e martë, 23 shtator 2008

Kush e kerkon rehabilitimin e kriminelit Thoma Pituli?


Kush e kerkon rehabilitimin e kriminelit Thoma Pituli?

Nga kryesia e Sh.P.A."Çamëria" dega Vlore

Në gazetën Çamëria të muajit prill 2008 nr 179 fq. 10 është botuar një fotografi pa nëntekst e katër vëllezërve Pituli, marrë nga libri "Çamëria" studime historike (f 133) i historianit shqiptar Hajredin Isufi. Vendosja e kësaj fotoje në gazetë, si simbol i luftëtarëve të krahinës së Çamërisë, është një krim i madh që i bëhet dinjitetit shqiptar dhe gjithë historisë sonë. Është tallje makabër për të gjitha ato viktima të vrarë dhe zhdukur për gati 4 dekada të fillim-shekullit të 20të, nga vrasës profesionistë siç janë një pjesë e vëllezërve Pituli dhe veçanërisht vëllai përbindësh Thoma Pituli.

Të shpallësh heronj të krahinës së Çamërisë vrasës të tipit Thoma Pituli e ti botosh në gazetë si simbol të heroizmit e të luftës për pavarësi, si përfaqësues të asaj plejade luftëtarësh që janë nderi i krahinës së Çamërisë e për rrjedhojë janë nderi i kombit shqiptar, do të thotë se redaksia e gazetës "Çamëria" ka lajthitur krejtësisht.

Libri "Çamëria" me autor Hajredin Isufin, është promovuar në mjediset e muzeut kombëtar në muajin Tetor në vitin 2006 me mbështetjen e plotë të kryetarit Ardian Tana dhe të kryesisë së shoqatës Çamëria me qendër në Tiranë.

Është e kuptueshme, që zotërinjtë në fjalë, do të jenë njohur me përmbajtjen e librit qoftë edhe përciptazi pa folur, që për edukatë, duhet edhe ta kenë lexuar. Autori i librit H. Isufi ka gjithë të drejtën e tij të shkruaj çfarë të dojë e ti bëjë analizat si të dojë. Është e drejta e tij që historinë ta shikojë nga këndvështrimi i tij dhe ti bëjë analizat po nga ky këndvështrim, por ne gjithashtu kemi të drejtën tonë, të mbajmë qëndrimin tonë që e mendojmë si më të arsyeshmin mbështetur jo thjesht mbi emocionet e çastit apo interesave në errësirë por mbi fakte dhe analiza të dala nëpërmjet debatesh. Nuk përjashtohet mundësia, që Kristo Pituli, të ketë pasur marrëdhënie shumë të mira brenda dhe jashtë Shqipërisë të viteve 1913 në zonën e Korçës dhe Çamërisë qoftë edhe për shkak të interesave ekonomike që e lidhnin. Por të thuash se familja Pituli rrëmbeu armët kundër
Turqisë për të luftuar për pavarësinë e Shqipërisë kjo është një marrëzi e papranueshme. KJO NUK ËSHTË ASPAK NJË E VËRTËTE HISTORIKE.

