Historia e Epirit
Epiri Ilirët - Fiset Taulantët Arbët Adrianët Enkelejtë Dasaretët Dardanët Dalmatët Dorsejtë Penestët Molosët Kaonët Thesprorët Arbëreshët Pirustët Parathinët Japodët Paionët Eordejtë Japigët Labeatët Mesapët Atintanët Albanët Shqiptarët Shikoni edhe : Shteti i Epirit Epiri është toka klasike dhe vatra e një populli tepër të lashtë. Që në muzgun e kohërave, në gadishullin ballkanik endeshin pellazgët të mbuluar me një vel misteri. Mitologjia thotë se ata ishin "njerëzit e parë". Bile helenët , të cilët në mënyrë të padiskutueshme i konsideronin pellazgët më të vjetër se veten, për ta përdornin një epitet të pashlyeshëm " proselinoi " (parahansor), pra më të vjetër se vet Hëna . Kjo figur e skajshme është tepër elokuente për lashtësinë e popullit tonë. Fijet e misterit pellazg ndërthurren në kohëra,gjersa në histori përmenden ilirët.Si një popull kryesor,si një "Hauptvolk"- siç e pat quajtur një nga themeluesit e ilirologjisë L.G.Thunman,ilirët morën pjes...