GREBENÈJA BEQIR


GREBENÈJA, FIQRI BEQIR(1882-1914).

Shkeputur nga Enciklopedia Jugshqiptare e Ibrahim D. Hoxhes


Lindi në Grebené. Mbaroi shkëlqyeshëm shkollën e lartë ushtarake; u ngjit deri në gradën jarbaj(n/kolonel) dhe në detyrën komandant allaji(regjimenti). Përkrahu kryengritjen e vitit 1908 për rrëzimin e sulltan Abdul-Hamidit, vendosjen e një rendi kushtetues për sulltanatin dhe të drejta të veçanta për kombin shqiptar dhe Shqipërinë. Lidhur me këtë të vërtetë, në kujtimet e veta shkruan: “Po kuptohej haptazi se për të vazhduar jetesën e saj në Rumeli, kombësia turke ka nevojë për Shqipërinë e pavarur”.(N. P. Allpan, e N. Kaçi, “Shqiptarët në perandorinë osmane”, Tiranë, 1997, fq. 99). Gjatë Luftës Ballkanike me regjimentin e tij luftoi në ballin lindor për mbrojtjen e Janinës. Kur ushtria greke mundi të zinte Grebenénë, në krye të regjimentit të vet njësinë e atjeshme greke e goditi befas aq rreptësisht, sa ajo ia theri vrapit nga sytë, këmbët. Dhe, kur u
dha urdhri për dorëzimin e Janinës, B.G. po në krye të regjimentit të vet, i pasuar edhe nga një shumicë ushtarësh, n/oficerësh dhe oficerësh shqiptarë prej regjimenteve të tjerë që s’pranuan të dorëzoheshin –kryesisht çamër- çau nëpër ushtrinë greke dhe doli në Konicë, ku qëndronte ende shtabmadhori i armatës Osmane të perëndimit, Halil pasha Kolonja. Në maj 1913 u dëbua prej Shqipërie nga qeveritë evropiane, duke i lënë kështu shesh të lirë ushtrisë greke të zinte Beratin dhe t’u afrohej Elbasanit e Vlorës. Në krye të një grupi oficerësh dhe ushtarësh shqiptarë ne Perandorine Osmane në dhjetor 1913 nga Stambolli arriti në Shkodër; ditët e pastajme zbriti në Durrës dhe më 25 dhjetor në Vlorë. Sipas porosisë së kryeministrit turk, Qamil Pashait, u lidh me Ismail Qemalin dhe i parashtroi atij çka ishte parashikuar: Heqja dorë prej pavarësisë së shtetit shqiptar, krijimi i një njësie
shtetërore tërëshqiptare brenda sulltanatit osman, krijimi i një lidhjeje ushtarake ndërmjet Bullgarisë, sulltanatit osman dhe Shqipërisë. Lidhja ushtarake në fjalë do të godiste ushtritë pushtuese greke, malëzeze e serbe dhe do t’i përzinte nga tërë vendet e pushtuara që s’ishin të tyret. Mjerisht këto përgatitje u nuhatën nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit në Shqipëri; rrjedhimisht me urdhër të tij më 9 janar 1914 Beqir Grebenéja dhe tërë shoqëruesit e tij u arrestuan.(N.P.Alpan. “Basiret”, Ankara). Lind pyetja: kush kallëzoi për këtë plan të fshehtë? Kjo ka mbetur ende e panjohur, po doemos që një dorë fuqie kundërshtare e qiti në shesh.. Në letrën me dt. 26.12.13 dërguar nga Vlora dhe botuar në “Liri e Shqipërisë” nr. 91, Sofì, dt. 31.I(13.I).1914 ku flitet mbi këtë çështje, ndër të tjera thuhet: ”Lajmi që erdhi nga Stambolli në Kontrollorët thosh se këtej u nisën me
vapor austriak nja 150 vetë”. Më 18/31.I.1914 gjyqi ushtarak i kryesuar nga gjenerali hollandez, Dever e dënoi me vdekje dhe, në kundërshtim me çdo ligj ndërkombëtar mbi ushtarakët, kërkoi varjen e tij.(Kalendari “Shqypja”, Shkodër, dt. 1915). Gjyqi në fjalë 9 nga oficerët shoqërues të B. G. i dënoi me nga 15 vjet burg secilin, 6 me nga 5 vjet, 4 me nga 3 vjet, një 4 muaj dhe 4 i liroi. Ndërkaq la në burg edhe 13 ushtarë. Ismail Qemali u shtrëngua të jepte dorëheqjen dhe të largohej jashtë vendit. Humbi kështu rasti i fundit që Shqipëria të mos mbetej e tëra, po e bërë nga ndërkombëtarët thela-thela, të përjetonte zgjedhën dhe skllavërinë greko-serbo-malaziase. Vendimi mbi B.G. nuk u zbatua, sepse K.N.K. vendimin përfundimtar u la të jepej nga princ Vidi që pritej të vinte së shpejti mbret në Shqipëri(“L. e SH.” nr 91, S., dt. 31.I(13.2).1914). e fali, po qeveria e tij e komanduar nga K.N.K. e
dëboi. U kthye në Turqi dhe po atë vit u vra në Anadollin Lindor gjatë luftimeve kundër ushtrisë mësyese ruse.

Comments

Popular posts from this blog

ÇAMERIA GJATE LUFTES SE DYTE BOTERORE

THE GENOCIDE OF CHAMERIA

NURI DHE MAZAR DINO