Ajo ishte një familje vllahe-kolonjare e krishterë dhe luftonte kundër Turqisë në emër të ortodoksisë pa përmendur këtu interesat ekonomike që do të përfitonte kjo familje nga shembja e Turqisë, siç ndodhi në realitet. Askush nuk disponon fakte dhe dokumente se ata kishin rrëmbyer armët vetëm për idealizëm përkundrazi realiteti i mëvonshëm tregon se ajo u bë shumë shpejt një familje e fuqishme ekonomike me lidhje të gjithanshme me politikën. Ajo si një familje e tillë me shumë peshë në zonën e Çamërisë e njihte mirë synimin e Greqisë për copëtimin e Shqipërisë. Greqia dhe Serbia në fillim shekullin e 20të e në vazhdim ishin shndërruar për Shqipërinë në dy vende shumë të rrezikshme për fatet e saj. Ne nuk kemi ende sot ndonjë fakt apo dëshmi se familja Pituli ishte për një shtet shqiptar të pavarur ku në të të përfshihej edhe Çamëria. As H. Isufi në librin e tij nuk na sjell ndonjë
dëshmi qoftë dhe ndonjë burim gojor që të provojë se familja Pituli ish pro pavarësisë së Shqipërisë. Përkundrazi, çdo gjë flet se ata kanë luftuar për fitoren e ortodoksisë në Ballkan e veçanërisht për rikrijimin e Greqisë Bizantine përfshirë në tezat e "Megaloidese" e që maturish është mbështetur prej tyre copëtimi përfundimtar i Shqipërisë.
Ngjarjet e viteve 1940-1941, vërtetojnë plotësisht tezën tonë: pas pushtimit të Shqipërisë në 1939 nga Italia ishte fare e lexueshme për këdo që shteti Grek i gjeneral "Metaksait", pavarësisht se ish shndërruar në një shtet fashist, do të ishte goditja e radhës. E informuar mjaft mirë nga "Inteligence Service" qeveria Greke ndërmori masa të menjëhershme për të përballuar agresorin. Ajo bëri 2 mobilizime të përgjithshme ushtarake, ku thirri gjithë popullsinë mashkull të aftë për të mbajtur armët. U thirrën edhe shqiptarët e Çamërisë por nuk i pajisën me asnjë lloj arme. Qeveria e "Metaksait" nuk kish besim te shqiptarët myslimanë. (Ky është një gabim i rëndë i qeverisë greke pohon historiani grek Jani Sharra) dhe shton se analizën e ti se ky gabim do tu kushtonte shumë si shqiptarëve ashtu edhe grekëve. Në fakt ky nuk ishte një gabim i bërë pa dashje por një strategji e përcaktuar qartë sepse të gjitha qeveritë greke pas vitit 1913, e konsideronin popullsinë myslimane Çame të huaj dhe armike e cila duhej dëbuar me çdo mjet nga territori Grek. Ajo (Greqia) punoi për vite të tëra jo për forcimin midis etnive dhe besimeve të ndryshme, por përkundrazi, për ti acaruar ato në maksimumin e mundshëm deri edhe një përplasjen e armatosur midis tyre në një kohë më të përshtatshme për të. Ushtarëve çamë myslimanë të mobilizuar nën armë, në vend armëve i inkuadruan në reparte xheniere dhe nisën të bënin nga punët më të rëndomta dhe sikur të mos mjaftonte kjo, shiheshin e trajtoheshin me neveri me apo pa arsye.
Janë të shumta dëshmitë që vërtetojnë keqtrajtimin që iu bëhej myslimanëve Çamë në ushtri. Por megjithatë edhe pse ky mosbesim nuk kishte baza por për të treguar se në rast agresioni ndaj Greqisë, shqiptarët myslimanë të Çamërisë gjoja do ti bashkoheshin agresorit. Mosbesimi arriti kulmin kur Qeveria fashiste e Metaksait në mobilizimin e përgjithshëm, përveç atyre (Çamëve) që ishin ushtarë, thirri nën armë edhe 2 000 djem të tjerë Çamë, Me "bekimin" e kishës greke, dhe veçanërisht të kryepeshkopit te Janinës Spiridon Vllahu dhe prefektit të Gumenicës Andonakia, u thirr një grup prej 13 vetë, njerëz me influencë të krishterë të krahinës së Çamërisë ku midis tyre ishte edhe Kristo Pituli dhe kryetar i këtij grupi u caktua gjakatari Jorgji Vasillakua që mbante edhe postin e sekretarit të prefekturës së Gumenicës. Ky komision internoi dhe arrestoi krerët e të gjithë fshatrave të Çamërisë
dhe e la popullatën çame të pa organizuar. Në këtë gjendje e gjeti popullatën çame sulmi italian i 28 Tetorit të 1940-s. Brenda 3-4 ditësh fronti italian mbërriti pranë Marglliçit. Në fshatin Grikohor, shumë pranë Gumenicës u vendos shtabi i batalionit shqiptar i udhëhequr nga Azis Çami, i cili përbëhej nga milicë të mobilizuar nga qeveria kuislinge shqiptare. Ky është edhe momenti kur nëpërmjet një gjyqi ushtarak të komandës italiane në zonën e Gumenicës dënohet me vdekje me pushkatim Kristo Pituli me akuzën se në fushën e Rrajit kish organizuar goditjen e pararojës italiane ku u vra edhe komandanti i kësaj pararoje. (kjo sipas historianit Jani Sharra). Kundërsulmi i grekëve filloi më 13 Nëntor rreth 20 ditë pas pushtimit italian. Tërheqja e italianëve dhe e batalionit milicë të Azis Çamit u bë i plotë. Me ta u larguan edhe disa burra çamë që e quanin veten fajtorë sepse bashkëpunuan me
italianët. Pjesa tjetër e popullatës gjë gjatë pushtimit qëndroi indiferente gjatë këtij konflikti luftarak, krejtësisht e pafajshme dhe e dëmtuar nga ky konflikt vazhduan me jetën dhe punën e tyre duke filluar riparimet nga dëmet e shkaktuara nga lufta.
Në vend që Qeveria greke të ndihmonte popullatën e dëmtuar nga konflikti siç do bënte çdo qeveri në pozicionin e saj, ndërmori një nga veprimet më gjakatare. Ajo urdhëroi ushtrinë dhe policinë dhe thirri në ndihmë të saj gjithë elementin negativë ortodoks dhe grumbulloi nëpër qendra të veçanta gjithë meshkujt myslimanë çamë nga mosha 12 vjeç e deri te pleqtë që ishin "me një këmbë në varr" dhe filloi dëbimin e tyre pjesë-pjesë drejt Prevezës dhe Patrës duke i imbarkuar dhe transportuar drejt ishujve të Hijo e Medilinë. Ishuj në të cilët ishin ndërtuar kampe për shfarosjen e myslimanëve Çamë. Distanca e largët rreth 1 500 km i shkaktoi popullatës shumë vuajtje dhe mundime dhe si rrjedhojë dhe shumë vdekje. Ata që mundën të mbijetonin kanë treguar me lemeri për tmerret e atyre muajve.
>
> I dashur lexues, ky është momenti ku "shkëlqen" patriotizmi i familjes Pituli të cilët zbatuan planin gjakatar, i pabesë dhe aspak burrëror kundër bashkëqytetarë ve te tyre myslimanë.
>
> Në fshatin Grikohor ndodheshin disa shtëpi-burgje ku mbaheshin ata që do të internoheshin nga fshatrat përreth si: Salicë, Sharat, Peshtan, Shulash, Varfanj si dhe nga Gumenica. Ndërkohë njëri nga vëllezërit Pituli, pikërisht Thomai, organizoi një bandë kriminale me nipër dhe afërm të tij dhe gjakësorë të tjerë dhe bënte terror në familjet e pambrojtura të të internuarve apo të burgosurve myslimane në zonën përreth, duke i kërcënuar dhe deklaruar haptazi se do të hakmerrej duke vrarë 300 djem çamë për kokën e vëllait të tij (të ekzekutuar nga italianët).
>
> Në prezencën e ushtrisë dhe policisë greke e cila ruante rreptësisht shtëpitë-burgje, Thoma Pituli me gjakësorët e tij, merrte gjatë natës djemtë burrat më të rinj dhe vetëm disa qindra metra larg i masakronte. Në mes të këtyre vrasjeve ai eliminoi gjithë kundërshtarët e familjes së tij me të cilët kishte konflikte pronësie. Meqenëse ata ishin në gjyq me Fetahejt, (një familje e madhe autoktone dhe me shumë prona) për "Maligonenë" ai eliminoi nga kjo familje 3 burra;
>
> Avdi Maze Fetahun, babanë e katër fëmijëve, pasi e nxori nga shtëpia-burg e dogji të gjallë me benzinë në mes të ditës në qendër të qytetit të Gumenicës.
>
> Ahmad Muho Fetahun 3- Jaho Idriz Fetahun.
>
> Shoi gjithë meshkujt e shtëpisë të Idriz Dule Xhemaliut (i cili bashkë me të vëllanë Bido Dulen ishin zotërues të një pjese te madhe të qytetit të Gumenicës. Edhe këta autoktonë në lagjen Gravë të Gumenicës) me të dy djemtë, Avdul Idriz Dule Xhemaliu 23 vjeç, dhe Shuaip Idriz Dule Xhemaliut 22 vjeç. Kjo ishte një nga vrasjet më makabër që Thomai ka bërë, sepse pasi i nxori nga shtëpia-burg në Grikohor i çoi paksa në Veri të Gumenicës, në vendin e quajtur "Vigëlzë" (atje ku sot është stadiumi i futbollit) dhe në prezencë të babait i masakroi të dy djemtë, detyroi të atin të hapte gropën dhe më pas masakruan edhe të atin. Kjo ndodhi pikërisht aty ky italianët ekzekutuan Kristo Pitulin.

