CAMERIA E KOMBI SHQIPTAR PO ZGJOHEN


Trajtimi i interesave kombëtare do të mbetet fusha me delikate, e cila duhet t'i hape rrugën rizgjimit te vetedijes kombëtare, për te zgjidhur padrejtesite historike ndaj Shqipërisë. Veshtrimi me këtë sy i problematikes shqiptare qe dominon sot ne rajon, obligon inteligjencen dhe njerëzitë me fryme idealiste kombëtare, te synojne drejt misionit për një pavaresi te plotë kombëtare. Levizjet politike drejt një synimi te tillë ne dekaden e fundit, kanë nxitur reagimet dhe kundervenien e ashper te fqinjve te Shqipërisë. Kërkesat e shqiptareve, te perfaqesuara nga forcat progresiste perparimtare te popullit shqiptar, bëjnë te turbullohen kundershtaret tradicionale dhe perkrahesit e tyre, duke nxitur presionet e hapura politike, ekonomike e pse jo dhe ushtarake. Çështja kombëtare është vënë përballë sfidave te fuqishme qe kërkojnë zgjidhje. Tradicionalisht ne politikën shqiptare, përherë ka nxjerre kokë një qëndrim i shpifur, nën "petkun kombëtar", i perfaqesuar nga pseudopatriote, te cilët, duke i zvarritur e sabotuar interesat e çeshtjeve madhore, kanë krijuar skandale politike dhe tkurrjen e kombit shqiptar. Ata, ne mënyrë sistematike, kanë dhunuar vullnetin e shqiptareve për bashkim. Kjo politike e mbrapshte, ka shfrytezuar mjedisin e çoroditur social - politik, duke keqperdorur ndjenjat e popullit shqiptar dhe duke abuzuar me te drejtën e perfaqesimit te tij. Ndergjegja kombëtare ne çdo rast, ka pësuar trauma psikologjike, çoroditje dhe shperndarje gjeografike te detyruar, e cila ka kushtëzuar mosreagimet efektive, por gjithsesi, ajo së fundi ka filluar te veproje. Rajoni i trazuar dhe "leksionet e demokracise". Ne ditet e sotme, përballë një tkurrjeje te tillë, vënia ne veprim e skalioneve te mafias politike dhe te strukturave te krimit te organizuar, i ka vënë ata përballë me forcat progresiste, demokratike te popullit shqiptar. Fare hapur, ato, kanë shtuar presionin mbi institucionet e rëndësishme te shtetit, duke synuar shmangien e tyre nga misioni politik. Reagimet nuk mungojnë as nga elemente te politikes rajonale, te cilët e shikojne me shumë xhelozi rizgjimin kombëtar te shqiptareve. Ata janë te "merakosur" për sigurine rajonale dhe nën këtë justifikim, janë te gatshëm te pengojne deri ne asgjesim, çdo levizje me karater kombëtar. Frika e një destabilizimi te mundshem rajonal, te mbeshtetur ne motive etnike, i bën te mbajnë qendrime cinike, duke shkelur me te dy kembet "leksionet e tyre te demokracise". Ky qëndrim është një precedent me shumë, për një destabilizim te mundshem ne rajonin ballkanik. Këto kunderveprime aktive, kanë ndikuar ne dem te përpjekjeve te shqiptareve për progres kombëtar, qoftë ne Kosovë, Kosovën Lindore dhe ne Maqedoni. Ne mënyrë cinike, pa një analize te thelle te shkaqeve dhe pasojave të tyre, paragjykohen revoltat e fundit ne Kosovë, pa marrë aspak parasysh provokimin e shqiptaree nga raporti i fundit i GNK-se dhe nga degjenerimi i misionit te organizmave ndërkombëtare për vendosjen e demokracise ne Kosovë dhe integrimin e saj ekonomik. Së fundi, kjo po ndodh ne levizjen kombëtare për të drejtat e popullsise shqiptare te Camerise. Këto levizje politike, sigurisht qe, prishin statucuo-ne ne Ballkan dhe nuk perfillin interesat e fqinjve, te dalluar për nacionalizmin e tyre agresiv. Me pranë realitetit, politika dhe populli shqiptar sot përballet me kerkesat dhe pamundesine e zgjdhjes se çështjes se krahines se Camerise.Ne thelbin e problemit. Çamëria është plaga e