Aneks nje teze greke problemi i çameve myslimane
PUNIMET E SEMINARIT TË PARË KULTUROR "MBI ÇAMËRINË"(Proceedings of the First Cultural Seminar "On Chameria")17 . VI. 2000Keating Building, Fordham UniversityBronx, New York, U.S.A.
Kyriakos D.Kentrotis
Kyriakos D.Kentrotis
Aneks, një tezë greke: Problemi i çamëve myslimanë
Mbi bazën e dekretit presidencial Nr.7442 të datës 17.12.1990, në mars të vitit 1991 u themelua shoqata politiko-patriotike "Çamëria". Qëllimi që i vuri vetes kjo shoqatë, siç u formulua në mbledhjen e datës 17.3.1991 nga kryetari Abas Dojaka, dhe siç mund të lexohet edhe në organin e shtypit të shoqatës,"Çamëria - Vatra Amtare" të datës 28.3.1991, është "mbrojtja dhe njohja e të drejtave të çamëve". Dojaka akuzoi qeverinë greke dhe veçanërisht ish-kryeministrin grek Kostandinos Micotaqis se donin të linin në harresë çështjen çame. Në këtë pikë, qeveria aktuale, tha Dojaka, vazhdon politikën e vjetër të mohimit të kësaj pakice dhe mbështet versionin, sipas të cilit çamët myslimanë akuzohen për bashkëpunim me pushtuesit italianë dhe gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo shihet edhe si arsyeja kryesore pse mijëra çamë, të frikësuar nga pasojat e veprimeve të tyre përballë popullsisë greke u larguan për në Shqipëri. Është detyrë e shoqatës "Çamëria" vazhdon Dojaka, "të paraqesë faktet dhe dokumentet e nevojshme për të përgënjeshtruar këto shpifje". Programi i shoqatës është i gjerë, u tha më tej në fjalimin e Dojakës. Është planifikuar krijimi i lidhjeve me të gjitha organizatat dhe forumet që merren me çështjen e minoriteteve në nivel ndërkombëtar si dhe veçanërisht me shtetet fqinje, si në ish-Jugosllavi, Turqi, Bullgari, Austri etj. Në radhë të parë këtu përmendet Komiteti Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut në Helsinki. Broshurat dhe organi partiak "Çamëria - Vatra Amtare" do të kontribuojnë në propagandimin e të drejtave legjitime të çamëve, duke i bërë ato të njohura për publikun e gjerë. Qëllimi i kësaj iniciative është njohja e çamëve si minoritet nga ana e qeverisë greke, dhe krijimi i të gjitha kushteve që garantojnë shfaqjen e lirë të identitetit etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar nga ana e çamëve që aktualisht jetojnë në Greqi.
Nëpërmjet kësaj iniciative të gjerë, nga e cila, siç u përmend, përfitojnë në radhë të parë çamët që aktualisht jetojnë në Greqi, të krijohet përshtypja e një grupi të madh. Kjo përshtypje nuk përputhet me të vërtetën, siç rezulton nga të dhënat demografike të datës 17.3.1991. Çamët që aktualisht jetojnë në Greqi janë të ndarë në tre komuna, në komunën Argyrotopos numërohen 13 persona, në komunën Sybota 7 persona dhe në komunën Mazarakia 36 persona. Nga këta të fundit, 10 persona janë me qëndrim të përhershëm në Gjermani dhe 9 në ishullin grek Rhodos. Rezultati i numërimit të popullsisë me datën 7.4.1951 përfshinte përsëri 127 çamë. Më poshtë do të bëhet përpjekje për të hedhur dritë mbi aspektet më të rëndësishme të çështjes çame. Së pari, mbi përkufizimin e emrit. "Çamëri" quhej ajo zonë e Epirit që shtrihet përgjatë bregdetit që nga derdhja e Akeronit deri në Butrint, dhe në lindje deri në rrëzë të Olytsikës. Një pjesë e vogël e kësaj zone sot i përket territorit të shtetit shqiptar. Në pjesën