Qamil Zenel Kasimin e Shyquri Abaz Bajramin nga Grikohori si dhe Hamit Tahushin nga Salica e Qazo Rexhep Himon i vrau në anë të detit në vendin e quajtur "Stamatël".

Beshir Rushit Xhaferri dhe Damush Husein Zërin djalin e motrës së Beshirit i vranë në faqen malore mbi Gravë (mbi Gumenicë) në vendin e quajtur "Grava e Drizave" (shpellë në kodrën mbi Gumenicë, pranë gërmadhave të kështjellës Veneciane) dhe akoma të gjallë i hodhën në atë brimë 25 metër të thellë, dhe shumë e shumë vrasje e masakra të tjera që bëri "Qirie" (zoti) Thomai me "bekimin" e kishës dhe autoriteteve greke që ishin prezentë ne çdo moment.

Ende dëgjohen klithmat e të pafajshmëve që thërrisnin buzë detit apo përrenjve ku nxirreshin për tu masakruar : "Çish u kemi bërë mre që na vrisni".

Këta djem të pafajshëm Çam të masakruar pa gjyqe nga krimineli Thoma Pituli i nxitur nga dëshira e verbër e hakmarrjes alla-nomade dhe jo-burrërore sot paraqiten si dëshmi e gjallë e veprës mizore të kësaj familjeje, e cila rehabilitohet nga institucioni apo lidershipi i cili ka marrë përsipër dënimin e këtyre krimeve dhe kriminelëve, që të mund të ngushëllojë sado pak shpirtrat e atyre që kanë vdekur duke parë këto tmerre me sy, dhe familjeve dhe të bashkatdhetarë ve të atyre që jetojnë edhe sot për 64 vjet si muhaxhirë e të përzënë përdhunisht nga vatani i tyre po nga këta kriminelë, e që i kanë të gjalla ato momente tmerri, pra krimet makabër që ideoi dhe zbatoi Thoma Pituli. Janë këto masakrat që frymëzuan edhe Napolon Zervën 3 vjet më vonë, si dhe Theodhori Viton, Kranjanë, Vasil Ballumin e shumë e shumë gjakatarë të tjerë që hynë mëngjesin e 27 Qershorit të '44s ku ç'nderuan gra e
vajza dhe masakruan gjithë sa gjetën në Paramithi dhe në për rrethina.

Të gjitha ato (pasi të mbijetuarit ishin vetëm femrat dhe fëmijët) që mundën të shpëtonin gjallë nga masakrat e Paramithisë u mbyllën për rreth 2 muaj në shtëpinë e kthyer në burg të Muhedinajve, pasi shpëtuan nga misioni ushtarak anglez tregojnë për krimet torturat dhe mizori të llahtarshme.
Janë këto akte mizore që pas disa ditësh ç'nderuan dhe masakruan këdo që gjetën nga popullata myslimane në qytetin e Pargës dhe pas rreth një muaj e gjysmë këto hordhi barbare me uniformë ushtarake të komanduara nga kolonelë e gjeneralë me "bekimin" e kishës, kaluan lumin Kalama dhe iu turrën fshatrave dhe qytetit të Filatit ku njëlloj si në Paramithi ç'nderuan gratë dhe vajzat dhe masakruan gjithë burrat.
Në Mars të 1945 kur popullata myslimane çame e cila kish kaluar e përzënë kufirin shtetëror grek iu përgjigj thirrjes së qeverisë provizore greke të dalë nga marrëveshja e Varkizës, për tu kthyer në Çamëri, por fatkeqësisht të njëjtët autorë të masakrave të mëparshme, masakrojnë dhe përdhunojnë sërish, popullatën e rikthyer. (shih Jani Sharra, Ibrahim Hoxha, Niko Zhonga)

Na u desh të hynim në histori për të parë, kuptuar dhe treguar se kush ka qenë familja e Pitulejve në vitet 1940-1944, se cilët janë katër luftëtarët e krekosur botuar në gazetën "Çamëria" poshtë shkrimit të pseudo-historianit H. Isufit "Aleanca. Trimëria Shqiptare përballë dinakërisë greke". Titulli i shkrimit është shumë domethënës sepse historikisht ne përballë dinakërisë greke kemi përdorur muskujt.

