e enjte, 24 prill 2008

ÇAMET DHE FASHIZMI

ÇAMET DHE FASHIZMI
Nga SALI BOLLATI

Çamëria! Sa vrer është derdhur për gati 50 vjet mbi banorët e saj autoktonë! Sa viktima, sa krime, sa masakra ka përjetuar popullsia e asaj treve! Dhe sikur të mos mjaftonte gjenocidi i skajshëm grek, sa shpifje të paskrupullta u thurën në adresë të atij populli që kaloi nëpër kalvarin e vuajtjeve të papërfytyrueshme gjatë një shekulli që qé tepër i trishtë për të. Një fat i kobshëm i bëri njerëzit e asaj krahine objekt i shfrimit çnjerëzor të një mase të madhe fanatikësh të droguar nga urrejtja fetare. Tehu i goditjes kanë qenë çamët e besimit islamik. Grekët nuk arrinin ta konceptonin dot se si dy komunitete, me besime të ndryshme, t’i takonin të njëjtit popull. Dhe në funksion të idesë së tyre fikse e të prapambetur, ushtruan një diskriminim të thellë në gjirin e popullsisë çame, duke u përpjekur, me të gjitha mënyrat, të ngjallin përçarjen ndërmjet tyre. Në krahinën e Çamërisë, si në të gjitha krahinat e tjera shqiptare, ka ekzistuar një harmoni dhe mirëkuptim i plotë ndërmjet çamëve ortodoksë dhe atyre myslimanë. Të njohura kanë qenë vazhdimësitë farefisnore, me përkatësi në të dy besimet, të shumë familjeve si Rojbatët, Kleftatët e të tjerë. Madje edhe nga familje të pasura si Pronjatët ka pasur martesa shqiptarësh të feve të ndryshme. Një dukuri që dëshmonte se, veç tokës ku kishin lindur, ata i bashkonte gjuha, këngët e vallet, zakonet dhe traditat. Të paharruara kanë mbetur luftimet e bejlerëve të Çamërisë kundër Pashait të Janinës për të mbrojtur vëllezërit shqiptarë të Sulit. E kjo ndodhi sepse tek ata ishte e fortë ndjenja e përkatësisë së njëjtë etnike me suliotët trima e të papërkulur. Në kontrast me këtë qëndrim shqiptar, ai grek ishte krejt tjetër. Në pajtim me politikën shoviniste të “megaliidhesë”, që nga pushtimi i Çamërisë më 1913, autoritetet greke i kanë konsideruar çamët-ortodoksë si grekë, ndersa ata myslimanë si turko-shqiptarë. Persekutimet, shpronësimet, ndalimi dhe mos-hapja e asnjë shkolle në gjuhën shqipe kishin të vetmin qëllim , të mohonin shqiptarinë e Çamërisë. Nikolas Geixh (alias Nikos Gaxojanis), në vizitën e tij private të para disa javëve në Shqipëri, u shpreh ndaj çamëve me një gjuhë anakronike dhe thellësisht armiqësore, pavarësisht se jeton në vendin e demokracisë, të lirisë e të respektimit të të drejtave të njeriut dhe atyre të minoriteteve.Ai u kërkoi me arrogancë autoriteteve shqiptare (që fatkeqësisht nuk mbrojnë asnjë interes shqiptar) të bëjnë një regjistrim të ri të popullsisë, pasi minoriteti grek përbëka, sipas tij, mbi 30% të banorëve të Republikës së Shqipërisë, dhe qenka një minoritet që nuk paska të drejtat që i takojnë. Pyetjes së hidhur për çamët, z. Geixh iu përgjigj pa kurrfarë etike, ashpërsisht dhe me mungesë të plotë koherence ndaj “parimeve” të tij për të drejtat e minoriteteve duke theksuar se asaj popullsie i takonte shpërngulja pasi kishte qenë bashkëpunëtore me nazistët.(?!?!)Një pohim që dëshmon për një logjikë të vajtueshme.Arsyeja e vërtetë e masakrimit dhe e shpërnguljes me forcë të popullsisë myslimane të Çamërisë nga trojet e saj etnike mijëvjeçare qëndron në politikën shoviniste greke të “megaliidhesë”. Në synimet e vjetra greke për aneksimin e Shqipërisë së Jugut kishte një pengesë tejet shqetësuese për hartuesit e programit helenizues të Ballkanit: krahina shqiptare e Çamërisë. Ajo krahinë, me histori ,toponime, tradita, kulturë dhe gjuhë shqipe, si për shqiptarët çamë –ortodoksë ( S.Muselimi në “Istoriko Peripato ana tis Thesprotia”-botuar në Janinë më 1974, shkruan: “… Dhespoti i Thesprotisë më 1870 detyrohet të përkthejë pjesë të Dhjatës në gjuhën shqipe sepse besimtarët që vinin në kishë nuk kuptonin asnjë fjalë greqisht.”) ashtu edhe për shqiptarët çamë myslimanë, e kthente në një absurditet të gjallë të gjithë idenë e zgjerimit të madh të Greqisë drejt Veriut. Duhej “pastruar” pa tjetër ajo krahinë nga shqiptarët autoktonë, për të bërë të mundur realizimin e programit të aneksimit të të ashtuquajturit “Vorio-Epir”. Një program që ka mbetur në axhendën e pothuajse të gjitha forcave politike greke edhe në ditët tona. Në pajtim me këtë vijë anakronike ka qenë edhe vizita e N.Gaxojanit në Shqipëri. Ai nuk shkoi atje si shtetas i Vendit të Madh të Lirisë e të Demokracisë, por si i dërguar i posaçëm i shovinistëve grekë. Ai shkoi atje për të parë nga afër arenën e “fitoreve të ardhshme”.Më 1940 , ende pa shpërthyer lufta Italo-Greke, mijëra meshkuj shqiptarë të Çamërisë, nga 13 deri në 70 vjeç, u internuan në ishujt e Egjeut dhe në Peloponez. Atje u keqtrajtuan dhe u masakruan nga autoritetet greke për të vetmin faj se ishin shqiptarë, duke lënë në mëshirën e fatit fëmijët, gratë e nënat e tyre, për t’u keqtrajtuar edhe më mizorisht. Shumë prej tyre gjetën vdekjen në kampet greke të përqëndrimit...Ndërsa djemtë çamë që thirreshin për të kryer shërbimin ushtarak, në radhët e ushtrisë greke, nuk pajiseshin me armë, por vetëm me kazma e lopata për të punuar si skllevër (M.Vickers-“Albanian Modern