Cameria dhe Janina ne vitet 1912-1922


Nga libri "Cameria dhe Janina ne vitet 1912-1922" e autorit Ibrahim D. Hoxha.



Meqenese nuk jam autor i ketij libri do te mund te shkruaj te dhenatte sakta pa bere asnje ndryshim.Veprat e Ibrahim D. Hoxha:I-Te vetat:1) "Kenge popullore came", "Neper udhen e penes shqiptare","Turqitdhe shqiptaret","Keshtu luftuam ne", "Caparenjte-RefoCapari","Bibliografi e Institutit te studimeve Petagogjike" dhekjo "Cameria dhe Janina ne vitet 1912-1922"2)Me bashkeautore : "Fjalori enciklopedik", "Ndizet zemra ngagezimi", "Proza popullore", "Yje te pashuar" dhe "Kenget na burojnesi gurra"3)Mbi 250 punime historike, folklorike, gjuhesore,artistike,publicistike etj.a) Botuar ne te perkohshmet: "Studime historike", "Revistapedagogjike", "Nentori", "Mbrojtja", "Perla", "Shkenca- teknika dhejeta" si edhe "Vatra e kultures"b)Botuar ne 15-diteshe, javore e ditore: "Atdheu", "Balli ikombit", "Bashkimi", "Cameria vatraamtare","Dardania", "Dielli", "Drita", "Dritaislame","Fitorja", "Flaka e vellazerimit" dhe "Hena e Re"(te dyja neShkup), "Kosova", "Legaliteti","Mesuesi", "Ortadogu(Stamboll)", "Patrioti", "Republika", "Rilindja", "Rilindjademokratike" dhe "Zeri i Atdheut"4).Disa emisione radio-televizive mbi historine, gjuhen, kengetpopullore etj.II- TE te tjereve: Qamil Izet Cami, "Fabula dhe vjersha" dhe MuhametCami, "Jusufi e Zulehaja".ne vazhdim


Cameria dhe Janina ne vitet 1912-1922


HYRJEShqiperia tejtehu ka qene e lakmuar dhe e mesyre nga gjithfaregrykesish te huaj. Mesymjet e tyre te herepashershme jane teshoqeruar me deme vecanerisht te renda dhe me pasoja shume-shume tehidhura. Por ajo qe shkaktoi vendit tronditjen me rrenqethese dhekombit gjakesi e vaje te panumerta, gjema e mjerime tejet tedhimbshme, ishte shtrengata apo me drejt vrungullima e viteve 1912-1913.Kryengritja 4-vjecare mbarekombetare ne veren e 1912-s u ngjit nekulme te tilla, nga mund te kalohej pa shume veshtiresi ne krijimine shtetit shqiptare. Kjo gje lakmitareve fqinje u shkaktoi morrnicashume pickuse, pasi me ngritjen e ketij shteti atyre u mbyllejnjehere e pergjithmone shtegu per grabiteri te metejshme.{1}-Sicdihet, grabiqaret serbe me 1878 shqyen nga trungu shqiptare Pirotin,Nishin, Vranjen, Medvegjen, Bujanovcin etj. Po ate vit Mali i Zigelltiti Tivarin, Shpuzen, krahinen ne lindjete saj. Tere atograbiteri u bene pjeserisht me fuqite e armeve, pjeserisht mevendimet e Fuqive te Medha Evropiane.Prandaj, me te pare se flaket kryengritese po perhapeshin ane e kendShqiperise, ata zune te hungeronin e te kercellitnin dhembet perheree me me zemerim, gjithnje e me me duf e kercenim. Duke lene he perhe menjane merite e mosmarveshjet e ashpra qe kishin ndermjet tyre,qeverite e mbreterit fqinje zune te aviteshin ngahere e me afernjera-tjetres; dhe, kur vec e vec e kur bashkarisht ngrinin lloj-lloj pengesash qe mundonin per kryengritjen shqiptare, duke krijuarnje kohesisht edhe gjithfare veshtiresish per pjesmaresit e saj.Sa me teper ngjiteshin flaket e kryengritjes shqiptare, sa me tepapermbajtshme dukeshin ato, aq me teper egersoheshin kusaretfqinje; rrjedhimisht aq me te hapta dhe me te shpeshta beheshinveprimet e dhumshme te tyre ndaj Shqiperise dhe kryengritesveshqiptare.Keshtu, p.sh, sapo ceta e studentve shqiptare me Ibrahim-Naxhine nekrye arriti fshehtazi nga Stambolli ne Korfuze, kryqeveritari i asajujdhesze, Kostandin Varatasi,{1}-Lonidhe Naci ne shkrimin:"Ngalegjenda jone kombetare", kushtuar atdhetarit Omer Capari, KostandinVaratasin e cileson "filo-shqiptare te cquar".