Çdo të thotë kjo fotografi pa nëntekst? Çfarë fsheh ajo në vetvete? A mund ti shpjegojë çamëve redaksia e gazetës dhe lidershipi i shoqatës Çamëria se ç'qëllim pati kur vendosi në organin e saj këtë foto? A e njeh kjo udhëheqje historinë e popullatës që përfaqëson? A i njeh shkaqet dhe autorët e krimeve dhe tragjedisë që pësoi kjo popullatë? A e din udhëheqja që po kjo familje (për meritat e saj që pati në favor të kauzës greke) sot janë poli më i fuqishëm ekonomiko-politik në Çamëri dhe janë një nga pengesat e mëdha të zgjidhjes së çështjes sonë? Mos vallë udhëheqja ka interesa të përbashkëta me këtë familje? A mund të ndodhi ndryshe? Apo mos vallë duhet të presim në të ardhmen të shohim të botuara në gazetën Çame edhe kriminelë të tjerë "të nderuar" dhe ndoshta mes tyre dhe kryebanditin Napolon Zerva?! Botimi i kësaj fotografie është një lajthitje apo një strategji e menduar
mirë për rehabilitimin e këtyre kriminelëve që me mbështetjen e qeverisë greke na krijuan kaq shumë dhimbje e na kthyen në refugjatë? Kush do duhet ti përgjigjet Çamëve për gjithë këto "bëma"?

Ne kërkojmë që ky studim të botohet në gazetën "Çamëria" ku familjeve të masakruara, popullit Çam, dhe gjithë kombit shqiptar kudo që ndodhet, ti kërkohet falje me përulje në mënyrë publike ku të dalin autorët dhe përgjegjësitë për të vënë në vend dinjitetin dhe nderin tonë dhe mbi të gjitha atë kombëtar.

Nuk ka komente:

Shqiptaret myslimane shtypen revolten e arvaniteve ne More

Shqiptaret myslimane shtypen revolten e arvaniteve ne More
10.000 shqiptare myslimane te drejtuar nga Sulejman Çapari shtypen revolten greko-arvanite te viteve 1768-1770. Kete e provon edhe letra e meposhtme e shkruar nga vete Kollokotroni.

Trupat Serbe duke internuar shqiptaret ne burgjet e Beogradit 1912

Trupat Serbe duke internuar shqiptaret ne burgjet e Beogradit 1912

MASAKRAT E KRYERA NGA SHQIPTARET ORTODOKSE, ARVANITO-SULIOTE NDAJ ÇAMEVE. (Pjesa e pare)


MASAKRAT E KRYERA NGA SHQIPTARET ORTODOKSE, ARVANITO-SULIOTE NDAJ ÇAMEVE. (Pjesa e pare)

SHKRUAN : ABEDIN RAKIPI

Pasi per 500 vjet rresht i mbajtem nen sqetullen tone, hengren e pine ne fshatrat e shtepite tona, na gjunjezoheshin sa kohe kishin nevoje per ne, na kerkonin te beheshim vellam me ta, sepse kishin nevoje per perkrahjen tone ne çameri, por ja sesi u sollen ata me ne gjate gjenocidit ku nenat dhe motrat tona u shfarosen. Keto jane vetem disa nga qindra deshmite qe do te vijojne qe do te tregojne qarte sesi ortodokset shqipfoles ishin drejtuesit dhe indikatoret kryesore te grekeve ne çameri. Keto deshmi dhe qidra te tjerat qe do te vijojne jane ne kunderpergjigje akademike, per sharlatanin ISUF HAJREDINI, qe me genjeshtrat e tij do ti bejne çamet sot te puthen me vrasesit e baballareve te tyre ne çameri. Keta pra zoti Isuf jane vellezerit tane ortodokse.