greke,në vitin 1923 numëroheshin 20.319 myslimanë me gjuhë amtare shqipen. Si qendra të rëndësishme të Çamërisë greke njihen Paramythia, Filati, Parga dhe Margariti. Prejardhja e saktë e çamëve mbetet e diskutueshme: një pjesë e studiuesve i fusin çamët në atë grup grekësh, të cilët në shekullin XVII, pas dështimit të revolucionit të vitit 1611, drejtuar nga Dionysios Skylosophos nga Paramythia, u kthyen në myslimanë për të mbrojtur interesat e tyre, për të shpëtuar jetën dhe pasurinë nga turqit. Një pjesë tjetër e studiuesve merr parasysh gjuhën dhe mbron tezën mbi prejardhjen shqiptare të çamëve. Sidoqoftë, të dyja këto pikëpamje nuk i shmangen arbitraritetit. Le të kujtojmë që në atë periudhë Çamëria i përkiste Perandorisë Osmane, dhe si rrjedhojë e këtij fakti, popullsia në radhë të pare përbëhej nga shtetas turq dhe më pas nga shtetas grekë. Pas themelimit të shtetit shqiptar në vitin 1912, por veçanërisht në vitet '20 të këtij shekulli, çamët u bënë një lodër në duart e politikës. Pala shqiptare u përpoq që nëpërmjet tyre të sajonte një "problem minoritetesh" në shtetin grek. Si në marrëveshjen dypalëshe mbi shkëmbimin e popullsisë, ashtu dhe në vendimet e marrëveshjes së Paqes në Lozanë (24.7.1923) mbi mbrojtjen e pakicave kombëtare, nuk bëhet fjalë për grekë dhe turq, por për myslimanë dhe të krishterë, përkatësisht jomyslimanë. Si rrjedhojë, të gjithë myslimanët, ndërmjet të cilëve edhe çamët myslimanë, duhet të shkëmbeheshin me grekë (të krishterë) nga Anadolli dhe Thrakia. Por çamët u përjashtuan nga e gjithë kjo. Kjo marrëveshje e veçantë erdhi si pasojë e veprimit të shumë faktorëve dhe mund të shihet edhe si rezultat i iniciativave të dendura diplomatike. Në këtë kuadër mund të sqarohen vetëm hapat më të rëndësishme. Faza e parë e ka fillimin me një iniciativë intensive nga pala shqiptare. Si protagonistë të kësaj iniciative mund të quhen Ministri i Jashtëm Pandeli Evangeli dhe Drejtori i Delegacionit të Përhershëm Shqiptar në Lidhjen e Kombeve, Benoit Blishinti. Një rol të rëndësishëm luajti edhe i dërguari italian Gulio Cesare Montagna, i cili me datën 19.1.1923, në kuadrin e Konventës së Lozanës përmendi për herë të parë çështjen e çamëve dhe u interesua për të ardhmen e tyre në Greqi. I dërguari turk Riza Nur Bej nuk pati kundërshtime në lidhje me këtë.
Për të shuar propagandën anti-greke në Londër që nga fillimi i vitit 1923, si dhe për të treguar dëshirën e mirë të qeverisë greke, e cila do të ishte gati të përjashtonte nga shkëmbimi i popullsisë të gjithë ata myslimanë që do të ishin të gatshëm të integroheshin në shoqërinë greke, propozimi i Montanjës u aprovua edhe nga i dërguari grek Demetrios Kaklamanos. Këtë e përforcoi me aprovimin e tij edhe kryeministri grek Eleftherios Venizelos në Lidhjen e Kombeve. Një vit më pas (1924), shqyrtimi i kësaj çështjeje iu ngarkua një komisioni special, i cili për këtë qëllim udhëtoi nëpërmes Epirit dhe Maqedonisë. Ai ndeshi vështirësi, të cilat duhet të ishin shmangur nga Marrëveshja e Lozanës nëpërmjet ndarjes sipas pikëpamjeve fetare, p.sh. shumica e myslimanëve me nënshtetesi greke ishin shumë konfuzë në lidhje me ndërgjegjen e tyre kombëtare; shumica mendonin se Turqia ishte atdheu i tyre dhe dëshironin të ktheheshin në tokën pjellore te Anadollit.