-Fletorja "Fjala eKorces2 nr.14,Korce, 24.6.1944, fq.3.vuri si kusht: ja zbritjen e tyre ne Ulqin, ja dorezimin neStamboll. Mirepo mencuria, guximi dhe zotesia e Ibrahim-Naxhiut, AliBeqir Kurballit nga Margelleci, Xhezo Haremit nga Vlora dhe e SabriAbazit nga Delvina bene qe Varatasi dhe kryqetaret athino-fanaritebashkeveprus te ngeleshin me gisht ne goje. Naten, ndermjet 12-13korrikut1912 ceta u shpetoi suve te vezhgusve dhe vesheve tepergjuesve kryqtare-fanarite te kryeqendres se ujdhezes dhe zbritine Ksamil. Pasi pershkoi Vurgun e Delvinen mespermes, u ngjit neLaberi.Lefter Venizellua, kryeminister i atehershem i shtetit grek,gjykimin dhe vendimin etij e shpalli me keto fjale: "Po qe se Turqianuk do te jete ne gjendje te mposhte kryengritjen ne Shqiperi tejugut, do te dergoje Greqia ushtare per ta bere ate gje".{1}-Fletorja "Patris", organ zyrtare ikryeministrit Lefter Venezillo.Fletorja"Lajmetari" Sofia,dt.26.6.(9.7).1912.Njeherish me ane te kercenimit, fletorjavenizelite "Patris"(Atdheu), ne njeren nga kryeshkrimet e vetaulerinte me te madhe: "Poshte duart nga Ipiri, se fuqia greke do teja u thyeje! {1}-Fletorja "Liri e Shqiperise", nr.51 e 53, Sofia,dt.5(18).8.1912 dhe dt 16(29).8.1912.: dhe tere kjo, sepse kryqtaretathino-fanarite ate pjese te vendit tone-pra,Toskerine apoJugunshqiptare-e quanin "Elinikotati hora", d.mth.vend teresishtgrek.ne vazhdim(5-6)Meqe kryengritesit shqiptare s`donin t`ua vinin veshin llomotitjevete tyre, qeveria, dhe shtabmadheria athino-fanarite krahaskercenimeve te rrepta me ane te shtypit ndaj atdhetareve shqiptare eledhatimit maramendes ndaj atyre me "dy **** ne karroqe", zune tefusin fshehtazi arme e municione kudo qe mundoheshin. Ajoperbindshmeri kryhet nen drejtimin e ketyre e krereve te degeve Adhe B te "Bashkimit Ipirotik".{1}-"Bashkimi ipirot" u ngrit nga qeveria kryqtare athino-fanaritene Athine me 1906, si njera nga organizmat me perbindeshe te saj. Nekrye krye(sa per sy e faqe) u vu rrenegati Spiro Milo Zani ngaHimara, nentoger andarteshe i disa vjetmeparshem. Deget A dhe B ungriten prej kryqtaresh athino-fanarite(kryesisht oficere)vecanerisht te stervitur per veprimtari shkaterruse. Ata strehoeshinne perfaqesite qeveritare ne Janina e ne Preveza, duke u fshire nenpetkun e zyrtareve te atyre perfaqesive.-Aleksander Livadheos, "Iprodhormi tis apeleftetheroses ton Joaninon", Athine 1964, faqe 30-Fondi i Arkivit te Institutit te Historise. A-IV-233, faq 3.Ndihmesit dhe bashkefajtoret e tyre kryesore ishin dhespotet emitropolive te Janines, Paramithise (Jerothe Aftulidhi) dhe Konicese Vellait, Spiridhonit, te fshehur quajturi "Drini". Te veshur metesha prifti dhe duke u hequr sikur merreshin me veprimtari fetare,ata, ne te verteteishin frymezuesit dhe organizatoret e gjithfarengaterresash, mosmarrveshjesh dhe prapesish. Njeherit ata ishin edheurdhezbatuesit me dinake dhe me te bindur ndaj qeverise kryqetareathino-fanarite.Nder deshmite e pambarim mbi sa u tha jane dhe paudhesite dhengacmimet e organizuara kunder Fuat Bej Frasheri ne Lure dhe nevendbanimet e tjera te qarkut te Prevezes, si p.sh. ne fshatciflikunImam Caush, prone e Husejn pasha Dinos. Kjo del nga letra me dat.11(24).3.1910 qe mitropoliti i Prevezes ia dergonte perfaqesiseqeverirare kryqtare athino-fanarite ne Preveze. Sipas udhezimeve tedrejtperdrejta te kryqetareve athino-fanarite te lartepermendur dhete eproreve te vet, tere anekufirin tokesor prej Mecove e deri negjirin e Prevezes u mbushen me depo me te fsheta armesh. Nder nyjetme te medha ne anedetin e Camerise, ku me ane te lufteanijeve dhe temjeteve te tjera lundruse zbraseshin armatimet, ishin edhe Gjiri iGomares(kryesisht ne buzedetin prane fshatrave Rrenjas, Lija eLuce), ne Gjirin e Shen-Janit, ne Saraqine(prane fshatit Rrapez), negjiret e Paganese e te Ftelese etj. Armet e municionetshperndaheshin po fshehtazi gjithandej neper te beselidhurit me anete rrogetareve, me teper me ane te prifterinjve murgjeve dhesherbetoreve te tjere. Merimanga kryesore qe nderthuri ate rrjete tekobshem dhe ate veprimtari te menxyrshme neper Cameri, ishte njeoficer madhor i asfalise, qe paraqitej si shenjt-sherues; ai ishtederguar nga Athina