History”). Këta shtetas grekë diskriminoheshin e persekutoheshin vetëm se ishin shqiptarë. Isha vetëm 4 vjeç kur në qytetin tim të lindjes, në Paramithi, mbas 31 vjet pushtimi grek, u ngrit Flamuri Shqiptar. Njerëzit, të ngazëllyer, këndonim Hymnin e Flamurit. Ne fëmijët kërcenim e lodronim, ndërsa më të mëdhenjtë qanin nga gëzimi se mbaruan edhe vuajtjet nën pushtimin grek e më së fundi do ta ndjenim veten Shqiptarë në vatrat tona, pa u thelluar shumë se në çfarë situate u ngrit Flamuri Ynë aq i dëshiruar. Pas një terrori të gjatë dhe persekutimi deri në kufijtë e durimit, ardhja e një regjimi më të butë, ndonëse edhe ai pushtues, por që pranonte etnicitetin shqiptar të krahinës nuk kishte si të mos e çorientonte një pjesë të njerëzve të thjeshtë që në fund të fundit nuk e kishin atë horizont që kemi ne sot, për të gjykuar se edhe këta që erdhën janë prapë pushtues.Por këtu duhet nënvizuar një fakt tjetër shumë domethënës. Pa kaluar shumë kohë, djemtë më të ndërgjegjshëm çamë formuan një nga formacionet e para të luftës kundër pushtuesit fashist - Çetën “Çamëria”. Horzonti i gjerë atdhetar, përkushtimi, zgjuarësia dhe sakrifica e këtyre të rinjve trima çamë duhen vlerësuar edhe më shumë në krahasim me ato të një partizani të mirëfilltë grek, ndaj kombit të të cilit gjermanët qenë sjellë me një barbari të skajshme dhe që ishte e natyrshme të përfshihej pa mëdyshje në njësitet partizane. Ndërkohë që shqiptarët e Çamërisë, ndonëse kaluan nga një pushtim më i egër në një pushtim më të butë, përsëri ata e përbuzën atë duke dalë maleve për liri e duke ngritur çetën e lartpërmendur. Kjo çetë luftarake, në shkurt të vitit 1943 u rrit në Batalionin “Çamëria” që ka kryer luftime të ashpra kundër pushtuesit. Legjendare ka mbetur lufta 56-ditore kundër forcave gjermane në gusht-shtator 1943. Është e vetmja luftë frontale anti-gjermane në tokat shqiptare. Në saje të trimërisë së djemve dhe vajzave çame, gjermanët nuk mundën të shkelin Shqipërinë nga ana e Çamërisë, por u detyruan të kalojnë nga Tri Urat në Leskovik (Shih “Historia e LANÇ”, Tiranë 1986). Dhe këta djem e vajza çame vazhduan luftën kundër pushtuesit në radhët e Divizionit të 6-të të Ushtrisë NÇ Shqiptare deri në dëbimin e tij. Njëkohësisht mbi 500 djem të tjerë çamë u rreshtuan në radhët e ELAS-it, ku përbënin shumicën në Regjimentin 15, së bashku me maqedonasit e Greqisë, kundër pushtuesve nazistë. Kjo është e vërteta e të ashtuquajturit “bashkëpunim” me pushtuesit.Nëse nga radhët e popullsisë çame, të vuajtur nën regjimin grek që nga viti 1913, kanë dalë disa elementë të ekzaltuar nga propaganda fashiste për gjoja bashkimin e Shqipërisë, a mund të ketë ligj në botë, parimor apo moral, që për veprat e këtyre individëve të torturohet, përdhunohet, masakrohet dhe shpërngulet masivisht një popull i tërë?!?! Kjo, siç shënon N. Kulla në librin e tij “Dritëhije shqiptaro-greke” ishte politikë fashiste që për shkak të 10 vetëve të masakrohen 20 mijë të tjerë të pafajshëm. Nuk janë çamët fajtorë për bashkëpunim me pushtuesit, fajtorë për këtë ishin vetë grekët që nxorën nga gjiri i tyre, Ralisin, Zervën dhe gjithë ata aleatë të shumtë me nazi-fashistët që u vunë nën urdhrin e tyre kundër popullit që i lindi.Le të kujtojmë, për shembull, bashkëpunimin masiv të forcave të djathta greke me nazistët, nën drejtimin e famëkeqit gjeneral Zerva. Pushtuesit gjermanë ngritën në Athinë qeverinë kuislinge të Ralisit.Anglezi M.Mazower, në “Inside Hitler’s Greece 1941-1944”, London 1993, midis të tjerave shkruan për lidhjet dhe aleancat e turbullta të forcave të djathta greke të Zervës me pushtuesit nazistë. “…Në Athinë anëtarët e EDES-it, të komanduar nga Zerva, hynë në shërbim të batalioneve të sigurimit të krijuara nga gjermanët për të mbajtur rendin në vend dhe për më tepër, për të pastruar Greqinë nga elementët komunistë. Në të njëjtën kohë udhëheqësit e EDES-it mbanin lidhje të ngushta me qeverinë kuislinge të Ralisit.”Po sipas dokumenteve britanike të përshkruar në librin e mësipërm, anglezët këmbëngulën që Zerva të ndërpresë lidhjet me qeverinë kuislinge të Athinës, por ai vazhdoi lojën e dyfishtë ,duke u shtirë se po angazhohej fuqimisht në luftë kundër pushtuesve nazistë, nga ana tjetër pakësonte veprimet luftarake ndaj forcave lokale gjermane, madje mbante një oficer ndërlidhës pranë shtabit gjerman në Janinë.Në librin e Woodhouse “The struggle for Greece”, London 1976, citohet: “Me fillimin e luftës civile, dokumentet gjermane nuk lenë asnjë dyshim se Zervas, ka bërë një armëpushim me ta për disa muaj të cilin e ka gjykuar krejtësisht në mënyrë të gabuar, sikur nuk ishte në kundërshtim me detyrimet e tij kundër aleatëve.”Janë pikërisht këto personazhe të forcave të EDES-it të gjeneralit Zervas të ndihmuara nga ato të kolaboracionistit, Kolonel Derlitis, komandat i Batalioneve të sigurimit që filluan sulmet dhe masakrat kundër fshatrave dhe qyteteve të Çamërisë me synim spastrimin etnik të asaj popullsie .Ja seç shkruan studiuesja greko-gjermane, Georgia Kretsi: “Më 27 qershor 1944 forcat e Divizionit 10 të EDES-it, të komanduara nga Kamaras, me miratim edhe të forcave gjermane që po tërhiqeshin , hynë në Paramithi. EDES- proklamoi se të gjithë çamët-myslimanë do të jenë të lirë e nuk do të keqtrajtohen dhe se pronat e tyre do të mbrohen. Krejtësisht në mënyrë të pabesë (mënyra tradicionale greke - shënimi im S.B) filluan spastrimin brutal etnik. Vetëm në këtë qytet mbi 300 çamë myslimanë, njerëz të pafajshëm, kryesisht gra e fëmijë, gjetën vdekjen”.
