CAMI QE DENONCOI GREQINE NE STRASBURG


çami që denoncoi Greqinë në Strasburg


I dënuar 5 vjeç si bashkëpunëtor i fashizmit nga gjykatat greke, Mehmet Dalipi, qytetar çam nga Paramithia ndërron emrin në Mihal dhe nis betejën e vet me shtetin grek. Prindërit e tij kanë mijëra hektarë prona në zonën e Gumenicës; ai nis një ngjitje si ajo e Sizifit nëpër labirintet e drejtësisë greke deri në Strasburg, ndoshta i vetmi çam që arriti deri aty. Por dhe aty i doli para një grek që e pengoi! Rrëfimi i personazhit të ABC-së, Mehmet Dalipi, alias Mihal DalipiMentor NazarkoJu thatë se keni lindur në Paramithi të Greqisë. Z. Dalipi, sigurisht ju keni ikur nga Greqia në një moment kur keni qenë i vetëdijshëm sa një fëmijë, çfarë mbani mend?Dihet se kurbani i luftës u bë Parimithia, me ikjen e ushtrisë gjermane ne na mbajtën për 6 muaj në Paramithi, forcat anglo-amerikane, të cilat na mbajtën në kazermat e Paramithisë dhe në shtëpinë e Sali Efendiut, deri në shkurt të 1945. Në mars të 1945, flota anglo-amerikane na solli në Konispol me 3 anije me refugjat çamë për të zbarkuar në brigjet shqiptare. Por shteti shqiptar nuk i lejoi luftanijet të zbarkonin; la vetëm anijet me refugjatë, kështu që ne erdhëm me forcë nga Greqia për të na mbrojtur.Prej atëherë zë fill jeta juaj në Shqipëri?Po, erdhëm nga Saranda në Fier.Nuk patët ndonjë të vrarë nga familja juaj?Jo nga familja jonë, por nga fisi po.Z. Dalipi, Paramithia është i njohur në historinë moderne të çamërisë si një vend ku janë bërë masakra nga bashkëpunimi i shqiptarëve me gjermanët kundër këshilltarëve grekë të komunës apo të prefekturës. Të paktën Greqia e kujton një ditë të tillë.Në çdo luftë ka elementë pozitivë edhe negativë.Nuk na interesojnë teoritë e mëdha, është e vërtetë apo jo?Këta kanë marrë pjesë dhe kanë bërë vrasje duke djegur Frarin.Kush këta?Një pjesë e çamëve, që ishin nën influencën e gjermanëve.Dhe janë vrarë disa këshilltarë komunalë apo të prefekturës?Po, nga frariotët që ishin shqiptarë arvanitas por edhe ortodoksë për ambicie, çështje pasurore.Pra nuk ishin kontradikta etnike, ishin pasurore. Po nga farefisi juaj ka pasur të tillë që janë përzierë me gjermanët?Të largët, por ka pasur.E vlerësoj sinqeritetin tuaj. Por nuk do të merremi me hollësira, pasi na intereson më shumë historia juaj, e cila është i veçantë, sepse keni arritur të kapërceni i vetëm, fillikat tri shkallët e Gjykatës Greke, madje deri në Gjykatën e Strasburgut për pronat tuaja. Unë po i marr në mënyrë të përshpejtuar etapat që keni ndjekur. Në Shqipëri keni ndërtuar jetën tuaj, jeni arsimuar, keni punuar si ekonomist apo jo?Po, si ekonomist, në tregti dhe në komunale.Papritmas ju ndërroni mbiemrin, nga Mehmet në Mihal, është një veprim që nuk shihet me sy të mirë nga komuniteti çam apo jo?Pa u nisur nga ana fetaristë, unë e kam kthyer emrin se mua më dënuan babanë si bashkëpunëtor të kaurëve në kohën e luftës.Nuk ka akuzë në kohën e komunizmit: bashkëpunim me kaurët. Po gënjeni më duket...Po, ka pasur; unë kam dokumentet që e vërtetojnë këtë, madje ka pasur edhe dëshmitarë që kanë dalë në gjyq, ku u dënua edhe babai im 85 vjeç në Fier dhe vdiq në burg me akuzën se ka sabotuar luftën dhe ka bashkëpunuar me kaurët. I thanë, ti do të vdesësh në burg, madje edhe dëshmitarët ishin çamë. Dhe unë vendosa se, në qoftë se ju dënoni babanë tim, unë do të ndryshoj emrin në kaur, për mua nuk ka rëndësi feja, por emri im si njeri. Bëra kërkesën time në komitetin ekzekutiv të qytetit dhe më aprovuan kërkesën në 1991, kështu që e ktheva emrin.Në 1991 kishte shumë mundësi që të ndryshoje emrin, por ju jeni nisur nga fakti për të lehtësuar situatën si çdo shqiptar tjetër në vitet e para të demokracisë që kishte filluar qarkullimi i lirë, relativisht i lirë midis dy shteteve. Pra të të pranonin në Greqi si ortodoks...Jo, në asnjë mënyrë arsyet e mia kanë qenë ato që përmenda më sipër.Ju keni ikur në vitin 1991, në ç'mënyrë keni ikur në Greqi, me dokumente apo klandestine?Kam ikur në mënyrë klandestine.