dhe ishte vendosur ne kishen e sapongriturposacerisht prane fshatit Sevasto, afer Paramithise.Per te perzier e per te turbulluar gjendjen sa me keq qe te qe emundur, krahas paudhesive e ligesive te tjera, qeveritaret dhekryqetaret e tjere athino-fanarite drejtues pergatites cetagjakataresh e kusaresh dhe qe nga 10-diteshi i pare i gushtit 1912zune t`i futnin fshehtaz neper krahinat shqiptare kufitare. Atobenin per vete edhe gjakatore- kusare vendas dhe bashkefajtonin meta.Kryetaret e cetave: Jan Puteci, Gole Manxhari, Spiro Kremidha etj.ishin porositur qe ne zbatim te detyrave te caktuara te vinin neperdorim edhe plumbin, qofte dhe ne brenda neper qytete. Neshenjester duheshin vene se pari, prijesit, nder te cilet qeneshenuar edhe Qiningua dhe Thanas Skupi nga Janina. Nje nga ato ceta,ku bente pjese edhe Sotir Lolo Vasua prej fshatit Mursi, vrau neudhetim e siper prane fshatit Mursi Halit Bilal Dalanin ngaKonispoli, kur ai ishte duke kullotur grigjen e dhenve te tij. Njetjeter cete e cila strehoej ne fshatin Pleshavice e qe ne perberjene saj ishin edhe disa gjakatore kusare nga ai fshat, vrane nepazarin e fshatit te sapopermendur Hasan Idriz Mucon, Selim MehmetIsuf Manen e Veso Taren; kurse Ali Pashon e plagosen. Qe te katertketa ishin bashkefshatare e bashkeluftetare te Muharrem Rushitit,pjestare te cetes se tij.Nje cete tjeter me te njejten perberje, vrau ne vendin e quajturVaner prane Filatit te birin e vetem te Muharrem Rushitit, Hlilin,kur ai po shkonte udhes tek dajot e vete ne Filat.ne vazhdim(8)ne vazhdim(8):Ceta e perbere nga Nikolle Kutupi e Zorkadhenjte prej Popove dhedisa te tjere mundi te vriste hajdutce ne Lumare(disa km. neperendim te Janines) nder te tjere dhe te birin e udheruajtesit dheshoqeruesit e postes Paramithi-Janine; se toku me ta edhe HasanKasim aga Saliun nga Minima, i cili shkonte ne Janine per te prere eqepur teshat e dhenderrise se vet: kurse Uzeir Tahirin nga Mazrrekete plagosen. Njera prej cetave, ajo e drejtuar nga rrenegati GoleManxhari(i quajtur "Farmaqi") prej fshatit Kellez te rrethit teGjirokastres,{1}-Deshmi e Vasiliqi Taqe Dedes(Vasit), dtl. 1907 nga Kellezi.me 9.8.1912 zuri pabesisht ne rruge te madhe ndermjet fshatraveciflik Cudille e Radhotop kryetarin e shoqerise "Bashkimi" teJanines, atdhetarin e flakte Kadri Gjaten dhe , pasi e mundoi grekce8 ore, e beri copa-copa.{1}-E vrane me 27.7.(9.8).1912 se toku me trimin e vete Jasharin,kur ishin duke kaluar nga fshati-ciflik Cudille ne fshatin-ciflikRadhotop. Ndersa Jashari mbeti i vrare ne bresherine e pare, Kadrinee plagosen e pasi e kapen e theren me mundime te medha pas disaoresh.-Fletorja "Drita" nr. 80.Manastir, dt.9/22.8.1912.Perbindshmeria dhe burracakeria qe kryen ata levdohej vetem ngaKryqetaret athino-fanarite.{1}-Leter pa krye e pa date e Maliq H. Ramit nga Gjirokastra,derguar dikujt. Pervec Kadri Gjates- per te cilin shenon se e vranePuteci me shoke ne fshat-ciflikun etij te quajtur Radhotop- shenonedhe "...i vrane me shume mundime dhe u lane nje leter". Po, letraeshte e gjymtuar, s`merret vesh se cilet kane qene atdhetaret etjere te vrare egersisht prej Putecit me shoke. Arkivi Qendror iShtetit. Fondi 54, dos.67/2,fq.162.Pasi vrasja e Kadri Gjates u be afer Janines,per me teper parahundeve te vetmbrojtjeve te Gardhiqit (te Janines), Jane Puteci zurite vepronte gati sheshit, duke u krekosur si "pisqolle evgjiti".Keshtu vetem dy dite pas vrasjes se Kadri Gjates ai guxoi te bentenje mbledhje me kreret e cetave te vogla ne shtepine e Nasho Ganjesne fshatin Arahovice. Mirepo ai ai harroi se atje i thoshin Cameri.Me ta marre veshe tubimin ne fjale, nje grupe fare i vogelluftetaresh camer u sulen drejt Arahovices,Hllomoit e Koqinishtes.Mirepo fuqia e tyre nuk ishte e mjaftushme per te bere ate ckaduhej.Meqe s`u moren masat e duhura, cetat greke te gjakatoreve-kusarevemoren zemer