasit menjëherë kaluan në anën e tij. Meqë e njohën si mbretin e tyre të drejtpërdrejt e të vërtetë. Në monedhat e Tarentit që u prenë nga ky qytet për Pirron gjatë fushatës së tij kundër Romës në vitet 280-275 p.e.sonë, dalin si shenja të mbretit Ajakid një majë shtize, vetëtima e Zeusit të Dodonës dhe helmeta me brirë. Një helmetë e tillë është simbol monedhash edhe i uzurpatorit Trifon, që, në vitin 142-139 p.e.sonë, në Siri, duke kujtuar prejardhjen e tij mbretërore maqedone u ngrit kundër selekuidëve. Mund të sillen edhe shembuj të tjerë për karakterin mbretëror të kësaj helmete me brirë, por këtu nuk është nevoja. Shekuj më vonë atë e mbajti Skënderbeu, sepse nga njëra anë, ai si Aleksandër Bej donte të lidhej me traditën e maqedonasit të madh, që ende sot në Orient quhet Dhul-Quarnein (Dybrirësh)[84] , e nga ana tjetër se ai e ndiente veten si epirot dhe pasardhës i Pirros. Në qoftë se kronikat nuk gënjejnë, ne quhemi epirotë, ... paraardhësit tanë kanë bërë beteja të mëdha me romakët dhe gjejmë se ata, ut plurium, më shumë lavdi se sa turp kanë sjellë prej tyre... Skënderbeu. Shkruante në vitin 1460 në një letër që i dërgonte princit Ursini në Itali. Po për këtë biografi i tij Marin Barleti, me prejardhje nga Shkodra, në titullin e veprës së tij që doli në vitin 1508-1510 e quajti Epirotarum princeps (princ i epirotëve) dhe e bënë emrin e Skënderbeut të prejardhur nga Aleksandri i Madh, ndërkohë që botimi i përkthyer gjermanisht nga Johannes Pinicianus është titulluar Princ i Epirotëve dhe i Shqipërisë (Gjermanisht: Herzog zu Epiro und Albanien), duke e lidhur në këtë mënyrë të kaluarën e lashtë me të sotmen. Kështu shprehet në punimet e tij studjuesi i mirënjohur gjerman P. R. Franke[85] .
Për periudhën e antikitetit të Gjirokastrës, kësaj qyteze-kështjellë, hedhin dritë të mjaftueshme edhe gërmimet arkeologjike. Gërmime që u kryen në kalanë e Gjirokastrës, në verën e vitit 1983. Gërmimet në teritorin e brendshëm të kalasë ishin të frytshme, sepse u përfitua një lëndë arkeologjike që i takon shekujve IV ose III p.e.sonë. Kjo riafirmon plotësisht emërtimin e hershëm të kësaj qyteze-kështjellë me emrin Pirrokastra, sepse pikërisht gjatë kësaj kohe ka jetuar mbreti Pirro. Si pasojë, kjo kohë e vonë e antikitetit shpjegon edhe faktin, që në këtë kështjellë nuk gjenë ndërtime muresh prej gurësh ciklopike ose pellazgjike. Ky qytet nuk ka patur nevojë për gurë të tillë, përderisa në periferinë e tij gjenden me sasi të mëdha shtresash gurë radhorë të rezistueshëm, të sheshtë me dimensione të ndryshme trashësie, që rrallë gjenden në viset e tjera të Shqipërisë.
Emile Isambert, duke u mbështetur tek historiani i vjetër romak Tit Livi në veprën e tij i kundërvihet dy herë anglezit Leek. I cili del me hamendje se: Gjirokastra është Argia e dikurshme[86] . Sepse në fakt Argia ndodhet afër Ballshit. Aty rrjedh edhe një lum i vogël, i cili quhet Lumi i Argias e që derdhet në Vjosë. Të njëjtin qëndrim si Emil Isambert mban edhe Dr. Milan Shufflaj[87] në veprën e tij Serbët dhe Shqiptarët. Ai flet për gjurmët e familjes së dëgjuar të Arianitasve. Përmes mjaft dokumenteve del se kjo familje ka qëndruar në afërsi të fshatit të sotëm Aranitas, ku kalon edhe një lum i vogël i quajtur Argias[88] . Kjo gjendet edhe në greqisht e shkruar. Te vepra e Emile Isambert, afirmohet edhe një herë se Gjirokastra është Pirrokastra e dikurshme, siç e shkruanin më vonë grekët.