(1)Muhamet Hodo Mehmetin me porosi te priftit te Karroqit Vasil Xanit (shqipfoles ortodoks) e vrau Marko Goga(suliot shqipfoles) paksa poshte Karroqit. (Treguar nga Merso Birbil Xhaferri nga Ninati dtl. 1887).
Musa Hamit Demi (dtl. 1878) dhe Shuaip Mete Çanua (dtl. 1886) te dy nga Filati tregojne se, shqiptari ortodoks Vasil Kollovoi nga fshati Sotire se bashku me nje çete gjakataresh si vetja pas Luftes Ballkanike qarkullonin neper Çamerine Verilindore pas asnje lloj ndrojtjeje; ne te njejten menyre si qarkullonte çeta e Çil Mastores, Nikolle Qamos, dhe ajo e Rexhenjve(te treja çetat te perbera dhe komanduara nga shqipfoles ortodokse) ne Çamerine e mesme lindore. Keto çeta u bene tmerri i çameve muslimane. Ata vrisnin e prisnin ne mes te dites ne sy te pushtetareve greke te cilet nuk i ngisnin fare, sepse ata ishin pjese perberese e tyre. Ne vitet 1913-1914 therren ne Kangjele (pllaje ne anen lindore te Filatit) Abdul Abazin e Hasan Dojaken, te dy nga Filati. Po ne vitet 1913-1914 vrane dhe therren mulla Sulejman Mushin nga Galbaqi, dhe Ilmaz Bello Sulon, Sami Sulejman Hoxhen, Sulejman Dule Çuçon, Shaban Sadush Taren, Shaban Zerre Banin, Shefqet Sulejman Hoxhen, dhe Xhaferr Isuf Xhaferrin, te gjithe nga Janjari. Po ne ato vite vrane edhe Beqo Kasimin nga Minina. Ne Shtator-Tetor 1917 shqiptari ortodoks Vasil Kollovoi bashke me çeten e vet dhe ate te Rexhenjeve kapen ne Shkalle te Zerjanit Qazim Haxhi Lazen, nga Lagjia Zenelat e Filatit dhe te birin e Shuhan Rushanit nga fshati Picar; i pari prej Gurreze po kthehej per ne vendlindje, kurse i dyti po shkonte ne Filat. I thelezuan prane Pjadhulit, qe tu kallnin daten dhe ti mbyllnin brenda shtepive te tyre banoret e fshatrave muslimane te Shkalles se Zerjanit. Te verteten mbi kete gjakesi e nxorren dy horofillake te rrethkomandes se Filatit, duke u fjalosur ne njeren nga kafenete e qytetit, pyetjes se njerit, tjetri ju pergjigj me gjysem zeri : E çe do qe te diç? Vasil Kollovoi me Rexhenjte i hasposen (zhduken) po rri e mos u ndiej. (Deshmi e M.H.D. dhe e SH.M.C.)
Adem Beqir Maksutin nga Paramithia ne vjeshte te 1917 e vrau tek mulliri i Huvjanit( prane Paramithise) Nikolle Kondoi nga Karjoti(shqiptar ortodoks) i cili ishte vene ne sherbim te asfalise greke si ndihmes polic.
Feti Ahmet Dodin 20 vjeçar nga Paramithia e po ate muaj e vrau ne Lefterhuar, Lefter Jani(shqiptar ortodoks)
Xhelal Musa Isufin 50 vjeçar nga Paramithia e vrane te krishteret e Popoves (fshat shqipfoles ortodoks ne linje te Paramithise. ( Treguar nga Riza Nexhip Kali nga Paramithia dtl. 1906)
Ramadan Taho Tahon e picarit 19 vjeçar e therri (1918) Vasil Kollovoi ndermjet vendlindjes dhe fshatit Pjadhul(Shkalle e Zerjanit); tok me te therri edhe djalin e Haxhi Lazes nga Filati. (Treguar nga Islam Omeri dhe Mehmet Hasan Sulejmani nga Picari.)
Ne vjeshten e dyte te 1918-s Vasil Kollovoi me shoket e tij, Jan Kaçarrin(shqiptar ortodoks) nga Karroqi, dhe te birin e Jan Koçonit(shqiptar ortodoks) nga Pallambai ne fushe te Mungulit vrane bujkun Duro Sulejman Mero nga Ninati.
Çeta e kryesuar nga Gole Manxhari (prej fshatit Kellez) i vetembiquajtur Ligor Farmaqi me 27.07.1912 se bashku me çeten e tij futen dhelperisht ne kllape kryetarin e shoqerise shqiptare Bashkimi ne Janine kur ai doli nga fshat çifligu i vet Çudille dhe po shkonte ne fshat-çifligun tjeter te tijin Radhotop. Ata e thelezuan pa asnje meshire duke ja bere trupin copa copa. (A. Livadheos, “I prodhromi tis Apeleftheroseos ton Joaninon” Athine 1964 fq. 11)
Ne Gurrez shqipfolesi Thoma Pituli nga Gumenica dhe çeta qe ai drejtonte lidhen pas nje shtylle Muho Abdi Fetahun nga Grikohori dhe pasi e njomen me vajguri e dogjen per se gjalli. Thoma Pituli dhe pasuesit e tij thelezuan ne Stanel edhe Idriz Jaho Fetahun. Po ashtu Muho Maze Fetahu u masakrua nga Thoma Pituli. Te tre Fetahenjve para vrasjes se pari ju qiten syte, ju prene veshet, hundet, gjuhen, organet gjenitale. (Ibrahim D. Hoxha Enciklopedia e Jugut fq. 722)
