ÇAMËRIA PLAGË PËR ÇDO SHQIPËTAR TË NDERSHËM


ÇAMËRIA PLAGË PËR ÇDO SHQIPËTAR TË NDERSHËM”


Intervistë me kryetarin e shoqatës “Çamëria” në Amerikë, z. Sali Bollati.(Intervistoi Blerim Ciroka)


I nderuar z. Bollati, ****a rreth prejardhjes suaj Çame?S. Bollati: Kam lindur në qytetin e Paramithisë të Çamërisë Shqiptare më 1937 në shtëpinë time, pranë Kullës Mesjetare të Bollatëve (qëndron edhe sot si i vetmi muze i qytetit) - poshtë kalasë së Ajdonatit (kështu quhej Paramithia). Familja e jonë është nga më të vjetrat, dokumentuar që nga viti 1611. Sipas thënave, stërgjyshi, emrin e të cilit me ka vënë gjyshi Muharrem, ishte Muhtar (drejtues i pushtetit lokal) i Paramithisë dhe Kryetar i Degës së Lidhjes së Prizrenit për Paramithinë.. Gjyshi ishte imam, ndërsa babai im Ibrahim ka luftuar me armë në dorë më 1912-13 kundër invaduesve greke dhe mbeti si mësues në Sarandë deri me 1917, kur u kthye për të ri-ngritur flamurin tonë kuq e zi në Paramithi. Nëna Betula ishte ndër shumë të rrallat vajza që kishte arsim.. Jetonim shumë të lumtur (babai punonte si teknik duhanesh në fabrike), pavarësisht se në vitet 20, me të ashtuquajtur reformë agrare na ishte marrë fshati Selan që ishte çifliku i jonë që zotëronim prej shekujsh.2. Si u realizua genocidi grek ndaj popullit të pafajshëm Çam dhe çfarë mbani mend nga fëmijëria juaj në Çamëri?S. Bollati: Ashtu siç thashë shtëpia jonë e madhe ndodhet (është edhe sot e banuar nga grekët) në majë të kodrës prej nga shihet e gjithë Paramithia. Pranë kishim edhe familje të krishtera, me fëmijët e tyre luanim gjithë ditën pa asnjë dallim nga njëri-tjetri. Por, me 1940 kur morën në internim babain bashkë me gjithë burrat e tjerë muslimanë, nëna na tha që të mos luanim më me Mihalin dhe Jorgon - komshinjtë tanë. Kur u kthyen nga internimi me 1941 babai me gjithë burrat e tjerë, e kam të ngulitur në mendje ngritjen e Flamurit Kuq e Zi. Në fëmijët këndonim e hidheshim, ndërsa babai me shokët qanin nga gëzimi. Në shkollën shqipe që u hap për herë të parë, Ferhati, vëllai më i madh, ishte nxënësi më i mirë. Më 27 Qershor 1944, në mëngjes zgjohemi të trembur, nga breshërit e armëve. Nëna na veshi shpejtë e shpejtë dhe ikëm tek shtëpia e daj Muhametit që ndodhej në qendër, puq me sahatin e qytetit. Aty erdhën e morën zervistat babain 52 vjeçar që bashkë me burrat e tjerë i grumbulluan tek shkolla, i masakruan dhe i vranë. Ne ikëm të tmerruar për në shtëpi. Po aty kishin rrëzuar nga shkallët dhe pushkatuar gjyshin 82 vjeçar. Ndërsa Ferhatin 13 vje ç ar, rrugës për tek shtëpia e hallës e kishin pushkatuar pranë një kaçubeje ku ishte fshehur. Ne me nënën shkuam për tu strehuar bashkë më shumë familje të tjera në ish-Medresenë ; aty erdhën dhe e morën edhe nënën time 36 vje ç are që e pushkatuan mbrenda në Xhamin e Bollatëve. Mua, me motrat Qerime, 10 vjeçare, dhe Makbule, 2 vjeçe, së bashku me vëllain e vogël Farukun 5 vjeçar na futën në burg, ku na nbajtën deri në nëntor. Aty nga mungesa e ushqimit dhe papast ë rtia më vdiqen gjyshja, 72 vjeçare, bashkë me motrën 2 vjeçare. Në nëntor bashkë me të tjerët e burgut na hypen në makina dhe mbas një natë në Gumenicë (edhe ajo natë e tmershme nga zervistat), ushtarët angleze na hypën në anije dhe na zbarkuan në Sarandë. Rrugës duke ecur, afër Vlorës, Faruku 5 vjeçar, nga lodhja dhe urija u sëmurë dhe vdiq të nesërmen. Të gjitha këto dhe shumë të tjera për të vetmin faj të tyre se ishin SHQIPTARË3. Sot ku janë të përqendruar më shumë Çamët nëpër botë?S. Bollati: Shumica janë në Shqipëri mbi 200.000, ka shumë në Turqi (fatkeqësisht shumica të turqizuar, pavarësisht se Turqia është mike e vërtetë), në Çamëri ose Thesproti siç është emërtimi i sotëm nga grekët, duhet të jenë mbi 100.000 Çame të besimit të krishterë (sa për dijeni me 1877 Dhespoti i Çamërisë përktheu Dhjatën e Re në shqip meqenëse Çamët e krishterë nuk kuptonin asnjë fjalë në meshën greke - S. Muselimi - "Istoriko Peripato anas tis Thesprotia" - botim i 1997 në Janinë). Po kështu jemi të shpërndarë në Itali, Gjermani, Kanada dhe ShBA etj.4. Për tu kthyer tek aspekti politik: sa mendoni se ka bërë shteti i Shqipërisë politikë ndaj kthimit të Çamëve tek pronat e tyre?S. Bollati: Shteti Shqiptar në kohën e mbretit Zog, e ka ngritur vazhdimisht problemin e Shqiptarëve të Çamërisë, kishte n/prefekture të Çamërisë, konvikt “Çamëria”, ku studjonin djem Çame, këndohej :..Në Kosovë e Çamëri, do valojë përsëri Flamuri KUQ E ZI!" Po kështu e ka ngritur vazhdimisht në forumet ndërkombëtare. Por, fatkeqësisht, rregjimi komunist i pas-luftës si rregjim anti-shqiptar, e mohoi plotësisht këtë problem ashtu si edhe për shqiptarët e Kosovës dhe të trojeve të tjera etnike