Në mesjetë Pyrrho-Castra e humb rëndësinë e saj. Historia e saj përzihet me pjesën tjetër të Epirit. Emërtimi i ri Gjirokastër u ndie nga fundi i shek. XIV. Dihet historikisht që pas vitit 1375 në këtë qendër banimi shtrihej principata e Gjin Bue Shpatës. Pas vitit 1385 sundimtari i saj ishte Gjin Zenebishi. Duke u nisur nga tradita e njohur e pagëzimit të qytezave-kështjellë me emrat e sundimtarëve të dëgjuar, për nder të udhëheqësve të lartpërmendur, kjo qytezë-kështjellë u quajt me emrin Gjinokastër. U quajt kështu sepse të dy prijsat e saj mbanin emrin e pastër shqiptar Gjin. Me fjalë të tjera u quajt;Qyteza-kështjellë e Gjinit[89] . Me kalimin e kohës Gjinokastra u kthye në Gjiro-Kastra, si rrjedhim i veprimit të dukurisë gjuhësore të rotacizmit, që tingulli ( n ) shndërrohet në ( r ).
Vë në dukje emërtimin e hershëm grek Argjiro-Kastra, të huajt që duan t'u japin nga një kuptim emrave të qyteteve Gjirokastrën e quajtën ;Chateau d'Argent (Kështjellë e Argjendtë) duke u nisur nga pamja që japin gurët e bardhë radhorë me të cilët është ndërtuar ky qytet. Aty jo vetëm muret, por edhe kulmet janë mbuluar me rrasa guri të holla dhe të bardha që ndrijnë natën si argjent nga hëna dhe ditën nga dielli. Me emrin Argjirokastra këtë qytet e quajnë vetëm të huajt[90] .
Burim i të dhënave
^ Straboni. VII, 5; Plin, N.H. IV, 1:App. Illyr 1.
^ Etol. III, 13, 44; Strab. VII, 325, 327 dhe H.Ceka, Perputhje onomastike iliro-epirote, në Studime Historike nr. 2, 1965, fq. 85
^ H.Ceka, art. i cituar, fq. 84
^ Tukididi I, 5, 1.
^ Shih te Steph. Byz. De Vrbibus et populis
^ Tukid. I, 16.
^ Isokrati Harpokration dhe Suida
^ Strab. 1, 10
^ H.P. Sh.fq. 46, F.E. Sh.fq. 241, F.Gj.S. Sh.fq. 431
^ F.E. Sh.fq. 242
^ Po aty, fq. 241-242
^ Fjalor latinisht-epirotisht (PDF) shqiptarortodoks - prill 2007
^ H.P. Sh.fq. 46
^ Po aty, fq. 43
^ Po aty, fq. 43
^ Strab. VII, 5
^ N.G.L.Hammond: fq. 290 dhe E.Leppore ;vep e cit. Tukidit.
^ Te Nilsson, po aty.
^ Tukid. I,14,3; 18,2; I,24 IV,126, II,96,97
^ Po aty.
^ Strab. VII, 321
^ Scymn. Evropa 450
^ Polyb, XVIII,58
^ Liv. XXII,34
^ Plin. III,45
^ Tukid. po aty.
^ Steph. Byz. ;De urbibus et populis, shiko emrin Athamania.
