Ka ardhur momenti që trashëgimia çame në Greqi të ndërkombëtarizohet



Ka ardhur momenti që trashëgimia çame në Greqi të ndërkombëtarizohet siç duhet Politikat kulturore


Autori i Lajmit: James Pettifer Miranda Vickers


Një nga përshtypjet më shokuese të Epirit bashkëkohor, është zbrazëtia shpirtërore e kësaj province veriore greke, që për shqiptarët është e njohur si çamëria. Pyje të tëra tashmë mbulojnë atë që dikur ka qenë një tokë e begatë, duke lënë thjesht ca vendbanime të shpërndara aty-këtu, të braktisura si rezultat i një historie të ashpër që ka përfshirë shqiptarët, sllavët dhe grekët e këtij rajoni, për shkak të etnicitetit apo besimeve të tyre politike.Shkretëtira që i kalon kufijtë, ka mbështjellë shumë fshatra që dikur kanë qenë të banuara nga shqiptarët etnikë, ose nga çamët, të cilët u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre në fund të Luftës së Dytë Botërore.Megjithatë, kanë mbetur ca dëshmi të palëvizhme të këtij rajoni dikur të populluar, në formën e shtëpive të shkatërruara, xhamive dhe ndërtesave të tjera, të cilat zgjaten që nga kodrat, apo nga skutat e izoluara, të fshehura nëntokë në rrethinat e vendbanimeve të reja.Këto ndërtesa të vjetra të Epirit/çamërisë përbëjnë një nga zonat më të rëndësishme të grumbulluara gjeografikisht të monumenteve historike të periudhave veneciane dhe otomane në Evropën Juglindore. Ato ekzistojnë në një rajon kompakt, që shtrihet në brendësi nga kufiri shqiptaro-jugor i 1913 në jug të Janinës dhe Artës, dhe poshtëë Vonitsas dhe Prevezës në bregdet. Përveç teatrit të Dodonës, ekzistojnë edhe ca monumente nga periudha e lashtë. Rrënojat e pakta mbresëlënëse janë përqendruar në fortifikimet majë-kodrave të ilirëve, të cilët më pas u bënë themelet e kështjellave të mëdha veneciane dhe otomane si: Kalaja e Rogoit dhe Karavosstar-it. Ekzistojnë edhe një numër i konsiderueshëm monumentesh islamike të gjetur në gjithë Epirin, të cilat përfshijnë, xhaminë e bukur dhe të palëvizshme në liqenin e Janinës, ngrehinën ushtarake otomane në Pende Pigada, dhe shumë ura të mrekullueshme në Arta dhe kudo. Mijëra shtëpi të thjeshta, shumica të pabanueshme, kanë mundur t i mbijetojnë disi historisë së dhunshme dhe tragjike të rajonit gjatë shekujve nëntëmbëdhjetë dhe fillimit të njëzetit.Gjendja e turpshme e ruajtjes së shumicës së kësaj pasurie nga qeveria greke duhet të bëhet një çështje e shqetësimit ndërkombëtar.Pavarësisht se vitet e fundit është bërë shumë progres në deklarimet për t i ruajtur këto zona në qytetet greke, shumë ndërtesa historike dikur të banuara prej shqiptarëve janë shkatërruar që nga viti 1945.Në fshatra, kanë nisur disa punë restauruese që në themelet e ndërtesave si në kështjellën e Rogoi-t, por pjesa më e madhe e burimeve të vlefshme ndodhet në zonat si Dodona, e cila mund të zërë një vend në kanunin e miratuar të historisë greke. Sidoqoftë, në këtë punë restauruese ekzistojnë ca shtrembërime trashanike të historisë së lashtë dhe moderne në informacionet që u jepen vizitorëve. Periudha ilire nuk përmendet kurrë, dhe natyra e përkatësisë etnike të drejtuesve si Mbreti Pirro, ose lihet në harresë ose shtrembërohet qëllimisht. Fakti që fiset lokale gjatë periudhës së lashtë ishin një përzierje e grekëve dhe folësve jo grekë gjithashtu nuk thuhet.Në periudhën moderne, natyra e