dhe u perhapen me ne veri. Mire thone:"Kur mungon macjaminjte bejne dasem ne mes te odes". Kjo ndodhi edhe merrenegatet "Farmaqi" dhe dajen e tij Jan Putecin prejLagjes "Varrosh" te Gjirokastres, te dy ata dhe pasuesit e tyreasfalia dhe horofillaqia greke nga Korfuzi i hodhi ne anedetinshqiptar perballe, prej, nga ata, ne bashkepunim me Thimjo Lolin-pjesetar i hershem e cetave greke ne Maqedhoni- zune te bridhninneper pyjet e Sorones e te Bufit dhe ne fshatrat rreth e rrotull,duke grire cdo atdhetare qe mundonin ta vinin ne shteg a ne dore:nder ta ishte edhe Brreshanjt zhulatas, te cilet i vrane ne vendin equajtur Cakallo, kur po shtegtonin per ne kullotat dimerore. Ugrabiten edhe bagetite.Per te pastruar vendin nga keta krimba te huaj, atdhetare terendesishem shqiptare ngriten cetat e veta : ceta e prire nga SaliMurati prej Vranishtit te Lumit te Vlores dhe nga Mustafa Kofinaprej fshatit Fterre u vu ne ndjekje te tyre. Naten ndermjet 9 e 10Shtatorit 1912 qarkuan fshatin Cuke te rrethit teSarandes "kapetanet" Jan Puteci e Gole Manxhari me shoke, tecilet "te shitur tek grekerit qe prej 4 vjetesh" nuk linin dy gurebashke e gje papermbysur: duke mos ua mbajtur qe te qendronin balleper balle me rrethuesit, per t`i shpetuar ndeshkimit, ia mbathenfshehtazi si bretkosat neper vijen e mullirit: mirpo edhe ai shtegeu ishte zene. Puteci, Golemi dhe tre shoket e vet; horofillaku NikoMarko nga Narta, Dhimo Stillua nga Kasim-Allaibej dhe nje i panjohurqe vraponte pas tyre, u blluan nga plumbat e pritezenesve. Duke berefjale per kete ngjarje, Adile Haxhi Halil-Pashua nga Konispoli, neshenje hakmarrje ndaj gjakatoreve- kusareve qe kafshuan gjuhen neCuke, permendi keto vargje fjaleurtesie:"Ori dhelper gjakesore,/zoqte kelloses m`i more./ me lekure m`i pagove".Thimjua me shoket e vet dhe tere c`mbeten te tjere perfituan ngarasti dhe ia mbathen nga syte kembet.{1}-Ne "Dielli" nr. 172, dt.24.X.1912, thuhet se ne ate ndodhi moripjese edhe ceta e Muharrem Rushitit. Ka te ngjare te kete qenendonjera prej pjese te asaj cete: ajo e prire nga Abedin MadanMuharremi, apo ajo e prire nga Nazif Shero Murtua; e dyta ka qene meteper mundesi.Saliu e Mustafai me shoke iu vune pas hap pas hapi dhe i arriten nefshatin Krane;ne ndeshjen e shkurter qe u be atje me 14.9.1912,Thimja u pjagos. I pazoti per te qendruar me gjate, ia theri ne pikete vrapit sa i hanin kembet me tere pasuesit e vet dhe u struken neKorfuz.ne vazhdim(10)Pa dashur te zinin mend dhe te ndalnin revanin qe kishin marre,cetat e perbera prej kryqtaresh athino-fanarite vazhdonin tezhyteshin perhere e me thelle ne pellgun e keqberesve . Nje cetegjakatore-kusare kryqetaresh athino-fanarite vrau ne priten e zenene perruan e vendit te quajtur Lefke- vend ndermjet fshatraveLidizde e Karroq- Fejzo Abaz Mehmet Petlekun nga fshati Janjar(bashkeluftetari kryesor i Muharrem Rushitit ne fshatin e vet) dheMete Seit Beqir Halon (djslosh 16-17-vjecar) nga fshati Ninat. Do tekishin vrare edhe Hasef Laze Veizin e Sadik Ahmet Demon po ngaNinati, qe ishin duke udhetuar se toku; po keta te dy, duke qenedjem te shkathet e shume te shpejte, vrapuan tatepjete pyllit tedendur, te ndjekur nga bresherite e plumbave; ketij te fundit iu"pre gjaku" dhe vdiq pas disa ditesh. Te gjithe ata ishin duke ukethyer ne shtepite e veta nga panairi qe behej ne vendin e quajturRrips(ndermjet fshatrave Karroq, Smines dhe Lidizde). Me 20.9.1912nje cete prej 38 andarto-kusaresh priti ne vendin e quajturLivadhaqa 15 qeraxhinj camer qe po ktheheshin nga Janina ne fshatinAprice dhe ne qytetin Parge; andarto-kusaret u grabiten atyregjithcka kishin me vete.