Çamët e SHBA-së peticion Presidentit të Republikës Franceze


Nju Jork , 30 Shtator 2008


Shkëlqesisë së Tij, z.Nikolas Sarkozi

President i Republikës Franceze


Shumë i nderuar z. President!

Me përshëndetjet më të sinqerta për veprimtarinë tuaj demokratike evropiane dhe më gjerë, po ju drejtohemi ne, 25 shqiptarë të lindur shtetas grekë në krahinën shqiptare të Çamërisë martire, që sot jetojmë e punojmë në SHBA.

Z. President, Çamëria (sot Thesprotia në VP të Greqisë), është një nga krahinat më vitale shqiptare. Dialekti shqip i çamërishtes është më i vjetri në gjuhën shqipe (në këtë dialekt Dhespoti i Çamërisë detyrohet të përkthejë Dhiatën e Re më 1877, se besimtarët e krishterë nuk e kuptonin meshën në gjuhën greke), dhe jo për çudi edhe mbas mbi 500 vjetëve flitet ende sot nga pasardhësit tonë edhe në Kalabri të Italisë. Sot vetëm në Shqipëri jetojnë mbi 200000 shqiptarë të ardhur ose me prejardhje nga Çamëria.

Shkëlqesi,

Po ju drejtohemi juve si president i Francës si edhe vendit që mban Presidencën e radhës në BE - simbol i demokracisë dhe mbrojtjes së të drejtave njerëzore për të gjithë banorët e atij Unioni Shumëkombësh, i cili është mishërim i qytetërimit më të lartë dhe traditave demokratike të gjithë vendeve që përfshihen në të. Po ju drejtohemi Juve Shkëlqesi, si Kryetar i një vendi evropian hartues dhe respektues i një afrimi demokratik të gjithë vendeve të Mesdheut, për një të ardhme paqësore dhe vëllazërore midis popujve dhe racave të ndryshme njerëzore; që me kulturën demokratike evropiane të frymëzuar dhe realizuar nga i Madhi De Gol, të ndërhyni që çështja "Çame", si problem i të drejtave të njeriut të marrë zgjidhjen e duhur.

Ne nuk kërkojmë ndryshimin e kufijve, por kërkojmë të njihen të drejtat tona;

- dënimin e gjenocidit grek të ushtruar ndaj shqiptarëve të Çamërisë;

- njohjen e të drejtave si shtetësinë, gjuhën, pronën, traditave dhe kulturën;

- kompensimin prej mbi 60-vjeçarë të shfrytëzimit të padrejtë të shtëpive, pronave dhe pasurive të tjera nga pronarët e paligjshëm.

Shkëlqesi, kemi besim të plotë se vetëm me mirëkuptimin dhe demokracinë evropiane dhe Tuajën në veçanti do të mundet ai mentalitet ballkanik i urrejtjes dhe mosrespektimit të njëri- tjetrit. Ballkani nuk duhet të quhet më "fuçi baruti", por pjesë e Evropës së Bashkuar Demokratike.



Me respekt,


Kadrije Pronjo lindur Paramithi më 1920, banon NY
Safet Rojba lindur Margellic më 1927, banon Cikago
Rasim Bebo lindur Konispol më1927, banon Cikago
Eqrem Beqiri lindur Vrohona më1932, banon Filadelfia
Rexhep Llaias lindur Filat më1927, banon Jaksonville
Mehmet Zenelaj lindur Picar më 1934, banon Boston
Tahir Tare lindur Paramithi më1935, banon Detroit
Latif Zenelaj lindur Picar më1936, banon Boston
Beqir Bako lindur Paramithi më1935, banonBoston
Habibe Beqiri lindur Mazreke më1936, banon Filadelfia
Rahmi Telushi lindur Varfanje më1936, banon Filadelfia
Fadil Delli lindur Margellic më1936, banon Filadelfia
Sali Bollati lindur Paramithi më1937, banon NY
Abedin Teme lindur Mazreke më1937, banon Filadelfia
Nijazi Teme lindur Mazreke më1938, banon Filadelfia
Hetem Baki lindur Paramith më1938, banon Boston
Qerime Hyseni lindurParamithi më 1940, banon Jaksonville
Nurije Teme lindur Skopjan më 1940, banon Filadelfia
Hajrije Xhemali lindur Arpice më 1940, banon Filadelfia,
Hava Zenelaj lindur Gllobocar më 1940, banon Boston
Aferdita Llaias lindur Konispol më1940, banon Jaksonville
Hane Hima lindur Kalibaq më1941, banon Boston
Rafete Bako lindurParamithi më1941, banon Boston
Nurije Zenelaj lindur Grikohor më1941, banon Boston
Afete Xhemali lindur Arpice më1941, banon Florida
Bule Bollati lindurParamithi më1944, banon NY

Comments

Popular posts from this blog

ÇAMERIA GJATE LUFTES SE DYTE BOTERORE

THE GENOCIDE OF CHAMERIA

NURI DHE MAZAR DINO