shtrembërimeve të tilla bëhet edhe më negative. Kjo është veçanërisht periudha gjatë qeverisjes së Ali Pashë Tepelenës (1788-1823).Shumë monumente otomane nuk kanë informacion as historik dhe as kulturor të vlefshëm për të gjithë llojet e turistëve. Vetëm xhamitë e pakta mbijetuese janë cilësuar si muzeume , duke ndjekur kështu modelin e shpikur nga komunistët jugosllavë, pavarësisht ekzistencës së myslimanëve vëzhgues në shumë lokalitete.Varrezat myslimane janë përdhosur vazhdimisht nga puna e ndërtimeve moderne, veçanërisht ndërtesat pranë rrugëve. Në të njëjtën kohë shumica e punës restauruese është e financuar nga Bashkimi Evropian, që është në dijeni se fondet e BE-së, po përdoren për të nënshkruar projeksionin ideologjik të historisë nacionaliste greke.Kriza më therëse nga e gjithë kultura arkitekturore çame, është pasuria private (shtëpitë) e tyre. Kjo është natyrisht e lidhur pazgjidhshmërisht me dështimin e qeverisë greke për ta zgjidhur si duhet këtë, me pronarët e vërtetë shqiptarë çamë.Praktikat ndryshojnë në secilin lokalitet.Në disa raste, shtëpitë historike që u përkisnin familjeve të çamëve të zhdukur, janë respektuar si monumente në zonat përkatëse, dhe nuk është ndërhyrë në to, edhe pse mund të kenë patur shumë nevojë për riparim. Sidoqoftë të tjerat, shpesh janë përdorur në mënyrë të paligjshme për qëllime të papërshtatshme, si streha për kafshët e fermave. Kudo shtëpi të tilla janë pushtuar nga pronarë të paligjshëm grekë ose nga emigrantë brenda për brenda Greqisë. Në vende të tjera ka një numër të rëndësishëm shtëpish të vjetra të larta të shqiptarëve, ose kulla, të një cilësie arkikulturore mahnitëse, që kanë mbijetuar mes pyjeve dhe zonave me shkurre, për shkak se kanë qenë në zona të vjetra ushtarake afër kufirit shqiptar. Monumentet më të rëndësishme urbane janë Paramithia dhe Margariti, dhe në qytete të vogla si Perdika. Paramithia ka një kullë të madhe çame, që gabimisht përshkruhet nga autoritetet lokale greke si "veneciane", si dhe një kështjellë otomane e krijuar mrekullisht, të cilën e pranojnë me vështirësi.Margariti ka një numër të konsiderueshëm shtëpish private të mëdha, përfshi dhe banesën e vjetër të pashait otoman. Ndërsa shtëpia e tij e re, është e mbuluar krejtësisht nga bimësia, saqë është e vështirë të shihet nga vizitorët. Në disa disa zona, shtëpitë e çamëve, janë pushtuar ilegalisht nga ca grekë lokalë, madje edhe nga kisha ortodokse greke, dhe ato mund të përfundojnë me shkatërrimin ose restaurimin e papërshtatshëm të pasurisë çame.Kështu ruajtja e trashëgimisë së madhe sociale dhe historike të çamërisë është ndërthur me problemin politik dhe ligjor të drejtësisë për pronarët e pasurive çame, dhe deklarimet për kompensim nga familjet e prekura nga gjenocidi i Zervas në vitet 1943-1944 dhe përpjekjet e hershme për spastrim etnik. Strategjia në Epir e qeverisë pasuese greke ka qenë lejimi i një procesi të ngadalshëm dhe tepër të fshehur të erozionit të historisë dhe trashëgimisë çame, dhe zëvendësimi i saj me modernizmin grek. Një proces i ngjashëm gjithashtu prej mijëra prona në Greqinë veriore, që u përkasin sllavo-maqedonasve, të cilët u detyruan të largoheshin nga Greqia pasi mbështetën palën humbëse në luftën civile greke 1944-1949. Në këto raste, Greqia shkel ligjin e Bashkimit Evropian dhe ligjin ndërkombëtar