shqiptare. Dhe më e keqja është se duke e mohuar përgatiti një elitë politike që edhe sot, në kohën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, po për interesa të mbajtjes së kolltuqeve nuk duan ta pranojnë se ky është problem kombëtar dhe jo vetëm problem pronash. Kjo megjithëse në 1994-shin parlamenti i Shqipërisë e pranoi genocidin grek ndaj Shqiptarëve të Çamërisë, por për faqe të zezë të qeveritarëve të të gjitha ngjyrave me 2004-shin po ky parlament nuk e miratoi Rezoluten Çame??!! Unë e kam ngritur gjithmonë se mohimi i Çamërisë i lë shteg të hapur pretendimeve bizantinomesjetare të të ashtuquajturit vorioepir siç po bën kryeambasadori i greqisë Janullatos.5. A mendoni se pas pavarësimit të Kosovës forcat shqiptare gjithandej kanë më shumë mundësi të përqendrohen tek çështja e Çamërisë?S. Bollati: Shumë drejtë, pas Kosovës Shqiptare të Pavarur, jam më se i bindur se edhe me ndihmën e vëllezërve shqiptarë të Kosovës, Maqedhonisë e Malit te Zi, do të zgjidhet patjetër edhe problemi i Çamërisë Shqiptare si Problem Kombëtar, jo vetëm Human, por edhe Politik. Këtu dua të theksoj një të vërtetë shumë domethënëse: Në qoshen time të punës ne bashkinë e New York-ut, mbaja pranë flamurit amerikan dhe flamurin tonë. Kur vinin shqiptarë nga Kosova, Mal i Zi ose nga Dibra, më pyesnin se nga jam. Kur ndëgjonin se jam nga Çamëria, e dinin të gjithë se Çamërinë e kishte pushtuar greku. Po për çudi, kur vinin të tjerë nga Bureli, Elbsani ose Berati nuk e dinin se ku bie Çameria. Ky është rezultati i edukatës "atdhetare" së kohës se enverit antishqiptar. 6. Sa ka mundur komuniteti Çam të ruaj identitetin kombëtar ndaj asimilimit të vendeve pritëse?S. Bollati: Në 1991-shin isha një ndër themeluesit dhe organizatorët e Shoqërisë Çamëria. U përpoqëm dhe filluam ta bëjmë të njohur edhe problemin tonë si brenda ashtu edhe në forumet ndërkombëtare. Krijimi i PDI-së, megjithëse me një fare vonese, është organizim i djemëve nga Çamëria që me fillimin duket se zgjidhja edhe e këtij Problemi Kombëtar do të marri zgjidhjen e duhur. Ata po punojnë me shumë përkushtim, kurajo dhe mençuri. Ata arritën për të parën herë ta ngrejnë problemin Çam në Këshillin Europian. Tubimet përkujtimore që organizohen në Qafën e Botës i kujtojnë grekut se Shqiptarët e Çamërisë nuk e harrojnë vendin e tyre. Sa më shumë të bashkëpunojnë me historianë atdhetarë si B. Meta, P. Xhufi, Sh. Delvina etj., e sa më shumë dokumenta me vlerë të paraqesin në istitucionet dhe forumet ndërkombëtare, aq më shpejt do zgjidhet problemi ynë.7. Çfarë mendoni, konkretisht, se duhet bërë zgjidhjen e kësaj Çështjeje?S. Bollati: Problemi ynë nuk është problem pronash. Pra duhet zgjidhur si problem i të Drejtave të Njeriut. Të njihet genocidi grek ndaj popullësisë Çame, të njihet shtetësia që kemi (une kam një çertifikatë lindjeje zyrtarisht të lëshuar nga Bashkia e Paramithisë dhe të vërtetuar nga Bashkia e Gumenicës në 1998-tën) si shtetas grek i besimit musliman (jo kombësia). Shteti grek të çdëmtojë vrasjet dhe reprezaliet që ka ushtruar ndaj popullit të pafajshëm të Çamërisë. të na njohë shtetësinë dhe të gjitha të drejtat e njeriut si pronën, gjuhën, shkollimin, jo më shumë se çbën shteti shqiptar për pakicën greke jo-etnike në Shqipëri8. Sa e ka arritur qellimin e saj partia PDI-ja, konkretisht?S. Bollati: Përsa i përket lobimit të PDI-së ka bërë një punë të shumë të lavdërueshme në Këshillin e Europës, krahas punës së mëparshme të shoqërisë Çamëria. Ne këtu në ShBA, kemi asistuar në disa takime të Kongresit Amerikan për të drejtat e njeriut, duke paraqitur edhe materiale përkatëse për Genocidin Grek. Por me thënë të drejtën ende nuk kemi bërë aq sa duhet për të njohur opinionin e gjërë për këtë problem. Këtu duhet theksuar vepra e shumë të nderuarve Z. Miranda Vickers dhe James Pettifer, për sudimet dhe publikimet shkencore që bëjnë për problemin Shqiptar në përgjithësi dhe atë Çam në vecanti.9. Çfarë lobimi kemi pasur deri tani ne zyrat diplomatike te perëndimit dhe ShBA-ve për zgjidhjen e çështjes Çame?S. Bollati: Shoqëria shqiptare nëpërmjet Shoqërisë Çamëria, PDI-së, Institutit te Studimeve Çame dhe Gazetes "Çameria-Vatra amtare" si edhe medias shqiptare , duke filluar nga viti1991, ka filluar të njihet pak a shumë me problemin Çam. Këtu nuk duhet lënë pa kujtuar problemin e emigrantëve të shumtë shqiptarë që ndodhen për punë në Greqi. Prania e tyre atje paraqitet si "justifikim" që problemi Çam të mbetet në hije të politikës shqiptare dhe ngritjes se nevojshëm të tij si gjatë vizitave të autoriteteve greke në Shqipëri dhe aq më pak në arenën ndërkombëtare. Kështu që roli dhe vepra e PDI-së është për tu lavdëruar dhe shpresëdhënëse.

