NE SHQIPTARET E CAMERISE AKUZOJME
NE SHQIPTARET E CAMERISE AKUZOJME
Shtetin grek. Megali idhenë, kryeministrat që nga Metaksai dhe deri tek Simitis, Napoleon Zervën, gjeneral Kacimitro, dhespotin e Paramithissë, Papa Qesarin, dhespotin e Janinës, Spiridhonin, kriminelët Vasil Ballemi, major Kranjai, Strugarët, Kamarat, Pitulenjët, Vitot si dhe gjithë kriminelët e tjerë grekë që kanë bërë masakra kundër njerëzimit në Çamëri, që nga viti 1913 dhe deri sot.
Ju akuzojmë!Në emër të të gjallëve, në emër të të vdekurve nga torturat ç'njerëzore, të ushtruar mbi ta. Në emër të grave shtatzëna që u therën në Paramithi, Pargë, Filat, Gumenicë, Margëlliç, duke ju nxjerrë foshnjat nga barku. Në emër të grave të përdhunuara shtazërisht, në emër të vajzave që u përdhunuan duke ju hequr veç vdekjes dhe dinjitetin njerëzor. Në emër të nënave që panë me sy therjen e fëmijëve të tyre, në emër të baballarëve që hapën përpara gropat e fëmijëve të tyre, pastaj të tyret. Në emër të atyre që vdiqën për bukë dhe të uritur, në emër të atyre që vdiqën nga të ftohtët nëpër rrugët e emigrimit, në emër të atyre që vdiqën nga sëmundjet pa i ndihmuar asnjë.
Ju akuzojmë!Në emër të atyre që i vdiqët nga torturat, të pangrënët, sëmundjet, vrasjet dhe poshtërimet gjatë internimeve në ishujt e Egjeut në vitet 1940-1941.
Ju akuzojmë!Për lëniet e familjeve pa meshkuj që nga 14 deri në 90 vjeç gjate internimeve masive të Çamërisë.
Ju akuzojmë!Për ata që i latë pa varre, për ata që vdiqën larg vatrave të tyre, për ata që jetuan kalvarin e dhimbjes fizike dhe të përbuzjes.
Ju akuzojmë!Se na luftuat të na hiqnit krenarinë, fisnikërinë të trashëguar brez pas brezi, se na vodhët nderin, pasurinë, ujin, tokën, detin dhe ajrin.
Ju akuzojmë!Se përdorët në sistem shtetëror shfarosjen e një kombi, se mbollët farën e urrejtjes ndërmjet të njëjtit komb, se përdorët fetë për të na vrarë dhe zhdukur për të njëjtën gjini shqiptare.
Ju akuzojmë!Se na copëtuat si komb, duke na lënë nën terrorin e qenies antinjeri, të krijuar nga ju.
Ju akuzojmë!Në emër të tokës së përgjakur që ju e tjetërsuat, në emër të lumenjve që ende rrjedhin gjak, në emër të shtëpive të rrënuara që kanë mbetur pa zot, në emër të ullinjve dhe të pemëve që i kanë mbuluar ferrat, në emër të ajrit që e helmatisët, për përdhosjen e 9700 km2, tokë që e shpërfytyruat.
Ju akuzojmë!Në emër të atyre shqiptarëve të Çamërisë që dhanë jetën për pavarësinë e Greqisë, të cilët ju i tjetërsuat në grekë.
Ju akuzojmë!Për bizantinizmin e paskrupull tuajin gjate këtyre njëqind viteve, për famëkeqen "Megali idhenë", e cila ka sjellë veçse gjak dhe luftëra gjatë gjithë periudhës famëkeqe të saj, për pabesitë tuaja ndaj nesh dhe ndaj njerëzimit, për shpifjet, trillimet, ligjet, vendimet dhe çdo veprim tuajin ndaj nesh.
Ju akuzojmë!Si shtet terrorist, shtet uzurpues të atdheut tonë, Çamërisë.
Ju akuzojmë!Se na kthyet në shërbëtorë në pronat tona, se na ndaloni të gëzojmë pronën tonë, Atdheun tonë, detin tonë dhe baltën tonë.
Ju akuzojmë!Për kalvarin e luftës se klasave 50-vjeçare nga regjimi i njëjtë se ai i juaji që veproi mbi ne, në emër të atyre mijërave çamë që vdiqën burgjeve, kampeve të përqëndrimit në kënetat e Maliqit, Spaçit etj., vetëm se kërkonin të drejtat e mohuara nga diktatura komuniste në bashkëpunim me ju, për të marrë pronat tona, për luftën qee vazhdoni të bëni akoma ndaj nesh, si brenda shtetit tuaj ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, për veprat kriminale dhe antihumane që frymëzoni të shkruajnë kalemxhinjtë tuaj kriminelë ndaj nesh, për shtrembërimet e fakteve, shpifjeve dhe historisë që bëni ju.
Ju akuzojmë!Për pushtimin e Çamërisë që keni bërë, nën terrorin, vrasjet, therjet dhe spastrimin e plotë etnik, në emër të të gjallëve dhe të të vdekurve nga tortuarat tuaja ose që kanë vdekur larg Atdheut të tyre të zhuritur nga malli dhe brenga.
Ju akuzojmë!Për shkombëtarizimin që luftoni të bëni ndaj shqiptarëve ortodoksë të Çamërisë si dhe të tre milionë arvanitësve, për vrasjet, burgosjet, torturat, poshtërimet që ju bëni djemve tanë, që ehalli i bukës i ka sjellë në dyert tuaja!