Më 12 qershor të të njëjtit vit u përcaktuan edhe disa kritere për myslimanët e përjashtuar nga shkëmbimi i popullsisë, ku parësore ishte vendlindja dhe dytësore gjuha amtare. Por edhe këto kritere nuk arritën të ndihmonin shumë në sqarimin e prejardhjes së çamëve. Kërkimet gjatë vizitës së dytë të Komisionit në Epir (4 - 28.6.1925) dështuan nga fakti që "masa e madhe e personave në fjalë nuk kishte asnjë farë ideje mbi prejardhjen e vet). Konstatimi përfundimtar mbi prejardhjen e tyre mund të bëhej vetëm pas hulumtimeve shumë të lodhshme, thuhej në raportin e hartuar nga Komisioni për Lidhjen e Kombeve.
Realizimi i premtimeve politike në favor të çamëve është i lidhur ngushtë me emrin e Theodoros Pangalos (1926). Diktatori grek njihej si mik i Shqipërisë që nga rinia e tij. Politika e tij karakterizohej nga marrëdhëniet e mirëkuptimit me shtetet fqinje Shqipëri dhe Itali; ky i fundit e ndihmoi Shqipërinë në pretendimet e saj. Pangalos i përjashtoi çamët edhe de facto nga shkëmbimi i popullsisë, grekët nga Anadolli dhe Thrakia, që duhet të vendoseshin në Thesproti, u përcollën për në Maqedoni, dhe çamëve, iu dhanë të njëjtat të drejta si dhe shtetasve të tjerë grekë. Me pak fjalë ai e zgjidhi këtë problem përfundimisht në favor të çamëve. Në Greqi ky veprim u pa me dyshim: Në fillim u hodh ideja që "çështja çame" ishte krijuar nga pala shqiptare si kundërpërgjigje e problemit të pakicës greke në Shqipëri, dhe në këtë mënyrë mund të jepte kurdoherë shkak për një politikë ofensive nga pala shqiptare. Dhe kjo frikë do të vërtetohej; incidentet nuk munguan, derisa Shqipëria në vitin 1928 u përpoq t'i paraqiste çamët si "minoritet shqiptar" para Lidhjes së Kombeve. Argumenti që autoritetet greke po detyronin "çamët" të largoheshin nga vendi, që gjendja aty ishte bërë "e padurueshme", në të vërtetë duhet të largonte vëmendjen e opinionit nga situata e pakicës greke në veri të Epirit, përkatësisht në Jug të Shqipërisë. Këshilli i Lidhjes së Kombeve i dha të drejtë palës greke dhe i hoqi Shqipërisë të drejtën të luante rolin e një instance mbrojtëse për çamët, që ishin qytetarë grekë. Nëpërmjet kësaj çamët nuk u njohën si pakicë shqiptare! Një aspekt tjetër i rëndësishëm i kësaj çështjeje lidhet me dëmshpërblimin e pasurisë çame. Pas vitit 1611 shumë prona kishin kaluar dalëngadalë në dorë të çamëve, pa ekzistuar dokumentat përkatëse të pronësisë. Sipas Konventës së Lozanës (24.7.1923), një pjesë e kësaj pasurie duhej të përdorej për të përmbushur nevojat e grekëve që vinin nga Anadolli dhe Thrakia lindore në kuadrin e shkëmbimit të popullsisë ndërmjet Turqisë dhe Greqisë dhe në marrëveshje me pronarët, të cilët do të dëmshpërbleheshin për këtë. Konfiskimi i pjesshëm i pasurisë së çamëve, i kushtëzuar nga situata e refugjatëve, nuk përbënte përjashtim, dhe kësaj rregulle të imponuar vetëm nga rrethanat, duhet t'i nënshtroheshin edhe latifondistët grekë (Tsiflikadës) dhe manastiret! I pazakontë