Njerezit mbeshtetes te Gjirokastritit Dhimiter Fandi i cili ishte ne sherbim te asfalise greke pas vrasjes se tij nga atdhetaret çame te grupit “Vellazeria” i zune prite Sulejman Abullah Memushit nga Galbaqi pasi ja ndane trupin me kama ne kater pjese ja varen neper deget e rrapit aty prane. Nje te mituri qe shtangu nga sa pa aty prane i thane : Te erdhi lik per Mulla Sulejmanin ? Me erdhi belbezoi ai. Eh edhe ne na erdhi per Dhimiter Fandin. (Ibrahim D. Hoxha Enciklopedia e Jugut fq. 718)
Cil Banua, Foto Ligori dhe Ligor Kosten(te tre shqipfoles ortodokse) nga Cangari ne gusht 1935 vrane 30 vjeçarin Omer Sako Omerin.
Nikolle Kosta e Thoma Fotaqi nga Lugati me 25.06 1928 ne Krua te Gunadhes vrane 23 vjeçarin Abdurrahman Xhafer Bejdon.
Vangjel Jani nga Horistjani dhe shqiptaret ortodokse grekomane qe ai drejtonte ne vitin 1923 ne “Dhrom i Madh” (vend ndermjet Dhrohomise dhe Karbunarit) therren 25 vjeçarin Muharrem Lul Hasanin. (Ibrahim D. Hoxha Enciklopedia e Jugut fq. 689)
Me 18.12.1924 Aleks Paci nga Bejdeshati, Cil Mastora, e Nikolle Qamua nga Horistjani te vendosur qellimisht ne Dhrohomi-Kristo Duca nga Koroni, Kristo Pula nga Karjoti, Irakli Sulioti, etj ne “Graven e Karaxhait” vrane 29 vjeçarin Haziz Lul Hasanin.
Aleks Paci nga Bejdeshati vrau ne majin e 1925 prane stanit te Ligor Kostes nga Cangari Beqo Mulla Qamilin.
Ne majin e vitit 1943 Miho Ligori, Stavro Nikolla, te bijte e Irakli e Niko Suliotit (te peste shqipfoles ortodokse nga Bejdeshati) ne varrezen e Fsakes vrane Reshit Hazbi Hasanin.
Cil Mastora e Nikolle Qamua ne 1919 vrane Rexho Hasan Baxhanin, tek po leronte aren e vet.
Ne tetor 1943 Koço Nikolla nga Vejniku dhe çeta e tij vrau ne anelumin prane fshatit Zelese Rexhep Hamza Zeqirin.(Ibrahim D. Hoxha Enciklopedia e Jugut fq. 690)
Ne perleshjen e viteve 1912-1913 Nuredin Dema vrau xhaxhane e kapitenit famekeq shqipfoles Delijanaqit, i cili do te masakronte nje numer te madh çamesh me vone. Edhe xhaxhai i tij ishte gjakatar progrek si i nipi.
Sulejman Subhi Dino u vra nga Kollovenjte ne 1918 ne qafe te Plakotise(Markat) se toku me dajen e tij, Met Duçen.
Ne 18-19 Mars 1918 Andon e Miço Hajrudhusha, Neço Pilua, dhe Spiro Ganja nga Pleshavica, dhe Sotir Xhinga nga Povlla therren dhe thelezuan Osman Bilalin. Kur e gjeten bashkefshataret e tij koka i mbahej ende tok me trupin nga nje rripth lekure e zverkut; trupi dhe pellembet e duarve, tere te çara. ( Treguar nga Janjaritet Harun Shipe Mehmeti, Malo Xhelil Tena, Ilmaz Selmani dhe Mustafa Abaz Rumanua)
Ne 27.06.1944 Taq Shtrungari therri lemeritshem ne “Prroin e Shametes” Fuat Prronjon dhe te birin Muhametin. Taqin per shume vite me rradhe e kishte mbajtur Fuati me buke por Taqi e masakroi. Pasi i theu parakrahet dhe kercinjte e kembeve ia shine mishin e trupit duke e rrahur lakuriq me shkop te veshur me kunja metalike.(Fletorja Perlindja e Shqipnies nr. 12 dt. 8/21. 02.1944)
Kosta Lolo Vaso, shqiptar ortodoks nga fshati Mursi kishte ngritur qellimisht nje dyqan ne Konispol, duke u fshehur pas emrit te tregtarit, zhvillonte nje veprimtari te terbuar ne sherbim te Greqise. Ate e vrau Halit Dalani nga familja e shquar atdhetare çame e Daljanejve. Miku familjar i Halitit ortodoksi shqiptar Petro Goga e futi ne kurth duke e ftuar te shikonin fushen, kanalizimet etj te fshatit, dhe e kaloi qellimisht ne vendin ku qe ngritur prita nga shqiptari ortodoks Sotir Lolo Vaso nga Mursia. Duke e qelluar pabesisht e vrane ne pjesen e fushes te quajtur Kandale. ( Treguar nga Ahmet Xhemaliu, Brahim Shaban Mullai, Mehmet Alushi, Nexhip Baçja, dhe Safet Cokalli, te peste Konispolite.)
Vangjel Xhirmiu dhe Aleks Paci vrane ne 1925 ne fshatin Cekurat Galip Lilajn, Gjyzel Shaho Shuaipin, dhe Habib Abdurrahman Bibon. .(Ibrahim D. Hoxha Enciklopedia e Jugut fq. 506)
