Tragjedia çame dhe mesazhet e saj për shqiptarët


Tragjedia çame dhe mesazhet e saj për shqiptarët


Në kushtet e mungesës së të drejtave kombëtare, shqiptarët e çamërisë, lypsej të orientoheshin e të mbështeteshin në ato forca që mbështesnin interesat e tyre kombëtare. Asnjëra nga forcat politike greke nuk e kundërshtoi krimin, raprezaljet dhe gjenocidin e qeverisë greke ndaj shqiptarëve të çamërisëZerva dhe ndërkombëtarëtTragjedia çame u "justifikua" nga Zerva edhe me spekulimin se, shqiptarët bashkëpunuan me gjermanët. Ndërsa, ishte vetë Zerva që kishte lidhur një marrëveshje bashkëpunimi me gjermanët. Zerva pranoi të futej në luftë kundër gjermanëve vetëm pasi mori miratimin e Misionit Ushtarak Britanik, për të ndëshkuar popullsinë çame. Në këtë mes del dhe një problem tjetër: Aleatët e Mëdhenj gjatë Luftës II Botërore, për të arritur synimet e tyre strategjike të politikës së tyre, sakrifikonin pa asnjë dhimbje popujt e vegjël dhe interesat e tyre. Ata u përdorën si mjete për zgjidhjen e përkohshme të problemeve ndërkombëtareMes pushtuesve të ndryshëmEdhe në se një grusht shqiptarësh të çamërisë, që kishin vuajtur nga shtypja e mizoritë greke për disa dekada, u përpoqën të siguronin ndihmën italiane e gjermane, për të shpëtuar nga kjo shtypje, nuk mund të inkriminonte gjithë popullsinë shqiptare të çamërisë. Ajo, në përgjithësi, i shihte me indiferentizëm marrëdhëniet midis pushtuesve të rinj (italo-gjermanë) dhe pushtuesve të vjetër (grekë). Ky qëndrim i shqiptarëve të çamërisë u konsiderua më i pranueshëm nga kjo popullsi, sepse nuk krijoi asnjë bindje për mbështetje as tek njëra as tek tjetra palë, për të fituar të drejtën e lirisë kombëtareProf. Dr. Muharrem DezhgiuTragjedia çame e ka zanafillën e vet në çastet vendimtare të formimit të shtetit të parë të pavarur shqiptar. Shkëputja e çamërisë nga trungu kombëtar shqiptar, për të plotësuar oreksin e shtetit fqinj dhe në përputhje me interesat e Fuqive të Mëdha ishte njëherazi dhe fillimi i kalvarit të shqiptarëve të çamërisë në mbrojtje të identitetit kombëtar.Shteti grek ushtroi mbi popullsinë çame të gjithë arsenalin barbar për asimilimin ose zhdukjen e kësaj popullsie. Të tilla forma lufte e veprimi ishin: organizimi i çetave terroriste në çamëri, sanksionet ekonomike, lufta raciale, braktisja e popullsisë shqiptare e lënia e saj në padituri e varfëri të thellë si dhe nxitja e kryqëzatave fetare kundër popullsisë myslimane çame. Kundërvënia fetare midis të krishterëve dhe myslimanëve në çamëri u shfrytëzua si një ndër mjetet më efikase për të realizuar politikën e mirënjohur "përça e sundo". Inspirues të kësaj politike ishin drejtues të fesë si dhespoti i Janinës Spiridoni e zbatues i saj ishte shteti grek.çamët u paragjykuan nga qeveria greke si bashkëpunëtorë të italianëve gjatë Luftës II Botërore. Pa filluar lufta italo-greke e vitit 1940, ndaj çamëve u kryen masakra e tortura çnjerëzore, duke i trajtuar jo si bashkëluftëtarë, por si robër lufte.Shovinistët grekë gjetën dhe një "arsye" tjetër të jashtme, për të zhdukur shqiptarët e çamërisë. Ishte kjo gjendje diskriminuese e shqiptarëve të çamërisë, që u shfrytëzua nga Italia për interesat e saj, për ta përdorur popullsinë shqiptare si mbështetje për veprimet luftarake kundër Greqisë.Qëndrimi asnjanës që mbajtën përgjithësisht shqiptarët në konfliktin italo-grek, ua hoqi nga dora grekëve "armën" për të terrorizuar shqiptarët e çamërisë. Si në periudhën e luftës italo-greke dhe në luftën kundër gjermanëve, shqiptarët e çamërisë u ngritën mbi pasionet shoviniste, pa shfrytëzuar mbështetjen te pushtuesit për t'u hakmarrë kundrejt grekëve, lidhur me ato veprime genocidiste të tyre ndaj shqiptarëve. Këta të fundit, adaptuan një qëndrim real mirëkuptimi e bashkëpunimi me bashkësinë greke. Për qarqet shoviniste greke ky realitet mirëkuptimi e bashkëpunimi ishte e papranueshëm. Ndaj ato nxitën përçarjen, por nuk ia arritën qëllimit. Popullsia shqiptare u qëndroi hapur përpjekjeve të gjermanëve për t'i hedhur ato kundër elementit grek.Pozita e shqiptarëve çamë midis dy zjarresh armiqësore, si të pushtuesve të rinj italo-gjermanë dhe të grekëve u imponoi atyre të ndiqnin një politikë mosangazhimi të hapur ndaj të dy palëve. Ky qëndrim real dhe gjakftohtë i shqiptarëve, i mosangazhimit të hapur me njërën ose tjetrën palë, u shfrytëzua si nga grekët ashtu dhe nga pushtuesit gjermanë, për t'u vënë nën shënjestrën e tyre.Në kushtet e mungesës së të drejtave kombëtare, shqiptarët e çamërisë, lypsej të orientoheshin e të mbështeteshin në ato forca që mbështesnin interesat e tyre kombëtare. Por, për fat të keq, rrethanat historike të luftës dhe ndeshjet midis palëve ndërluftuese ishin të pafavorshme për shqiptarët dhe këta të fundit nuk llogariteshin në interesat strategjike që kishin palët ndërluftuese.

Comments

Popular posts from this blog

ÇAMERIA GJATE LUFTES SE DYTE BOTERORE

THE GENOCIDE OF CHAMERIA

NURI DHE MAZAR DINO