çfarë bëtë atje?Atje më ndihmuan miqtë e mi të në Janinë, mora familjen time dhe më vonë u nisa në Athinë nga frika ime se mos kishte ndonjë kërcënim.çfarë pune keni bërë atje?çdo lloj pune, nga hamall dhe çdo punë tjetër.Gjithë betejat tuaja juridike kanë nisur pas 1996-ës, për derisa nuk kishit leje për të bërë ankesat?Po, sepse në 1996 kisha leje qëndrimi vetëm për një vit. Kur shkova t'i ripërsëris, më thanë se nuk të takon leje qëndrimi më pasi ti je shtetas grek dhe duhet të kesh nënshtetësinë greke nëpërmjet Ministrisë së Brendshme.Përse ishit shtetas grek?Sepse në pasaportën time shqiptare thuhet vendlindja ime është Paramithia, që është pjesë e Greqisë.Dhe ju atëherë nisët betejën tuaj për të marrë nënshtetësinë greke?Duhet të merrja një dokument origjinal në bashki për t'u bërë shtetas grek. Bëra kërkesë, më kthyen përgjigje se dokumentet që e vërtetojnë këtë nuk ekzistonin, sepse kishte kaluar një kohë e gjatë dhe janë dëmtuar. Unë i gjeta këto dokumente në gjendjen civile në 1999, në kadastër.Ju nuk i gjetët, por ua dhanë, paguat para?Kam paguar sipas ligjit, rreth 13 mijë dhrahmi.çfarë vërtetojnë këto dokumente?Këto dokumente vërtetojnë pasurinë e babait tim.Sa është pasuria e babait tuaj?Jo shumë, por 6 mijë dynym i kam, ndërsa 12 mijë dynym, që është toka e madhe, nuk m'i dhanë, i kanë mbajtur të rezervuara, i kam të tëra pronat me dokumente. Në protokollin e marrjes nga bashkia të pronave çamëve shkruhej qëllimisht se, meqenëse janë larguar nga Greqia, edhe pse nuk janë dënuar, këto prona kalojnë nën administrimin e shtetit grek.Kush i ka pronat tuaja?Bashkia pasi i ka marrë këto prona, i lëshon me qira.Kështu ka ndodhur me të gjitha pronat çame?Në përgjithësi tokat e çamëve administrohen nga tri njësi: nga bashkia, që i jep me qera; seksioni i bujqësisë si dhe nga Qendra e Llogarisë Ekonomike Greke, këta të tre organe administrojnë prona të ndryshme.Me këto dokumente që siguruat nga bashkia, ju mund të vërtetoni që në 1945 keni pasur këto prona, por ju me këto nuk mund të ishit automatikisht pronar i pronave tuaja dhe t'i vinit në përdorim ato.Po, përveç kësaj duhej edhe një vërtetim tjetër që isha shtetas grek.Megjithë këto dokumente, përse shkuat të ankoheshit në gjykatë?Sepse, të bëhesh nënshtetas grek, duhet që të kesh vendim të regjistrit bashkiak. Bashkia nuk ma jepte këtë vërtetim që kam qenë qytetar i saj. Për këtë arsye u detyrova të shkoja në Gjykatën e Shkallës së Parë, e cila më dha të drejtën e regjistrimit të njohjes së emrit të babait tim, duke u mbështetur edhe në dëshmitarë, të cilët dëshmuan se babai im ka qenë pjesë e kësaj bashkie.