{1}- Leter e Omer Caparit dt.11(24).9.1912, derguar nga Filati-Fletorja "Drita" nr.86,Manastir, dt.20.9(3.x).1912, fq.2.Sipas deshmive te bashkekohesve, ceta ishte e Nikolle Kutupit dhe eZorkadhenjve me shoke. Kurse 3 dite me pase nje cete tjeter andarto-kusare kryqetaresh athino-fanarite prej 80 vetesh hyri ne mesdite nefshatin Ninat dhe mori rob Fejzullah Sulejman Citen-oficere nepension- si edhe dy fshatare te tjere e tre xhandare, gjithashtupesioniste. Ne ndjekje te tyre u vu menjehere Muharrem Rushiti meceten e vet.{1}- Leter e Omer Caparit me dt.11(24).9. !912. "Drita" nr. 86,Manastir, dt.20.9(3.x).1912.Duke vazhduar ndjekjen, ai doli ne malesine e qeramices dhe teAhureve, e pasi perzuri cetat ne fjale deri tutje{1}- Nga andartet e kapur u muarr vesh se Dhimiter Fandi, nenpunes imonopolit te duhanit ne Filate, ishte nje nga drejtuesit kryesore teandarteve ne krahinen e Filatit. Duke qene pergjegjes per aq e aqgjakesi e keqberesi te tjera ne ate rreth, u vendos asgjesimi i tij,u ndeshkua nga Abdul Qazim Zaimi prej Filati, nje nga luftetaret metrima te cetes se Muharrem Rushitit.u kthye pas dhe kaloi ne rrethin e Delvines, ku asgjesoi nje ceteandarto-kusaresh prej 18 kryqetaresh athino-fanarite. Mirpo edhe pseandarto- kusaret po hanin grushta pas grushtash, te dytin me dermuesse te parin, prapeseprap vazhdonin te endeshin neper viset shqiptaredhe zhduknin kedo atdhetare qe hasnin perpara; nder ata qe asokoherane nen tehet e kamave dhe te plumbave te tyre, ishte edhe HafezMitat Topola nga Margelleci i Camerise dhe shume i degjuari kapedanSpiro Ballkameni, njeri nga ceteprijesit me trima dhe te zote.{1{- Fletorja "Drita" nr. 88, Manastir,dt.11(24).x.1912.* *U tha se gjate veres se 1912-s vala kryengritese u ngjiten rrufeshemdhe me shpejte u be e paperballushme; ne ato kushte Oborri Osman dhePorta e Larte u binden se s`kishin udhe tjeter pervec armepushimit,gje te cilen edhe e kerkuan. Pas fare pak ecejakesh dhe ngurimesh tedypaleshme, perfaqesuesit perkates e gjeten fjalen me njeri-tjetrindhe marreveshja u arrit. Me te pala osmane zotohej- nder te tjera-qe tere nenpunesit shteterore ne Shqiperi nga me i larti tek me iulti qe s`e dinin gjuhen e vendesve, te zevendesoheshin meshqiptare. Gjithmone ne pershtatje me marreveshjen, njesitekryengritese hyne fitimtare neper qytete te ndryshme te Veriut dhete Jugut Shqiptar. Kudo qe hynin, kryengritesit vinin dore mbi depote armeve, lironin te burgosurit politike dhe vetvetiu beheshinzoterues te gjendjes. Mirepo pranimi prej pales osmane i kerkesavete kryengritesve shqiptare dhe hyrja e tyre fitimtare ne qytete tendryshme shqiptare sidomos ne disa anesore, si p.sh. ne Shkup,Kumanove, Qiperli (Velesh), Kratove, Prishtine, Berane, Gjakove,Kollashin, Peje (madje deri ne Pazar te Ri e Senice) etj.-praktikisht shpuri ne prag te pranimit boterisht se ne to andej epas shqiptari do te ishte " zot moralisht, kombetarisht elenderisht",{1}- "Kalendari kombiar" i vitit 1914 dhe leter me dt.15(28).8. 1912derguar nga Nikolle Ivanai disa bashkeluftetareve te tij.- ArkiviQendror i shtetit. Fondi 44, Dosje 20,fq.1-6.pra, ishte arritur keshtu thuajse ne prag te vetqeverimit. Kjo gjegrabitqaret fqinje athino-fanarite dhe eksarhonacertaniste (te ciletfitoret shqiptare i verenin me mllef, urrejtje e meri),i helmoi dhei terboi deri ne marrezi. Fletorja "Estja", zedhenese eqeverisegreke, duke bere te njohur cmendurine e qarqeve eprorekryqetare athino-fanarite, borriste:{1}- Hunguriste; ne ngjashmeri me demin e kaun qe " hedh shesh" dukekruar briret ne nje tufe shkuresh."Po te jete se shqiptaret me levizjen e sotme te kerkojne te shkelininteresat e Bullgarise, Morese,{1}- Per nje kohe te gjate me emrin "More " nenkuptohej shteti grek.dhe te Serbise, atehere qe te tria-sic kemi edhe lidhjen e fshehte-duhet te shqyrtojme bashkarisht kete ceshtje me shume rendesi".