AJUA( SHENJTORI) DREDHITE GREKE


Kishe greke ne Paramithi




“ÁJUA”(“Shenjti”).

SHKEPUTUR NGA ENCIKLOPEDIA JUGSHQIPTARE E IBRAHIM D. HOXHES


Dredhi e kr. a-f., e shpikur në ½ e 1910-s; nëpërmjet saj ata mblodhën shuma të mëdha të hollash, me të cilat armatosën dhe paguan andartët që futën në Çamëri dhe viset e tjera shqiptare. Për të Sali Çeka shkruante se në fshatthin Sevastúa -çiflik i familjeve paramithite: Bako, Bollati e Kali- një bari i mbajtur(ulok), kur po flinte iu paskësh shfaqur “shënjt” Kozmai, armiku më i tërbuar i shqiptarëve; ai i paskësh thënë: “Ti Perëndia të njohu shenjt. Thuaju fshatarëve të bëjnë këtu një kishë”. Të nesërmen pa gdhirë mirë, Kolua -tanimë “i shënjtëruar”- u përrallisi mrekullinë, e cila në të vërtetë ishte shpikje e dhespotit të Paramithisë. Ai, kur po i binte vendit me hunda për të përmbushur porositë e asfalistëve të grumbulluar në përfaqësinë qeveritare greke në Janinë e mitropolinë e atjeshme si edhe në atë të Paramithisë, kishte shpikur
shënjtorin. Kisha u ndërtua shpejt e shpejt, po doemos jo nga bujqit varfanjakë(çifçinj) të jo më shumë se 10 shtëpive. Ishte thesari i asfalisë ai që për të kishte çelur grykën, si edhe për çdo rast tjetër të këtillë. Kolua tok me koleshën 20-vjeçare(tani të shpallur motër) dhe i shoqëruar nga 4 “priftërinj”, bëkish çudira: “shëronte” 200-300 të sëmurë në ditë. “Priftërinjtë”, duke bërë sikur po kryenin detyra kishëtare, hetonin shqetësimet e rrëfyesve; rrëfimedëgjuesit ia tregonin fshehtazi Kolos. Të nesërmen të sëmurët shpiheshin para tij; duke i puthur duar e këmbë, i luteshin t’i shëronte. Të dalit para tij, Kolua i thoshte: «Ke bënë akcilën mëkatë; që të shëroneç, lipset të agjëroç 8 ditë, të japiç aq e kaq para këtu në klishë dhe të biç këtë e atë shërbim për kombësi».
Për të fshehur të vërtetën, Kolua, “motra” dhe “priftërinjtë” gjatë ditës e shuanin urinë me nga një kafshitë kuleçesh të shpënë nga të sëmurët; njëkohësisht mblidhnin paratë dhe sendet e tjera me vlerë të marra prej tyre. Kurse gjatë netëve –pasi të sëmurët i kishte zënë gjumi- Kolua dhe kolésha me rrenacakët e tjerë, ia shtronin për 7 palë qejfe me mish të pjekur, verë nga më e mira dhe gjellë të zgjedhura, të gjitha të shpëna nga të sëmurët. Kurse paratë dërgoheshin në mitropoli dhe përdoreshin për armatimin dhe mbajtjen e andartëve.(“Korça” nr. 11(36), dt. 3(16).6.1910). Lidhur me këtë dhelpëri asfaliano-kishëtare, Musa Demi në letrën e vet shkruante: “Me habi të madhe shohim dhespotin e Paramithisë të marrë barinj, t’i njohë shënjtër dhe t’i vërë nëpër kisha. Këtë herë që kish dalë nëpër fshatra tha se Kolua është me të vërtetë shenjt. Vraponi të
shihni mirësi. Tek ajua në Sevasto mbledhin më shumë se 50 lira ditën. Arka është në mitropoli...”(“K.” nr. 16, dt. 8(21).7.1910).
Në nr. 83 dhe 84, dt. 14(27).6 dhe 28.6(11.7).1910 të fletores janinase “Zgjim i Shqipërisë”, duke u tallur me dhelpëritë greke, vërente: “Komíta(kometa “Haléi” që asokohe kaloi afër tokës –I.D.H.)...duket që na la ca mikrope shënjtërimi-evliallëku, sepse në kaza tonë kanë zënë të dalin ca shënjtorë, të cilët shërojnë çdo lëngatë...Bota po u japin dhurata...Këto të holla duket që mblidhen për shënjtorët...”.

Comments

Popular posts from this blog

ÇAMERIA GJATE LUFTES SE DYTE BOTERORE

THE GENOCIDE OF CHAMERIA

NURI DHE MAZAR DINO