ishte fakti që çamët, për mallin e tyre kërkonin një shumë, shumë më të madhe se sa jepej për dëmshpërblimin e një qytetari grek. Një gjë e tillë parashikohej vetëm për pronat e disa qytetarëve europianoperëndimorë, për sa kohë që ishte nënshkruar një kontratë përkatëse. Meqë një gjë e tillë mungonte, kërkesa nuk u pranua nga Këshilli i Lidhjes së Kombeve. Çështja çame u hap edhe një herë në prag të pushtimit italian në Greqi; ajo ishte vetëm një pjesë e propagandës anti-greke që bënte Italia dhe përbënte edhe një pretekst tjetër për luftë. Kjo fazë e dytë e çështjes çame, e cila përfundoi në vitin 1944 me largimin e rreth 18.000 çamëve, është një kapitull i ndërlikuar i historisë, që ka nevojë për sqarime të mëtejshme. Mbetet akoma fakti që pakënaqësia e përgjithshme e çamëve, dhe veçanërisht dëshira e dëmshpërblimit për pronat e tyre, i bëri jo vetëm të kishin simpati për pushtuesit italianë dhe gjermanë, por edhe të bashkëpunonin me ta, dhe pikërisht në një masë që paraqitej e rrezikshme. Dëmet që lindën nga ky bashkëpunim nuk janë të pakonsiderueshme. Në fund ata formuan një qeveri të vetën, "Qeverinë e Çamëve të Thesprotisë" nën udhëheqjen e familjes Dino; njëri nga Dinot, Xhemal Dino, ishte dhëndërr i kryeministrit shqiptar Shefqet Vërlaci. Një tjetër nga familja Dino, Mazar Dino, u bë udhëheqësi i rinisë çame "Militsia".
Pas kapitullimit të Italisë në vitin 1943, çamët u hodhën në anën e gjermanëve. Madje në Janinë u organizua një njësi speciale e çamëve me uniforma gjermane. Në gazetën gjermanofile "Bashkimi i Kombit" (Nationale Union) të datës 14.3.1944, theksohet fort bashkëpunimi mes çamëve dhe nazistëve në shkurt 1944, që solli si pasojë 25.000 shtëpi të djegura dhe 100.000 të pastrehë. Pas kapitullimit të Gjermanisë Thesprotia u pushtua edhe një herë nga EDES; kryetari i EDES, Napoleon Zervas u garantoi çamëve "shëndetin, jetën dhe pronën private". Megjithatë, udhëheqësit e tyre vendosën t'u shmangeshin pasojave të mundshme dhe u arratisën në Shqipëri. 18.000 vetë ikën nga vendi për të shpëtuar nga presionet e qeverisë greke. Më pas mbi ta u hodhën akuza të rënda: u akuzuan para gjyqit si për krime konkrete, ashtu dhe për bashkëpunim me armikun. Kështu gjyqi i posaçëm i Janinës për rastet e bashkëpunimit, dënoi në mungesë 1.930 çamë (Vendimi Nr.344/23.5.1957); shumë prej tyre morën dënim me vdekje. Me administrimin e pasurisë së çamëve në fillim u morën autoritetet lokale, siç parashikohej nga ligji i vitit 1938 (A.N.1539/1938,Art.34). Në vitin 1947 u morën të gjitha masat e nevojshme për t'u hequr çamëve nënshtetësinë greke (Prot.49343/E/2/29.10.1947 i autoriteteve për çështjet juridike në Ministrinë e Jashtme; Prot.3976/8.11.1947, Ministria e Brendshme), duke u bazuar mbi akuzat për bashkëpunim dhe veprime kundër interesave të popullit grek. Gjatë popullimit të zonave kufitare pasuria e tyre iu nda fshatarëve pa prona dhe vlera u pagua në bankën