Ju akuzojmë!Zotërinj shtetarë grekë, Metaksatë, Papandretë, Simitisat, paraardhës dhe ju o pushtetarë të sotëm, si kriminelë kundër njerëzimit. Por dijeni, ju e shkatërruart Trojën, ju që shkatërruat dhe doni të shkatërroni më shumë kombin shqiptar, shqiptarët janë RRËNJËS dhe kur duket se ka vdekur ka lënë rrënjët. Era gjatë shekullit 20 fryu në favorin e "megaliidhesë" tuaj, duke pushtuar aq sa nuk ju kishte shkuar në mend, kurrizin tonë. Por, shekulli 21 do ta çojë hakun tek i zoti. Tanimë, Amerika, Anglia, Gjermania, Turqia, NATO, OKB, po ju njohin ashtu siç jeni, lakuriq. Ju o ardhacakë nga shkretëtirat e Azisë që jeni vendosur në këto troje, të cilat nuk janë dhe as kanë qenë tuajat, duhet të gjeni vend ku të futeni. Mjaft më, koha do të punojë edhe për kombin shqiptar, mbasi me vete kemi veç të drejtën dhe e drejta do të fitojë. Kjo e drejtë na jep forcë, guxim dhe vullnet që historisë t'i marrin ato që na i mori pa të drejtë.
Erdhët kryeministra, ministra, presidentë, deputetë, gjatë këtyre dhjetë vjetëve në Shqipëri, ne prisnim dhe presim se ata do të vinin në vend padrejtësitë e bëra ndaj nesh, por ata në vend që të kërkonin falje dhe të zgjidhnin ato poshtërsi që kishin bërë ndaj Çamërisë, duke vënë në njëfarë mase nderin e përdhosur të Greqisë, ata nuk qenkan ngopur me gjakun e shqiptarëve, ata po kërkojnë akoma më shumë të na rrudhosin. Kjo qenka Greqia e Bashkimit Europian !
Ne prisnim zgjidhje nëpërmjet DIALOGUT dhe mirëkuptimit, por ju qenkeni po ata andartë që ishit në vitet 1913! Për ju nuk ka fisnikëri, por dinakëri. Fisnikëri ka për kombin gjerman, që ju kërkoi falje herbrejve! Ju jeni bastardë të ardhur nga shkretëtirat e Azisë, tek ju nuk mund të ketë fisnikëri! Ju keni uzurpuar pa të drejtë historinë e komshive tanë, grekërve të vërtetë.
Se fundi, ju akuzojmë!Për presionet, poshtërsitë, dhrahmitë dhe çfarëdo forme që përdorni ndaj disa pushtetarëve të vegjël shqiptarë, që nuk ngrihen dot në këmbë dhe të kuvendojnë si shqiptarë të vërtetë, në mbrojtje të dinjitetit të kombit shqiptar në përgjithësi dhe të Çamërisë në veçanti. Ju tregoni fytyrën tuaj të vërtetë, si grekë bastardë.
Por, dijeni zotërinj të megaliidhesë, se ju nuk mund t'i pushtoni pafundësisht pronat tona, vendit tonë, Atdheut tonë. Dijeni se tani koha punon për ne dhe ne do të rikthehemi me hir ose me pahir. Doni apo nuk doni ju. Kemi 60 vjet që ju presim.
Po ju kujtojmë se shoqëria P.A.Çamëria ka dhjetë vjet që lufton me të gjitha mjetet demokratike për zgjidhjen e problemit. Problemin tonë e kemi bërë prezent në të gjitha forumet ndërkombëtare. Forumet e rëndësishme si OSBE, KE, OKB, Kongresi Amerikan, kanceleritë gjermane, angleze, turke, kanë mbajtur shënime dhe na informojnë mbështetjen e tyre.
Zotërinjtë Simitësa, ju deklaroni dhe keni dëshirë maksimale që të ishin zhdukur çamët që në vitin 1913, ku famëkeqja Konferenca e Ambasadorëve në Londër la nën kthetrat tuaja, por NËNA ÇAME është burimi i pashtershëm njerëzor. Çdo brez që vjen pa del më i fortë, më guximtarë, më i ditur dhe më i bukur. Ju duhet ta dini se Çamëria është pjellore, po ashtu dhe gjithë trualli shqiptar tek ne zotëronjë moshat e reja që nuk ju dhimbset jeta për Atdheun. Në Shqipëri po bëhemi treqindmijë çamë, në Turqi një milionë, në Greqi janë tre milionë arvanitas dhe pesëqindmijë shqiptarë. Ju nuk na zhdukni dot as me armë dhe as me para. Ata që ju shërbejnë juve këtu, janë firot legale të një kombi.
Ju bëjmë thirrje, zgjidheni sipas të gjtiha konventave ndërkombëtare problemin ÇAM dhe mos kërkoni që flaka në Ballkan të mos shuhet. Kemi 60 vjet që po ju presim. A nuk ju duken ca si shumë?
Mos na detyroni të presim më gjatë. Nuk kërkojmë hakmarrja, nuk kërkojmë luftë, kërkojmë vetëm të drejtën tonë të zotit - ATDHEUN TONË!
Se fundi deshëm te Ju kujtojmë se Ju dolët kundër rrymës në luftën e KOSOVËS, bota mbajti shënimet për ju. Ju mbështet agresorin, mbasi i tillë gjak rrjedh në dejet tuaj, ju nuk jeni veçse Millosheviç të vegjël. Deri tani keni luajtur në fushën e kundërshtarit, por topi është drejtuar për në zonën tuaj!
Comments