Dhe tani dua t’i përcjell lexuesit një dëshmi të drejtpërdrejtë, të fiksuar në kujtesën time që në fëmijëri, një dëshmi torturuese, të rëndë, sfilitëse, ngjethëse. Gjyshin tim, M.Bollatin, 82 vjeçar, e zvarritën nëpër shkallë dhe e vranë në oborrin e shtëpisë, babain tim 52 vjeç e torturuan dhe e vranë bashkë me dhjetëra burra të tjerë në oborrin e shkollës, nënën time shtatzënë e vranë brenda në xhami, vëllain tim 13 vjeçar e vranë gjithashtu aty ku ishte fshehur, në një kaçube; ndërsa në burgun e Paramithisë ku na mbajtën për 6 muaj, bashkë me dhjetëra të tjerë, më vdiqën gjyshja 76 vjeçare ,vëllai 5 dhe motra 2 vjeçare. Kushurirën tonë, Sanije Bollatin, e dogjën të gjalle, ndërsa plakut O. Murati, mbasi i rropën së gjalli lëkurën, ia ngjitën përsëri me kripë!!!...Këto janë një pjesë e torturave dhe masakrave që kryen në qytetin tim, e më pas, me të njejtin duf shtazor, edhe në qytetin e Pargës, të Margëlliçit e në fund në Filat dhe në tërë fshatrat e Çamërisë.Jani Shara (I. Sarras), në librin e tij “Istoria tis Periohis Igoumenitsa”, botuar në Athinë më 1985, midis të tjerave shkruan: “….Familja e Muharem Bollatit, që u masakrua në mënyrë shtazarake, nuk ka pasur asnjë faj”.Ndërsa N.Zerva krenohet për mizoritë e tij duke i shkruar një miku më 1956: “Bëjua të qartë njerëzve se ne e kryem detyrën që na ishte ngarkuar për spastrimin nga Atdheu ynë të çamëve myslimanë, të cilët qëndruan 500 vjet mbi qafë të helenizmoit dhe ua bëmë të mundur malësorëve të zbresin në fusha”( S.Muselimi. “Istoriko Peripato ana ti Thesprotia”, Janinë 1974.)Në qeverinë e Athinës ishte ministër edhe N.Zerva. Më pas, në sajë të presioneve ndërkombëtare, sidomos të SHBA, pasi u zbuluan lidhjet e tij me nazistët, Zerva u detyrua të japë dorëheqjen nga qeveria greke. Megjithatë ai mbeti një “figurë e nderuar” nga autoritetet greke. Statuja e tij, me fytyrë e duar të drejtuar nga Shqipëria, qëndron në qendër të një prej qyteteve të Çamërisë Martire. Këto janë vetëm një pjesë e vogël e “bashkëpunimit” të çamëve me pushtuesit.Kur në vitet 1946-1949 shpërtheu lufta civile dhe grekët filluan të vrasin njeri-tjetrin (çamët myslimanë tashmë ishin vrarë ose qenë dëbuar), atëhere i vranë edhe nënën Niko Gaxojanit (siç shkruan edhe ai vetë). Ku u gjendën çamët në atë periudhë për t’u bërë “vrasësit” e nënës së tij? Shtrembërimi i së vërtetës është skandaloz. Por me sa duket, z. Geixh i duhet një “argument” për të përligjur planet e tij të errta antishqiptare.Dhe çudia e pretendimit të bashkepunimit të çamëve vazhdon:Kur më 1949 forcat komuniste greke ishin duke marrë fund, disa emisarë grekë, me miratim të komunistëve të Tiranës, erdhën në Shqipëri per t’ju bërë thirje çamëve, tashmë të dëbuar nga vatrat e tyre, të kthehen e të luftojnë në Greqi kundër qeverisë së ligjshme greke.Çamët me të drejtë e kundërshtuan pjesëmarrjen në një luftë të huaj, në atë luftë që bënin grekët me njeri-tjetrin! Dhe “çudia e bashkëpunimit” vazhdon. Qeveria anti-shqiptare komuniste e E.Hoxhës, i “shpërblen” duke internuar mbi 900 burra çamë në Gramsh-Lozhan, nga maji deri në dhjetor të vitit 1949, për arsye se ata nuk pranuan të luftojnë për internacionalizmin komunist?!?!Mbas viteve 70, ata komunistë grekë që luftuan me armë në dorë kundër qeverisë greke për triumfin e komunizmit, u lejuan të kthehen në Greqi, iu dhanë pensione, e ata, të frymëzuar nga komunistët sovjetikë, ringjallën partinë e dikurshme (duke mbajtur me krenari statujën e Leninit në mes të Athinës ) dhe me të “drejtën” e tyre demonstruan kundër SHBA dhe luftës së drejtë të NATO-s për mbrojtjen e popullsisë shqiptare të Kosovës nga shovinistët serbë të Millosheviçit, sepse spastrimi etnik i ndërmarrë nga diktatori i Beogradit ishte identik me spastrimin etnik të shqiptarëve të Çamërisë nga famëkeqi Zerva. Tashmë ata, grekët e të gjitha rrymave e pozicioneve politike, kanë gjetur platformën e bashkimit tek ajo ndjenja e verbër e antiamerikanizmit që plotësohet njëherësh me urrejtjen ndaj shqiptarëve. Dhe kulmi i paradoksit është se një njeri jo pa rëndësi në shtabin e luftës për “megaliidhenë”, hapi i parë i së cilës konturohet nga varrosja e çështjes çame, është Nikos Gaxojanis, një qytetar …..amerikan.A mund ta ndjesh veten qytetar i SHBA, i vendit të lirisë, barazisë dhe mirëkuptimit të plotë ndërmjet racave, kombeve e popujve të ndryshëm kur thur e zbaton plane të përbindshme të urrejtjes raciale ndaj kombeve të tjerë? Vështirë ta përfytyrosh. Por jeta paska edhe paradokse të tilla. Dhe një prej absurditeteve më të pabesueshëm të kohës sonë është, jashtë çdo dyshimi qytetari ….amerikan (?!?!) Nikos Gaxojanis…

