Raport i Ministrise se Jashtme te Turqise mbi Çamët

XHAMIA E ASLLAN PASHAIT JANINE
Raport i Ministrise se Jashtme te Turqise mbi Çamët




Shqiptarët Etnik ne Greqi Çamët Shqiptare


Megjithëse i ndare sot midis Greqise dhe Shqipërisë,krahina e Epirit ne Gadishullin Ballkanik ka qenë etnikisht shqiptare qe nga kohët e lashta. Gjatë Konferences se Ambasadoreve te Londres ne 1913,pjesa jugore e krahines u nda toka meme dhe iu dha shtetit grek,pavarësisht nga fakti qe popullsia e Epirit Jugor ishin Shqiptare te besimit ortodoks dhe mysliman.Ndërkohë qe shqiptarët ortodokse ishin objekte te heleniz- mit,shqiptarët myslimane ose u shfarosen ose u debuan me force nga tokat e te te pareve të tyre nga qeveria greke. Shqiptarët myslimane ose Çamët qe jetoni ne Epirin e Jugut (Çamëria ose Thesprotia siç quhet nga Greket) ishin viktimat e pastrimit të parë etnik ne Europe me mbarimin e Luftes se Dyte Botërore.Tragjedia Came ishte një nga tragjedite me te dhimbshme te kontinentit Europian.Vje- tari statistikor i qeverisë greke i vitit 1936 tregonte qe 26.000 Came jetonin ne krahinen e Camerise ne Greqi ne atë kohe.si rezultat i pastrimit etnik dhe genocidit te viteve 1944-1945,30.000 Myslimane Shqiptare u debuan me force nga krahina e Camerise dhe kerkuan strehim ne Re- publiken e Shqipërisë ne te cilën jetojne akoma.Sot,janë 150.000 pjesetare te kësaj popullsie ne Shqipëri,një shifer e cila është rritur për shkak te perqindjes se lartë te lindshmerise ne Shqipëri.Nga ana tjetër numri i tanishëm i Cameve qe jetojne ne Greqi vleresohet ne përreth 100.000 .Akoma këto njerëz janë te privuar nga çfarëdo lloji te te drejtave te minoritetit si minoritete te tjera qe jetojne ne Greqi.Për te përmendur vetëm një shembull,ato mund te flasin shqip vetëm ne shtepite e tyre. Popullsia e Camerise ka qenë gjithmonë etnikisht shqiptare: -Shumë udhetare dhe historiane të huaj kanë shkruar qe Çamëria ka qenë e populluar nga Shqiptare. Madje edhe historiani grek Herodoti ka nenvizuar këtë fakt ne librin e tij "Historia" dhe i quajti Shqiptarët e Camerise "barbare",një term i perdorur nga Greket e lashtë për te dalluar popujt jo greke. - Regjistrimi i popullsise i bërë nga Addministrata Turke ne 1910 tha qe atje ishin 83.000 Shqiptare ortodokse dhe myslimane ne krahine.Harta demografike e misionit ushtarak britanik e dërguar ne qeverine britanike ne Londer qe ne prag te Luftes se Dyte Botërore,tregonte qe 75% e popullsise se Camerise ishte shqiptare. -Historiani pro-grek Spiro Muselimi,ne librin e tij "Historical Sight Through Thesprotia" (Shikim Historik nëpër Thesproti),i botuar ne Janine me 1974,shkruan qe Pershkopi i Thesprotise ne vitin 1870 perktheu disa pjesë te bibles ne shqip,meqë popullsia e besimit ortodoks i krahines nuk kuptonte asnjë fjale ne greqisht.Autoritete t greke,duke iu permbajtur parimit te refuzimit absolut te ekzistencës te grupeve etnike ne territorin grek,ndoqen një politike shoviniste te mirë-krijuar,dhe siç dëshmon historia,kryen një genocid kundrejt Shqiptareve te besimit mysli- man. Sulmi racial kundrejt Shqiptareve myslymane te Camerise filloi te zbatohet së pari me mbarimin e Luftes se Dyte Botërore,ne vitet 1944-1945, kur banda kriminale e gjeneralit famkeq Napoleon Zerva Kryen pastrimin etnik kundrejt tyre. Ne 27 qershor te 1944,bandat kriminale greke kryen barbarizmat me te keqija te provuara ne këtë krahine.Terrori i ushtruar ndaj kësaj popull- sie