FALLSIFIMET E GREKOFILIT ARBER THESPROTI


Arber Thesproti ne manipulimet e tije rreth Aga Prronjos se Paramithise ne shkrimin e tij
Besnikeria dhe trimeria e Aga Pronjos se Paramithise
shkruan si me poshte per te:

Kryengritjet e shumta te Epir, si kunder Pashait te Janines, por edhe kunder otomanve, kane patur si promotor te tyre agallaret e Camerise. Nje nga figurat me karizmatike dhe me te ndritura qe ka bere emer ne 1790-1820 ka qene dhe Aga Pronjua i Paramithise. Pa mbeshtetjen, besen dhe miqesine e heronjve te Camerise, suliotet nuk do te ishin keta qe jane sot. Ja se si e pershkruan fillogreku William Plomer heroin, again e Paramithise:
“85 vjece, nje trup gjigand, me nje mjeker te te gjate dhe te bardhe, mbante mbas vetes se tij 11djeme, me i vogli 30 vjece dhe me i madhi 60 vjece, te gjithe gjigande dhe te forte si Aty i tyre”
A ka pershkrim me te bukur se ky i portretit madheshtor te agait te Paramithise, Aga Pronjos?

Shkrimin e Arber Thesprotit mund ta gjeni ne linkun
http://shiqo.grafikshqip.com/?p=38


Ndersa Isuf Bajrami ne shkrimin e tij

"Vëllamëritë e martesat forconin kompaktësinë çame" shkruan si me poshte por kesaj here jo per AGA PRRONJON por per SULEJMAN ÇAPARIN:

Bartholdy është një ndër studiuesit e parë që na e përcjell të konkretizuar këtë dukuri. Ai thotë se në mbrojtjen e Artës dhe rrethinave e saj, ishte caktuar Sulejman Çapari, një burrë 85-vjeçar me shtat të lartë, gjigant, që nuk kishte asnjë shenjë tjetër të pleqërisë, veçse mjekrën e bardhë si dëbora. Bartholdy më tej dokumenton: "Sulejman Çapari shoqërohej nga 12 djemtë e tij, që ishin nga 30 deri në 60-vjeç dhe që shquheshin të gjithë për shtatin e lartë, sikur i ati, dhe po ashtu shquheshin për kurajon dhe forcën e tyre të jashtëzakonshme.

Shkrimin e Isuf Hajredinit per verifikim mund ta lexoni vete ne linkun e meposhtem:

http://www.zemrashqiptare.net/archive/view/4831/

Pra siç e shikoni edhe vete keta dy autore perdorin te njejtin pershkrim per dy persona totalisht te ndryshem, njeri aga i Paramithise ndersa tjetri aga i Margelliçit. Keta dy autore nuk ndalen me kaq, sepse per te njejtin pershkrim bere dy personave totalisht te ndryshem perdorin edhe dy burime historike te ndryshme, ose me sakte dy emra historianesh te ndryshem qe jane
1 Per Isuf Hajredin Bartholdy
2 Per Arber thesprotin William Plomer.

Eshte e sigurt qe keta dy njerez bejne shkrime por ne fund te shkrimeve nuk japin asnje refere"nce historike, qe konsiston ne faqen, autorin, titullin e vepres vitin e botimit etj. Por ajo qe te ben pershtypje eshte se keta dy pseudohistorina qe bejne shkrime mundohen ti shesin ato si te verteta, dhe fakte te ndodhura vertete, por ja qe ndonjehere nuk dine as te fallsifikojne si duhet. Ne kete ballafaqim te ketyre dy shkrimeve del qarte se njeri ose tjetri nga keta te dy genjen, ndaj lexuesit e nderuar duhet te kene shume kujdes se çfare lexojne dhe mos ti besojna kunder shkrimet e propagandisteve internetike nqs ato nuk kane referenca historike ne fund.

KY ESHTE NJE NDER FALLSIFIKIMET E SHUMTA QE KETA FILO-SULIOTE TE TERBUAR kane bere ne dem te çeshtjes çame, Zoti e di sesa te tjera do te zbulohen me pas. Ju bej thirrje ketyre dy pseudohistorianeve qe te sqarojne opinionin publik per kete gafe te tyre.

Per Forumin Abedin Rakipi

Comments

Popular posts from this blog

ÇAMERIA GJATE LUFTES SE DYTE BOTERORE

THE GENOCIDE OF CHAMERIA

NURI DHE MAZAR DINO