që aplikohet për pagimin e kompensimeve dhe kthimin e pasurisë për viktimat e luftës dhe të spastrimit etnik. Arsyeja kryesore për vazhdimin e gjendjes së luftës nga parlamenti grek dhe kufizimet e paligjshme ndaj minoriteteve turke dhe sllavo-maqedonase, është që të shmanget një zgjidhje racionale e këtyre çështjeve dhe të mbrohet Greqia nga deklaratat financiare për kompensim.Por nuk duhet të ndëshkohet vetëm Greqia për neglizhencën e pasurisë arkitekturale çame. Qeveria shqiptare gjithashtu ka treguar një shpërfillje të konsiderueshme për çështjet që lidhen me pronat e çamëve në Greqi. Vetëm pas botimit të një dokumenti britanik mbi statusin e pasurisë çame në Greqi në prill të 2002, Parlamenti shqiptar nisi të merrej me çështjen çame. Pavarësisht nga një projekt për zgjidhjen e kompensimit dhe kthimit të pasurisë çame të miratuar nga grupi parlamentar i Partisë drejtuese Socialiste në mars të 2004, nuk ka patur asnjë përparim të mëtejshëm në këtë çështje. Nëse qeveria e Tiranës vazhdon të shtyjë zgjidhjen e kësaj çështjeje, ajo do të bëhet përgjegjëse për ndëshkimin e mëtejshëm të pasurisë kulturore dhe historike çame dhe gojëdhënave mbi Epirin që po shfarosen. Disa kritikë socialiste në Tiranë gjithashtu duhet gjithashtu të ngrenë zërin se kjo neglizhencë është bërë paralelelisht me indiferencën e treguar nga qeveria për ruajtjen e zonave historike otomane si Tregu i Korçës, brenda Shqipërisë. Është në interesin e përgjithshëm të vetë shqiptarëve dhe kujtdo tjetër të shqetësuar për ruajtjen e trashëgimisë arkitekturale të Evropës juglindore, për të ndalur këtë proces të erozionit arkitektural. Neglizhenca e trashëgimisë kulturore çame nga qeveritë greke dhe shqiptare, tregon shpërfilljen dhe indiferencën e plotë ndaj ligjit ndërkombëtar dhe të BE-së, si dhe ndaj drejtësisë natyrore. Greqia si anëtare e Bashkimit Evropian është ligjërisht e detyruar të respektojë të drejtat e minoritetit dhe të drejtat kulturore të minoritetit.Përsa i përket trashëgimisë së çamëve dhe minoriteteve të tjera në Greqi, duket se ka pak ose aspak respekt për kulturën e minoriteteve, kombinuar kjo edhe me politikë të sofistikuar dhe aktive të qeverisë e drejtuar ndaj erozionit apo asimilimit të plotë. Shumë ligje të BE-së asnjëherë nuk janë përshtatur si duhet brenda legjislacionit kombëtar në Athinë, dhe është një skandal që Greqia vazhdon të marrë fonde për projekte trashëgimie që në shumë instanca në Greqinë veri-përëndimore nxit shkatërrimin e elementit thelbësor të kësaj pasurie.Është momenti që trashëgimia çame në Greqi të ndërkombëtarizohet siç duhet. Rruga e mundshme për ata që kërkojnë të ruajnë këtë trashëgimi, është të kërkojnë përfshirjen e organizmave ndërkombëtarë si UNESCO dhe Monumentet në Rrezik (Monuments in Danger), apo organizatës britanike Ruani pasurinë e Evropës (SAVE Europe s Heritage), për ta detyruar Greqinë të njohë problemin dhe të ndërmarrë hapat e duhur për ta ndrequr këtë. Shkatërrimi i këtyre ndërtesave po vazhdon të shtohet me një rritëm alarmues, dhe nëse nuk merren masa të shpejta, Evropa do të ketë humbur një pjesëz të mahnitshme të së kaluarës së saj otomane. Trashëgimia kulturore është gjithashtu e rëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare. Për shembull, shkatërrimi i statujave budiste nga talebanët në Afganistan në vitin 