Sali Bollati nga libri "Gjurmë Çame " Tiranë 2004

Nuk ka komente:

Shqiptaret myslimane shtypen revolten e arvaniteve ne More

Shqiptaret myslimane shtypen revolten e arvaniteve ne More
10.000 shqiptare myslimane te drejtuar nga Sulejman Çapari shtypen revolten greko-arvanite te viteve 1768-1770. Kete e provon edhe letra e meposhtme e shkruar nga vete Kollokotroni.

Trupat Serbe duke internuar shqiptaret ne burgjet e Beogradit 1912

Trupat Serbe duke internuar shqiptaret ne burgjet e Beogradit 1912

MASAKRAT E KRYERA NGA SHQIPTARET ORTODOKSE, ARVANITO-SULIOTE NDAJ ÇAMEVE. (Pjesa e pare)


MASAKRAT E KRYERA NGA SHQIPTARET ORTODOKSE, ARVANITO-SULIOTE NDAJ ÇAMEVE. (Pjesa e pare)

SHKRUAN : ABEDIN RAKIPI

Pasi per 500 vjet rresht i mbajtem nen sqetullen tone, hengren e pine ne fshatrat e shtepite tona, na gjunjezoheshin sa kohe kishin nevoje per ne, na kerkonin te beheshim vellam me ta, sepse kishin nevoje per perkrahjen tone ne çameri, por ja sesi u sollen ata me ne gjate gjenocidit ku nenat dhe motrat tona u shfarosen. Keto jane vetem disa nga qindra deshmite qe do te vijojne qe do te tregojne qarte sesi ortodokset shqipfoles ishin drejtuesit dhe indikatoret kryesore te grekeve ne çameri. Keto deshmi dhe qidra te tjerat qe do te vijojne jane ne kunderpergjigje akademike, per sharlatanin ISUF HAJREDINI, qe me genjeshtrat e tij do ti bejne çamet sot te puthen me vrasesit e baballareve te tyre ne çameri. Keta pra zoti Isuf jane vellezerit tane ortodokse.


