PDI REALIZON ENDRREN CAME

MEMORIALI I SHEHIDEVE TE CAMERISE

Partia për Drejtësi dhe Integrim (PDI) dëshiron të vë në vëmendje të opinionit publik se megjithëse gjatë proçesit të numërimit të zgjedhjeve lokale të 18 Shkurtit, vota e elektoratit tonë u vodh në mënyrë të dukshme dhe kryesisht për arsye të mungesës së Komisionerëve tanë, në arritëm një përfaqësim domethënës në parlamentet lokale të Republikës së Shqipërisë.
PDI ka arritur tashmë të fitoj 1 (një) anëtar në Këshillin Bashkiak të Tiranës, 4 (katër) anëtarë në Këshillin Bashkiak të Delvinës, 4 (katër) anëtarë të Këshillit Bashkiak të Vlorës, 1 (një) në Komunë Qendër, 5 (pesë) anëtarë në Këshillin Bashkiak të Patosit, 2 (dy) anëtarë në Këshillin Bashkiak të Durrësit ku në këtë Këshill dy forcat më të mëdha kanë numër të barabartë anëtarësh, dhe duhet thënë se kemi gjithësej 7 (shtatë) anëtarë në Qarkun e Durrës-it, duke shtuar 1 (një) në Sarandë dhe 1 (një) në Komunën e Markatit të Sarandës, 3 (tre) në Qarkun e Elbasanit, 1 (një) në Kavajë dhe 1 (një) në Golem, 1 (një) në Gos, 1 (një) në Rogozhinë, 1 (një) në Përmet, 1 (një) në Lushnjë, etj.
Partia për Drejtësi dhe Integrim duke u prezantuar vetëm në zonat elektorale ku dihej se kishte elektorat dhe jo në të gjithë Shqipërinë arriti te një përqindje modeste elektorale në rang Republike, por ka dalë parti e parë dhe më e votuar në rrethin e Delvinës, forcë e katërt në rrethin e Vlorës, e forcë e dytë politike në rrethin e Patosit, forcë e dytë politike në Komunën e Sukthit dhe Komuna të tjera.
PDI dëshiron gjithashtu të nënvijëzojë se Komuniteti paqedashës Çam për herë të parë nëpërmjet një partie Politike përfaqesohet drejtëpërdrejtë në pushtetet politike Lokale të Republikës së Shqipërisë.
Tashmë ky Komunitet e di se ka një “derë” Institucionale ku mund të trokasë, kërkojë, apo japë ndihmë duke marrë pjesë aktive në jetën politike të qytetit, Kumunës apo Bashkisë që i përket.
Partia për Drejtësi dhe Integrim dëshiron të deklarojë se ky Komunitet demokrat dhe dashamirës është anëtarësuar, ka propozuar dhe zgjedhur në rrugë demokratike dhe statutore përfaqësues të tij në forumet e larta politike të PDI-së dhe duke kandiduar me siglën e PDI-së në këto zgjedhje lokale arriti të mirëpërfaqësohet në pushtetin e parlamenteve lokale të Shqipërisë dhe kjo padyshim do të shërbejë si eksperiencë për përfaqësim të këtij Komuniteti në Parlamentin e përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë.
P.S: Bashkangjitur lista e anëtarëve të Këshillave Bashkiak apo Komunave
Tahir MUHEDINIKryetar i PDI-së

Comments

Popular posts from this blog

ÇAMERIA GJATE LUFTES SE DYTE BOTERORE

THE GENOCIDE OF CHAMERIA

NURI DHE MAZAR DINO