LETER ZOTIT REHN



Dt:08/06/`06
Në vemendje të Z.Olli Rehn, Komisari Europian për Zgjerimin e Bashkimit EuropianI dashur zoti Komisar,
U gëzuam shumë kur lexuam përgjigjen e zyrës së Zëvendës Presidentit të Komisionit Europian z. Franco Frattini, e cila na informoi që dosja jonë lidhur me çështjen e të drejtave të Çamëve ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë ishte dërguar në vemendjen tuaj institucionale.
Ne, si një Parti Politike Shqiptare, që aspirojmë të vendosur për Integrimin Europian të Shqipërisë, përkrahim pa mëdyshje firmosjen e Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Asocimit ndërmjet Shqipërisë dhe BE, por kjo nuk do të thotë që për këtë arsye, ne duhet të injorojmë moralin dhe interesat tona kryesore në lidhje me të drejtat themelore.
Nga ana tjetër, ne e dimë që nuk është Shqipëria që po na dhunon të drejtat themelore, por Greqia (anëtare e Bashkimit Euroian) që duke ndaluar një rast kaq kuptimplotë me të gjitha mënyrat e mundëshme, në të njëjtën kohë injoron rregullat themelore të Bashkimit Europian ku ajo vetë përfiton.
Duke përfituar nga rasti, ne dëshironim t`Ju njoftonim që ne po vazhdojmë të monitorojmë mardhëniet Shqiptaro-Greke, të cilat nuk kanë shanse të anashkalojnë zgjidhjen e çështjes sonë të të drejtave themelore dhe një raport të të rejave të fundit, ne jemi duke jua dërguar në gjuhën Italiane.
Dëshirojmë të kemi përgjigjen tuaj në lidhje me këtë çështje themelore dhe dëshirojmë të theksojmë se do ta vlerësonim nësë ju do të vazhdoni këtë korrespondencë dhe të merrni vendimin e duhur për çdo zhvillim.
PS: Bashkangjitur kësaj letre:
1) Një kopje në Italisht të dokumentit të monitorimit të mardhënieve Greke dhe Shqiptare në lidhje me Çështjen Çame. 2) Memorandumi I Qershorit 2006, i cili ne duam të jetë mirëkuptimi. 3) Për të shfaqur konsistencën e Komunitetit tonë edhe një Memorandum të emigrantëve Çam në Shqipëri dërguar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në vitin 1947.4) Raport I gjendjes së minoriteteve në Greqi dhe në Shqipëri. 5) Evidenca të paraqitura nga Profesor James Pettifer, Akademia e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe.

Me respekt,
Kryetari PDI, Tahir Muhedini

Sekretari i Përgjithshëm, Amos Dojaka

Comments

Popular posts from this blog

ÇAMERIA GJATE LUFTES SE DYTE BOTERORE

THE GENOCIDE OF CHAMERIA

NURI DHE MAZAR DINO