agrare. Gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë, problemi i çamëve u la në harresë. Këtu duhet të thuhet që regjimi i Enver Hoxhës i priti me mosbesim të madh të gjithë ata çamë që u arratisën nga Greqia në Shqipëri në vitin 1944. Edhe këtu ata u panë si bashkëpunëtorë të fashistëve italianë dhe u transferuan në veri të vendit, në Fier dhe në Vlorë. Pas një periudhe të gjatë heshtjeje, problemi i çamëve u bë edhe një herë objekt i bisedimeve diplomatike ndërmjet Athinës dhe Tiranës, kështu p.sh. gjatë vizitës të ish -kryeministrit grek Kostantinos Misotakis në Tiranë në janar 1991 dhe maj 1992, si dhe në vizitën e kryeministrit shqiptar Aleksandër Meksi në Athinë në maj të vitit 1993, dhe ky problem përbën edhe një temë diskutimesh në kuadrin e marrëdhënieve dypalëshe. Çështja çame, bashkë me problemin e pakicës greke në Shqipëri, me çështjen e mbështetjes financiare dhe mundësive për investime, si dhe me problemin e legalizimit të refugjatëve ekonomikë që ndodhen në Greqi, hyn në grupin e problemeve që janë diskutuar në takimet e fundit diplomatike të rangut të lartë të të dyja vendeve. Deri tani në lidhje me këtë çështje nuk është arritur mirëkuptim. Urojmë që këtij problemi delikat t'i gjendet një zgjidhje përfundimtare dhe dinjitoze. Përvoja ka treguar që iniciativat e nisura nga personat në fjalë, në këtë rast çamët, kanë qenë veçanërisht aktivë në çështje të tilla. Një gjë e tillë duhet të pritet edhe nga shoqata "Çamëria". Është për t'u përshëndetur pikëpamja që pakicat kombëtare mund të lozin rolin e një ure ndërmjet dy shteteve fqinjë, Shqipëri dhe Greqi. Por këtu duhet të theksohet që as emblema e shoqatës së Çamërisë dhe as themelimi i saj nga Abas Dojaka, nuk e mbështesin këtë qëllim. Përpjekja për të krijuar një lidhje ndërmjet mbretit të Epirit Pyrrhus, i cili ka jetuar në shekullin e 4-3. para Krishtit, dhe armikut të famshëm të turqve që ka vepruar në Ballkan në shekullin XV Gjergj Kastriotit ose Skanderbeg, synon krjimin e një simboli të popullit shqiptar në lashtësi, synon në një farë mënyre krijimin e një figure se "paraardhësit" shqiptarë, dhe një gjë e tillë ka dështuar edhe në zbulimet arkeologjike: P.sh. monedhat e mbretit epirotas Pyrrhus, të cilat si dokumenta shtetërore të asaj kohe mund të flasin me bindje mbi kombësinë e mbretit që i ka prodhuar, në pjesën e prapme kanë të shkruar një emblemë në greqisht, e cila në shqip do të përkthehej: "Emblema e mbretit Pirro". Sidoqoftë, një personalitet i jashtëzakonshëm siç ishte mbreti Pirro - është i njohur fakti që ai jetoi dhe veproi sipas shembullit të Aleksandrit të Madh - duhet të dallohet nga fama dhe jehona që pati ndër shekuj dhe nga ndikimi që pati mbi breza të tërë. Kjo e fundit e bëri simbol të trimërisë dhe në folklor e paraqiti në lidhje me Skënderbeun.

Marrë nga: Kyriakos D.Kentrotis. Die griechisch-albanichen Beziehungen. "Die Frage des muslimanichen Tchamen" fq.288-295. (Përkthimi shqip nga: Alketa KUKA)
Comments