(1)Muhamet Hodo Mehmetin me porosi te priftit te Karroqit Vasil Xanit (shqipfoles ortodoks) e vrau Marko Goga(suliot shqipfoles) paksa poshte Karroqit. (Treguar nga Merso Birbil Xhaferri nga Ninati dtl. 1887).
Musa Hamit Demi (dtl. 1878) dhe Shuaip Mete Çanua (dtl. 1886) te dy nga Filati tregojne se, shqiptari ortodoks Vasil Kollovoi nga fshati Sotire se bashku me nje çete gjakataresh si vetja pas Luftes Ballkanike qarkullonin neper Çamerine Verilindore pas asnje lloj ndrojtjeje; ne te njejten menyre si qarkullonte çeta e Çil Mastores, Nikolle Qamos, dhe ajo e Rexhenjve(te treja çetat te perbera dhe komanduara nga shqipfoles ortodokse) ne Çamerine e mesme lindore. Keto çeta u bene tmerri i çameve muslimane. Ata vrisnin e prisnin ne mes te dites ne sy te pushtetareve greke te cilet nuk i ngisnin fare, sepse ata ishin pjese perberese e tyre. Ne vitet 1913-1914 therren ne Kangjele (pllaje ne anen lindore te Filatit) Abdul Abazin e Hasan Dojaken, te dy nga Filati. Po ne vitet 1913-1914 vrane dhe therren mulla Sulejman Mushin nga Galbaqi, dhe Ilmaz Bello Sulon, Sami Sulejman Hoxhen, Sulejman Dule Çuçon, Shaban Sadush Taren, Shaban Zerre Banin, Shefqet Sulejman Hoxhen, dhe Xhaferr Isuf Xhaferrin, te gjithe nga Janjari. Po ne ato vite vrane edhe Beqo Kasimin nga Minina. Ne Shtator-Tetor 1917 shqiptari ortodoks Vasil Kollovoi bashke me çeten e vet dhe ate te Rexhenjeve kapen ne Shkalle te Zerjanit Qazim Haxhi Lazen, nga Lagjia Zenelat e Filatit dhe te birin e Shuhan Rushanit nga fshati Picar; i pari prej Gurreze po kthehej per ne vendlindje, kurse i dyti po shkonte ne Filat. I thelezuan prane Pjadhulit, qe tu kallnin daten dhe ti mbyllnin brenda shtepive te tyre banoret e fshatrave muslimane te Shkalles se Zerjanit. Te verteten mbi kete gjakesi e nxorren dy horofillake te rrethkomandes se Filatit, duke u fjalosur ne njeren nga kafenete e qytetit, pyetjes se njerit, tjetri ju pergjigj me gjysem zeri : E çe do qe te diç? Vasil Kollovoi me Rexhenjte i hasposen (zhduken) po rri e mos u ndiej. (Deshmi e M.H.D. dhe e SH.M.C.)
Adem Beqir Maksutin nga Paramithia ne vjeshte te 1917 e vrau tek mulliri i Huvjanit( prane Paramithise) Nikolle Kondoi nga Karjoti(shqiptar ortodoks) i cili ishte vene ne sherbim te asfalise greke si ndihmes polic.
Feti Ahmet Dodin 20 vjeçar nga Paramithia e po ate muaj e vrau ne Lefterhuar, Lefter Jani(shqiptar ortodoks)
Xhelal Musa Isufin 50 vjeçar nga Paramithia e vrane te krishteret e Popoves (fshat shqipfoles ortodoks ne linje te Paramithise. ( Treguar nga Riza Nexhip Kali nga Paramithia dtl. 1906)
Ramadan Taho Tahon e picarit 19 vjeçar e therri (1918) Vasil Kollovoi ndermjet vendlindjes dhe fshatit Pjadhul(Shkalle e Zerjanit); tok me te therri edhe djalin e Haxhi Lazes nga Filati. (Treguar nga Islam Omeri dhe Mehmet Hasan Sulejmani nga Picari.)
Ne vjeshten e dyte te 1918-s Vasil Kollovoi me shoket e tij, Jan Kaçarrin(shqiptar ortodoks) nga Karroqi, dhe te birin e Jan Koçonit(shqiptar ortodoks) nga Pallambai ne fushe te Mungulit vrane bujkun Duro Sulejman Mero nga Ninati.
Çeta e kryesuar nga Gole Manxhari (prej fshatit Kellez) i vetembiquajtur Ligor Farmaqi me 27.07.1912 se bashku me çeten e tij futen dhelperisht ne kllape kryetarin e shoqerise shqiptare Bashkimi ne Janine kur ai doli nga fshat çifligu i vet Çudille dhe po shkonte ne fshat-çifligun tjeter te tijin Radhotop. Ata e thelezuan pa asnje meshire duke ja bere trupin copa copa. (A. Livadheos, “I prodhromi tis Apeleftheroseos ton Joaninon” Athine 1964 fq. 11)
Ne Gurrez shqipfolesi Thoma Pituli nga Gumenica dhe çeta qe ai drejtonte lidhen pas nje shtylle Muho Abdi Fetahun nga Grikohori dhe pasi e njomen me vajguri e dogjen per se gjalli. Thoma Pituli dhe pasuesit e tij thelezuan ne Stanel edhe Idriz Jaho Fetahun. Po ashtu Muho Maze Fetahu u masakrua nga Thoma Pituli. Te tre Fetahenjve para vrasjes se pari ju qiten syte, ju prene veshet, hundet, gjuhen, organet gjenitale. (Ibrahim D. Hoxha Enciklopedia e Jugut fq. 722)