{1}- Fletorja "Liri e Shqiperise" nr.52,Sofia,dt.11(24).8.1912.Dhe , meqe ceshtja e vetqeverimit te Shqiperise asokohe vetvetiuishte vene ne rendin e dites se diplomacise evropiane-gje qe upermend edhe pak me larte-gati tere fletushkat e kryqetareve athino-fanarite po ngjireshin se cjerruri kunder asaj mundesije; madje disaprej tyre ne te njejten kohe njoftonin: Qeveria e Morese protestoine Fuqite e Medha kunder qellimit te tyre qe kane per t`i dheneShqiperise vetqeverimin".{1} Fletorja "Liri e Shqiperise" nr. 53, Sofia,dt.16(29).8.1912.Duke bere ne fjale per qellimet, synimet dhe parapregatitjet eqarqeve grabiqare kryqetare athino-fanarite dhe eksarho-nacertanisteve te vendeve fqinje, "Guri i Cjapit" ne nje shkrim tebotuar ne "Kombi" nr.35 e 36 (Boston,dt 3 e 10.V.1907), nder tetjera verente: Kombet fqinje presin... me goje hapur te marrin nganje cope ...prej Shqiperise ....kane leshuar propoganda tefarmakosura neper Shqiperi... Rrezikun me te madh Shqiperia e ka ngagreket..."Si me pare edhe asaj here qarjet dhe ankesat e kryqetareve athino-fanarite e eksarho-nacertaniste fqinje me Shqiperine i keputenshpirtin "baba carit"Oborri dhe qeveria e Carit Rus qe vazhdonte te ushqenin gjithnje eme unshem synimet e Pjetrit I te mbiquajtur "i madh" dhe teKaterines II te mbiquajtur gjithashtu " e madhe "jo vetem qe meziprisni shkakun per te zgjuar hijen dhe ndikimin e vet mbi Ballkan,por edhe e nxisnin panderprerje ate me te gjitha fijet dhe mjetet emundeshme. Prandaj, me te celur gojen mendaraket e vet ballkanike,me ndihmen dhe sipas udhezimeve te politikaneve dhe ushtarakeve telarte te Carit Rus u ngit edhe e quajtura "Lidhje Balkanike" eperbere nga Bullgaria, Greqia, Mal i Zi dhe Serbia. Kjo lidhje-sipasburimeve te kohes-u ngrit "me ndihmen e Rusise shume kohe me pare"se te shperthente shtrengata qe goditi Sulltanin Osman per tirrembyer zoterimet e tij te deriatehershme ne Ballkane, brenda tecilave asokohe permblidhjej edhe Shqiperia. Sipas asaj lidhjejeqeverite e shteteve fqinje me Shqiperine ne marreveshje perkatese menjera-tjetren (marrveshje te miratuara dhe te bekuara padyshimnga "baba cari" , Rrasputini, Eksarhu e Patriku) parashikonin qeGreqia te gllaberonte Toskerine dhe Serbia Gegerine,{1}- Ne marreveshjen fillestare ishte parapare qe Serbia te merrteedhe Beratin. Kurse Mali i Zi si kelyshi me i vogel qe ishte qeparashikuar te merrte Beranen, Gjakoven, Pejen ,Prizrenin, Rozhanin,Shkodren etj.-Fletorja "Atdheu" nr. 5.Kostance, dt.1(14).X.1912,fq.3duke shenuar si cak ndares lumin Shkumbin.{1}- Jan P. Vruho, leter me dt. 14(27).X.1912, derguar nga Tubhari iegjiptit, botuar ne fletoren "Atdheu" nr.6, Kostance.ne vazhdim(13)Me t`u arritur marreveshjet politiko-ushtarake, qeverite e shtetevefqinje filluan ethshem te pergatiteshin sheshit per perleshjen eaqshumedeshiruar dhe te aqshumepritur. Duke bere fjale mbi sa u fol,Jan Vruhoja verente: "Sapo te kater vilajetet...u njohen se janeShqiperi, sapo qeveria osmane... zuri t`u ape shqiptareve te drejtakombetare, pernjehere u hoq cipa dhe u duk lugati sheshit; kulcedrate Ballkanit cfaqen me thonjte e tyre te mrehte, me te cilet duan ekerkojne te coptojne e te shqyejne cdo gje shqiptare e ta cdukninnga faqja e dheut".Zevendesimi aty-ketu i nenpunesve turq te vilajetit, vendimi per tebotuar turqisht-shqip fletoren zyrtare te vilajetit, e sidomosemerimi ne gusht 1912 i ferik (gjeneral-divizioni) Hasan-Tahsinpasha Mesarese kryeqeveritare i vilajetit te Janines "egersoi"dhe "marrosi" politikanet e Greqise dhe Ethniqi Eterine"{1}- Shoqeria kombetare (greke); shoqeri luftenxitese, e cilasynonte dhe bente cmos qe te perpinte tere Jugun Shqiptare, perfshiedhe Durresin.sepse ata ate vilajet- i cili me perjashtim te qarkut te Korcespermblidhte brenda tij tere Jugun Shqiptare- e quanin "Elinikotatihora"{1}- Vendi teresisht(krejtesisht ) grek-Fletorja "Athina" nr.3Kostance,dt.1(14)9.1912,fq.2Po sipas disa burimeve te kohes, kunder valiut shqiptare te JaninesShfaqnin edhe te ashtuquajturit Xhon Turq (Turqit e Rinj), te ciletecnin "kunder frymes shqiptare", pra kunder tij ishin duke goditurnjehere ne te njejtin drejtim dy ushta: Turqit e Rinj dhe kryqetaretathino-fanarite. Keshtu, ndersa te paret ngrenin vazhdimisht zerinne kupe te qiellit tek eproret e partise "Ittihat veterakki"(bashkime perparim), te dytet dergonin panderpretje ankesa tek kryqetaretkrere ne Patrikane te Satmbollit dhe tek ata te Sinodhit ne Athine.Te dyja ato grupime perdornin "shume vegla te poshtra" per tedebuar "valiun prej ketej".