çfarë ishin këta dëshmitarë ?Ata ishin dëshmitar çamë edhe grekë.Nuk kishin frikë këta?Jo, përkundrazi.Nuk kishin ndonjë problem ata të dëshmonin, përderisa ata përdorin aktualisht edhe pronat tuaja dhe me vendimin e fundit të qeverisë ata mund t'i përvetësojnë ato?Jo, asnjë vendas nuk i merr dot pronat tona. Dhe ata thoshin të përmalluar se ne ju presim! Edhe pse sigurova këtë vendim nga Gjykata e Shkallës së Parë, prokurori i këtij qyteti kërkoi të anulohet ky vendim si i pabazuar. Dhe se ekzistonin mundësi ligjore që të mund të vërtetonin nëse është i regjistruar apo jo babai im si shtetas grek.Pra, prokurori vendosi se dëshmitarët dhe dokumentet ishin të pasaktë...Po. Pas kësaj më thirrën në Gjykatën Politike të Korfuzit, që hodhi poshtëë vendimin e prokurorit si të papranueshme. Sepse vendime të tilla ishin kompetencë e Gjykatës së Korfuzit, e cila më pas më siguroi dokumente, të cilat vërtetonin të drejtat e mia për nënshtetësinë greke.Pra fitove edhe një shkallë tjetër, si ecët më tej?Përpjekjet e mia të mëtejshme pengohen sërish nga një vërtetim i Ministrisë së Brendshme, që më dënonte mua edhe fëmijët mi si bashkëpunëtorë me gjermanët në Luftën e Dytë Botërore, e shpallur në gazetën zyrtare në vitin 2000. Bëj kërkesën në arkiv për në kohën e mbretit te Ministria e Mbrojtjes në lidhje me vendimin që është marrë ndaj meje, por ky institucion më kthen përgjigjen brenda tri ditëve, duke më bërë të ditur se nuk ekzistonte asnjë vendim që më shpallte të dënuar në gjykatat e asaj kohe.Na thuaj se si vazhdoi, çfarë bëtë më tej?Në 2003 i drejtohem Avokatit të Popullit për ndihmë, ai i bën ankesë qeverisë se Ministria e Brendshme ka marrë një vendim në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën dhe se cënonte të drejtat e njeriut. Vetë Presidenti i Greqisë më dërgon një letër keqardhje dhe shprehej se kjo çështje do të rikthehej në Ministrinë e Brendshme për rishqyrtim. Edhe kryeministri grek, z. Karamalis më kthen përgjigje, gjithashtu kryetari i Parlamentit se kjo çështje do të rishikohet dhe do të veprohet në bazë të ligjit. Unë vazhdova proceset gjyqësore.Kundër kujt?Ministrisë së Brendshme, në vitin 2003 në Gjykatën e Shkallës së Parë, por kjo shkallë e la në vend vendimin.Me çfarë argumenti?Në bazë të disa ligjeve.Shkove në Gjykatën e Shkallës së dytë?Gjykata e shkallës së dytë, në bazë të kërkesës që bën avokati i Ministrisë së Brendshme, në të cilën thoshte se kjo çështje duhet të lihet mënjanë, pasi në qoftë se z. Dalipi kërkon dëmshpërblim, do të kemi dëme për ekonominë kombëtare. Dhe Shkalla e Dytë e la në fuqi vendimin e mëparshëm.Dhe sa ishte ky dëmshpërblim që të takonte?Rreth 18 milionë dhrahmi.Por kjo nuk është asgjë për ekonominë greke?Po, por kjo ishte vetëm për vendime të padrejta. Gjykata e Shkallës së Dytë vendosi t'i hiqej e drejta qytetarit z. Dalipi për t'u ankuar ndaj Ministrisë së Brendshme.Më pas ku shkove?Më pas shkova në Gjykatën Administrative, për të cilën avokatët më këshilluan të mos hapja një proces gjyqësor, sepse nuk mund të fitoja.Sa ishte kostoja financiare e gjithë këtyre proceseve gjyqësore?Të gjitha proceset gjyqësore, avokatët dhe dokumentet më shkuan rreth 22 milionë dhrahmi me faturë. Nga Greqia erdha më i varfër se sa isha, vetëm me pensionin shqiptar.Në 2003 ju mbyllët kërkimet tuaja në Greqi, më pas ku shkuat?Ju drejtova Gjykatës së Strasburgut me të gjithë dokumentacionin e duhur, meqenëse nuk kisha fuqinë ekonomike, kërkova të më caktonin një avokat francez ose gjerman për çështjen. Ata më caktuan një referent grek për të bërë vlerësimin e çështjes sime. Ky i fundit më dërgon vendimin që kishte marrë Gjykata e Strasburgut ( në fakt Komisioni që shqyrton ankesat si filtër i tyre- shënimi i intervistuesit) se e mbyllte çështjen, sepse nuk shikonte shkelje të nenit 33 dhe 34 të Konventës, prandaj nuk mund të dërgohet asnjë kërkesë tjetër. Ka ngelur