Njerezit mbeshtetes te Gjirokastritit Dhimiter Fandi i cili ishte ne sherbim te asfalise greke pas vrasjes se tij nga atdhetaret çame te grupit “Vellazeria” i zune prite Sulejman Abullah Memushit nga Galbaqi pasi ja ndane trupin me kama ne kater pjese ja varen neper deget e rrapit aty prane. Nje te mituri qe shtangu nga sa pa aty prane i thane : Te erdhi lik per Mulla Sulejmanin ? Me erdhi belbezoi ai. Eh edhe ne na erdhi per Dhimiter Fandin. (Ibrahim D. Hoxha Enciklopedia e Jugut fq. 718)
Cil Banua, Foto Ligori dhe Ligor Kosten(te tre shqipfoles ortodokse) nga Cangari ne gusht 1935 vrane 30 vjeçarin Omer Sako Omerin.
Nikolle Kosta e Thoma Fotaqi nga Lugati me 25.06 1928 ne Krua te Gunadhes vrane 23 vjeçarin Abdurrahman Xhafer Bejdon.
Vangjel Jani nga Horistjani dhe shqiptaret ortodokse grekomane qe ai drejtonte ne vitin 1923 ne “Dhrom i Madh” (vend ndermjet Dhrohomise dhe Karbunarit) therren 25 vjeçarin Muharrem Lul Hasanin. (Ibrahim D. Hoxha Enciklopedia e Jugut fq. 689)
Me 18.12.1924 Aleks Paci nga Bejdeshati, Cil Mastora, e Nikolle Qamua nga Horistjani te vendosur qellimisht ne Dhrohomi-Kristo Duca nga Koroni, Kristo Pula nga Karjoti, Irakli Sulioti, etj ne “Graven e Karaxhait” vrane 29 vjeçarin Haziz Lul Hasanin.
Aleks Paci nga Bejdeshati vrau ne majin e 1925 prane stanit te Ligor Kostes nga Cangari Beqo Mulla Qamilin.
Ne majin e vitit 1943 Miho Ligori, Stavro Nikolla, te bijte e Irakli e Niko Suliotit (te peste shqipfoles ortodokse nga Bejdeshati) ne varrezen e Fsakes vrane Reshit Hazbi Hasanin.
Cil Mastora e Nikolle Qamua ne 1919 vrane Rexho Hasan Baxhanin, tek po leronte aren e vet.
Ne tetor 1943 Koço Nikolla nga Vejniku dhe çeta e tij vrau ne anelumin prane fshatit Zelese Rexhep Hamza Zeqirin.(Ibrahim D. Hoxha Enciklopedia e Jugut fq. 690)
Ne perleshjen e viteve 1912-1913 Nuredin Dema vrau xhaxhane e kapitenit famekeq shqipfoles Delijanaqit, i cili do te masakronte nje numer te madh çamesh me vone. Edhe xhaxhai i tij ishte gjakatar progrek si i nipi.
Sulejman Subhi Dino u vra nga Kollovenjte ne 1918 ne qafe te Plakotise(Markat) se toku me dajen e tij, Met Duçen.
Ne 18-19 Mars 1918 Andon e Miço Hajrudhusha, Neço Pilua, dhe Spiro Ganja nga Pleshavica, dhe Sotir Xhinga nga Povlla therren dhe thelezuan Osman Bilalin. Kur e gjeten bashkefshataret e tij koka i mbahej ende tok me trupin nga nje rripth lekure e zverkut; trupi dhe pellembet e duarve, tere te çara. ( Treguar nga Janjaritet Harun Shipe Mehmeti, Malo Xhelil Tena, Ilmaz Selmani dhe Mustafa Abaz Rumanua)
Ne 27.06.1944 Taq Shtrungari therri lemeritshem ne “Prroin e Shametes” Fuat Prronjon dhe te birin Muhametin. Taqin per shume vite me rradhe e kishte mbajtur Fuati me buke por Taqi e masakroi. Pasi i theu parakrahet dhe kercinjte e kembeve ia shine mishin e trupit duke e rrahur lakuriq me shkop te veshur me kunja metalike.(Fletorja Perlindja e Shqipnies nr. 12 dt. 8/21. 02.1944)
Kosta Lolo Vaso, shqiptar ortodoks nga fshati Mursi kishte ngritur qellimisht nje dyqan ne Konispol, duke u fshehur pas emrit te tregtarit, zhvillonte nje veprimtari te terbuar ne sherbim te Greqise. Ate e vrau Halit Dalani nga familja e shquar atdhetare çame e Daljanejve. Miku familjar i Halitit ortodoksi shqiptar Petro Goga e futi ne kurth duke e ftuar te shikonin fushen, kanalizimet etj te fshatit, dhe e kaloi qellimisht ne vendin ku qe ngritur prita nga shqiptari ortodoks Sotir Lolo Vaso nga Mursia. Duke e qelluar pabesisht e vrane ne pjesen e fushes te quajtur Kandale. ( Treguar nga Ahmet Xhemaliu, Brahim Shaban Mullai, Mehmet Alushi, Nexhip Baçja, dhe Safet Cokalli, te peste Konispolite.)
Vangjel Xhirmiu dhe Aleks Paci vrane ne 1925 ne fshatin Cekurat Galip Lilajn, Gjyzel Shaho Shuaipin, dhe Habib Abdurrahman Bibon. .(Ibrahim D. Hoxha Enciklopedia e Jugut fq. 506)