^ N.Nilson, vep. e cituar fq. 137, D.Mustilli, art. i cituar fq. 137
^ Strab. VII, 321
^ F.Prendi. Mbi rezultatet e kërkimeve në fshatin Vodhinë të rrethit të Gjirokastrës, në Bul. i shkencave shoqërore nr. I viti 1956, fq. 181
^ F.Prendi. Tumat në fushën e fshatit Vajzë-Vlorë, në Bul. Shk. Shoq. nr. 2 viti 1957, fq. 106
^ S.Islami, H.Ceka, F.Prendi, S.Anamali, Zbulime të kulturës ilire në luginën e Matit, në; Bul. Shke. Shoq. nr. 1 viti 1955, fq. 134, S.Islami dhe H.Ceka, Të reja mbi lashtësinë ilire në territorin e Shqipërisë, në Konf. I. , të stud. Alb. Tiranë, 1962, fq. 452
^ H.Ceka, Diskutim mbi Kumtesën e Dhimosten Budinës në Konf. II, të stud. Alb.
^ Nga burimet e shkruara, përmendet qyteti i lashtë i Antigonesë. Deri tani ky emër i ishte veshur herë kalasë së Tepelenës, herë kalasë së Leklit afër grykës së Këlcyrës. Kjo është bërë në bazë të komentimit të burimeve të shkruara, që tërthorazi bëjnë fjalë për këtë qytet. Mirëpo gërmimet arkeologjike të vitit 1965, të ndërmarra në qytetin e lashtë të Jermës në rrethin e Gjirokastrës, nxorën në dritë një material mbishkrimor:13 copë libreza votimi prej bronzi, në njërën faqe të të cilave lexohet emri (Antigonea). Kjo përmbysi identifikimin e Lekël-Antigone. Vetë zbulimi i këtij emri në këtë qytet dhe numri i shumtë i librezave i çoi studiuesit në mendimin që të pranojmë si më të mundshme që ky emër të lidhet me rrënojat e Jermës.
^ Dh.Budina. Rezultatet e gërmimeve në qytetin Ilir të Jermës, në Materiale të Sesionit Arkeologjik, viti 1966, fq. 146
^ B.Jubani, Keramika ilire e qytezës së Gajtanit, në Stud. hist. nr. 2, viti 1966, fq. 63
^ N.Jubani, H.Ceka, Gërmime në qytezën ilire të Rosunjës rrethi i Tropojës.
^ S.Islami, Premjet monetare të Shkodrës, Lisit dhe Genthit, në Stud hist. nr. 3viti 1966, fq. 27
^ F.Prendi, artik. i cituar fq. 125: M.Korkuti, artik. i cituar fq. 166
^ S.Islami, H. Ceka, F.Prendi, S.Anamali, artik. i cituar fq. 131
^ F.Prendi, artik. i cituar fq. 26
^ Etol. III, 13, 44; Strab. VII, 327 dhe H.Ceka, Përputhje onomastike iliro-epirote, në Stud. His. nr. 2 viti 1965, fq. 85
^ H.Ceka, artik. i cituar fq. 853 M.Nilsson, vep. e cituar
^ Po aty
^ K.Bozhori, Dh.Budina, Disa mbishkrime të pabotuara të theatrit të Butrintit, në Stud. hist. nr. 2 viti 1966, fq. 176-189 , në zbërthimin e emrave ka patur mirësinë të ndihmon edhe V.Toçi
^ Po aty
^ Po aty.
^ S.Islami, Premjet monetare të Shkodrës, Lisit dhe Genthit, në Stu. hist. nr. 3 viti 1966 fq. 27
^ V.Toçi, Mbishkrime e relieve nga nekropoli i Dyrrahit, në Bul. shk. shoq. nr. 2 viti 1962, fq. 128
^ H.Ceka, artik. i cituar fq. 87
^ H.Krahe Lexikon altillyrischer Personnennamen - Heidelberg, 1929, Vangjel Toçi, artik. i cituar fq. 128 dhe literatura e citueme prej tij, H.Ceka, artik. i cituar fq. 87
^ S.Islami, artik. i cituar fq. 20
^ H.Ceka, Elementi ilir në qytetet Dyrrahium dhe Apollonia, në bul. e shken. shoq. nr. 3/4, 1959 fq. 136, V.Toçi, artik. i cituar fq. 128
^ H.Krahe, vep. e cituar, V.Toçi, artik. i cituar, fq. 129
^ Tukididi, II, 50, 5, 6.