* *Oborri i Cariatit Rus dhe qeveria e shtabmadhoria e tij iu perveshme mish punes per te pergatitur mish-mashin dhe thertorenballkanike. Shtypi rus, zedhenes i qarqeve drejtuese cariste-ohraniste vazhdonte te gumezhinte, duke shperdare perhere e medendur eren e barutit dhe te gjakut. Po, per te mos ngelur vetem sime 1878-kur edhe pse fitues, u detyruan t`u peruleshin vendimeve teme te fuqishmeve- kreret cariste ne prag te shperthimit teshtrengates dhe te perleshjes, zune te bridhnin andej-kendej, duketrokitur sa ne nje porte ne tjetren.Sazonovi, Kryeministri iatehershem i Carit Rus, vrapoi ne Inglitere; u takua mekryeministrin e Britanise se Madhe, sir Eduart Grein, te cilit iparashtroi gjykimin e vet mbi Ballkanin.Pasi me te e gjeti fjalen rreth qendrimit te metejshem ne kete pjesete Evropes, u kthye ne strofken cariste te Pjeterburgut, nga kushperthyen menjehere gjemimet.. Te bindur se tanime me "Mbretereshene deteve"{1}- Quhej keshtu per shkake te kolonive te gjithandejshme dhe teflotes se madhe.punet i kishin bere bara-bara, zedhenesit kryesore te oborrit dhe teqeverise te Carit Rus zune te shfrynin e te shkumezonin, duke dalehaptazi ne krah te gjakederdhesve.Aleksander Stolipini botoi ne "Novoje Vremja" nje shkrim, ku pasilevdonte ministrin e luftes qe kishte thene se ushtria ruseishte "gati kurdohere" qe te hynte ne lufte, shtonte : "Rusia duhett`u ndihe shteteve ballkanike me ushtrine e saj. Kursefletushka "Novoje Vremja" nga ana e asaj-po gjithmone si zedhenese eqarqeve drejtuse te Cariatit Rus- pasi njoftoi se qeveria ruse ishteduke ndihmuar qeverite e Bullgarise, Greqise, Malit te Zi dheSerbise qe ishin marre veshe dhe kishin mbledhur ushtrine e vet,shpallte: "Keto mbreteri kane leje te plote qe t`i ndreqin punet etyre me Turqine me lufte apo me te mire".{1}- Fletorja "Liri eShqiperise" nr.57,Sofia, dt.22.9(5.X.)1912.Kur cdo pergatitje te domosdoshme e kishin bere, pasi "baba cari"dhe perkrahesit e miqte etjere te tyre-kryesisht ne qeverine anglezedhe franceze.etjUshtria malazeze u urdherua te behej kurban i pare; me 9.X.1912 ajoiu versule Shqiperise, duke ndezur keshtu ate zjarre te madhe qeperpiu ne vitet e pastajshme jo vetem Ballkanin e tere, po sherbeuedhe si shkendije per te ndezjen e flakeve qe perpiu krejt Evropendhe e mbyten ate ne gjak e mjerime. Ajo ushtri, duke patur pararojembi 1.500 malesore te Mbishkodres, u vuri topin fshatrave te Krajesdhe te Bregut te Bunes, e pasi i plackiti,i dogji nje per nje.{1}-Fletorja "Liri e Shqiperise" nr. 58,dt.12(25).X..1912.fq.1ne vazhdim(16)Duke bere fjale per perleshjet e dites se pare te fillimit teluftes, "Sokoli", ne shkrimin e vet deshmon: Qe ne mengjes topat eMalit te Zi, te komanduar prej djalit te vogel te krajlit, KnjazPetros, zune te godisnin kalane e Pllanices, perballe fshatitmusliman Dinoshit. Malesoret shqiptare para e ushtria malazeze pastyre iu turren kalase. Po ate dite tere topat fushore e malore teMalit te Zi goditen Decicin, Shipshanikun, Rogamine e Vranjen; meshume Decicin, si pike strategjike, te cilin e godisnin edhe dy topa149, te qitur ne Suke te Grudes. Mbi 1500 malesore me kapicat nekoke te blera prej Nikolles- ne te cilat qe shkruar edhe emri i tij-dhe tri kolona malazeze iu versulen Decicit; ne dreke e moren memijra britma "zhivo". Vune flamurin malezias dhe te nesermenmalesoret dogjen flamurin musliman Koplik...Duke vazhduar me furimesymjen, ushtria malazeze me 