Ne plot shtepi Paramithitesh sherbenin prej vitesh vajza te krishtera shqiptare nga Frari dhe Çamofshatrat. Si te tilla ato dinin gjithçka ne maje te gishtrinjve te dores. Pak jave para gjemes se 1944 me shkaqe te ndryshme brenda 2-3 diteve, me lloj-lloj genjshtrash ato u terhoqen te gjitha nga shtepite ku ato sherbenin. Perse ? Hamendjet me te peraferta te çojne ne dy perfundime : ja per tu treguar çdo hollesi qe u duhej gjakatareve, ja per te mos u ndodhur aty diten e gjemes nga frika e ndonje hakmarrjeje. Pra ato ishin ne dijeni te plote te gjemes qe do te ndodhte.
Shqiptaret ortodokse te fshatrave çame Foto Kiço, Kristo Foti, Koço Nikolla, Lefter Shtrungari, Nikolle Çeno Nikolle Skapera, dr. Spiro Kurti, nen urdhrat e Major Kranjait pas nje mbjedhjeje ne Mitropolin e Paramithise dolen neper rruge e njoftuan : Urdherohen te gjithe ata qe kane arme ti dorezojne menjehere, se qetesine do ta mbaje ushtria. Askush mos te kete frike. Kedo e quajme vella ; duam te bashkepunojme dhe te ndihmojme njeri tjetrin. Rreth mesdites çetat e perbera nga ekstremistet ortodokse shqipfoles ne sherbim te Greqise te perbera nga Çomenjte, Dokenjte, Pandazenjte(suliote), Dhimo e Sotir Pasko, Kristo Manuri, Petro Bazakua, Thoma Façua, Prift Andoni, teshaqepesje Athina Paço, samareberesi Çil Çoni, Cil Kutupi, Din Jot Barba, vellezerit Dhimo e Gaq Pashko(nga familja e te cileve rrjedh edhe familja e grekomanit te terbuar Gramoz Pashkos qe ska lene gur pa kthyer permbys ne Shqiperi), Dhimo Kasari, Jan Kulla, Jorgaq Boçari, Sotir Boçari(niperit e te sterfolurit Grekoman Marko Boçarit), Jot Keno, Kalope Baburi, Koste e Nikolle Kulla, Nikolle Paço, Nikolle Rafti, Stavro Kasari etj. Keta vrares se bashku me ushtrine greke kryen masakren e tmerrshme te Paramithise. Por ishin ata qe e drejtonin ushtrine greke sepse vetem ata e njifnin qytetit me imtesi sepse kishin vite qe i hanin buken çamit, dhe kur erdhi momenti e therren si dash.
Duke kerkuar shpetim si i mbyturi qe kapet nga floket e tij, plot çame dyndeshin neper shtepite e te krishtereve zotimemarres, si ne ate te Jot Barbes etj. Por per habine e tyre ata vete ua hanin koken te paret, duke i therrur dhe masakruar. Keta sadiste motren e Hasan Behlulit, tre djemte e Hasim Dinos, nder ta dhe nje 5 muajsh- te shoqen dhe 2 bijat e Rexhep Malit, Ihin dhe Lihin i gozhduan me gozhde ne murr si Krishti ne kryq, dhe pasi therren Mulla Çenin argetoheshin me te bijen e tij. (Fletorja “Zeri i Çamerise” nr. 7 Tirane dt. 8.10.1946, fq. 2)
Andon Doko, Koste Rafti nga fshati Lugat i çamerise mberthyen dhe burgosen Shefqet Sulejman Himin(dtl. 1926)
Hare e Nikolle Çoni nga fshati i krishtere Hojke i çamerise, Vangjel Doko, Koste Rafti etj pasi hengren e pine rreth 2-3 ore rresht ne shtepine e myftiut Hasan Abdullahit therren ate, te shoqen, te bijen, dhe te birin.
Taq Shtrungari thelezoi 80 vjeçarin Shaban Gaxirin, e plot te tjere; tregon sesi u fsheh setoku me Ilmaz Muhtarin, dhe Tahsin Muhedinin, mes trareve ne tavan, dhe sesi e nxorri pabesisht miku i tij shqiptar ortodoks Thoma Faço.(Deshmia ruhet ne arkivin personal te Ibrahim D. Hoxhes)
Fatime Prronjo per te shpetuar te bijen Shuquranen nga perdhunimi i Dhimo e Sotir Paskos u dha atyre gjithe çkishte 30.000 dhrahmi, 2 gjysme lire floriri, nje pale vathe ari, nje unaze floriri, dhe çdo send qe u pelqeu. (Fletorja Bashkimi nr 678 Tirane, dt. 4.3.1947 fq. 2)
Rina, gruaja e Foto Raftit u tha zervistev qe Hasan Abdullane ta benin copa-copa.
Koço Nikolla nga fshati Vejnik pasi hengri e piu te shtepia e muftiut Hasan Abdullahit bashke me disa oficere greke, qete qete u çua morri nje gershere qe gjeti ne raft dhe duke qeshur ju afrua muftiut, dhe i tha : Me kete gershere njerzve te tu, do tu presim hundet, veshet e do tu qitim syte. Me te vertete do te beni ate qe thua tha muftiu? Me te vertete, pse per genjeshtra kemi ardhur ne ketu? tha Koçua i egersuar. (Viset kombetare shqiptare ne shtetin grek Ibrahim D. Hoxha)