Comments

Tricia said…
ËSHTË E MREKULLUESHME TË FLASË TË MREKULLUESHME PËR DR DAWN. Unë jam Vanessa Canga. Kam pasur një bashkim të bukur me burrin tim dhe kam ndarë lumturinë, ngrohtësinë dhe dashurinë e vërtetë. Ne jetuam së bashku për 10 vjet dhe patëm dy fëmijë. Pak muaj më parë filluam të kishim probleme pafund dhe zënka të vazhdueshme. Shtëpia ishte plot me pakënaqësi dhe fëmijët e mi gjithmonë qanin duke na parë të ziheshim gjatë gjithë kohës. Më në fund, ai u largua dhe na ndërpreu të gjitha mjetet për të komunikuar me të. Bëra gjithçka që munda për ta rikthyer për shkak të asaj se sa shumë e doja, por pa dobi. DR DAWN më erdhi në ndihmë kur e kontaktova dhe më zbuloi se një grua qëndronte pas problemeve që kisha dhe ai më premtoi se do të më ndihmonte, gjë që e bëri kur ndoqa procedurat e tij të punës. Burri im u kthye në shtëpi tek ne dhe ne shpikëm gjëra. Ne jetojmë përsëri të lumtur së bashku. DR DAWN mund t'ju ndihmojë gjithashtu. kontakto me të përmes WhatsApp: +2349046229159
Email: dawnacuna314@gmail.com
*Nëse dëshironi të ribashkoheni me burrin/gruan tuaj.
*Nëse dëshironi të keni një martesë/marrëdhënie të qetë.
*Nëse keni nevojë për magji për të mbetur shtatzënë/shtatzënë.
*Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
*Nëse doni të hakmerreni/marrëni pronën tuaj.
*Nëse dëshironi magji promovimi.

Popular posts from this blog

ÇAMERIA GJATE LUFTES SE DYTE BOTERORE

THE GENOCIDE OF CHAMERIA

NURI DHE MAZAR DINO