Ne plot shtepi Paramithitesh sherbenin prej vitesh vajza te krishtera shqiptare nga Frari dhe Çamofshatrat. Si te tilla ato dinin gjithçka ne maje te gishtrinjve te dores. Pak jave para gjemes se 1944 me shkaqe te ndryshme brenda 2-3 diteve, me lloj-lloj genjshtrash ato u terhoqen te gjitha nga shtepite ku ato sherbenin. Perse ? Hamendjet me te peraferta te çojne ne dy perfundime : ja per tu treguar çdo hollesi qe u duhej gjakatareve, ja per te mos u ndodhur aty diten e gjemes nga frika e ndonje hakmarrjeje. Pra ato ishin ne dijeni te plote te gjemes qe do te ndodhte.
Shqiptaret ortodokse te fshatrave çame Foto Kiço, Kristo Foti, Koço Nikolla, Lefter Shtrungari, Nikolle Çeno Nikolle Skapera, dr. Spiro Kurti, nen urdhrat e Major Kranjait pas nje mbjedhjeje ne Mitropolin e Paramithise dolen neper rruge e njoftuan : Urdherohen te gjithe ata qe kane arme ti dorezojne menjehere, se qetesine do ta mbaje ushtria. Askush mos te kete frike. Kedo e quajme vella ; duam te bashkepunojme dhe te ndihmojme njeri tjetrin. Rreth mesdites çetat e perbera nga ekstremistet ortodokse shqipfoles ne sherbim te Greqise te perbera nga Çomenjte, Dokenjte, Pandazenjte(suliote), Dhimo e Sotir Pasko, Kristo Manuri, Petro Bazakua, Thoma Façua, Prift Andoni, teshaqepesje Athina Paço, samareberesi Çil Çoni, Cil Kutupi, Din Jot Barba, vellezerit Dhimo e Gaq Pashko(nga familja e te cileve rrjedh edhe familja e grekomanit te terbuar Gramoz Pashkos qe ska lene gur pa kthyer permbys ne Shqiperi), Dhimo Kasari, Jan Kulla, Jorgaq Boçari, Sotir Boçari(niperit e te sterfolurit Grekoman Marko Boçarit), Jot Keno, Kalope Baburi, Koste e Nikolle Kulla, Nikolle Paço, Nikolle Rafti, Stavro Kasari etj. Keta vrares se bashku me ushtrine greke kryen masakren e tmerrshme te Paramithise. Por ishin ata qe e drejtonin ushtrine greke sepse vetem ata e njifnin qytetit me imtesi sepse kishin vite qe i hanin buken çamit, dhe kur erdhi momenti e therren si dash.
Duke kerkuar shpetim si i mbyturi qe kapet nga floket e tij, plot çame dyndeshin neper shtepite e te krishtereve zotimemarres, si ne ate te Jot Barbes etj. Por per habine e tyre ata vete ua hanin koken te paret, duke i therrur dhe masakruar. Keta sadiste motren e Hasan Behlulit, tre djemte e Hasim Dinos, nder ta dhe nje 5 muajsh- te shoqen dhe 2 bijat e Rexhep Malit, Ihin dhe Lihin i gozhduan me gozhde ne murr si Krishti ne kryq, dhe pasi therren Mulla Çenin argetoheshin me te bijen e tij. (Fletorja “Zeri i Çamerise” nr. 7 Tirane dt. 8.10.1946, fq. 2)
Andon Doko, Koste Rafti nga fshati Lugat i çamerise mberthyen dhe burgosen Shefqet Sulejman Himin(dtl. 1926)
Hare e Nikolle Çoni nga fshati i krishtere Hojke i çamerise, Vangjel Doko, Koste Rafti etj pasi hengren e pine rreth 2-3 ore rresht ne shtepine e myftiut Hasan Abdullahit therren ate, te shoqen, te bijen, dhe te birin.
Taq Shtrungari thelezoi 80 vjeçarin Shaban Gaxirin, e plot te tjere; tregon sesi u fsheh setoku me Ilmaz Muhtarin, dhe Tahsin Muhedinin, mes trareve ne tavan, dhe sesi e nxorri pabesisht miku i tij shqiptar ortodoks Thoma Faço.(Deshmia ruhet ne arkivin personal te Ibrahim D. Hoxhes)
Fatime Prronjo per te shpetuar te bijen Shuquranen nga perdhunimi i Dhimo e Sotir Paskos u dha atyre gjithe çkishte 30.000 dhrahmi, 2 gjysme lire floriri, nje pale vathe ari, nje unaze floriri, dhe çdo send qe u pelqeu. (Fletorja Bashkimi nr 678 Tirane, dt. 4.3.1947 fq. 2)
Rina, gruaja e Foto Raftit u tha zervistev qe Hasan Abdullane ta benin copa-copa.
Koço Nikolla nga fshati Vejnik pasi hengri e piu te shtepia e muftiut Hasan Abdullahit bashke me disa oficere greke, qete qete u çua morri nje gershere qe gjeti ne raft dhe duke qeshur ju afrua muftiut, dhe i tha : Me kete gershere njerzve te tu, do tu presim hundet, veshet e do tu qitim syte. Me te vertete do te beni ate qe thua tha muftiu? Me te vertete, pse per genjeshtra kemi ardhur ne ketu? tha Koçua i egersuar. (Viset kombetare shqiptare ne shtetin grek Ibrahim D. Hoxha)