FILLIMET E GJENOCIDIT CAM MASAKRA E DERVISHANES 1772


FILLIMET E GJENOCIDIT ÇAM
MASAKRA E DERVIZIANES (DERVISHANES) 1772

SHKRUAN : ABEDIN RAKIPI

( Studiues i çeshtjes çame)

Banoret e nje fshati ne krahinen e Sulit te Siperm mohuan krishterimin dhe pranuan islamin. Duke qene se ata pranuan islamin, ata krijuan edhe shume marredhenie te mira me fshatrat e tjera çame te Sulit te poshtem. Shkembime te ndryshme tregtare, ekonomike dhe martesore filluan te beheshin me fshatrat e tjera muslimane te Çamerise dhe sidomos te Paramithise, dhe Margelliçit qe ishin perkatesisht dy, dhe nje ore e gjysem larg nga kryeqendra e Sulit te siperm ku jetonin edhe kleftet ortodokse Suliote. Me lidhjet martesore, dhe shkembimet e ndryshme tregtare ekonomike numri i banoreve te fshatit kaloi nga 100 ne 200 familje muslimanesh çame. Suliote qe kontrollonin gjithe krahinen me briganderine e tyre nuk e kishin me sy te mire pranimin e fese se Osmaneve dhe Çameve nga ky fshat. Ata disa here kishin provokuar banoret e ketij fshati duke vrare banore te pafajshem, dhe duke i marre vajzat e reja si robina ne malet e tyre. Por fakti kryesor ishte se Suli i siperm ishte kthyer ne nje ferr per çamet muslimane dhe per Turqit ishte i pakontrolluar dhe jashte autoritetit te Perandorise Osmane. Ne kete menyre te gjithe banoret e Dervizianes e dinin se nuk kishte askush per ti mbrojtur ata dhe duke qene se ishin te rrethuar nga te gjitha anet nga Suliotet ata ishin te detyruar qe ti paguanin haraç Sulioteve. Por Suliotet nuk mjaftoheshin vetem me haraçet dhe me taksat qe ju kishin vene çameve te Dervishanes por ata rrembenin shpesh edhe vajza te reja çame muslimane, dhe i merrnin me vete ne shtepite dhe kishat e tyre. Bile ata i perulnin shume çamet e Dervishanes duke i share per faktin se kishin pranuar islamin dhe duke i quajtur tradhetare te Kryqit. Keto çnderime te padurueshme bene qe çamet mos te duronin me dhe ngrinin krye kunder krimineleve ortodokse Suliote, dhe te vrasin disa prej tyre kur ishin futur ne fshat per te grabitur pasurite e çameve. Suliotet kete rast e prisnin me zell te madh ndaj edhe te mbledhur ne nje nga kishat e Sulit ne 26 Korrik 1772 ne diten e celebrimit te Agia Paraskivia ( Shen Parashqevis) zgjollen 700 luftetare per te masakruar fshatin rebel musliman. Sapo arriten ne fshat ata sulmuan fshatin nga te gjitha anet, dhe duke qene se burrat e fshatit nuk ishin ne gjendje te parballonin sulmin e Sulioteve, per shkak te numrit te tyre te paket, dhe te befasise se Sulioteve, fshati rra ne duart e Sulioteve te cilet pa asnje pike meshire i therren te gjitha burrat dhe djemte e rinj te fshatit duke mos lene asnje pa e kaluar ne thike, dhe pa ja prere koken. U lane gjalle vetem femijet grate, dhe plakat sepse edhe burrat pleq u kaluan ne thike dhe u therren. Pasi rrembyen te gjitha vajzat e reja çame ata menjehere deportuan te gjithe te mbijetuarit e masakres se Dervishanes duke i debuar ata nga Krahina e Sulit. Te gjithe grate, dhe jetimet e mbijetuar te Dervishanes u vendosen, ne Arte dhe nje pjese e konsiderueshme e çameve te Artes e kane origjinen nga Dervishana ose Derviziana ne greqisht. Fshati pas deportimit dhe masakres se çameve u popullua nga Suliotet. Pas maskres se Dervishanes governatori i atehershem i Artes i shpalli lufte Sulioteve i indinjuar nga masakra e vellerzerve te tij te gjakut dhe te fese, çamet. Kjo masaker shenon nje nga masakrat dhe spastrimet e para etniko-fetare te gjenocidit çam dhe ishte orkestruar nga kleftet Suliote nen urdhrat e kishes ortodokse greke. Kjo masaker do te shenonte therrjen, çnderimin dhe deportimin e 200 familjeve çame muslimane, fshati i te cileve do te popullohej pastaj nga kleftet Suliote. Eshte per tu theksuar fakti se nje nga familjet qe banonin Sulin ne ate kohe ishte dhe familja e Tusas Zerva, familje nga e cila rrjedh edhe Napoleon Zerva i cili gjate luftes se dyte boterore do te perfundonte vepren famekeqe te filluar nga stergjysherit t tij duke masakruar gjithe çamet dhe duke i deportuar nen hijen e thikave, grate dhe jetimet çame mbetur pa burra, dhe baballare. Ne te njejtin vit, pra 1772 Kapedan Sulejman Çapari nga familja fisnike e Çaparenjve te Luaratit ne Çameri ne krye te 9000 çamerve do te rrethonte Sulin, duke vrare shume klefte Suliote dhe duke djegur Sulin por pas djegjes se Sulit Sulejmani kampoi ne malet e Sulit dhe u sulmua ne befasi dhe u fut ne kurth nga kleftet Suliote nen komanden e strategeve ruse, te cilen kishin organizuar edhe kryengritjen e Morese ne vitet 1768-1770, kryengritje kjo e shtypur po nga Kapedan Sulejman Çapari ne krye te nje ushtrie prej 10.000 shqiptaresh ku pjesen derrmuese te saj e perbenin çamet. Eshte shume e rendesishme per popullsine çame te emigruar nga vatrat e saja, dhe me banim momentalisht ne Shqiperi apo gjetke qe te vihet ne dijeni se gjenocidi çame nuk ka filluar ne 1821 me revolucionin grek ku Suliotet dhe Greket filluan te masakronin te gjitha fshatrat jugore te Çamerise, as ne 1913 ku pas shembjes se Perandorise Osmane te gjithe çamet e Janines, Artes, dhe ata te Çamerise lindore, jetuan makabrat me te tmerrshme nen hijen e thikave dhe kryqit, as ne 1944 me masakren e madhe te Suliotit Napolon Zerva por shume dekada me pare, ne vitet 1750 kur çami Seit Çapari nga familja fisnike e Çaparenjve te Luaratit ne Çameri, dhe Delvinioti Mustafa Koka do te rrethonin Sulin, duke vrare shume Suliote, sepse keta te fundit i kishin vene taksa muslimaneve çame te Margelliçit, dhe nqs keta te fundit si paguanin ata kryenin krime nga me monstruozet. Edhe Ali Pashe Tepelena sulmoi Suliotet sepse keta te fundit kishin sulmuar fshatrat muslimane te Çamerise, gjate mungeses se Aliut, dhe me sakte fshatrat e Margelliçit qe eshte nje ore e gjysme ne kembe nga malet e Sulit. . Po te lexojme historine e Çamerise do te kuptojme qarte se çamet pjesen derrmuese te luftes se tyre e kane bere kunder Sulioteve dhe Arvaniteve, duke qene se keta te fundit luftonin per kryqin dhe per nje Greqi te Madhe, ndersa çamet per Çamerine, dhe mosvaresine e tyre nga kleftet Suliote dhe nga kuçedra ballkanike, (Kisha Ortodokse), te cilet luftonin per nje Greqi te Madhe, ose Megali Idea deri ne lumin Shkumbin, ndersa çamet dhe Shqiptaret e tjere per Shqiperine dhe Çamerine deri ne Arte.

SHKRIME KRIJIMTARI DHE LETERSI ÇAME