vetëm një gjë për të bërë, që të shkojë edhe të marrë një avokat dhe të shoh vetë se çfarë është bërë me këtë çështje. Pasi mendoj se janë bërë manipulime nga persona dhe institucione të ndryshme nga ana e shtetit grek.Mos ka ndodhur sepse nuk keni shteruar të gjitha rrugët e drejtësisë në Greqi?Nuk e di. Unë u përpoqa të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të fituar të drejtat e mia si në Greqi ashtu edhe në Gjykatën e Strasburgut.Njihni ju raste të tjera të njëjta me rastin tuaj që kanë shkuar në Gjykatën e Strasburgut?Po, ka shumë raste të tilla, por që nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Nuk i pranojnë se prindërit e tyre nuk figurojnë si të regjistruar në regjistrin bashkiak, dhe nuk japin të drejtën që u takon sipas ligjit. Ka rreth 50 vetë që kanë arritur, më duket.A jeni në dijeni për vendimin më të fundit të qeverisë greke për tokat çame, si ju duket?Po, gazeta të ndryshme greke kanë shkruar se nuk kemi asnjë marrëveshje me shtetin shqiptar për 500 mijë dynym tokë në kufijtë me Shqipërinë dhe ky do të jetë problem i madh në të ardhmen.Mendoni se do të shiten tokat tuaja?Jo, sepse ne nuk jemi shtetas shqiptar, por shtetas grekë, dhe si të tillë ata nuk kanë të drejtë të shesin tokat tona.Si ju duken përpjekjet e Shoqatës "çamëria" për këtë çështje?Ia kam referuar çështjen time kësaj shoqate, por ajo i publikoi dokumentet e mia nëpër gazeta. Më vjen keq që kjo shoqatë nuk i di format e duhura për të kërkuar pronat. Ata duhet të kërkojnë të drejtën e riatdhesimit.Po në lidhje me shtetin tonë, çfarë mendoni? A ju ka ndihmuar ai sa duhet?Shteti nuk e ka bërë, nuk do ta bëjë dhe nuk ka ndërmend ta bëjë, sepse ka interesa të ndryshme, të cilat bien ndesh me interesat tona.Keni takuar personalitete greke për ndonjë zgjidhje të mundshme të çështjes suaj?Po, kam takuar personalitete të shquara greke si Presidentin e Greqisë, z. Jorgo Papandreu, z. Eftimiu.Si i keni njohur ju ?Nëpërmjet profesionit tim si mjek popullor për shërimin e sëmundjes së ekzemës.Përse të gjithë këta kanë qenë të sëmurë nga kjo sëmundje?Jo, por nëpërmjet famës sime si mjek popullor, u njoha nëpërmjet lidhjeve që krijova, por edhe këta nuk më kanë dhënë ndonjë zgjidhje konkrete të problemit tim.Përse nuk u kanë dhënë një zgjidhje?Sepse ka shumë probleme Greqia, pasi ka shumë grekë të emigruar në vende të ndryshme të botës si Australi, Amerika, Kanada etj., të dënuar, të ashtuquajturit komunistë, dhe ata nuk kanë të drejtë të rikthehen dhe të marrin pronat e tyre. Ua kanë bllokuar, kështu në qoftë se kthehen, do të plasë lufta civile. Përse do të fillojë, pasi u bë pajtimi kombëtar i të majtëve me të djathtët në Greqi?Sepse nuk jua kanë kthyer pronat. Greqia ka probleme të ngjashme me zonat kufitare të saj, edhe me Maqedoninë, por ne flasim si çamë dhe kërkojmë zgjidhje prej tyre. Në qoftë se shteti grek nxjerr ndonjë vendim për pronat në këtë pjesë, atëherë do të ishte fatalitet për politikën dhe shtetin grek, thoshin miqtë e mi politikanë. Pra, nëse favorizonin shqiptarët, do të duhen ta bënin dhe për ish-komunistët.Së fundi, kujt doni t'i bëni një thirrje për zgjidhjen e problemit tuaj?Unë i bëjë thirrje shtetit shqiptar, të shohë dhe të përkrahë çështjen çame dhe të mbrojë dinjitetin e tij si shtet. Do të dëshiroja që shtetit shqiptar të na ndihmoj më shumë.


ABC nr.25-Mentor Nazarko24.02.2006

Comments

Popular posts from this blog

ÇAMERIA GJATE LUFTES SE DYTE BOTERORE

THE GENOCIDE OF CHAMERIA

NURI DHE MAZAR DINO