^ Steph. Byz. , De urbibus et populis, (shiko fjalën Algestaio).
^ E.Çabej, Problemi i autoktonisë së shqiptarëve në dritën e emrave të vendeve, në Bul. e shke. shoq. nr. 2, 1958, fq. 61
^ Strab. VII, 328
^ Malte Brun, Precis de la geographie universale, 1810-1829, Paris
^ Pouqueville, Udhëtime në More, në Konstandinopojë, në Shqipëri dhe në vende tjera të Perandorisë Osmane gjatë viteve 1798, 1799-1800]] dhe 1801, Paris 1805
^ Ch. Brouchneri, Fjalor gjeografik, Venedik, 1770
^ Teodor Momsen, Historia e Romës së Lashtë
^ E.P.Hamp, On Leibniz's Third Albanian Letter - Zeitschrift fur Balkanologie, Je XVI/1, 1981, fq. 34-36
^ M.Reiter, Leibnizen's Albanel - Briefe - Zeitschrift fur Balkanologie Jg. XVI, 1980, fq. 82-93
^ C.V.Lajbnic, Albaner - Brife, Hanovër, 24 janar 1705
^ J.G.Herdez, Ideen zur Geschichte der Menschheit, Leipzig, 1868, vol. III, fq. 99
^ J.E.Tunman, Kërkime rreth historisë së popujve të Evropës Lindore, Leipzig, 1774
^ Franc Bop, Uber das Albanesisch in seinen verwandtschaftlichen Beziehungen, 1855
^ J.Riter von Ksilander, Gjuha e albanezëve ose e shqiptarëve, Frankfurt am Main, 1835
^ J.G.von Han, Albanesische Studien, Wien, 1854
^ J.F.Falmerajer, Elementi shqiptar në Greqi, Munchen, 1857
^ T.Mommsen, Historia e Romes, Leipzig, 1932. Historia e Romës së lashtë, Roma-Torino 1904 vëll. II, Libri i IV, kreu V, fq. 142
^ Paul Kreqmer, Einleitung in die Geschichte der griechischen Sprache, (Hyrje në historinë e gjuhës greke), Göttingen, 1896
^ P.Kretschmer, po aty.
^ P.Kretschmer, Fiset Ilire, po aty.
^ P.Kretschmer, Sprachliche Vorgeschichte des Balkans, (Parahistoria gjuhësore e Ballkanit), Revue Internationale des e'tudes balkaniquee, vol. II viti 1935 fq. 41-48
^ H.Frëmmer, po aty (Vitet e errëta) 565-850
^ Hansjërg Frëmmer, Die Illyrer, Karlsruhe, 1988
^ Deukalioni, Fjalor i Mitologjisë, fq. 57
^ Po aty.
^ Av. M.Kokolari, Nuk mbulohet dielli me shoshë, "Bashkimi i shqiptarëve" nr. 6, fq. 4, dt. 15 shtator 1993, Tiranë
^ Po aty.
^ J.G.von Han, Reise von Belgrad nach Salonik, 1858, - Peter Robert Franke, Alt-Epirus und das Königtum der Molosser, Erlangen, 1954, (Epiri i lashtë dhe mbretëria e molosëve), Mynchen-Bon, 1949-'54
^ P.R.Franke, Albanien im Altertum, Antike Welt, Sondernumner, 1983
^ U.M.Leek, Travels in Northern Greece, 1835
^ Emile Isambert, vëll. i cituar fq. 859-867
^ Dr. Milan Shuflai, Serbët dhe shqiptarët, fq. 180
^ Av. M.Kokolari, vep e cituar, Dr. Ali Hadri, HPSH. Prishtinë, 1966, fq. 42-43
^ Dr. Ali Hadri, po aty.
^ Abdyl Frashëri, Popullsia greke në Epirin e Ri dhe të Vjetër, fq. 100

Comments