27 QERSHORI SHENON
FAMILJE CAME TE SHPERNGULURA
Të nderuar qytetarë Shqiptarë,Të dashur lexues të këtij site të PDI-së në përgjithësi dhe në veçanti të Forumit te tij,,
Qershori i 2006 shënon 62 vjetorin e ditëve, kur akti i spastrimit etnik u krye kundër popullsisë Çame të Shqipëtarëve duke i dëbuar me dhunë nga tokat dhe shtëpitë e tyre ne Shtetin Grek.
Akt qe u krye me dhunë dhe terror të ushtruar kundër popullsisë Çame të Shqipëtarëve nga bandat kriminale të shovenizmit Grek te udhëhequr nga i shumë përfoluri Gjenerali Grek Napoleon Zerva, i cili i detyroi Çamët të largoheshin nga tokat e tyre dhe të gjenin strehë në Republikën e Shqipërisë ku jetojnë edhe sot.
Megjithë shtrirjen dhe efektet që kishte, tragjedia Çame është një nga më të dhimbshmet tragjedi të Kombit dhe të Shtetit Shqiptar dhe kjo tragjedi filloi në 27 Qershor 1944, në qytetin e Paramithisë, duke gllabëruar me progresion të gjithë Çamërinë për të përfunduar në Mars të 1945.
Partia për Drejtësi dhe Integrim, (PDI) në kujtim të kësaj date të dhimbshme për Kombin Shqiptar, dëshiron të organizoi tubime të ndryshme përkujtimi më datë 25 qershor 2006, të cilat dëshirojmë të shërbejnë si një reflektim mbarë popullor dhe si një ndërgjegjësim qytetar për të gjithë shqiptarët që aspirojnë të jenë pjesë e Europës të së Drejtës Universale.
Kjo parti (PDI) dëshiron ti kujtojë qytetarët shqiptar se ideuesi dhe ekzekutuesi i ketij gjenocidi kundër popullsisë së pafajshme dhe të pambrojtur Çame, Napoleon Zerva, ndonëse se ka qënë një figurë problematike në historinë e kombit të tij, gëzon të gjitha respektet pragmatike nga shteti dhe qytetarët e tij.
PDI, me këtë rast dëshiron t’ju informojë se gjithesejcili nga ju, nëse ka një ide, një mundësi dhe miq dhe mundet të organizoi një takim në shenjë ndërgjegjësimi atje ku ai banon, punon dhe jeton, është i lutur të na informojë për të bashkëpunuar.
Ne si parti (Kryesia e PDI-së) kemi menduar, në parim më datë 25 qershor 2006, të organizojmë një tubim në Jug të Shqipërisë në kufi me Çamërinë, për të sensibilizuar si opinionin publik dhe politik Shqiptar, por edhe atë ndërkombëtar për të drejtat e mohuara të Çamëve dhe nevojën e zgjidhjes së këtij impassi të pajustifikuar.
Ndërkohë më datë 27 qershor duam të organizojmë edhe tubime në kryeqytete të ndryshme te Europës, ku besojmë se së bashku me Ju do të mund ti realizojmë me sukses.
Ne dëshirojmë tju pyesim edhe ju se si dhe çfarë mendoni? Si duhet të jetë reagimi shqiptar për të përkutjuar këtë ditë të dhimbshme historike?
Ju mund të shkruani në Forumin tonë dhe të jeni pjesë e organizimeve përkatëse duke u regjistruar on line http://www.pdi-al.com/merr_pjese.html në modulin e ofruar për këtë qëllim dhe te merrni pjesë ne tubimet që do të organizojmë së bashku.
Në pritje të reagimeve tuaja, Tahir Muhedini, Kryetar i PDI-së, Amos Dojaka, Sekretar i Përgjithshëm i PDI-së Galip Taho, Anëtar i Kryesisë së PDI-së dhe Kryetar i Degës së Tiranës

Comments