2001, u bë një faktor tepër i rëndësishëm në mobilizimin e opinionit ndërkombëtar kundrejt regjimit taleban, dhe në ndihmesën e një veprimi ushtarak humanitar të legjitimuar në këtë vend. Në të njëjtën mënyrë, sulmet ndaj kishave ortodokse në veri të Qipros, vjedhja e ikonave dhe vandalizmi ndaj tyre, u morën në konsideratë për ilustrimin dhe përqendrimin e vëmendjes ndërkombëtare mbi çështjen e të drejtave të njeriut atje.Politikat kulturore dhe orientimi ndaj të drejtave të minoriteteve i Greqisë moderne janë tepër të papajtueshme me anëtarësinë në Bashkimin Evropian dhe ligjin ndërkombëtar, kështu që qeveria dhe organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri nuk duhet të kenë asnjë hezitim në ndjekjen energjike të të drejtave çame, ashtu si për të drejtat e të tjerëve.Nëse Greqia nuk ndryshon politikat e saj aktuale, BE ka përgjigje të ndryshme për ta penalizuar Greqinë, si ato të aplikuara në krizat e mjedisit për nxjerrjen në breg të foleve të breshkave në ishullin jonian të Zakinthos. Financimi i BE-së u ndalua deri sa atje nuk pati më mospërputhje me ligjin e BE-së në ruajtjen e jetës së egër.Nxitja e restaurimit të ndërtesave çame, është gjithashtu pjesë e një çështjeje më të njohur të çeljes së pasurisë otomane si pjesë normale e historisë moderne greko-evropiane. Ajo gjithashtu mbyll çështjen e njohur të përmirësimit të të drejtave të njeriut dhe statusit ligjor të të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Greqi. Arritjet kulturore të 500 viteve të qeverisjes turke asnjëherë nuk ka qenë subjekt i vlerësimit në Greqinë moderne. Një autor që shkruante në volumin e referencave të besueshme "Guida Blu e Greqisë", kohët e fundit ka pohuar se nuk ka patur asnjë "arkeologji otomane në Greqi".Në mënyrë që të asistojmë në lëvizjet për të restauruar zonat më të rëndësishme arkitekturale, nevojitet marrja e një numri hapash të qartë. Duhet të hartohet një inventar i hollësishëm i monumenteve çame, kështu që të bëhet e qartë për komunitetin ndërkombëtar kulturor se çfarë ndërtesash duhet të ruhen.Nevojitet urgjentisht një regjistër qëndror kadastral mbi pronësinë e shtëpive para masakrave të vitit 1944. Duhet të krijohet një hartë e hollësishme e çamërisë, ku të tregohen emrat e vendeve çame dhe emrat e vendeve moderne greke. Gjuha shqiptare në Greqi është e kufizuar dhe ka nevojë për një njohje të përshtatshme të saj si një gjuhë minoriteti, po ashtu si përdorimi i gjuhës turke në Thrakë. Zhvendosja e pasurisë fizike çame nga grekët, ka qenë e pamundur, pasi ato janë delegjitimuar në predikimet kulturore ndërkombëtare, dhe janë zëvendësuar me versionin kanunor të historisë nacionaliste greke për trashëgiminë.Mbi të gjitha, qeveria shqiptare, organizatat kulturore dhe universitetet në komunitetet shqiptare në gjithë Ballkanin dhe në diasporë, kanë nevojë që të kuptojnë qartë se trashëgimia çame, nuk është një çështje që i përket vetëm një grupi. Ligjshmëria e vendbanimeve çame në veri-përëndim të Greqisë duhet të konsiderohet si primare për të fituar një njohje ndërkombëtare të kulturës shqiptare, ashtu si beteja për pavarësinë e Kosovës, dhe përmirësimi i të drejtave njerëzore të shqiptarëve në gjithë botën.

Comments

Popular posts from this blog

ÇAMERIA GJATE LUFTES SE DYTE BOTERORE

THE GENOCIDE OF CHAMERIA

NURI DHE MAZAR DINO