pershkruhet me poshte. Ai përmbledh vrasje, perdhunime, sjellje cnjerezore,masakra ndaj grave,fëmijëve dhe grave shtatezene.Me shumë se 1400 burra,gra e fëmijë u vrane brenda 24 orëve ne qytetin Paramithia,te Marten,27 Qershor 1944,e cila u be data e Shen Bartolomeut për te gjithë Camerine. Gjatë periudhes Qershor 1944-Mars 1945, 1286 persona u vrane Filat,192 ne Gumenice,626 ne Margellic dhe Parge.gjithashtu kishte edhe qindra persona te tjerë te humbur.ne te njëjtën periudhe,si rezultat i masakrave greke,akteve te grabitjeve dhe rrembimeve te popullsise shqip- tare ne Cameri,2900 burra te rinj e te moshuar,214 gra dhe 96 fëmijë u masakruan,745 gra u perdhunuan,76 gra u rrembyen,32 fëmijë me te vegjel se 3 vjeç u masakruan,68 fshatra u rrafshuan me themel,5800 shtepi dhe vende adhurimi u bene shkrumb e hi ose u shkaterruan. Pervec kësaj,30.000 Shqiptare Myslimane u debuan me force nga krahina e Camerise te cilët u strehuan ne Shqipëri.Qeveria Shqiptare,mbas luftës u morr me çështjen çame ne Konferencen e Paqes ne Paris.Konferenca e Ministrave te Jashtëm te Forcave Aleate,jo vetëm njohu rrethanat me te vërtetë te vështira ne te cilat ishin nënshtruar Çamët,por gjithashtu kerkoi riatdhesimin e tyre dhe kthimin e pronave të tyre. Komisioni Hetues Nderkombetar i Kombeve te Bashkuara,i caktuar për verifikimin e tragjedive ne te dyja anet e kufirit,nxjerr konkluzionet ne raportin e tij ne vitet 1946-1947,raport i mbushur me fakte dhe prova për sa i përket masakrave dhe tragjedive te dhimbsgme te popullit Cam. Realitetet e historisë se kohës se fundit te Camerise kërkojnë kujdesin e komunitetit ndërkombëtar.Greqia nuk mund te shmange por te njohe genocidin e "Cameve Shqiptare".Të drejtat civile dhe shoqërore të atyre qe jetojne tani ne Greqi,te vleresuar pothuajse ne 100.000 sot,duhet te respektohen nga Greqia. Sipas pikepamjeve zyrtare greke,popullsia myslimane e Camerise,e cila numeron pothuajse 150.000 njerëz dhe akoma strehohet ne Shqipëri,nuk do të lejohet kurrë te kthehet ne Greqi sepse ato gjoja bashkepunuan me pushtuesit gjermane gjatë Luftes se Dyte Botërore."Ata janë konsideruar si kriminele lufte sipas ligjeve greke" (K.Mitsotakis,Tiranë,Maj 1992). kjo "hipoteze" është e pavertet dhe e shpikur.Konsiderimi i një komuniteti te tërë si "kriminele",mjaft pjesetare te te cilit vdiqen ne lufte për clirimin e Greqise ne Luften e Dyte Botërore,është një krim politik dhe historik kundre Cameve. Ne 1994,Parlamenti i Republikës se Shqipërisë shpalli 27 qershorin e 1944 si ditën perkujtimore për Shqiptarët e masakruar te Camerise,dhe një monument u ndertua ne Konispol ne kujtim te viktimave te Camerise. Mbas 1945,me synimin për te ndertuar strukturen demografike te Camerise,filloi konolizimi i saj me Greke,Rome dhe Cigane.Greqia donte te ndryshonte strukturen demografike te provinces sepse nuk kishte besim te pjesa e popullsise shqiptare te ngelur atje,sadoqe ato ishin te besimit ortodoks.Greqia i vuri fund çdo përpjekje për te ruajtur identitetin e popullsise shqiptare te besimit ortodoks dhe Shqipja u ndalua te flitej ne publik.Për pasoje asimili i Shqiptareve ortodokse u arrit me shpejtesi.Fati i Shqiptareve ortodokse nuk ishte shumë i ndryshëm sesa ai i vellezerve te tjerë myslimane kur ato donin te mbanin identitetin e tyre etnik.

Comments

Popular posts from this blog

ÇAMERIA GJATE LUFTES SE DYTE BOTERORE

THE GENOCIDE OF CHAMERIA

NURI DHE MAZAR DINO