hapur e kombit shqiptar. Braktisja e saj nga politika i dha një goditje te drejtperdrejte interesave tona kombëtare, duke realizuar një akt te turpshem tradhtie. Nuk kemi te bëjmë këtu me perfundime ekstremiste, por me denoncimin e një qëndrimi joparimor te një politike te papergjegjshme, e cila ne momente te caktuara tregon se, është ne gjendje t'i braktise interesat kombëtare. Për interesa te ngushta, politika, është e predispozuar te braktise aspiratat e popullit shqiptar për hater "te zemerimit" te padroneve dhe te "rekomandimeve" ndërkombëtare. Një situate politike, e cila ne vazhdimesi duhet te krijoje kushte qe, deformatoret politike te demaskohen. Një situate politike, e cila duhet te detyroje institucionet e shtetit, qe te mbajnë qëndrim ndaj kemenguljes greke për mosheqjen e "ligjit te luftës", ose te shpjegohen ne opinion, përse ata nuk kanë dëshirë te mbrojne interesat kombëtare. Inteligjenca shqiptare dhe Çamëria duhet te zgjohen.Sot inteligjenca shqiptare duhet t'u shmanget retorikave dhe te mbroje me kemengulje çështjen e popullise shqiptare te Camerise, ne kuadrin e te drejtave qe u jep demokracia dhe proceset e integrimit ne Europe. Intelektualet duhet te zgjohen dhe të mos lejojne, qe te dhunohet një çështje kaq e rëndësishme, nga politikane "patriote". Kush i thotë vetes patriot dhe intelektual, duhet te shpalose, jo vetëm dijet për historinë e Camerise, por me këtë rast, duhet te zbertheje konfliktin qe ka sot politika shqiptare dhe të drejtat qe i takojne popullsise shqiptare te Camerise, te tregojnë qëndrimin e tyre, duke denoncuar hapur politikën zyrtare kapitulluese te institucioneve te shtetit shqiptar.Ne këtë situate Çamëria duhet te zgjohet. Filozofia e mbrapshte, e cila i ka mveshur asaj psikologjine e fajesise, qe kjo popullsi ndruhet te shfaqe identitetin dhe nuk del e tera ne protesta masive, bën qe ajo te ndihet padrejtesisht inferiore ne vlerat qe përfaqëson. Ka ardhur koha qe popullsia e Camerise te vetezgjohet dhe te marrë ne dorë fatin e saj. Protesta dhe misioni i saj, është një levizje e fuqishme, qe do t'ia dije për nder Shqipëria. Nuk është tregues i ndjeshmerise politike fakti qe, për levizjen "Nano ik" te mblidhen disa mijëra veta dhe për një çështje madhore, popullsia shqiptare e Camerise te lihet vetëm. Levizja "Nano ik" mund te këtë elemente pozitive apo negative, por ajo nuk mund te barazohet kurrë me reagimin për probleme te interesave kombëtare. Mbrojtja e këtyre interesave, duhet te dalë mbi çdo levizje tjetër. Zoti Berisha mungoi ne votim dhe pa u shqetësuar për çështjen e Camerise, vazhdon te bertase "Nano ik". Ne kohën e presidences se vet, është deklaruar për çështjen e Camerise ne Parlamentin Shqiptar, por ai "agjeroi" për këtë, vetem30 ditë" dhe ne krye te ditës se 31-te, priti Gejxhin ne Shqipëri. Me siguri, zoti Berisha dhe disa politikane te tjerë, perfshi këtu edhe zotin Nano, duhet te jenë ndikuar ne qëndrimin e tyre nga antishqiptari i terbuar Geixh. Përse u duhet, tradicionalistit Berisha dhe "moskokecaresit" Nano ky njeri i urryer për shqiptarët? Zoti Nano arrin ta mbroje hapur ne emisione televizive. Si shpjegohet qe, te dy këta politikane, qe "zihen e grihen me njëri-tjetrin", mbështeten nga i njejti antishqiptar, si "i famshmi" Geixh?!! Kush mund ta shpjegoje rebusin politik ne qëndrimin e Tiranës zyrtare?! Përse u duhet "certifikata e besueshmerise" se këtij greko - amerikani, zoterinjve Berisha dhe Nano. Zoti Berisha e di se elektorati i popullsise shqiptare çame ne