19.X.1912 mundi te zinte Gushine,kurse me 5,15,17dhe 18 nentor 1912 zuri perkatesisht Gjakoven,Malesine, Shengjinin dhe Lezhen etj. Ushtria serbe, e cila mesymjenkunder vendit tone e filloi me 18.X.1912 pas 6 ditesh mundi temposhte fuqite mbrojtese ne Novi-pazar, Podijeve e Kumanove dhe tecante ne thellesi te tokes shqiptare. Dy dite me vone e me pastajajo mundi te zinte Mitrovicen, Vushtrine, Prishtinen, Ferizajn,Kacanikun, Gjilanin, Shkupin etj. Kurse me 3,7dhe 9-nentore pushtoiperkatesisht Tetoven, Kicoven e Perlepin. Me 22 zuri Manastirin dheme 23 e 24-nentore edhe Ohrin e Strugen. Ne vijim ajo kaperceu edheQafen e Thanes dhe me 29-nentore arriti te zinte edhe Elbasanin,Tiranen e Durresin.Qe ne prage te shperthimit te Luftes Ballkanike MPJ te Serbisekishte thene: "Shqiperia eshte e denuar per coptim e vdekje". Kursekryeministri serb, Pacici, i dehur nga fitoret e rrufeshme teushtrise se vet dhe te bashkeluftetareve te saj ne mungese te fuqivete barabarta, nepermjet fletoreve "Mesaxhero" dhe "Le journal",shpalli: "Bota as duhet te mendohet per ceshtje shqipe dhe perShqiperi. Shqiperia duhet te coptohet". Prej atyre krakerimaves`mund te mbetej heshtur as kjaz Nikolla, kreu i shtetit mikroskopikMali i Zi; ai "urdheroi" me te madhe: S`duhet as te flitet pervetqeverim te Shqiperise, se kjo gje nuk mund te ngjase kurre.Ndersa kur Koferenca e Ambasadoreve ne Londer po shqyrtonte teardhmen e shtetit shqiptare, permasat (shtrirjen)dhe fytyren e tij(krejt i pavarur apo nen vartesi te dikujt). "Qeveria ruse(njoftonte fletorja "Kolinische zeitung") do te kundershtoje per njeShqiperi vete qeverisese". Duke bere fjale mbi sa u tha ne fletorene sapopermendur lidhur me qendrimin e qeverise se Carit Rus ndajShqiperise, fletorja "Liri e Shqiperise" ne po ate numer shfaqtehabine e saj per shumefaqesine dhe lekundjet e asaj qeverie. "Liri eShqiperise" shenonte me ate rast se, ndersa me pare qeveria e CaritRus kishte pase njoftuar se donte qe Shqiperia te ishte shtetveturdherues nen hijen e Sulltanatit Osman, "tani nuk do fare". Dhekur qeveria austro-hungareze i terhoqi vemendjen qeverise serberreth pushtimeve ne Shqiperi, fletorja ruse "Novoje vremja",zedhenese e qarqeve drejtuese te Carit Rus, tere krekosjeshkruante: "Serbia nuk duhet te trembet fare nga Austria, kur kandihmese Rusine, Angline e Francen.Nga sa u tha, u vertetua ne menyre te pakundershtushme gjykimi iperpikte i atdhetareve tane peneperdorues te kohes, se equajtura "Luftte Ballkanike" qe kryekeput grabiqare, me synimkryesisht shkyerjen dhe gllaberimin e Shqiperise. Lidhur me kete,duket e domosdoshme permendja e percaktimit te shqiptarolindorit JanN. Mihal Lehova, icili asokohe, ne shkrimin e vet membirresht "Lufta ne siujdhezen ballkanike", theksonte edhe ketofjale"... vinomjet qe u dha shqiptareve Turqia, ua turbulluanmendjen kusareve, te cilet me dhelperi, me propaganda, me shkolladhe me prifterit e tyre kerkonin te hynin dhe te beheshin zoter neshtepite tona. Si e pane qe me kete nuk do arrinin qellimin e vete,iu leshuan te mjeres Shqiperi...dhe me arme ne dore duan terrembejne vendet e saj". Kurse Lumo Skendua (Mithat Frasheri) dyvjet me vone, shenonte: "Armiqte tane...me ndihmen dhe mbrojtjen eRusise ne dukje u lidhen kunder Turqise, po ne te vertet nuk menduangje tjeter, vec coptimin e Shqiperise dhe fikjen gjer edhe emrinshqiptar".{1}- Fletorja "Atdheu"nr.6, Kostance, dt.16(29).X.1912,fq.1{2}-"Kalendari Kombiar" 1914.Kjo teme eshte e hapur me shume per te treguar historine e vertetete Camerise dhe jo per te debatuar apo kundershtuar mendimet e njeritjetri.Tema per problemet qe ka ceshtja came, mund te hapen dhe ne CeshtjenKombetare, me mendimet e pjesetareve te ketij forumi.Ju flm. per mirekuptimin!

Comments

Popular posts from this blog

ÇAMERIA GJATE LUFTES SE DYTE BOTERORE

THE GENOCIDE OF CHAMERIA

NURI DHE MAZAR DINO