FILLIMET E GJENOCIDIT CAM MASAKRA E DERVISHANES 1772


FILLIMET E GJENOCIDIT ÇAM
MASAKRA E DERVIZIANES (DERVISHANES) 1772

SHKRUAN : ABEDIN RAKIPI

( Studiues i çeshtjes çame)

Banoret e nje fshati ne krahinen e Sulit te Siperm mohuan krishterimin dhe pranuan islamin. Duke qene se ata pranuan islamin, ata krijuan edhe shume marredhenie te mira me fshatrat e tjera çame te Sulit te poshtem. Shkembime te ndryshme tregtare, ekonomike dhe martesore filluan te beheshin me fshatrat e tjera muslimane te Çamerise dhe sidomos te Paramithise, dhe Margelliçit qe ishin perkatesisht dy, dhe nje ore e gjysem larg nga kryeqendra e Sulit te siperm ku jetonin edhe kleftet ortodokse Suliote. Me lidhjet martesore, dhe shkembimet e ndryshme tregtare ekonomike numri i banoreve te fshatit kaloi nga 100 ne 200 familje muslimanesh çame. Suliote qe kontrollonin gjithe krahinen me briganderine e tyre nuk e kishin me sy te mire pranimin e fese se Osmaneve dhe Çameve nga ky fshat. Ata disa here kishin provokuar banoret e ketij fshati duke vrare banore te pafajshem, dhe duke i marre vajzat e reja si robina ne malet e tyre. Por fakti kryesor ishte se Suli i siperm ishte kthyer ne nje ferr per çamet muslimane dhe per Turqit ishte i pakontrolluar dhe jashte autoritetit te Perandorise Osmane. Ne kete menyre te gjithe banoret e Dervizianes e dinin se nuk kishte askush per ti mbrojtur ata dhe duke qene se ishin te rrethuar nga te gjitha anet nga Suliotet ata ishin te detyruar qe ti paguanin haraç Sulioteve. Por Suliotet nuk mjaftoheshin vetem me haraçet dhe me taksat qe ju kishin vene çameve te Dervishanes por ata rrembenin shpesh edhe vajza te reja çame muslimane, dhe i merrnin me vete ne shtepite dhe kishat e tyre. Bile ata i perulnin shume çamet e Dervishanes duke i share per faktin se kishin pranuar islamin dhe duke i quajtur tradhetare te Kryqit. Keto çnderime te padurueshme bene qe çamet mos te duronin me dhe ngrinin krye kunder krimineleve ortodokse Suliote, dhe te vrasin disa prej tyre kur ishin futur ne fshat per te grabitur pasurite e çameve. Suliotet kete rast e prisnin me zell te madh ndaj edhe te mbledhur ne nje nga kishat e Sulit ne 26 Korrik 1772 ne diten e celebrimit te Agia Paraskivia ( Shen Parashqevis) zgjollen 700 luftetare per te masakruar fshatin rebel musliman. Sapo arriten ne fshat ata sulmuan fshatin nga te gjitha anet, dhe duke qene se burrat e fshatit nuk ishin ne gjendje te parballonin sulmin e Sulioteve, per shkak te numrit te tyre te paket, dhe te befasise se Sulioteve, fshati rra ne duart e Sulioteve te cilet pa asnje pike meshire i therren te gjitha burrat dhe djemte e rinj te fshatit duke mos lene asnje pa e kaluar ne thike, dhe pa ja prere koken. U lane gjalle vetem femijet grate, dhe plakat sepse edhe burrat pleq u kaluan ne thike dhe u therren. Pasi rrembyen te gjitha vajzat e reja çame ata menjehere deportuan te gjithe te mbijetuarit e masakres se Dervishanes duke i debuar ata nga Krahina e Sulit. Te gjithe grate, dhe jetimet e mbijetuar te Dervishanes u vendosen, ne Arte dhe nje pjese e konsiderueshme e çameve te Artes e kane origjinen nga Dervishana ose Derviziana ne greqisht. Fshati pas deportimit dhe masakres se çameve u popullua nga Suliotet. Pas maskres se Dervishanes governatori i atehershem i Artes i shpalli lufte Sulioteve i indinjuar nga masakra e vellerzerve te tij te gjakut dhe te fese, çamet. Kjo masaker shenon nje nga masakrat dhe spastrimet e para etniko-fetare te gjenocidit çam dhe ishte orkestruar nga kleftet Suliote nen urdhrat e kishes ortodokse greke. Kjo masaker do te shenonte therrjen, çnderimin dhe deportimin e 200 familjeve çame muslimane, fshati i te cileve do te popullohej pastaj nga kleftet Suliote. Eshte per tu theksuar fakti se nje nga familjet qe banonin Sulin ne ate kohe ishte dhe familja e Tusas Zerva, familje nga e cila rrjedh edhe Napoleon Zerva i cili gjate luftes se dyte boterore do te perfundonte vepren famekeqe te filluar nga stergjysherit t tij duke masakruar gjithe çamet dhe duke i deportuar nen hijen e thikave, grate dhe jetimet çame mbetur pa burra, dhe baballare. Ne te njejtin vit, pra 1772 Kapedan Sulejman Çapari nga familja fisnike e Çaparenjve te Luaratit ne Çameri ne krye te 9000 çamerve do te rrethonte Sulin, duke vrare shume klefte Suliote dhe duke djegur Sulin por pas djegjes se Sulit Sulejmani kampoi ne malet e Sulit dhe u sulmua ne befasi dhe u fut ne kurth nga kleftet Suliote nen komanden e strategeve ruse, te cilen kishin organizuar edhe kryengritjen e Morese ne vitet 1768-1770, kryengritje kjo e shtypur po nga Kapedan Sulejman Çapari ne krye te nje ushtrie prej 10.000 shqiptaresh ku pjesen derrmuese te saj e perbenin çamet. Eshte shume e rendesishme per popullsine çame te emigruar nga vatrat e saja, dhe me banim momentalisht ne Shqiperi apo gjetke qe te vihet ne dijeni se gjenocidi çame nuk ka filluar ne 1821 me revolucionin grek ku Suliotet dhe Greket filluan te masakronin te gjitha fshatrat jugore te Çamerise, as ne 1913 ku pas shembjes se Perandorise Osmane te gjithe çamet e Janines, Artes, dhe ata te Çamerise lindore, jetuan makabrat me te tmerrshme nen hijen e thikave dhe kryqit, as ne 1944 me masakren e madhe te Suliotit Napolon Zerva por shume dekada me pare, ne vitet 1750 kur çami Seit Çapari nga familja fisnike e Çaparenjve te Luaratit ne Çameri, dhe Delvinioti Mustafa Koka do te rrethonin Sulin, duke vrare shume Suliote, sepse keta te fundit i kishin vene taksa muslimaneve çame te Margelliçit, dhe nqs keta te fundit si paguanin ata kryenin krime nga me monstruozet. Edhe Ali Pashe Tepelena sulmoi Suliotet sepse keta te fundit kishin sulmuar fshatrat muslimane te Çamerise, gjate mungeses se Aliut, dhe me sakte fshatrat e Margelliçit qe eshte nje ore e gjysme ne kembe nga malet e Sulit. . Po te lexojme historine e Çamerise do te kuptojme qarte se çamet pjesen derrmuese te luftes se tyre e kane bere kunder Sulioteve dhe Arvaniteve, duke qene se keta te fundit luftonin per kryqin dhe per nje Greqi te Madhe, ndersa çamet per Çamerine, dhe mosvaresine e tyre nga kleftet Suliote dhe nga kuçedra ballkanike, (Kisha Ortodokse), te cilet luftonin per nje Greqi te Madhe, ose Megali Idea deri ne lumin Shkumbin, ndersa çamet dhe Shqiptaret e tjere per Shqiperine dhe Çamerine deri ne Arte.

SHKRIME KRIJIMTARI DHE LETERSI ÇAME