Shqipëri është një mbështetje e fuqishme për PD-ne. Por, ne një moment delikat për këtë popullsi, ata tradhtohen, goditen dhe gjakosen rëndë, arrestohen dhe lihen ne mes te rrugës sikur të mos ekzistonin.Një qëndrim absurd. Kjo popullsi duhet te zgjohet, kreret e tyre te pozicionohen dhe levizja të mos lejohet qe te manipulohet me nga partite politike ne Shqipëri. Çështja e te drejtave te popullsise shqiptare te Camerise, është shumë me e rëndësishme sesa lufta politike brenda vendit. Ajo u sherben ne mënyrë te çmuar interesave kombëtare. Kjo situate politike po demton imazhin e shqiptareve ne botë dhe sot, kjo politike aspak serioze, me tekat dhe skrupulozitetin e saj, po kristalizon mendimin se, "shqiptarët nuk janë te zotë qe te bëjnë shtet". Kjo mund te jetë një nga arsyet europiane te ngurrimit të tyre, për te zbatuar kodin e demokracise ne Kosovë. A do të ishte i besueshem mendimi se Europa po përpiqet "ta edukoje" Kosovën me standardet e saj, qe ajo "të mos i ngjaje Shqipërisë" ne "tekat e saj"?! Kjo do tu sherbente coviceve e te tjerëve, si një "argument" kundër Kosoves. Këtë konstatim duhet ta vleresojme si një një thirrje, për tu treguar vendin "kongresmeneve", "kepedareve" dhe "kartonaxhinjve" te shitur shqiptare, qe për hiç gjë, nuk ngurrojne te shesin interesat kombëtare te popullit shqiptar. Koha e një riorganizimi te domosdoshem. Ne këtë levizje te fuqishme, barren e saj te madhe nuk e perballon dot vetëm popullsia shqiptare e Camerise. Pa hequr dorë nga misioni dhe platforma e veprimit, është i nevojshem orientimi drejt një organizimi politik, ne formën dhe permbajtjen ligjore, qe vota e kësaj popullsie, te arrijnë te depertojne direkt ne Parlamentin Shqiptar, jo për interesa te partive politike, por për te mbrojtur çështjen e Camerise. Fakti, qe votat e tyre janë keqperdorur nga dy partite me te mëdha politike, duhet t'i beje ata, qe te mendojnë për zgjidhjen serioze te këtij problemi.Unifikimin e veprimtarise politike te Shoqates Atdhetare Politike "Çamëria" me shoqaten "Laberia", "Kosova" e te tjera, krijimi i një trinomi te fuqishem atdhetar me përmbajtje te thelle kombëtare, duke shfaqur publikisht qëndrimin, pikëpamjet dhe kerkesat, përballë politikes se mbrapshte shqiptare, për ta detyruar atë t'i bindet vullnetit te popullit shqiptar. Ky është një problem i madh, qe lidhet me një rivendikim madhor te te drejtave historike te mohuara.Si përfundim: Çamëria dhe kombi shqiptar po zgjohen.Tradhtia ndaj interesave kombëtare nuk njeh kufij, por ajo nuk duhet te njohe me as faljen e Shqipërisë. Cili shqiptar akoma mun te këtë bindjen se pas atyre qe degjoi ne Parlamentin Shqiptar nga kryetari i PBDNJ-se, te vazhdoje te mendoje se, kjo është një parti e te drejtave te njeriut, qe ka për mision mbrojtjen e pakicave kombëtare. Nëse do të ishte e tillë, ajo, duhej te dilte ne mbrojtje te te drejtave te popullsise shqiptare te Camerise, e cila është pakice kombëtare ne shtetin grek. Sidoqoftë, me mirë vonë se kurrë, ajo tashmë nuk mund te mbulohet me "pas gjethes se fikut" dhe te na mbushe mendjen se, është një parti shqiptare. Populli shqiptar dhe vete popullsia shqiptare e Camerise, do të shikojne sot e ne të ardhmën se, partise se zotit Dule do t'i duhet "te grise kemishen për te arnuar breket", sepse kombi shqiptar do t'i dalë vete zot fateve te tij, me apo pa Dulen, Nanon e kompani. Kaq sa për sot.

Comments

Popular posts from this blog

ÇAMERIA GJATE LUFTES SE DYTE BOTERORE

THE GENOCIDE OF CHAMERIA

NURI DHE MAZAR DINO